Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 August 2025Main stream

Dy turistë nga Holanda kishin humbur në zonën e Qerretit, shpëtohen nga policia

2 August 2025 at 23:57

Dy turistë nga Holanda kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në malet e Pukës, në zonën e Qerretit.

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur drejt zonës malore për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët.

“Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët që kishin humbur orientimin”, thuhet në njoftim.

Pas disa orë kërkime, efektivët e Policisë kanë arritur të gjejnë dy turistët holandezë, nga të cilat njëra, shtetasja K.D., kishte pësuar disa dëmtime të lehta pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.

Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

The post Dy turistë nga Holanda kishin humbur në zonën e Qerretit, shpëtohen nga policia appeared first on Telegrafi.

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë, dy të plagosur përfundojnë në spital

2 August 2025 at 23:43

Një konflikt mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në një prej blloqeve kryesore të banimit në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Ngjarja, e cila ndodhi në një nga rrugët kryesore të qytetit, ka përfunduar me përdorimin e mjeteve të mprehta, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas burimeve paraprake, njëri nga të plagosurit ka marrë goditje me thikë në trup dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, një tjetër person ka përfunduar në spital me plagë më të lehta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar dy persona në komisariat, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në përplasjen e ndodhur mes të rinjve. Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur për motive të dobëta.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Euronews Albania

The post Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë, dy të plagosur përfundojnë në spital appeared first on Telegrafi.

Fati i të zhdukurve mbetet peng i lojës politike – Serbia bllokon, BE hesht

2 August 2025 at 23:30

Komisioni i Përbashkët për të Zhdukurit do të duhet që deri në Qershor të mbante gjashtë takime në kryesimin e Bashkimit Evropian, sipas asaj që ishin pajtuar Kosova e Serbia, por asnjë i tillë nuk ka ndodhur. Kosova fajëson Serbinë për bllokadën, BE-ja nuk jep detaje, ndërsa njohës të procesit fajësojnë bllokun 27 anëtarësh për mungesë presioni ndaj Beogradit zyrtar.

Gjashtë takime të Komisionit të Përbashkët Kosovë-Serbi për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës, nën kryesimin e Bashkimit Evropian, do të duhej të mbaheshin deri në qershor.

Por ende nuk është mbajtur as takimi i parë, përkundër darkordimit për termat e referencës në dhjetorin e vitit të kaluar.

Më 15 janar, duke refuzuar pjesëmarrjen, Serbia pamundësoi punimet e komisioni jo-politik dhe që atëherë nuk pati më njoftime për përpjekje të reja.

Tash e disa muaj Bashkimi Evropian përsërit përgjigjen e njëjtë për kohën kur mund të mbahet takimi i parë.

“Do ta kumtojmë në kohën e duhur”, thuhet nga Bashkimi Evropian

Bllokimi i punës së komisionit nga Serbia, sipas kabinetit të zëvendëskryeministrit në detyrë për dialog Besnik Bislimi “demaskoi qasjen destruktive dhe mungesën e vullnetit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë”.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me emisarin Sorensen në lidhje me këtë çështje e cila kërkon edhe angazhimin e BE-së por që nuk mund të ecë përpara pa reflektim nga ana e Serbisë. Mos përmbushja e termave të referencës nga Beogradi zyrtar është shkelje e qartë e dakordimit të dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa mungesa e shtyrjes përpara të një çështjeje të tillë urgjente e të karakterit humanitar siç shprehet edhe në Aneksin e Zbatimit të Ohrit, është tregues i refuzimit të Serbisë ndaj këtij aneksi shtojcë të Marrëveshjes Bazë dhe kundërshtimit të tyre ndaj normalizimit të marrëdhënieve e fqinjësisë së mirë”, ka deklaruar Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit për dialog

Pasi tha se Serbia më 2011 kishte nënshkruar konventën e OKB-së për mbrojtje nga zhdukja dhe nuk e zbaton atë, profesori Dritëro Arifi theksoi se kur nuk ka presion shteti fqinj shpërfill gjithçka.

“Ka një neglizhencë totale nga Bashkimi Evropian në trajtimin e vlerave humanitare, pra ky është problemi. Dhe duke e ditur një shtet siç është Serbia që nuk respekton as marrëveshjet ndërkombëtare, as vlerat njerëzore dhe humanitare, unë e shoh të pamundur të realizohet një marrëveshje e tillë në konditat çfarë gjendet shteti serb”, ka thënë Dritëro Arifi, profesor.

Profesori Arifi nuk pret zhvillime pozitive, teksa përmend që Serbia politizon secilën temë.

“Çdo problem teknik me Serbinë është në nivel politik, pra është nivel i luftës që prek gjithçka. Kosova e ka të pamundur të bëj më shumë. Kosova e ka bërë, deri diku, po themi, maksimumin sa ka mundur ta bëjë. Por, presionin politik dhe ligjor mund ta bëjë vetëm Bashkimi Evropian, sepse ai është e fasilituesi, por është edhe financuesi më i madh i vendeve të Ballkanit Perëndimor, respektivisht Kosovë, Serbi. Dhe, nëse BE-ja e mban një neutralitet karshi çështjes humanitare unë e shoh si një çështje që nuk do të zgjidhet  edhe për një kohë shumë të gjatë”, ka thënë Dritëro Arifi, profesor.

Me marrëveshjen bazë dhe shtojcën e Ohrit, çështja e personave të zhdukur ishte cilësuar humanitare dhe me nevojë urgjente për t’u zgjidhur.

Në këtë kontekst, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq më 2 Maj 2023 u pajtuan për një deklaratë të përbashkët për të zhdukurit, por e cila mbeti vetëm në letër./Tv Dukagjini

The post Fati i të zhdukurve mbetet peng i lojës politike – Serbia bllokon, BE hesht appeared first on Telegrafi.

Nga burgjet e regjimit serb në odat shqiptare, rrëfimi i fuqishëm i Havë Shalës për pajtimin e gjaqeve

2 August 2025 at 23:07

Havë Shala, një nga nismëtaret e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, e kujton veprimtarinë e saj nga vuajtjet e në burgje si një e re që luftonte për liri kundër regjimit serb, te ideja e më pas Lëvizja për të ndalur hakmarrjen midis shqiptarëve.

Qelia e vogël e burgut, me dritën e fortë të llambës që ende i shkakton dhimbje koke, për Havë Shalën u bë vendi ku lindi një ide – e thënë por e pashkruar – që pak vite më vonë, krejt rastësisht u shndërrua në një lëvizje popullore që ndryshoi rrjedhën e realitetit shqiptar të vitit 1990.

Për të, atëkohë 17-vjeçare e pabindur ndaj pushtetit shtypës serb nën ish-Jugosllavi, burgu i viteve 1994-1998 ka qenë njëkohësisht shkatërrues por edhe nxitës. Prapa grilave iu përforcuan bindjet për t’u rebeluar ndaj shtypjes që u bëhej shqiptarëve nga regjimi, ndërsa brenda saj lindi një forcë për të ndalur vëllavrasjet.

Gjakmarrja nuk është e drejtë në asnjë kohë, por di të bëhet veçanërisht tejet e dëmshme kur armiku i vërtetë përpiqet ta përdorë atë si alibi për të fshehur krimet e veta, është e bindur Hava Shala me prejardhje nga Lugu i Baranit të Pejës, ish-studente e Letërsisë Shqipe, e njohur mirë me konceptin e marrjes së hakut.

“Akile [shoqes së saj të burgut Akile Dedinca] i them: “Populli është në lëvizje po e shohim, po e ndiejmë, shihej, ishte emocionale… Kur lëviz populli mund të bëjë gjëra të mëdha. Dhe, ishte momenti që të bëhet diçka e madhe në këtë drejtim. Një gjë e madhe ishte heqja e gjakmarrjes. Dhe, menduam të shkruajmë një letër të cilën do ua dërgonim shokëve dhe shoqeve tona që ishin jashtë me shpresën që mund të bëhej diçka në këtë drejtim”. Këtë letër, siç tregoi Hava Shala në emisionin “Kallxo Përnime” nuk kishin arritur ta dërgojnë për shkak të kontrolleve të rrepta brenda burgut.

Ajo ishte arrestuar në vitin 1984 si 18-vjeçare së bashku me gjashtë vajza dhe dy djem të tjerë, për rastin që njihet “Grupi i Vajzave të Pejës” për shkak të shkrimit të letrave politike dhe leximit të librave dhe revistave të ndaluara atëkohë.

Një pjesë të burgut e kishte kaluar në atë të Lipjanit, e një pjesë në Mitrovicë.

U lirua nga burgu në vitin 1988. Pas daljes nga burgu, ajo iu bashkua Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve.

