Gjermania përkrah Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane
The post Gjermania përkrah Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
The post Gjermania përkrah Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
BUENOS AIRES, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti argjentinas, Javier Milei u shpëtoi gurëve të hedhur ndaj tij gjatë një takimi elektoral pranë Buenos Airesit, tha zëdhënësi i tij.
”Milei u dërgua i sigurt në Lomas de Zamora, një periferi e varfër e kryeqytetit”, tha zëdhënësi, Manuel Adorni në X.
Mediat lokale raportuan për përleshje midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të udhëheqësit liberal, me policinë që ndaloi për pak kohë dy persona.
Disa zyrtarë qeveritarë fajësuan sulmin ndaj ndjekësve të “kirchnerizmit” apo kampit politik të ish-presidentes Cristina Fernandez de Kirchner.
Milei më vonë postoi një foto në X të tij duke buzëqeshur me motrën dhe sekretaren e përgjithshme të presidencës, Karina Milei si edhe ligjvënësin Jose Luis Espert.
Incidenti vjen ndërsa Milei bën fushatë për partinë e tij ”La Libertad Avanza”, përpara zgjedhjeve lokale të 7 shtatorit në provincën e Buenos Airesit.
Konfrontime shpërthyen gjithashtu të hënën në një tubim tjetër në Junin, përpara se Milei të mund të fliste.
Milei e ka polarizuar Argjentinën me masa të thella shtrënguese që synojnë uljen e borxhit dhe frenimin e inflacionit.
Ndërsa inflacioni është lehtësuar dhe buxheti është balancuar, shumë njerëz kanë humbur vendet e punës dhe subvencionet për energjinë dhe transportin publik janë shkurtuar.
Administrata e tij është gjithashtu e tronditur nga një skandal korrupsioni që përfshin një kompani farmaceutike që dyshohet se ka paguar ryshfete për të siguruar kontrata shumë milionë dollarëshe nga agjencia përgjegjëse për kujdesin ndaj personave me aftësi të kufizuara.
Motra e Mileit, Karina, e konsideruar si ndërmjetësja kryesore e pushtetit në qeveri, thuhet gjithashtu se është e përfshirë.
Skandali ka bërë që vlerësimet për presidentin të bien ndjeshëm./ a.jor.
The post ARGJENTINË – Presidenti Milei sulmohet me gurë në një takim elektoral appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
KIEV, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Të paktën tetë persona u vranë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, pas sulmeve të përsëritura me raketa dhe dronë rusë, tha sot presidenti Volodymyr Zelensky.
”Midis të vdekurve ishte një fëmijë”, shkroi Zelensky në X.
”Rreth 40 persona të tjerë u plagosën, përfshirë disa fëmijë”, raportoi ”Kyiv Independent” duke cituar kryetarin e bashkisë Vitali Klitschko.
Midis të plagosurve, 30 u shtruan në spital.
“Këto raketa dhe dronë sulmi rusë sot janë një përgjigje e qartë për të gjithë në botë që, për javë dhe muaj, kanë bërë thirrje për armëpushim dhe për diplomaci të vërtetë”, tha Zelensky.
“Rusia zgjedh balistikën në vend të tryezës së negociatave. Ajo zgjedh të vazhdojë të vrasë në vend që t’i japë fund luftës”, shtoi ai.
Agjencia e lajmeve RBC-Ukrainë raportoi dëme të mëdha dhe zjarre të shumta.
Fotot treguan ndërtesa të shembura, grumbuj mbeturinash dhe makina të djegura.
Klitchko më parë tha se mbrojtja ajrore ishte aktive dhe se një dron rus ra në oborrin e një ndërtese banimi nëntëkatëshe, por nuk shpërtheu.
Shpërthime u raportuan gjithashtu në qytetin verior të Sumy dhe qytetin jugor të Zaporizhia vonë të mërkurën.
Gazeta ”Kyiv Independent” raportoi se banorët e pothuajse të gjitha pjesëve të vendit u urdhëruan të strehoheshin, madje edhe larg vijës së frontit.
Ushtria ruse raportoi lëshimin e dronëve ukrainas mbi rajonet Rostov, Belgorod dhe Smolensk dhe mbi gadishullin ukrainas të Krimesë.
Aeroporti i Volgogradit kufizoi operacionet si masë paraprake./ a.jor.
The post KIEV – Tetë viktima, përfshirë një fëmijë, pas sulmeve ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
– Kjo analizë është edhe kontribut i Agjencisë Telegrafike Shqiptare –
BRUKSEL, 28 gusht /ATSH-enr/ – Me hektarë rekord të djegur dhe emetime të papara të CO₂, vendet e BE-së po përpiqen të luftojnë flakët së bashku përmes një force të koordinuar të mbrojtjes civile.
Zjarret kanë shkatërruar pjesë të mëdha të Evropës Jugore këtë muaj, ndërsa një valë e zgjatur dhe intensive e nxehtësisë i shtyu temperaturat mbi 40°C në pjesën më të madhe të Mesdheut dhe Ballkanit.
Periudhat e zgjatura të nxehtësisë përvëluese thanë bimësinë, e cila në vende si Spanja dhe Portugalia ishte rritur me shpejtësi pas një pranvere me shi, duke lejuar që zjarret të digjen më intensivisht dhe të përhapen më tej.
Zjarret deri më tani kanë shkatërruar më shumë se një milion hektarë në Bashkimin Evropian në vitin 2025, një rekord që nga fillimi i statistikave në vitin 2006, sipas një analize të AFP bazuar në vlerësime nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).
Midis janarit dhe 19 gushtit, zjarret në pyje në 22 nga 27 vendet e BE-së kishin emetuar tashmë 35 megatonë CO₂, një sasi e paparë në këtë pikë të vitit sipas EFFIS.
