Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 August 2025Main stream

Berisha flet pas daljes nga SPAK: 250 urdhër-arreste nuk janë ekzektuar, krerët e karteleve u arratisën pasi u informuan

By: V K
18 August 2025 at 10:41

Ditën e sotme, pas daljes nga SPAK, kreu i PD, Sali Berisha, dha një deklaratë për mediat, ku akuzoi institucionin për bashkëpunim të nivelit të lartë me krimin e organizuar.

Sipas tij, 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar dhe krerët e karteleve janë informuar paraprakisht. Berisha theksoi se asnjë prej drejtuesve të karteleve të drogës nuk ndodhet në burg.$

Berisha: Sot unë lashë këtë shënim: Altin Troplini, se çfarë gjeta unë aty, aty ishte Elvis Doçi. Elvis Doçi, po i varte në qafë një pllakatë Altin Troplinit, në të cilën e shpallte president i nderit i kartelit Troplini për shkallën më të lartë të bashkëpunimit dhe mbështetjes që ai i dha këtij karteli.
Por shqiptarët duhet ta dinë se ky institucion, në të cilin pa diskutim ka njerëz të ndershëm, ka burra, gra, vajza dhe djem të ndershëm, por ka kriminelë më të poshtër, më të rrezikshëm se Troplinët, se Çelët dhe se shumë të tjerë.

Nga bilanci i një gazetari kurajoz, investigativ, del se bashkëpunëtorët e krimit në këtë institucion, si dëshmi e këtij bashkëpunimi, 250 urdhër arreste ndërkombëtare dhe kombëtare nuk janë ekzekutuar sepse si në rastin e Elvis Doçit, janë mbajtur, janë informuar krerët e karteleve dhe de facto asnjë prej tyre nuk është në burg në Shqipëri.

Është një bashkëpunim i shkallës më të lartë me krimin. Në qoftë se prokuroria e krimeve të rënda kishte një ekzekutim të mandateve të arrestit sipas statistikës së saktë, që shkonte në 85-90 përqind, Altin Troplini dhe pasardhësi i tij, ish-xhelati i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kanë një ekzekutim që për bosët nuk shkon as në 10 përqind.

Dhe unë u bëj thirrje gazetarëve, që unë kam respekt për ta, që merren me informacionet e këtij institucioni, të mos bien viktimë e mashtrimeve dhe trillimeve të tyre. Informuan se janë kapur 17 tonelata drogë.

Tani dëgjoni, dy javët e fundit, lajmet ndërkombëtare të vërtetuara janë se në duart e karteleve shqiptare të Çelajt dhe Ndreut apo atij Hoxhosmanit, kanë qarkulluar 34 tonë kokainë, e barabartë me 6.5 miliardë euro.

Asnjë gram nuk është kapur në Shqipëri dhe dezinformojnë, mashtrojnë se u kapën 17 tonelata.
Pra, pse e theksova këtë moment, e theksova se në qoftë se Altin Troplinin e dekoroi sot, aty po e dekoronte Elvis Doçi, e shpalli president nderi të kartelit Troplini pikërisht për këtë bashjëpunim kriminal të ngushtë që është vendosur mes personave të ngushtë këtu.

Nuk përjashtohet, një pjesë është edhe policia pa diskutim, por rastet janë flagrante, që akuzohen vetë këta prokurorë dhe kjo përbën një problem madhor për rendin dhe sigurinë, pasi unë u them ju që sot padrinot janë të lirë, janë në Xhafzotaj, jetojnë në një territor ku nuk futet policia dhe askush dhe vazhdojnë të qetë njësoj si Suel Çela, i cili në një kohë kur bënte terror në Elbasan për zgjedhjet, Altin Troplini dizinformonte të huajt se ai është në Dubai apo në dhera të tjera.

The post Berisha flet pas daljes nga SPAK: 250 urdhër-arreste nuk janë ekzektuar, krerët e karteleve u arratisën pasi u informuan appeared first on Albeu.com.

Sponsorizoi Ajolën me vilë pa qira, Gentian Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

By: V K
18 August 2025 at 10:36

Dosja hetimore e “çiftit të parë të Tiranës”, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, për një rastësi interesante, ka brenda saj dy personazhe të tjerë, me të njëjtin emër-Gentian Sula.

Njëri prej tyre, biznesmeni i ndërtimit, i njohur edhe për ngritjen e kompleksit rezidencial “Kodra e Diellit” në Tiranë, është marrë i pandehur në kuadër të hetimeve që zhvilloi Prokuroria e Posaçme për veprat penale të “korrupsionit” e “pastrimit të parave”.

Ndërsa Gentian Sula tjetër, Drejtor Ekzekutiv dhe aksioner i shoqërisë së sigurimeve “Intersig-Viela Insurance Group” dhe i disa shoqërive të tjera, megjithëse thuajse në të njëjtat situata me adashin e tij të ndërtimit, është “mirëkuptuar” nga Prokuroria e Posaçme dhe duket se nuk do të jetë në listën e të pandehurve në çështjen “Veliaj-Xoxa”.

Të dhënat e siguruara nga Prokuroria e Posaçme tregojnë se Gent Sula i “Intersig” i ka dhënë Ajola Xoxas, bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Ajola Xoxa, një vilë pa qira dhe pa kontratë në qendër të zonës më të shtrenjtë të ish-Bllokut, në kryeqytet, për ushtrimin e aktivitetit të organizatës kulturore e artistike, “Nan Gallery”. Ky raport “pa qira” ndërmjet Gent Sulës dhe Ajola Xoxas është konsideruar “fiktiv” nga Prokuroria e Posaçme.

 


Në foto: Biznesmeni Gentian Sula, pronar i “Noa Holding” dhe CEO e aksioner i “Intersig”

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme zbuloi një tjetër marrëdhënie fiktive financiare mes këtyre dy personazheve, ku Gentian Sula i “Intersig” tentoi të mbulonte një shumë prej 110 mijë euro, të cilat iu gjetën Ajola Xoxas në gjendje cash në kasafortën e zyrës së saj ligjore, “Partner’s Law”.

Gentian Sula, fillimisht deklaroi para prokurorëve të posaçëm se, shuma që u gjet në zyrën e Ajolës ishte një kapar që ai kishte lënë për blerjen e një apartamenti në pronësi të familjes Xoxa. Por, disa muaj më vonë, Sula i “Intersig” u detyrua të pranojë në Prokurorinë e Posaçme se, as nuk kishte ndërmend ta blinte atë apartament, as edhe nuk i kishte dhënë shuma monetare bashkëshortes së Erion Veliajt.

Sipërmarrësi i Sigurimeve, Sula, kërkoi “mirëkuptimin” e prokurorëve të SPAK-ut për deklarimet e tij të mëparshme të rreme, pasi, siç deklaroi vetë, “isha i turbullt në atë kohë dhe nuk e kuptova mirë situatën”.

Të dhënat e renditura në dosjen hetimore, krijojnë një panoramë, në të cilën Gent Sula i “Intersig-ut” ka qenë në dispozicion të kërkesave të Ajola Xoxas, nën argumentin se ata “e njihnin njëri-tjetrin dhe kishin shoqëri që niste, të paktën, prej vitit 2010”.

