Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 August 2025Main stream

Izraeli do pushtojë Gazën? Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

By: redi
8 August 2025 at 21:59

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën pas vendimit të Izraelit për të “marrë kontrollin e Qytetit të Gazës”, një veprim që është dënuar gjerësisht në arenën ndërkombëtare. Sipas informacioneve të siguruara nga disa burimet, seanca urgjente është kërkuar nga misionet e përhershme të Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Francës, Greqisë dhe Sllovenisë.

Source

Takim i fshehtë, Dodik takohet me Richard Grenell. Pjesë edhe një kongresiste republikane nga SHBA

By: redi
8 August 2025 at 21:39

Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell është takuar fshehurazi me liderin e entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik, në hotelin luksoz “One and Only” në Mal të Zi. Në takim ishte e pranishme edhe një kongresiste republikane nga SHBA. Takimi nuk është organizuar nga autoritetet malazeze dhe konsiderohet privat dhe jozyrtar. Pjesëmarrja e Dodikut u konfirmua edhe nga të…

Source

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

By: redi
8 August 2025 at 21:28

Në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri. Në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se 6 prej vatrave janë shuar, ndërsa 7 prej tyre janë ende aktive. Qarku Vlorë Në fshatin Navaricë zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas punës dhe ndërhyrjen nga ajri është shmangur rreziku për banesat. Në mbështetje të forcave në terren…

Source

Personazhi i Tiktok, Genard Hajdini rrëfen dhunën: Më goditi disa herë, për 7 sekonda…

By: redi
8 August 2025 at 21:15

Genard Hajdini, një personazh i njohur në rrjetet sociale, në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit u dhunua bashku me babanë e tij në ambientet e një lokali në kryeqytet. Në një intervistë për Top Channel pesë ditë pas ngjarjes, me hematoma ende në fytyrë, Genardi rrëfen sesi nisi konflikti ku fillimisht u dhunua babai i tij nga një klient në lokalin ku ndodhej, dhe më pas u dhunua edhe ai.

Source

Aksident në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur rëndë

By: redi
8 August 2025 at 21:08

Një aksident i rëndë u shënua në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Në mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Një 17-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të…

Source

Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë

By: redi
8 August 2025 at 20:59

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën mes fshatrave Picar dhe Humelicë, në Bashkinë Gjirokastër. Dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të Forcave të Armatosura ndodhen në vendngjarje, duke luftuar me flakët për të mos lejuar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.

Source

Jennifer Lopez i refuzohet hyrja në dyqanin Channel në Stamboll

By: redi
8 August 2025 at 20:44

Jennifer Lopez dhe refuzimi që iu bë në një dyqan Chanel në Turqi, është bërë kohët e fundit një temë e nxehtë në internet. Një roje sigurie nuk e njohu këngëtaren dhe për këtë arsye nuk e lejoi të hynte në dyqan. Me sa duket, J.Lo kishte dalë për pazar një ditë para koncertit të saj në Parkun e Festivalit Yenikapı. ”Në rregull, s’ka problem”, thuhet se u përgjigj me qetësi 56-vjeçarja e cila…

Source

Kryebashkiaku Dredha: Forcat zjarrfikëse janë në punë për shuarjen e zjarrit në Tragjas

By: redi
8 August 2025 at 19:56

Në Tragjas të Vlorës po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë. Kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha thotë se forcat zjarrfikëse janë aktualisht në terren dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, në zonën e Tragjasit. “Megjithëse në terren të vështirë, po merren të gjitha masat për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve”, tha Dredha…

Source

Finiq, avionë nga Suedia dhe Kroacia ndihmojnë në shuarjen e zjarreve

By: redi
8 August 2025 at 19:24

Në Shqipëri kanë mbërritur për të ndihmuar në përballimin e situatës së zjarreve dy avionë “Air Tractor Fire Boss” të Forcës Ajrore suedeze dhe një avion “Canadair” i Forcës Ajrore kroate. Mjetet ajrore operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe janë vënë në dispozicion për të mbështetur nga ajri operacionet e shuarjes së zjarreve në Mallakastër dhe Finiq. Ekuipazhet ndërkombëtare asistojnë në…