Për të luftuar zjarret, vendet mund të kërkojnë ndihmë sipas Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (UCPM ose rescEU) të hartuar për të përmirësuar bashkëpunimin midis vendeve të BE-së dhe dhjetë shteteve të tjera për t’iu përgjigjur fatkeqësive – të tilla si fatkeqësitë natyrore ose humanitare.
Deri në mesin e gushtit, UCPM ishte aktivizuar tashmë 16 herë gjatë sezonit aktual të zjarreve, i cili zakonisht zgjat afërsisht nga qershori deri në shtator. Sipas Komisionit Evropian, numri i aktivizimeve për vitin 2025 ishte tashmë i barabartë me totalin për sezonin e zjarreve të vitit 2024.
Evropa Jugore në flakë
Pjesa më e madhe e Evropës Jugore është ende e kapluar nga zjarret, dhe UCPM po punon me shpejtësi të plotë për të shuar flakët. Ja se si disa prej tyre kanë luftuar zjarret deri më tani.
Portugali
Një zjarr në Piodao në Portugalinë qendrore, i cili filloi më 13 gusht, vazhdoi të digjej për njëmbëdhjetë ditë dhe dogji më shumë se 64 000 hektarë tokë, sipas një raporti nga Instituti Kombëtar Portugez për Ruajtjen e Natyrës dhe Pyjeve.
Por, kjo është vetëm maja e ajsbergut. Këtë vit, mbi 250 000 hektarë tokë u shkatërruan nga zjarret në Portugali.
Më 15 gusht, qeveria portugeze aktivizoi UCPM-në. Pas ditësh heshtjeje dhe mungesës së masave nga ministrja e Brendshme, Maria Lucia Amaral, opozita dhe popullsia akuzuan qeverinë se nuk e mori seriozisht situatën. Kryeministri Luis Montenegro është kritikuar gjithashtu nga opozita për veprim të vonuar dhe paraqitje të masave të pamjaftueshme.
Pas kërkesës së saj për ndihmë, Portugalia mori dy aeroplanë ”Fire Boss” dhe një helikopter ”Super Puma” nga Franca dhe dy aeroplanë ”Canadair” nga Greqia, së bashku me 20 zjarrfikës nga Estonia dhe 20 nga Malta. Ata do të jenë atje deri më 29 gusht.
Spanja
Spanja po përballet me zjarre të shumta në perëndim të vendit. Mbi 400 000 hektarë janë djegur deri më tani këtë vit, me përpjekjet për të kontrolluar 40 (sipas të dhënave të së hënës) zjarre ende aktive që po përparojnë në mënyrë të favorshme falë kushteve të përmirësuara të motit.
Spanja aktivizoi UCPM-në më 13 gusht, duke shënuar herën e parë që vendi ka kërkuar ndonjëherë ndihmë nga shtetet e tjera anëtare për të luftuar zjarret në pyje.
Përmes asaj që shpejt u bë aktivizimi më i madh i mekanizmit për verën e vitit 2025 – si në aspektin e vendeve të përfshira ashtu edhe të burimeve të përbashkëta – Spanja mori aeroplanë, helikopterë dhe ekipe tokësore nga Franca, Italia, Holanda, Sllovakia, Republika Çeke, Gjermania, Finlanda, Rumania, Greqia dhe Estonia.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka premtuar mbështetje evropiane kryeministrit Pedro Sanchez për të ndihmuar në rimëkëmbjen e zonave të prekura, duke sugjeruar që burime të tilla si Fondi Evropian i Solidaritetit mund të përdoren pas sezonit të zjarreve.
Franca
Franca u godit nga zjarri më i madh që nga viti 1949, i cili shpërtheu në fillim të muajit në komunën Ribaute në rajonin jugor të Oksitanisë dhe u përhap në 16 000 hektarë. Një grua vdiq në zjarr dhe 25 persona u plagosën.
Në disa raste, u vendosën më shumë se 2 000 zjarrfikës.
Franca nuk e ka aktivizuar UCPM-në. Megjithatë, Korpusi Sllovak i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (HaZZ) po vendos zjarrfikës në rajon që nga 16 gushti dhe deri më 31.
Shqipëria
Zjarret në vendin kandidat të BE-së, Shqipëri, shkaktuan një viktimë dhe dogjën qindra hektarë tokë dhe pyje. Shqipëria mori ndihmë përmes UCPM-së për t’u përballur me zjarret.
Më 6 korrik, zjarret në jug të vendit shkaktuan aktivizimin e UCPM-së. Për të ndihmuar vendin, dy avionë ”Canadair” nga eskorta e rescEU-së u mobilizuan dhe ndihmuan në kontrollin e situatës.
Nga 8 deri më 14 gusht, Shqipëria aktivizoi përsëri UCPM-në për t’u përballur me valën e zjarreve që preku edhe vendet fqinje. Komisioni Evropian mobilizoi rescEU-në me avionë nga Kroacia, Bullgaria, Italia, Republika Çeke dhe Sllovakia.
Greqia
Një total prej 323 zjarrfikësish evropianë janë të stacionuar në Greqi këtë sezon të zjarreve, nga 1 korriku deri më 15 shtator, sipas Programit të UCPM-së. Zjarrfikës nga Austria, Bullgaria, Franca, Moldavia, Rumania dhe Republika Çeke po vendosen, me ekipe të stacionuara në tre vende në të gjithë vendin – Atikë, Selanik dhe Patra.
Sipas të dhënave të disponueshme, Greqia e ka aktivizuar mekanizmin dy herë deri më tani. Më 26 korrik, Italia u përgjigj duke vendosur dy avionë zjarrfikës. Më 12 gusht, UCPM konfirmoi vendosjen e dy avionëve suedezë të rescEU, të stacionuar më parë në Bullgari.
