❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 August 2025Main stream

Ikin të rinjtë, rritet punësimi tek të moshuarit

19 August 2025 at 23:02

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë  më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur në emigracion.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga viti në vit grup-mosha mbi 65  po rrit pjesëmarrjen në tregun e punës dhe shkallën e punësimit.

Në vitin 2024, shkalla e punësimit për personat mbi 65 vjeç arriti në 25.0%, nga vetëm 17.6% në vitin 2023. Kjo përfaqëson një rritje të konsiderueshme prej 7.4 pikë përqindjeje vetëm në një vit.

Një pjesë e kësaj rritjeje shpjegohet me jetëgjatësinë, por edhe me nevojën ekonomike për të qëndruar më gjatë në tregun e punës për shkak të pensioneve të ulëta dhe mungesës së kursimeve të mjaftueshme për pleqërinë.

Rritja e shkalles së punësimit për pensionistët nga 2023 në 2024 është më e madhe se në të gjitha kategoritë e tjera të grup-moshave.

Psh  me grup moshën aktive 15-64 vjeç, që në vitin 2024 ka një shkallë punësimi prej 68.6%  me rritje vetëm 1.7 pikë %.

Gjithashtu shkalla e punësimit tek të rinjtë 25-29 vjeç u rrit 5% ndërmjet 2023 dhe 2024.

Rritja e vazhdueshme e këtij treguesi për moshën +65 mund të sinjalizojë edhe një tendencë që do të thellohet në të ardhmen, për shkak të ndryshimeve demografike ku strukturave e popullsisë po zhvendoset me shpejtësi në favor të moshave të vjetra.

Rritja e punësimit në moshën e tretë nisi të forcohej pas pandemisë, kur flukset e emigrimit filluan të shtohen sërish, duke lënë mangësi në tregun e punës.

Në njërën anë, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës dhe në tjetrën pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.

Puna pas pensionit është e pranishme në të gjithë sektorët, madje edhe në sektorin publik.

NĂ« qarqet e vendit, ende shumĂ« pensionistĂ« punojnĂ« nĂ« sektorĂ«t e arsimit, shĂ«ndetĂ«sisĂ«, etj., pĂ«r shkak se nuk ka tĂ« rinj pĂ«r t’i zĂ«vendĂ«suar. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ«, tregu i punĂ«s Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« pak tĂ«rheqĂ«s pĂ«r tĂ« rinjtĂ«.

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2024, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, papunësia tek të rinjtë më arsim të lartë ishte rritur në krahasim me 2023.

Zhvillimet në tregun e punës po tregojnë se Shqipëria po përballet me sfidën e re të integrimit te të moshuarve në tregun e punës./B.Hoxha

Burimi: INSTAT

 

The post Ikin të rinjtë, rritet punësimi tek të moshuarit appeared first on Revista Monitor.

Bizneset shqiptare përdorin inteligjencën Artificiale më shumë se Rajoni dhe BE-ja

19 August 2025 at 23:01

Megjithëse Shqipëria ka hendek teknologjik në krahasim me Rajonin dhe vendet BE, bizneset tona janë duke e përdorur inteligjencën Artificiale (IA) me shumë se ato të rajonit në Ballkanin Perëndimor, madje më shumë se BE-ja.

Sipas raportit tĂ« fundit “Western Balkans Digital Economy and Society index 2024” nga KĂ«shilli i BashkĂ«punimit Rajonal, bizneset shqiptare kryesojnĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor pĂ«r pĂ«rdorimin e inteligjencĂ«s artificiale (IA) dhe teknologjive tĂ« avancuara. TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« se nĂ« vitin 2023, 12% e ndĂ«rmarrjeve shqiptare pĂ«rdorin pĂ«rdoren IA-nĂ«, nivel ky mbi dyfishin e mesatares rajonale prej vetĂ«m 5% dhe mbi nivelin mesatar tĂ« Bashkimit Europian, qĂ« arrin nĂ« 7%.

Përveç IA-së, bizneset shqiptare përdoren gjerësisht teknologji të tjera. Psh përdorimi i analizës së të dhënave përfshiu 33% të ndërmarrjeve, duke e vendosur Shqipërinë mbi mesataren e rajonit 31% dhe në nivel të krahasueshëm me BE-në, 32%. Edhe e-faturimi është i konsoliduar, me 54% të bizneseve që e përdorin, krahasuar me 41% në rajon dhe 38% në BE.

Shqipëria kryeson gjithashtu me përqindjen të lartë të kompanive që përdorin rrjetet sociale dhe mjete të tjera të komunikimit digjital sesa vendet fqinje.

Megjithatë, raporti i KBR-së thekson se rritja e përdorimit të teknologjive të avancuara nuk po shoqërohet gjithmonë me aftësi të mjaftueshme digjitale të fuqisë punëtore, çka mund të kufizojë përfitimet afatgjata.

Bizneset shqiptare janë më të prirura të përdorin teknologjinë për të shmangur kostot që po vijnë nga mungesa e fuqisë punëtore në vend. Anketat rajonale kanë treguar se bizneset shqiptare janë më të shqetësuarat për mungesën stafeve në të gjitha nivelet.

Në vitin 2023, vetëm 43% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-të) në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor arritën një nivel bazik të intensitetit digjital, krahasuar me 58% në BE.

Angazhimi online përmes mediave sociale po përmirësohet gradualisht. Në vitin 2023, 26% e ndërmarrjeve në Rajon përdorën dy ose më shumë lloje platformash të mediave sociale, pak më poshtë mesatares së BE-së prej 31%. Përdorimi i teknologjive të avancuara digjitale gjithashtu tregon përparim në vitin 2023.

Përdorimi i cloud computing u rrit në 26%, megjithatë mbetet pas mesatares së BE-së prej 38%.

Adoptimi i analizës së të dhënave u rrit ndjeshëm në 31%, duke ngushtuar pothuajse diferencën me BE-në, nga vetëm 6% në vitin 2020.

 

Burimi: RCC, Shqiperia dhe Serbia të dhena 2023, të tjera 2025

Rreth 5% e ndërmarrjeve të Rajon raportuan përdorimin e inteligjencës artificiale në 2023, krahasuar me 7% në BE./ B.Hoxha

The post Bizneset shqiptare përdorin inteligjencën Artificiale më shumë se Rajoni dhe BE-ja appeared first on Revista Monitor.

91% e tregut të sigurimit të pronës është e përqendruar në Tiranë

19 August 2025 at 23:00

Pothuajse 91% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës.

Të dhënat nga raporti i Gjeografisë së Sigurimeve, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregojnë se sigurimi i pronave vazhdon të ketë një shkallë shumë të lartë përqendrimi në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër e vendit ka një mbulim të papërfillshëm kundrejt fatkeqësive natyrore, zjarrit apo dëmtimeve të tjera në pronë.

Vitin e kaluar, primet e sigurimit nga zjarri, forcat e natyrës dhe dëmeve të tjera në pronë arritën vlerën e 2.61 miliardë lekëve ose rreth 26.5 milionë eurove.