Tenderi 530 mijë euro pa garë

Megjithatë, informacionet zyrtare tregojnë se Gentian Sula ka pasur edhe raporte të tjera financiare me Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj.

“Boldnews.al” ka siguruar një njoftim të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku një prej kompanive në pronësi të Gentian Sulës së ‘Intersig-ut” ka fituar në vitin 2022, një tender me vlerë 530 mijë euro në Bashkinë e Tiranës. Dokumentat tregojnë se ky tender ka qenë pa garë, pasi në procedurë ka marrë pjesë vetëm një konkurent, i cili ishte një bashkim operatorësh, pjesë e të cilëve ishte edhe një prej shoqërive të Gentian Sulës, “Noa Control”, pjesë e “Noa Holding”.

Shoqëria “Noa Holding” është një shoqëri e krijuar në vitin 2023, me pronar 100 përqind të aksioneve Gentian Sulën. Kjo shoqëri, me krijimin e saj, përthithi disa kompani të tjera të mëparshme, të kontrolluara po nga Sula dhe familja e tij. Mes kompanive të përthithura ishte edhe “Noa Control” e cila ishte në treg prej vitit 2015.

Në Tetor të vitit 2022, pra pak kohë para se Gentian Sula t’i jepte në huapërdorje dhe pa pagesë vilën në zonën e ish-Bllokut, Ajola Xoxas, për aktivitetin e “Nan Gallery”, Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliajt, shpalli tenderin me objekt: “Rioptimizimi dhe Standartizimi i Proceseve të punës të strukturës së institucionit të Bashkisë Tiranë”.

 


Në foto: Tenderi i Bashkisë së Tiranës, fituar nga “Noa Control”

 

Tenderi kishte fond limit 62.500.000 lekë të reja ose rreth 530 mijë euro, sipas kursit të kohës. Bashkia e Tiranës njoftoi se priste oferta për këtë procedurë deri në fund të nëntorit 2022.

Në përfundim të afatit, rezultoi se në garë kishte marrë pjesë vetëm një operator ekonomik: bashkimi i shoqërive “Noa Control” i Gentian Sulës, i njohur edhe si CEO i “Intersig” dhe një kompani kroate.

Garuesi i vetëm në këtë tender paraqiti ofertën ekonomike me vlerë 60.500.000 lekë të reja ose vetëm 2 milionë lekë (15 mijë euro më pak se fondi limit, sipas kursi të këmbimit të kohës).

Pasi shqyrtoi këtë ofertë, Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, shpalli fitues konkurentin e vetëm në garë, pjesë e së cilës ishte “Noa Control”./ Boldnews.al

The post Sponsorizoi Ajolën me vilë pa qira, Gentian Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj appeared first on Albeu.com.

Në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

By: V K
18 August 2025 at 10:10

Këtë të hënë, ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të caktuar nga gjykata.

Ai akuzohet se gjatë kohës që mbante postin e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Edhe vetë Malltezi përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 5.4 milionë euro përmes një projekti ndërtimi, përfitime që lidhen me vendime të marra nga qeveria e drejtuar në atë kohë nga vjehrri i tij.

The post Në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Sali Berisha paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Klani Çela-Çopja, rënia e shpejtë e bandës më të frikshme në Shqipëri

By: V K
18 August 2025 at 10:05

Nga; Max Stephens dhe Besar Likmeta

Klani Çela-Çopja, ishte një nga sindikatat më të fuqishme të krimit në Europë, vendimet e të cilit diktonin çmimin e kokainës në mbarë kontinentin.

I drejtuar nga liderët e tij, Franc Çopja, 33-vjeç, dhe Ervis Çela, 41-vjeç, ky grup shqiptar kontrabandonte kokainë me vlerë miliarda paundësh nga Amerika Latine drejt porteve të Bashkimit Europian.

Pasuritë i pastronin përmes një perandorie të gjerë komerciale që përfshinte prona të shumta, një resort turistik me pesë yje, vila dhe apartamente.

Bosët e drogës kishin grumbulluar aq shumë para, saqë grindeshin mes tyre nëse ishte më mirë t’i fshihnin kartëmonedhat nën rrënjët e ullinjve apo t’i shndërronin në shufra ari.

Por brenda vetëm pak ditësh, karteli u gjunjëzua: Çopja dhe Çela u arrestuan së bashku me njerëzit e tyre më të afërt, ndërsa pasuritë iu sekuestruan nga SPAK – task-forca shqiptare kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mars të vitit 2021, hetuesit arritën të depërtonin në Sky ECC, një shërbim i mesazheve të enkriptuara, duke zbuluar veprat e tyre të dyshuara penale.

Çela, i kërkuar në Itali për torturimin dhe vrasjen e një konkurrenti shqiptar në trafikun e grave, u arrestua së bashku me dy vëllezërit e tij dhe tetë bashkëpunëtorë të tjerë në një seri bastisjesh të befasishme në qershor dhe gusht.

Çopja ishte arrestuar në Belgjikë në dhjetor 2023 dhe ndodhet në gjyq për vrasje, pasi u ekstradua nga vila e tij në Dubai.

Ai konsiderohet si mendja logjistike e operacionit, duke siguruar kalimin e kokainës përmes porteve të Europës veriore.

“Kjo organizatë kriminale mund të konsiderohet si një nga më të fuqishmet shqiptare në trafikun ndërkombëtar të kokainës”, deklaruan prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara në një deklaratë të përbashkët.

“Ajo kishte kapacitetin të ndikonte drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet evropiane dhe të menaxhonte sasi të mëdha të kësaj substance narkotike në periudha të shkurtra kohore”, shtuan ata.

Karteli thuhet se kontrollonte të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës – nga prodhimi dhe përpunimi në laboratorët e Paraguait, deri te transporti ndërkombëtar dhe shpërndarja në tregjet evropiane, e në fund te pastrimi dhe qarkullimi i fitimeve të paligjshme në Shqipëri dhe vende të tjera.

Një pjesë e kokainës së grupit dyshohet se është trafikuar përtej Kanalit të La Manshit drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku – sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit – bandat kriminale që flasin shqip kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut fitimprurës.

Një kilogram kokainë në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet të kushtojë rreth 40,000 paund, krahasuar me 20,000 paund në Evropë.

Sipas Europol-it, agjencisë policore të Bashkimit Evropian, Sky ECC ishte përdorur gjerësisht për qëllime kriminale, përfshirë trafik droge, pastrim parash dhe shpërndarje të materialeve abuzive ndaj fëmijëve.

Edhe pse Sky ECC është mbyllur, qindra miliona mesazhe të enkriptuara mbeten të aksesueshme dhe janë analizuar nga autoritetet ligjzbatuese në gjithë Evropën dhe më tej për vite me radhë.

Një aktakuzë prej 282 faqesh, e lëshuar më 8 gusht nga SPAK dhe e parë nga gazeta The Telegraph, zbulon se si banda dyshohet se përpiqej të transportonte 28 tonë kokainë të fshehur në kuti sapuni, kanaçe boje ose ngjitës industrial nga Paraguai drejt porteve të Hamburgut dhe Anversës gjatë viteve 2020-2021.