Më 1 maj të vitit 1990 ishte organizuar një nga tubimet kryesore për pajtimin e gjaqeve, i njohur si tubimi i “Verrave të Llukës”, dhe Shala ishte një nga nismëtaret që mbajti fjalim para të pranishmëve. Ajo bashkë me shoqet e shokët e burgut ishin përkrah me veprimtarët Anton Çetta e Zekeria Cana në pajtimin e gjaqeve.

“Jo alibi për t’u fshehur krimet serbe”

Hava Shala kujton kohën kur në vitin 1990 kishte protesta e demonstrata ndaj regjimit serb, saqë për herë të parë kishte parë teksa njerëzit rraheshin, plagoseshin dhe vriteshin në Pejë.

Vrasja e një djali të ri ishte bërë një nga shkaqet që ia kishte trasuar rrugën drejt një rastësie për nisjen e saj për pajtimin e gjaqeve. Atëkohë, me sa e mban në mend Shala ka qenë rreth 24-vjeçare kur Fatmir Uka ishte vrarë krejt pranë saj. Së bashku me shokë e shoqe ishin munduar që ta zhvendosin trupin e tij për ta dërguar në spital që mos ta shohin demonstruesit e tjerë.

“E kemi marrë me duart tona, i kemi pasë të përlyera në gjak. E kemi marrë dhe jemi dalë në pjesën tjetër të qytetit. Nuk lenin nga pjesa e Karagaçit ta çonim në spital. Ishte një dramë atë ditë. Shumë njerëz u vranë e u plagosën”- tregoi ajo.

Rrugës, afër urës së gurit në Pejë, Shala thot se ka hyrë brenda në një furrë për t’iu shmangur ndjekjes së Policisë dhe po aty kishte takuar një burrë që kishte kërkuar ndihmën e saj për të kërkuar besë për një gjakmarrje të të afërmve të tij në Lumbardh.

“Vjen aty një burrë i Breliqit me mbiemrin Gashi, mos gabofsha quhet Abdyl Gashi, familja e të cilit, një kushëri i afërt ishte në gjak me familjen Leka në Lumbardh. Edhe më thot: Havë unë i pash të rinjtë e dy familjeve dhe kam frikë se do të vrahen mes veti. Në protesta, në demonstrata. Thot: të lutem a mund të bësh diçka. Kam frikë, thot ai. Idenë e kish për të shku me marr besë, sa të kalojnë demonstratat”- tregoi ajo.

Mirëpo, sipas saj, i kishte thënë se nuk beson që vritet dikush mes vete në demonstrata.

Ndërkohë që Shala tregon se po i njëjti person kishte shkuar të babai i saj në mbrëmje, meqë kjo ishte strehuar te dajtë e saj në Strellc të Deçanit, që ta luste t’i ndihmojë duke marrë parasysh që grupi i saj i të burgosurve politikë ishin të njohur në Pejë.

Babai i Hava Shalës kishte shkuar ta lajmërojë, por kjo e kishte lënë përgjigjen pezull duke mos besuar se shqiptarët mund të vriten mes vete në kohë kur të këqijat i prisnin nga armiku. Mirëpo, po atë mbrëmje, ajo thot se kishte dëgjuar në lajme që zyrtarët serbë po përpiqen të fshehin krimet e veta duke i akuzuar shqiptarët si popull që vrasin veten.

“Në lajme u tha përmes folësit në radiotelevizion u lexu një letër e një ministri të Punëve të Brendshme të nivelit të Jugosllavisë mos gabofsha, dhe tha që vrasjet, se u patën vra ato ditë 24 veta e dikur u bënë 40 veta. Gjithnjë më shumë. Tha se nuk janë të vrarit nga Policia, ushtria [serbe], por janë të vrarë se ata [shqiptarët] janë një popull që vrasin vetveten”- tregoi Shala.

Në atë moment, Shala kishte reflektuar duke thënë se “ndoshta i duhen njerëzimit rastësi të tilla”, në mënyrë që të lindin aksione të mëdha.

“Mirëpo, për mua mos të bëhej diçka menjëherë ishte sikur t’i nënshkruash atyre një alibi, alibi për krimet e tyre. Të nesërmen kam thanë me ba pajtimin e gjaqeve…Pajtimi i gjaqeve ka filluar në Lumbardh, se zotëri Gashit i kam dhënë fjalën që do të bëj diçka”- u shpreh ajo.

Të nesërmen kishin takuar ish-të burgosurit politikë, Lulzim Etemin dhe Brahim Dreshën, të cilët u pajtuan me idenë e tyre – ide që u shtrua në odën e Adem Grabovcit, kaloi në takim me profesor Rexhep Qosjen për t’u orientuar nga ai e deri të propozimi i Qosjes që njeriu i duhur për oda është Anton Çetta.

“Nuk ishte pyetja a të bëhet a mos të bëhet, por si të bëhet. Ta bënim ne vetë ne nuk kishim dyshim se mund ta bënim, por ne kishim vetëm një dyshim, që mund të arrestoheshim. Ne ishim të gatshëm të arrestoheshim në çdo moment. Ne nuk ishim egoistë dhe donim që Lëvizja të bëhej”- thot ajo.

Pajtimin e parë të gjaqeve kishin shkuar ta bëjnë në Lumbardh te familja Leka.

“Ne shkuam atë ditë dhe na priti profesor Anton Çetta. Ai na tha: “Po, e keni gjetë pikën”. Tha: “Po, është një punë e mençur. Bëhet mirë”. Na thot: “Na nxjerrni nga zyret se gati u kalbëm”. Tha si me shaka, por ishte shumë i vërtetë në ato që thoshte. Na tha: “Po, për këto punë na duhet edhe Zeqa, Zekeria Cana. Ai merret me të drejtat e njeriut”- tregoi ajo.

Ode për gruan në odë burrash

Mes burrash me mustaqe e që në pamje duken hijerëndë, Havë Shala bashkë me shoqen e saj, Myrvete Dreshaj, e të rinj të tjerë, kishin bërë thirrje që të ndalen gjakmarrjet ndër shqiptarë. Madje, ajo u thot që burrëria matet duke hequr dorë nga shprehi të tilla.

Përderisa një qetësi ndihej në odë, Shala e cila afër kishte Zekeria Canën e Myrvete Dreshajn, i thoshte me bindje të plotë që është koha të ndalen gjakmarrjet dhe ta ndihmojnë Kosovën me jetën edhe me vdekjen tonë.

“Në këtë moment ndoshta më shumë do të ndihmojmë me vdekjen. Sidomos me vdekjen e atyre që janë vra me dorën e njëri-tjetrit, por edhe me hilen e armikut, të jeni të bindur. Mundësojuni atyre të vdekurve që me jetën e tyre t’i ndihmojnë krejt Kosovës”- thot Shala në një odë të burrave, në incizimin që atëkohë e kishte bërë kameramani Murteza Kurti.

Shala me një veshje krejt të thjeshtë e me duar që shprehte vendosmërinë në fjalët që nxirrte nga goja, pa pikë frike në sy kërkonte që burrat të hapin shtigjet për ta ndalë atë dukuri që atëkohë kishte përfshirë popullin.

“Më vjen keq që më parë femra nuk ka marrë pjesë në odën e burrave, po më vjen mirë që pikërisht në këtë moment marrin pjesë kur baballarët tanë e masin burrnisht burrninë, e për trimëri kemi lexuar në histori. Mateni ju lutem burrninë, populli po e kërkon. Kosova po e kërkon”- u drejtohet ajo burrave në odë.

E për këtë rast të fjalimit të saj në oda e shumë të tjera saqë nuk i mban në mend as vet sa, thot që asnjëherë askush nuk e ka drejtuar gishtin nga ajo ose ta kenë gjykuar që është grua, në atë kohë që burrat konsideroheshin si ata që flasin.

“Asnjëherë nuk ka qenë problem që jam grua. Ndoshta ne kemi qenë dëshmia e të pamundshmes. Ne ishim bërë një mundësi.  Ne kapërcyem kufirin e burrave dhe i liruam ata vetë prej kufirit të tyre. Sepse të jesh bashkë, je shumë më i fortë se të jesh vetëm”- tregon ajo.

Mirëpo, ajo beson që thjeshtësia e tyre si vajza dhe të njohja e odave e ka mundësuar që mos të ndalohen, gjykohen apo çfarëdo tjetër. Sipas saj, ka dëgjuar raste që disa vajza i kanë përzënë nga odat për shkak se në rast të vdekjes kanë shkuar të veshura në mënyrë solemne.

“T’i shkosh dikujt veshur në mënyrë solemne kur ai ka vdekje dhe t’i kërkosh gjakun… ajo, vdekja ka qenë shumë prezente. Na ia kemi njoftë dhimbjen. Dhe se në këtë kohë secili ka obligim më të madh të mundshëm që të bëjë diçka për vendin”- thot ajo.

