Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 August 2025Main stream

Zbuloi sekretet e Barcelonës, Javier Tebas përballet me shkarkim nga posti i presidentit të La Ligës

19 August 2025 at 23:52

Këshilli i Lartë i Sportit i Spanjës (CSD) po shqyrton një kërkesë për shkarkimin e presidentit të La Ligës, Javier Tebas, pas një padie që e akuzon për një “vepër të rëndë penale” lidhur me zbulimin e informacionit konfidencial mbi Barcelonën, raporton Mundo Deportivo.

Padia është ngritur nga Miguel Angel Galan, president i Shoqatës për Transparencë dhe Demokraci në Sport, i cili pretendon se Tebas ka kryer pesë shkelje shumë të rënda duke bërë publike pa autorizim të dhëna sensitive, përfshirë të ardhurat nga kutitë VIP dhe operacione të brendshme të Barcelonës.

Kërkesa tashmë është dorëzuar zyrtarisht në CSD, i cili mund ta referojë çështjen në Tribunalin Administrativ të Sportit (TAD).

Nëse rasti përshkallëzohet në TAD, Tebas rrezikon procedura disiplinore që mund të variojnë nga një sanksion formal deri te skualifikimi nga posti i tij.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i La Ligës përballet me masa disiplinore. Në vitin 2024, ai mori një qortim publik nga TAD pas një polemike procedurale.

Tani mbetet në dorën e CSD-së të vendosë nëse çështja do të kalojë në gjykim formal, një hap që mund të ketë ndikim të madh në qeverisjen e futbollit spanjoll. /Telegrafi/ 

The post Zbuloi sekretet e Barcelonës, Javier Tebas përballet me shkarkim nga posti i presidentit të La Ligës appeared first on Telegrafi.

Mohamed Salah shpallet “Lojtari i Vitit” nga PFA për herë të tretë, rekord historik

19 August 2025 at 23:37

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, është shpallur “Lojtari i Vitit” nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) për herë të tretë në karrierë, duke vendosur një rekord historik.

Sulmuesi egjiptian pati një sezon të jashtëzakonshëm 2024/25, ku ishte figura kryesore në rrugëtimin e Liverpool drejt titullit të Ligës Premier.

Ai e përfundoi kampionatin si golashënuesi më i mirë i ligës me 29 gola dhe njëkohësisht si asistuesi më i mirë me 18 finalizime.

 

“It’s something I will never forget.”

🏆 @MoSalah reacts to his third PFA Players’ Player of the Year award. pic.twitter.com/m2cSzAMlQR

— PFA (@PFA) August 19, 2025

Salah u përzgjodh fitues mes gjashtë kandidatëve të nominuar për çmimin prestigjioz: Bruno Fernandes (Manchester United), Alexander Isak (Newcastle United), Alexis Mac Allister (Liverpool), Cole Palmer (Chelsea) dhe  Declan Rice (Arsenal).

Një vit më parë, çmimin e fitoi Phil Foden i Manchester Cityt, por këtë herë Salah rikthehet në majë, duke nënvizuar statusin e tij si një nga lojtarët më të mëdhenj të epokës moderne. /Telegrafi/ 

The post Mohamed Salah shpallet “Lojtari i Vitit” nga PFA për herë të tretë, rekord historik appeared first on Telegrafi.

Real Madridi i falet golit nga penalltia me Kylian Mbappen – fiton ngushtë ndaj Osasunas

19 August 2025 at 23:04

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të La Ligas.

Mbretërit që luanin në shtëpi, e nisën takimin duke dominuar, por rastin e parë të mirë e kishin në minutën e 24-të, kur Kylian Mbappe kërkoi penallti, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Njëjtë penallti kërkoi edhe Vinicius Junior në fundin e pjesës së parë, por as kësaj radhe nuk ndodhi.

Pas dy tentimesh, Real Madridi arriti ta sigurojë penalltinë, me Mbappen që u rrëzua në zonë në minutën e 50-të.

Ish francezi që mori përsipër të gjuajë nga pika e bardhë, duke shënuar për 1-0.

Image

Arda Guler ishte afër golit në minutën e 63-të, por nuk ia arriti të shënonte.

Osasuna ka mundur t’i dënojë mbretërit, por Ante Budimir, gjuajti mbi portë.

Image

Xabi Alonso e nisi me fitore periudhën e tij të Real Madrid në La Liga, ndërsa loja ka ende kohë për tu rregulluar. /Telegrafi/

The post Real Madridi i falet golit nga penalltia me Kylian Mbappen – fiton ngushtë ndaj Osasunas appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 19 August 2025Main stream

“Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë” – shpërthen Alexander Isak ndaj klubit të tij Newcastle

19 August 2025 at 22:30

Alexander Isak ka publikuar një deklaratë në Instagram duke konfirmuar se do të largohet nga Newcastle United. Sulmuesi suedez shpjegoi se vendimi i tij vjen pas premtimeve të thyera dhe humbjes së besimit midis tij dhe klubit.

Përmes deklaratës së tij, Isak shpreh mirënjohje për kolegët dhe mbështetësit e tij në klub, duke theksuar se nuk e ka ndjerë të drejtë të marrë pjesë në ceremoninë e “Ekipit të Sezonit” të PFA Premier League për sezonin 2024/25, megjithëse është nderuar për paraqitjen e tij.