Në të njëjtën kohë, Greqia iu përgjigj kërkesave nga vende të tjera përmes UCPM, duke dërguar avionë dhe zjarrfikës në Spanjë, Portugali, Qipro, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut në përgjigje të zjarreve në shkallë të gjerë. Përveç kësaj, sipas marrëveshjeve dypalëshe, Greqia ka ofruar gjithashtu mbështetje për zjarrfikësit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Bullgaria
Në një intervistë të botuar nga gazeta e përditshme ”Trud” më 19 gusht, Alexander Dzhartov, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë në Bullgari, raportoi se që nga fillimi i korrikut, zjarrfikësit në Bullgari kanë shuar rreth 3 500 zjarre. Disa nga zjarret kërkuan përdorimin e helikopterëve dhe aeroplanëve të ofruar përmes UCPM.
Zjarrfikësit bullgarë u dërguan gjithashtu jashtë vendit. Më 9 korrik, Ministria e Jashtme tha se një ekip me një makinë zjarrfikëse po punonte në mënyrë aktive për të kontrolluar një zjarr në Kriva Palanka, Maqedonia e Veriut. Një tjetër ekip zjarrfikësish bullgarë me dy motorë u dërgua më 2 korrik në Vourvourou, në gadishullin e Halkidikisë në Greqinë veriore.
Ndërgjegjësimi dhe trajnimi janë thelbësorë
Për të përgatitur qytetarët dhe zjarrfikësit njësoj për realitetin e ri të zjarreve më të shpeshta, është thelbësore të rritet ndërgjegjësimi midis popullsisë se si të qëndrojë i sigurt dhe të pajisen zjarrfikësit me njohuritë dhe mjetet e nevojshme.
Komisioni Evropian ka thënë se bota theu rekordin e vet të temperaturës vitin e kaluar. Temperatura mesatare globale tejkaloi 1,5°C mbi nivelet paraindustriale, duke e bërë vitin 2024 vitin më të nxehtë deri më sot. Një pasojë e tmerrshme e temperaturave rekord të larta është rreziku në rritje i zjarreve.
Një masë që përdor Bullgaria është të ketë ekipe shtesë të mobilizuara në ditët me rrezik të lartë, veçanërisht fundjavat, kur më shumë njerëz janë jashtë. Pavarësisht se neglizhenca është një shkak kryesor, angazhimi publik në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve po rritet. Shërbimet pyjore, forcat e armatosura, bashkitë, fermerët, bizneset dhe vullnetarët janë gjithnjë e më aktivë në ndihmën e zjarrfikësve.
Pasi zjarri më i madh në historinë e Sllovenisë në vitin 2022 shkatërroi pjesën perëndimore të Sllovenisë në kufirin me Italinë, vendi filloi në mënyrë aktive të forcojë aftësitë e tij të zjarrfikjes, edhe me ndihmën e fondeve evropiane.
Në mars, gjatë një vizite nga Komisioneri Evropian për Buxhetin, Piotr Serafin, Qendra Sllovene për Luftimin e Zjarreve të Mëdha në Mjedisin Natyror u hap zyrtarisht në qytetin e Sezhanës. Zjarrfikësit trajnohen atje sipas një programi të posaçëm të përshtatur për mbrojtje dhe shpëtim, dhe është gjithashtu e pajisur me pajisje moderne për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore.
Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, teknologjia me sisteme paralajmërimi (të hershëm) të teknologjisë së fundit është gjithashtu jetësore për identifikimin e zjarreve të reja para se ato të jenë jashtë kontrollit.
Në Pont du Gard, një ujësjellës romak i vendosur rreth 30 kilometra nga Nimes në Francë dhe i vizituar nga më shumë se një milion turistë çdo vit, më shumë se 120 kuti të vogla të lidhura me satelit, të pajisura me sensorë që matin presionin atmosferik, temperaturën dhe lagështinë, sapo janë instaluar në fillim të këtij muaji.
Të zhvilluara nga kompania gjermane ”Dryad”, ato janë faza e parë e një projekti të hartuar për të ndihmuar zjarrfikësit të parashikojnë më mirë zjarret në pyje. Të ngjitura lehtësisht në trungjet e pemëve disa metra mbi tokë, ato zbulojnë cilësinë e ajrit dhe praninë e monoksidit të karbonit ose lëndës grimcore në ajër, brenda një rrezeje prej 200 metrash.
”Në fund të fazës së testimit deri në 13 000 sensorë do të instalohen dhe do të jenë gati për përdorim deri në fillim të verës 2026”, tha nënkoloneli Eric Agrinier, kreu i komunikimeve për departamentin e zjarrfikësve të rajonit Gard./ (Nga agjencitë AFP, AMNA, ANSA, ATSH, BTA, dpa, EFE, Lusa, STA dhe TASR) a.jor.
The post ANALIZË – BE koordinon forcat, ndërsa zjarret përvëlojnë Evropën Jugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
KOPENHAGË (Danimarkë) – Takim jozyrtar i ministrave të Mbrojtjes të BE-së.
TOULON (Francë) – Emmanuel Macron bashkëkryeson Këshillin e 25-të të Ministrave Franko-Gjerman.
LUBJANË (Slloveni) – Vizitë e ministrit të Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiga.
TALIN (Estoni) – Vizitë e ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.
KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Haitin.
RAIFORD (Shtetet e Bashkuara) – Ekzekutimi në Florida i Curtis Windom, i akuzuar për vrasjen e tre personave në vitin 1992.
MONAKO (Principata e Monakos) – Futboll – Shorti i Ligës së Kampionëve./ a.jor.
