Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 August 2025Main stream

Hamasi dakordësohet për armëpushim me Izraelin

By: Re Nato
18 August 2025 at 18:54

Hamasi ka rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, sipas një zyrtari të lartë.

Ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari kanë zhvilluar bisedime me Hamasin në përpjekjen e tyre të fundit për të ndërmjetësuar një armëpushim me Izraelin në Gaza, shkruan Sky News.

Zyrtari i Hamasit nuk dha detaje të mëtejshme mbi marrëveshjen apo atë që ishte pranuar.

Hamasi është përgjigjur pozitivisht ndaj marrëveshjeve të tilla në të kaluarën, ndërsa ka propozuar ndryshime që kanë rezultuar të papranueshme për Izraelin.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme./abcnews.al

Gati takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Minxhozi: I gjithë presioni do bjerë mbi Ukrainën, Putin po kërkon të arrijë një fitore të premtuar

By: Re Nato
18 August 2025 at 18:36

Analsiti Skënder Minxhozi thotë se presidenti amerikan, Donald Trump dështoi në takimin me homologun rus, Vladimir Putin në Alaskë, ndaj dhe takimi i tij këtë të hënë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk do prodhojë diçka të re.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Minxhozi u shpreh se i gjithë presioni do të bjerë mbi Ukrainën.

“Ajo që mbetet në thelb, është ajo që nuk u vendos në Alaskë. Trump tha, nëse ndjej që Putin nuk i afrohet një kompromisi, do e mbyll takimin për 3 minuta, se Rusia do përballej me sanksione të ashpra. Pamë që Putin nuk lëshoi udhë. Unë mendoj se ajo që ishte me rëndësi për të vendosur, u humb, ishte Alaska. Donald Trump nuk arriti të marrë një armëpushim. Trump dështoi të marrë një armëpushim mes palëve, dështoi edhe për një takim shumë palësh.  Kjo tryezë sot është shumë delikate, Trtup do mundohjet ta përdorë për të marrë çmimin Nobel. Nuk ka asnjë lloj suksesi, deri tani i ka hapur rrugë Netanyahut të vrasë fëmijë e gra në Gaza. Tha do e zgjidh luftën në Ukrainë, nuk është zgjidhur. Gjeografikisht, kriza ukrainse i përket kontinentit europian. Europianët duhet të ishin më të interesuar për këtë krizë. I gjithë presioni do të bjerë mbi Ukrainën. Sot Trump, tha që nëse Zelensky mund të përfundojë luftën me këto kushte. Ukraina çedon në 1/5 e territorit dhe kjo nuk është pak. Rusët sot e shijojnë konfliktin me Ukrainën si përpjekje për të vendosur një padrejtësi që iu është bërë dikur”, theksoi ai./abcnews.al

Takimi Trump-Zelensky, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë

By: Re Nato
18 August 2025 at 18:28

Udhëheqësit evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite, përpara një dite takimesh me Presidentin Donald Trump, të përqendruara në luftën Rusi-Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte udhëheqësi i parë që mbërriti në ambientet e Shtëpisë së Bardhë të hënën, i ndjekur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe më pas kryeministri britanik, Keir Starmer.

Të gjithë u pritën nga Shefja e Protokollit, Monica Crowley, shkruan CNN.

Gjithashtu në takim do të jenë, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky./abcnews.al

Sherr në festën e birrës/ Korçë, arrestohen tre persona, mes tyre një punonjës i tatimeve

By: Re Nato
18 August 2025 at 18:06

3 persona mes të cilëve një punonjës i tatimeve në Korçë janë arrestuar pasi u përfshinë në një sherr të ndodhur gjatë Festës së Birrës që po zhvillohej në Korçë.

Sipas informacioneve punonjësi i tatimeve i identifikuar si Aurel Mullalli 51 vjeç dhe dy personat e tjerë që ishin së bashku me të, në gjendje të dehur janë konfliktuar me një vajzë dhe një djalë që ishin punonjës tek njëra prej stendave të aktivitetit  duke përdorur edhe dhunë fizike, ndërsa më pas kanë kundërshtuar me forcë edhe punonjësit e policisë gjatë shoqërimit.

Policia  thote se përveç 3 të arrestuarve nisi procedim penal edhe për 7 persona të tjerë shokë të tre të arresuarve, të cilët janë përpjekur të pengojnë forcat e policisë për të shoqëruar 3 personat në fjalë.