“Jam krenar që jam vlerësuar nga kolegët e mi profesionistë me një vend në “Ekipin e Sezonit” të PFA Premier League për sezonin 2024/25. Para së gjithash dua të falënderoj shokët e mi të ekipit dhe të gjithë te Newcastle United që më kanë mbështetur gjatë gjithë rrugës. Nuk jam në ceremoni sonte. Me gjithçka që po ndodh, nuk më dukej e drejtë të isha atje”.

“Kam heshtur për një kohë të gjatë, ndërsa të tjerët kanë folur. Kjo heshtje i ka lejuar njerëzit të shtyjnë versionin e tyre të ngjarjeve, edhe pse e dinë se kjo nuk pasqyron atë që është thënë dhe është rënë dakord me të vërtetë pas dyerve të mbyllura”.

“Realiteti është se premtimet u bënë dhe klubi e ka ditur qëndrimin tim për një kohë të gjatë. Të sillesh tani sikur këto probleme sapo kanë filluar të shfaqen është mashtruese”.

“Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë. Këtu qëndrojnë gjërat për mua tani – dhe pse ndryshimi është në interesin më të mirë të të gjithëve, jo vetëm timin”, ka shkruar ai.

Ky njoftim vjen pas një periudhe spekulimesh rreth të ardhmes së tij në Ligën Premier, me Liverpoolin që e do, duke hapur dyert për mundësi të reja në karrierën e 24-vjeçarit. /Telegrafi/ 

The post “Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë” – shpërthen Alexander Isak ndaj klubit të tij Newcastle appeared first on Telegrafi.

Mungojnë Palmer dhe Fernandes – zbulohet ‘Ekipin e Vitit’ në Ligën Premier

19 August 2025 at 22:16

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) ka zbuluar “Ekipin e Vitit” në Premier League për sezonin 2024/25, ku vërehet qartë dominimi i lojtarëve të Arsenalit dhe Liverpoolit, dy skuadra që shkëlqyen në kampionat.

Ky formacion prestigjioz vlerëson futbollistët më të dalluar të sezonit, duke përzgjedhur ata që spikatën me konsistencë, kualitet dhe ndikim të madh në fushë.

Pavarësisht se Cole Palmer dhe Bruno Fernandes ishin ndër të nominuarit për ‘Lojtarin e Vitit’, asnjëri prej tyre nuk u përfshi në formacionin përfundimtar të zgjedhur.

Nga gjashtë yjet e nominuar për Lojtarin e Vitit, Palmer dhe Fernandes ishin të vetmit që nuk u përfshinë në ‘Ekipin e Vitit’ dhe asnjëri prej tyre nuk u paraqit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.


Formacioni i plotë i PFA-së për vitin 2025

Portier: Matz Sels (Nottingham Forest)

Mbrojtës: Virgil van Dijk (Liverpool), Milos Kerkez (Bournemouth), William Saliba (Arsenal), Gabriel Magalhães (Arsenal)

Mesfushorë: Declan Rice (Arsenal), Ryan Gravenberch (Liverpool), Alexis Mac Allister (Liverpool)

Sulmues: Mohamed Salah (Liverpool), Alexander Isak (Newcastle United), Chris Wood (Nottingham Forest)

 

The PFA Premier League Team of the Year – voted for by the players. 👏#PFAawards pic.twitter.com/j85lXebf9d

— PFA (@PFA) August 19, 2025


Me katër lojtarë nga Liverpooli dhe tre nga Arsenali, ky ekip pasqyron qartë luftën e fortë për titull mes dy gjigantëve anglezë, ndërsa surprizë mbetet prania e dy futbollistëve të Nottingham Forest, të cilët shkëlqyen me paraqitjet e tyre individuale.

Milos Kerkez pjesë e Liverpooli tani, u fut në formacion fal paraqitjeve me Bournemouth, ndërsa aty është edhe Alexander Isak i Newcastle United, që po ashtu mund të bashkohet me Reds. /Telegrafi/ 

The post Mungojnë Palmer dhe Fernandes – zbulohet ‘Ekipin e Vitit’ në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Ancelotti nuk e ftoi Viniciusin për ndeshjet e shtatorit – zbulohet arsyeja pse italiani mori këtë vendim

19 August 2025 at 20:54

Carlo Ancelotti ka vendosur të mos e përfshijë Vinicius Junior në skuadrën përfundimtare të Brazilit për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Kilit (5 shtator) dhe Bolivisë (10 shtator).

Vendimi i trajnerit ka bazë në dy rrethana kryesore: Vinicius do të mungojë për ndeshjen kundër Kilit për shkak të kartonit të tretë të verdhë në cikël, ndërsa për ndeshjen kundër Bolivisë, Ancelotti dëshiron ta kursejë atë nga udhëtimi dhe përballja me lartësinë ekstreme në El Alto, rreth 4,100 metra mbi nivelin e detit.

Mediat braziliane raportojnë se Ancelotti ka dërguar tashmë listat paraprake te klubet, sipas rregulloreve të FIFA-s, ndërsa lista përfundimtare do të shpallet më 25 gusht në Rio de Janeiro.