Ajo thot se ka pasur raste që kanë shkuar 3-4 herë në të njëjtën familje për të kërkuar faljen e gjakut, por ka pasur raste që kanë shkuar edhe 20 herë. Për vrasjet mes njëri-tjetrit, ajo gjykoi regjimin që sipas saj i ka lënë njerëzit pa asgjë, pa institucione, pa punë, pa para dhe si pasojë e ka rrënjosur thellë problemin. Ajo mban në mend që ka pasur raste të vrasjeve për mexhë.

Në këndvështrimin e saj, falja e gjakut ka qenë një problem shumë, shumë, shumë kompleks për shkak se është dashur të hysh brenda dhimbjes së njeriut.

“Asnjëherë nuk kemi guxuar të harrojmë që personi që ka hy brenda njeriut për t’i kërkuar gjakun e djalit, të djemve, babës, axhës, e njerëzve të familjes duhet të jetë bukur i dëshmuar moralisht në gatishmërinë e tij për të dhënë diçka nga vetja. Sepse vetëm ashtu ke të drejtë t’i kërkosh dikujt diçka”- tregon ajo.

Shala ende bart pasojat e dhunës që ka përjetuar në burg, saqë dhe drita e fortë në skenën e “Kallxo Përnime” i pengoi, ia kujtoi burgun.

“Më kanë goditë në muskuj. Qelitë e vogla sa s’ke pasë hapësirë. Qelitë nuk kanë pasë dritare veç një hapësirë të ngushtë me hekura. S’ke pasë dritë dielli në dhomë. Ajo dritare ka ra në korridor. Drita e llambës në dhomë ka qenë shumë e fortë. Ajo drita ka shkaktu dhimbje të forta të kokës”- tha Shala, duke treguar edhe për problemet me veshkë, si pasojë e burgut.

Shokët e rinj të Çettës

Anton Çetta, studiues e mbledhës i folklorit, ishte në krye të Këshillit të Pajtimeve të Gjaqeve në fillim të viteve 1990. Falë kontributit të tij dhe bashkëveprimtarëve në këtë Kuvend, i cili është më i madhi në historinë e shqiptarëve, 106 familje shtrinë dorën e pajtimit edhe pse ishin të rrethuar nga okupatori serb.

Grupi i të rinjve nismëtarë të pajtimit të gjaqeve ishin bërë miq të mirë të Çettës, saqë Shala nuk harron dot disa nga ‘meselet’ e porositë që ia ka lënë ai para se të vdesë. Fjalitë e tij, Shala thot se e kanë përcjellë e vazhdojnë ta përcjellin edhe tash kur ajo nuk jeton në Kosovë.

Ideja për organizimin e një tubimi madhështor te “Verrat e Llukës” ka qenë e një grupi studentësh bashkë me dy profesorët e tyre. Pos, Havë Shalës ishin edhe Musa Berisha, Myrvete Dreshaj, Ethem Çeku, etj., si dhe dy profesorët Anton Çetta dhe Zekeria Cana. Ata që kontribuuan në këtë kuvend janë edhe personalitetet si: Mark Krasniqi, Dom Lush Gjergji, Ibrahim Dreshaj, Azem Shkreli, Mulla Ajni Ramadani, prof. Ramiz Kelmendi, Nimon Alimusaj dhe Nëna Ajshe Gërvalla.

Pas tubimit madhështor të “Verrave të Llukës” në Deçan, Shala thot se rruga ishte e hapur, njerëzit hapën dyert e hapën zemrat.

“Pas 1 majit 1990 ka qenë dukshëm më lehtë të hysh të kërkosh gjakun, dhe dukshëm më lehtë të falet gjaku, sepse ishte gatishmëria. Ai donte të falte tokë, të bënte diçka për Kosovën. Këtu qëndron mrekullia e pajtimit të gjaqeve. Falë kësaj force shpirërore ishte aksioni që u bë det”- tha Shala duke treguar për rastet kur gjatë këtij tubimi dikush që nuk ka pasur raste të faljes së gjakut, kishin falur tokë për Kosovën.

Tubimet madhështore ishin organizuar anembanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit, Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Llapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës e në viset e tjera.

Gjatë periudhës së ekzistencës, 2 shkurt 1990 – 17 maj 1992, të Lëvizjes për Faljen e Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave, u arritën mbi 2,500 pajtime apo falje, ku kemi: mbi 1 mijë gjaqe, mbi 500 plagë dhe 1 mijë ngatërresa.

Një ‘mesele’ të Çettës, Shala e tregoi në lidhje me filozofinë e odës, gënjeshtrën dhe mënyrën se si njerëzit sillen në oda.

“Antoni tha se në oda flet gjithkush. Dikush e di rendin e dikush s’e di. Por, oda e ka një princip që nuk i thot dikujt: “rrejte”, ose oda është instancë e lartë e mençurisë, e filozofisë popullore. E tregoi një mesele, tha: “i tha njëri kryeplakut të lutem sot më ma dhënë gjithqysh fjalën, dua të them edhe unë diçka, të dukem i mençur në atë kuptim. Dhe, i tha e ke fjalën dhe foli diçka. Por, kryeplaku i tha, që i tha “të lumtë goja në koftë qashtu”. Ai e thoshte këtë mesele duke na bërë neve me të ditur që edhe në oda ku jemi ne “të lumtë goja në qoftë qashtu” se s’është qashtu”- tregoi ajo.

Shala që prej para luftës të Kosovës jeton në Zvicër thot se ka marrë oferta për t’u përfshirë në politikë, por një gjë të tillë nuk e ka dashur. E pyetur se si do të pajtonte politikanët mes vete në Parlamentin e Kosovës, ajo u përgjigj thjesht e shkurtër me një porosi të Çettës.

“Për herë të fundit kur e pash para se me u nisë për Zvicër, Anton Çetta më tha: “Unë e kam më lehtë se ju, se ju të rinjtë”. Tha: “Unë shyqyr nuk do të jetoj edhe gjatë e e kam lehtë të vdes i pakoritur. Ju uroj juve Havë Shala dhe shokëve të juaj të jetoni të pakoritur!. Është fjala e fundit e tij”.

“Nëse do isha në Parlament do ta mendoja çdo ditë këtë porosi të profesor Anton Çettës”- e përmbylli bisedën Havë Shala./Kallxo.com

The post Nga burgjet e regjimit serb në odat shqiptare, rrëfimi i fuqishëm i Havë Shalës për pajtimin e gjaqeve appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 2 August 2025Main stream

Tre serbë u vranë nga kushëriri i tyre në Busi të Prishtinës, banori rrëfen për tentativën serbe për të manipuluar të vërtetën

2 August 2025 at 21:46

Në një rrëfim për televizionin Dukagjini, Imer Gashi nga fshati Busi i komunës së Prishtinës ka treguar se si Serbia po përpiqet që për vrasjen e tre serbëve, nga një serb tjetër, fajin t’ua lë shqiptarëve. Gashi tha se më 1999, Sërgjan Simiq kishte vrarë me sopatë Zhivojin, Trojan dhe Zhivko Simiqin, e më pas kishte ikur drejt Serbisë. Ai tregoi se me qëllim të fabrikimit dhe propagandës, së fundmi në fshat ishin një grup serbësh.

Tre serbë që dyshohet të jenë vrarë me sopatë nga kushëriri i tyre në maj të vitit 1999 në fshatin Busi të Prishtinës, nëpërmjet fabrikimit e propagandës, Serbia po përpiqet t’i paraqesë si “të masakruar nga fqinjët shqiptarë”.

Në një rrëfim për televizionin Dukagjini, Imer Gashi nga Busia tha se në përvjetorin e vrasjes së Zhivojin, Trojan dhe Zhivko Simiq – në fund të muajit maj të këtij viti – një grup serbësh së bashku me prijës fetarë ishin në fshat.

Ai fillimisht ishte habitur me numrin njerëzve, automjeteve dhe kamerave që pa poshtë pronës së tij.

Sipas Gashit, në vendin ku ishin vrarë tre serbët, ata vendosën lule dhe një kryq të improvizuar – teksa kryen filmime, siç tha, për një “dokumentar” propagandues.

“Isha pak ma naltë, edhe më thotë një pop, a e din qysh u kanë ngjarja? Po qysh ka me kanë ngjarja, ju vet i keni mytë, thashë”, ka thënë Imer Gashi, Banor i fshatit Busi, Prishtinë.

Duke përmendur me emër e mbiemër dëshmitar nga komuniteti serb, Gashi tha se tre serbët i kishte vrarë kushëriri i tyre Sërgjan Simiq, për të cilin tha se nga paslufta jeton në Serbi – pasi edhe para luftës u bënte probleme shqiptarëve.