 

Aksidenti me 3 viktima/ Greqi, cilët janë shqiptarët që humbën jetën (EMRAT)

By: Re Nato
18 August 2025 at 17:38

Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi Aliraj janë 3 shqiptarët që humbën jetën në Greqi, pas një aksidenti të ndodhur në në autostradën Egnatia pranë Komotinisë.

Ndërkaq, e plagosur ka mbetur Mardalena Kacaj,e  cila ndodhet në spital. Në momentin e aksidentit, ajo ndodhej në sediljen mbas drejtuesit të automjetit dhe u nxorr nga kalimtaret që iu erdhën në ndihmë.

Sipas informacioneve paraprake, një kamion u përplas me dy makina.

Shoferi i kamionit u dërgua gjithashtu në spital me lëndime të rënda.

Në automjetin tjetër udhëtonin 4 persona, të cilët u dërguan në spital.

Përplasja shkaktoi një zjarr të madh që u përhap edhe në zonat rurale./abcnews.al

Zelensky: Trump ka forcë për ta detyruar Rusinë që të bëjë paqe

By: Re Nato
18 August 2025 at 17:26

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi bisedime me të dërguarin special të SHBA-së Keith Kellogg në Uashington , përpara takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Rusia mund të detyrohet të hyjë në paqe vetëm përmes forcës, dhe presidenti Trump e ka atë forcë”, tha Zelensky në një postim në mediat sociale duke falënderuar Kellogg për takimin.

Sipas tij, Ukraina është “e gatshme të vazhdojë të punojë me përpjekje maksimale për t’i dhënë fund luftës dhe për të siguruar siguri të besueshme.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka siç duhet në mënyrë që paqja të vijë vërtet”, tha ai.

I thank @GeneralKellogg for the meeting and for the joint work with our team. President Trump invited Ukraine and other European countries to Washington today – this is the first meeting in such a format, and it is very serious.

When peace is discussed for one country in Europe,… pic.twitter.com/ZMZaIzAghD

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 18, 2025

Takimi me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë vjen pas samitit që Trump mbajti me Putinin në Alaskë, i cili duket se solli pak ose aspak rezultate, por shqetësoi Kievin dhe aleatët e tij mbi atë që kritikët e panë si një rikthim të Trumpit drejt pozicionit të Kremlinit për përfundimin e konfliktit, i cili u shndërrua në luftë të shkallës së plotë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurtit të vitit 2022./abcnews.al

Takimi Trump-Zelensky/ Sotiri: Asnjë pikë kthese. Marrëveshja e paqes do të dojë kohë që të arrihet

By: Re Nato
18 August 2025 at 17:17

Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Juxhina Sotiri thotë se takimi që do të zhvillohet midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të shënojë pikë kthese.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Sotiri u shpreh se Rusia ka avantazh në fushëbetejë dhe shtoi se marrëveshja e paqes do të dojë kohë që të arrihet.

“Kemi një Rusi që ka një avantazh në fushëbetejë, Ukraina po pëson një kolaps. Duke pasur parayssh këtë kontekst, kemi kërkesa kontradiktore. Kemi vendet e BE dhe vetë Ukraina që kërkon një armëpushim, por nga ana tjetër, kemi Rusinë që nuk e ka në interesa armëpushimin, pasi është pala fituese në këto momente. Mund të themi që edhe vizita e radhës e Zelenskyt me shpurën diplomatike në Uashington, nuk do të ketë pikë kthese në diskutime. Jemi larg dhe kemi rrëzuar konceptin e shkëmbimit të territoreve. Edhe vetë narrativa që kemi dëgjuar tani, e shkëmbimit të territoreve, ka të bëjë vetëm me lëshimin e territorevge nga ana e Ukrainës. BE ka interes vetjak, kërcënimi rus është në kufijtë e BE.”, theksoi ajo./abcnews.al

Aksident në Greqi/ Kamioni përplaset me dy makina, humbin jetën 3 shqiptarë

By: Re Nato
18 August 2025 at 16:52

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës, në autostradën Egnatia pranë Komotinisë në lindje të Greqisë, ku 3 shtetas shqiptarë kanë mbetur të vdekur.

Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me dy makina, shkruan Protothema.

