Gasperini po ndërton një Romë të madhe, Giallorosët prezantojnë përforcimin e pestë
Roma është një nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve në Evropë dhe padyshim më aktivja në Serie A.
Gian Piero Gasperini e ka marrë drejtimin e kryeqytetasve dhe ai po ndërton një skuadër konkuruese për kreun në Serie A dhe jo vetëm.
Portieri kolumbian Devis Vasquez është transferimi i fundit i Romës, derisa më parë në këtë repart Giallorosët janë përforcuar edhe me të riun polak Radoslaw Zelezny nga Juventus.
A message from Devis…#ASRoma pic.twitter.com/5ceWa7RDSb
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 29, 2025
Transferimi më i madh për Romën është mbrojtësi i djathtë brazilian Wesley i ardhur nga Flamengo për shumën e 25 milionë eurove.
Oi, Wesley!
#ASRoma pic.twitter.com/TwbRn8EfKY
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 28, 2025
Ndërkohë Roma është përforcuar edhe në mesfushë me marokenin Neil El Aynaoui si dhe kanë marrë sulmuesin irlandez Evan Ferguson nga Brighton.
Trajneri italian synon të ndërtojë një skuadër të fortë dhe të bëjë mrekulli edhe në kryeqytetin italian siç bëri në Bergamo me Atalantën. /Telegrafi/
The post Gasperini po ndërton një Romë të madhe, Giallorosët prezantojnë përforcimin e pestë appeared first on Telegrafi.