Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Ylli i “Home Alone” shokon me rrëfimin e tij: Babai më keqtrajtonte sistematikisht, nuk dua të jem kurrë si ai

By: V K
28 August 2025 at 09:50

Ylli i famshëm i filmave të Krishtlindjes “Home Alone”, Macaulay Culkin, ka treguar detaje tronditëse nga fëmijëria e tij, duke zbuluar se marrëdhënia me të atin, Kit Culkin, është ndërprerë plotësisht prej më shumë se tre dekadash.

Në një intervistë të fundit, aktori 43-vjeçar tregoi se babai i tij, i cili dikur menaxhonte karrierën e tij në Hollywood, ushtronte dhunë sistematike fizike dhe mendore ndaj tij.

Ai tha se që në moshë të vogël ndjente se ishte shfrytëzuar profesionalisht nga i ati, i cili e shtynte në një orar të lodhshëm xhirimesh, ndërsa përfitimet financiare shkonin kryesisht për familjen.

“Të shtatë fëmijët dhe katër nipërit e tij nuk kanë më asnjë kontakt me të. Ai ka qenë një njeri abuziv dhe i ashpër”, rrëfeu Culkin.

Sipas aktorit, xhelozia për suksesin e tij të hershëm në kinematografi e përkeqësoi më shumë sjelljen e të atit, i cili, siç e përshkruan ai, kishte një natyrë narciste dhe kontrolluese.

“Ai nuk e përballonte dot që një fëmijë të tërhiqte vëmendjen që ai vetë kurrë nuk e mori si aktor”.

Për pasojë, në fund të viteve ’90, Culkin ndërmori një hap të rrallë për moshën e tij: emancipimin ligjor nga prindërit, duke marrë kontrollin mbi jetën dhe financat e veta.

Sot, Macaulay Culkin, është baba i dy fëmijëve me partneren e tij, aktoren Brenda Song, dhe thotë se përpiqet çdo ditë të jetë “i dashur, i pranishëm dhe i kujdesshëm”, – krejt ndryshe nga përvoja që pati vetë në fëmijëri.

The post Ylli i “Home Alone” shokon me rrëfimin e tij: Babai më keqtrajtonte sistematikisht, nuk dua të jem kurrë si ai appeared first on Albeu.com.

Fundoset banda shqiptare e narkotrafikut në Britani, dënohen me 28 vite burg 6 anëtarët (EMRAT)

By: V K
28 August 2025 at 09:48

Gjykata britanike ka dënuar me 28 vite burg, 6 shtetas shqiptarë të cilët ishin pjesë e një grupi të organizuar kriminal në Ballkanin Perëndimor.

Sipas mediave britanike, 6 shqiptarët u arrestuan pas disa muajsh hetime nga policia e Wiltshire, e cila arriti të faktone me prova të gjithë lëvizjet e krimit të organizuar dhe narkotrafikut nga ana e bandës shqiptare.

Si funksiononte rrjeti

“Koka” e grupit ishte 32-vjeçari Saimir Neziraj, i cili drejtonte të gjithë rrjetin e shpërndarjes së drogës në zonën e Swindon. Neziraj ishte ai i cili organizonte shpërndarjen, blerjen e kokainës dhe furnizimin me drogë.

Ndërkohë që Edmir Beqiraj ishte në rolin e ruajtësit të “mallit”, ndërsa Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai kujdeseshin për shpërndarjen e përditshme në rrugë.

Hetimi përfshiu gjurmimin e takimeve në Londër dhe Midlands, ku Neziraj u pa duke marrë drogë nga Ergys Abdyli, 26-vjeç, në Barnet. Në Derbyshire, Nertil Halili, 29-vjeç, menaxhonte telefonin “Denzel”, i përdorur për porositë dhe shpërndarjen e drogës.

Kreu i bandës së krimit të organizuar Saimir Neziraj, së bashku me anëtarët Nertil Halili, Edmir Beqiri, Ergys Abdyli, Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai janë dënuar.

Gabimi i Madh

“Gabimi i madh”, ndodhi në mars 2024, kur policia vëzhgoi një takim mes Halilit dhe Nezirajt në West Bromwich.

Më pas u organizuan bastisje të koordinuara në Swindon, Derby dhe Londrën veriore, ku u sekuestruan sasi të mëdha kokaine dhe para të gatshme, dhe të dyshuarit u arrestuan.

Të arrestuarit pranuan fajësinë dhe u dënuan me burg si më poshtë:

 

 

Saimir Neziraj – 8 vite burg

Nertil Halili – 7 vite e 10 muaj burg

Edmir Beqiri – 3 vite e 8 muaj burg

Ergys Abdyli – 5 vite e 11 muaj burg

Ardian Gjeta – 2 vite e 1 muaj burg

Jorgo Brachousai – 16 muaj burg me kusht për dy vite

/ Syri.net

The post Fundoset banda shqiptare e narkotrafikut në Britani, dënohen me 28 vite burg 6 anëtarët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kievi nën sulm masiv rus/ Humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë, plagosen dhjetëra të tjerë

By: V K
28 August 2025 at 09:22

Gjatë natës, Kievi është përballur me bombardime të rënda ruse. Autoritetet ukrainase, raportojnë se katër persona kanë humbur jetën, mes tyre 4 fëmijë.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko, tha se sulmi me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës ishte “masiv”, me zyrtarë ushtarakë që konfirmuan në Telegram se të paktën 24 persona ishin plagosur.