Më 12 shkurt 2021, 16.4 ton kokainë me pastërti të lartë, e fshehur në 1,700 kanaçe me llaç muri dhe me një vlerë në treg prej rreth 3 miliardë paund, u sekuestrua në porte — njëkohësisht kapja më e madhe e kokainës në historinë e Evropës në atë kohë.

Një tjetër ngarkesë që kaloi me sukses përmes portit të Anversës në vitin 2020, kishte një vlerë prej 1.3 miliardë paund.

Grupi kishte zhvilluar një sistem të sofistikuar për transferimin e fitimeve nga trafiku i drogës nga Evropa drejt Shqipërisë, përfshirë përdorimin e korrierëve për transferimin fizik të parave dhe një rrjet të ashtuquajtur “hawala”, i cili mundësonte qarkullimin e qindra milionë eurove në para cash.

Çela thuhet se e drejtonte operacionin ndërsa ishte në arrati në Paraguai.

Në një komunikim më 12 dhjetor 2020, Çela i tha Çopjës se planifikonte t’i groposte eurot në rrënjët e pemëve të tij të ullinjve në Shqipëri, ku kishte një plantacion me 200 rrënjë.

Megjithatë, Çopja e paralajmëroi se kartëmonedhat do të kalbeshin nën tokë dhe e nxiti të këmbehej në shufra ari.

Cela u përgjigj:S’ka ar… Duhet të grabis një bankë… Duhet ta porosis nga Afrika”.

Çopja i tha:Njoh dikë që mund të na e sigurojë [arin]”.

Çela u përgjigj:Pyete, çfarëdo që ka, 100/200 kilogramë”.

Biseda më pas kaloi tek orët luksoze dhe tokat bujqësore.

Pasdite nga fundi i së njëjtës ditë, Cela paraqiti planet për të blerë dy ferma në Paraguai për 10 milionë paund, një investim që sipas tij do të sillte 1.8 milionë paund në vit.

Në një bisedë të ndarë me vëllain e tij në Sky ECC në nëntor 2020, Cela shkroi se 800,000 paund që i duhej nga një nga trafikantët e tyre po vonoheshin “për shkak të një rënieje në tregun e Britanisë së Madhe”.

Cela kishte qenë në arrati për 11 vjet para arrestimit të tij në fshatin bregdetar të Qeparoit në jug të Shqipërisë më 29 qershor.

Së bashku me vëllain Ardian dhe bashkëpunëtorin Hiseni Fatos, ai ishte dënuar në Itali për vrasjen e Petrit Kecit në shtator 2008, i cili kishte tentuar të përfshihej në rrjetin e prostitucionit të grupit në San Benedetto del Tronto.

Të tre u dënuan për rrahjen e Kecit dhe qëllimin e tij me gjashtë plumba në kokë, përpara se të digjnin trupin e tij për të fshehur krimin.

Çela u dënua me 30 vjet burg, ndërsa vëllai i tij me 18 vjet.

Megjithatë, çifti arriti të apelojë dënimin dhe u mbajtën në paraburgim para gjyqit, por afati i qëndrimit në paraburgim përfundoi para se të rigjykoheshin dhe u liruan në maj 2014, duke iu dhënë mundësinë të iknin jashtë vendit dhe të humbnin në botën kriminale.

Tani, Çela do të duhet të vuajë një dënim prej 21 vjetësh burg për vrasje, rrëmbim, përpjekje për fshehje të trupit, kërcënime, mbajtje të paligjshme të eksplozivëve dhe municioneve, si dhe pengim të drejtësisë, përveç ndonjë dënimi tjetër që mund të marrë për trafikimin e drogës dhe shkelje të tjera lidhur me të.

Një nga asetet më të spikatura të sekuestruara nga SPAK ishte kompleksi luksoz “Ajman Park” në Shijak, një qytet 27 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Tiranës.

Faqja e internetit e këtij kompleksi është ende aktive dhe ofron “siguri 24-orëshe” për ata që dëshirojnë të marrin me qira pallatin në stilin greko-romak “Marvel Palace” për dasma, apo të shijojnë darkën në restorantin Sushi dhe Steakhouse.

Sekuestrimet shënuan një ndërhyrje të rrallë nga autoritetet shqiptare, të cilat thuajse kurrë nuk kishin nisur hetime mbi origjinën e kapitalit në shkallë të gjerë që investohej në sektorët e turizmit dhe ndërtimit në vend./ The Telegraph

The post Klani Çela-Çopja, rënia e shpejtë e bandës më të frikshme në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Zelensky pas mbërritjes në Uashington: Mirënjohës për SHBA-të, bashkë me evropianët mund ta detyrojmë Rusinë për një paqe të drejtë

By: V K
18 August 2025 at 09:39

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi ka mbërritur në Uashington për takimin me Donald Trump, shkroi në rrjete sociale duke shprehur mbështetjen për SHBA-të dhe partnerëve evropianë.

Rusia duhet ta përfundojë luftën që nisi, shton Zelensky, duke shprehur bindjen që së bashku me SHBA dhe evropianët do ta detyrojnë atë që të bëjë një paqe të drejtë.

“Jam mirënjohës. Ne të gjithë ndajmë një dëshirë të fortë për ta përfunduar këtë luftë shpejt dhe me besueshmëri. Paqja duhet të jetë e qëndrueshme. Jam i bindur se ne do ta mbrojmë Ukrainën, do të sigurojmë sigurinë e saj dhe populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj Trump, Amerikës dhe çdo partneri për mbështetjen dhe ndihmën e tyre të paçmuar.

Rusia duhet ta përfundojë këtë luftë, të cilën e filloi vetë. Dhe shpresoj që forca jonë e përbashkët me Amerikën dhe miqtë tanë evropianë mund ta detyrojë Rusinë të bëjë një paqe të vërtetë”, shkroi ai.

The post Zelensky pas mbërritjes në Uashington: Mirënjohës për SHBA-të, bashkë me evropianët mund ta detyrojmë Rusinë për një paqe të drejtë appeared first on Albeu.com.

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

By: V K
18 August 2025 at 09:08

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë, ka shkaktuar debate në radhët e ekspertëve të drejtësisë dhe organizatat e shoqërisë civile, për shkak të shtimit të ashpërsisë së propozuar në dhënien e dënimeve për veprat dhe kundërvajtjet penale.

Kodi i ri Penal përmban 952 nene. Prej fundit të muajit korrik, drafti është publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe ka hyrë në fazën e konsultimeve.

Në këtë fazë të parë konsultimesh Profesionistët e Aleancës të Profesionistëve të Lirë (APL) nëpërmjet një letre dërguar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, kanë kërkuar rishikim të kujdesshëm të dispozitave problematike, duke theksuar nevojën për respektim të parimit të proporcionalitetit dhe mbrojtje të lirive ekonomike dhe lirisë së fjalës.

Duke ngritur shqetësimin për zgjerimin e panevojshëm të ndërhyrjes penale në fusha që tradicionalisht janë trajtuar nga e drejta civile apo administrative, APL sjell në vëmendje disa nene që sipas tyre mund të sjellin pasoja negative në marrëdhëniet mes bizneseve.

Neni 537, që penalizon “tarifat e papërshtatshme të shërbimit”, duhet të rishikohet me prioritet, pasi në një ekonomi tregu, çmimet përcaktohen nga marrëdhënia kërkesë–ofertë dhe natyra e shërbimit, jo nga sanksione penale.

