Liverpooli do të veshë fanella të veçanta këtë sezon në kujtim të Diogo Jotas
Gjatë këtij sezoni të Ligës Premier, lojtarët e Liverpoolit do të mbajnë një emblemë me mbishkrimin “Përgjithmonë 20” në fanellat dhe xhaketat e tyre, në nder të ish-sulmuesit Diogo Jota, i cili vdiq tragjikisht në një aksident me makinë në Spanjë tre javë më parë.
Klubi nga Anfield ka njoftuar gjithashtu një përkujtim të veçantë, i cili do të përfshijë një minutë heshtje para ndeshjes së parë të sezonit kundër Bournemouth, e planifikuar për 15 gusht.
Që nga vdekja e Jotas, mijëra lule, shalle, flamuj dhe suvenire të tjera janë vendosur jashtë stadiumit Anfield.
Liverpool njoftoi se të gjitha këto sende u hoqën gjatë javës së kaluar dhe u ruajtën, ndërsa lulet do të kompostohen dhe do të përdoren për të zbukuruar pjesë të Anfield, Qendrës së Trajnimit AXA dhe Melwood.
We wish to express our heartfelt gratitude and appreciation to everyone who has taken the time to leave tributes in honour of Diogo Jota and his brother Andre Silva at Anfield.
The club is now able to provide details on how it will create more permanent tributes moving forward.
— Liverpool FC (@LFC) July 26, 2025
Kujtimet e mbetura do të riciklohen dhe do të përdoren për të krijuar një skulpturë përkujtimore të përhershme, e cila do të vendoset si një pikë qendrore përkujtimore në Anfield.
Klubi, në marrëveshje me familjen e Jotës, ka njoftuar tashmë se fanella e tij me numrin 20 do të tërhiqet nga përdorimi në të gjitha nivelet, duke përfshirë ekipet e meshkujve, femrave dhe të të rinjve. /Telegrafi/
The post Liverpooli do të veshë fanella të veçanta këtë sezon në kujtim të Diogo Jotas appeared first on Telegrafi.