Ikin të rinjtë, rritet punësimi tek të moshuarit
Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur në emigracion.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga viti në vit grup-mosha mbi 65 po rrit pjesëmarrjen në tregun e punës dhe shkallën e punësimit.
Në vitin 2024, shkalla e punësimit për personat mbi 65 vjeç arriti në 25.0%, nga vetëm 17.6% në vitin 2023. Kjo përfaqëson një rritje të konsiderueshme prej 7.4 pikë përqindjeje vetëm në një vit.
Një pjesë e kësaj rritjeje shpjegohet me jetëgjatësinë, por edhe me nevojën ekonomike për të qëndruar më gjatë në tregun e punës për shkak të pensioneve të ulëta dhe mungesës së kursimeve të mjaftueshme për pleqërinë.
Rritja e shkalles së punësimit për pensionistët nga 2023 në 2024 është më e madhe se në të gjitha kategoritë e tjera të grup-moshave.
Psh me grup moshën aktive 15-64 vjeç, që në vitin 2024 ka një shkallë punësimi prej 68.6% me rritje vetëm 1.7 pikë %.
Gjithashtu shkalla e punësimit tek të rinjtë 25-29 vjeç u rrit 5% ndërmjet 2023 dhe 2024.
Rritja e vazhdueshme e këtij treguesi për moshën +65 mund të sinjalizojë edhe një tendencë që do të thellohet në të ardhmen, për shkak të ndryshimeve demografike ku strukturave e popullsisë po zhvendoset me shpejtësi në favor të moshave të vjetra.
Rritja e punësimit në moshën e tretë nisi të forcohej pas pandemisë, kur flukset e emigrimit filluan të shtohen sërish, duke lënë mangësi në tregun e punës.
Në njërën anë, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës dhe në tjetrën pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.
Puna pas pensionit është e pranishme në të gjithë sektorët, madje edhe në sektorin publik.
NĂ« qarqet e vendit, ende shumĂ« pensionistĂ« punojnĂ« nĂ« sektorĂ«t e arsimit, shĂ«ndetĂ«sisĂ«, etj., pĂ«r shkak se nuk ka tĂ« rinj pĂ«r tâi zĂ«vendĂ«suar. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ«, tregu i punĂ«s Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« pak tĂ«rheqĂ«s pĂ«r tĂ« rinjtĂ«.
Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2024, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, papunësia tek të rinjtë më arsim të lartë ishte rritur në krahasim me 2023.
Zhvillimet në tregun e punës po tregojnë se Shqipëria po përballet me sfidën e re të integrimit te të moshuarve në tregun e punës./B.Hoxha
Â
The post Ikin të rinjtë, rritet punësimi tek të moshuarit appeared first on Revista Monitor.