Nocioni është i paqartë dhe rrezikon të penalizojë ofruesit e shërbimeve, duke ndërhyrë në mënyrë të panevojshme në marrëdhënie kontraktuale që tradicionalisht trajtohen nga e drejta civile ose administrative.

Neni 604 që parashikon se mospagimi, brenda afatit ligjor, i detyrimeve tatimore të vetëdeklaruara përbën kundërvajtje penale, e dënueshme me gjobë ose burgim deri në një vit, por pa dalluar ndërmjet vonesave të paqëllimshme dhe shmangies së qëllimshme;

Neni 625, mund të penalizojë konkurrencën e ligjshme në marrëdhënie tregtare, duke e penalizuar ofertën në prani të një marrëveshjeje paraprake.

Gjithashtu, ata ngrenë shqetësimin edhe për nene të tjera për shpifjen, ndikimin në pavarësinë e gjykatësve etj.) rrezikojnë se do të dobësojnë rolin mbikëqyrës të medias dhe do të rrezikojnë transparencën në një shtet ligjor funksional.

Aleanca kërkon që procesi i miratimit të Kodit të mos nxitohet, por të shoqërohet me konsultime të gjera dhe gjithëpërfshirëse, ku të përfshihen profesionistë të drejtësisë, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile.

Profesionistët e APL shprehen të gatshëm të kontribuojnë me ekspertizë dhe propozime konkrete, duke theksuar se kjo reformë duhet të sërbejë për të ndërtuar një sistem më të drejtë, efikas dhe në përputhje me standardet europiane.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E DREJTËSISË, KRYEMINISTRIA, MEDIA

Drejtuar: Ministrit të Drejtësisë

Për Dijeni: Zyra e Kryemi

nistrit, Media

Nga: Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL)

Lënda: Propozime dhe gatishmëri për bashkëpunim mbi projekt-Kodin Penal

Po ndjekim me vëmendje procesin e hartimit dhe konsultimit publik për projekt-Kodin e ri Penal. Ekspertët tanë janë angazhuar tashmë në analizimin e dispozitave të propozuara dhe kemi nisur identifikimin e fushave ku nevojiten qartësime, harmonizim me legjislacionin ekzistues dhe përafrim me standardet ndërkombëtare, e sidomos të Bashkimit Europian, ku ne po bëjmë përpjekje për t’u bërë pjesë.

Ne mbetemi të gatshëm të kontribuojmë drejtpërdrejt në këtë proces, duke vënë në dispozicion ekspertizën tonë ligjore dhe burimet njerëzore të nevojshme, me synimin për të ndihmuar në përgatitjen e një Kodi Penal të balancuar, të zbatueshëm dhe të harmonizuar me parimet kushtetuese e detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Nga shqyrtimi fillestar, nënvizojmë disa çështje që kërkojnë vlerësim të kujdesshëm gjatë fazës së diskutimit:

Shtrirja e përgjegjësisë penale në fushat civile dhe tregtare
Projekt-Kodi përfshin dispozita që zgjerohen përtej fushës tradicionale të së drejtës penale, duke penalizuar sjellje që deri më tani janë trajtuar përmes instrumenteve civile ose administrative. Një qasje e tillë kërkon vlerësim të kujdesshëm për të ruajtur parimin e proporcionalitetit dhe për të shmangur mbivendosjen e panevojshme të mekanizmave ndëshkues. Disa shembuj për ilustrim:

Neni 537 i projekt-ndryshimeve në Kodin Penal, që parashikon ndëshkime për “tarifa të papërshtatshme të shërbimit”, duhet të rishikohet me prioritet. Në një ekonomi tregu, çmimet përcaktohen nga marrëdhënia kërkesë–ofertë dhe natyra e shërbimit, jo nga sanksione penale. Vetë nocioni “tarifë e papërshtatshme” është juridikisht i paqartë dhe nuk mund të përbëjë objekt të së drejtës penale, përveç rasteve të provuara të mashtrimit ose fiktivitetit. Përfshirja e tij në Kodin Penal rrezikon të penalizojë padrejtësisht ofrues shërbimesh, duke ndërhyrë në mënyrë të panevojshme në marrëdhënie kontraktuale që tradicionalisht trajtohen nga e drejta civile ose administrative.

Neni 604 i projektit parashikon se mospagimi, brenda afatit ligjor, i detyrimeve tatimore të vetëdeklaruara përbën kundërvajtje penale, e dënueshme me gjobë ose burgim deri në një vit. Ky është një zgjerim i konsiderueshëm i ndërhyrjes penale në marrëdhënie fiskale, pasi situata të tilla kanë qenë më parë objekt i procedurave administrative ose civile. Penalizimi penal i mospagimit, pavarësisht nëse buron nga pamundësia objektive (p.sh., pagesa të vonuara nga klientët apo institucionet publike) apo nga harresa, nuk dallon mes qëllimit për shmangie dhe vështirësive reale të tregut. Një qasje e tillë cenon parimin e proporcionalitetit dhe mund të dëmtojë bashkëpunimin ndërmjet tatimpaguesve dhe administratës.

Neni 625 tërheq vëmendjen për shkak se parashikon ndëshkime penale për ofertat alternative të mallrave apo shërbimeve në marrëdhënie tregtare, kur ekziston një marrëveshje paraprake me një palë të tretë. Kjo do të thotë se penalizohet tentativa për të konkurruar një marrëveshje ende të pafinalizuar, edhe në mungesë të mashtrimit apo fiktivitetit. Një parashikim i tillë kufizon lirinë e konkurrencës dhe sjell ndërhyrje penale në marrëdhënie që natyrshëm i përkasin së drejtës civile dhe tregtare. Formulimet e paqarta si “ofertë e bërë me dijeni të një marrëveshjeje paraprake” krijojnë hapësirë për interpretim subjektiv dhe rrezik penalizimi të padrejtë. Në çdo sistem modern, zgjidhja e këtyre çështjeve duhet të bazohet në nevojë të qartë, qëllim të ligjshëm dhe proporcionalitet të saktë.

Ndikimi mbi liritë politike dhe ekonomike
Disa parashikime mund të krijojnë kufizime mbi të drejtat dhe liritë themelore, të mbrojtura nga Kushtetuta dhe marrëveshjet ndërkombëtare ku Shqipëria është palë. Është e rëndësishme që këto dispozita të rishikohen në dritën e standardeve të BE-së dhe jurisprudencës ndërkombëtare për të garantuar përputhshmëri të plotë.

Si për shembull, draft‑Kodi i ri parashikon deri në 3 vjet burg për “profanim” të Republikës, duke përfshirë simbolet shtetërore, institucionet ose individët me statusin e “Martirit të Atdheut”. Përkufizimi përfshin shprehje të paqarta si “fyerje”, “tallje” apo “përbuzje” ndaj këtyre subjekteve. Ky nen cenon lirinë e shprehjes, që është një element themelor i çdo demokracie. Për më tepër, përkufizimet e gjerë dhe subjektive rrisin rrezikun e interpretimeve të gabuara dhe të shtrëngimit të hapësirës për kritikë ndaj institucioneve shtetërore.