Kjo shumë përkthehet në vetëm 11 euro prime sigurimi në vit për frymë ose rreth 35 euro për familje.

Veç diferencave në zhvillimin ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit, përqendrimi i këtij produkti në kryeqytet lidhet shumë edhe me tregun e pasurive të paluajtshme dhe me ecurinë e kredisë bankare.

Ndërgjegjësimi për sigurimin vullnetar të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shumë i ulët dhe ky produkt dominohet nga sigurimi, faktikisht i detyrueshëm nga ana e bankave, për pronat që janë lënë si kolateral për kreditë bankare.

Duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e blerjeve të pasurive të paluajtshme financohen me kredi dhe duke qenë se tregu i pronave dominohet nga Tirana, edhe primet e sigurimit nga katastrofat janë tejet të përqendruara në Tiranë. Një arsye që e rrit edhe më shumë përqendrimin e primeve në Tiranë është vlera e pronave të siguruara. Duke qenë se në Tiranë vlera e pronës apo e përgjegjësisë së siguruar është më e lartë, atëherë edhe primet e sigurimit janë në vlera më të mëdha.

I matur si numër kontratash, përqendrimi i këtij produkti në Tiranë është disi më i ulët, me rreth 80% të totalit të kontratave të sigurimit.

Vitin e kaluar, në Shqipëri u shitën rreth 58 mijë polica për sigurimin e pronës nga katastrofat, nga të cilat më shumë se 46 mijë i takonin Qarkut të Tiranës.

NĂ«se tĂ« gjitha policat e sigurimit tĂ« pronĂ«s do t’i llogarisnim a priori si sigurime banesash, do tĂ« rezultonte se nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« rastin mĂ« tĂ« mirĂ«, janĂ« tĂ« siguruara jo mĂ« shumĂ« se 5.4% e numrit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« banesave (duke iu referuar Censit 2023).

Në muajin korrik, qeveria shqiptare riktheu për konsultim publik projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Ai përcakton detyrimin për sigurimin e të gjitha banesave në vend, me pak përjashtime (psh. shtëpitë e ndërtuara prej argjile, qerpiçi, kallami apo ndërtesat me vendndodhje të lëvizshme apo të përkohshme).

Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim, Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet.

Shuma e sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa primi i sigurimit që do të paguajnë pronarët e banesave do të përcaktohet nga Fondi për tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për Financat. Për shtresat nevojë, primi i sigurimit do të financohet nga buxheti i shtetit. / E.Shehu

The post 91% e tregut të sigurimit të pronës është e përqendruar në Tiranë appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 19 August 2025Main stream

Ndriçohet kalaja e Himarës, Gonxhja: Investim që rrit vlerën turistike

19 August 2025 at 22:55

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Instituti KombĂ«tar i TrashĂ«gimisĂ« Kulturore ka investuar nĂ« projektin e ndriçimit dekorativ tĂ« kalasĂ« sĂ« HimarĂ«s, duke i dhĂ«nĂ« jo vetĂ«m dritĂ«, por edhe ngjyra qĂ« e bĂ«jnĂ« mĂ« madhĂ«shtore kĂ«tĂ« monument mbi 3500-vjeçar.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kalaja e Himarës, Monument Kulture i Kategorisë I.

Gonxhja vlerësoi se ky investim, i realizuar në një ansambël ku bashkëjetojnë banesa dhe objekte fetare, vjen si angazhim i bashkisë së Himarës, duke rritur kushtet për banorët dhe vlerën turistike të kalasë, e cila tashmë, falë këtij bashkëpunimi, vizitohet edhe në orët e mbrëmjes.

“Kalaja, Monument Kulture i KategorisĂ« I, nĂ« administrimin e DRTK VlorĂ«, ka qenĂ« qendĂ«r e rĂ«ndĂ«sishme historike dhe kishtare qĂ« nga shekulli VIII. Sot, ajo Ă«shtĂ« njĂ« nga pasuritĂ« mĂ« tĂ« çmuara tĂ« trashĂ«gimisĂ« sĂ« HimarĂ«s dhe njĂ« ftesĂ« pĂ«r ta vizituar jo vetĂ«m pĂ«r bregdetin”, theksoi ministri.

Kalaja e Himarës e cila të ofron një pamje të mrekullueshme nga zemra e Rivierës Shqiptare, vizitohet nga pushues të shumtë gjatë sezonit veror.

Turistë nga vende të ndryshme shprehen të mahnitur nga panorama që ofrohet teksa vizitojnë Kalanë e ndërtuar nga kaonët, një fortesë e fuqishme nëpër shekuj.

/m.m/r.e/

The post Ndriçohet kalaja e Himarës, Gonxhja: Investim që rrit vlerën turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria në kujtesën fotografike të DPA-së me 135 mijë fotografi origjinale

19 August 2025 at 22:32


TIRANË, 19 gusht/ATSH/ NĂ« DitĂ«n BotĂ«rore tĂ« FotografisĂ«, Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Arkivave ndau njĂ« ansambĂ«l imazhesh nga Fototeka e saj, qĂ« rrĂ«fejnĂ« historikun e vendit.

E dyta nĂ« rang republike pĂ«r nga madhĂ«sia, pas FototekĂ«s “Marubi” (pĂ«r fotot para ‘44-s), fototeka.arkiva.gov.al Ă«shtĂ« tĂ«rĂ«sisht e digjitalizuar, duke garantuar akses tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« qytetarĂ«ve, blerjen e imazheve tĂ« riprodhuara me rezolucion tĂ« lartĂ«, si edhe ruajtjen e tyre afatgjatĂ« nĂ« trajtĂ«n autentike.

Fototeka e DPA-së përllogarit rreth 135 mijë fotografi origjinale, prej të cilave afro 41 mijë ilustrojnë jetën politike nga Pavarësia deri në shtetndërtim.

Përmes imazheve paraqitet edhe jeta shoqërore nëpërmjet aktivitetit ekonomik, kulturor, arsimor dhe fetar.

Fondi prej rreth 43 mijĂ« fotografish tĂ« Institutit “Luce” kryen njĂ« retrospeksion nĂ« ShqipĂ«rinĂ« nĂ«n ItalinĂ« fashiste. Mes tyre, rreth 13 mijĂ« fotografi qĂ« gjenden nĂ« negativĂ«, u pĂ«rkasin fotografĂ«ve tĂ« njohur korçarĂ« Vani Burda dhe Thimi Raci.

/m.m/r.e/

The post Shqipëria në kujtesën fotografike të DPA-së me 135 mijë fotografi origjinale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi për pallatin ku do të vendosej ASHK, Bardhi: Gjyqtarët zbatojnë rregullat që miraton qeveria

19 August 2025 at 21:12

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh sot se “gjyqtarĂ«t e prokurorĂ«t e RepublikĂ«s nuk miratojnĂ« rregulla, por janĂ« tĂ« detyruar tĂ« zbatojnĂ« rregullat qĂ« miraton qeveria e Kuvendi”.

Bardhi reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me vendimin e gjyqtarit Hazbi Balliu, i cili një pallat të konfiskuar e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm.

