Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 July 2025Main stream

Mbyllet raundi i tretë i bisedimeve, zbardhen diskutimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi

By: M C
23 July 2025 at 21:56

Mbrëmjen e sotme, 23 korrik, përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës u takuan në Stamboll për raundin e tretë të bisedimeve, me ndërmjetësimin e Turqisë. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u bëri thirrje palëve që t’i japin fund “luftës së përgjakshme” që ka zgjatur mbi tre vjet.

Fidan falënderoi presidentët Putin dhe Zelensky për pjesëmarrjen, si dhe ish-presidentin amerikan Donald Trump për thirrjet e tij për paqe. Ai tha se raundet e mëparshme sollën rezultate si këmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të vrarë.

Turqia, që ruan marrëdhënie të mira me të dyja palët, është e gatshme të ndihmojë me monitorimin në rast të një armëpushimi.

Ndërkohë, Trump i ka dhënë Rusisë 50 ditë afat për t’i dhënë fund luftës, përndryshe ka paralajmëruar sanksione të reja. Kremlini nuk ka dhënë ende ndonjë shenjë për kompromis.

The post Mbyllet raundi i tretë i bisedimeve, zbardhen diskutimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi appeared first on Albeu.com.

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit/ Instituti Demokratik i Kosovës e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit ndaj Gjykatës Kushtetuese

By: M C
23 July 2025 at 21:42

Instituti Demokratik i Kosovës tha se pavarësisht se e vlerëson veprimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese, kjo organizatë ka disa vërejtje për këtë çështje.

Presidentja Osmani një ditë më parë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për sqarime se cilat janë pasojat juridike nëse deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin deri më 26 korrik – afat i vendosur nga Kushtetuesja.

E para e shtetit po ashtu kërkoi vendosjen e një mase të përkohshme, që do të pezullonte këtë afat deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një reagimi, KDI tha se kërkesa e Osmanit e paraqitur vetëm pak ditë para përfundimit të afatit 30-ditor, ngre disa dilema.

“Fillimisht, është e paqartë se ku qëndron pretendimi për ‘konflikt të kompetencave’ mes Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë në këtë moment, përderisa afati ende nuk ka përfunduar, dhe Kuvendi ka ende hapësirë për të përmbushur detyrimin e tij për konstituim. Në këtë kuptim, kërkesa duket se paragjykon rezultatin e ditëve të mbetura dhe dobëson pritshmërinë që deputetët ta përmbushin përgjegjësinë e tyre”, u tha në reagim.

Duke folur për kërkesën për masë të përkohshme, KDI tha se një kërkesë e tillë duket “e paarsyeshme”, duke argumentuar se një masë e tillë iu mundëson “komoditet” për mosveprim subjekteve parlamentare dhe deputetëve.

“KDI konsideron që aktgjykimi i 26 qershorit është i qartë dhe ka përcaktuar afatin 30-ditor si detyrues dhe substancial për subjektet parlamentare, respektivisht deputetët. Në fakt, mosrespektimi i afatit përbën një dështim për të përmbushur një detyrim themelor kushtetues”, u tha në reagim.

KDI sërish u bëri thirrje deputetëve që të respektojnë Kushtetutën dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të përmbushur detyrimet e tyre brenda afateve.

“Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese mund të qartësojë pasojat e skadimit të afatit, por nuk mund të shërbejë si mekanizëm për të pezulluar përgjegjësinë politike”, tha kjo organizatë.

Reagimi i KDI-së vjen pasi më herët gjatë 23 korrikut u ndërpre seanca konstituive, që ka nisur më 15 prill. Seanca e radhës është caktuar për të premten.

Deputetët nuk po bien dakord për formën e votimit për kryeparlamentarin e ri. Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të shkurtit, po kërkon votim të fshehtë, por partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, po e kundërshtojnë një formë të tillë të votimit.

Teksa po afrohet afati i 26 korrikut, LVV-ja dhe Nisma Socialdemokrate po negociojnë për të arritur deri te tejkalimi i ngërçit politik.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kreu i LVV-së, ka deklaruar se këtë fundjavë pritet të shihet nëse do të ketë marrëveshje për formimin e institucioneve.

Ai ka pohuar se Vetëvendosje është e gatshme për bashkëqeverisje me Nismën e Limajt, të cilës ka thënë se i ka bërë edhe ofertë konkrete.

Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate, tha pas seancës se kërkesa e presidentes drejtuar Gjykatës Kushtetuese e ndihmon procesin jo vetëm për konstituimin e Kuvendit, por edhe për të ardhmen.

