Gyokeres flet për herë të parë si lojtar i Arsenalit – zbulon pse e refuzoi Man Utd
Pas javësh të tëra spekulimesh, të shtunën në mbrëmje u konfirmua zyrtarisht se Viktor Gyokeres është larguar nga Sporting Lisbona për t’u bashkuar me Arsenalin.
Gjatë gjithë verës, sulmuesi suedez ishte lidhur me klube të mëdha si Manchester United, Juventus, Chelsea dhe Liverpool, por në fund vendosi t’i bashkohej Arsenalit.
27-vjeçari do të mbajë fanellën me numrin 14, numër historik që dikur e mbante legjenda e klubit, Thierry Henry.
Sipas deklaratës zyrtare të klubit, Gyokeres do t’i bashkohet skuadrës së Mikel Artetës në turneun përgatitor të verës në Azi.
Në intervistën e tij të parë si lojtar i Arsenalit, ai shpjegoi pse ky ishte hapi i duhur për karrierën e tij.
“Thjesht ndjeva se ishte klubi i duhur për mua. Ajo që dëgjova nga Mikel dhe Andrea gjatë bisedave me ta, dhe gjithashtu ajo që kam parë gjatë viteve të fundit, mënyra si luajnë futboll, më bëri të bindem”.
“Kur luajta kundër Arsenalit sezonin e kaluar, e ndjeva qartë që ishte një skuadër shumë e fortë dhe shumë e vështirë për t’u përballur”, ka thënë Gyokeres fillimisht.
“Kjo ndikoi në vendimin tim për të zgjedhur Arsenalin, pa harruar historinë e madhe që ka ky klub dhe bazën e madhe të tifozëve”.
“Ka qenë e mrekullueshme të shoh gjithë atë mbështetje që më është dhënë, edhe para se të mbërrija. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Mezi pres t’i shoh ata në stadium”.
“Unë gjithmonë dua të shënoj. Të jem pjesë e këtij klubi, të shënoj me këtë fanellë dhe këtë emblemë përpara tifozëve, mezi e pres. Do të jetë një ndjenjë e jashtëzakonshme”, përfundoi ai./Telegrafi/
The post Gyokeres flet për herë të parë si lojtar i Arsenalit – zbulon pse e refuzoi Man Utd appeared first on Telegrafi.