“Edi Rama paska pyetur sot ‘se si mund tĂ« angazhohen prokurorĂ« a gjykatĂ«s tĂ« RepublikĂ«s nĂ« favor tĂ« ndĂ«rtuesve tĂ« paligjshĂ«m, kjo kĂ«rkon tĂ« kesh akses nĂ« trurin e prokurore Gjelit dhe tĂ« gjykatĂ«s Balliut’. Dikush duhet t’i kujtojĂ« qĂ« vetĂ« ai s’ka akses nĂ« trurin e tij, sa kohĂ« nuk kujton qĂ« ka firmosur vetĂ« vendimin e qeverisĂ« nr. 589, datĂ« 7.9.2022, qĂ« favorizon ndĂ«rtuesit e paligjshĂ«m dhe ligjĂ«ron antishtetin”, u shpreh Bardhi.

Më herët sot, kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me vendimin e gjyqtarit Hazbi Balliu, për një pallat të ndërtuar pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku ishte vendosur Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Rama e konsideroi vendimin “skandaloz”, ndĂ«rsa u shpreh se gjyqtari merr nĂ« mbrojtje palĂ«n pĂ«rfaqĂ«suese tĂ« njĂ« pallati tĂ« ndĂ«rtuar totalisht pa leje.

/m.m/r.e/

The post Vendimi për pallatin ku do të vendosej ASHK, Bardhi: Gjyqtarët zbatojnë rregullat që miraton qeveria appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lëvizte në kundërvajtje, gjobitet dhe i pezullohet patenta policit në Pogradec

19 August 2025 at 20:51

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Drejtoria Vendore e PolicisĂ« Korçë reagoi sot pas njĂ« videoje tĂ« postuar nĂ« rrjetet sociale, ku shfaqet njĂ« automjet policie duke lĂ«vizur nĂ« kah tĂ« kundĂ«rt tĂ« drejtimit tĂ« lĂ«vizjes, nĂ« qytetin e Pogradecit.

Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Korçës bëri të ditur se për shkeljen e kryer, bazuar në Kodin Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

/m.m/r.e/

The post Lëvizte në kundërvajtje, gjobitet dhe i pezullohet patenta policit në Pogradec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Kthim në identitet i rrugëve me kalldrëm të Gjirokastrës

19 August 2025 at 20:30

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ NĂ« qytetin e GjirokastrĂ«s vijon puna pĂ«r kthimin nĂ« identitet tĂ« rrugĂ«ve me kalldrĂ«m, njĂ« ndĂ«r vlerat pĂ«rfaqĂ«suese tĂ« qytetit tĂ« gurtĂ«.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se edhe në këto ditë gushti, kur të gjithë pushojnë, mjeshtrat e gurit në Gjirokastër po restaurojnë kalldrëmet mes lagjeve Granicë e Palorto.

“Ky projekt i mbĂ«shtetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit forcon identitetin dhe lehtĂ«son lĂ«vizjen pĂ«r banorĂ«t e lagjeve dhe turistĂ«t qĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« po e zbulojnĂ« GjirokastrĂ«n pĂ«rtej zonĂ«s tradicionale historike”, u shpreh Kumbaro.

Gjatë punimeve, mjeshtrat gurskalitës respektojnë traditën ndërtimore të kalldrëmeve, duke i dhënë vlera edhe për turizmin.

Ndërkohë, bashkia e Gjirokastrës po investon gjithnjë e më shumë për rijetësimin e resurseve të traditës.

/m.m/r.e/

The post Kumbaro: Kthim në identitet i rrugëve me kalldrëm të Gjirokastrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike, Rama: I hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE

19 August 2025 at 19:37

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ NĂ« tĂ« gjithĂ« vendin vazhdon puna pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike nga subjektet qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret qĂ« janĂ« pĂ«r kalimin e kĂ«mbĂ«sorĂ«ve apo dhe ambientet qĂ« u shĂ«rbejnĂ« komunitetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, nga subjektet që kishin zaptuar pa leje hapësirën publike.

“VazhdojmĂ« çdo ditĂ« t’i hapim rrugĂ« Rilindjes Urbane 2.0, pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nĂ« BE”, shkruan Rama, krahas pamjeve.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, kryeministri Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama: I hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Godinës së ASHK-së i bien tavanet e muret, Rama: Gjykatësi Balliu e konsideron vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima

19 August 2025 at 18:41

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj vendimit tĂ« gjyqtarit Hazbi Balliu, i cili njĂ« pallat tĂ« konfiskuar e kaloi nĂ« favor tĂ« ndĂ«rtuesit tĂ« paligjshĂ«m.

Pas zbardhjes sĂ« vendimit tĂ« arsyetuar, Rama e konsideroi atĂ« “skandaloz”, ndĂ«rsa u shpreh se gjyqtari merr nĂ« mbrojtje palĂ«n pĂ«rfaqĂ«suese tĂ« njĂ« pallati tĂ« ndĂ«rtuar totalisht pa leje.

“MĂ« nĂ« fund gjykatĂ«si Balliu e nxori arsyetimin e shkruar tĂ« vendimit tĂ« tij skandaloz pĂ«r tĂ« marrĂ« nĂ« mbrojtje palĂ«n pĂ«rfaqĂ«suese tĂ« njĂ« pallati tĂ« ndĂ«rtuar totalisht pa leje dhe tĂ« konfiskuar nĂ« TiranĂ«, ku u sistemua Agjencia ShtetĂ«rore e KadastrĂ«s, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punĂ«n nĂ« njĂ« objekt tĂ« vjetĂ«r e tĂ« dĂ«mtuar seriozisht nga tĂ«rmeti”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri ndau edhe fotografi nga godina e vjetĂ«r e ASHK-sĂ«, e cila sipas tij, “pĂ«r Balliun Ă«shtĂ« njĂ« vend normal pune pĂ«r sa kohĂ« nuk ka viktima”.

“Se si mund tĂ« angazhohen prokurorĂ« a gjykatĂ«s tĂ« republikĂ«s nĂ« favor tĂ« ndĂ«rtuesve tĂ« paligjshĂ«m, kjo kĂ«rkon tĂ« kesh akses nĂ« trurin e prokurore Gjelit dhe tĂ« gjykatĂ«s Balliut, por se si mund tĂ« shkruajĂ« njĂ« gjykatĂ«s se ASHK-ja nuk ka prova qĂ« nuk mund tĂ« vazhdojĂ« tĂ« rrijĂ« nĂ« njĂ« godinĂ« ku bien tavanet e muret, kjo kĂ«rkon njĂ« durim heroik nĂ« pritje qĂ« me ndihmĂ«n e tĂ« madhit Zot organet e kontrollit e tĂ« qeverisjes sĂ« gjyqĂ«sorit tĂ« zgjohen nga gjumi i tyre, i cili po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« i rrezikshĂ«m edhe pĂ«r fatet e vetĂ« ReformĂ«s nĂ« DrejtĂ«si”, shtoi Rama.

