Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 August 2025Main stream

Me armë gati për qitje/ Kush është i arrestuari Ramadan Zoto, emër i shquar në akte kriminale

22 August 2025 at 11:59

Publikohen pamjet e aksionit, i cili çoi në arrestimin e 43-vjeçarit, Ramadan Zoto në Korçë. Ai ishte shpallur në kërkim për një plagosje të dyfishtë në Sarandë, në korrik të këtij viti.

Sipas burimeve janë sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa ka edhe persona të tjerë të shoqëruar.

Zoto është lokalizuar në zonën e Korçës ditën e sotme, teksa lëvizte me një makinë “Audi” dhe ndërhyrja ishte e befasishme, mes bashkëpunimit të tre sektorëve të policisë.

Sipas informacioneve, Zotos i është kapur edhe pistoletë me fishekë në fole me vete në momentet e arrestimit.

Arrestimi është kryer për llogari të DVP Vlorë ndërsa ndërhyrja është kryer nga Operacionalja e Policisë së Shtetit për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Ramadan Zoto i njohur si “Dane”, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur.

Kush është Ramadan Zoto dhe rrezikshmëria e tij

Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjeç, rezulton i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”.

Konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë.

Në kërkim është shpallur edhe Erjon Canaj, 35 vjeç, vëllai tij.

Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojën e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë.

 

Aksioni “blic” në Korçë/ Kush është i arrestuari, i dyshuar për plagosje të dyfishtë në Sarandë

22 August 2025 at 11:40

KORÇË- Arrestohet nga Policia e Vlorës, Operacionalija e Drejtorisë së Përgjithshme dhe Policia e Korçës, autori i dyshuar i ngjarjes në Sarandë, i akuzuar për plagosjen e dy personave.

I prangosur është Ramadan Zoto, 43 vjeç.
Sipas burimeve, janë sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa ka edhe persona të tjerë të shoqëruar.

Zoto është lokalizuar në zonën e Korçës ditën e sotme, teksa lëvizte me një makinë “Audi” dhe ndërhyrja ishte e befasishme, mes bashkëpunimit të tre sektorëve të policisë.

Ramadan Zoto i njohur si “Dane”, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur.

/abcnews.al

Ngërçi vazhdon në Kosovë, nuk ka konstituim të Kuvendit

22 August 2025 at 11:26

KOSOVË- Ngërçi vazhdon në Kosovë. Deputetët as në tentimin e dytë, që vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk kanë arritur të zgjedhin kryeparlamentarin e ri.

Të pranishëm në sallë ishin  115 deputetë. Kësaj here, LVV propozoi Hekuran Muratin për kryeparlamentar, por as ky propozim nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Propozimin e tij para deputetëve e bëri Donika Gërvalla. Murati mori vetëm 57 vota pro, 51 kundër dhe gjashtë abstenuan.

Kryesuesi i seancës për konstituimin e Kuvendit, Avni Dehari njoftoi se emri i propozuar nga Vetëvendosje nuk mori votat e nevojshme dhe në këto kushte tha se seanca e radhës do jetë më 24 gusht, në orën 11:00.

 

Krim në sy të fëmijëve, shqiptari vret gruan në Greqi

22 August 2025 at 11:22

Një krim brutal në Volos , ku një burrë 40-vjeçar vrau gruan e tij 36-vjeçare, me të cilën ka katër fëmijë, dhe më pas u arratis.

Krimi ndodhi në pallatin ku jeton familja në rrugën Konstanta. Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin. Më pas, burri, një shtetas shqiptar, dyshohet se vrau gruan e tij gjithashtu shqiptare me një objekt të mprehtë dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Informacioni është se krimi ndodhi para syve të të paktën njërit prej fëmijëve të familjes, i cili madje thuhet se i ka thënë policisë: “E pashë babin duke e therur mamin me thikë”.

Autori i krimit doli me vrap nga pallati dhe iku në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar atë. Zona është rrethuar nga forca të forta policore, ndërsa një ambulancë dhe një mjek ligjor ndodhen në vendngjarje.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, nuk ka pasur të dhëna për dhunë në familje, megjithatë, autori ishte përdorues droge. Hetimet janë në kulmin e tyre, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë shkaqet që çuan në vrasjen e re të grave.