Shoferi i kamionit u dërgua gjithashtu në spital me lëndime të rënda.

Në automjetin tjetër udhëtonin 4 persona, të cilët u dërguan në spital.

Përplasja shkaktoi një zjarr të madh që u përhap edhe në zonat rurale./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by XanthiNea.gr (@xanthinea.gr)

Dodik nuk është më president i Republikës Srpska

By: Re Nato
18 August 2025 at 16:44

Presidentit të Republikës Srpska, Millorad Dodik, i ka përfunduar zyrtarisht mandati, pasi Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës e hodhi poshtë ankesën e avokatit të tij ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnje dhe Hercegovinës, me të cilin atij i hiqet mandati për këtë funksion.

Vendimi i Gjykatës është përfundimtar, sipas njoftimit të këtij institucioni gjyqësor më 18 gusht.

Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinës, KQZ-ja duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh.

Mandati i presidentit të zgjedhur në këto zgjedhje do të zgjasë deri në zgjedhjet e përgjithshme, të planifikuara për në tetor të vitit të ardhshëm.

Më herët, KQZ-ja e Bosnje dhe Hercegovinës mori vendim për t’i hequr mandatin Dodikut, pasi Gjykata e këtij vendi, në fillim të gushtit, njoftoi se ai është dënuar me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve publike në Bosnje dhe Hercegovinë, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.

Bisedimet për paqe në Ukrainë/ Trump: E di saktësisht çfarë po bëj

By: Re Nato
18 August 2025 at 16:34

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur për qëndrimin e tij lidhur me një marrëveshje paqeje Ukrainë-Rusi, përpara bisedimeve që do ketë në Shtëpinë e Bardhë me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Unë e di saktësisht se çfarë po bëj”, thotë udhëheqësi amerikan, shkruan Sky News.

Trump e ka cilësuar veten vazhdimisht si një “kryendërmjetës paqeje” gjatë mandatit të tij të dytë.

Ai gjithashtu ka ngritur shqetësime me mbulimin mediatik të administratës së tij.

“Kam zgjidhur 6 luftëra në 6 muaj, njëra prej tyre një katastrofë e mundshme bërthamore, megjithatë më duhet të lexoj dhe të dëgjoj Wall Street Journal dhe shumë të tjerë që vërtet nuk kanë idenë, më tregojnë gjithçka që po bëj gabim në rrëmujën Rusi/Ukrainë”, thotë Trump në një postim të ri në mediat sociale.

Ai edhe një herë fajësoi Presidentin Joe Biden për luftën në Ukrainë./abcnews.al

Yesterday — 17 August 2025Main stream

“Procesi i 21 Janarit, drejt fundit”/ Idajet Beqiri: Berisha do të thirret për të dëshmuar

By: Re Nato
16 August 2025 at 23:30

Avokati Idajet Beqiri thotë se procesi i 21 Janarit, është drejt fundit nga SPAK.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha do të thirret për të dhënë dëshminë e tij.

“Procesi i 21 janarit është drejt fundit, janë grumbullar provat. Në shtator do thirret edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha, ish presidenti i Republikës, madje edhe ish kreu i opozitës asokohe. Berisha i ka njerëzit brenda atje në SPAK dhe ata e informojnë për procesin hetimor. Tashmë ka ardhur momenti ku ai nuk mund ta përballojë më këtë ngjarje. Ishte krim i mirëfilltë shtetëror, përgjegjësi kryesor ishte Sali Berisha. Ishte vrasje shtetërore, e urdhëruar prej tij. Serverat dhe kamerat, para se të fshiheshin, janë regjistruar dhe pasi janë regjistruar, janë fshirë. Janë regjistrimet, momentalisht, i ka në dosje SPAK, apo janë në dosje tjetër, faktikisht ato janë të regjistruara, janë të hedhur.”, theksoi ai./abcnews.al

Bajern e nis sezonin me trofe/ Bavarezët fitojnë Superkupën kundër Shtutgartit

By: Re Nato
16 August 2025 at 23:17

Bajerni i Mynihut ka nisur me trofe sezonin e ri. Skuadra bavareze fitoi Superkupën e Gjermanisë, duke mundur në finale 2-1 Shtutgart.

Harri Kejn në pjesën e parë dhe Luiz Diaz në të dytën vulosën suksesin e kampionëve të Bundesligës.