“NĂ« foto keni (mos)arsyetimin e gjykatĂ«sit Balliut si edhe situatĂ«n e godinĂ«s sĂ« vjetĂ«r tĂ« ASHK-sĂ«, e cila mesa duket pĂ«r Balliun Ă«shtĂ« njĂ« vend normal pune pĂ«r sa kohĂ« nuk ka viktima”, shtoi ai.

NĂ« arsyetimin e vendimit, Gjykata vlerĂ«son se “ASHK ka funksionuar edhe pas vitit 2021 pĂ«r 4 vite rresht nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n godinĂ« dhe nuk ka prova qĂ« ky shĂ«rbim nuk mund tĂ« vazhdojĂ« nĂ« kushtet ekzistuese”.

“PavarĂ«sisht se punonjĂ«sit e ASHK-sĂ« mund tĂ« mos jenĂ« nĂ« hapĂ«sira komode nĂ« ushtrimin e detyrave tĂ« tyre, kjo situatĂ« nuk mund tĂ« vlerĂ«sohet se pĂ«rbĂ«n cenim tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« interesit publik qĂ« paralizon veprimtarinĂ« e ASHK-sĂ« nĂ«se pezullohet zbatimi i vendimit tĂ« datĂ«s 18 qershor 2025 tĂ« Komisionit tĂ« Objekteve tĂ« Konfiskuara. Sakaq, ASHK nuk Ă«shtĂ« njĂ« institucion i ri, i sapokrijuar dhe mosakomodimi i menjĂ«hershĂ«m nĂ« objektin e konfiskuar tĂ« kĂ«rkuesit do ta cenonte menjĂ«herĂ« ushtrimin e funksioneve tĂ« tij nĂ« dhĂ«nien e shĂ«rbimit pĂ«r publikun”, thuhet nĂ« vendimin e gjykatĂ«s.

1 nga 3

/m.m/r.e/

The post Godinës së ASHK-së i bien tavanet e muret, Rama: Gjykatësi Balliu e konsideron vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu në spitalin e Delvinës: Trajtuan me profesionalizëm rastet urgjente nga zjarret

19 August 2025 at 18:23

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot Spitalin Ditor “Ismet Shushi”, nĂ« DelvinĂ«, ku vlerĂ«soi profesionalizmin qĂ« tregoi stafi i kĂ«tij spitali pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s sĂ« shkaktuar nga zjarret.

E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Delvinë, Besmir Veli, Koçiu zhvilloi një takim me stafin e spitalit, të cilëve u shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar në punë, gjatë ditëve të vështira të zjarreve masive që përfshinë zonën e Delvinës.

“NĂ« ditĂ«t e vĂ«shtira tĂ« javĂ«s qĂ« lamĂ« pas, ku rrethinat e qytetit u pĂ«rfshinĂ« nga zjarret, ata trajtuan rastet urgjente, pĂ«rfshirĂ« pacientĂ« me probleme respiratore dhe tronditje psikologjike”, vlerĂ«soi ministrja.

Koçiu shprehu respekt për çdo mjek, infermier e punonjës të sistemit tonë shëndetësor që shërben pranë komunitetit me profesionalizëm dhe humanizëm.

Zona e Delvinës u përball pak ditë më parë me vatra zjarresh të cilat shkaktuan dëme në banesa, ullishte dhe bagëti, ndërsa për shkak të rrezikshmërisë u urdhërua edhe evakuimi i përkohshëm i banorëve.

/m.m/r.e/

The post Koçiu në spitalin e Delvinës: Trajtuan me profesionalizëm rastet urgjente nga zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta inxhinieri i pyjeve Shpëtim Iseberi, Kumbaro: Kontribut të vyer në ruajtjen e zonave të mbrojtura

19 August 2025 at 17:22

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shprehu sot ngushĂ«llimet pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« inxhinierit tĂ« pyjeve ShpĂ«tim Iseberi, pjesĂ« e stafit tĂ« AdministratĂ«s sĂ« Zonave tĂ« Mbrojtura TiranĂ«.

“E trishtĂ« dita sot me ndarjen e parakohshme nga jeta tĂ« kolegut tonĂ«, inxhinierit tĂ« pyjeve ShpĂ«tim Iseberi, pjesĂ« e stafit tĂ« AdministratĂ«s sĂ« Zonave tĂ« Mbrojtura TiranĂ«. Me mbi 30 vite nĂ« shĂ«rbim tĂ« natyrĂ«s dhe zonave tĂ« mbrojtura, ShpĂ«timi la gjurmĂ« jo vetĂ«m me profesionalizmin e tij, por edhe me dashurinĂ« dhe kujdesin e pashtershĂ«m pĂ«r çdo pemĂ«, pyll e ekosistem natyror ku punoi”, vlerĂ«soi ministrja.

Kumbaro vlerësoi kontributin e tij prej 30 vitesh në shërbim të natyrës dhe zonave të mbrojtura.

“MirĂ«njohje dhe respekt tĂ« thellĂ« pĂ«r kontributin e tij tĂ« vyer, i cili do tĂ« mbetet i gjallĂ« tek kolegĂ«t, tek natyra qĂ« mbrojti me gjithĂ« zemĂ«r dhe tek brezat qĂ« do tĂ« ndjekin rrugĂ«n e tij”, u shpreh Kumbaro.

/m.m/r.e

The post Ndahet nga jeta inxhinieri i pyjeve Shpëtim Iseberi, Kumbaro: Kontribut të vyer në ruajtjen e zonave të mbrojtura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drafti/Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome

19 August 2025 at 17:00

Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike, duke reduktuar kategorinë e institucioneve jo-ministrore nga 3 që janë aktualisht në 2, me qëllim rritjen e funksionimit dhe llogaridhënies. Për krijimin e institucioneve të varësisë nga ministritë është propozuar vendosja e një pragu minimal të punonjësve që do të justifikojë krijimin e tyre.

Ndryshimet janĂ« propozuar nĂ« projektligjin “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin nr.90/2012, “PĂ«r organizimin dhe funksionimin e administratĂ«s shtetĂ«rore” tĂ« publikuar te konsultimet publike.

Sipas projektligjit për ndryshimet në Ligjin nr. 90/2012, i cili është pjesë e Reformës në Administratën Publike, numri i tipologjive të institucioneve joministrore do të reduktohet nga 3 në 2, në funksion të qartësimit të rolit dhe përgjegjësive të tyre. Drafti propozon bashkimin e Institucioneve të Varësisë dhe Agjencitë Autonome në një kategori të vetme, ndërsa Autoritetet Rregullatore do të rikonceptohen si një lloj i veçantë me autonomi funksionale të garantuar sipas standardeve evropiane.

“Legjislacioni nĂ« fuqi parashikon tre lloje tĂ« trupave joministrore: Institucionet e VarĂ«sisĂ« (IV), AgjencitĂ« Autonome (AA), tĂ« dyja nĂ« varĂ«si tĂ« ministrive dhe qĂ« kryejnĂ« tĂ« njĂ«jtat funksione tĂ« zbatimit tĂ« politikave, por me regjime tĂ« ndryshme juridike tĂ« organizimit dhe funksionimit, dhe Autoritetet apo Entet Rregullatore (ARr) qĂ« janĂ« krijuar me ligje tĂ« veçanta, dhe qĂ« i raportojnĂ« Kuvendit dhe kryejnĂ« gjithashtu funksione tĂ« zbatimit tĂ« politikave, por specifikisht tĂ« natyrĂ«s rregullatore (tregjeve dhe industrive).