Një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në distriktin Darnytski dhe një zjarr u raportua gjithashtu në një ndërtesë banimi shumëkatëshe në distriktin fqinj Dnipro.

Vala e raketave vjen pasi më shumë se 100,000 shtëpi ukrainase mbetën pa energji elektrike nga sulmet e fundit me dronë rusë ndaj infrastrukturës energjetike, tha të mërkurën Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një postim në Telegram, Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se një nga fëmijët që u vra ishte një vajzë 14-vjeçare. Të paktën pesë fëmijë ishin plagosur në sulmet e fundit me dronë.

Ai vuri në dukje se më shumë se 20 lagje ishin shënjestruar, me shumë ndërtesa, përfshirë një çerdhe që u përfshi nga flakët.

Tre vjet e gjysmë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, luftimet në terren nuk tregojnë shenja qetësimi.

The post Kievi nën sulm masiv rus/ Humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë, plagosen dhjetëra të tjerë appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ Donte të impresiononte fansat, rrjedha e ujëvarës përpin 22-vjeçarin (VIDEO)

By: V K
28 August 2025 at 08:51

Një tragjedi ka ndodhur në Indi, ku një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën, pasi u rrëmbye nga ujërat e një ujëvare gjatë xhirimeve.

Sipas Daily Mail, Sagar Tudu, kishte shkuar të shtunën në ujëvarën Duduma, në distriktin Koraput, për të realizuar një video me dron për kanalin e tij.

Teksa pozonte pranë ujit, ai u tërhoq nga rryma dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’u kapur pas një shkëmbi, nuk arriti të shpëtonte.

Pamjet dramatike, të cilat janë bërë virale, tregojnë kalimtarët që përpiqen t’i hedhin një litar dhe t’i japin udhëzime, në një përpjekje të dëshpëruar për ta shpëtuar, por pa rezultat.

Deri të dielën në mbrëmje, ekipet e shpëtimit kishin mundur të gjenin vetëm çantën e tij me pajisje.

Videoja e fundit e Tudu-t ka ngjallur reagime të ndryshme: disa theksojnë dimensionin tragjik të ngjarjes, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për zgjedhjen e pamatur për të hyrë në një vend aq të rrezikshëm.

Mediat lokale raportojnë se rryma e fuqishme u shkaktua nga reshjet e dendura të shiut, të cilat rritën nivelin e lumit dhe shkaktuan përmbytjen e digës McHood.

22-year-old Indian YouTuber, Sagar Tudu, will never be seen on Youtube again, he was swept away by raging currents at the Duduma Waterfall in Odisha, while attempting to impress his fans for likes. pic.twitter.com/9tCC2Jk8QP

— Dane (@UltraDane) August 26, 2025

The post Tragjike/ Donte të impresiononte fansat, rrjedha e ujëvarës përpin 22-vjeçarin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim

By: V K
28 August 2025 at 08:35

Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej 9.1% në krahasim me një vit më parë.

Një grua merrte 75.4 mijë lekë/muaj, ose 10.6% më shumë se në 2023-n. Të dhënat janë bërë të ditura nga INSTAT.

Teksa pagat mesatare të grave janë rritur me ritme më të shpejta se të burrave, hendeku është ngushtuar në 4.9%, nga 6.2% një vit më parë.

Kjo do të thotë se burrat paguhen mesatarisht rreth 5% më shumë sesa gratë. Hendeku mbetet gjithsesi më i lartë se në vitin 2021 kur diferenca e pagave mes dy gjinive arriti në nivelin më të ulët historik prej 4.5%.

Ndonëse hendeku është ngushtuar, janë vetëm 4 grup profesione, ku gratë u paguan më shumë se burrat në vitin 2024, nga 5 një vit më parë. Profesionet ku gratë paguhen më shumë janë:

Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës.

Gratë drejtuese paguhen më shumë

Ndonëse në pjesën më të madhe të profesioneve, gratë marrin më pak sesa burrat, ka një kategori ku ato gjithmonë dominojnë, atë të drejtuesve, duke qenë madje më të paguarat nga të gjithë.

Sipas INSTAT, në grup-profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë”, gratë u paguan mesatarisht me 214 mijë lekë në muaj në 2024-n, me rritje prej 6% në raport me vitin e mëparshëm. Ky është grup-profesioni më i paguar në vend. Në krahasim me burrat që punojnë në të njëjtin profesion (200.7 mijë lekë), femra drejtuese paguhen 6.5% më shumë.

Edhe në shtet, gratë paguhen më shumë. Në grup-profesionin “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare mujore e femrave ishte 118 mijë lekë, ose 7.9% më shumë sesa e meshkujve në të njëjtën kategori.

Profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Profesioni që i paguan më pak gratë se burrat është industria, me një diferencë prej 29%, për shkak të vështirësive fizike që ka ky aktivitet, ku nga vetë natyra preferohen meshkujt.

Burrat në industri paguhen 71 mijë lekë në muaj, përkundrejt 50 mijë lekë gratë, me këto të fundit që janë të punësuara kryesisht në industrinë e tekstileve e këpucëve.