“Është edhe në interesin e partive politike që të pritet vendimi i Gjykatës në të dyja drejtimet, por edhe t’u jepet mundësia atyre që në këtë kohë – nëse ka masë të përkohshme – të gjendet një zgjidhje dhe të vihet te një shumicë parlamentare”, tha Limaj./REL

The post Ngërçi për konstituimin e Kuvendit/ Instituti Demokratik i Kosovës e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit ndaj Gjykatës Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Aplikimet në universitet, maturantët afat nga 29 korriku deri më 3 gusht për të aplikuar

By: M C
23 July 2025 at 21:21

Prej datës 29 korrik deri më 3 gusht, do të nisin aplikimet për plotësimin online të formularit A2, për t’u bërë pjesë e garës në universitete publike dhe private.

Arjan Xhelaj, Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, është shprehur se kandidatët kanë mundësinë për të zgjedhin 10 degë që duan për të vazhduar studimet e larta.

Sipas Xhelajt, portali U-Albenia u jep mundësinë e aplikimit në bazë të mesatares që maturantët kanë gjatë kohës së gjimnazit dhe provimeve të maturës shtetërore.

Në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë ofrohen 650 programe studimi në ciklin bachelor dhe programe profesionale dy vjeçare.

The post Aplikimet në universitet, maturantët afat nga 29 korriku deri më 3 gusht për të aplikuar appeared first on Albeu.com.

Bie zjarr në periferi të fshatit Finiq, flakët rrezikojnë të përhapen drejt parkut arkeologjik

By: M C
23 July 2025 at 21:10

Një vatër zjarri është aktivizuar në periferi të fshatit të Finiqit. Bëhet me dije se zjarrfikëset po shkojnë drejt vendit të ngjarjes. Ndërkohë sipas raportimeve, flakët po përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të mbërrijnë të parku arkeologjik.

Ky park u përfshi nga flakët edhe një vit më parë. Prej disa ditësh, në vend vijojnë aktive disa vatra zjarri, përhapja e të cilave po favorizohet edhe nga era që fryn dhe temperaturat e larta.

Situata paraqitet më kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, ku në ndihmë të zjarrfikësve kanë ardhur edhe avionët “Canadair” nga Greqia dhe Italia.

The post Bie zjarr në periferi të fshatit Finiq, flakët rrezikojnë të përhapen drejt parkut arkeologjik appeared first on Albeu.com.

Pano Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Për një javë shkatërruam punën e disa viteve, turp i madh!

By: M C
23 July 2025 at 20:29

Pano Soko ka njoftuar tërheqjen nga angazhimi i tij politik në partinë Nisma Thurrje, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetes Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Soko e cilëson situatën e fundit si të papranueshme dhe të turpshme, duke theksuar se këto zhvillime kanë çuar në vendimin e tij për t’u tërhequr plotësisht nga çdo rol në këtë forcë politike, por sqaron se do vazhdojë të jetë aktiv në politikë.

Reagimi i Pano Sokos:

Ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin një turpërim i pamerituar në sytë e gjithë atyre që na votuan dhe që me votën e tyre na ngarkuan përgjegjësinë e rëndë për të qënë zëri dhe fytyra e tyre në jetën politike e publike të vendit. Ngjarje kjo që personalisht besoj se do të jetë në kufijtë e të pamundurës për t’u rekuperuar, si në aspektin politiko-elektoral, por deri diku edhe në imazh publik.

Dhe ky turpërim kërkon përgjegjësi

Pavarësisht se personalisht u përpoqa me sa munda që çështja të merrte zgjidhje nga palët në konflikt, tentova me çdo formë e mënyrë të sillja racionalitet në një mjedis tejet të ngarkuar emocional, fatkeqësiaht nuk arrita dot.

Prandaj unë sot dua të përmbush përgjegjësinë për aq sa më takon përballë gjithë atyre që na besuan ndaj vendosa të tërhiqem nga çdo funksion dhe angazhim politik që kam në partinë ‘’Nisma Thurje’’.

Ne, në vetëm një javë, arritëm me sukses të bënim pluhur e hi gjithë atë punë shumëvjeçare për ngritjen e një alternative të re, jo vetëm me fytyra të reja, por edhe me një koncept të ri të të bërit politik, larg intrigave dhe sherreve banale për karrige, larg egove të sëmura dhe inateve personale që shndërrohen në kauza të forcës politike, larg meskinitetit fëminor që përcakton sjelljen politike, apo konfliktit antagonist siç rëndom kemi parë politikën të servirë në këto 35 vjet.

Në këtë javë ne treguam që nuk jemi shumë larg tyre.

Në vetëm një javë ne zhbëmë gjithë atë iniciativë fantastike, që ishte sfidimi i sistemit të listave të mbyllura dhe garimi me lista të hapura.