Dallimi aktual midis institucioneve tĂ« varĂ«sisĂ« dhe agjencive autonome nuk bazohet nĂ« kritere tĂ« dallimit funksional. Gjithashtu, mbajtja e autoriteteve rregullatore jashtĂ« mbikĂ«qyrjes sĂ« qeverisĂ«, sjell problematika nĂ« zbatimin e parimit tĂ« ndarjes sĂ« pushteteve, fragmentarizmin e aftĂ«sisĂ«/pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sĂ« qeverisĂ« pĂ«r hartimin dhe zbatimin e politikave shtetĂ«rore dhe vakum nĂ« sistemin e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« e llogaridhĂ«nies qeveritare”, citohet nĂ« relacion.

Projektligji propozon ekzistencĂ«n e vetĂ«m dy llojeve tĂ« trupave joministrore/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike tĂ« varĂ«sisĂ« (IV) ku sipas kĂ«tij propozimi do tĂ« pĂ«rfshihen edhe agjencitĂ« aktuale autonome, dhe ri-konceptimi tĂ«rĂ«sor i Agjencive Autonome pĂ«r tĂ« akomoduar tipologjinĂ« aktuale tĂ« Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik tĂ« organizimit dhe funksionimit tĂ« aftĂ« pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« autonomi funksionale tĂ« plotĂ« nĂ« kryerjen e funksioneve rregullatore, siç kĂ«rkohet nga legjislacioni evropian pĂ«r secilin nga rregullatorĂ«t”, citohet nĂ« relacion.

 

Në projektligj gjithashtu sillet në vëmendje edhe situata problematike me institucionet e vogla në varësi të ministrive, duke nënvizuar nevojën për rregullimin e funskionimit të tyre.

“Nga njĂ« analizĂ« e situatĂ«s, rezulton se pĂ«r shkak tĂ« mungesave nĂ« ligjin 90, ka njĂ« tendence tĂ« shkĂ«putjes sĂ« njĂ«sive tĂ« brendshme administrative tĂ« ministrive (drejtorive/drejtorive tĂ« pĂ«rgjithshme) nga aparati i ministrive duke u krijuar si institucione vartĂ«sie mĂ« vehte. Kjo mungesĂ« ka pas sjellĂ« nĂ« disa raste krijimin e trupave/institucioneve tĂ« varĂ«sisĂ« shumĂ« tĂ« vogla, qĂ« nuk kanĂ« realisht kapacitate pĂ«r funksionimin e tyre ndarazi jashtĂ« ministrisĂ« mĂ«mĂ«. Projektligji propozon vendosjen e njĂ« pragu minimal tĂ« punonjĂ«sve qĂ« justifikojnĂ« krijimin e njĂ« institucioni varĂ«sie, dhe njohjen e njĂ« lloji tĂ« ri drejtorie me status tĂ« posaçëm brenda aparatit tĂ« ministrisĂ«, pa personalitet juridik por me autonomi tĂ« rritur nĂ« bazĂ« tĂ« delegimit tĂ« ministrit”.

Po ashtu edhe sistemi i mbikëqyrjes apo llogaridhënies së institucioneve për trupat jo ministrore rezulton se nuk është i uniformizuar. Projektligji, propozon gjithashtu krijimin e një sistemi të detyrueshëm, të uniformizuar të mbikëqyrjes/llogaridhënies së trupave joministrore bazuar në rezultatet e institucionit.

Ndërsa për institucionet në varësi të Kryeministrit legjislacioni aktual nuk ka dispozita apo kufizime për to,  duke i trajtuar ato njësoj si institucionet në varësi të ministrive. Në relacion theksohet se me kalimin e viteve kjo ka krijuar një mbingarkesë në funksionimin normal të qendrës së qeverisjes si pasojë e një numri të konsiderueshëm institucionesh në varësi të kryeministrit.

Projektligji propozon shtimin e disa dispozitave për krijimin e institucioneve në varësi të Kryeministrit. Dispozitat parashikojnë kritere pozitive dhe negative.

Projektligji propozon edhe dy ndĂ«rhyrje specifike sipas tĂ« cilave: i) “Drejtoria” bĂ«het niveli thelbĂ«sor i vendimmarrjes ekskluzive nĂ« njĂ« ministri dhe titullari i drejtorisĂ« (drejtori) Ă«shtĂ« ekskluzivisht pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r tĂ« gjithĂ« vendimmarrjen brenda fushĂ«s sĂ« kompetencave tĂ« drejtorisĂ« pĂ«rkatĂ«se, me pĂ«rjashtim, sigurisht, tĂ« asaj vendimmarrjeje qĂ« i ngarkohet nĂ« mĂ«nyrĂ« eksplicite me legjislacion menaxherĂ«ve tĂ« tjerĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« (nĂ«punĂ«sve civilĂ« tĂ« kategorisĂ« tĂ« lartĂ« drejtuese) ose vetĂ« ministrit, dhe ii) pĂ«rcaktohen njĂ« set rregullash tĂ« thjeshta qĂ« lejojnĂ« delegimin brenda varĂ«sisĂ« sĂ« njĂ« tipologjie vendimmarrjeje apo njĂ« vendimmarrjeje konkrete.

Ndër të tjera në draft propozohen rregulla të reja për kontroll më të fortë të ndryshimeve institucionale, duke kërkuar analiza të detajuara nga ministritë para krijimit të institucioneve të reja dhe duke i besuar Departamentit të Administratës Publike rolin kryesor në këtë proces.

The post Drafti/Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome appeared first on Revista Monitor.

DPSHTRR: Certifikata e Aftësimit Profesional përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit

19 August 2025 at 16:18

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e ShĂ«rbimit tĂ« Transportit Rrugor njoftoi drejtuesit e mjeteve se prejt ditĂ«s sĂ« sotme Certifikata e AftĂ«simit Profesional (CAP) pĂ«rfshihet automatikisht nĂ« lejen e drejtimit.

Përmes një njoftimi për shtyp, DPSHTRR bëri të ditur se nga data 19 gusht 2025 fillon aplikimi i një risie të rëndësishme që thjeshton ndjeshëm procesin për të gjithë drejtuesit e mjeteve që zotërojnë Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP).

“NĂ« zbatim tĂ« standardeve mĂ« tĂ« mira europiane, CAP nuk do tĂ« lĂ«shohet mĂ« si njĂ« karton mĂ« vete, por do tĂ« pĂ«rfshihet automatikisht nĂ« lejen e drejtimit, duke u pasqyruar si Kodi 95 nĂ« tĂ« njĂ«jtin dokument”, thuhet nĂ« njoftim.

Konkretisht, qytetarët nuk do të pajisen më me një karton të veçantë për CAP, dhe të gjitha të dhënat pasqyrohen në lejen e drejtimit, ku do të shënohet Kodi 95.