Aftësitë në mësimdhënie në lëndët shkencore vlerësohen më pak tek femrat. Diferenca në grup profesionin “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë” është 17%, me burrat që paguhen 107 mijë lekë dhe gratë rreth 88 mijë lekë në muaj.

Edhe në arsim në përgjithësi, mësueset femra paguhen 13% më pak sesa ata meshkuj. Diferencë të lartë ka dhe në shëndetësi, me gratë që paguhen 94 mijë lekë, ose 15.6% më pak sesa burrat. Barazia më e madhe në paga është në Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes (rreth 48 mijë lekë secili).

The post Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim appeared first on Albeu.com.

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

By: V K
28 August 2025 at 07:56

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda vitit.

Këto ishin rezultatet e anketës që zhvilloi në nëntor të vitit 2024 Banka Qendrore e Austrisë në vendet e Europës, Qendrore, Juglindore dhe Lindore CESEE (Bullgari, Çeki, Hungari, Poloni, Rumani, Shqipëri, Bosnjë, Maqedonia e Veriut dhe Serbi).

Anketa që kishte si qëllim përdorimin e euros në këto vende, përfshiu edhe pyetjet për emigracionin.

Rezultatet treguan se Shqipëria, mbetet vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve me synime për emigrim në rajon.

Anketa “Euro e OeNB 2024” tregon se, megjithëse dëshira për të emigruar është në rënie në shumicën e vendeve të rajonit, Shqipëria vazhdon të qëndrojë ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë që synon largimin.

Rreth 10% e shqiptarëve shprehin synimin për të emigruar brenda 12 muajve të ardhshëm, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me shkallën më të lartë të migrimit të mundshëm, së bashku me Maqedoninë e Veriut (11%).

Pas tyre renditen Serbia, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Polonia, ku shifrat luhaten mes 2% dhe 5%. Hungaria dhe Çekia kanë përqindjet më të ulëta, nën 2%.

Në përgjithësi, dëshira për emigrim ka ardhur duke rënë në rajon, por Shqipëria mbetet një përjashtim.

Në vitin 2019, para pandemisë COVID-19, 7% e qytetarëve të vendeve të anketuara deklaronin se kishin ndërmend të largoheshin brenda një viti.

Në vitin 2021, gjatë pandemisë, kjo shifër ra në 5%, ndërsa në 2024 zbriti më tej në 4.5%. Ky trend shihet si pozitiv për shumicën e vendeve të CESEE, pasi emigracioni masiv ka thelluar problemet demografike dhe ka sjellë vështirësi në tregun e punës.

Në Shqipëri trendi nuk ka ndryshuar shumë. Përveç synimeve për emigrim në periudhën afatshkurtër, të dhënat e anketës tregojnë se 33% e shqiptarëve e konsiderojnë të mundshme emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme.

Ky është niveli më i lartë në rajon, ndërkohë që në Çeki dhe Hungari kjo shifër është vetëm 7%.

Shumica e njerëzve deklarojnë se duan të emigrojnë për arsye të lidhura me punësimin, rreth 46% mesatarisht në të gjitha vendet e anketuara.

Arsyeja e dytë më e rëndësishme është kërkimi i kushteve më të mira të jetesës jashtë vendit.

Të dhënat e vitit 2024 tregojnë gjithashtu se Shqipëria, ka një përqindje shumë të lartë të qytetarëve që kanë jetuar më parë jashtë vendit.

Sipas raportit, 28% e popullsisë shqiptare deklaron se ka pasur një periudhë emigrimi, duke e renditur vendin tonë ndër më të prekurit në rajon.

Mesatarja për vendet e CESEE është 14%, ndërsa Hungaria ka përqindjen më të ulët me vetëm 7%. Në shumicën e vendeve të tjera, përqindja e personave që kanë jetuar jashtë varion nga 11% deri në 16%.

Studimi tregon se qëndrimet afatshkurtra, pra më pak se një vit, janë më të zakonshmet dhe përbëjnë rreth 35% të të gjitha rasteve.

Megjithatë, Shqipëria shfaqet më afër vendeve me qëndrime më të gjata. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, rreth 50% e emigrantëve të rikthyer kanë qëndruar më shumë se tre vjet jashtë vendit. Pas Bosnjës, renditen Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia, ku rreth 40% e emigrantëve të rikthyer kanë pasur një emigracion afatgjatë./ Monitor

The post Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
28 August 2025 at 07:40

Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë.

Euro, blihet me 96.9 lekë dhe shitet 97.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.8 lekë dhe shitet me 113.4 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60 lekë, ndërsa në shitje me 61.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 28 Gusht 2025/ Kthjellime dhe temperatura të larta

By: V K
28 August 2025 at 07:30

Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë prezent, duke sjellë në orët e para të mëngjesit dhe mesditës kryesisht temperatura deri në 7 gradë më të larta se vlera mesatare mujore e Gushtit.

Parashikohet që pjesa e parë e ditës, të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin Shqiptar.

Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes, pritet të sjellin kalime të lehta të vranësirave në shtrirjen Lindore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C temperatura më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 28 Gusht 2025/ Kthjellime dhe temperatura të larta appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

Dasma kthehet në tragjedi/ Të shtënat gjatë festës plagosin dhëndrin, 23-vjeçari ndërron jetë një ditë pas ngjarjes

By: V K
27 August 2025 at 15:56

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Turqi, ku për pasojë ka ndërruar jetë dhëndri. Mësohet se i riu u vra aksidentalisht në dasmën e tij, kur një i ftuar hapi zjarr gjatë festës.