“Ky krimineli është njëfar, Sërgjan… Simiq, Sërgjan Simiq. Këta ma ka tregu edhe një serb është i këtuhit, kojshi i joni, jeton atje ***, ma ka tregu historinë se qysh ka ndodhë vrasja e këtyre serbëve”, ka thënë Imer Gashi, banor i fshat Busi, Prishtinë.

Teksa tregoi se më 1999, kur kishte ndodhur rasti, në fshat nuk kishte shqiptarë, Imer Gashi tha se sherr për vrasjen mes serbëve ishte bërë ndarja e mbi 1000 bagëtive të cilat ata, sipas tij, i kishin vjedhur.

“Këta i ka pre një bashkëvendas i tyre, d.m.th këta dojnë me bë një propagandë kinse i kena pre na shqiptarët. Këta pas luftës i kanë vjedhë gjanë (bagëtinë) e katunit, të Busisë, të Kullecve edhe të Mramorit, edhe i kanë pru këtu te shpijat e tyre ku i kanë ma poshtë. Edhe nuk kanë mujt me ra në marrëveshje me i nda gjanë (bagëtinë) d.m.th. lopë, dhenë e çka kanë pasë, edhe ai krimineli që i ka pre këta, i ka marrë gjanë (bagëtinë), i ka shitë dhe ka ecë për Serbi”, ka thënë Imer Gashi, Banor i fshat Busi, komuna e Prishtinës.

Gashi tha se një kohë serbët ishin përpjekur që fajin t’ia mveshin një bashkëfshatari shqiptar, tashmë të ndjerë, por shtoi se për përpjekjet për fabrikim mori vesh vetëm së fundmi.

Në një libër propagandues, Serbia fajëson, siç thuhet, fqinjët shqiptarë për kasaphanen ndaj anëtarëve të familjes Simiq.

Prokuroria, e cila kuptoi për rastin vetëm pas interesimit të televizionit Dukagjini, shprehi gatishmëri për veprim.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk ka pranuar deri më tani asnjë informacion lidhur me rastin për të cilin keni adresuar pyetjen. Megjithatë, Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës do ta trajtojë këtë informacion në bashkëpunim me hetuesit policorë”, ka thënë Arbnora Luta, zëdhënse e Prokurorisë Speciale.

Ndërkohë, Gashi u shpreh i gatshëm që rrëfimin e tij ta japë edhe në institucionet e drejtësisë.

The post Tre serbë u vranë nga kushëriri i tyre në Busi të Prishtinës, banori rrëfen për tentativën serbe për të manipuluar të vërtetën appeared first on Telegrafi.

Kurti në darkë pune me Baker, Kosova dëshiron fuqizimin e raporteve me SHBA-në në industrinë e mbrojtjes

2 August 2025 at 21:26

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një darkë pune me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO, David Baker, i shoqëruar nga e Ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Mikpritës i darkës ishte ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe rolin e SHBA-së në garantimin e sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.

Kryeministri Kurti e informoi zyrtarin amerikan për zhvillimet e fundit në vend, investimet në mbrojtje gjatë mandatit të tij si dhe nevojën për rritjen e shkëmbimeve tregtare e investimeve nga SHBA-të.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës dhe veçanërisht ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe konfirmoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit në sektorin e mbrojtjes, përfshirë edhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend.

Në darkën zyrtare ishin të pranishëm edhe Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, dhe zyrtarë të tjerë të lartë institucionalë. Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi strategjik dhe miqësie të qëndrueshme mes dy vendeve./Telegrafi/

The post Kurti në darkë pune me Baker, Kosova dëshiron fuqizimin e raporteve me SHBA-në në industrinë e mbrojtjes appeared first on Telegrafi.

Humb jetën në vendin e punës në Itali, 21-vjeçari nga Kosova

2 August 2025 at 21:01

Një punëtor 21-vjeçar ka vdekur në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë.

Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë pë Pashtrik Krasniqi, i riu me origjinë nga Kosova, që u godit nga rryma elektrike ndërsa punonte në një platformë në një lartësi prej 6 metrash.

Sipas raporteve fillestare, viktima preku aksidentalisht një kabllo të energjisë elektrike, derisa kishte qenë duke çmontuar skelat, pas përfundimit të renovimit të një objekti.

Virgilio.it shkruan se ndërsa çmontonte skelat, Pashtrik Krasniqi dyshohet se mund të ketë goditur pulpën e këmbës në një kabllo energjisë elektrike, duke rezultuar në vdekjen e tij.

Përpjekjet e ndihmësve të emergjencës për ta ringjallur atë ishin të pasuksesshme.

The post Humb jetën në vendin e punës në Itali, 21-vjeçari nga Kosova appeared first on Telegrafi.

Të shtëna me armë në dasmë në Greme të Ferizajt, reagon policia

2 August 2025 at 19:59

Një dasmë në fshatin Greme të Ferizajt është shoqëruar me të shtëna armësh, gjë që ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se më 02.08.2025, rreth orës 13:00, ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat.

“Sipas informacioneve fillestare, të shtënat janë dëgjuar gjatë një dasme që po mbahej në fshatin Greme”, ka deklaruar Policia e Kosovës.

Njësitë policore të rendit, hetuesia dhe forenzika kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur 50 gëzhoja armësh në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A., 57-vjeç.

Sipas Policisë, i dyshuari ka prezantuar dy armë zjarri: një revole dhe një pushkë gjuetie. Të dy armët, bashkë me gëzhojat, janë sekuestruar nga autoritetet.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, armët dhe gëzhojat janë sekuestruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm’”, thuhet tutje në komunikatë.

Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë.

The post Të shtëna me armë në dasmë në Greme të Ferizajt, reagon policia appeared first on Telegrafi.

Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Ulpianë, identifikohet një tjetër mbishkrim i Perandorit Justinian

2 August 2025 at 19:09

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është zbuluar një mbishkrim i dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.

Ky zbulim vjen pas identifikimit të mbishkrimit të parë që përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan.

Mbishkrimi i sapozbuluar dëshmon ndërtimin e një bazilike episkopale dhe, sipas ministrit Çeku, përbën një nga të vetmet dedikime të njohura të Justinianit në vendin e prejardhjes së tij.

“Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet,” shkruan Çeku, duke theksuar se hulumtimet në Ulpianë dhe Dresnik po zhvillohen në prona publike të shpronësuara gjatë vitit të kaluar.

Ai shton se aktualisht po punohet me intensitet në lokalitete të rëndësishme arkeologjike, në planet e konservimit e menaxhimit, në ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes partneriteteve ndërkombëtare, si dhe në studime dhe publikime shkencore.

“Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë. Ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj”, përfundon ministri Çeku.

The post Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Ulpianë, identifikohet një tjetër mbishkrim i Perandorit Justinian appeared first on Telegrafi.

Hapet edicioni i 24-të i DokuFest-it në Prizren – mbi 100 filma nga 50 vende në tetë kinema të qytetit

2 August 2025 at 17:59

Rrëzë kodrës së Kalasë së Prizrenit, pranë brigjeve të Lumbardhit dhe në atmosferën unike të qytetit historik, është hapur zyrtarisht edicioni i 24-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër – DokuFest.

Me pjesëmarrjen e qindra dashamirëve të kinemasë, festivali i sivjetmë sjell një program të pasur kulturor, artistik dhe edukativ. Mbi 100 filma nga rreth 50 vende të botës, të ndarë në shtatë kategori garuese, do të shfaqen në tetë kinematë e Prizrenit gjatë nëntë ditëve të festivalit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi DokuFest-in si një “motor të rëndësishëm të zhvillimit kulturor, ekonomik dhe lokal në vend”, duke vënë në pah qëndrueshmërinë e festivalit dhe ndikimin e tij në edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj të filmbërësve.

Ai shtoi se nga viti 2022, festivali ka marrë mbështetje institucionale të qëndrueshme, ndërsa katër vitet e fundit kanë shënuar mbështetjen më të lartë ndonjëherë nga shteti për këtë ngjarje kulturore me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare.

“Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në organizimin e këtij edicioni, dhe ju ftoj të gjithëve ta vizitoni,” përfundoi Kurti.

DokuFest-i, tashmë i njohur si një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në rajon, vazhdon të jetë një pikëtakim i rëndësishëm për artdashësit dhe profesionistët e filmit nga mbarë bota.

The post Hapet edicioni i 24-të i DokuFest-it në Prizren – mbi 100 filma nga 50 vende në tetë kinema të qytetit appeared first on Telegrafi.

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

2 August 2025 at 17:21

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që e përmendin emrin e Malit të Zi, duke marrë parasysh se është duke negociuar me vite dhe ka avancuar më shumë se të gjitha vendet tjera kandidate.