Shtutgart vetëm sa zbuti humbjen me golin e Leveling në limitet e kohës së rregullt, ndërsa nuk prishi festën e bavarezëve që nisin sezonin e ri si Super kampionë të Gjermanis

Barcelona e nis si kampione/ Mund 0-3 Mallorca ne sfidën e parë në La Liga

By: Re Nato
16 August 2025 at 23:04

Barcelona e nisi me një fitore të madhe sezonin e ri në La Liga.

Kampionët spanjollë mundën 3-0 Majorkën në transferte, ne nje sfide ku nuk munguan polemikat.

Rafinja në minutën e shtatë kaloi në epërsi Barcelonën, ndërsa më pas ishte Ferram Torres që dyfishoi shifrat. Por goli i sulmuesit spanjoll u shoqërua me protesta, pasi realizoi kur një prej rivalëve ishte i dëmtuar.

Sfida për Barcelonën u be më e lehtë, pasi vendasit e mbyllën pjesën e parë me nëntë lojtarë. Me të kuq u ndëshkua edhe Vedat Muriqi. Në limitet e kohes se rregullt, Lamin Jamal shënoi golin e tretë që vulosi fitoren e Barcelonës, që i jep një sinjal të fortë të gjithë rivalëve./abcnews.al

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare simboli i televizionit italian, Pippo Baudo

By: Re Nato
16 August 2025 at 22:30

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, raporton ANSA.

Simboli i televizionit italian i cili ka prezantuar 13 festivale të Sanremo dhe dhjetëra programe të suksesshme nga “Canzonissima” te “Domenica in” u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në Romë.

Lajmi u mësua nga ANSA nga burime pranë familjes dhe është konfirmuar nga avokati dhe miku i tij, Giorgio Assumma.

Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, i cili njihej thjesht si Pippo ishte “zotëria” i televizionit italian.

Pippo Baudo punoi për televizionin publik thuajse përgjatë gjithë karrierës së tij.

Before yesterdayMain stream

Itali/ 20-vjeçarja palestineze humb jetën pas evakuimit nga Gaza

By: Re Nato
16 August 2025 at 22:46

Një palestineze 20-vjeçare që vuante nga kequshqyerja e rëndë e cila ishte evakuuar nga Gaza në Itali këtë javë, ka ndërruar jetë, sipas një spitali në Piza.

Gruaja, e cila sipas mediave italiane quhet Marah Abu Zuhri, arriti në Piza mbrëmjen e së mërkurës përmes një udhëtimi humanitar të qeverisë italiane.

Zuhri kishte shkuar në Itali me nënën e saj në një nga tre fluturimet e forcës ajrore italiane që mbërritën këtë javë me një total prej 31 pacientësh në gjendje kritike që vuanin nga sëmundje të rënda të lindura, plagë apo amputime, tha Ministria e Jashtme italiane.

Sipas spitalit, ajo kishte “një situatë shumë të ndërlikuar klinike” dhe ishte ”në një gjendje të thellë humbjesh organike”, thanë mjekët në një deklaratë.

Të premten, pasi iu nënshtrua analizave dhe trajtimit, ajo pësoi një krizë të papritur frymëmarrjeje dhe arrest kardiak duke ndërruar jetë.

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

By: Re Nato
16 August 2025 at 22:18

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj janë akuzuar për mashtrim dhe korrupsion pasi kanë përdorur fondet publike për lidhjen e tyre të dyshuar romantike.

Të premten, prokurorët thanë se LaToya Cantrell pati një “marrëdhënie personale, intime” me Jeffrey Vappie nga tetori i vitit 2021, kur ai ishte pjesë e ekipit të saj të sigurisë, raporton BBC.

Nga ai moment deri në daljen e tij në pension në qershor të 2024-ës, dyshja janë akuzuar se kanë deklaruar që Vappie ishte ende në detyrë ndërsa ishin të përfshirë në “veprimtari personale”, përfshirë 14 udhëtime të ndara brenda dhe jashtë vendit.

Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar lidhur me pretendimet.

New Orleans ka reaguar për AP duke thënë se është në dijeni të akuzave dhe se këto të fundit po shqyrtohen nga avokati i kryebashkiakes.