23-vjeçari ndërroi jetë një ditë pas dasmës së tij, në një fshat në provincën veriore të Giresunit.

Një e afërme nga ana e dhëndrit, e dyshuar për të shtënat fatale është arrestuar.

Aksidentet nga të shtëna të ngjashme gjatë festimeve janë të zakonshme në Turqi, ku sipas vlerësimeve të një fondacioni vendas, ka rreth 40 milionë armë zjarri në qarkullim, shumica e të cilave janë të paligjshme.

Një person u vra aksidentalisht dhe dy të tjerë u plagosën javën e kaluar, në një incident të ngjashëm në një dasmë në provincën fqinje të Trabzonit.

 

🔴Giresun’da düğün sırasında damat ve gelin uğurlanırken ateş açılması sonucu yaralanan damat Ali K., hastanede hayatını kaybetti.

🔴Ateş açan kişinin damadın yengesi F.K. olduğu tespit edilirken, şüpheli şahıs gözaltına alındı. pic.twitter.com/xJhcUONFZt

— Nupel Haber (@nupelonline) August 27, 2025

The post Dasma kthehet në tragjedi/ Të shtënat gjatë festës plagosin dhëndrin, 23-vjeçari ndërron jetë një ditë pas ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Bardhi publikon pamjet: Zgjedhjet u dirigjuan nga Balluku, ja si patronazhistët ushtruan presion ndaj votuesve

By: V K
27 August 2025 at 15:40

Këtë të mërkurë, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka denoncuar sërish ministren Belinda Balluku, për vjedhje dhe manipulim të zgjedhjeve të 11 Majit.

Këtë herë, Bardhi ka publikuar pamje të reja që i përkasin qendrave të votimit 2846, bashkia Divjakë dhe 2867, bashkia Lushnje, në të cilat shfaqen komisionerë dhe vëzhgues patronazhistë që orientojnë qytetarët si të votojnë, ushtrojnë presion apo edhe votojnë ndaj tyre, me qëllim sipas Bardhit, që “produkti” i farsës elektorale të jetë 100% i kontrolluar.

Bardhi ngre shqetësimin se; “deri më tani askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për vjedhjen më të madhe në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Denoncimi:

EPISODI 9 / VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE

Janë të pafundme rastet konkrete me zë dhe figurë që dëshmojnë zëvëndësimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në qarkun Fier me farsën elektorale të 11 majit të dirigjuar nga Belinda Balluku dhe bandaj e saj elektorale.

Pamjet e mëposhtme i përkasin qendrave të votimit 2846, bashkia Divjakë dhe 2867, bashkia Lushnje, në të cilat shfaqen komisionerë dhe vëzhgues patronazhistë që orientojnë qytetarët si të votojnë, ushtrojnë presion apo edhe votojnë ndaj tyre, me qëllim që “produkti” i farsës elektorale të jetë 100% i kontrolluar.

Deri më tani kemi publikuar me qindra raste të shkeljes së fshehtësisë së votimit, votimit më shumë se një herë dhe presionit ndaj votuesve, të provuara nga pamjet filmike të vëna në dispozicion zyrtarisht nga KQZ, të cilat mund të administrohen lehtësisht nga Prokuroria.

Por, deri më tani askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për vjedhjen më të madhe në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri dhe gjasat duken që nuk do ta vënë as në të ardhmen, duke provuar fatkeqësisht edhe një herë se Edi Rama, Belinda Balluku dhe banditët e tyre elektoralë vepruan me syshkeljen e task forcës për krimet zgjedhore.

 

The post Bardhi publikon pamjet: Zgjedhjet u dirigjuan nga Balluku, ja si patronazhistët ushtruan presion ndaj votuesve appeared first on Albeu.com.

Berisha ironizon dekoratat e Ramës për punonjësit që fikën zjarret: Mund t’i kishte dhënë edhe “Lopata Ari”, u vodhën 50 milionë euro nga Balluku në Tunelin e Llogarasë, mund të ishin blerë 10 avionë me…

By: V K
27 August 2025 at 14:47

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj ceremonisë së zhvilluar sot nga kryeministri Edi Rama, i cili shpërndau medalje për punonjësit e Zjarrfikësve dhe ekipet e Emergjencave që kanë luftuar zjarret gjatë kësaj vere.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha e quan “tallje me njerëzit që rrezikojnë jetën”, duke thënë se dhënia e medaljeve e trajton luftën me flakët si një sport, jo si një emergjencë serioze që kërkon përkushtim dhe burime reale.

Me ironi ish kryeministri thotë se për ta çuar deri në fund këtë komedi duhet të kishte dhënë “Lopata Ari”.

“Kur Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit dalin me degë pishash dhe lopata për të fikur zjarret, dhe më pas u dorëzohen medalje ari, kjo është tallje, jo nderim. Për ta çuar deri në fund komedinë, mund t’u kishte dhënë ‘Lopata Ari’,” thuhet në reagimin e demokratëve.

Po ashtu Sali Berisha rendit edhe një sërë shpenzimesh luksi dhe skandalesh korruptive që, sipas saj, kanë dëmtuar buxhetin e shtetit dhe kanë lënë vendin të pambrojtur përballë emergjencave natyrore.