Të tjerët pozicionohen nga Shqipëria, e cila është duke ecur me hapa të shpejtë drejt Brukselit.

Disa tjerë mendojnë se do të jetë Moldavia – shtet ambicioz dhe i orientuar nga reformat.

Mirëpo, përgjigjja e saktë mund të jetë Islanda.

Synimet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për ta aneksuar territorin danez të Grenlandës, dhe ideja e një lufte tregtare mes garantueseve të sigurisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe partneres më të madhe tregtare, BE-së, kanë krijuar shqetësim në këtë ishull në veri të Atlantikut.

Qeveria aktuale e Islandës, e cila ka ardhur në pushtet vitin e kaluar, ka bërë të ditur se do të mbahet një referendum para vitit 2027 për rinisje të bisedimeve me Brukselin për anëtarësim në BE.

Sondazhet sugjerojnë se shumica do ta mbështeste rinisjen e bisedimeve.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Islanda është në këtë pozitë.

Ky shtet ishte goditur ashpër nga kriza globale financiare më 2008, kur tri banka të mëdha i kanë falimentuar.

Anëtarësimi në BE – sidomos në Eurozonë – ishte konsideruar si një mënyrë për shmangie të krizës dhe negociatat me bllokun evropian patën nisur më 2010.

Bisedimet ishin pezulluar tre vjet më vonë nga një qeveri e sapozgjedhur e krahut të djathtë. Atëbotë, edhe vendet e Eurozonës kanë qenë në gjendje të rëndë nga kriza financiare, prandaj anëtarësimi në këtë grup, dhe miratimi i valutës së përbashkët, nuk ishte parë si hap shpëtues.

Përgjatë atyre tre vjetëve të bisedimeve për anëtarësim, Reikjaviku i ka hapur shumicën e 33 kapitujve dhe i ka mbyllur 11 sosh.

Për krahasim, Mali i Zi – në krye të vendeve që synojnë BE-në – ka arritur t’i mbyllë shtatë kapituj më tepër pas më shumë se një dekade të negociatave.

“Vendim sovran”

Kur zyrtarët e BE-së besojnë se Islanda do të mund ta përfundonte brenda pak vjetësh procesin e anëtarësimit – i cili është ende valid – ata nuk ka flasin pa bazë.

Këtij shteti i ndihmon fakti se është pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane, çka do të thotë se bashkë me Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin veçse i zbatojnë rregullat e tregut të brendshëm të bllokut evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka vizituar këtë vend javën e kaluar dhe e ka qartësuar shpejt se anëtarësimi eventual në të ardhmen është “vendim sovran që e marrin njerëzit këtu”.

“Nuk është temë që unë duhet ta komentoj”, është shprehur ajo.

Megjithatë, ajo ka shtuar se “Islanda është e familjarizuar dhe e integruar në tregun e BE-së, dy palët kanë vlera të njëjta, njihemi me njëri-tjetrin shumë mirë, dhe e kemi të njëjtën mendësi – e gjithë kjo është vlerë e shtuar”.

Duke folur në kushte anonimiteti, një diplomat evropian i familjarizuar me këto zhvillime, ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë.

“Do të ishte mirë që një shtet i Evropës Perëndimore të anëtarësohej në BE, sidomos pas Brexitit”, ka thënë ai.

“Kjo do të tregonte se klubi është ende atraktiv”.

Procesi i integrimit do të zhvillohej lehtësisht, duke marrë parasysh se Islanda është më e pasur sesa mesatarja e BE-së, dhe me një popullsi prej 300.000 banorëve, ky do të ishte shteti më i vogël në BE, nëse anëtarësohet.

Ndonëse Brukseli zyrtarisht është duke qëndruar larg debatit për anëtarësim të këtij shteti në BE, ai në fakt është duke bërë gjithçka për ta pasur sa më afër.

Gjatë vizitës së saj, von der Leyen është zotuar për rishikim dhe potencialisht avancim të marrëveshjes aktuale tregtare.

Ajo e ka nënshkruar një tjetër marrëveshje për të mbrojtur infrastrukturën kritike e cila është thelbësore për Islandën, sikurse kabllot nënujore, si dhe ka nisur negociata për një marrëveshje të re për siguri dhe mbrojtje, e cila do ta rriste bashkëpunimin ndaj kërcënimeve kibernetike dhe atyre hibride.

Ky partneritet, që pritet të finalizohet deri në fund të vitit, ka rëndësi të posaçme për Islandën, e cila është e vetëdijshme për nevojën e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, sidomos për faktin se Rusia dhe Kina po bëhen secilën herë e më aktive në rajonin e Arktikut.

Edhe Shtetet e Bashkuara e kanë tronditur së fundmi këtë shtet, pas debateve që janë bërë për Grenlandën, duke ia forcuar edhe më tepër idenë e anëtarësimit në BE, pavarësisht se ky shtet ishte larguar nga paraardhësi i bllokut – Komuniteti Evropian – më 1985.

Ndonëse Uashingtoni nuk ka bërë pretendime të njëjta për Islandën, në këtë ishull është rritur doza e nervozimit, pasi SHBA-ja është garancia e saj e sigurisë në emër të NATO-s, përmes një marrëveshjeje bilaterale të nënshkruar më 1951.

Prandaj Islanda është anëtarja e vetme e NATO-s që nuk ka ushtri të veten dhe nuk ka plane të afërta për ta krijuar një të tillë.

Më 2006, Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë ta mbrojnë ishullin, mirëpo forcat e veta nuk do të kenë prezencë të përhershme aty. Ajo politikë është ende në fuqi, ndërsa një bazë e dikurshme amerikane në Keflavik vazhdon të jetë qendër e stërvitjeve të NATO-s.

Tensionet tregtare

Në gjithë këto zhvillime, tensioni tregtar transatlantik vetëm sa e shton tensionin në Islandë.

Reikjaviku dëshiron që Brukseli ta konsultojë lidhur me bisedimet tregtare BE-SHBA, mirëpo zyrtarët evropianë kanë treguar nuk mund të premtojnë në këtë drejtim, pa anëtarësim të plotë të Islandës.

Dhe pikërisht tregtia është tema që mund të nxisë konflikt në negociatat eventuale për anëtarësim, sidomos kur bëhet fjalë për bujqësi dhe peshkatari – dy industritë kryesore të ishullit.

Kjo është arsyeja pse këto dy industri janë të përjashtuara nga marrëveshjet tregtare aktuale.

Ekzistojnë shqetësime se politika e përgjithshme e BE-së në bujqësi mund t’i dëmtojë rëndë bujqit e Islandës duke e vërshuar ishullin me produkte të lira nga vendet tjera anëtare.

Peshkimi është temë edhe më delikate.

Reikjaviku pretendon me krenari se menaxhimin e rezervave të peshkimit e ka superior në krahasim me atë të Brukselit.

Prandaj Islanda ngurron të heqë dorë nga të drejtat e veta ekskluzive në peshkim në mbi 300 kilometra në zonës ekonomike me flotat daneze, holandeze, irlandeze, spanjolle dhe franceze.

Pastaj është gjuetia e balenave për qëllime komerciale, e cila është ende e lejuar në ujërat islandeze, pavarësisht presionit të BE-së për një moratorium global.

Të gjitha këto besohet se ndikojnë në faktin pse shumica e partive politike në Parlamentin e Islandës janë kundër anëtarësimit në BE.

Ndonëse sondazhet tregojnë se popullsia e pëlqen idenë e rinisjes së bisedimeve me Brukselin, banorët duket se nuk janë shumë të sigurt nëse duan të anëtarësohen në bllokun evropian.

Në Bruksel, zyrtarët e ruajnë shpresën, ndonëse shohin pengesa në rrugë, sepse Islanda është vend i vogël, mirëpo shumë i pavarur, dhe e ka të vështirë të heqë dorë vullnetarisht nga sovraniteti i vet./Radio Evropa e Lirë/

The post Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE? appeared first on Telegrafi.

Paqartësi dhe heshtje: Bizneset kanë rrymë por s’dinë kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet

1 August 2025 at 23:43

Ndonëse nuk janë shkyçur përkundër tejkalimit të afatit për furnizim të përkohshëm nga KEK, bizneset e mëdha, pa kontrata, nuk e dinë se na kush po furnizohen. Derisa paqartësitë vazhdojnë në mungesë të informacioneve zyrtare, sipas llogaritjeve të Odës Ekonomike dëmi ditor në faturat e rrymës, si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të Komerciales, është 328 mijë euro.

As në ditën e dytë nga përfundimi i periudhës 60-ditore të furnizimit të përkohshëm nga KEK-u, si Furnizues i Mundësisë së Fundit, bizneset e mëdha, që nuk kanë kontrata, nuk e dinë se nga kush po e marrin rrymën.