Sot mandatin e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet dhe Nismës Thurje si pjesë e koalicionit, e mori një person që as e donte, as nuk punoi për ta marrë, as e kishte ambicje, asgjë. Një person që me dëshirën e mirë për të ndihmuar, pranoi të hynte në listë fiktive dhe të luante rolin e saj si garante, por që sot e sheh veten me mandat.

Dhe kjo për mua është vijë e kuqe!

Ne iu premtuam njerëzve që në parlament do të çonim atë që ata vetë do të vendosnin me votën e tyre, do të çonim më të votuarit prej tyre.

Iu thamë që mos merakoseshin se e kishim të garantuar mekanizmin.

Dhe këto i bërtitëm me zë të lartë dhe pa pushim në çdo tubim, takim apo studio TV.

Por doli që i gënjyem! As nuk çuam dikë që u votua nga ata dhe as mekanizmin s’e patëm të garantuar.

Dhe në optikën time kjo është pikë-thyerje politike. Pas kësaj pikë-thyerje, unë nuk i shoh dot më njerëzit në sy. Më vjen turp kur më shkruajnë apo më ndalojnë në rrugë. Nuk më lejon cipa në faqe t’i shoh, sepse menjëherë skuqet.

Sepse personalisht besoj që morali dhe ndershmëria janë dy tipare themelore që i kanë munguar politikës deri më sot dhe që ne do të duhej të sillnim.

65 mijë votues sot përfaqësohen nga një person që as e njohin e as i njeh. Dhe pse? Sepse ne harruam idealet, kauzat dhe çdo gjë dhe u fokusuam tek një copë mandati.

PSD e Tom Doshit aplikoi listën e hapur me sukses. Ne që e ngritëm si kauzë dhe e shpikëm si mekanizëm, ne dështuam.

Ky është një turp!

Nuk dua të zgjatem, pasi për shumë elementë rreth kësaj që ndodhi jam shprehur në daljet e mia publike këto ditë dhe nuk do të doja të bija në përsëritje pasi vazhdoj të kem të njëjtin qëndrim.

Personalisht do të vazhdoj të jem aktiv në jetën publike, duke kontribuar me aq sa mundem në ndërgjegjësimin publik rreth çështjeve ekonomike, apo ato të korrupsionit e abuzimeve, siç kam bërë deri më sot. Sepse politika, për mua, ka qënë gjithmonë dhe vetëm vokacion. As kam përfituar ndonjëherë diçka prej saj dhe as e kam parë ndonjëherë si mjet përfitimi. Ka qënë dhe mbetet vokacion që do të vazhdoj ta përmbush.

Por tashmë si qytetar aktiv.

The post Pano Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Për një javë shkatërruam punën e disa viteve, turp i madh! appeared first on Albeu.com.

Aktivistja e njohur Greta Thunberg proteston në Tiranë: Liri për Palestinën dhe stop gjenocidit!

By: M C
23 July 2025 at 19:50

Aktivistja suedeze me famë ndërkombëtare, Greta Thunberg, protestoi pasditen e kësaj të mërkurë në sheshin “Skënderbej”, për të ngritur “zërin” për vuajtjet e popullit palestinez në Gaza për shkak të konfliktit me Izraelin.

Protesta nisi në orën 18:00 dhe u zhvillua nën moton “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”. Aktivistja Thunberg bëri thirrje në shqip: Liri për Palestinën.

Gjithashtu, në fjalën e saj ajo theksoi se arsyeja pse lufta në Gaza ka degraduar në gjendocid është heshtja e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar ndaj akteve të Izraelit, që kanë ardhur duke u përshkallëzuar.

The post Aktivistja e njohur Greta Thunberg proteston në Tiranë: Liri për Palestinën dhe stop gjenocidit! appeared first on Albeu.com.

“Ka marrë rrugë jo të mirë…”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozit nuk i kalon pa e komentuar

By: M C
23 July 2025 at 19:25

Jozefin Marku, ish-banor i “Big Brother VIP 4”, ka ndarë detaje rreth projekteve të tij të reja muzikore dhe jetës personale, por ajo që mori vëmendje të veçantë ishte marrëdhënia e tij me Loredanën. Historia e dashurisë mes tyre, e cila nisi gjatë kohës që qëndronin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, vazhdon të ngjallë interes edhe pas përfundimit të spektaklit. Por a është mbyllur përfundimisht kjo histori?

Në intervistë, Jozi u shpreh se nuk është takuar me Loredanën prej disa muajsh, ndërsa komentet e saj në emision i cilësoi si të ftohta dhe zhgënjyese.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Ke diçka për t’i thënë sot?

Jozi: Asgjë, thjesht ka marrë një rrugë jo të mirë mendoj unë. Po shoqërohet me njerëz…

Ronaldo: Në ç’kuptim rrugë jo të mirë?