Përveç mungesës së Vinicius, në ekip do të rikthehen edhe dy lojtarë të Real Madridit, Rodrygo Goes dhe Eder Militão, të cilët munguan në ndeshjet e qershorit për shkak të lëndimeve. Ndërkohë, Neymar do të jetë gjithashtu në listë, pas rikthimit te Santos.

Vinicius shënoi golin vendimtar kundër Paraguait në qershor, duke siguruar matematikisht Brazilin në Kupën e Botës 2026, por grumbullimi i kartonëve të verdhë e detyron atë të mungojë ndaj Kilit.

Stafi i Brazilit beson se është më e mençur ta mbajë lojtarin në ritmin e klubit dhe ta shmangë stresin fizik në lartësitë e mëdha të Bolivisë.

Sipas Globo Esporte, Federata Braziliane e Futbollit ka analizuar mundësinë për të kufizuar pjesëmarrjen e lojtarëve nga Evropa në ndeshjen në El Alto, për shkak të kushteve të vështira.

Ancelotti po përdor këtë rast për të rikthyer lojtarët e lënduar dhe për të testuar opsionet alternative në krahë dhe në sulm. /Telegrafi/ 

The post Ancelotti nuk e ftoi Viniciusin për ndeshjet e shtatorit – zbulohet arsyeja pse italiani mori këtë vendim appeared first on Telegrafi.

Shtatori po vjen – Leon Avdullahu duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Zvicrës

19 August 2025 at 18:49

Leon Avdullahu, mesfushori i talentuar i Hoffenheimit, ende nuk ka vendosur se cilën kombëtare do të përfaqësojë, duke u përballur me dy opsione kryesore: Kosovën ose Zvicrën.

Sipas mediumit zviceran Blick, javën e kaluar drejtues të Kombëtares së Zvicrës e vizituan lojtarin për ta bindur të mbetet besnik ndaj Zvicrës dhe të mos zgjedhë Kosovën.

21-vjeçari gjendet në listën e trajnerit Murat Yakin dhe pritet të ftohet për ndeshjet e muajit të ardhshëm, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ku Zvicra do të përballet me Kosovën dhe Slloveninë.

Në të njëjtën kohë, Federata e Futbollit e Kosovës po punon intensivisht për ta bindur Avdullahun të zgjedhë fanellën e “Dardanëve”. Një delegacion i Kosovës ishte i pranishëm në stërvitjen e parë të lojtarit me Hoffenheim muajin e kaluar, ndërsa presidenti Agim Ademi e vizitoi në Bazel në fund të qershorit për ta shprehur përkushtimin e Kosovës.

Avdullahu ka përvojë të mëparshme me të gjitha grupmoshat e Zvicrës, por zgjedhja përfundimtare mbetet ende e hapur.

Sipas diskutimeve në podcastin e Blick, “Forza”, gazetarët Florian Raz dhe Emanuel Gisi e shohin me mundësi të lartë kalimin e Avdullahut te Kosova, duke i dhënë një avantazh të rëndësishëm kombëtares dardane në këtë garë për talentin e mesfushorit.

Vendimi i tij pritet të ndikojë jo vetëm në të ardhmen e karrierës së tij ndërkombëtare, por edhe në perspektivën e Kosovës dhe Zvicrës për Kupën e Botës 2026.

Në ditët në vijim do të jetë e qartë nëse Avdullahu do të zgjedhë të vazhdojë traditën zvicerane apo të bëhet një prej emrave të rinj të Kombëtares së Kosovës. /Telegrafi/ 

The post Shtatori po vjen – Leon Avdullahu duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Zvicrës appeared first on Telegrafi.

Klubet e Ligës Premier kanë shpenzuar deri tani 2.6 miliardë euro – më shumë se pesë ligat e tjera së bashku

19 August 2025 at 17:59

Pothuajse me siguri, Liga Premier do të thyejë rekordin e shpenzimeve nga viti i kaluar. Prej vitesh klubet angleze kanë qenë lider në tregun e transferimeve, por këtë verë e kanë tejkaluar veten.

Më pak se dy javë para përfundimit të afatit kalimtar, klubet e elitës angleze kanë shpenzuar plot 2.615 miliardë euro, më shumë sesa katër ligat tjera të mëdha evropiane së bashku, raporton BBC.

Në krahasim, La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1 së bashku kanë shpenzuar 2 miliardë e 557 milionë euro. Me disa lëvizje të tjera të pritshme, anglezët pritet ta thyejnë rekordin e vitit 2023, kur investuan 2.730 miliardë euro.

Ky afat kalimtar u dominua nga kampionët e Liverpoolit, që shpenzuan 340 milionë euro për përforcime. “Të Kuqtë” realizuan edhe dy nga tre transferimet më të shtrenjta të verës: Florian Wirtz erdhi nga Bayer Leverkusen për 125 milionë euro (me bonuset që mund ta çojnë shifrën në afër 150 milionë), ndërsa Hugo Ekitike iu bashkua nga Eintracht Frankfurt për 95 milionë euro.