Source

Samiti mes Trump dhe Putin, Shtëpia e Bardhë: Ndodh në fund të javës së ardhshme

By: redi
8 August 2025 at 19:19

Një samit midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij, Vladimir Putin është planifikuar për në fund të javës së ardhshme, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Vendi nuk është përcaktuar ende, me opsione të mundshme që përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungarinë, Zvicrën dhe Romën. Diskutimet mbi datën dhe vendndodhjen janë duke vazhduar dhe koha dhe detajet mbeten…

Source

Kosova pa Kuvend, BE thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

By: redi
8 August 2025 at 18:55

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri, duke thënë se “nuk ka më kohë për të humbur” në këtë ngërç politik. Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin…

Source

Qendra Rinore në Korçë, Rama poston pamjet: Hapësirë në shërbim të të rinjve që të zhvillojnë talentet

By: redi
8 August 2025 at 18:49

Qendra Rinore në Korçë është transformuar në një hapësirë ku të rinjtë mund të zhvillojnë talentet e tyre. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga kjo qendër, e cila ofron të gjitha kushtet e nevojshme që të rinjtë të marrin pjesë në aktivitete kulturore, të argëtohen dhe të mësojnë së bashku. “Qendra Rinore Korçë, një hapësirë në shërbim të të rinjve të qytetit, të cilët do të mund të…

Source

Juxhin Drazh kapet në Spanjë, SPAK e akuzon për trafik droge dhe grup kriminal

By: redi
8 August 2025 at 18:26

Në kuadër të operacionit “The Wanted” dhe bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Madrid, është arrestuar në Spanjë një 34-vjeçar shqiptar. Fjala është për Juxhin Drazhi, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge dhe grup kriminal. Arrestimi u bë i mundur në kuadër të operacionit Ura. Njoftimi i policisë Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted”…

Source

SPAK vë Zvicrën në shënjestër

By: redi
8 August 2025 at 17:59

SPAK e ka vënë Zvicrën në shënjestër, sipas mediave “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal shqiptar dyshohet se ka pastruar para nga trafiku i drogës për vite me radhë, nëpërmjet një agjencie udhëtimesh në Luzern, një qytet në Zvicrën qendrore. SPAK ka konfiskuar dy prona dhe shuma të mëdha parash nga dy bosë të dyshuar. Akuza ndaj tyre është se pasuritë e tyre dyshohet se burojnë…

Source

Lirimi i hapësirave publike, Rama poston pamjet: Aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane

By: redi
8 August 2025 at 17:46

Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lirimi i hapësirave publike nga një subjekt me aktivitet gomisterie që kishte zaptuar pa leje hapësirën publike. Rama thotë se ky aksion do të sigurojë më shumë aktivitet ekonomik të formalizuar dhe qytete më…

Source

Shkodra Elektronike pas jehonës në Eurovision me koncerte në zonat turistike

By: redi
8 August 2025 at 17:41

Nga Eurovizioni ku nuk munguan elementet e muzikës tradicionale, te Shkodra e tyre, skena në sheshin para bashkisë ka bërë bashkëqytetarë e turistë që kanë shijuar atmosferën e krijuar jo vetëm nga Shkodra Elektronike, por edhe nga Ledri Vula. Drejtorja e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja thotë se që nga nisja e sezonit veror, qyteti ka përjetuar një seri eventesh festive duke siguruar se…

Source

SPAK godet grupin shqiptar, kap 17 tonë kokainë

By: redi
8 August 2025 at 17:28

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka kryer hetime kundër një organizate kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në trafikimin e kokainës dhe pastrimin e parave. Hetimet, të cilat përfshijnë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit…

Source

Ambasada e Amerikës ka një njoftim për vizat: Ja çfarë ndryshon nga 2 shtatori

By: redi
8 August 2025 at 16:47

Nga data 2 shtator e këtij viti, do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, njofton përmes rrjeteve sociale se të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. ”Duke filluar nga data 2 shtator 2025…

Source

❌
❌