Izraeli do pushtojë Gazën? Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën pas vendimit të Izraelit për të “marrë kontrollin e Qytetit të Gazës”, një veprim që është dënuar gjerësisht në arenën ndërkombëtare. Sipas informacioneve të siguruara nga disa burimet, seanca urgjente është kërkuar nga misionet e përhershme të Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Francës, Greqisë dhe Sllovenisë.