Jozi: Jo të mirë pra. Për ato kemi arritur këtu ku kemi arritur. Shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm. Bën gjeste, aspak të mira dhe të hijshme.

Ronaldo: Çfarë gjestesh? E ke fjalën për këto komentet me Don Xhonin?

Jozi: Të gjitha në përgjithësi…

Ronaldo: I ke parë?

Jozi: Të them të drejtën nuk i marr seriozisht këto gjëra.

Ronaldo: Dy herë i ka kometuar Don Xhoni, një herë një zemër të kuqe dhe dje i kishte shkruar në një video në TikTok ‘zemër je’ e shoqëruar me një zemër të kuqe. Loredana i bën ‘like’.

Jozi: Mirë nuk është për t’u përzierë aty tek punët e Jozit, por…

Ronaldo: Nëse kjo histori është e mbyllur?

Jozi: Le të bëjnë çfarë të duan fundja. Secili ka jetën e vet thjesht janë disa gjëra që më duken shumë të vogla. Ata mendojnë sikur çfarë po bëjnë, por ne i lëmë të bëjnë çfarë të duan.

The post “Ka marrë rrugë jo të mirë…”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozit nuk i kalon pa e komentuar appeared first on Albeu.com.

SPAK e mori të pandehur, avokatët ndërkombëtarë: Erion Veliaj mohon të gjitha akuzat! Kryebashkiakut të Tiranës po i shkelen të drejtat

By: M C
23 July 2025 at 19:01

Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt, kanë reaguar pasi SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke i komunikuar katër akuza.

Avokatët shprehen se Erion Veliaj i mohon në mënyrë të prerë të gjitha akuzat për shkelje të ligjit. Mbrojtja e Veliajt thekson se ndalimi i kryebashkiakut të Tiranës dhe mbajtja e tij në qeli është e paarsyeshme, e panevojshme dhe joproporcionale.

Reagim i avokatëve ndërkombëtarë të z. Veliaj:

Sot, 163 ditë pas ndalimit të z. Erion Veliaj, rezultatet e hetimit të zgjatur nga SPAK i janë dorëzuar nga ana e prokurorisë së posaçme. Avokatët e z. Veliaj mund të nisin tashmë shqyrtimin e provave të çështjes, të kundërshtojnë qëndrimin e SPAK-ut ndaj tij dhe të paraqesin prova në mbështetje të mbrojtjes.

Z. Veliaj i mohon në mënyrë të prerë të gjitha akuzat për shkelje të ligjit. Ne mbetemi në bindjen se vijimi i ndalimit të z. Veliaj është i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional. Kemi shqetësime serioze se kërkesat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) nuk janë respektuar në rastin e tij. Fatkeqësisht, prej gati 3 muajsh, z. Veliaj është penguar të ketë akses te avokatët e tij ligjorë ndërkombëtarë, gjë që cenon seriozisht aftësinë e tij për të ushtruar të drejtat që i garanton KEDNJ-ja.

Si një funksionar i zgjedhur në mënyrë demokratike, të cilit i është pamundësuar ushtrimi i mandatit, është thelbësore që SPAK të ketë vlerësuar domosdoshmërinë e vazhdimit të ndalimit të tij. Deri më sot, nuk ka asnjë provë që kjo është bërë.

Jemi thellësisht të shqetësuar për mënyrën se si është zhvilluar hetimi. Së fundmi, detaje në lidhje me përfundimin e hetimit dhe raportin e Prokurorisë janë rrjedhur në mediat shqiptare. Kjo rrjedhje informacioni është në përputhje me trajtimin që i është bërë z. Veliaj që prej ditës së arrestimit, ku të dhëna paragjykuese mbi hetimin e SPAK-ut janë publikuar vazhdimisht në hapësirën publike. Nga informacionet e marra prej avokatëve të tij vendas, kuptojmë se këto rrjedhje përbëjnë shkelje të sekretit hetimor sipas legjislacionit shqiptar.

Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me ekipin ligjor vendas të z. Veliaj dhe të ndjekim çdo mjet ligjor të mundshëm.

The post SPAK e mori të pandehur, avokatët ndërkombëtarë: Erion Veliaj mohon të gjitha akuzat! Kryebashkiakut të Tiranës po i shkelen të drejtat appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Shkelje në procedurat e tenderave dhe falsifikim, GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve dhe ish-drejtoresha e ARRSH Sonila Qato

By: M C
23 July 2025 at 18:43

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen penale që përfshin dhjetë të pandehur, të cilët akuzoheshin për parregullsi në procedurat e prokurimeve publike dhe falsifikim dokumentesh.

Seanca përfundimtare u zhvillua më 23 korrik 2025, përpara trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Erjon Çela dhe Rudina Palloj, ndërsa procesi u ndoq sipas gjykimit të zakonshëm.