Organizatat si “Safe Journalists” dhe ato të shoqërisë civile kanë vënë në dukje se ndryshimet e propozuara (përfshirë nenet për shpifjen, ndikimin në pavarësinë e gjykatësve etj.) do të dobësojnë rolin mbikëqyrës të medias dhe do të rrezikojnë transparencën në një shtet ligjor funksional. Kriminalizimi i gazetarëve apo kufizimi i fjalës së lirë përmes Kodit penal jo vetëm krijon frymë frike, por kërcënon edhe funksionin kyç të medias si kontrollues i pushtetit dhe garantues i transparencës.

Nevoja për kohë të mjaftueshme konsultimi dhe gjithëpërfshirje
Duke qenë se Kodi Penal është një nga aktet më themelore të rendit juridik, procesi i konsultimit duhet të jetë i zgjeruar në kohë dhe përmbajtje, duke përfshirë të gjithë aktorët relevantë, organet e drejtësisë, profesionistët e ligjit, biznesin, akademinë dhe shoqërinë civile. Kohëzgjatja aktuale e konsultimit është e kufizuar për një analizë të plotë të të gjitha aspekteve ligjore dhe praktike.

Të tjera çështje të identifikuara nga ne të ngritura si shqetësim nga palët e tretë, kolegët dhe organizatat partnere. Ekspertët e drejtësisë kritikojnë Kodin e Ri Penal për formulime të paqarta në disa nene, që lënë hapësira për interpretime arbitrare nga gjykatat dhe prokuroria. Kjo rrezikon të cenojë drejtësinë dhe të rrisë korrupsionin. Shumë vëzhgues dhe organizata të shoqërisë civile ngrenë shqetësime për rritjen e kompetencave të prokurorisë dhe policisë në kod, pa mekanizma efektivë kontrolli, duke rrezikuar lirinë dhe privatësinë e qytetarëve. Media dhe ekspertët kritikojnë përfshirjen e disa shkeljeve të vogla ose mesatare me masa penale, duke i bërë kodin më të ashpër se sa duhet dhe duke mbingarkuar sistemin gjyqësor.

Ne e shohim këtë reformë si një mundësi të çmuar për të forcuar kuadrin penal në vendin tonë, duke e bërë atë më efektiv, më të drejtë dhe në harmoni me parimet e shtetit të së drejtës. Jemi të bindur se, përmes bashkëpunimit të hapur dhe angazhimit të përbashkët, mund të arrijmë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

Si Aleancë e Profesionistëve të Lirë, shprehim gatishmërinë tonë për të qenë pjesë aktive e këtij procesi, duke ofruar ekspertizën, përvojën dhe idetë tona në çdo fazë nga diskutimi deri te finalizimi. Ne besojmë se dialogu konstruktiv, shkëmbimi i lirë i ideve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë çelësi për të krijuar një sistem më të drejtë dhe funksional.

The post Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike appeared first on Albeu.com.

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë

By: V K
18 August 2025 at 08:37

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në krahasim me nivelin e përgjithshëm të çmimeve, sipas tabelës së detajuar mbi inflacionin nga INSTAT.

Qiratë për banesat janë rritur ndjeshëm që prej vitit 2021 dhe kanë vijuar me këtë trend deri në mesin e vitit 2025, sidomos në periudhën midis muajve janar 2023 dhe korrik 2025, rritja ka qenë e qëndrueshme, me norma mujore që shpesh arrijnë nga 3% deri në 5% në bazë vjetore.

Në muajin korrik 2025, ndryshimi vjetor i çmimit të qirasë ishte 5.4%, nga 0.9 për qind që ishte ky ndryshim në shkurt 2025.

Ky ritëm rritjeje ka reflektuar presionin që po përballin familjet shqiptare, veçanërisht në zonat urbane, ku kërkesa për banesa me qira mbetet e lartë për shkak të urbanizimit dhe fluksit të lartë të turistëve, sidomos në Tiranë ku ka edhe lëvizje migratore te brendshme.

Një faktor kryesor që ka ndikuar në shtrenjtimin e qirave afatgjata lidhet me zhvillimet turistike, ku shumë ndërtesa janë dhënë me qira afatshkurtra, duke i hequr ato nga tregu i qirave afatgjata, që kanë si klientë kryesisht familjet vendase.

Nëse jep shtëpinë me qira mujore, sipas të dhënave nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, në kryeqytet, një apartament 1+1, më i liri është në zonën e Freskut, që varion nga 330-400 euro, më i shtrenjti te zona e ish-Bllokut dhe e Stadiumit Air Albania, deri në 800 euro/muaj. Për apartamente 2+1, qiraja fillon nga 550 euro 2+1 dhe arrin në 1300 euro në zonën e Stadiumit Air Albania dhe ish-Blloku.

Të gjithë drejt qirave ditore, por u rritën ato mujore, duke dëmtuar klientët vendas

Një tjetër kategori që ka njohur rritje të ndjeshme çmimesh mbi mesataren e përgjithshme janë pijet joalkoolike dhe shërbimet e kafeneve. Në korrik 2025 çmimet mesatare të kafesë u rritën me 6% në krahasim me korrikun 2024.

Çmimet e kafesë, çajit dhe ujit të ofruara në ambiente publike janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, sidomos pas vitit 2022, duke reflektuar kostot në rritje për pagat e stafit dhe çmimet e importit të kafesë.

Kjo duket se nuk ka ndikuar shumë në kërkesën për konsum, pasi kafeneja mbetet një pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare.

Megjithatë, për konsumatorët me të ardhura të kufizuara, frekuentimi i përditshëm i kafeneve është kthyer gjithnjë e më shumë në një luks të vështirë për t’u përballuar.

Ndërkohë që qiratë dhe pijet në kafene mbeten ndër sektorët me rritje më të lartë, edhe disa kategori të tjera kanë shënuar luhatje.

Gjithashtu, mbulesat e dyshemesë ndonëse janë një produkt që nuk kanë shumë peshë në shpenzimet e buxheteve të familjeve janë në rritje të vazhdueshme.

Në korrik 2024 çmimet e këtij grupi u rriten mesatarisht 6.7%. Një vit më parë në korrik ky ndryshim ishte 2.9%.

Edhe pse normat e përgjithshme të inflacionit kanë filluar të bien krahasuar me kulmin në vitin 2022, çmimet nuk po kthehen në nivelet e mëparshme, duke u shndërruar në barrë të përhershme mbi konsumatorët./ Monitor.al

 

The post Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Ish-hetuesit: Të dyshuarit mund të kenë kaluar në Serbi, t’i kërkohet ndihmë EULEX-it

By: V K
18 August 2025 at 08:14

Të dyshuarit për vrasjen e tre personave në Gjilan, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, ende nuk janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gjersa hetimet kanë hyrë në javën e dytë të tyre, njohës të këtyre çështjeve thonë se Shkodra i takon kategorisë së personave të përgatitur dhe mund të ketë gjetur një strehim në Serbi.

Ata udhëzojnë që Policia e Kosovës të bashkëpunojë me EULEX-in.

Para një jave në Gjilan, ndodhi një vrasje e trefishtë pas të shtënave me armë që dyshohet se erdhën si shkak i fajdeve.

Të dyshuarit kryesorë për këtë rast, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, Engjulli dhe Edonisi nuk kanë arritur të lokalizohen ende nga Policia e Kosovës edhe pse janë në kërkim prej 7 ditësh.