Po ashtu, aplikimi dhe rinovimi do të bëhet sipas procedurave për pajisjen me CAP dhe do të pasqyrohet në lejen e drejtimit.

Ky ndryshim sjell kursim në kohë dhe parå për qytetarët, duke shmangur aplikimet e përsëritura, pagesat shtesë dhe ecejaket e panevojshme.

Me një procedurë të thjeshtuar, drejtuesit e mjeteve do të kenë tashmë vetëm një dokument të unifikuar, duke e bërë përdorimin më praktik dhe më të sigurt.

Gjithashtu, ky hap përputhet me standardet e Bashkimit Evropian, ku Kodi 95, si kod unik për CAP-in, pasqyrohet në lejen e drejtimit, praktikë që ndiqet në disa vende të Bashkimit Evropian.

Aplikantët e rinj do të përfitojnë duke mos paguar më për kartonin CAP, ndërsa drejtuesit që rinovojnë shmangin kostot shtesë dhe mbajnë gjithçka në një dokument të vetëm.

Po ashtu edhe institucionet kursejnë kohë dhe burime përmes një administrimi më të thjeshtë dhe të digjitalizuar.

Me këtë risi, DPSHTRR vazhdon në angazhimin për të ofruar shërbime më të shpejta, më të lehta, më të lira dhe në përputhje me standardet evropiane për çdo qytetar.

/m.m/r.e/

The post DPSHTRR: Certifikata e Aftësimit Profesional përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rënia e yield-eve zbeh interesin e investitorëve të huaj për borxhin e qeverisë

19 August 2025 at 15:01

Rënia e ndjeshme e yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare ka ulur interesin e investitorëve të huaj. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, huamarrja e re neto e qeverisë në tregun e brendshëm u shtua me 18.4 miliardë lekë në tremujorin e dytë.

Shtesa konsistoi tĂ«rĂ«sisht nĂ« obligacione tĂ« maturitetit nga 2 – 20-vjeçar. Pothuajse e gjithĂ« shtesa e huamarrjes u pĂ«rballua nga bankat, ndĂ«rsa portofoli i titujve i zotĂ«ruar nga individĂ«t dhe jorezidentĂ«t nuk pati ndryshime.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo sjellje reflektoi hezitimin e këtyre aktorëve të tregut për të shtuar pjesëmarrjen në ankandet e zhvilluara, si pasojë e normave të ulëta të interesit, kombinuar edhe me strukturën që pati shtesa e huamarrjes në këtë periudhë. Kjo e fundit konsistoi thuajse tërësisht, 90%, në tituj referencë 3- dhe 5-vjeçarë, të cilët zotërohen në masën më të madhe nga bankat e nivelit të dytë. Nga ana tjetër, huamarrja neto në bono thesari, aty ku individët zotërojnë rreth 20% të portofolit, u reduktua me 3.6 miliardë lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar investitorët nga jashtë vendit blenë 14.4 miliardë lekë ose rreth 143 milionë euro instrumente borxhi në lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar.

Shuma e investuar prej tyre përbënte 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024.

Investitorët e huaj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e kërkesës në tregun e titujve të borxhit në lekë të qeverisë shqiptare. Kjo rritje e kërkesës ndikoi edhe në uljen e mëtejshme të yield-eve të bonove dhe obligacioneve për vitin e kaluar.

Por, rënia e ndjeshme e yield-eve, duket se i ka bërë këto instrumente më pak tërheqëse. Në tremujorin e dytë të këtij viti, instrumentet e borxhit afatgjatë arritën nivelet më të ulëta historike. Ndërkohë, edhe instrumentet afatshkurtra (bonot e thesarit) shënuan nivele minimale relative, në raport me normën bazë të interesit, duke zbritur madje poshtë saj.

Ndërkohë, edhe investimet e individëve në ankandet e bonove dhe obligacioneve të qeverisë janë në rënie për të dytin vit radhazi. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) treguan se për 6-mujorin 2025, individët investuan 14.6 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, me një tkurrje prej 20.3% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 4224, me një rënie vjetore prej 30.3%. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia është shtrirë njëkohësisht si në bono, ashtu edhe në obligacione.

Vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 11.24 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 23.4%. Ndërkohë, investimi në obligacione arriti në 3.34 miliardë lekë, 7.7% më pak krahasuar me 6-mujorin I 2024.

Edhe frenimi i investimit të individëve në bono dhe obligacione vlerësohet të ketë ardhur kryesisht si rezultat i rënies së mëtejshme të yield-eve./ E.Shehu

https://monitor.al/zbarkimi-i-investitoreve-te-huaj-ne-tregun-e-borxhit-te-qeverise/

The post Rënia e yield-eve zbeh interesin e investitorëve të huaj për borxhin e qeverisë appeared first on Revista Monitor.

Paratë e mia apo tonat? Disa këshilla si mund të menaxhoni shpenzimet në çift

19 August 2025 at 14:25

Ka shumë biseda të rëndësishme që çiftet duhet të bëjnë përpara se gjërat të bëhen serioze. Qëllimet afatgjata për të ardhmen, ndarja e punëve të shtëpisë, si ndiheni për të ftuarit gjatë natës, kush e merr copën e fundit të picës të premten në mbrëmje- këto tema duhet të diskutohen të gjitha dhe vazhdimisht. Por ndoshta biseda më e rëndësishme që duhet të kenë çiftet që bashkëjetojnë është për paratë.

Sigurisht, mund të jetë pak e frikshme. Për shumicën e njerëzve, paratë zakonisht diskutohen në mënyrë të paqartë, me tone të heshtura, ose të paktën ka njëfarë hezitimi. Por në një botë ku jeta nuk ka qenë kurrë kaq e shtrenjtë, komunikimi financiar është me rëndësi, por kjo nuk është e njëjtë për të gjitha çiftet.

Këtu mund të lexoni rrëfimet se si çifte të ndryshme menaxhojnë paratë.

Tani qĂ« kemi dy fĂ«mijĂ«, kemi krijuar stabilitet nĂ« karrierĂ« dhe kemi blerĂ« dy shtĂ«pi bashkĂ«, e shikojmĂ« paranĂ« si “diçka tonĂ«n”. ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« qĂ« gjĂ«rat tĂ« mbahen tĂ« ndara dhe ne nuk e mendojmĂ« mĂ«. Kemi llogari tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta dhe kemi akses tek llogaritĂ« personale tĂ« njĂ«ri-tjetrit. E pĂ«rdor kartĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t zakonisht pĂ«r blerjet e fĂ«mijĂ«ve, vetĂ«m nĂ«se Ă«shtĂ« ndonjĂ« xhaketĂ« dizajner super e shtrenjtĂ«, qĂ« nuk do e blija, por nĂ«se do e blija, do e regjistroja tek karta ime personale. – Rachel, 33-vjeçare nĂ« njĂ« lidhje mbi 12 vite.