The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/8/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
RIMINI, 27 gusht /ATSH-AdnKronos/ – Duartrokitje të gjata për kryeministren italiane, Giorgia Meloni pas një fjalimi në Rimini, ku ajo foli edhe për Evropën, Gazën dhe Ukrainën.
”Ne kemi nevojë për një Evropë që bën më pak, por bën më mirë”, tha Meloni.
”Sfida është të përvijojmë një Evropë pragmatike, duke shkuar përtej debatit të ndenjur për më shumë ose më pak Evropë”, theksoi ajo.
”Misioni im është të siguroj që Italia të rimarrë vendin e saj të ligjshëm në botë: e fortë, krenare dhe autoritare”, tha Meloni.
”Sot, Italia jonë ynë ka rifituar vendin e saj në botë. Nuk konsiderohet më e sëmura e Evropës, por një model stabiliteti. Investitorët na shohin si një vend të sigurt dhe normat e interesit tani janë në përputhje me ato të Francës”, vërejti kryeministrja.
”Për sa i përket BE-së në gjendjen aktuale, ajo është e dënuar me mungesë rëndësie gjeopolitike, e paaftë për t’iu përgjigjur sfidave konkurruese me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën”, tha Meloni.
Lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, Meloni theksoi se “nuk kemi hezituar për asnjë minutë në mbështetjen e të drejtës së Izraelit për siguri pas 7 tetorit, një tmerr që do të mbetet i skalitur në ndërgjegjen e terroristëve. Por, nuk mund të heshtim sot përballë një reagimi që ka shkuar përtej parimit të proporcionalitetit, duke pretenduar viktima të pafajshme” dhe duke synuar gjithashtu “komunitetet e krishtera”.
“Ne dënojmë vrasjen e papranueshme të gazetarëve në Gaza”, theksoi ajo.
“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve të ushtrojnë çdo presion të mundshëm mbi Hamasin për të liruar pengjet që mbahen ende. Dhe i bëjmë thirrje Izraelit të ndalojë sulmet, të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve të kolonëve në Bregun Perëndimor dhe të lejojë aksesin në ndihmë humanitare. Italia është vendi evropian që ka bërë më shumë”, theksoi ajo.
”Ndërkohë, pas tre vitesh lufte në Ukrainë janë hapur shkëndija shprese për një rrugë të negociuar, falë rezistencës heroike të popullit ukrainas dhe mbështetjes së bashkuar të Perëndimit, Evropës dhe Italisë, pavarësisht një opinioni publik që nuk është gjithmonë i bindur”, shtoi ajo.
“Çelësi i paqes është aktivizimi i garancive të forta të sigurisë për Ukrainën, të afta për të parandaluar agresion të mëtejshëm. Kjo është pika e fillimit e vendosur në Uashington. Propozimi italian, i bazuar në një mekanizëm të frymëzuar nga Neni 5 i NATO-s, është aktualisht kryesori në tryezë dhe për këtë duhet të jemi krenarë”, vërejti kryeministrja italiane, Giorgia Meloni./ a.jor.
The post RIMINI – Meloni: Italia jo më e sëmura e Evropës, reagimi i Izraelit i tepruar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
KIEV, 27 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka propozuar shtetet e Gjirit, disa vende evropiane apo edhe Turqinë si organizatore të mundshme për bisedime të ardhshme paqeje me Rusinë.
Në fjalimin e tij të përditshëm me video të martën, Zelensky tha se bisedimet me përfaqësuesit e këtyre vendeve do të zhvillohen këtë javë.
“Nga ana jonë, gjithçka do të përgatitet në maksimum për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha ai, ndërsa kërkoi presion të vazhdueshëm ndërkombëtar mbi Moskën.
“Sinjalet e vetme që po dërgon Rusia tregojnë se ajo synon të vazhdojë të shmangë negociatat e vërteta”, shtoi ai.
Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta që nga viti 2022 në fillim të këtij viti në Stamboll, duke arritur marrëveshje të kufizuara mbi çështje humanitare, siç janë shkëmbimet e të burgosurve dhe trupave, por duke mos bërë përparim drejt një zgjidhjeje më të gjerë.
Përpjekjet e presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ndërmjetësuar një përparim në gusht, duke përfshirë samite të njëpasnjëshme me presidentin rus, Vladimir Putin në Alaska dhe me Zelensky dhe aleatët evropianë në Uashington, gjithashtu dështuan të japin rezultate.
Moska vazhdon të kërkojë që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO dhe të lëshojë territor si kushte për paqe – kërkesa që Kievi i hedh poshtë si jokushtetuese.
Kremlini deri më tani ka hedhur poshtë propozimet për një takim të drejtpërdrejtë midis Putinit dhe Zelenskyt, duke thënë se bisedime të tilla duhet së pari të përgatiten në një nivel më të ulët me marrëveshje konkrete.
Kremlini gjithashtu ka përjashtuar çdo lloj bisedime paqeje në Evropë, duke argumentuar se shtetet e BE-së nuk janë neutrale në konflikt.
E diela shënoi tre vjet e gjysmë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia./ a.jor.
The post KIEV – Zelensky propozon shtetet e Gjirit, Evropën ose Turqinë për bisedime paqeje me Rusinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
KISHINEV (Moldavi) – Vizitë e udhëheqësve francezë, gjermanë dhe polakë.
KOMBET E BASHKUARA – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi konfliktin izraelito-palestinez.
VENECIA (Itali) – Festivali i 82-të i Filmit në Venecia.
MUMBAI (Indi) – Pritet të hyjnë në fuqi tarifat shtesë amerikane për importet indiane.
ADIS ABEBA (Etiopi) – 50-vjetori i vdekjes së Haile Selassie I, perandorit të fundit të Etiopisë.
PARIS (Francë) – Didier Deschamps zbulon skuadrën e tij për ndeshjet e Francës kundër Ukrainës dhe Islandës./ a.jor.