Çlirimi i hapësirave publike/ Rama nxjerr shkeljet e një tjetër gjyqtari: Ka marrë dy vendime në dëm të interesit publik

22 August 2025 at 11:00
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te aksioni për çlirimin e hapësirave publike, të cilat janë zaptuar në mënyrë të padrejtë nga baret dhe restorantet në të gjithë vendin.
Ai kësaj here ka denoncuar një tjetër gjyqtar, i cili sipas tij ka marrë dy vendime, në kurriz të interesit publik. Sipas tij, gjyqtari Klarent Demiri ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimin e një zone, e cila është zaptuar nga një bar.
Ai thotë se nuk do të tolerohen individë apo funksionarë të tillë, që veprojnë kundër interesit publik.
“Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cënuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së vet zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut❌
Edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohemi organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun, duke vazhduar të shpresojmë se këto organe jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit do të dalin nga zona e komfortit ku janë rehatuar, ndërkohë që Reforma në Drejtësi kërkon në radhë të parë përkushtimin, profesionalizmin e kurajon e tyre”, shkruan Rama.
Reagimi i plotë kryeministrit Rama:
Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun”?🦴
Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE🇦🇱🖐🇪🇺
Një gjë është pak po e sigurtë:
Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cënuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së vet zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut❌
Edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohemi organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun, duke vazhduar të shpresojmë se këto organe jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit do të dalin nga zona e komfortit ku janë rehatuar, ndërkohë që Reforma në Drejtësi kërkon në radhë të parë përkushtimin, profesionalizmin e kurajon e tyre/abcnews.al

Plagosja në Fresk/ Kush është i arrestuari dhe i shpalluri në kërkim, ndihmuan autorin të “fshihte” gjurmët

22 August 2025 at 10:50

Policia ka arrestuar një tjetër person për plagosjen me armë zjarri në zonën e Freskut më 2 gusht të Juglen Abazit. Në pranga ka përfunduar shtetasi Amarildo Daci për përkrahje të autorit të krimit.

Ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe një tjetër person, shtetasi Dorjan Haskaj që akuzohet për të njëjtën vepër penale.

Më herët policia kishte arrestuar Andi Gurrën dhe Xhonatan Qerimin, dy nga bashkëpunëtorët e Klejvis Cakës alias Lusha, autorit të dyshuar të ngjarjes që është ende në kërkim.

Sakaq, Klejvis Caka (Lusha) dyshohet si autori i plagosjes së të riut. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Paralajmërimi/ Nëntë gjërat që s’duhet t’i kërkoni kurrë nga ChatGPT

22 August 2025 at 10:42
Inteligjenca artificiale ka bërë jetën tonë më të lehtë duke na ndihmuar me detyra të lodhshme ose që kërkojnë shumë kohë, si krijimi i buxheteve apo planifikimi i vakteve javore.
Në profesion, ChatGPT është shumë i dobishëm për krijimin e përmbajtjes ose programim. Por kjo nuk do të thotë që duhet të mbështetemi tek ai për gjithçka. Edhe drejtori ekzekutiv i OpenAI ka paralajmëruar për rreziqet e besimit të verbër te ChatGPT.

Sipas CNET, ka të paktën 9 situata ku përdorimi i tij mund të jetë i rrezikshëm:

1. Aktivitete të paligjshme – Mos përdorni ChatGPT për veprime të kundërligjshme.

2. Diagnoza shëndetësore – Vetë-diagnostikimi me AI mund të jetë i pasaktë. ChatGPT mund t’ju ndihmojë vetëm të përgatitni pyetje për mjekun.

3. Shëndeti mendor – AI nuk mund të ndjejë empati apo të kuptojë gjuhën e trupit, ndaj nuk zëvendëson një psikoterapist.

4. Vendime urgjente – ChatGPT nuk mund të reagojë në raste emergjente; shërben vetëm për analiza pas ngjarjes.

5. Planifikimi financiar personal – AI mund të mos ketë informacionin më të fundit tatimor; konsultohuni me ekspertë për para reale.

6. Të dhëna të ndjeshme – Mos ndani informacion konfidencial si kontrata, të dhëna mjekësore ose dokumente personale.

7. Mashtrimi në shkollë – ChatGPT nuk duhet përdorur për detyra akademike; pasojat mund të jenë serioze.

8. Lojërat e fatit – AI nuk mund të parashikojë rezultate të sakta; përdorimi për baste është i rrezikshëm.

9. Dokumente ligjore – ChatGPT mund të ndihmojë për shpjegime, por hartimi i dokumenteve ligjore duhet të bëhet nga profesionistë.

Në përgjithësi, ChatGPT është një mjet i dobishëm për asistencë dhe këshilla, por nuk zëvendëson ekspertët profesionalë në fusha kritike.

Vlorë, një pushuese rrezikon mbytjen në plazhin e Lungomares

22 August 2025 at 10:25

VLORË – Një vajzë ka rrezikuar të mbytet në zonën e plazhit të ri në Lungomare.

Fillimisht është nxjerrë nga pushuesit dhe me pas është dërguar drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

 

Aksident në Pogradec/ Makina merr para të moshuarën dhe vajzën e mitur

22 August 2025 at 10:12

POGRADEC– Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lin-Pogradec.