Nga vendimi i shpallur, shtatë të pandehur u shpallën të pafajshëm, pasi gjykata vlerësoi se mungonin elementët e veprës penale në akuzat ndaj tyre. Ata janë: Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Arbër Troka, Almir Hoxhaj, Arjana Hasani, si dhe Simon Prendi – ky i fundit vetëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Ndërkohë, katër të tjerë u gjetën fajtorë për shkeljen e barazisë në tendera apo ankande publike, sipas nenit 258 të Kodit Penal. Ata u dënuan me 6 muaj burgim, por dënimi iu pezullua, duke u zëvendësuar me 60 orë punë në interes publik, mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës dhe ndalim për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë 1-vjeçare (për tre prej tyre).

Të dënuarit janë:

Simon Prendi (gjithashtu u shpall i pafajshëm për falsifikim dokumentesh)

Erdit Salillari

Sonila Qato

Gjykata vendosi që shpenzimet e procedurës t’i ngarkohen personave të shpallur fajtor, në mënyrë solidare.

Vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve nga dita pasuese e shpalljes së tij, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Simon Prendi, Erdit Salillari, Sonila Qato, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Erjon Çela dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 52, datë 23.07.2025 vendosi:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Miranda SHKURTI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Nikollaq MIHALI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Admir PAHUMI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon PRENDI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Simon PRENDI dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Simon PRENDI për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

.Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdit SALILLARI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Erdit SALILLARI dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Sonila QATO për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Sonila QATO dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Arbër TROKA për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Almir HOXHAJ për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Arjana HASANI për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve deklaruar fajtorë, solidarisht.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

The post EMRAT/ Shkelje në procedurat e tenderave dhe falsifikim, GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve dhe ish-drejtoresha e ARRSH Sonila Qato appeared first on Albeu.com.

I jep fund lidhjes me Loredanën, Joz Marku konfirmon lidhjen e re

By: M C
23 July 2025 at 18:23

Joz Marku ditën e sotme ishte i ftuar në një intervistë ku ka konfirmuar lidhjen e tij të re, duke i dhënë fund historisë mes Loredanës.

I pyetur nga moderatori nëse këngëtari është në një lidhje të re, artisti e ka konfirmuar këtë gjë duke thënë se: “Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare”.

Gjithashtu Ronaldo e ka pyetur Jozin edhe në lidhje me unazën nga dasma me Loredanën që u zhvillua brenda në “Big Brother VIP” dhe ai u përgjigj duke thënë se: ” Nuk e di ku ka mbetur. Ka mbetur diku me ndonjë cep, por duhet të interesohem që ta kthejmë të paktën tek vendi ose tek argjendaria”.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” historia e tij e dashurisë me Loredanën ka qenë në qendër të vëmendjes, por edhe pas përfundimit të reality shoë-t, marrëdhënia e tyre ka ngjallur interes të madh.

The post I jep fund lidhjes me Loredanën, Joz Marku konfirmon lidhjen e re appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Krujë/ Babai përplas aksidentalisht me makinë vajzën, ndërron jetë 4-vjeçarja

By: M C
23 July 2025 at 18:04

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Krujë. Policia bën me dije se një baba ka përplasur aksidentalisht me makinë vajzën e tij të mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Qerekës në ambientet e biznesit të shoferit dhe babait të viktimës.

Vogëlushja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja e rëndë ndërsa policia po punon për zbardhjen e aksidentit.

“Krujë/Informacion paraprak. Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit,” thuhet në njoftimin e policisë.

The post Ngjarje e rëndë në Krujë/ Babai përplas aksidentalisht me makinë vajzën, ndërron jetë 4-vjeçarja appeared first on Albeu.com.

Tjetër aksident në vend/ Përplasen dy makina në Dimal, dy të mitur përfundojnë në spitalin e Beratit

By: M C
23 July 2025 at 17:48

Një tjetër aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në vend. Pasditen e sotme në qytetin e Dimalit, pranë zonës së njohur si Parku i qytetit janë përplasur dy makina.

Sipas raportimeve, një automjet tip Mercedes Benz, i drejtuar nga shtetasi M.M., është përplasur me një mjet tip Golf, në të cilin udhëtonte shtetasi L.T. së bashku me dy fëmijët e tij të mitur, 12 dhe 8 vjeç.

Ata kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa bëhet me dije se shoferi i automjetit “Mercedes Benz” është shoqëruar në komisariat.

The post Tjetër aksident në vend/ Përplasen dy makina në Dimal, dy të mitur përfundojnë në spitalin e Beratit appeared first on Albeu.com.

