Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës Premier për sezonin 2025/26 – kampioni ka 92 pikë
Ndërsa i afrohemi fillimit të sezonit të ri, një super kompjuter ka parashikuar tashmë tabelën përfundimtare të Ligës Premier për sezonin 2025/26.
Sezoni i kaluar solli befasinë e madhe, pasi Liverpooli, nën drejtimin e trajnerit të ri Arne Slot, fitoi titullin e 20-të në elitën angleze, duke ia rrëmbyer fronin Manchester Cityt dhe rikthyer statusin si klubi më i suksesshëm i vendit.
Arsenali e mbylli për të tretin sezon radhazi në vendin e dytë, ndërsa Manchester City u rendit i treti, me formën që u përmirësua vetëm në javët e fundit.
Ndër surprizat e mëdha ishte Nottingham Forest, që siguroi një vend në Evropë, ndërsa Tottenham dhe Manchester United patën një nga sezonet e tyre më të dobëta që nga viti 1992.
Superkompjuteri, në simulimet e fundit të publikuara nga “The Mirror”, parashikon një sezon edhe më të ashpër dhe të paparashikueshëm.
Ndër ekipet që sapo janë ngjitur në Ligën Premier, Leeds United, Burnley dhe Sunderland, pritet të kenë një sezon sfidues, ndonëse me performancë më të mirë se promovuesit e sezonit të kaluar.
Leeds United parashikohet të renditet i fundit, Sunderland i 19-ti dhe Burnley i 18-ti, ndonëse me më shumë pikë se skuadrat që ranë sezonin e kaluar.
Brighton dhe Wolves pritet të zbresin në renditje, ndërsa Brentford e Fulham do të kenën rënie të lehtë, transmeton Telegrafi.
Crystal Palace, pavarësisht fitores në FA Cup, parashikohet të përfundojë i 15-ti, ndërsa Bournemouth do të rrëzohen nga vendi i 9-të në të 16-tin.
Nottingham Forest, pas sezonit befasues, do të ketë një rikthim të vështirë me renditjen në vendin e 17-të.
Manchester United, me Ruben Amorim në krye, parashikohet të përfundojë jashtë top 4-shes, por me përmirësim të dukshëm krahasuar me sezonin e kaluar.
Aston Villa dhe Tottenham do të rivalizojnë për zonën europiane, me Spurs që vijnë si kampionë të Ligës së Evropës.
Chelsea i Enzo Maresca-s, pas suksesit në Kupën e Botës për Klube, parashikohet të futet në katërshen e artë të Ligës Premier, me 79 pikë.
Liverpooli, megjithëse me një skuadër të rindërtesuar dhe sulm të frikshëm, parashikohet të bjerë në vendin e tretë për shkak të problemeve në mbrojtje.
Arsenali parashikohet në vendin e dytë, me presion në rritje ndaj Mikel Artetës, ndërsa Manchester City, edhe pa ndryshime të mëdha, pritet ta rifitojë titullin.
Me Haaland që shënon 36 gola, ndihmë nga Foden, Rodri dhe të ardhurit si Frimpong dhe Wirtz, super kompjuteri beson se makina e Guardiolës do të funksionojë sërish si zakonisht.
Hendeku mes vendit të parë dhe të tretit pritet të jetë vetëm katër pikë, duke shtuar emocionin për titullin e sezonit 2025/26. /Telegrafi/
The post Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës Premier për sezonin 2025/26 – kampioni ka 92 pikë appeared first on Telegrafi.