Një automjet ka përplasur një të moshuar dhe një vajzë të vogël, të dyja këmbësore, të cilat në momentin e aksidentit po kalonin nga njëri krah në krahun tjetër të rrugës.

E moshuara ka marrë dëmtime të shumta, ndërsa është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave/abcnews.al

Kryeministrja e Italisë propozon plan paqeje për Ukrainën

22 August 2025 at 09:42

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka prezantuar një plan për garanci sigurie pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, aleatët e Ukrainës do të duhet të vendosin brenda 24 orëve nëse do të angazhojnë trupa në rast të një sulmi të ri rus.

Plani, që ngjan me klauzolën e mbrojtjes kolektive të Nenit 5 të NATO-s, nuk përfshin anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë. Neni 5 i obligon vendet anëtare të ofrojnë mbështetje ushtarake për një tjetër shtet anëtar në rast sulmi.

Meloni ka propozuar zgjerimin e këtij koncepti për Ukrainën pa një ftesë formale nga NATO.

Më 18 gusht, Meloni ishte pjesë e një grupi udhëheqësish evropianë që u takuan me presidentin Zelensky dhe ish-presidentin Trump për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Sipas planeve, vendet që ofrojnë garanci duhet të përgjigjen shpejt ndaj një sulmi rus, duke përfshirë mbështetje ushtarake, ndihmë ekonomike dhe sanksione kundër Rusisë.

Derisa disa vende evropiane janë të gatshme të dërgojnë trupa në Ukrainë si pjesë e një force paqeruajtëse, Kremlini ka hedhur poshtë këto ide, duke kërkuar përfshirjen e Rusisë në çdo diskutim për garanci sigurie.

VIDEO/ Ukraina sulmon me dronë tubacionin rus të naftës që furnizon Hungarinë

22 August 2025 at 09:34

Gjatë mbrëmjes së kaluar, dronët ukrainas sulmuan tubacionin e naftës në Unecha, në rajonin Bryansk të Rusisë. Sulmi u krye nga regjimenti i 14-të i Forcave të Dronëve të Ukrainës, nën komandën e Robert Brovdi (Madyar). Ky është tashmë sulmi i tretë ndaj këtij objekti gjatë muajit gusht.

Sulmet e mëparshme ndodhën më 6 dhe 13 gusht, ndërsa më 18 gusht dronët ukrainas goditën stacionin “Nikolskoye” në rajonin Tambov, duke ndërprerë përkohësisht eksportin e naftës drejt Evropës përmes gazsjellësit “Druzhba”.

Ukrainian forces again hit the Druzhba pipeline, hitting the key Unecha pumping station, where a large fire broke out.

Just days ago, Ukrainian drones and missiles hit Russia’s Unecha oil pumping station on the Druzhba pipeline, causing a major fire, halting oil flows to Hungary… pic.twitter.com/WgB11BJcfk

— Clash Report (@clashreport) August 21, 2025

Madje edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, reagoi ashpër, duke kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për Ukrainën.

Por çështja kryesore qëndron diku tjetër: gazsjellësi “Druzhba” mbetet jetik për regjimin e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenkos, pasi furnizon me naftë të papërpunuar rafineritë Mozyr dhe Novopolotsk në Bjellorusi./abcnews.al

Trump: Brenda dy javësh do të dihet nëse do ketë paqe në Ukrainë

22 August 2025 at 09:29

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një deklaratë të rëndësishme lidhur me luftën në Ukrainë. Ai theksoi se brenda dy javëve do të jetë e qartë nëse do të arrihet paqe në këtë rajon të trazuar.

“Brenda dy javëve do të dimë nëse do të ketë paqe në Ukrainë. Më pas ndoshta do të duhet të ndjekim një qasje tjetër”, tha Trump.

Ai ka lënë të kuptohet se në rast se situata nuk përmirësohet, do të jetë e nevojshme të ndryshohet strategjia për të adresuar më mirë zhvillimet në terren.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet dhe përpjekjet diplomatike për një zgjidhje të konfliktit janë në kulmin e tyre, duke mbajtur vëmendjen e botës të fokusuar te e ardhmja e Ukrainës.

Ndryshe, Trump është takuar gjatë premtes së kaluar me presidentin rus, Vladimir Putin për të gjetur një zgjidhje për përfundimin e luftës në shtetin ukrainas.

U konfliktua me fqinjin dhe dogji sipërfaqen me ullinj, pranga 43-vjeçarit në Selenicë

22 August 2025 at 09:00

Një 43-vjeçaru vu në pranga pasi ndezi zjarr pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij në fshatin Drashovicë dhe për pasojë u dogj një sipërfaqe me ullinj dhe u rrezikuan bagëti të imta.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre pasi do të përballen me pasoja ligjore.