Në heshtje dhe pa njoftim për të ardhmen e procesit të hapjes së tregut, ata nuk janë shkyçur, përkundër tejkalimit të afatit.

Duke vënë në pah paqartësitë në mungesë të njoftimit zyrtar, në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë vazhdimin e furnizimit e lidhin me aktgjykimin e Gjykatës Komerciale, në të cilin thuhet se “anulohet në tërësi” vendimi i ZRRE-së për hapjen e tregut të energjisë elektrike për bizneset e mëdha.

“Çka ka ndodhë tash? Tash nuk e di askush çka është duke u bë, do të thotë shkyçje nuk ka, sepse vendimi nuk e lejon një gjë të tillë, derisa të dalë vendimi final”, ka thënë Kushtrim Ahmeti, Drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Duke mirëpritur aktgjykimin dhe duke kërkuar hetime për procesin, Ahmeti e vlerësoi të çuditshme, siç u shpreh, “mbylljen e ZRRE-së pas krekosjes se kanë të drejtë deri në ditën e publikimit të aktgjykimit”

“Kam pritur që ZRRE-ja, së pari, të dalë menjëherë dhe ta sqarojë në publik e jo të fshihet në zyrë tash, e jo me nejtë gjithë ditën mbyllë nëpër mbledhje. Por të dalë prej momentin që e ka marrë aktgjykimin e gjykatës dhe ta sqarojë në publik, me ua dërgua edhe njoftimet kompanive që i ka qitë padrejtësisht, por edhe vetë kompanive që janë në proces më u thënë duhet ta stoponi këtë punë”, ka thënë Kushtrim Ahmeti, Drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Duke përmendur pasojat financiare, Oda Ekonomike përsëriti kërkesën ndaj ZRRE-së për pezullim të procesit, duke thënë se ai vendim do të përbënte “akt patriotik”.

“Bazuar në të dhënat preliminare, konsumi vjetor i bizneseve të përfshira në tregun e lirë vlerësohet të jetë rreth 550 GWh. Me çmimet aktuale të ofruara në tregun e lirë, kjo përkthehet në një kosto minimale prej rreth 120 milionë euro në vit. Nga kjo rezulton një dëm mesatar prej rreth 328 mijë euro në ditë, respektivisht rreth 10 milionë euro në muaj, si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Komerciale nga ZRrE“, ka thënë Oda Ekonomike e Kosovës.

Më 30 Korrik u publikua një aktgjykim i Gjykatës Komerciale që e shpalli të jashtëligjshëm dhe e anuloi në tërësi njoftimin e ZRRE-së për nxjerrjen bizneseve në tregun e hapur nga 1 Qershori.

Megjithatë, As ZRRE, KEK e as KESCO nuk janë përgjigjur për këtë çështje./RTV Dukagjini

The post Paqartësi dhe heshtje: Bizneset kanë rrymë por s’dinë kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet appeared first on Telegrafi.

Përplasje e ashpër mes presidentit malazez Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

1 August 2025 at 23:20

Një përplasje serioze institucionale ka shpërthyer në Mal të Zi mes presidentit Jakov Milatoviq dhe zëvendëskryeministrit e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeljoshaj.

Në qendër të debatit është kthimi i Ligjit për Tatimin mbi Pasuritë e Paluajtshme nga ana e presidentit për rishqyrtim në Kuvendin e Malit të Zi, gjë që, sipas Kabinetit të presidentit, ka nxitur një reagim kërcënues nga ana e zëvendëskryeministrit Gjeloshaj.

Kabineti i Presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se pas kthimit të këtij ligji me arsyetim të qartë dhe argumentim juridik, ministri Gjeloshaj i ka dërguar një sërë kërcënimesh dhe mesazhesh të papërshtatshme presidentit Milatoviq. Për këtë, zyra e Presidentit ka njoftuar Drejtorin e Policisë dhe ka kërkuar nga institucionet kompetente të reagojnë menjëherë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, njofton rtk.

“Presim që institucionet përkatëse të reagojnë menjëherë, në përputhje me detyrimet e tyre sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Malit të Zi. Kërkojmë nga kryeministri që pa vonesë ta shkarkojë zëvendëskryeministrin. Çdo minutë heshtjeje në këtë moment është një mesazh se kërcënimet janë të lejuara”, thuhet në deklaratën e Kabinetit të presidentit Milatoviq.

Po ashtu, sipas Kabinetit, motivi i reagimit të Gjeloshajt lidhet me proceset gjyqësore shumëvjeçare mes Komunës së Tuzit dhe kompanisë “13 jul Plantaže” për llogaritje të paligjshme të tatimeve. Siç thuhet në njoftim, Gjeloshaj – atëherë kryetar i Komunës së Tuzit – ka qenë përgjegjës për veprime që tashmë janë objekt kallëzimi penal nga ana e kompanisë në Prokurorinë Speciale të Shtetit.

Sipas këtij njoftimi të Kabintetit të presidentit, Ligji i kthyer nga presidenti parashihte edhe veprim retroaktiv që do të ndihmonte Komunën e Tuzit të mbyllte proceset gjyqësore në dëm të kompanisë ‘13 jul Plantaže’, duke legalizuar tatime të paligjshme dhe duke dëmtuar rëndë financiarisht kompaninë.

“Prandaj, kërcënimet e zëvendëskryeministrit nuk janë çështje politike, por çështje e lirisë, sigurisë dhe dinjitetit të institucioneve shtetërore dhe të funksionit të presidentit”, thekson Kabineti i presidentit malazez, raporton ‘Pobjeda’.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka hedhur poshtë akuzat si “gënjeshtra të rënda”, duke deklaruar se asnjëherë nuk ka kërcënuar presidentin Milatoviq dhe se komunikimi ndërmjet tyre, që ai e ka ruajtur, është dëshmi e qartë për këtë.

“Me indinjatë të thellë e hedh poshtë si një të pavërtetë të rëndë deklaratën e presidentit të rastësishëm Jakov Milatoviq dhe me përgjegjësi të plotë i bëj të ditur opinionit publik se është një gënjeshtër e madhe që unë e kam kërcënuar atë. Mesazhet që mbeten si gjurmë të komunikimit janë dëshmia më e mirë për këtë”, ka deklaruar Gjeloshaj.

Ai ka theksuar se dyshon që “presidenti i rastësishëm”, siç e quan ai, po përhap këto informacione për të larguar vëmendjen nga pretendimi i tij se presidenti e kishte refuzuar ligjin për shkak të lidhjeve të kumbarisë me Nebojsha Vuksanoviqin, me qëllim përfitimi personal për të dy.

“Të gjithë komunikimin që ka ndodhur mes meje dhe atij e kam ruajtur dhe ndaj i dërgoj mesazh që, nëse nuk kërkon falje, do ta publikoj publikisht që e gjithë Mali i Zi të shohë me çfarë presidenti kemi të bëjmë”, ka thënë Gjeloshaj.

Megjithatë, presidenti Milatoviq ka publikuar për mediat përmbajtjen e komunikimit me Gjeloshajn për të dëshmuar, sipas tij, gjuhën kërcënuese të përdorur ndaj tij:

Gjeloshaj: Keni bërë një gabim të madh, duke e përdorur pozitën e presidentit për interesat e kumbarit tuaj. Mendoj se nuk duhej të hyje në këtë çështje dhe prit reagim të paprecedentë të shqiptarëve nga të gjitha nivelet dhe kudo që kemi ndikim.

Milatoviq: Nik – fol kështu me ata me të cilët je mësuar, me mua jo. Të përshëndes.

Gjeloshaj: Turp. Edhe më keq me të tillë si ju. Me nivelin tuaj të vendimeve për interesa kumbarie, kjo është turp. Por do të marrësh përgjigjen që e meriton.

Milatoviq: Fare nuk e di për çfarë po flet. Çfarë kumbarie? Lexo argumentimin juridik.

Gjeloshaj: Po me këto truke “me kë je mësuar”…

Milatoviq: Mos më shkruaj më në këtë mënyrë.

The post Përplasje e ashpër mes presidentit malazez Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

U dhunua nga policët serbë me shishe xhami, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftë: Edhe sot i vuaj pasojat

1 August 2025 at 21:53

Në ciklin e rrëfimeve të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, gratë përpos se viktima, patën edhe role të tjera esenciale për atë kohë.

Përveç që u përball me dhimbjen dhe dhunën, e mbijetuara që po rrëfen sonte historinë e saj në “Debat Plus”, u bë nënë e çdo ushtari dhe bijë e çdo të plagosuri.

Me zë të ngadalshëm e fjalë të rënduara nga emocionet, ajo kujton se aso kohe kujdesej për çdo nevojë të ushtarëve.