The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/8/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
TIRANË, 26 gusht /ATSH/ – Gjashtëdhjetë e nëntë vite më parë, më 21 gusht 1956, u krijua Aleanca Evropiane e Agjencive të Lajmeve (EANA), anëtare me të drejta të plota e së cilës është edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare.
EANA u krijua me misionin për të bashkuar organizatat e pavarura të lajmeve në të gjithë Evropën dhe për të forcuar rrjedhën e lirë të informacionit të besueshëm.
Ajo që filloi si një vizion bashkëpunimi është rritur në një komunitet të fortë agjencish të përkushtuara ndaj standardeve më të larta të gazetarisë.
Pothuajse shtatë dekada më vonë, sfidat me të cilat përballet gazetaria janë më të mëdha se kurrë.
Në një epokë dezinformimi, presioni politik dhe ndryshimi të shpejtë teknologjik, agjencitë e lajmeve vazhdojnë të shërbejnë si shtylla të besueshme të jetës publike.
Puna e tyre mbështet demokracinë duke ofruar lajme të sakta, të paanshme dhe në kohë që kalojnë kufijtë dhe lidhin shoqëritë.
Forca e EANA-s nuk qëndron vetëm në historinë e saj, por edhe në frymën e qëndrueshme të bashkëpunimit të anëtarëve të saj dhe përkushtimin e tyre ndaj së vërtetës.
“Ndërsa i afrohet 70-vjetorit të saj, EANA përballet me sfida të shumta: sulme shumëplanëshe ndaj profesionit të gazetarisë, mbrojtja e fakteve në një epokë polarizimi dhe dezinformimi masiv, mbrojtja dhe promovimi i pronës intelektuale dhe ndjekja e ekuilibrit financiar ndërsa klientët e medias janë nën presion të madh. Ndarja dhe bashkëpunimi, të cilat qëndrojnë në zemër të frymës që udhëhoqi themelimin e EANA-s, janë më të rëndësishme se kurrë”, tha Fabrice Fries, president i EANA-s dhe president i Agence France Presse (AFP).
“EANA qëndron si një shtyllë e pavarësisë editoriale dhe solidaritetit profesional. Në një periudhë të shënuar nga pasiguria dhe transformimet e përshpejtuara, agjencitë e lajmeve demonstrojnë se përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm, mbështetjes së pakushtëzuar dhe respektit si për informacionin e dhënë ashtu edhe për audiencën, gazetaria e agjencisë mbetet një shtyllë jetësore e shoqërisë demokratike. Uniteti i gazetarëve dhe respekti për profesionin janë ato që mund ta çojnë përpara këtë zanat, të paprekur dhe të panjollosur, në një luftë të vazhdueshme kundër të ashtuquajturave lajme të promovuara nga platformat e mediave sociale”, shtoi Claudia Nicolae, anëtare e bordit të EANA-s dhe drejtoreshë e përgjithshme e AGERPRES.
“Jam krenar që shërbej në bordin e EANA-s, së bashku me kolegët që ndajnë bindjen se lajmet e pavarura dhe të besueshme janë thelbësore për shoqëritë tona. Në ANSA, ne i përqafojmë plotësisht vlerat që përfaqëson EANA – bashkëpunimin, integritetin dhe pavarësinë editoriale – dhe i shohim ato si themelin e besimit në gazetari. Në Ditën e Themelimit të EANA-s, ne festojmë jo vetëm historinë e Aleancës, por edhe rolin e saj të vazhdueshëm në forcimin e agjencive të lajmeve në të gjithë Evropën”, tha Stefano de Alessandri, drejtor ekzekutiv i ANSA-s dhe anëtar i bordit të EANA-s.
“Si drejtor ekzekutiv i Belga-s, jam i nderuar që kontribuoj në punën e EANA-s, një Aleancë që ka provuar vlerën e saj për gati shtatë dekada. Në një kohë kur gazetaria vihet në provë nga dezinformimi, presioni financiar dhe polarizimi politik, agjencitë e lajmeve mbeten një gur themeli i shoqërive demokratike – duke ofruar fakte, kontekst dhe besim. EANA mishëron frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit që na lejon t’i përballojmë këto sfida së bashku. Në këtë Ditë Themelimi, ne festojmë jo vetëm historinë e Aleancës, por edhe rolin e saj të vazhdueshëm në sigurimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për gazetarinë e agjencive në të gjithë Evropën”, tha Patrick Lacroix, drejtor ekzekutiv i Belga-s dhe anëtar i Bordit të EANA-s.
“Dita e Themelimit të EANA-s është një datë shumë e rëndësishme në historinë e agjencive evropiane të lajmeve — është një kujtesë për rëndësinë e unitetit, të koordinimit dhe të krijimit të rrjeteve me kolegët. Agjencitë e lajmeve kanë pasur të njëjtin mision që nga fillimet e tyre: në një botë që shumë shpesh zhvendoset drejt zhurmës dhe pasigurisë, agjencitë e lajmeve duhet të ofrojnë fakte. Jam krenar që i shërbej një Aleance që, vit pas viti, vërteton qëndrueshmërinë dhe rëndësinë e gazetarisë së agjencive, me rëndësi në rritje në mjedisin global të palëve të interesuara të medias”, tha Alexandru Giboi, sekretar i përgjithshëm i EANA-s./ a.jor.
The post MEDIA – 69 vjet nga krijimi i Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA) appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
UASHINGTON, 26 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump kërkon që kushdo që djeg flamurin amerikan të dënohet me burg.
“Nëse djeg një flamur, merr një vit burg, asnjë dalje të parakohshme, asgjë”, tha dje Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Ai tha se djegia e flamurit do të ndalohet.