 

Rama ndan videon: Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit hap dyert brenda vjeshtës i restauruar

22 August 2025 at 08:44

DURRËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar pamje nga puna, që po vijon për rikonstruksionin e Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës.

Sipas Ramës, thesaret e historisë, me mbi 2400 objekte arkeologjike, do t’i rikthehen qytetit dhe gjithë Shqipërisë në pavione moderne dhe kushte bashkëkohore.

Ai theksoi se  “brenda vjeshtës, në pavione moderne e kushte bashkëkohore, muzeu do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një hapësirë tërheqëse për vizitorët.

Punimet restauruese në këtë objekt po kryhen në kuadër të programit EU4Culture, që zbatohet nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit, i hapur për herë të parë në vitin 1951 dhe më pas i zgjeruar në vitet ’80, është një nga institucionet më të rëndësishme të arkeologjisë shqiptare.

Ai ruan objekte që datojnë nga periudha ilire, helenistike, romake dhe mesjetare, duke e bërë një nga qendrat kryesore të studimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në vend.

ANALIZË/ A mund të mbështetet BE te SHBA pas samitit në Washington?

22 August 2025 at 08:35

Bilanci i takimit në Washington të krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane në Shtëpinë e Bardhë del mjaft i balancuar. Nga njëra anë, Evropa, kontinenti i kjetër mori frymë lirisht: nuk pati asnjë konfrontim midis Volodymyr Zelenski dhe Donald Trumpit,  siç pati shkurtin e kaluar – apo edhe një shkëputje të marrëdhënies transatlantike. Nga ana tjetër, Donald Trump nuk i përmbushi kërkesat kryesore evropiane – para së gjithash, kërkesën për një armëpushim përpara se të fillonin negociatat e paqes për Ukrainën.

Niklas Ebert përgjegjës për programin e sigurisë në institutin Marshall Fund thotë, se evropianët në kushtet aktuale arritën më të mirën e mundshme.  Por Evropa duhet të përgatitet për faktin se marrëdhënia transatlantike nuk është më ajo që ishte dikur.

Uashingtoni nuk është një partner mbi të cilin mund të mbështetesh gjithmonë, paralajmëron Ebert. Edhe Anthony Gardner, ish-ambasador i SHBA-së në BE gjatë administratës së Barack Obamës dhe tani këshilltar, nuk është shumë optimist se takimi i Uashingtonit do të përmirësojë marrëdhëniet transatlantike, kjo pasi. “Trump ende e sheh Evropën si kryesisht të parëndësishme”, thekson Gardner.

Edhe pse politikanët evropianë arritën ta ndryshonin disi narrativën në favor të Ukrainës,  takimi nuk arriti të prodhonte ndonjë rezultat domethënës. Gardner gjithashtu pret që evropianët do duhet ta përsërisin këtë, pasi Trump ndryshon mendje “çdo orë”. Në fund të fundit, qëllimi i presidentit aktual të SHBA-së është të arrijë një marrëveshje që është e favorshme për të.

Evropa do të japë kontributin e saj për paqen

Megjithatë, gatishmëria e SHBA-së për të marrë pjesë në të ashtuquajturat garanci sigurie për Ukrainën konsiderohet përparimi i ditëve të fundit. Flitet për premtime mbrojtjeje të ngjashme me ato në Nenin 5 të Traktatit të NATO-s, ku shkruhet mbi detyrimin për të ofruar ndihmë nëse sulmohet një nga aleatët. Në Washington, delegacioni evropian kërkoi të theksonte gatishmërinë e tij për të dhënë kontributin e vet.

Për shembull, Presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtua Presidentit të SHBA-së: “Mund të jeni të sigurt se Evropa është shumë e vetëdijshme për të dhënë kontributin e saj të drejtë në këto garanci sigurie për Ukrainën – në fund të fundit, siguria e saj është qartësisht në rrezik.”

I ashtuquajturi “koalicion i të vullnetshmëve”, së bashku me forcimin e ushtrisë ukrainase, ka të ngjarë të jetë një element qendror i garancive të sigurisë në të ardhmen.

Cili është “Koalicioni i të Vullnetshmëve”?

“Koalicioni i të Vullnetshmëve” u krijua disa muaj më parë nga Franca dhe Britania e Madhe.  Tani thuhet se ka rreth 30 anëtarë. Sipas Presidentit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa, përveç vendeve evropiane, në një konferencë telefonike të këtij grupi morën pjesë edhe Kanadaja, Turqia, Japonia dhe Zelanda e Re. Pas përfundimit të luftimeve në Ukrainë, do të vendosen “trupa sigurie”, që kanë për qëllim të ndihmojnë në rindërtimin e forcave tokësore ukrainase dhe të sigurojnë hapësirën detare dhe ajrore të Ukrainës, njoftoi bashkëkryetari Keir Starmer në korrik.