Transferimi i tretë më i kushtueshëm ishte ai i sulmuesit slloven Benjamin Sesko, për të cilin Manchester United pagoi Leipzigut 76.5 milionë euro, plus bonuse prej 8.5 milionë. Për nga shpenzimet, pas Liverpoolit qëndron Chelsea (280 milionë euro), më pas Man United (230 milionë euro), Arsenal (224 milionë euro) dhe Manchester City (177 milionë euro).

Në Evropë, vendin e dytë për shpenzime e mban Serie A italiane me 906 milionë euro. Juventus kryeson me 118 milionë euro, i ndjekur nga Milani (111 milionë euro) dhe surpriza Como (104 milionë euro).

Bundesliga renditet e treta me 643 milionë euro. Interesant është fakti që këtë herë Bayern Munich nuk ishte lider, duke shpenzuar vetëm 72 milionë euro. Bayer Leverkusen shpenzoi më shumë (116 milionë euro), ndërsa Leipzig investoi 112 milionë euro.

La Liga pati një verë më të qetë me vetëm 523 milionë euro të shpenzuara. Atletico Madrid ishte klubi më aktiv (175 milionë euro), duke lënë pas Real Madridin (167 milionë euro).

Në fund të listës qëndron Ligue 1 me 493 milionë euro. Edhe kampionët evropianë PSG treguan kujdes në shpenzime, duke investuar vetëm 103 milionë euro. /Telegrafi/ 

The post Klubet e Ligës Premier kanë shpenzuar deri tani 2.6 miliardë euro – më shumë se pesë ligat e tjera së bashku appeared first on Telegrafi.

Shokët e ekipit në Barcelonë i dhanë Rashfordit një nofkë të çuditshme, ai ende nuk është i sigurt se çfarë do të thotë

19 August 2025 at 16:57

Futbollisti i Barcelonës, Marcus Rashford, foli hapur për motivimin pas transferimit të tij në formë huazimi nga Manchester United në një intervistë për faqen e parë të gazetës spanjolle Sport.

Pasi u largua nga Man United muajin e kaluar për t’u bashkuar me klubin katalanas, Rashford tani përballet me detyrën e vështirë me të cilën përballen të gjithë lojtarët që nuk flasin spanjisht, e cila është të mësuarit e gjuhës.

Gatishmëria për të mësuar spanjisht është shpesh çelësi për të fituar mbështetjen e tifozëve, gjë që mund ta ndihmojë klubin të vendosë të aktivizojë opsionin e tij të lirimit prej 26 milionë eurosh përpara Kupës së Botës verën e ardhshme në SHBA, dhe lojtari tashmë ka fituar një nofkë të çuditshme dhe komike nga shokët e tij të ekipit.

“Kur argëtohen mes tyre, më quajnë ‘chuche’ (e dashur). Nuk e di çfarë do të thotë, por është qesharake kur më drejtohen në atë mënyrë”, deklaroi Rashford.

Anglezi theksoi se mësimi i gjuhëve është një përparësi, por se atij i pëlqen të zotërojë spanjishten.

“Katalanishtja është e vështirë. Mendoj se do të mësoj pak ndërsa jam këtu dhe shpresoj se do të më ndihmojë ta kuptoj më mirë kulturën katalane”, tha ai.

Rashford më vonë pranoi se iku nga “Old Trafford” për të qenë i lumtur pasi Amorim e largoi nga skuadra në dhjetor për shkak të përplasjeve të personaliteteve.

Pas një periudhe gjashtëmujore huazimi te Aston Villa, Rashford ka pranuar hapur se tani “ndihet rehat” te kampionët aktualë të La Ligës dhe shpreson të rikthehet në formën e tij më të mirë. /Telegrafi/ 

The post Shokët e ekipit në Barcelonë i dhanë Rashfordit një nofkë të çuditshme, ai ende nuk është i sigurt se çfarë do të thotë appeared first on Telegrafi.

Dy shitje të rëndësishme për tri blerje të mëdha – Juventusi në garë me kohën për ta kompletuar planin

19 August 2025 at 16:31

Juventusi është në prag të disa vendimeve të rëndësishme strategjike për afatin kalimtar të verës. Për të siguruar fonde për përforcime të bujshme, drejtuesit bardhezi po përgatisin largimin e dy prej lojtarëve me peshë në skuadër.

Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi ka dhënë dritën jeshile për shitjen e Douglas Luiz. Mesfushori brazilian pritet t’i bashkohet Nottingham Forest, me marrëveshjen që mund të mbyllet për pak mbi 30 milionë euro – më pak nga shuma 40 milionë euro që Juventusi shpresonte fillimisht të arkëtonte.

Në të njëjtën kohë, edhe sulmuesi argjentinas Nico Gonzalez është në listën e largimeve. Shitja e tij do t’i sillte arkës së klubit edhe rreth 30 milionë euro të tjera.

Në total, vetëm nga këto dy operacione, Juventusi synon të grumbullojë 60–70 milionë euro, një shumë e konsiderueshme që do të përdoret menjëherë për afrime të reja.

Në krye të listës së dëshirave të klubit është rikthimi i Randal Kolo Muanit nga PSG, i cili shihet si sulmuesi i duhur për të shtuar forcën ofensive. Francezi mund të vijë fillimisht në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Krahas tij, Juventusi po punon edhe për transferimin e mbrojtësit argjentinas Nahuel Molina nga Atletico Madrid, një investim prej rreth 25 milionë euro.