Trump nënshkroi një dekret të titulluar “Ndjekja penale e djegies së flamurit amerikan”.
Megjithatë, kjo nuk përfshin dënimin me një vit burg të propozuar nga Trump.
Në vend të kësaj, thuhet se ndjekja penale duhet të ketë përparësi në raste të caktuara.
“Flamuri ynë i madh amerikan është simboli më i shenjtë dhe i çmuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i lirisë, identitetit dhe forcës amerikane”, thuhet në dekret duke shtuar se përdhosja e flamurit është “në mënyrë unike fyese dhe provokuese”.
”Nëse të huajt janë të përfshirë në djegie, në rrethana të caktuara, viza e tyre mund të revokohet gjithashtu”, thuhet në dekret./ a.jor.
The post SHBA – Trump kërkon dënim me burg për djegien e flamurit amerikan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
NAPOLI, 26 gusht /ATSH-DPA/ – Etna, vullkani në ishullin italian të Siçilisë, ka shpërthyer përsëri, tha Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).
Instituti raportoi emetime të forta hiri nga krateret në majë të vullkanit, megjithëse lartësia e tymit nuk mund të vlerësohej dje në mbrëmje.
Autoritetet ngritën nivelin më të lartë të alarmit për trafikun ajror.
Aeroporti ndërkombëtar i Katanias mbeti i hapur për momentin.
Etna, mbi 3 300 metra, është vullkani më i madh aktiv në Evropë.
Ai shpërthen rregullisht dhe është nën monitorim të vazhdueshëm, me shfaqjet e tij spektakolare që tërheqin një numër të madh spektatorësh./ a.jor.
The post ITALI – Etna shpërthen, ndërsa lëshohet alarmi për trafikun ajror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/8/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
UASHINGTON, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” për t’i dhënë fund konfliktit të saj me Ukrainën.
“Rusët i kanë bërë lëshime të rëndësishme presidentit Trump, për herë të parë në tre vjet e gjysmë të këtij konflikti”, tha Vance për transmetuesin amerikan NBC në një intervistë të transmetuar dje.
“Ata në fakt kanë qenë të gatshëm të jenë fleksibël në disa nga kërkesat e tyre kryesore. Ata kanë folur për atë që do të ishte e nevojshme për t’i dhënë fund luftës”, tha Vance.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së tha se Moska ka pranuar “se Ukraina do të ketë integritet territorial pas luftës. Ata kanë pranuar se nuk do të jenë në gjendje të instalojnë një regjim kukull në Kiev”.
Vance përsëriti gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa për të zbatuar një marrëveshje paqeje.
“Presidenti ka qenë shumë i qartë. Nuk do të ketë trupa në terren në Ukrainë”, tha Vance, duke shtuar se SHBA-të do të “vazhdojnë të luajnë një rol aktiv në përpjekjen për të siguruar që ukrainasit të kenë garancitë e sigurisë dhe besimin që u nevojitet për të ndaluar luftën nga ana e tyre dhe rusët të ndihen sikur mund ta çojnë luftën në një përfundim nga ana e tyre”.
Ndërkohë, shpresat për një takim ballë për ballë midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin në të ardhmen e afërt janë zhdukur kryesisht pas deklaratave nga Moska, në kundërshtim me pritjet e Trump./ a.jor.
The post SHBA – JD Vance: Rusia ka bërë lëshime të rëndësishme për t’i dhënë fund luftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Presidenti amerikan, Donald Trump pret presidentin e Koresë së Jugut.
KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë për të ardhmen e misionit paqeruajtës në Liban.
KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë takim me dyer të mbyllura Siguria për Korenë e Veriut.
HONG KONG (Kinë) – Zhvilluesi kinez i pasurive të patundshme ”Sunac China” kthehet në gjykatat e Hong Kongut për mbrojtje nga falimentimi.
PRAGË (Republika Çeke) – Kockat e australopitekut Lucy ekspozohen për dy muaj në Muzeun Kombëtar.
MOSKË (Rusi) – Seancë dëgjimore në hetimin e spiunazhit kundër studiuesit francez, Laurent Vinatier.
BAMAKO (Mali) – Gjykata Supreme vendos për shpërbërjen e partive politike./ a.jor.
The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/8/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
KIEV (Ukrainë) – Dita e Pavarësisë.
VARSHAVË (Poloni) – Protestë kundër imigracionit.
TORONTO (Kanada) – Koncerti i parë i ”Oasis” në turneun në Amerikën e Veriut.
UELLINGTON (Zelanda e Re) – Vendimi për një burrë të akuzuar për pesë vrasje në zjarrin në Loafers Lodge.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Karnavalet e ”Notting Hill”.
BLACK ROCK CITY (Shtetet e Bashkuara) – Festivali ”Burning Man”.
NJU JORK (Shtetet e Bashkuara) – Tenis – Turne Grand Slam – US Open./ a.jor.
The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/8/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
TOKIO, 24 gusht /ATSH-AFP/ – Jo më shumë se dy orë kohë para ekranit në ditë.
Një bashki japoneze njoftoi këtë javë se synon të kufizojë përdorimin e telefonave celularë jashtë orarit të punës ose të studimit.
Ky limit, i cili do të rekomandohet për të gjithë banorët e qytetit Toyoake, në Japoninë qendrore, nuk do të jetë detyrues dhe nuk do t’i nënshtrohet asnjë penaliteti për tejkalimin e tij, sipas versionit aktual të propozimit të paraqitur nga bashkia.
”Ky propozim synon të parandalojë përdorimin e tepërt të pajisjeve që shkaktojnë probleme fizike dhe mendore të shëndetit (…) duke përfshirë çrregullimet e gjumit”, tha kryebashkiaku Masafumi Koki në një deklaratë.