Eksperti Ebert e sheh “koalicionin e të vullnetshmëve” si një “sinjal politik ndaj Uashingtonit” se Evropa është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësi dhe të kundërshtojë narrativën amerikane se evropianët po mbahen në kurriz të SHBA-së. Ish-ambasadori Anthony Gardner pohon se nga evropianët “po vijnë veprat pas fjalëve tanimë”. Kjo është e rëndësishme, por gjithashtu kërkoi shumë kohë. Sjellja e Evropës ndoshta nuk është pa interes. Eksperti i sigurisë Ebert thotë se motivi tjetër i evropianëve është gjithashtu t’i mbajnë amerikanët në anën e tyre.

Pa SHBA nuk ka zgjidhje

Një gjë është e qartë: Pa amerikanët, garancitë e sigurisë të lartpërmendura do të jenë të vështira të realizohen, nëse jo të pamundura. Analisti politik Ebert i tha DW se evropianët janë të varur nga SHBA-të si për mbrojtjen ajrore dhe raketore, edhe misionin e zbulimit dhe transportin strategjik ajror. Pra ata kanë nevojë për amerikanët si siguri.

Evropa nuk është në gjendje të mobilizojë një forcë mjaftueshëm të madhe për të mbrojtur në mënyrë efektive një armëpushim të mundshëm. Prandaj, duhet të jetë e qartë, se SHBA-të do të ndërhyjnë nëse ndodh diçka, thekson Ebert.

Aktualisht po punohet për të formuluar garancitë e sigurisë. Sipas burimeve britanike, një takim midis SHBA-së dhe përfaqësuesve të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” është planifikuar të zhvillohet në ditët në vijim.

Trump pret trupa tokësore evropiane

Një çështje e ndjeshme këtu janë “trupat në terren”, pra a duhet të ketë trupa tokësore evropiane në Ukrainë. Ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar qëllimin e tij për të dërguar trupa në Ukrainë, qeveria gjermane ende nuk ka marrë një qëndrim përfundimtar për këtë çështje. Rusia kundërshton vendosjen e trupave të NATO-s në Ukrainë.

Ish-ambasadori amerikan Gardner kritikoi faktin se, ndonëse është folur shumë për këtë çështje duket sikur do të bëhet fjalë në fund për shumë më pak. Edhe pas shumë muajsh, është ende e paqartë se për çfarë është e gatshme të kontribuojë Evropa. Duke e varur tek njëri-tjetri gatishmërinë e tyre për të vepruar evropianët dhe amerikanët po e zhvendosin përgjegjësinë sa andej këtej.

Në një intervistë me televizionin amerikan Fox News, Donald Trump i bëri të qarta pritjet e tij nga Evropa: Ai pret që Gjermania,  Franca dhe Britania e Madhe të dërgojnë trupa tokësore.  SHBA-të janë të përgatitura të ofrojnë mbështetje, për shembull, nga ajri. Çështja e trupave tokësore mund të jetë, pra, testi i radhës për marrëdhëniet transatlantike.

 

Norvegjia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16-vjeç

22 August 2025 at 08:11

Qeveria norvegjeze ka bërë të ditur se vendi nga 1 janari do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën moshën 16-vjeç, duke përmendur shqetësimet në rritje për rreziqet shëndetësore të lidhura me konsumin e tepërt.

Ministri norvegjez i Shëndetësisë, Jan Christian Vestre, tha se vendimi ka për qëllim mbrojtjen e të rinjve.

“E dimë që konsumi i tepërt i pijeve energjike çon në shqetësim, probleme me gjumin dhe vështirësi në përqendrim. Mund të çojë gjithashtu në dëmtime të sistemit kardiovaskular dhe sistemit nervor qendror”, tha ai.

Qeveria e paraqiti propozimin për herë të parë në pranverë, duke e nxjerrë atë për konsultim. Drejtoria e Shëndetësisë mbështeti planin, ndërsa Shoqata Mjekësore Norvegjeze dhe Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik kërkuan një kufi moshe më të rreptë prej 18-vjeç.

Kreu i bordit profesional të Shoqatës Mjekësore, Stale Onsgard Sagabraten, tha se është zhgënjyese që “qeveria zgjedh të injorojë këshillat e qarta profesionale dhe zgjedh një kufi moshe prej 16-vjeç”.

“Ne prisnim një politikë më ambicioze të shëndetit publik, në përputhje me parimin paraprak”, tha ai.

Ministri Vestre e mbrojti këtë veprim, duke theksuar se qeveria bëri një “vlerësim gjithëpërfshirës”.