Ne kishim qasje tĂ« njĂ«jtĂ« qĂ« prej fillimit: prindĂ«rit tanĂ« kanĂ« jetuar gjithmonĂ« me para tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta dhe janĂ« tĂ« lumtur. KĂ«tĂ« donim dhe ne. Kur u fejuam nisĂ«m tĂ« bashkonim llogaritĂ«. Kur u martuam, paratĂ« i kthyem bashkĂ« totalisht. Fillimisht me dukej e çuditshme tĂ« shpenzoja 100 dollarĂ« pĂ«r njĂ« krem fytyre sepse nuk ishin mĂ« paratĂ« “e mia”, por ne i besojmĂ« njĂ«ri-tjetrit me shpenzimet qĂ« bĂ«jmĂ«. – Aleksis, 31, nĂ« marrĂ«dhĂ«nie mbi 11 vite.

Kemi llogari të ndara dhe paguajmë të njëjtën përqindje në qira dhe fatura, që duket e drejtë. Para se të jetonim bashkë, e dashura ime gatuante dhe unë paguaja porositë. Edhe tani ajo bën psonisjet, unë paguaj ushqimet që marrim nga jashtë. Lidia, 29, në lidhje për 4 vite.

I fejuari im Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« program doktorature dhe po paguan shkollĂ«n, kĂ«shtu unĂ« jam duke kontribuar pak mĂ« shumĂ« nĂ« shpenzimet tona, deri sa ai tĂ« diplomohet dhe tĂ« marrĂ« njĂ« pagĂ« tĂ« plotĂ«. NdajmĂ« shpenzimet e shtĂ«pisĂ«, nga pastrimi tek ushqimet por gjĂ«rat personale i paguajmĂ« vetĂ«. UnĂ« shikoj çanta luksoze dhe kĂ«pucĂ«, tĂ« cilĂ«t ai nuk m’i blen dot. – Sindi, 32, nĂ« lidhje pĂ«r 4 vite./Cosmopolitan

The post Paratë e mia apo tonat? Disa këshilla si mund të menaxhoni shpenzimet në çift appeared first on Gazeta Si.

Bankat e huaja në Shqipëri presin më pak kërkesa për hua

19 August 2025 at 13:39

Nga Gazeta ‘SI’ – Grupet bankare tĂ« huaja qĂ« operojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri raportojnĂ« njĂ« rritje tĂ« fitimeve gjatĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025, krahasuar me periudhĂ«n parardhĂ«se.

Sipas një ankete të kryer nga Banka Europiane e Investimeve, bankat nuk kanë ndryshuar perceptimin për tregun shqiptar, duke e vlerësuar përgjithësisht me potencial mesatar.

Anketa me bankat e huaja raporton se cilësia e kredisë është përmirësuar dhe kreditë e këqija do të vazhdojnë në rënie. Kërkesa për kredi është rritur ndjeshëm, përveç kredive në valutë të huaj, të cilat mbetën të pandryshuara. Kushtet e ofertës nuk kanë ndryshuar dhe pritet të mbeten të tilla, në përputhje me prirjen rajonale.

Në të ardhmen, bankat parashikojnë një zbutje të kërkesës për kredi.

The post Bankat e huaja në Shqipëri presin më pak kërkesa për hua appeared first on Gazeta Si.

Editorial nga Financial Times: Mos e llastoni më Vuçiç!

19 August 2025 at 13:09

Pas njĂ« dekade nĂ« pushtet, drejtuesit veteranĂ« tĂ« qeverive pĂ«rballen me njĂ« shkop nĂ«n rrotĂ«: a do tĂ« shtojnĂ« represionin dhe tĂ« dĂ«mtojnĂ« çdo media tĂ« lirĂ« qĂ« ekziston apo do t’i shtrijnĂ« dorĂ«n opozitĂ«s pĂ«r reformĂ«. Kjo ka ndodhur shpesh rreth botĂ«s pas LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«. AutokratĂ«t zakonisht i qasen opsionit tĂ« parĂ« dhe bĂ«hen akoma mĂ« tĂ« egĂ«r.

Tani, me protestuesit në rrugë, është koha e Aleksandër Vuçiç të bëjë zgjedhjen.

Për 8 vite si presidenti i Serbisë dhe para saj si kryeministër, ai ka qeverisur me dorë të hekur, por vendi i tij mbetet një demokraci e menaxhuar dhe nuk është ktyer në autokraci. Vuçiç ka ruajtuar balancat në skenën globale. Ai ka mbajtur marrëdhënie me Moskën pa acaruar marëdhëniet me BE-në dhe SHBA-në; ka bërë një sy qorr për shitjen e armëve serbe në Ukrainë. I ka kërkuar Pekinit miliarda dollarë investime.

Edhe pse Serbia është vetëm një vend kandidat për BE-në, Vuçiç ka lidje të ngushta me liderët e bllokut, nga Macron tek Ursula von der Leyen. Ai krijoi dhe një marrëdhënie të mirë me të afërmit e Donald Trump, gjatë mandatit të parë të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Rutina e mbrojtjes së Vuçiç mund të meritojë të studiohet nga shtete të tjera. Por në shtëpi atij po i mbaron rruga, pasi zhgënjimet ndaj sundimit të tij të papërgjegjshëm dhe të errët janë shndërruar në protesta. Shkëndija ishte shembja e një tende stacioni treni nëntorin e kaluar në qytetin e Novi Sadit, i cili vrau 16 njerëz. Stacioni ishte rinovuar nga një kompani kineze nën Iniciativën Kineze Belt and Road. Kundërshtarët e Vuçiç fajësojnë për kolapsin korrupsionin shtetëror, qeverisjen e dobët dhe mbikëqyrjen e dobët, të cilat ata i shohin si shenja dalluese të regjimit të tij.

Që prej nëntorit, demonstruesit e opozitës kanë zaptuar rrugët dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohëshme. Javën e shkuar ai u përball me protestat më të dhunshme ndonjëherë midis civilëve dhe policisë. Gjatë viteve, Vuçiç, një nacionalist ekstrem në rininë e tij ka përhapur frymën e ndjesisë pro-serbe dhe ribashkimit të territoreve ku kanë mbetur minoritete serbe si në Bosnjë dhe Kosovë. Kjo kartë, nuk është më aq e fuqishme në lojën e tij.

Vuçiç mund të lirojë terrenin për mediat, për opozitnë dhe të lejojë hetime të pavaruara me skandalet e qeverisë, por kjo nuk është rruga që zgjedh një autokrat. Ai po mendon të shtypë dhe të godasë më fort.

Britania dhe Europa e kanë llastuar shumë gjatë. Realpolitika nuk dëshiron që Serbia të rrëshqasë në orbitën e Rusisë, por kjo tashmë duket e pamundur. Vuçiç duhet të nxitet drejt përgjegjësisë dhe zgjedhjeve të ndershme; kjo është shpresa e vetme për anëtarësim në BE. Alterantiva tjetër është ta pësojë si Gjeorgjia, që është kthyer në një demokraci të rreme mbi të cilën BE-ja nuk ka ndikim, përveçse të japë deklarata.