Prej disa ditësh aktiv zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, në rrezik stanet e bagëtive dhe kosheret e bletëve, kërkohet evakuimi i tyre

By: M C
23 July 2025 at 17:26

Zjarri i rënë prej disa ditës në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë aktiv ndërsa orës pas ore përhapet me shpejtësi. Duke qene se zjarri është aktiv prej ditësh edhe dëmi që ka shkaktuar është i madh duke djegur dhjetëra hektarë pyje me pishë të zezë, pemë ahu e bimësi tjetër.

Mësohet se deri tani zjarri ka djegur rreth 200 hektarë pyje halore. Nga zjarri rrezikohen edhe stanet verore të bagëtive dhe 100 koshere bletësh.

Autoritetet vendore kanë ndërhyrë por nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin. Një avion italian nisi operacionin për fikjen e zjarrit pasditen e së hënës dhe gjatë gjithë ditës së martë.

Pas dy ditësh avioni e ndali operaionin pasi uji po hidhej nga një lartësi e madhe dhe pengohej nga terreni gjë e cila solli që sasitë e ujit të hedhur nga lart të mos japin rezultatin e duhur.

The post Prej disa ditësh aktiv zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, në rrezik stanet e bagëtive dhe kosheret e bletëve, kërkohet evakuimi i tyre appeared first on Albeu.com.

Rusia dhe Irani zotohen të forcojnë bashkëpunimin ushtarak

By: M C
23 July 2025 at 17:12

Ministri i mbrojtjes i Rusisë është takuar me homologun e tij iranian në Moskë, me të dy zyrtarët që janë zotuar të forcojnë bashkëpunimin ushtarak.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA raportoi se takimi erdhi pas bisedimeve midis Vladimir Putin dhe Ali Larijani, një këshilltar i lartë i Liderit Suprem të Iranit.

Dyshja zhvilloi bisedime mbi situatën në Lindjen e Mesme dhe çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit.

Rusia ka një traktat partneriteti strategjik me Iranin dhe kohët e fundit dënoi bombardimet izraelite dhe amerikane të centraleve bërthamore iraniane muajin e kaluar.

Moska gjithashtu përdor rregullisht dronë Shahed të projektuar nga Irani në Ukrainë.

The post Rusia dhe Irani zotohen të forcojnë bashkëpunimin ushtarak appeared first on Albeu.com.

“Nuk djeg jorganin për një plesht”, mandati i kaloi kushërirës së Lapajt, reagon Shabani: E fal se nuk diti se ç’bëri, njeriu im i afërt dha dorëheqjen

By: M C
23 July 2025 at 16:58

Kreu i “Nismës Thurrje”, Endrit Shabani ka reaguar për herë të parë pasi mandati i deputetit shkoi në familjen e ish-aleatit të tij në zgjedhjet e 11 Majit, Adriatik Lapajt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Shabani ka “treguar të vërtetat e tij” dhe atë çfarë ka ndodhur mbrapa syve të mediave.

Ai ka bërë me dije se njeriu i tij i afërt dha dorëheqjen, pra sipas listës i bie të jetë partnerja e tij Livia Stavri dhe si rrjedhojë mandati i kaloi kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuveli e cila ishte pas saj në listë.

“Megjithatë ne nuk e djegim jorganin për një plesht, kur për më tepër kemi njohur dhe vlerësojmë plot djem e vajza në radhët e Shqipëria Bëhet. Ndërsa Adriatikut ia kam falur se nuk diti se ç’bëri dhe uroj të nxjerrë edhe ai mësimet e veta siç kam nxjerrë unë të miat”, shkruan Shabani ndër të tjera.

Kleana Xhuveli mori sot mandatin e deputetes. 27-vjeçarja, me profesion juriste, u shpreh për mediat se qëllimi i saj nuk është të bëhet deputete por t’ia rikthejë mandatin Lapajt, njeriut që sipas saj e meriton. Gjithashtu ajo sqaroi dhe dilemën që po qarkullon lidhur me lidhjen familjare me kreun e “Shqipëria Bëhet”, duke bërë me dije se Lapaj është kushëriri i saj dhe jo vëllai ashtu si dhe është përfolur.

Postimi i plotë:

U mbars mali dhe…Njëmijë akuza.

Ndërkohë sot, njeriu im më i afërt dha dorëheqjen dhe mandatin e mori Kleana Xhuveli. Kleana nuk është daja im po motra e Adriatik Lapajt!

Deri dje na akuzonte do bëheshim vota e 84 e Ramës.

Sot që mori mandatin për motrën, Adriatiku na thotë që i qenka lutur Rama për bashkëqeverisje.

Medemek Rama që mezi e përzuri LSI-në kur kishte 74, po i lutet Adriatikut fiks tani që ka 83 dhe ka gllabëruar çdo pushtet!