Prokurorët federalë thanë se Cantrell dhe Vappie përdornin platformën WhatsApp duke aktivizuar fshirjen automatike të bisedave për të shkëmbyer mesazhe që të “vijonin mashtrimin e tyre”. kjo bëri që çifti ta fshihte lidhjen dhe veprimtarinë e paligjshme.

Merz: SHBA-të janë të gatshme për garancinë e sigurisë së Ukrainës

By: Re Nato
16 August 2025 at 22:02

SHBA-të janë gati për të qenë pjesë e garantuesve të sigurisë për Ukrainës, thotë kancelari gjerman Friedrich Merz.

Në një deklaratë për ZDF, ai u shpreh: “Lajmi i mirë është se Amerika është gati të marrë pjesë në garancitë e sigurisë dhe nuk po ua lë vetëm europianëve.”

Sa i përket udhëtimit të ardhshëm të Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, Merz tha se pas kësaj duhet të mbahet një takim tripalësh sa më shpejt të jetë e mundur mes Zelensky, Putin dhe Trump me synimin për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Nëse funksionon, ia vlen më shumë sesa një armëpushim”, tha ai.

Merz tha se Trump kishte lënë të kuptohej që Rusia dukej e gatshme për të negociuar bazuar te vijat e frontit të luftës sesa te kufijtë e rajoneve ukrainase për të cilat flet.

Ky është një ndryshim i madh sepse Rusia po merr territore që s’i ka pushtuar ende”, tha Merz.

Ai shtoi se Zelensky do të flasë të dielën me liderët europianë që do ta ndihmojnë të përgatitet për takimin.

“Do t’i japim disa këshilla të mira”, përmbylli ai.

Izraeli kërkon zhvendosjen e palestinezëve në Sudanin Jugor

By: Re Nato
16 August 2025 at 21:38

Sudani Jugor dhe Izraeli kanë zhvilluar bisedime për një marrëveshje që do të zhvendoste palestinezët nga Gaza e shkatërruar nga lufta në këtë vend afrikan. Ky plan u refuzua shpejt nga liderët palestinezë si i papranueshëm.

Ende nuk është arritur një marrëveshje, por bisedimet midis po vazhdojnë.

Sipas këtij plani, nëse do të zhvillohej më tej, palestinezët nga enklava e shkatërruar nga pothuajse dy vjet luftë me Izraelin do të zhvendoseshin në një vend në zemër të Afrikës, i cili vetë ka vuajtur për vite nga dhuna politike dhe etnike.

Këtë muaj, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se synon të zgjasë kontrollin ushtarak në Gaza, dhe këtë javë përsëriti propozimet që palestinezët të largohen vullnetarisht nga territori.

Liderët arabë dhe ata ndërkombëtarë kanë refuzuar idenë e zhvendosjes së banorëve të Gazës në ndonjë vend tjetër. Palestinezët thonë se kjo do të ishte si një tjetër “Nakba” (katastrofë), kur qindra mijëra u detyruan të ikin ose u përzunë gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948.

 

Rusi/ Zjarr në një fabrikë, 11 viktima dhe mbi 100 të plagosur

By: Re Nato
16 August 2025 at 21:11

Një zjarr në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit të Rusisë vrau 11 persona dhe plagosi 130 të tjerë.

Flaka shpërtheu në fabrikën Elastik në rrethin Shilovsky, rreth 250 kilometra në juglindje të Moskës.

Ekipet e emergjencës vazhduan të kërkonin nëpër rrënoja gjatë fundjavës dhe dy trupa të tjerë u nxorën gjatë natës.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, një punishte baruti në objekt u përfshi nga flakët dhe shkaktoi shpërthimin.

Nga të plagosurit, 29 mbetën në spital – 13 në Ryazan dhe 16 u transportuan në qendrat mjekësore në Moskë.

Autoritetet rajonale thanë se tre persona u shpëtuan nga nën rrënoja gjatë natës, ndërsa hetuesit nisën një hetim paraprak për shkakun e zjarrit.

Autoritetet lokale shpallën ditë zie në rajonin e Ryazanit.

“Flamujt do të ulen në të gjithë rajonin. Institucioneve kulturore, kompanive televizive dhe radiofonike dhe organizatave u është kërkuar të anulojnë ngjarjet argëtuese.”

Ndryshe, ishte shpërthimi i dytë vdekjeprurës në uzinën Elastik në më pak se katër vjet./abcnews.al

❌
❌