“Me 24 milionë euro për çarterin privat të Ramës, 130 milionë euro nga inceneratori i Tiranës, 50 milionë euro të vjedhura nga Rama-Balluku në Tunelin e Llogarasë, e deri te 7 milionë euro për ‘Giro d’Italia’, Shqipëria mund të kishte blerë 10 avionë, 5 helikopterë dhe 150 zjarrfikëse,” shkruan Sali Berisha.

Deklaratë e Partisë Demokratike.

Ramaduro u ka shpërndarë sot punonjësve të Zjarrfikësve dhe ekipit të Emergjencave medalje ari, argjendi apo bronzi, a thua se mbrojtja e vendit dhe qytetarëve nga rreziku i zjarreve është një sport.

Ndërkohë që Partia Demokratike e vlerëson lart sakrificën, vetmohimin e pjesëtarëve, të Forcave të Armatosura, të Reparteve të Zjarrfikësve, të ekipeve të Emergjencave, në betejat me zjarret në mbarë vendin. Por ajo deklaron se ata nuk kanë nevojë për lëvdata boshe dhe medalje ari apo bronzi, nga Ramaduro dhe narko-zyrtarë të tjerë përgjegjes kryesor për demet e jashtzakonshme të zjarreve këtë verë. Por ata kanë nevojë për mjete, infrastrukturë kundër zjarrit, përkujdesje, rroga, bonuse dhe sidomos respekt njerëzor dhe institucional.

Kur Forcat e Armatosura dhe Zjarrfikësit dalin me degë pishash dhe lopata për të fikur zjarret, dhe më pas u dorëzon medalje ari, kjo është tallje, jo nderim.

Për ta çuar deri në fund komedinë mund t’u kishte dhënë ‘Lopata Ari’.

Në Shqipëri zjarret për shkak të mungesave të mëdha të mjeteve kundër tyre dëmtuan 2-3 herë më shumë se në vendet tjera.

Partia Demokratike deklaron se me:

-24 milionë euro të përdorura për çarterin privat nga Edi Rama

-130 milionë euro të vjedhura nga Edi Rama, Erion Veliaj tek djegësi i Tiranës,

-50 milionë euro të vjedhura nga Rama-Balluku në Tunelin e Llogarasë

-4 milionë euro të përdorura për Kopshtin e varur në oborrin e Kryeministrisë;

-7 milionë euro për “Giro d’Italia”;

Shqipëria mund të kishte blere 10 avionë, 5 helikopterë dhe 150 zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve dhe ajo nuk do të kishte sot atë bilanc katastrofik djegie pyjesh, kullotash dhe pasurish që pësoi.

Partia Demokratike deklaron se Ramaduro tallet kur mendon se mund ta mbyll me një ceremoni krimin shtetëror të djegies së njerzve, shtëpive bagëtive dhe të mbi 60 mijë ha pyjeve, kullotave dhe pemtoreve.

Drejtësia vonon, por nuk do të harrojë të gjithë përgjegjësitë e dëmeve madhore të zjarreve të këtij viti!

The post Berisha ironizon dekoratat e Ramës për punonjësit që fikën zjarret: Mund t’i kishte dhënë edhe “Lopata Ari”, u vodhën 50 milionë euro nga Balluku në Tunelin e Llogarasë, mund të ishin blerë 10 avionë me… appeared first on Albeu.com.

Dekorimi i pesë punonjësve për përballjen me flakët/ Ilir Proda: Janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit

By: V K
27 August 2025 at 14:07

 

Këtë të mërkurë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, shprehu mirënjohjen për pesë efektivët e policisë të cilët u dekoruan nga Kryeministri Edi Rama, për angazhimin e tyre në përballje me situatën nga zjarret në vend gjatë verës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Proda shkruan se ndihet “krenar për sakrificën, përgjegjshmërinë, guximin dhe humanizmin që treguan në mbrojtje të jetës së qytetarëve”.

“Këta pesë punonjës policie, të dekoruar nga Kryeministri i vendit, përballë flakëve të zjarreve treguan guxim, sakrificë dhe përkushtim deri në rrezikimin e jetës së tyre”, shkruan Proda.

Proda nënvizoi se ata janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit, vlera më e mirë në shërbim të qytetarëve dhe shembulli që frymëzon e na bën krenarë të gjithëve.

“Krahas tyre, mijëra burra e gra, djem e vajza të Policisë së Shtetit sakrifikojnë përditë në përmbushje të misionit sa të vështirë, aq edhe fisnik: mbrojtjen e jetës me jetën e tyre”, u shpreh Proda.

The post Dekorimi i pesë punonjësve për përballjen me flakët/ Ilir Proda: Janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit appeared first on Albeu.com.

U shkarkua nga Linda Karçanaj pas seancës shumë orëshe në SPAK, Berisha zbulon prapaskenat e rrëmbimit të Daniel Shimës

By: V K
27 August 2025 at 13:55

Në një deklaratë të gjatë në “Facebook”, kryedemokrati Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë dhe strukturat e sigurisë për rrëmbimin dhe torturimin, sipas tij të ish-zv.drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), Daniel Shima.