Me sa duket, tullumbaci i 71 mandateve që Adriatiku përbetohej se do merrte, ende nuk qenka shfryrë në kokën e tij nga gjilpëra e realitetit të 11 majit, ku pa votat tona do kishte mbetur edhe e motra pa mandat.

Nejse, kjo ishte kostoja krejt e panevojshme që ne të Nismës morëm për ndershmërinë dhe seriozitetin tonë në koalicion me një politikan të ri që më mirë se sa ne, njeh të gjitha metodat e vjetra.

Megjithatë ne nuk e djegim jorganin për një plesht, kur për më tepër kemi njohur dhe vlerësojmë plot djem e vajza në radhët e Shqipëria Bëhet.

Ndërsa Adriatikut ia kam falur se nuk diti se ç’bëri dhe uroj të nxjerrë edhe ai mësimet e veta siç kam nxjerrë unë të miat.

The post “Nuk djeg jorganin për një plesht”, mandati i kaloi kushërirës së Lapajt, reagon Shabani: E fal se nuk diti se ç’bëri, njeriu im i afërt dha dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Meriton Mjekiqit, policia jep detaje

By: M C
23 July 2025 at 16:35

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij raportohet se janë arrestuar. Ndaj dy vëllezërve rëndon dyshimi për përfshirje në një incident të dhunshëm, që për pasojë ka lënë të lënduar një 29-vjeçar.

Në raporton 24 orësh të policisë së Kosovës, thuhet se dyshja është vënë në pranga më 22 korrik, pas hetimeve që pasuan incidentin.
“Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Mjekiqi dhe vëllai i tij dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

The post Arrestimi i Meriton Mjekiqit, policia jep detaje appeared first on Albeu.com.

Humb jetën 68-vjeçarja nga Kamza, pësoi arrest kardiak sapo hyri në det tek “Gjiri i Lalzit”

By: M C
23 July 2025 at 16:16

Ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në plazhin e Gjirit të Lalzit ku ka humbur jetën një 68-vjeçare.

68-vjeçarja nga Kamza pësoi arrest kardiak në momentin që u fut në det, për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në plazhin e Gjirit të Lalzit, shtetasi P. Q., 68 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur ka hyrë në det dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 68-vjeçarit.

The post Humb jetën 68-vjeçarja nga Kamza, pësoi arrest kardiak sapo hyri në det tek “Gjiri i Lalzit” appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 23 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
22 July 2025 at 23:48

Dashi

Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne krah dhe nuk do i shmangni dot debatet. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do pranojnë kurrsesi ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar ka ardhur koha te bëni një riorganizim te situatës dhe te ulni për pak kohe shpenzimet.

Demi

Sot do ndizet drita jeshile ne jetën tuaj ne çift dhe mund t’i shprehni pa dorashka te gjitha ato qe ndieni. Atmosfera do jete aq e këndshme sa emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë disa takime te rëndësishme te cilat mund t’ua ndryshojnë te ardhmen. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj bëni shume kujdes.

Binjaket

Duhet te tregoheni shume te duruar dhe te matur me partnerin tuaj gjate kësaj dite, përndryshe do lindin probleme te mëdha te cilat me zor do zgjidhen. Pranoni here pas here te toleroni. Beqareve do filloje t’iu rrahe zemra fort ne momentin qe ata me pak e presin. Financat do jene problematike. Nuk duhet tepruar me shpenzimet dhe ne rast nevoje duhet kërkuar ndihme.

Gaforrja

Harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do ndodhe asgjë e keqe. Beqaret do iu japin prioritet miqve dhe nuk do e kenë mendjen për te krijuar një lidhje. Sektori i te ardhurave do jete akoma me i privilegjuar se me pare. Do iu jepet mundësia edhe për te shlyer borxhet e marra prej kohesh.

Luani

Ne përgjithësi klima yjore do jete e ngrohte sot. Do ndiheni mjaft mire pranë partnerit tuaj dhe do argëtoheni pa fund. Gjithë kohen e lire ai do ua kushtoje juve. Beqaret nuk duhet te nxitohen te krijojnë menjëherë një lidhje me persona qe sapo i kane njohur sepse do kenë zhgënjime me vone. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te bëni çdo lloj shpenzimi.

Virgjeresha

Ndikimi i planetëve nuk do jete aspak negativ ne jetën tuaj ne çift sot. Do e dini mire se çfarë te bëni qe te ruani një klime sa me harmonike dhe te mos keni debate. Beqaret duhet te pranojnë ftesa, por jo te nxitohen për te marre vendime. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Jo vetëm qe do kryeni te gjitha shpenzimet e menduara, por do hiqni edhe disa para mënjanë.