Emri tjetër që ka fituar prioritet është ai i Edon Zhegrovës. Anësori i Lilles është në vitin e fundit të kontratës dhe vlerësohet me një shumë të ngjashme si Molina.

Klubi italian beson se kosovari mund të sjellë kreativitet dhe rrezikshmëri në krahët e sulmit, duke qenë një profil që i mungon aktualisht Allegrit.

Në këtë mënyrë, Juventusi synon të përfitojë nga shitjet për të ndërtuar një skuadër më të balancuar dhe konkurruese. /Telegrafi/ 

The post Dy shitje të rëndësishme për tri blerje të mëdha – Juventusi në garë me kohën për ta kompletuar planin appeared first on Telegrafi.

“Barcelona është gati për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon” – Rashford ndan përshtypjet e para si lojtar i katalanasve

18 August 2025 at 23:53

Marcus Rashford ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij te Barcelona në një intervistë të përbashkët me SPORT dhe El Periodico, për herë të parë me mediat spanjolle që kur iu bashkua klubit këtë verë.

Sulmuesi britanik shfaq optimizmin e tij për sezonin e ri dhe besimin se Barça ka potencialin për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

“Ky ekip ka themelet për ta arritur këtë; përndryshe, nuk do të kishin fituar tre trofe sezonin e kaluar. Mentaliteti dhe motivimi janë të lartë; nuk shoh asnjë arsye për të mos fituar çdo trofe për të cilin garojmë”, ka thënë Rashford.

Rashford, një nga transferimet më të spikatura të Barcelonës këtë verë, theksoi përkushtimin e tij ndaj suksesit të skuadrës.

“Për mua, ky ekip është gati të fitojë. Unë dua vetëm të ndihmoj sa të mundem. Sezoni është i gjatë dhe futbolli është i paparashikueshëm, por ekipi dhe stafi i trajnerëve kanë mentalitetin e fortë për t’u përballur me çdo sfidë”, deklaroi anglezi.

Vetëbesimi i Rashford reflekton besimin e tij në forcën dhe potencialin e skuadrës për të ndërtuar mbi arritjet e sezonit të kaluar, duke dhënë një ton ambicioz ndërsa ai përshtatet me jetën në Camp Nou. /Telegrafi/ 

The post “Barcelona është gati për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon” – Rashford ndan përshtypjet e para si lojtar i katalanasve appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Mbrojtësi i Fulhamit tërhoqi vëmendjen – pantallonat e shkurtra i mbajti poshtë gjatë gjithë ndeshjes

18 August 2025 at 22:42

Fulham arriti të siguronte një pikë dramatike në minutën 90+7 kundër Brighton, në rezultatin 1-1. Megjithatë, disa ditë pas ndeshjes, vëmendja nuk është te golashënuesi Rodrigo Muniz, por te mbrojtësi i Fulhamit, Calvin Bassey, i cili spikati me performancën e tij të fortë gjatë gjithë takimit.

Bassey luajti të gjithë ndeshjen dhe ishte një nga lojtarët më të spikatur të ekipit londinez, edhe pse gjatë pjesës më të madhe të lojës pantallonat e tij shpesh rrëshqisnin poshtë, duke zbuluar të brendshmet.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi që ai të vraponte, të kërcente dhe të bënte gjithçka që bën një mbrojtës modern në fushë, duke treguar angazhim maksimal në çdo moment.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OneFootball (@onefootball)

25-vjeçari nigerian fitoi katër nga nëntë duele në tokë dhe dy nga tre duele ajrore, duke kryer vetëm një faull gjatë gjithë ndeshjes.

Përveç statistikave, sjellja e tij energjike dhe prezenca e fortë në fushë e bënë atë një figurë të komentuar në rrjetet sociale, duke fituar admirimin e tifozëve dhe ekspertëve për qëndrueshmërinë dhe karakterin e tij në lojë.

Megjithëse rezultati përfundimtar ishte një barazim, Bassey u bë protagonist jo vetëm për lojën e tij, por edhe për detajet e tjera dhe performanca entij nuk u ndikua nga gjërat e vogla sikurse të poshtmet që i rrëshqitën.

 

How does Calvin Bassey play with his shorts like this 😭😭😭 pic.twitter.com/pYn89maoiE

— george (@StokeyyG2) August 18, 2025

Një ndeshje që do të mbahet mend si për Fulhamin, ashtu edhe për Calvin Bassey. /Telegrafi/ 

The post Mbrojtësi i Fulhamit tërhoqi vëmendjen – pantallonat e shkurtra i mbajti poshtë gjatë gjithë ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Jannik Sinner dorëzon finalen pas 23 minutash – Carlos Alcaraz fiton turneun ATP në Cincinnati

18 August 2025 at 22:19

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz (i dyti në renditjen ATP) fitoi turneun ATP në Cincinnati pas vetëm 23 minutash lojë, pasi italiani Jannik Sinner (i pari në ATP) u detyrua të dorëzohej në finale.