Berisha ka treguar prapaskenat e zhdukjes së Shimës per disa orë, ndërsa thotë se rasti është një shembull i dhunës shtetërore dhe i “dorës së zezë” të një regjimi që operon jashtë ligjit.

Ish-kryeministri thekson se; Shima është shkarkuar më 19 mars 2024 nga drejtuesja e AKSHI-t, Linda Karçanaj, pas një seance të gjatë në SPAK, për shkak të, siç pretendohet, “dëshmive tronditëse” që ai ka dhënë.

“Për Danielin, ish-zëvendës drejtorin e përgjithshëm të AKSH, dihet se u shkarkua më 19 mars 2024 nga famëzeza Karçanaj pas seancës shumë orëshe në SPAK dhe njohjen me sa duket me dëshmitë e tij tronditëse. Për Danielin dihet se ai është nga ata zyrtarë të lartë që është kërcënuar direkt personalisht nga Edi Rama, mbasi AKSHI konsiderohet si miniera e floririt të Edi Ramës dhe familjes së tij”, shkruan Sali Berisha.

Sipas tij, Shima nuk është arrestuar nga strukturat zyrtare të policisë apo prokurorisë, por nga një “polici private” që vepron me uniformën e shtetit dhe që, sipas Berishës, kontrollohet drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama.

 

 

Reagimi:

Për Danielin askush nuk flet!

Miq, Danieli u harrua. Daniel Shima u arrestua, rrëmbye në orën 13:30 të datës 20 gusht siç njoftoi vetë me një mesazh dërguar familjes: ‘Po më arrestojnë’ që do ishte SOS shpëtimtar për jetën e tij. Danieli nuk u arrestua nga policia zyrtare e narko-shtetit as dhe nga prokuroria e Altin “Troplinit” që rrëmbeu gazetarin Elton Qyno.

Danieli u rrëmbye, arrestua si Stafuka që u zhduk pa nam e nishan nga policia private që në operacione të saj speciale vesh uniformën e policisë së shtetit dhe ka kompetenca më speciale se sa dy të parat. Ajo varet direkt nga kreu i narko-shtetit. Për Danielin, ish-zëvendës drejtorin e përgjithshëm të AKSH, dihet se u shkarkua më 19 mars 2024 nga famëzeza Karçanaj pas seancës shumë orëshe në SPAK dhe njohjen me sa duket me dëshmitë e tij tronditëse.

Për Danielin dihet se ai është nga ata zyrtarë të lartë që është kërcënuar direkt personalisht nga Edi Rama, mbasi AKSHI konsiderohet si miniera e floririt të Edi Ramës dhe familjes së tij. Besohet se Danieli është personi që kontribuoi në vendosjen e çimkave që regjistruan bisedën e G. Meçes me një person tjetër ku lakohej emri i Armand Fangut dhe kunatës së tij Linda Ramës. Për të gjitha këto, Danielit duhet t’i mbyllej goja përgjithmonë.

Sipas qytetarit dixhital një muaj më parë Danielin e kishin dërguar për një ‘kafe’ tek Poja por ai pas kësaj ‘kafeje’ kishte shkelur kodin dhe tani u vendos të dërgohej për mësimin e fundit tek Çela. Jo vetëm në arrestimin e tij por edhe në rikthimin e tij dukej qartë dora e zezë e shtetit. Pas një zhdukje prej rreth 12 orë gjithçka u qartësua.

Danieli u kthye në dy të natës në shtëpi i bërë fërtele psikologjikisht dhe fizikisht. Rikthimi i Danielit tregon se rrëmbyesit e tij nuk e kishin rrëmbyer atë për llogari të tyre por me porosi. Porositësit e lartë të grabitjes, për shkak të zhurmnajës së madhe që u ngrit në media nga mesazhi i tij, gjykuan se për ta ishte më me leverdi ta linin të gjallë dhe pa gojë si në rastin e zyrtarëve të tjerë se sa ta zhduknin atë, mbasi të akuzuar kryesor për këtë krim tashmë të paralajmëruar do ishin vetë Edi Rama dhe koordinatori i tij për krimin famëziu Agasi.

Por edhe paskthimi i Danielit flet po aq shumë për dorën e zezë të shtetit në krimin që tronditi dheun. Nga dita e kthimit në shtëpi, thuhet i torturuar mizorisht e deri sot, në një kod omerta askush nuk flet më për Danielin. Kodi i plotë omerta pas kthimit të tij mund ta vendoste vetëm kreu i organizatës, pra Rama dhe askush tjetër. Të gjithë heshtin dhe vetëm heshtin. Vetë ai hesht si fije bari, kafeja tek Poja ishte lule krahasuar me torturat prej 4 orësh në bodrumin e Çelës.

Heshtin mediat, emri Daniel nuk ekziston më në asnjë media dhe asnjë gazetar nuk mori mundimin të hetojë rreth gjendjes së tij. Hesht Avokati i Popullit, hesht shoqëria civile… Kjo heshtje e tmerrshme flet vëllime të tëra për shoqërinë në narkodiktaturë. Të krijohet përshtypja se me heshtjen e tyre të gjithë i druhen fatit të Danielit. Por heshtja për Danielin është një akuzë morale për të gjithë ata që heshtin sepse po zbatojnë verbërisht kodin omerta që nuk është i tyre por i narkoshtetit. sb

The post U shkarkua nga Linda Karçanaj pas seancës shumë orëshe në SPAK, Berisha zbulon prapaskenat e rrëmbimit të Daniel Shimës appeared first on Albeu.com.