Peshorja

Do filloni te mendoni për projekte te përbashkëta me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe te bëni edhe plane për një te ardhme. Bashkëpunoni dhe bëni atë qe është me e mira e te dyve. Beqaret do e kenë te pamundur ta gjejnë princin e kaltër. Te ardhurat do jene delikate. Verifikoni njëherë situatën para se te kryeni çfarëdo lloj shpenzimi.

Akrepi

Ka mundësi qe qielli i dashurisë te jete i zymte gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni mire me atë qe keni ne krah dhe here pas here do debatoni fort. Beqaret do i joshin te gjithë personat qe do kenë pranë pa menduar se ata mund te jene ne një lidhje. Mos bëni gjera për te cilat te pendoheni shpejt. Financat do përkeqësohen për shkak te disa shpenzimeve te pamenduara qe keni kryer se fundmi.

Shigjetari

Nëse jeni te dashuruar do ndiheni te qete dhe nuk do keni probleme gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do tregoheni te kuptueshëm dhe do toleroni here pas here. Beqaret gjithashtu do jene me fat dhe do mund te ndryshojnë rrjedhën e jetës. Financat do vazhdojnë te jene ne te njëjtën situate si me pare. Nuk do ketë vështirësi.

Bricjapi

Ata qe janë ne një lidhje do kenë nevoje për me shume ngrohtësi dhe mbështetje nga partneri i tyre sot. Mund edhe t’ia kërkoni atij këtë pa druajte sepse ai do jete ne humor dhe do ua plotësojë dëshirat. Beqaret me shume gjase do takojnë personin qe kane ëndërruar gjithmonë. Nëse nuk tregoheni te matur ne planin financiar do keni probleme serioze.

Ujori

Sido qe te jene rrethanat ne jetën tuaj ne çift, sot do bëni çmos qe te qëndroni sa me afër partnerit tuaj dhe te flisni gjere e gjate për gjithçka. Ai nga ana tjetër do jete i gatshëm t’iu dëgjojë dhe t’iu mbështesë. Beqaret do kenë një dite emocionuese fale disa propozimeve emocionuese qe do iu bëhen. Ne planin financiar do keni mbështetjen e disa familjareve.

Peshqit

Lidhja me partnerin do vazhdoje te jete e forte edhe gjate kësaj dite. Do kaloni çaste romantike dhe mjaft emocionuese se bashku. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, ndërsa për dashuritë e mëdha dhe jetëgjata do iu duhet ende te presin. Ne planin financiar do jeni te vendosur dhe mjaft këmbëngulës qe ta përmirësoni sa me shpejt situatën.

The post Horoskopi 23 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Temperaturat kaluan 43 gradë celsius, gjashtë persona humbin jetën nga vala e të nxehtit që goditi pjesën jugore të Italisë

By: M C
22 July 2025 at 23:34

Që nga e premtja e kaluar deri më sot, gjashtë persona kanë humbur jetën në Italinë Jugore, për shkak të valës së fortë të të nxehtit, të cilën meteorologët e kanë quajtur “Deve”.

Ditën e sotme një burrë 60-vjeçar dhe një burrë 81-vjeçar vdiqën nga arresti kardiak ndërsa ndodheshin në plazh, shkruajnë mediat e huaja.

Në katër ditët e fundit, një turist 19-vjeçar austriak, dy burra, të moshës 71 dhe 66 vjeç, dhe një grua italiane 60-vjeçare, të cilët po kalonin pushimet në zonë, vdiqën gjithashtu nga arresti kardiak. Mjekët besojnë se shkaku kryesor i vdekjes, në të gjitha rastet, janë temperaturat e larta, të cilat tejkaluan 43 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, vala e të nxehtit pritet të fillojë të ulet nga mbrëmja e së enjtes, por në disa zona të Italisë jugore, temperaturat mund të mbeten më të larta se mesatarja për sezonin.

The post Temperaturat kaluan 43 gradë celsius, gjashtë persona humbin jetën nga vala e të nxehtit që goditi pjesën jugore të Italisë appeared first on Albeu.com.

Aksident në Fushë-Arrëz, automjeti del nga rruga dhe përplas 3 gra para një lokali, dërgohen në spitalin e Pukës

By: M C
22 July 2025 at 23:09

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Fushë-Arrëzit. Mësohet se një makinë pasi ka humbur kontrollin është përplasur me një lokal. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur tre persona. Mes të plagosurve është zonja e lokalit.

Mësohet se ato kanë qenë para lokalit kur mjeti është aksidentuar me to. Zonja e lokalit është identifikuar me inicialet F.B. Të plagosurat janë transportuar drejt spitalit te Pukës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Shoferi është shoqëruar në Polici.

The post Aksident në Fushë-Arrëz, automjeti del nga rruga dhe përplas 3 gra para një lokali, dërgohen në spitalin e Pukës appeared first on Albeu.com.

❌
❌