“Mbeta shtatzënë, i kisha dy muaj e tre javë qashtu. Majshim miell, bajshim miell për familjen, për refugjatët, janë kanë edhe disa ushtarë në shtëpinë tonë aty, në tonën jo në fakt në qat shpijën që ishim pozicionu. Sigurojshim bukën. Ua kom la çorapat, ua kom la të mbathurat në mbramje, ju kom bo bukë ka 4-5 herë në ditë. Edhe pastaj jemi shku me bajt miell”.

Por ajo që e përjetoi më rëndë ishte skena kur në një shtëpi të braktisur ku qëndronin, u detyrua të pastrojë të mbeturat e dikujt që kishte mbetur i vrarë nga një granatë.

“Na ishim në *** te vorret të pozicionuar në shtëpinë e ***, edhe vllaun e *** e patën vra me granatë dore. Unë vet me duart e mija e kom la gjakun e tij edhe copat mishit. Po njeri po u bojke i fortë”, rrëfen ajo momentin e rëndë.

Ajo kujton se në luftën për mbijetesë kërkonin për ushqim nga fshati në fshat.

Por pikërisht në një prej këtyre ditëve, vetëm pak metra pas ndarjes prej familjares hasi në policine serbe.

Nga familjarja u nda dhe vetëm 200 metra më pas hasi në ata për të cilët kishte dëgjuar shumë por përballë nuk i kishte pasur deri atëherë.

Ajo rrëfen momentin kur hasi në forcat serbe të veshura me uniforma policie.

“Para ftyrës edhe mbrapa ftyrës kom pa policë, ka pas të maskum e të pamaskum, po kujt i ka ra ndërmend me u merr me ta. Po armët, që të bëjnë përshtypje, gjuha serbe, një femër krejt zi oborri, para shpinde dhe prapa shpinde edhe ma kanë bo ‘Digji vamo’ (hajde këtu), se unë serbisht nuk di. Ia kom bo, e kom gabu rrugën. Edhe më kanë kap për momentin tu m’sulmu, fizikisht. Më goditshin, këto sheja të ballit i kom krejt prej armëve”, ka shpjeguar momentin e përballjes me policët serbë.

Pas dhunës fizike, që e kujton sa herë që del para pasqyrës, e mbijetuara u tërhoq zvarrë drejt një dhome ku do të përjetonte aktin më çnjerëzor të luftës.

“Me armë, më kanë shti me një dhomë. Vërtetë t’u hi e kom pa gjakun nëpër korridor, gjakun e kom pa. Më kanë shti, më kanë dhunu, tre-katër vetë tu m’sillë, më kanë zhvesh, jom kon me trenerka. Kom pas shaminë kështu ndër fyt, se më thojke nana si parandjenjë mos po të dhunojnë, po më kishte bo Zoti guri nuk kom ditë as me u tut as me u trembë prej dhimbjes të njerëzve, me hongër me pi. S’di, s’kom ditë me u frikësu deri kom has n’ta. Jom mundu mos me i lanë me më zhvesh. Kom pas do trenerka të gumës, të Gjermanisë ato pos me i preh se nuk çkyhen, tesha gumë, teshat e brendshme mi kanë çky. Kanë fillu tu m’goditë, tu m’zhveshë edhe kanë nis tu m’dhunu. Njoni më dhunojke tjetri dilke te dera përcjellke terrenin, të tjerët u nijshin atje në oborr. Më ka dhunu i pari tu m’sillë, më ka dhunu i dyti, u ardhë tjetri, ky më dhunojke ai i mshojke armë e dilke përjashtë. Edhe ky më mshojke me armë…”, vazhdon rrëfimin e mbijetuara e këtij akti barbar nga policët serb.

Megjithatë, nuk përfundoi vetëm me kaq. Për ta poshtëruar dhe lënduar deri në skaj, polici i pestë që e kishte dhunuar përdori edhe një shishe xhami.

“I nijsha unë krismat, a janë kanë UÇK-ja gati për me iu hi me iu ra, a për me u taku, a çka po di unë veç qaq janë dal rreptë apo janë dal shpejt sikur vetima, se iu ka ardh urdhëri t’u i bërtitë serbisht njëri-tjetrit hajde a ‘bërrzhi’ a qysh nifar fjale me ik. Me pantoll për këmbë u dal i fundit, një shishe të xhamit kanë tentu, edhe i ka bërtitë ky tjetri a dinë ma shpejt, se unë se kuptoj serbishten e as nuk di, veç janë dalë, dmth në fund ma kanë qit shishen edhe sot jom edhe e çkyme. Ma kanë, dmth në pjesët intime shishen e xhamit në fund ma kanë qit. Tani unë e kom pa veç që kanë dal. Unë e dekt se e dekt. Jom çu si zhag t’u u vesh”, ka përshkruar ajo momentet e fundit tronditëse.

Me largimin e policëve, ajo gjeti forcën që të ngrihet e të largohet nga ajo shtëpi e kur arriti aty, nuk i tregoi askujt.

“Po më thotë vjehrra, a je tranu, a t’kanë lanë ment ti je shtatëzane e ti po hin në ujë të ftohtë, thash jom lodhë, e jom rrëzu e jom vrae thash po ma don qashtu me hi. Krejt ujë shkojke po e ngrejke kjo a e dinë që osht si ujëmbledhës e në oborr shkojke gjaku. Ajo veç pak me u pas afru, e kish pa gjakun vade, shkojke me ujë. Hi kaculna ndër çeshme me kry e me krejt. Thotë ti a je tranu, thotë ti qysh po hin shtatzanë në ujë. Me i thanë se cka m’ka gjetë…shkoj dhe me thotë *** se çka u vonove, ajo që u nda. Thash – valla e humba rrugën edhe thash e tu ik e asi u çka ki kështu, thash jom rrëzu e jom sakatu thash”, vazhdon ajo tutje rrëfimin.

Sot e kësaj dite, fjetja me dritë fikur për të është e pamundur.

The post U dhunua nga policët serbë me shishe xhami, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftë: Edhe sot i vuaj pasojat appeared first on Telegrafi.

Deputetja ukrainase: Ukraina do të njohë Kosovën

1 August 2025 at 21:46

“Falënderojmë Shqipërinë për mbështetjen. Së bashku do të arrijmë objektivat për të qenë pjesë e BE”.

Deputetja ukrainase Ivanna Klympush Tsintsadze në një intervistë në Klan News deklaroi se Ukraina do të njohë Kosovën në të ardhmen e afërt, duke vënë në dukje se kjo çështje nuk do të mbetet më e hapur dhe vendimi për njohjen e Kosovës pritet të merret së shpejti.

Ajo shprehu besimin e plotë se ky vendim do të jetë në përputhje me pritshmëritë e popullit të Kosovës.

“Unë besoj se në të ardhmen e afërt Ukraina do ta njohë Kosovën. Nuk do të jetë më një çështje e hapur. Besoj se Ukraina do ta marrë vendimin e duhur që pritet nga populli në Kosovë.”

Gjithashtu, Klympush Tsintsadze falenderoi thellësisht qytetarët e Shqipërisë për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme ndaj Ukrainës në këtë periudhë sfiduese, duke theksuar se ata janë në “anën e duhur të historisë”. Deputetja nënvizoi edhe rolin e shtetit shqiptar dhe koordinimin e ngushtë që ekziston mes dy vendeve në arenën ndërkombëtare, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ushtarak dhe humanitar.

“Unë jam shumë mirënjohëse për ndihmën që kanë dhënë qytetarët e Shqipërisë, ata janë në anën e duhur të historisë. Jam shumë mirënjohëse për gjithë mbështetjen që ata kanë dhënë deri tani, edhe shteti shqiptar nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ne kemi koordinuar veprimet tona me shtetin shqiptar në aspektin politik dhe kemi ndërtuar një besim tek mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme për ne. Edhe për mbështetjen ushtarake kemi mirënjohës, edhe për mbështetje ushtarake jemi shumë mirënjohës.”

Ajo shprehu gjithashtu shpresën që Shqipëria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se bashkë do të arrijnë të gjitha objektivat strategjike.

“Ne kemi arritur disa marrëveshje me Shqipërinë për çështjet e sigurisë në vitet e ardhshme, mendoj se kjo do të jetë një çështje që do të vijojë të zbatohet. Po ashtu ju vlerësojmë edhe për ndihmën humanitare që kanë dhënë njerëzit në Shqipëri. Shpresojmë që Shqipëria do të vijojë me këtë mbështetje për Ukrainën që të bëhet shtet anëtar i NATO-s dh së bashku ne do të arrijmë të gjitha objektivat për qenë pjesë e Bashkimit Europain.”/Tv Klan

The post Deputetja ukrainase: Ukraina do të njohë Kosovën appeared first on Telegrafi.