Projektligji gjithashtu u kërkon nxënësve të shkollave fillore të mos i prekin telefonat e tyre pas orës 21:00 dhe pas orës 22:00 për bashkëmoshatarët e tyre në klasa më të larta.
Masa ka shkaktuar kundërshtim në mediat sociale, me disa përdorues të internetit që theksojnë natyrën e saj jorealiste.
“E kuptoj qëllimin e tyre, por një kufizim prej dy orësh është i pamundur”, shkroi një përdorues në rrjetin social X.
“Në dy orë, nuk mund të lexoj as një libër ose të shikoj një film në telefonin tim”, u ankua një tjetër.
Të tjerë argumentuan se një vendim i tillë duhet të varet nga familjet, dhe vetëm nga ata.
Përballë protestave, kryetari i bashkisë sqaroi të premten se kufizimi prej dy orësh nuk ishte i detyrueshëm dhe se teksti theksonte “se telefonat celularë janë të dobishëm dhe thelbësorë” në jetën e përditshme.
Masa do të rishikohet javën e ardhshme. Nëse miratohet, do të hyjë në fuqi në tetor.
Në vitin 2020, rajoni Kagawa, në perëndim të vendit, ndërmori një hap të paprecedentë duke i nxitur fëmijët të mos kalojnë më shumë se një orë në ditë duke luajtur videolojëra gjatë javës dhe jo më shumë se një orë e gjysmë gjatë fundjavave.
”Të rinjtë japonezë kalojnë mesatarisht pak më shumë se pesë orë në ditë në internet gjatë javës”, sipas një studimi të publikuar në mars nga Agjencia për Fëmijët dhe Familjet, një agjenci qeveritare./ a.jor.
The post SOFT NEWS – Vetëm dy orë në ditë me celular? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
PEKIN, 23 gusht /ATSH-ANSA/ – Kina do të ishte e gatshme të dërgonte trupa paqeruajtëse në Ukrainë sipas një mandati të OKB-së.
Kjo është ajo që raporton ”Welt am Sonntag” duke cituar burime diplomatike evropiane që mësuan informacionin nga zyrtarët e qeverisë kineze.
“Qeveria kineze do të ishte e përgatitur ta bënte këtë vetëm nëse trupat do të vendoseshin sipas një mandati të OKB-së”, theksuan burimet.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini kritikoi planet e presidentit francez, Emmanuel Macron të cilat parashikojnë ”ushtri evropiane, riarmatim evropian dhe borxhe të përbashkëta evropiane për të blerë raketa” për Ukrainën.
”Vish helmetën, xhaketën, pushkën dhe shko në Ukrainë”, mësohet t’i ketë thënë Salvini presidentit Macron duke komentuar propozimin e Francës për të dërguar trupa atje./ /os/
The post PEKIN – Kina e gatshme për dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
KIEV, 23 gusht /ATSH-DPA/ – Ukraina shënoi sot Ditën e Flamurit Kombëtar, me një ceremoni në të cilën mori pjesë presidenti Volodymyr Zelensky në Kiev.
“Ky flamur mishëron një ndjenjë çlirimi për ata që i kthejmë nga robëria ruse”, tha Zelensky në një postim në X.
“Kur shohin ngjyrat e Ukrainës, e kuptojnë: e keqja ka mbaruar”, theksoi ai.
”Flamuri blu dhe i verdhë përfaqësonte gjithashtu një simbol shprese për ukrainasit që jetojnë në territorin e pushtuar nga rusët”, tha ai.
Të dielën, vendi i shkatërruar nga lufta do të festojë Ditën e Pavarësisë për të shënuar largimin nga Bashkimi Sovjetik 34 vjet më parë.
Dita shënon gjithashtu tre vjet e gjysmë që nga pushtimi i plotë rus në shkurt 2022.
Në Moskë, Ministria e Mbrojtjes raportoi se trupat ruse po vazhdonin përparimin e tyre në Ukrainën lindore, duke marrë fshatin Kleban-Byk në juglindje të Kostyantynivka, i cili po mbrohet nga trupat ukrainase.
Nëse raportet janë të sakta, trupat ukrainase në Shcherbynivka në jug do të jenë praktikisht të pafuqishme, pasi tërheqja e tyre është bllokuar nga një digë.
As vëzhguesit ushtarakë rusë dhe as ata ukrainas nuk konfirmuan në hartat e tyre se Kleban-Byk ishte marrë, dhe raporti i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës i referohej vetëm sulmeve ndaj Shcherbynivka.
Më parë, Shtabi i Përgjithshëm raportoi se një avion luftarak ukrainas MiG-29 ishte rrëzuar gjatë uljes pas një sulmi, duke vrarë pilotin.
”Shkaku i rrëzimit ishte ende duke u hetuar”, tha ai.
MiG-29, i cili daton që nga epoka sovjetike, formon bazën e forcës së vogël ajrore të Ukrainës, e cila ka marrë avionë të të njëjtit lloj nga Polonia dhe Sllovakia që nga pushtimi i plotë rus në shkurt 2022.
Forcat ajrore raportuan gjithashtu sulme nga 49 dronë rusë gjatë natës, 36 prej të cilëve ishin kapur.
U raportuan sulme në shtatë vende, dhe sirena bastisjeje ajrore u dëgjuan në Kiev gjatë mëngjesit.
Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko tha se mbrojtja ajrore ishte në veprim dhe se një dron ra në një rrugë./ a.jor.
The post KOMENT – Ukraina shënon Ditën e Flamurit, ndërsa rusët pretendojnë përparime në lindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
UASHINGTON, 23 gusht /ATSH-AFP/ – Dislokimi i trupave amerikane në Karaibe, veçanërisht tri anije luftarake në bregdetin e Venezuelës, po nxit retorikën luftarake dhe hamendjet për ndërhyrje tokësore, duke pasur parasysh se të dy vendet kanë pasur marrëdhënie konfliktuale për vite me radhë.