“Ka argumente për vendosjen e kufirit të moshës në 18-vjeç. Por ne besojmë se shumë 16-vjeçar janë mjaftueshëm të pjekur për të bërë zgjedhje të informuara dhe të mira. Kjo është arsyeja pse e kemi vendosur kufirin në 16-vjeç”, tha ai.

Vendimi ka tërhequr kritika edhe nga industria e pijeve. Erlend Vagnild Fuglum, drejtor i Shoqatës Norvegjeze të Birrave dhe Pijeve, tha se masa ishte e panevojshme.

“Ne pajtohemi me Autoritetin Norvegjez të Sigurisë Ushqimore, i cili beson se një kufizim moshe nuk është as i nevojshëm dhe as proporcional”, tha Fuglum.

Ai argumentoi se qeveria duhet të kishte pritur për të parë ndikimin e një ndalimi të ri për marketingun e ushqimeve dhe pijeve të pashëndetshme për fëmijët, i cili mbulon edhe pijet energjike.

Protesta në Spanjë kundër menaxhimit të zjarreve

22 August 2025 at 07:58

Banorët e qytetit Vigo në rajonin veriperëndimor Galicia mbajtën një protestë, duke denoncuar menaxhimin e zjarreve të fundit që kanë prekur zonën, raporton Anadolu.

Protestuesit u mblodhën në qytet për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj asaj që e cilësuan si reagim të pamjaftueshëm për kontrollin e flakëve.

Sipas autoriteteve të mërkurën, gati 350 mijë hektarë tokë janë djegur gjatë 13 ditëve të fundit në Spanjë, ndërsa vendi po përballet ende me 22 vatra aktive zjarri.

Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), gjithsej 391.581 hektarë janë djegur në Spanjë deri më 20 gusht të këtij viti, nga të cilët 350 mijë vetëm gjatë dy javëve të fundit.

Aktualisht, 22 zjarre me nivel të lartë rreziku po digjen në komunitetet autonome Galicia, Castile dhe Leon, si dhe në Extremadura.

Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi se qeveria do të shpallë zonat e prekura nga zjarret si zona fatkeqësie javën e ardhshme.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

22 August 2025 at 07:15

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, në orët e pasdites mot me vranësira të pakta kryesisht në veri të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në pjesën tjetër të vendit.

Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në veriperëndim – perëndim dhe pjesërisht në qendër (qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë) reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët deri mesatar.

Gradualisht pas orëve të mesditës reshjet e shiut humbasin intensitet, duke mbetur prezente të herëpashershme por me intensitet të ulët. Në mbrëmje do të ketë ndërprerje të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

22 August 2025 at 07:00

DASHI

Ky muaj ju sheh aktivë falë mbështetjes së Diellit dhe Merkurit. Është një muaj me shumë mundësi dhe frymëzim. Krenaria tipike e kësaj shenje mund të transformohet në një shtysë pozitive, por gjithashtu rrezikon t’ju zërë në kurth nëse tejkaloni kufijtë tuaj.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 22 gusht 2025), është koha të shkëputeni nga e kaluara, të lini mënjanë siguritë e vjetruara dhe të shpikni diçka të re. Është koha ideale për të bërë një deklaratë ose për të kaluar një ditë të veçantë me të dashurin tuaj.

BINJAKËT

Idetë po rrjedhin shpejt gjatë kësaj periudhe, pothuajse sikur mendja juaj të jetë çliruar nga një vello që e bënte atë më pak reaktive. Në dashuri, nëse jeni në një lidhje të dobët ose jeni beqarë, do të ndjeni dëshirën për marrëdhënie të rastësishme, me kohë të pjesshme, që nuk kërkojnë shumë.

GAFORRJA

Ky është një muaj sfidues. Gjatë orëve të ardhshme, mund të merrni sinjale të rëndësishme nga njerëz që përfaqësojnë të ardhmen tuaj, si në dashuri ashtu edhe në punë. Sensualiteti është në qendër të vëmendjes.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 22 gusht 2025), ky muaj ju mbron si një mburojë: edhe nëse kohët e fundit jeni ndjerë të sulmuar, mund të rikuperoheni. Kreativitet i shkëlqyer në punë: është koha për të guxuar, për të shfaqur talentin tuaj pa frikë se do të gjykoheni.

VIRGJËRESHA

Gushti është një muaj shpengimi: edhe nëse puna juaj nuk ndryshon rrënjësisht, mund të hidhni themelet për një rimëkëmbje që do të materializohet duke filluar nga shtatori. Jupiteri, që nuk është më në kundërshtim, do t’ju lejojë të shihni gjërat më qartë dhe të lini mënjanë pasiguritë.

PESHORJA

Gushti nuk është muaji i pasionit të madh, por i rimëkëmbjes së brendshme. “Nuk mund të gjesh ekuilibër pa guximin për t’u përballur me konfliktin.”

