Futboll modern, zgjidhje moderne – Real Madrid përdor Inteligjencën Artificiale kundër dëmtimeve
Gjatë sezoneve të fundit, Real Madrid është përballur vazhdimisht me probleme dëmtimesh, me disa lojtarë që kanë qëndruar jashtë fushave për periudha të gjata.
Situata është kthyer në shqetësim për drejtuesit e klubit, të cilët shpresojnë për përmirësim gjatë sezonit të ardhshëm nën drejtimin e stafit të ri teknik.
Në të njëjtën kohë, Real Madrid po shfrytëzon teknologji dhe shërbime të avancuara për të parandaluar dëmtimet e lojtarëve, sidomos pas një sezoni të ngarkuar që përfundoi me pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube.
Në këtë drejtim, MARCA raporton se Real Madrid është ndër klubet kryesore që po përdorin teknologjinë e Inteligjencës Artificiale (IA) për të parashikuar dhe parandaluar dëmtimet.
Në fakt, Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munich, së bashku me klube të tjera pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Klube si Flamengo dhe Palmeiras, po bëjnë investime të mëdha për të përmirësuar sistemet e tyre mjekësore dhe përkujdesjen ndaj sportistëve.
Los grandes del fútbol invierten en IA para prevenir lesiones en atletas
Real Madrid, Manchester City y Bayern Múnich están entre los clubes que utilizan tecnología para identificar y prevenir problemas físicos https://t.co/3xKFVJboXJ
— MARCA (@marca) July 25, 2025
Kjo teknologji funksionon duke integruar të dhëna nga disa burime: ngarkesa stërvitore, historiku i dëmtimeve, cilësia e gjumit, ushqyerja, performanca në fushë, madje edhe gjendja emocionale e lojtarëve.
Të gjitha këto të dhëna mblidhen përmes kamerave, sensorëve dhe pajisjeve gjurmuese, që kapin çdo detaj dhe mundësojnë një analizë shumë më të thelluar se sa ajo që mund të bëjë stafi njerëzor.
Përveç përfitimeve sportive, IA sjell edhe avantazhe financiare dhe strukturore.
Mesatarisht, një dëmtim mund ta mbajë një lojtar jashtë fushës për 3 deri në 6 javë, duke shkaktuar humbje teknike dhe financiare për klubin./Telegrafi/
The post Futboll modern, zgjidhje moderne – Real Madrid përdor Inteligjencën Artificiale kundër dëmtimeve appeared first on Telegrafi.