Nga Shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, ja sa do të kushtojë

By: V K
27 August 2025 at 13:27

Nga Shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë.

Më herët ministrja e Infrastrukurës, njoftoi se qarkullimi në këtë vepër infrastrukturore do të ishte pa tarifë, deri në fund të sezonit turistik.

Parashikimet janë deri në datën 15 shtator, më pas do të nisë aplikimin tarifa 10 euro vajtje-ardhje për makinë.

Tuneli i Llogarasë, ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe rruga nga Dukati drejt Palasës përshkrohet për 7 minuta, nga 45 që nevojitej nga Qafa e Llogarasë.

Projekti ka dy tunele, ku njëri prej tyre është i emergjencës. Parashikimet janë që në rast të rritjes së fluksit të turistëve, të dy tunelet do të vihen në funksion të qarkullimit.

Menaxhimi i vetëpagesave për këtë vepër publike, do të bëhet nga shoqëria aksionere e krijuar për këtë qëllim që njihet me emrin Enti Kombëtar i Operimit Rrugorë.

Kompania është me kapital shtetëror dhe përfaqësohet nga ministria Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas të dhënave, kjo shoqëri do të ofrojë shërbimin e operimit, mirëmbajtjes së portave automatike, sistemin e tarifimit, shpërndarjen e biletave si dhe aboneve mujore për përdoruesit.

Aktualisht, tre janë segmentet rrugore që aplikojnë pagesë, rruga Milot-Morinë, Thumanë-Kashar, si dhe Dukat-Palasë.

The post Nga Shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, ja sa do të kushtojë appeared first on Albeu.com.

Universi ka një mesazh për ty/ Nihuni me 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë muajit Shtator

By: V K
27 August 2025 at 13:12

Fillimi i shtatorit në ditët që po vijnë, do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut.

Universi do të flasë përmes ngjarjeve të papritura, takimeve të rastësishme apo edhe ëndrrave.

Ato që do të dinë t’i dëgjojnë këto mesazhe, mund të hapin një faqe të re në jetën e tyre.

Kjo është koha për të qëndruar të hapur dhe të vëmendshëm: një vendim i vetëm mund të jetë çelësi për të realizuar një ëndërr të madhe.

Dashi – Instinkti yt ka diçka për të të thënë

Dashi është përballë një momenti të rëndësishëm. Një lajm, një takim i papritur apo thjesht një ndjesi e fortë nga brenda, do ta shtyjë të bëjë një zgjedhje që mund të ndryshojë gjithçka.

Këshilla e Universit: Mos e injoro atë ndjesi në stomak.

Gaforrja – Përgjigjet vijnë nga brenda

Për Gaforren, mesazhi do të vijë më butë në formën e ndjesive, kujtimeve, apo simboleve në ëndrra.

Diçka që e ka shqetësuar do të nisë të zbulohet, duke sjellë qartësi.

Këshilla e Universit: Shiko përtej logjikës. Zemra jote po të drejton drejt një vendimi të madh -dëgjoje me kujdes.

Shigjetari – Koha për një kapitull të ri

Shigjetarit i vjen një thirrje e qartë: Është koha për ndryshim. Një ofertë e papritur, një ide që ka kohë që po formohet ose një sinjal nga një person i afërt, do të nxisë një hap të guximshëm.

Këshilla e Universit: Mos ki frikë të ndryshosh drejtimin. Aty ku diçka ka humbur kuptimin, diçka e re është gati të lindë.

The post Universi ka një mesazh për ty/ Nihuni me 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë muajit Shtator appeared first on Albeu.com.

Përplasi me makinë për vdekje dy motrat, ja çfarë vendosi gjykata për 23-vjeçarin Kevin Norra

By: V K
27 August 2025 at 12:32

Këtë të mërkurë, gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë për 23-vjeçarin Kevin Norra, drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat Rozina dhe Ela Dhimaku, dhe mbeti e plagosur rëndë Antonela Zhupa.

Në seancën e zhvilluar, prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.

Norra u ndalua menjëherë pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së dielës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe parakalim të gabuar.

Kujtojmë që aksidenti ndodhi në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, ku shtetasi Kevi Norra, 23-vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Ela Dhimaku.

The post Përplasi me makinë për vdekje dy motrat, ja çfarë vendosi gjykata për 23-vjeçarin Kevin Norra appeared first on Albeu.com.

Avokatët e Erion Veliajt: Kryebashkiaku kërkoi t’i jepet dosja hetimore, SPAK ia dorëzoi me USB, s’e përdor dot në kushtet e izolimit

By: V K
27 August 2025 at 12:12

Me anë të një deklarate, avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, kanë reaguar për kërkesën që Erion Veliaj ka bërë ndaj Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), për t’u njohur me materialet hetimore.

Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare të Erion Veliajt, theksohet se kryebashkiakut i është vendosur nga SPAK në dispozicion një USB me të gjitha materialet hetimore, ndërkohë që ky i fundit kishte kërkuar kopje fizike të dosjes, pasi nuk i akseson dot ne burg.