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 22 gusht 2025), qielli ju fton të përjetoni dashurinë në një mënyrë të hapur, më pak mbrojtëse, dhe gjithashtu të kënaqeni me kënaqësitë e shkujdesjes dhe argëtimit, falë Venusit, i cili do të jetë i favorshëm gjatë gjithë muajit.

SHIGJETARI

Keni një aftësi të jashtëzakonshme për t’u distancuar nga problemet, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Ky gusht është ideal për një “largim”, qoftë real apo simbolik. Tani, me Diellin dhe Merkurin në favorin tënd, mund të rikuperosh terren në punë dhe më gjerë…

BRICJAPI

Është një muaj vendimtar për vlerësimin e stabilitetit të marrëdhënieve, si profesionale ashtu edhe personale. “Ai që nuk guxon të kapë gjembin, nuk duhet të dëshirojë trëndafilin.” Marrëdhëniet e paqarta do të zgjidhen njëherë e përgjithmonë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 22 gusht 2025), ky muaj ju fton të zgjidhni me kujdes njerëzit me të cilët shoqëroheni. Është e rëndësishme të mos humbisni energji në marrëdhënie pa vlerë. Shkëputja mund të keqkuptohet: shpjegoni, komunikoni, hapni zemrën tuaj edhe kur lodhja ju bën të dëshironi heshtjen.

PESHQIT

Jupiteri në aspekt të mirë ju shtyn të planifikoni për të ardhmen, jo vetëm në dashuri, por edhe në punë: ju tashmë keni projekte ambicioze në mendje për vjeshtën dhe dimrin.

Yesterday — 21 August 2025Main stream

Shtëpia e Bardhë zbulon marrëveshjen tregtare SHBA-BE për uljen e tarifave

21 August 2025 at 14:06

SHBA dhe Bashkimi Evropian zbuluan të enjten detaje të reja rreth kuadrit të tyre tregtar, duke përfshirë tarifat e kontestuara dhe të pritura për produktet farmaceutike dhe gjysmëpërçuese.

Pas javësh negociatash të nxehta, Brukseli dhe Uashingtoni më në fund arritën në një marrëveshje tregtare në fund të muajit të kaluar, duke përcaktuar tarifa të përgjithshme prej 15% për eksportet e BE-së në SHBA.

Sipas marrëveshjes, BE-ja u zotua gjithashtu të blinte energji amerikane me vlerë 750 miliardë dollarë dhe të investonte të paktën 600 miliardë dollarë shtesë në SHBA.

Shumë udhëheqës politikë dhe biznesi në Evropë në atë kohë shprehën shqetësime për mungesën e ekuilibrit të marrëveshjes. Disa pyetje mbetën pa përgjigje, duke përfshirë se cila normë tarifore do të zbatohej për disa mallra që presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka goditur me detyrime sektoriale.

Njoftimi i së enjtes më në fund dha më shumë detaje në një kohë kur shumë partnerë të tjerë tregtarë, ende presin dhe negociojnë për qartësi të ngjashme mbi marrëveshjet e tyre përkatëse tregtare me SHBA-në.

Pika kryesore në deklaratë përfshijnë angazhimin e SHBA-së për të “zbatuar më të lartën midis tarifës së Kombit Më të Favorizuar (MFN) të SHBA-së ose një tarife tarifore prej 15 përqind, të përbërë nga tarifa MFN dhe një tarifë reciproke, për mallrat me origjinë nga Bashkimi Evropian”.

Që nga 1 shtatori, SHBA-të do të aplikojnë vetëm tarifa MFN për disa mallra nga BE-ja, duke përfshirë “burimet natyrore të padisponueshme (përfshirë tapën), të gjitha aeroplanët dhe pjesët e aeroplanëve, farmaceutikët gjenerikë dhe përbërësit e tyre dhe pararendësit kimikë”.

Disa tarifa të ashtuquajtura të Seksionit 232 janë kufizuar në normën më të gjerë të tarifës prej 15%, duke përfshirë ato për lëndën drusore, gjysmëpërçuesit dhe produktet farmaceutike, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

Kjo është dukshëm nën normat që Trump ka kërcënuar ndonjëherë, si dhe një taksë 100% për gjysmëpërçuesit. Ndërkohë, deklarata vuri në dukje se BE synon të “eliminojë tarifat për të gjitha mallrat industriale të SHBA-së dhe të ofrojë qasje preferenciale në treg për një gamë të gjerë të produkteve të detit dhe mallrave bujqësore të SHBA-së.

Deklarata gjithashtu përfshin njohuri mbi premtimet e BE-së për blerjen dhe investimet e energjisë, të cilat më parë ngritën pyetje në lidhje me fizibilitetin e tyre dhe në lidhje me pasojat e mundshme nëse angazhimet nuk materializohen.