Të dielën, Drejtoria e Policisë në Gjilan ka deklaruar se po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Por, për njohës të çështjeve ku të përfshirë janë persona të kësaj natyre, lokalizimi i tyre s’është i lehtë.

“S’është e lehtë të gjendet persona të tillë sepse pas kryerjes së aktit, ata përgatitin terrenin dhe i shmangen komunikimit, jetojnë në situata tejet sekrete dhe për këtë paraqet vështirësi edhe tek organet e rendit. Me punë operative, me persona të caktuar zyrtar që nuk janë në uniformë punojnë në terren, komunikojnë për të ardhur deri te mundësia e gjetjes nëse janë brenda territorit”, ka thënë për Tv Dukagjinin Emrush Kastrati, ish-gjyqtar.

Me hetimet që po hyjnë në javën e dytë, Kastrati thotë se nuk duhet përjashtuar mundësia që ata të kenë kaluar në Serbi, për ç’ka, Policia e Kosovës, sipas tij, duhet të ndërmarrë veprime shtesë.

“Realisht dhe në formë potenciale ekziston mundësia që për shkak të pozitës gjeografike të Gjilanit dhe pjesës së Serbisë ku jeton komuniteti shqiptar, të njëjtit të kenë kaluar andej mirëpo, në rast se gjinden atje, mundësitë e bashkëpunimit me Serbinë janë të pamundshme sepse Serbia nuk bashkëpunon juridikisht me organet e Kosovës por mund të kryhet përmes EULEX për aq kohë sa ka vullnet edhe Serbia”, shprehet Emrush Kastrati.

Për ish-hetues policorë, kërkimi i ndihmës nga EULEX-i mbetet mundësia e vetme.

“Meqenëse Policia e Kosovës dhe e Serbisë nuk kanë një bashkëpunim direkt dhe ky bashkëpunim bëhet përmes disa strukturave të Policisë së UMNIKU-t apo edhe Policisë së EULEX që të bahet një trysni përmes EULEX ose BE Serbisë, që t’i arrestojë dhe t’i ekstradojë në Kosovë. Përndryshe, mundësitë janë të kufizuara”, ka thënë Hilmi Canolli, ish-hetues në Policinë e Kosovës.

Mefail Shkodra, ishte i dënuar nga Gjykata e Gjilanit për armëmbajtje pa leje, vjedhje të shërbimeve komunale e për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Së bashku me djalin e tij, i kërkuar gjithashtu, ishin arrestuar e më pas liruar gjatë vitit të kaluar për veprën penale të fajdes e detyrimit, për shkak se kishin paguar dorëzani.

The post Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Ish-hetuesit: Të dyshuarit mund të kenë kaluar në Serbi, t’i kërkohet ndihmë EULEX-it appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
18 August 2025 at 07:47

Sot, më 18 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.1 lekë dhe shitet me 83.5 lekë.

Euro, blihet me 96.4 lekë dhe shitet 97.4 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 101.5 lekë, ndërsa në shitje me 102.9 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111 lekë dhe shitet me 112.9 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.4 lekë, ndërsa në shitje me 61 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 18 Gusht 2025, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
18 August 2025 at 07:44

Këtë të hënë vendi ynë, do të vijojë të jetë nën ndikimin e motittë qëndrueshëm, duke sjellë në vijën bregdetare dhe në ultësirën Perëndimore intervale të gjata me diell.

Ndërsa në zonat malore, pritet të ketë kalime të vranësirave.

Por pasditja dhe mbrëmja do të shpeshtojnë vranësirat në të gjithë vendin tonë, po ashtu do të ketë rritje të lagështirës në ajër duke bërë që në gjysmën Lindore të Shqipërisë vranësirat e shumta të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu.

Reshjet më të theksuara do të jenë në Verilindje dhe Juglindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë, duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 18 Gusht 2025, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 18 Gusht 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

By: V K
18 August 2025 at 07:27

DASHI

Do kaloni një ditë mjaft të vecantë. Njerëzit e afërrm po bëjnë gjithçka dhe më të mirën për tju kënaqur .Bëni kujdes që ti respektoni sa më shumë. E nëse ata e teljakojnë kufirin, do jetë mundësia juaj më e mirë për të kuptuar vërtet se sa ju vlerësojnë e sa të tjerë jo.

DEMI

Shqetësimet tuaja sot duhet ti lini mënjanë përndryshe ju nuk do të mundeni të jeni të qetë dhe nuk do të jeni në gjendje të merrni vendimin e duhur në lidhje me atë që është më e rëndësishme. Mos u ndikoni nga paragjykimet dhe mentaliteti në mënyrën e të bërit mjafton vetëm vullneti për ti bërë gjërat sa më shpejt.

BINJAKËT

Do ju jepet shansi për të prezantuar veten sa me mirë, duke thyer rregullat që janë nji për të gjithë. Shfrytëzoni mundësinë për të mos I shgënjyer. Do keni mjaft konkurrencë e përballja nuk është e lehtë. Nga kjo varet nëse do keni mundesinë për menaxhimin e një biznesi ose jo.

GAFORJA

Të gjitha mundësitë tuaja në këtë periudhë mund të fshihen në qoftë se ju nuk do beni asnjë lëvizje për t`u angazhuar t“i kapni ato. Në fakt ju nuk mund të justifikikoheni , nëse ju nuk jeni të përgatitur. Keni pas mjaft kohë por e keni keqpërdorur. Vlerësojini mundësitë në kohën e duhur.

LUANI

Nëse keni një punë të caktuar për këtë ditë, përfundojeni atë në mënyrë të saktë, përndryshe ju do të dëgjoni ankesat e zakonshme dhe sharjet zakonshme. Ju nuk keni shumë për të diskutuar në qoftë se ju do të përpiqeni të gjeni një temë. Paragjykimet kundër teje nuk do të fshihen menjëherë , kështu që ju duhet të jeni të gatshëm për të marrë të gjithë peshën e tyre nëse nuk vëreni me zgjuarsi për të shmangur atë.

VIRGJËRESHA

Objektivat tuaja për të ardhmen me siguri nuk janë të lehta për u arritur, por me pak sukses mund ti arrini dhe sidomos sot ju mund të mbështeteni në ata që ju kanë mbështetur gjithmonë. Ju do të gjeni edhe më shumë kuptim të atyre që nuk janë gjithmonë në dispozicion.

PESHORJA

Ndoshta ju jeni mjaft i zënë ngushtë në këtë kohë për shkak të një personi i cili ju a ka bërë jetën të pamundur, por kjo periudhë është gati për t’i dhënë fund dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të ruani qetësinë. Mundohuni të jeni sa më bindës e tia shpjegoni se nuk ka alternativë tjetër.

AKREPI

Nuk ka asgjë më të mirë se të filloni nga e para me të gjitha ose çdo gjë. Një sërë gabimesh do ju pasojnë nëse ju vazhdoni të ecni me paragjykimet që keni. Besimi duhet fituar është e vërtetë, por shumë herë kjo nuk është ajo që ju pengon, sidomos në marrëdhëniet me njerzit e afërm.