“Këtë muaj, Erion Veliaj i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme për t’i vendosur në dispozicion një kopje fizike të materialeve hetimore, që lidhen me hetimin ndaj tij.

Ai e ka bërë këtë kërkesë për të patur mundësinë që të përgatisë një mbrojtje efektive, bazuar edhe në të drejtën që i garanton neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Por, kërkesa u refuzua me argumentin se dokumentet i janë dorëzuar me anë të një USB-je avokatëve të tij. Një USB, e cila, në kushtet e izolimit ku ndodhet aktualisht z. Veliaj, në mungesë të plotë të aksesit në pajisje elektronike, është praktikisht e papërdorshme për të, dhe as ne nuk jemi në gjendje t’ia dërgojmë të gjitha aktet, për shkak të volumit të lartë të tyre.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme vijon të refuzojë kërkesën e ligjshme të z. Veliaj për t’u takuar me avokatët e tij ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, një e drejtë e cila i garantohet nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut”, theksojnë avokatët e Veliajt.

Më tej, në reagimin publik të avokatëve theksohet se Erion Veliajt nuk po i pranohet kërkesa për të takuar mbrojtësit e tij ligjor ndërkombëtar, të cilët po përgatisin dhe gjyqin për në Strasburg.

“Po ashtu, Prokuroria e Posaçme vijon të refuzojë kërkesën e ligjshme të z. Veliaj për t’u takuar me avokatët e tij ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, një e drejtë e cila i garantohet nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Prokuroria e Posaçme po e trajton këtë çështje me mentalitetin “në fillim arresto, pastaj heto”. Kjo është shqetësuese, duke marrë parasysh edhe numrin e lartë të të paraburgosurve në Shqipëri. Erion Veliaj nuk ka mundësi t’i aksesojë aktet, për të cilat ka nevojë për të mbrojtur veten. Gjithashtu, atij i pamundësohet të ushtrojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku është zgjedhur për 3 mandate radhazi, në mënyrë demokratike, nga qytetarët e Tiranës”, thuhet në këtë deklaratë.

Reagimi i avokatëve të Erion Veliajt:

Këtë muaj, Erion Veliaj i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme për t’i vendosur në dispozicion një kopje fizike të materialeve hetimore, që lidhen me hetimin ndaj tij. Ai e ka bërë këtë kërkesë për të patur mundësinë që të përgatisë një mbrojtje efektive, bazuar edhe në të drejtën që i garanton neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Por, kërkesa u refuzua me argumentin se dokumentet i janë dorëzuar me anë të një USB-je avokatëve të tij. Një USB, e cila, në kushtet e izolimit ku ndodhet aktualisht z. Veliaj, në mungesë të plotë të aksesit në pajisje elektronike, është praktikisht e papërdorshme për të, dhe as ne nuk jemi në gjendje t’ia dërgojmë të gjitha aktet, për shkak të volumit të lartë të tyre.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme vijon të refuzojë kërkesën e ligjshme të z. Veliaj për t’u takuar me avokatët e tij ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, një e drejtë e cila i garantohet nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Prokuroria e Posaçme po e trajton këtë çështje me mentalitetin “në fillim arresto, pastaj heto”. Kjo është shqetësuese, duke marrë parasysh edhe numrin e lartë të të paraburgosurve në Shqipëri. Erion Veliaj nuk ka mundësi t’i aksesojë aktet, për të cilat ka nevojë për të mbrojtur veten. Gjithashtu, atij i pamundësohet të ushtrojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku është zgjedhur për 3 mandate radhazi, në mënyrë demokratike, nga qytetarët e Tiranës.

The post Avokatët e Erion Veliajt: Kryebashkiaku kërkoi t’i jepet dosja hetimore, SPAK ia dorëzoi me USB, s’e përdor dot në kushtet e izolimit appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur

By: V K
27 August 2025 at 12:02

Paraditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, ku raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se shtetasi J. H., 20-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar 3 pasagjerët në automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shoferi 20-vjeçar është arrestuar dhe policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, ja për çfarë akuzohet

By: V K
27 August 2025 at 11:50

Policia e Durrësit, ka vënë në pranga një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që ushtronte detyrën.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, është arrestuar shtetasi Ardian Halili, 55- vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se në vitin 2017, kur mbante funksionin e kryeinspektorit të IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje disa objekte banimi (shtëpi pushimi) në zonën e Shetajt, njësia administrative Ishëm.

Operacioni u krye nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do të vijojë ndjekjen penale për këtë rast.

The post EMRI/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, ja për çfarë akuzohet appeared first on Albeu.com.

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Programi i Kombëtares shqiptare, nga shpallja e listës te seanca e parë stërvitore

By: V K
27 August 2025 at 11:36

Është përcaktuar programi i Kombëtares Shqiptare për grumbullimin e muajit shtator, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit dhe sfidën zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Letonisë.

Shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho,  do të bëhet më 29 gusht, ndërsa në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore, do të zhvillohet më 1 shtator.

Ndeshja miqësore Gjibraltar-Shqipëri, do të luhet më 4 shtator, në stadiumin “Europa Point” në orën 18:00.

Ndërsa ndeshja Shqipëri-Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

The post Kualifikueset e Botërorit 2026/ Programi i Kombëtares shqiptare, nga shpallja e listës te seanca e parë stërvitore appeared first on Albeu.com.

❌
❌