Edhe pse finalja e Masters pritej të ishte një spektakël tenisistik, Sinner u tërhoq në rezultatin 5-0 në setin e parë, duke i dhënë fitoren Alcarazit.

Sinner u tërhoq për shkak të një dëmtimi, shkaku i të cilit nuk është i qartë, megjithëse gjatë ndeshjes ai mbante shpesh barkun, gjë që mund të tregojë edhe një problem të mundshëm viral.

 

Carlitos, the trophy and the kids ✌@carlosalcaraz #CincyTennis pic.twitter.com/wBypGWyALL

— Tennis TV (@TennisTV) August 18, 2025

Megjithatë, italiani vendosi se ishte më mirë të mos rrezikonte paraqitjen e tij në US Open.

Pavarësisht dorëzimit, Alcaraz dominonte ndeshjen dhe arriti të bëjë tre thyerje shërbimi në një kohë të shkurtër, ndërsa Sinner në pjesën më të madhe vetëm po mbushte hapësirën në anën tjetër të rrjetës.

 

Heartbreaking 💔

Get better soon, @janniksin 🙏 pic.twitter.com/KMGSxJpEwG

— Tennis TV (@TennisTV) August 18, 2025

Kjo fitore i jep Alcarazit titullin e Masters në Cincinnati, edhe pse finalja nuk u zhvillua sipas pritshmërive të tifozëve dhe lojtarëve. /Telegrafi/ 

The post Jannik Sinner dorëzon finalen pas 23 minutash – Carlos Alcaraz fiton turneun ATP në Cincinnati appeared first on Telegrafi.

“Agjenti” Granit Xhaka, blerja e re e Sunderland, Nordi Mukiele tregon se si mesfushori e bindi të bashkohej me klubin anglez

18 August 2025 at 22:02

Kalimi i Granit Xhakës te Sunderland ka ndikuar që edhe shumë futbollistë të tjerë të shohin projektin e klubit anglez si një mundësi tërheqëse.

Sunderland prezantoi të dielën përforcimin më të ri, mbrojtësin e krahut, Nordi Mukiele. Francezi ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029 dhe pritet të sjellë eksperiencën e tij për të forcuar mbrojtjen e skuadrës.

Mukiele dhe Xhaka luajtën së bashku sezonin e kaluar te Bayer Leverkusen, dhe mbrojtësi francez deklaroi se bisedat me Xhakën e ndihmuan shumë për të marrë vendimin për t’u transferuar në Ligën Premier.

“Bisedoja me Xhakën. Ai më shpjegoi pak për sfidën dhe arsyet pse zgjodhi Sunderlandin. Kur dëgjon një lojtar si Graniti, duhet ta dëgjosh me të dy veshët. Kjo është ajo që bëra”.

“Ishte gjithashtu një bisedë e gjatë, por e mirë, sepse unë marr vendime shumë shpejt. Kjo është gjithashtu arsyeja pse doja ta kuptoja vërtet këtë projekt, dhe kështu veprova”, u shpreh Mukiele.

 

Welcome to Sunderland AFC, Nordi Mukiele! 😍

The defender moves to Wearside from Paris Saint-Germain for an undisclosed fee and signs a four-year contract.

✍ @livescore

— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) August 17, 2025

Granit Xhaka u transferua te Sunderland muajin e kaluar nga Bayer Leverkusen për 15 milionë euro dhe ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, duke u bërë një nga figurat kyçe të klubit në Ligën Premier dhe duke luajtur rol vendimtar në tërheqjen e lojtarëve si Mukiele. /Telegrafi/ 

The post “Agjenti” Granit Xhaka, blerja e re e Sunderland, Nordi Mukiele tregon se si mesfushori e bindi të bashkohej me klubin anglez appeared first on Telegrafi.

Florent Muslija shkëlqen në fitoren e Fortuna Dusseldorf në DFB Pokal – gol dhe asistim për mesfushorin

18 August 2025 at 20:56

Fortuna Dusseldorf ka shënuar fitore ndaj Schweinfurt 05 në raundin e parë të DFB Pokal me Florent Muslijën që zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer.

Mesfushori kosovar arriti të shënojë fillimisht në minutën e 72-të për rezultatin 3-1, duke ia siguruar në një mënyrë skuadrës së tij fitoren.

Pastaj Muslija dha edhe një asistim, me Shinta Appelkamp që shënoi për 4-2, që ishte dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

 

TOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOORRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRR FÜR DIE FORTUNAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!!!!!!!!!!!!!!!!#f95 | 🔴⚪ | #DFBPokal | #FC05F95 (72.) https://t.co/DUHqJQLhRz pic.twitter.com/eCnfISmqPK

— Fortuna Düsseldorf (@f95) August 18, 2025

Për paraqitjen e sotme, Muslija nga SofaScore u vlerësua me notën 8.8.

Muslija kishte gjashtë gjuajtje, katër driblime dhe pesë pasime kyç në këtë ndeshje.

Madje ai kishte edhe shtatë duele të fituara, duke treguar formë të mirë para ndeshjeve të shtatorit me Kosovën. /Telegrafi/

 

The post Florent Muslija shkëlqen në fitoren e Fortuna Dusseldorf në DFB Pokal – gol dhe asistim për mesfushorin appeared first on Telegrafi.