SHIGJETARI

Mundohuni të keni më shumë respekt për ata të cilët kanë treguar veten tashmë sepse nuk jeni superiore ndaj tyre, jeni të barabartë, kështu që në qoftë se tregojnë respekt, ju duhet të paktën të bëni të njëjtën gjë. Nesër mund të vijë dita të cilët do ju shërbejnë juve. Hakmarrja nuk ju takon juve.

BRICJAPI

Objektivat tuaja do të jenë të ndryshme gjatë ditës, por sigurisht një ide do të duhet për të përfunduar pa menduar, apo një plan që ndikon në familjen tuaj. Ju nuk mund ta shtyni

Një premtim është një premtim, veçanërisht në qoftë se bëhet për fëmijët tuaj apo nipat dhe mbesat. Me pak fjalë, ju nuk mund të zgjidhni për të qënë egoist sot do të jetë dita më e keqe, ndonjëherë në mesin e të gjithë atyre që ju mund të zgjidhni.

UJORI

Në këtë ditë ju duhet të mendoni pak për të ardhmen tuaj, pasi ka ardhur momenti. Ju nuk mund të neglizhoni e për më tepër duhet ti kushtoni rëndësinë e duhur. Keni pasur mjaft kohë për tu konsultuar me njerzit përreth , por vendimin jeni ju që do e merrni. Të tjerët mund të jenë të bindur për diçka të gabuar.

PESHQIT

Bëni kujdes sot për gjërat që jeni duke bërë në mënyrë që mos pendoheni me të vërtetë .

Nga dita në ditë do përjetoni gjëra të reja. Mundohuni të mos humbisni mëndjen dhe të përpiqeni të mos jeni të varrur nga disa situata që nuk do keni përfitime. Do të ishte qesharake të mos kuptoni se çfarë ka më shumë rëndësi për ju tani.

The post Horoskopi 18 Gusht 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 17 August 2025Main stream

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

By: V K
17 August 2025 at 15:58

Tre të rinj janë arrestuar në Shëngjin pasi u kapën duke drejtuar motomjetet në gjendje të dehur.

Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për shtetasit Q. Sh., 30 vjeç, L. Sh., 25 vjeç dhe F. G., 24 vjeç, të cilët u arrestuan në flagrancë. Motomjetet e tyre u sekuestruan.

‘Në kuadër të këtyre kontrolleve, 3 drejtues motomjetesh, konkretisht shtetasit Q. Sh., 30 vjeç, L. Sh., 25 vjeç, dhe F. G., 24 vjeç, u arrestuan në flagrancë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet në gjendje të dehur. Gjithashtu, motomjetet e tyre u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale’, njoftoi policia.

The post Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin appeared first on Albeu.com.

Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës (EMRI)

By: V K
17 August 2025 at 15:42

Nga; Arben Llangozi

Toka e Xanun” e Edi Ramës/Vila pa leje në Ksamil, korrupsion i mbrojtur nga policia dhe IMT

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar me bujë programin e tij të quajtur “Toka e Xanun”, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj drejtuesve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) që kanë lejuar ndërtime pa leje.

Por rasti që po ju paraqesim tregon se ky program mbetet vetëm retorikë, pasi realiteti në terren dëshmon një tjetër histori, ndërtime të paligjshme në bregdetin e Ksamilit, të mbrojtura dhe të favorizuara nga vetë strukturat shtetërore por edhe nga vet kryeministri.

Në zonën e njohur si Kep Merli, aty ku është ngritur edhe vila e shumëpërfolur pa leje që i atribuohet familjes së këngëtares Dua Lipa, janë ndërtuar disa vila të tjera pa leje. Ndertuesi i tyre është Agim Shëndiela, i cili akuzohet se ka zaptuar pasuri publike dhe e ka kthyer në biznes privat në shkelje flagrante të ligjit me tokën publike.

Video që po ju prezantojmë është realizuar në vitin 2023 dhe tregon objektin gjatë fazës së ndërtimit, i cili ka përfunduar në vitin 2024, pra akoma kishte kohë për ndërhyrje dhe ndëshkim të paligjshmërisë. Pra ne vitin 2023 dhe 2024 jane ndertuar vila te tera pa leje, policia dhe imt e kane bekuar.

Ndërkohë, në fotot e shfaqura me rreth të kuq duken qartë parcela të tjera ndërtimore ku aktualisht janë bërë gërrmime për ndërtim pa leje, duke treguar se shkeljet vazhdojnë edhe pas ndërtimeve të para.

Këto vila janë ngritur hapur dhe në sy të të gjithëve, në një zonë turistike me interes të lartë, por çuditërisht pa asnjë ndërhyrje të institucioneve që duhej të mbronin territorin. Në këtë kompleks pushon edhe vet Edi Rama.

Përgjegjësit kryesorë të lejes faktike për këto ndërtime janë drejtues të njohur të institucioneve vendore. Nasip Hoxha, ish-drejtues i IMT-së, është përfshirë në disa afera korruptive të denoncuara ndër vite dhe konsiderohet si njeriu që ka mbyllur sytë për ndërtimet pa leje në Ksamil dhe ka lejuar ditën me diell ndërtimin.

Nga ana tjetër, Policia e Sarandës, në kohën kur shef komisariati ishte Geraldo Toska dhe shef krimesh Sentiliano Ndreu, jo vetëm që nuk ndërhyri për të ndalur ndërtimet, por dyshohet se ka qenë pjesë e marrëveshjes së korruptuar që i lejoi ato.

Burime lokale flasin për një pakt korruptiv mes ndërtuesit Shëndiela dhe drejtuesve të policisë, ku nëpërmjet ryshfeteve dhe ndikimit politik, ndërtimet pa leje u bënë realitet pa asnjë pengesë.

Megjithëse për këta tre emra, Nasip Hoxha, Geraldo Toska dhe Sentiliano Ndreu, është hapur procedim penal në Prokurorinë e Sarandës, dosjet e tyre kanë mbetur në sirtar. Denoncuesit thonë se kjo ndodhi për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të partisë në pushtet, e cila ka mbrojtur funksionarët e vet dhe klientët e tyre të ndërtimit.

Kjo tregon edhe një herë se sistemi i drejtësisë nuk vepron mbi bazën e ligjit, por në bazë të lidhjeve politike dhe interesave ekonomike.

Edi Rama flet për “Toka e Xanun” dhe premton ndëshkime ndaj atyre që kanë lejuar ndërtimet pa leje. Por faktet në Ksamil e Sarandë tregojnë se ndërtime të paligjshme janë bërë me bekimin e administratës shtetërore, me mbrojtjen e policisë dhe me heshtjen e drejtësisë.

Nëse kryeministri kërkon vërtet të tregojë se nuk toleron shkatërrimin e bregdetit dhe zaptimin e pronës publike, ai duhet të nisë nga këto raste konkrete, vilat e Kep Merlit, ndërtimet e Agim Shëndielës dhe përgjegjësia penale e Nasip Hoxhës, Geraldo Toskës dhe Sentiliano Ndreut.

Pa hetim të këtyre aferave, çdo program i qeverisë mbetet thjesht propagandë, ndërsa realiteti i bregdetit shqiptar do të jetë gjithmonë një histori korrupsioni, zaptimesh dhe pasurimi të paligjshëm në kurriz të interesit publik.