Njoftimi i fundit përsëriti shifrat për shpenzimet e planifikuara nga BE-ja, duke përfshirë çipat e inteligjencës artificiale, energjinë dhe investimet më të gjera në SHBA, por i përshkroi ato si të synuara dhe të pritura, në vend që të ishin angazhime të garantuara, theksoi një zyrtar i lartë i administratës.

Deklarata e së enjtes gjithashtu vuri në dukje planet që BE-ja të rrisë “në mënyrë të konsiderueshme” prokurimin e pajisjeve ushtarake dhe mbrojtëse të SHBA-së, edhe pse Evropa është zotuar të rrisë aftësitë e veta mbrojtëse.

Vlen të përmendet se marrëveshja e fundit nuk sjell ndryshime në lidhje me aktin e shërbimeve digjitale të BE-së, i cili përfshin rregullore për kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe ka qenë prej kohësh një pikë polemike në bisedimet tregtare për Trump.

Sektori farmaceutik i Evropës – burimi kryesor i SHBA-së për importet farmaceutike – do të shohë gjithashtu tarifa të kufizuara deri në 15%. Çështja kritike është se norma nuk do të shtohet mbi tarifat e tjera në të gjithë BE-në.

Nga 1 shtatori, administrata Trump ka rënë dakord gjithashtu të zbatojë politikën e saj të çmimeve të barnave MFN vetëm për produktet farmaceutike gjenerike. Direktiva synon të ulë çmimet e barnave në SHBA duke i lidhur ato me çmimet zakonisht më të ulëta që paguhen nga vendet e tjera të zhvilluara.

Në prill, administrata Trump kishte nisur një hetim të ashtuquajtur të Seksionit 232 mbi produktet farmaceutike për të shqyrtuar ndikimin e importeve në sigurinë kombëtare. Në javët e fundit, Trump kërcënoi me taksa deri në 250% në sektorin farmaceutik dhe u dërgoi një ultimatum firmave të mëdha duke kërkuar që të ulnin çmimet e barnave në SHBA.

Udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë e ka kritikuar prej kohësh sektorin për atë që ai e ka quajtur praktika “abuzive” të çmimeve, ndërsa njëkohësisht i ka nxitur firmat të zhvendosin operacionet e tyre prodhuese në Shtetet e Bashkuara në një përpjekje për të forcuar prodhimin vendas.

Kjo shkaktoi një mori angazhimesh investimi në SHBA gjatë muajve të fundit, duke përfshirë ato nga Novartis, AstraZeneca dhe Roche, si dhe rregullime çmimesh nga Novo Nordisk dhe Eli Lilly.

SHBA-të dhe BE-ja thanë të enjten se kishin rënë dakord për një tarifë të kushtëzuar prej 15% për makinat dhe pjesët e makinave evropiane të destinuara për SHBA-në – por vetëm pasi Brukseli të prezantojë legjislacionin për të ulur detyrimet e tyre industriale, sipas një zyrtari të lartë të administratës.

Zyrtari shtoi se vetëm futja e legjislacionit të BE-së për të ulur normën e tarifave industriale, do të ishte e mjaftueshme për të filluar këtë kompromis.

“Lidhur me automobilat, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian synojnë të pranojnë dhe të ofrojnë njohje të ndërsjellë të standardeve të njëri-tjetrit”, thanë SHBA-të dhe BE-ja në një deklaratë të përbashkët të publikuar të enjten.

Sipas kushteve të kuadrit tregtar të arritur në fund të korrikut, BE-ja tha se do të eliminonte detyrimet “tashmë të ulëta” për mallrat industriale nga SHBA-të.

Duke folur në fund të muajit të kaluar, Trump e kishte përshëndetur marrëveshjen kornizë të zbuluar fillimisht si marrëveshja më e madhe tregtare e bërë ndonjëherë dhe një që premtonte të ishte “e shkëlqyer për makinat”.

Perspektiva e një tarife prej 15% për makinat dhe pjesët e makinave përfaqëson një ulje të konsiderueshme nga kërcënimi i presidentit të SHBA-së për të vendosur tarifa prej 30%. Gjithashtu, pothuajse e përgjysmon normën ekzistuese të tarifës për sektorin e automobilave në Evropë nga 27.5%.

Grupet e industrisë kishin shprehur më parë shqetësim të thellë në lidhje me kostot që lidhen me realitetin e tarifave.

Shoqata Gjermane e Industrisë së Automobilave (VDA), e cila përfaqëson më shumë se 620 kompani të përfshira në sektorin gjerman të automobilave, paralajmëroi se një tarifë amerikane prej 15% për produktet e automobilave do t’u “kushtonte kompanive gjermane të automobilave miliarda çdo vit dhe do t’u vinte një barrë atyre në mes të transformimit të tyre”.

❌
❌