Në shkollën verore në Prizren aplikojnë mbi 200 studentë nga mbi 40 shtete

1 August 2025 at 21:31

Në Prizren, ka nisur edicioni i katërt i Shkollës Verore Ndërkombëtare, një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike dhe ndërkombëtare të këtij viti në universitet.

Në këtë edicion marrin pjesë rreth 200 studentë nga mbi 40 shtete të botës, duke përfaqësuar një shumëllojshmëri kulturash dhe përvojash akademike.

Amerikani Winston Li është për herë të dytë në një format të tillë. “Kohët e fundit kam filluar të punoj me organizata që kanë programin e Rasumsit, pra të Bashkimit Evropian. Edhe vetë në fakt shkolla verore e sjellë këtë si mundësi dhe është një mundësi shumë e mirë duke qenë se hap dhe rrugët me shtete të tjera me organizata të tjera, që mbase kanë më shumë vite punë për të na mësuar edhe më shumë. Kështu që po kjo ka qenë një risi, projekte dhe organizata që punojmë me Rasumusin”, ka thënë Eni Isakaj nga Shqipëria.

“Në klasën time kemi nxënës prej Turqisë, prej Shqipërisë. Jemi duke bërë kurse me shokët prej Amerikës. Edhe kam takuar shumë shokë prej shumë shteteve…”, ka thënë  Winstil Li nga Amerika.

“Pa dyshim një eksperiencë e jashtëzakonshme. Çdo vit do të thotë kemi studentë të ndryshëm nga vende të ndryshme, shohim kultura të ndryshme, shohim interesim të studentëve për ta njohur Kosovën. E shohim që e duan Kosovën, e duan universitetin tonë kanë një interesim të jashtëzakonshëm për bashkëpunim sidomos në universitet”, ka thënë Samire Karavidaj-studente e UPZ-Vullnetare.

“Unë me të vërtet rekomandoj të rinjtë këtu në Kosovë që të fokusohen më shumë në teknologji sepse Kosova ka nevojë për më shumë zhvillim teknologjikë”, tha Muhamed Delbata nga Palestina.

Shkolla përfshin gjashtë module akademike, të zhvilluara nga njësitë përkatëse të universitetit dhe të udhëhequra nga mentorë ndërkombëtarë të njohur.

“Janë modulet lidhur me shkencat kompjuterike, lidhur me edukim që janë më në favor, që më shumë kanë aplikuar dhe kanë tregu më shumë interesim në këtë drejtim por edhe në filologji ka interesim kështu që po më duket trendin jemi duke e përcjellë”, ka thënë Serdan Kervan – prorektore në UPZ.

Shkolla Verore Ndërkombëtare 2025 do të zgjasë deri më 8 gusht 2025, duke përfshirë ligjërata intensive, punëtori praktike, panele ndërkombëtare, aktivitete kulturore dhe ekskursione në qytetin historik të Prizrenit dhe përreth.

The post Në shkollën verore në Prizren aplikojnë mbi 200 studentë nga mbi 40 shtete appeared first on Telegrafi.

Vrasja e rojës në Vlorë porosi nga Dubai, zbulohet roli i 42-vjeçarit të arrestuar

1 August 2025 at 19:58

Një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti në qytetin e Vlorës, është arrestuar si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”.

Në pranga ra Kleanth Bylyku, alias Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë. Ai dyshohet si bashkautor në vrasjen me armë zjarri të Renato Hoxhajt, ngjarje që ndodhi më 27 prill 2025 pranë Poliklinikës së Vlorës.

Sipas burimeve brenda policisë së Vlorës 42-vjeçari ka patur rolin e ndihmësit të vrasësit. Ditën e vrasjes ai ka lëvizur në të njëjtin automjet me personin që e ka ekzekutuar.

Vrasja ka ndodhur me porosi nga Dubai për të vrarë rojen e objektit në ndërtim. Ekzekutori është larguar drejt Greqisë dhe vazhdon në arrati.

Por 42-vjeçari i arrestuar Kleanth Bylyku ka qenë personi që e ka ndihmuar me lëvizjen, i ka dhënë informacionet e duhura për viktimën madje i ka siguruar edhe armën e zjarrit siç konfirmohet.

Ai ka qenë një pjesë e rëndësishme e grupit të ngritur për të vrarë 58-vjeçarin. Ka edhe persona të tjerë në këtë ngjarje të cilët janë identifikuar por ende nuk janë arrestuar. Vijon punë për hetimin e ngjarjes por edhe kapjen e personave të arrestuar.

Për personat e përfshirë në ngjarje ka pasur edhe një seancë gjyqësore në gjykatën e Vlorës, e cila ka caktuar masën e sigurisë për të gjithë në arrest me burg në mungesë./Euronews Albania

The post Vrasja e rojës në Vlorë porosi nga Dubai, zbulohet roli i 42-vjeçarit të arrestuar appeared first on Telegrafi.

Kosovarit i humb telefoni në Lezhë, policia ia gjen e ia kthen

1 August 2025 at 19:50

Një shtetasi të Kosovës, të cilit i kishte humbur telefoni në Lezhë, iu gjet nga Policia Rrugore në Shqipëri.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi nga ana e Policisë së Shtetit, duke njoftuar se telefoni i gjetur i është kthyer pronarit.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë patrullimit në qytetin e Lezhës, kanë gjetur në rrugë, një celular.  Nga verifikimet e kryera rezultoi se celulari i përkiste një shtetasi kosovar”.

“Shërbimet e Policisë kanë kontaktuar me shtetasin kosovar dhe i kanë kthyer atij, celularin që i kishte humbur. Ai i falënderoi punonjësit e Policisë, për profesionalizmin dhe për korrektesën”, thuhet në njoftim.

The post Kosovarit i humb telefoni në Lezhë, policia ia gjen e ia kthen appeared first on Telegrafi.

Vendimi i ZRRE-së i pezulluar nga gjykata, Vokshi: Furnizuesit nuk mund të penalizojnë bizneset

1 August 2025 at 19:18

Krenare Vokshi, avokate e cila aktualisht është këshilltare e jashtme e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka folur  rreth vendimit të ZRRE-së për hyrjen në treg të lirë të energjisë për bizneset.

Avokatja Vokshi ka deklaruar se Gjykata Komerciale, përmes aktgjykimit të saj të datës 29 korrik, e ka trajtuar me seriozitet të plotë çështjen e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë.

Sipas saj, gjykata jo vetëm që e ka pezulluar me efekt të menjëhershëm zbatimin e vendimit të ZRRE-së, por ka konstatuar gjithashtu se ky vendim ishte i kundërligjshëm si në përmbajtje, ashtu edhe në formë.

“Ajo që vlen të theksohet është se përmes këtij aktgjykimi është anuluar pika e katërt e vendimit të ZRRE-së që parashihte daljen automatike në treg të lirë”, ka thënë ajo në emisionin FIVE.

“Moszbatimi i një aktgjykimi në këtë rast përbën vetë shkelje, pra është vepër penale. Pezullimi e ka efektin e menjëhershëm, që natyrisht duhet ta kenë parasysh të gjitha bizneset. Gjithashtu, për sa kohë që ky aktgjykim është në fuqi – sepse nuk është i përjetshëm, por për një kohë të caktuar – furnizuesit nuk mund të marrin masa penalizuese ndaj bizneseve që nuk e pranojnë furnizimin me çmimet e tregut. Kjo përfshin edhe ndalimin e çdo kërcënimi për ndërprerje të energjisë elektrike… pezullimi mbetet në fuqi”, ka thënë ndër të tjera Vokshi.

The post Vendimi i ZRRE-së i pezulluar nga gjykata, Vokshi: Furnizuesit nuk mund të penalizojnë bizneset appeared first on Telegrafi.

Prof. dr. Armand Krasniqi rizgjedhet rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” për një mandat të dytë

1 August 2025 at 17:56

Këshilli Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbledhjen e tij të XX-të, ka rizgjedhur prof. dr. Armand Krasniqin në pozitën e rektorit për një mandat të dytë katërvjeçar.

Prof. dr. Krasniqi ka udhëhequr këtë institucion edhe gjatë katër viteve të fundit, periudhë gjatë së cilës është vlerësuar për përkushtimin në rritjen e cilësisë akademike, forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe avancimin e reformave institucionale.

Rizgjedhja e tij konsiderohet si shprehje e besimit nga ana e Këshillit Drejtues për punën e deritanishme dhe vizionin e tij për zhvillimin e mëtejmë të universitetit.

Universiteti “Haxhi Zeka” ka uruar rektorin Krasniqi për vazhdimin e detyrës dhe i ka dëshiruar suksese në realizimin e objektivave të reja akademike dhe institucionale.

The post Prof. dr. Armand Krasniqi rizgjedhet rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” për një mandat të dytë appeared first on Telegrafi.

❌
❌