Oferta të reja nga Italia dhe Turqia, Lumbardh Dellova e lë Arabinë Saudite si opsion rezervë

18 August 2025 at 20:23

Qendërmbrojtësi i CSKA-së, Lumbardh Dellova, është gjithnjë e më pranë një transferimi jashtë Bullgarisë, pasi shumë klube janë vënë pas tij.

Ylli kosovar sipas mediumit bullgar, Football24.bg, se ka disa oferta konkrete, përfshirë një serioze nga një klub italian, por emri i tij nuk është bërë i ditur.

Oferta kanë mbërritur edhe nga Turqia dhe Arabia Saudite, por opsioni i fundit mbetet një opsion rezervë për lojtarin, i cili nuk është veçanërisht entuziast për të vazhduar karrierën e tij në rajon në këtë moshë.

Klauzola e lirimit të Dellovës nga CSKA Sofja është 950,000 euro dhe pritet të aktivizohet së shpejti.

Pikërisht për shkak të shitjes së tij të mundshme, drejtuesit e CSKA-së po punojnë shumë për të tërhequr një mbrojtës të ri qendror.

Dellova humbi stërvitjen me “Reds” për shkak të negociatave për të ardhmen e tij, por më vonë rifilloi stërvitjen, edhe pse kishte refuzuar dy oferta nga klubi bullgar për një kontratë të re. /Telegrafi/ 

The post Oferta të reja nga Italia dhe Turqia, Lumbardh Dellova e lë Arabinë Saudite si opsion rezervë appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së parë në Superligën e Kosovës: Prishtina e Re befason, Ferizaj mposht kampionin, barazim në derbi

18 August 2025 at 20:16

Superliga e Kosovës ka nisur me ndeshje mjaft interesante dhe rezultate befasuese që në javën e parë, duke dhënë sinjale se na pret një kampionat interesant.

Prishtina e Re debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar një fitore të madhe si mysafire kundër Malishevës me rezultat të thellë 0-4, duke treguar se është e gatshme të jetë surpriza e këtij sezoni.

Toni Gomes shënoi dy herë, ndërsa Lorik Dobratiqi dhe Abdoul Zoungrana shtuan nga një në fitoren e parë të Prishtinës së Re. 

Në anën tjetër, Prishtina arriti gjithashtu një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Dukagjinin me shifrat 2-3, në një ndeshje plot gola dhe emocione.

Mario Ilievski, Blend Baftiu dhe Valmir Veliu shënuan për Prishtinë, ndërsa Meris Maliqi dhe Egzon Sinani për Dukagjinin.

Befasia më e madhe ndodhi në Ferizaj, aty ku vendasit arritën të triumfojnë 1-0 ndaj kampionit aktual Dritës, duke e nisur sezonin me tre pikë të arta. Jakup Berisha shëoi golin e vetëm në këtë përballje.

Ndërkohë, Drenica dhe Llapi nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola (0-0), duke ndarë nga një pikë, ndërsa derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit u mbyll pa fitues, 1-1, në një përballje të luftuar deri në fund. Almir Aspanagic shënoi për Gjilanin, ndërsa Marcel Ismajgeci gjeti rrjetën për Ballkanin.

Duke parë renditjen, surpriza e madhe është në krye: Prishtina e Re udhëheq Superligën me golavarazh më të mirë (+4), e ndjekur nga Prishtina dhe Ferizaj, që gjithashtu kanë nga tre pikë.

Në mesin e tabelës gjenden ekipet që barazuan – Ballkani, Gjilani, Llapi dhe Drenica – me të njëjtin bilanc.

Në fund të renditjes, pas humbjeve të para, ndodhen Dukagjini, Drita dhe Malisheva, që mbetën pa pikë në startin e këtij sezoni. /Telegrafi/ 

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së parë në Superligën e Kosovës: Prishtina e Re befason, Ferizaj mposht kampionin, barazim në derbi appeared first on Telegrafi.

Ferrari thuhet se ka gjetur tashmë një zëvendësim për Hamiltonin

18 August 2025 at 18:50

Lewis Hamilton u bashkua me Ferrarin nga Mercedes me pritshmëri të mëdha, por aventura e tij në Maranello nuk ka nisur siç pritej.

Britaniku 40-vjeçar nuk ka arritur të ngjitet në podium në 14 garat e para, gjë që ka ngritur dyshime të mëdha mbi të ardhmen e tij te skuadra italiane.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, Ferrari po shqyrton seriozisht mundësinë e zëvendësimit të Hamiltonit, dhe emri më i përfolur është ai i Carlos Sainz.

Ish-piloti i Ferrarit, i cili garoi për “Kokëkuqen” nga viti 2021 deri në 2024, aktualisht është pjesë e ekipit të Williams. Edhe pse spanjolli nuk po kalon një sezon të shkëlqyer, duke përfunduar 38 pikë prapa shokut të skuadrës Alex Albon, ai mbetet një opsion real për rikthim.

Ish-piloti dhe komentatori i Sky Sports, Johnny Herbert, ka pohuar se “pasardhësi i Hamiltonit është tashmë i njohur” dhe se rikthimi i Sainz në Maranello është më i mundshëm se kurrë.