Amerika duket se e ka harruar pellgun e Ballkanit për momentin. Por Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja, jo. Ata duhet të veprojnë dhe të përdorin ndikimin ekonomik. Nëse nuk e bëjnë dhe Serbia zhytet më thellë në gropën e autoritarizmit, faji nuk do të jetë vetëm i Vuçiç, por i të gjithë perëndimit që tani po bën sehir.

Editorial nga bordi i Financial Times*

The post Editorial nga Financial Times: Mos e llastoni më Vuçiç! appeared first on Gazeta Si.

Pas dështimeve dhe vendimit të Gjykatës, Kuvendi i Kosovës mblidhet të mërkurën për konstituim

19 August 2025 at 14:00

Seanca e radhës e Kuvendit, e cila ishte ndërprerë për shkak të bllokadës trejavore, do të vazhdojë nesër. Ky hap vjen pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati prej 30 ditësh.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen më 20 gusht, për të vazhduar seancën konstituive të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të mbahet në orën 11:00 dhe ka në rend të ditës dy pika të papërfunduara:

  • Zgjedhja e Kryetarit tĂ« Kuvendit,

  • Zgjedhja e nĂ«nkryetarĂ«ve tĂ« Kuvendit.

Vazhdimi i seancës vjen pasi më 18 gusht ka nisur rrjedhja e afatit 30-ditor për konstituimin e organit ligjvënës.

Kjo, pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë, përmes së cilit ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30 ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill, por ajo deri më tani nuk është përmbyllur për shkak të mospajtimeve mes partive politike lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit.

Pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, dështoi të zgjidhej në krye të organit ligjvënës në gjashtë votime të hapura, Dehari më 1 maj ndryshoi rendin e ditës.

Ai më pas kërkoi nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe që të propozonin nga një anëtar për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.

Kjo u kundërshtua nga partitë që në mandatin e kaluar ishin në opozitë, të cilat refuzuan të propozonin anëtar për këtë Komision.

Fillimisht, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës iu drejtua Kushtetueses për çështjen e ngërçit. Gjykata u përgjigj më 26 qershor, duke thënë se votimi duhej të bëhej sipas praktikave të deritanishme. Ajo u dha deputetëve 30 ditë afat ta përmbyllnin procesin e konstituimit, por ky afat u shpëfill.

Në ndërkohë, PDK-ja dhe LDK-ja dorëzuan lëndë të ndara për çështjen e votimit të kryeparlamentarit.

Kushtetuesja vendosi masë të përkohshme nga 27 qershori deri më 8 gusht, duke ua ndaluar deputetëve që të ndërmerrnin vendime dhe veprime për konstituimin e Kuvendit.

MĂ« 8 gusht, Kushtetuesja njoftoi pĂ«r vendimin pĂ«r dy lĂ«ndĂ«t e paraqitura – aktgjykimin e plotĂ« tĂ« tĂ« cilit e publikoi mĂ« 18 gusht – pĂ«rmes sĂ« cilit tha se ndryshimi i rendit tĂ« ditĂ«s ishte shkelje, duke e obliguar Kuvendin qĂ« t’i kthehet votimit tĂ« hapur.

Asnjëra nga subjektet nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të krijuar shumicën dhe po ashtu nuk është arritur një marrëveshje politike.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi 48 ulëse gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Derisa LVV-ja ngul kĂ«mbĂ« se Albulena Haxhiu Ă«shtĂ« kandidate meritore, disa prej partive mĂ« tĂ« mĂ«dha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e pĂ«rjashtojnĂ« atĂ« si “pĂ«rçarĂ«se”.

PDK-ja doli e dyta me 24 ulĂ«se, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« me 9 – dhe koalicioni mes AAK-sĂ« dhe NismĂ«s Socialdemokrate, me 8 tĂ« tilla.

Edhe 11 ulëse të tjera i takojnë pakicave.

The post Pas dështimeve dhe vendimit të Gjykatës, Kuvendi i Kosovës mblidhet të mërkurën për konstituim appeared first on Revista Monitor.

Importet e ushqimeve ndjekin turizmin, rriten me 3.2% në 7-mujor

19 August 2025 at 13:00

Importet e ushqimeve kane qenë në rritje vitet e fundit duke ndjekur të njëjtat trende të shtimit të vizitoreve të huaj në vendin tonë. Të dhënat mbi tregtinë e jashtme tregojnë se në 7- mujorin 2025 importet e ushqimeve u rritën me 3.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Importet e ushqimeve kanë shënuar një zgjerim të qëndrueshëm pas pandemisë, duke arritur në 93 miliardë lekë në janar-korrik 2025 nga 90.1 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja prej 3.2% është e lidhur ngushtë me flukset e larta turistike që po përjeton vendi, sidomos gjatë sezonit veror, duke shtuar kërkesën për ushqime, pije dhe produkte të tjera të konsumit. Në 6 mujorin e parë të vitit numri i turistëve të huaj shënoi rritje vjetore me 4.8%.

Në krye të listës qëndrojnë pijet dhe alkooli, me një zgjerim të importit me gati 10% në 7- mujor. Ky trend pasqyron drejtpërdrejt konsumin e lartë në hotele, bare dhe restorante të pijeve, të cilat në pjesën më të madhe janë nga importi.

Një tjetër grup me rritje të fortë janë kafeja, çaji dhe erëzat, me 34% më shumë se një vit më parë. Shqipëria është ndër vendet me konsum të lartë të kafesë, por flukset e turizmit kanë zgjeruar edhe më tej kërkesën për këto produkte.

Frutat dhe arrat e ngrënshme regjistruan një rritje prej 13.6%, ndërsa produktet e përpunuara të zarzavateve shënuan një zgjerim rekord prej 41%. Ky trend tregon qartë se industria e mikpritjes po kërkon furnizim të vazhdueshëm me produkte të gatshme dhe gjysmë të gatshme, të cilat janë më praktike për përdorim në restorante dhe struktura hoteliere. Po ashtu, produktet e bulmetit dhe mjaltit janë rritur me mbi 11%, ndërsa ushqimet e gatshme me bazë mishi, peshku dhe molusqe u zgjeruan me 14.7%.

Përkundër këtyre rritjeve, disa kategori shënuan tkurrje të dukshme. Importet e kafshëve të gjalla ranë me 16.8%, duke reflektuar edhe një orientim të tregut drejt produkteve të përpunuara të mishit.  Zarzavatet e freskëta pësuan ulje me 6.8%, si rrjedhojë e zëvendësimit të tyre me prodhime nga vendi.

Të dhënat tregojnë se rritja e importeve nuk është e shpërndarë njëtrajtësisht ne të gjitha kategorive, por është me theksuar me grupet më të lidhura me konsumin e turistëve. Rreth 4.7 milionë turistë që kanë hyrë në Shqipëri në 6 mujorin e parë të vitit ka rritur kërkesën për pije, ushqime të përpunuara dhe produkte freskuese.

Turizmi nuk po ndikon vetëm degët e ekonomisë dhe punësimin, por edhe strukturën e tregtisë së jashtme./ B.Hoxha

 

Burimi:INSTAT

 

The post Importet e ushqimeve ndjekin turizmin, rriten me 3.2% në 7-mujor appeared first on Revista Monitor.

❌
❌