Ndërtuesi Agim Shëndiela, i cili ka ngritur vila pa leje në Kep Merli duke zaptuar pasuri publike, nuk është hetuar asnjëherë nga organet e drejtësisë, pasi ka qenë i mbrojtur nga policia e Sarandës dhe drejtuesit e përfshirë në aferë, duke treguar se ligji vepron vetëm ndaj qytetarëve të thjeshtë, ndërsa klientela e pushtetit mbetet e paprekur.

Shpresojmë që strukturat e reja të IMT-së dhe policia aktuale të mos ndjekin gjurmët e korrupsionit të paraardhësve të tyre, por të veprojnë me integritet dhe të marrin masat e duhura ndaj ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të pasurisë publike.

Me këtë veprim, Agim Shëndiela padyshim duhet të arrestohet, pasi ka kryer vepra të përsëritura dhe të rënda kundër mjedisit, duke zaptuar tokë publike dhe duke ndërtuar vila pa leje në zonë turistike.

The post Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike

By: V K
17 August 2025 at 15:03

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo produkt e shërbim që ofrohet në bregdet që nga kafja, darkat në restorante apo çadrat e shezlongët.

Për këtë arsye edhe plazhet publike po bëhen gjithnjë e më te frekuentuara. Por kjo rritje çmimesh, duket se nuk shkon në proporcion me cilësinë, për të cilët qytetarët kanë jo pak ankesa.

Ata e vendosin theksin tek papastërtia e bregdetit apo menaxhimi i hapësirës publike në plazhe.

Ndërsa për emigrantët situata është krejt ndryshe. Me pagat apo pensionet që ata kanë në vendet e tyre të punës pushimet në Shqipëri dhe sidomos në Vlorë janë të përballueshme.

Në Vlorë duke nisur nga muaj maji, çdo produkt jetësor, duke filluar nga ata bazë të shportës ka pësuar një rritje të ndjeshme.

Edhe produktet e servirura në bare dhe restorante vijnë sot me një çmim 30-40% më lartë se një vit më parë./ A2CNN

The post Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike appeared first on Albeu.com.

Aksioni për sigurinë detare nga Komani në Ksamil, policia bllokon 35 mjete lundruese

By: V K
17 August 2025 at 14:50

Policia e Shtetit, ka njoftuar se gjatë kësaj jave që po mbyllim janë bllokuar 35 mjete lundruese.

Aksioni për sigurinë bregdetare është shtrirë nga Komani deri në Ksamil, duke monitoruar dhe kontrolluar 525 mjete gjithsej.

Sipas të dhënave janë bllokuar 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone si dhe 2 varka metalike me motor uji.

Disa nga mjetet lundruese janë bllokuar pasi janë konstatuar brenda perimetrit të sigurisë, ndërkohë drejtuesit janë gjobitur me 100 mijë lekë secili.

Policia njofton gjithashtu, se bashkë me homologët e saj në Greqi kanë bllokuar një gomone të vjedhur në Lefkada të Greqisë, e cila është konstatuar në plazhin e Ksamilit.

Kontrollet janë fokusuar edhe te dokumentacioni dhe leja e mjeteve lundruese.

The post Aksioni për sigurinë detare nga Komani në Ksamil, policia bllokon 35 mjete lundruese appeared first on Albeu.com.

Zelensky mbërrin në Bruksel për t’u takuar me Ursula von der Leyen

By: V K
17 August 2025 at 14:32

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Bruksel për të zhvilluar një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi zëdhënësi i tij.

Ky takim vjen pak pasi von der Leyen bëri të ditur se nesër do të marrë pjesë në takimin me Donald Trump në Uashington, së bashku me disa liderë europianë, përfshirë edhe Sir Keir Starmer.

Zelenskyy dhe von der Leyen, pritet të mbajnë më pas një konferencë të përbashkët për media gjatë ditës.

The post Zelensky mbërrin në Bruksel për t’u takuar me Ursula von der Leyen appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, pritet caktimi i masës së sigurisë

By: V K
17 August 2025 at 14:05

Ditën e sotme, në gjykatën e Korçës, pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e vrasjes së 14-vjeçarit.

Të arrestuarit kanë mbërritur në gjykatë, ndërsa jashtë gjykatës ka prani të shtuar të familjarëve dhe forcave policore.

Kujtojmë se Enedio Guri, akuzohet për vrasjen me thike të një bashkemoshatari të tij në Maliq.

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, pritet caktimi i masës së sigurisë appeared first on Albeu.com.

Plagosi me sende të forta një shtetas gjatë një konflikti, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRI)

By: V K
17 August 2025 at 13:37

Një ngjarje e dhunshme u regjistrua në lagjen nr. 14 të Durrësit, ku një 25-vjeçar plagosi rëndë një person gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia identifikoi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin Kristo Domi, 25 vjeç, banues në Durrës.

Viktima, Gëzim Muka, pësoi dëmtime serioze në kokë dhe pas trajtimit fillestar në Spitalin Rajonal Durrës, u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi si pasojë e një konflikti të papritur mes dy shtetasve në rrugë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës kryen veprimet e para hetimore dhe materialet i referuan Prokurorisë, ku po ndiqet procedimi penal për veprën “plagosje e rëndë me dashje”.

Policia apelon tek qytetarët për shmangien e konflikteve dhe respektimin e ligjit, duke theksuar se çdo akt dhune do të ndiqet penalisht.

The post Plagosi me sende të forta një shtetas gjatë një konflikti, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati

By: V K
17 August 2025 at 13:14

Një javë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit, krimi mbetet ende i pazbuluar ndërsa qytetarët dhe familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

Në këtë incident, babë e bir Selami dhe Edmond Hasani të njohur në qytet si argjendarë, humbën jetën në një kafene pranë objektit të komunës, ndërsa Abedin Hoxha që kishte mbetur i plagosur vdiq më vonë në spital si pasojë e plagëve.

Autorët e dyshuar, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull, ndodhen ende në arrati dhe të njëjtit janë shpallur në kërkim nga policia menjëherë pas rastit.

Lidhur me vendndodhjen e tyre policia, ka thënë se ende nuk kanë diçka të re dhe se po punohet intensivisht për lokalizimin e tyre.

“Po punohet intensivishta lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast menjëherë do të ju njoftojmë”, ka deklaruar për Telegrafin, togeri Ismet Hashani nga Policia rajonale e Gjilanit.

Lidhur me rastin e fundit qindra qytetarë protestuan të premten para objektit të gjykatës me pankarta që kërkonin drejtësi dhe zbardhje të rastit. Ndërkohë, zyrtarë të lartë politikë reaguan me shqetësim.

Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar pezullimin e katër zyrtarëve policorë në Gjilan, për të hetuar nëse ka pasur ndonjë neglizhencë ose shkelje të procedurës para apo pas ngjarjes.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autorët mbeten ende të lirë.

The post Vrasja e trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Berat, humb jetën 29-vjeçari

By: V K
17 August 2025 at 12:53

Në orët e para të mëngjesit rreth orës 04:30, një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit .

Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C., 29-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. C. dhe është dëmtuar lehtë pasagjerja.

The post Aksident i rëndë në Berat, humb jetën 29-vjeçari appeared first on Albeu.com.

❌
❌