Hamilton, ndërkohë, mbetet një prej pilotëve më të suksesshëm në historinë e Formula 1. I lindur në Stevenage, ai kaloi nëpër programin e talentëve të McLaren dhe fitoi titullin në serinë GP2 në vitin 2006.

Debutimi i tij në Formula 1 erdhi në vitin 2007 me McLaren, ku arriti vendin e dytë në klasifikim, ndërsa një vit më vonë, në 2008, fitoi titullin e parë botëror.

Në vitin 2013 ai kaloi te Mercedes, ku dominoi epokën hibride dhe u shpall kampion bote në shtatë raste: 2008, 2014, 2015, 2017, 2018, 2019 dhe 2020.

Ai mban shumicën e rekordeve historike në Formula 1, përfshirë numrin e fitoreve, pole position dhe podiumeve, duke u barazuar me Michael Schumacher për më shumë tituj në histori (7).

Ferrari tani gjendet përpara një dileme të madhe: të vazhdojë me Hamiltonin dhe të besojë në rikthimin e tij, apo të sjellë sërish Carlos Sainz për të nisur një kapitull të ri. /Telegrafi/ 

The post Ferrari thuhet se ka gjetur tashmë një zëvendësim për Hamiltonin appeared first on Telegrafi.

Super goli i Ismajlgecit e la Gjilanin pa fitore në xhiron hapëse

18 August 2025 at 18:33

Gjilani dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së parë në Superligën e Kosovës.

Pas një fillimi më të mirë nga Ballkani, që rrezikuan me një goditje të lirë në minutat e para, vendasit shënuan të parët.

Gjilani fitoi penallti në minutën e 28-të pas një faulli ndaj Almir Aganspahiç, me sulmuesin që nuk gaboi nga pika e bardhë dhe shënoi golin e parë të sezonit për skuadrën gjilanase.

Ballkani u përpoq të reagojë menjëherë dhe ishte Almir Kryeziu ai që rrezikoi me një goditje të fortë në minutën e 32-të, por portieri Vokli Laroshi reagoi me siguri duke grushtuar topin.

Vendasit patën rast ideal edhe në fund të pjesëlojës së parë, por edhe pse pozita ishte ideale, portieri mysafir intervenoi në momentin e fundit.

Me të filluar, pjesa e dytë, Ballkani shtoi presionin drejt portës së Gjilanit, ku në minutën e 66-të, arriti barazimin.

Marcel Ismajlgeci me një gjuajtje fluturimthi nga 25 metra la Laroshin të shtangur për rezultatin 1-1.

Në minutat në vijim, portierët Iljazi dhe Laroshi patën ndërhyrje të mira për të mos lejuar golin e dytë te asnjëra skuadër.

Ndërprerjet dhe kërkesa për ndihmë gjatë minutave në vijim ulën ritmin dhe skuadrat u pajtuan me barazimin. /Telegrafi/ 

The post Super goli i Ismajlgecit e la Gjilanin pa fitore në xhiron hapëse appeared first on Telegrafi.

Liga Premier po zbaton rregullin e ri, Arsenali gjeti mënyrën për ta kthyer në avantazhin e vet

18 August 2025 at 16:27

Tifozët në “Old Trafford” vunë re taktikën e re “dinake” të Arsenalit kur bëhet fjalë për rregullin e ri të Ligës Premier, i cili thotë se portierët duhet ta lëshojnë topin pas tetë sekondash ose më pak, përndryshe kundërshtarit do t’i jepet një goditje nga këndi.

Man United dhe Arsenal luajtën ndeshjen e tyre të parë kundër njëri-tjetrit në sezonin e ri të Ligës Premier, dhe “Topçinjtë” ishin ata që fituan me një rezultat minimal dhe morën në shtëpi të tre pikët.

Sezoni i ri solli me vete një rregull të ri që thotë se portierët nuk duhet ta mbajnë topin në posedim për më shumë se tetë sekonda ose ekipit kundërshtar do t’i jepet një goditje nga këndi, dhe vendimi i përmendur padyshim pati një ndikim të madh në planet e Mikel Artetas dhe lojtarët e Arsenalit dolën me një mënyrë interesante dhe të zgjuar për ta kthyer këtë vendim në avantazhin e tyre.

 

Fans spot Arsenal’s sneaky new tactic in Man Utd clash as Mikel Arteta seeks to manipulate new Premier League rulehttps://t.co/LdSTO1yKbk

— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) August 17, 2025

Konkretisht, lojtarët e Arsenalit e bllokonin me radhë portierin e Man United, Altay Bayindir, sa herë që ai e kishte topin në zotërim, me shpresën se do ta detyronin turkun ta mbante atë për më shumë se tetë sekonda në mënyrë që të detyronte një goditje nga këndi.

Kjo nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh se Arsenali ka shënuar 31 gola në Ligë Premier  nga goditjet e këndit që nga fillimi i sezonit të kaluar, plotë 11 më shumë se Liverpooli, që doli kampion. /Telegrafi/ 

The post Liga Premier po zbaton rregullin e ri, Arsenali gjeti mënyrën për ta kthyer në avantazhin e vet appeared first on Telegrafi.

❌
❌