– Cilat janë qëndrimet zyrtare?
Zyrtarisht, ky dislokim ushtarak synon të frenojë trafikun e drogës dhe mbërritjen e drogës në Shtetet e Bashkuara.
Tre destrojerë do të pozicionohen në brigjet e Venezuelës, në ujërat ndërkombëtare.
Sipas raporteve të medias amerikane, presidenti Donald Trump gjithashtu planifikon të dërgojë 4 000 marinsa.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se ”Trump ishte i përgatitur të përdorte çdo element të fuqisë amerikane për të parandaluar që droga të përmbytë vendin tonë dhe për t’i sjellë ata që janë përgjegjës para drejtësisë.
“Qeveria Maduro nuk është qeveria legjitime e Venezuelës; është një kartel narko-terrorist”, shtoi ajo duke vënë në dukje se presidenti i Venezuelës ishte “nën akuzë në Shtetet e Bashkuara”.
Nga ana e tyre, zyrtarët e lartë venezuelianë sigurojnë unanimisht se vendi do të mbrohet kundër “agresorit”.
Maduro ka folur për një luftë “Davidi kundër Goliathit” dhe ka aktivizuar “një plan të posaçëm me më shumë se 4,5 milionë anëtarë të milicisë”.
“Ajo që ata po kërcënojnë të bëjnë kundër Venezuelës – ndryshimi i regjimit, një sulm terrorist ushtarak – është imorale, kriminale dhe e paligjshme”, tha dje Maduro në Asamblenë Kombëtare.
– Çfarë mendon publiku?
I publikuar shumë nga qeveria, dislokimi amerikan është një temë bisede në Venezuelë, pa shkaktuar blerje paniku në tregje.
“Teorikisht, nëse (amerikanët) mbërrijnë këtë mëngjes në La Guaira (plazhi i Karakasit), ata do të bëjnë fotografi me venezuelasit, do të pinë një birrë”, qesh Wendy Ramirez, 35 vjeç.
Mbështetësit e Maduros, nga ana e tyre, thonë se janë të sigurt se Shtetet e Bashkuara “gjithmonë duan të shtypin të tjerët. Mjaft më. Forcat e Armatosura Kombëtare Bolivariane janë gati. Është një gjigant, por ka edhe gjigantë me ne: rusët, kinezët”, thotë Gloria Hernandez, një pensioniste 70-vjeçare.
– A është e mundur një ndërhyrje?
Dislokimi amerikan vjen disa ditë pasi Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi njoftoi dyfishimin në 50 milionë dollarë të shpërblimit për informacionin që çon në kapjen e Maduros.
“Analogjitë janë të pashmangshme. Kujtojmë imazhet e Noriegës (ish-kreu i shtetit panamez) duke sfiduar Shtetet e Bashkuara apo Irakun në vitin 2003, Siria tani…”, kujton Edward Rodriguez, një analist politik që ka punuar për opozitën.
Megjithatë, ai dyshon në efektivitetin e imazheve të mobilizimit të milicisë.
“Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, Maduro nuk mori as 4,5 milionë vota. Si mund të ketë 4,5 milionë militantë?”, pyet ai.
Opozita, e cila ankohet për mashtrim, pretendon fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Uashingtoni, si pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, nuk e ka njohur rizgjedhjen e Maduros.
Mariano de Alba, një specialist i gjeopolitikës me seli në Londër, e konsideron një ndërhyrje të SHBA-së “të pamundur”.
“Kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur forcën e tyre ushtarake në Karaibe”, tha ai.
Një ndërhyrje e SHBA-së do ta “ndërlikonte” përpjekjen e saj për të “përfunduar luftën në Ukrainë”, pasi do të forconte pozicionin e Putinit, aleatit të Karakasit, në negociata, beson ai.
– Deklarata të forta, por për kë?
Sipas De Albas, Maduro po nxjerr “përfitim politik nga situata”.
Presidenti rregullisht e justifikon krizën ekonomike në vendin e tij me luftën ekonomike të zhvilluar kundër tij nga “perandoria”, dhe këtu ai tregon se “qeveria e tij është në fakt nën rrethim”.
Gjeopolitikani ka frikë se situata mund të përdoret për të forcuar më tej sigurinë, duke rritur mundësinë e “spastrimit” dhe arrestimeve të “kundërshtarëve”.
De Alba thekson se “nëse administrata Trump do të kishte dashur vërtet të sillte ndryshimin e regjimit”, do të kishte preferuar një veprim “surprizë”, duke kujtuar se “i dha ‘Chevron-it’ një licencë të re (për të shfrytëzuar naftën pavarësisht embargos)”.
Për të dy ekspertët, administrata amerikane po kërkon të krijojë “momentum” për të ringjallur opozitën, e cila është në apati, një vit pas zgjedhjeve presidenciale.
“Gjëja më e rëndësishme është që çështja e Venezuelës është rikthyer në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë”, tha Rodriguez./ a.jor.
The post KOMENT – Dislokimi i trupave amerikane në bregdetin venezuelian presion dhe retorikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
TOKIO (Japoni) – Vizitë e presidentit të ri të Koresë së Jugut.
TAJPEI (Tajvan) – Dy ligjvënës të opozitës përballen me votim për shkarkim.
TAJPEI (Tajvan) – Referendum për rinisjen e centralit bërthamor ”Ma’anshan”
VENEZUELË – Ditë mobilizimi në përgjigje të thirrjes së presidentit Maduro kundër kërcënimeve amerikane.
ITALI – Futboll – Kampionati italian Serie A – Java e parë.
SPANJË – Çiklizëm – La Vuelta./ a.jor.
The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/8/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.