Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

By: V K
12 July 2025 at 14:15

Gjermania ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të reja armësh me rreze të gjatë veprimi, të cilat do t’i mundësojnë Kievit të godasë objektiva strategjike shumë larg vijës së frontit, brenda territorit të Rusisë.

Sipas Gjeneralit të Bundeswehrit, Christian Freuding, i cili udhëheq grupin mbështetës të Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes për Ukrainën, dërgesat e para pritet të shkojnë deri në fund të këtij muaji.

“Ky është një hap i rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve ushtarake të Ukrainës. Këto sisteme do të përmirësojnë ndjeshëm mbrojtjen ajrore dhe aftësinë për të kryer goditje të synuara në thellësi të territoreve të kontrolluara nga Rusia”, tha Freuding për mediat gjermane.

Sistemet e reja përfshijnë teknologji të avancuara, që mund të përdoren për të synuar depot e municioneve, qendrat logjistike dhe komandat ruse që ndodhen larg vijës së parë të luftës.

Kjo do të ndihmojë në uljen e presionit mbi trupat ukrainase dhe në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit të forcave ruse.

Vendimi i Berlinit për të lejuar përdorimin e armëve të saj për goditje në territorin rus vjen pas kërkesave të përsëritura të autoriteteve ukrainase, të cilat kanë argumentuar se pa mundësinë për të goditur thellë brenda Rusisë, është e vështirë të ndalohet përparimi i ushtrisë ruse dhe të mbrohen qytetet ukrainase nga sulmet me raketa dhe dronë.

Ky zhvillim përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Gjermanisë, e cila deri më tani ka qenë më e kujdesshme në lidhje me dërgesat e armëve që mund të përshkallëzojnë konfliktin.

Megjithatë, në kushtet e ofensivave të vazhdueshme ruse dhe pas dështimit të disa iniciativave diplomatike, Berlini ka vendosur të rrisë nivelin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Zyrtarët gjermanë theksojnë se përdorimi i këtyre armëve do të jetë i koordinuar me aleatët ndërkombëtarë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Gjenerali Freuding ka shtuar se objektivi kryesor mbetet ndihma për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Me dërgesat e reja, Ukraina do të ketë në dispozicion mjete më të fuqishme për të kundërshtuar agresionin rus dhe për të forcuar pozitat e saj në fushën e betejës në muajt e ardhshëm.

The post Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus appeared first on Albeu.com.

SLLOVAKI – Fico: Synojmë marrëveshje për ndërprerjen e furnizimeve me gaz rus

12 July 2025 at 14:24

PRAGË, 12 korrik /ATSH/Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico deklaroi sot se vendi synon të arrijë deri të martën një marrëveshje me Komisionin Evropian dhe partnerët e BE-së për të siguruar garanci që nuk do të ketë pësoja nga ndërprerja e furnizimit me gaz rus si dhe për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, sipas Reuters.

Sllovakia ka bllokuar paketën e 18-të të sanksioneve për shkak të mosmarrëveshjes me një propozim të veçantë të Komisionit që parashikon ndërprerjen e të gjitha importeve të gazit rus nga viti 2028.

Sipas Sllovakisë, kjo mund të shkaktojë mungesa, rritje të çmimeve dhe tarifave të tranzitit si dhe pretendime për dëmshpërblim nga furnizuesi rus ”Gazprom”. /Ad.Ab./  a.jor.

 

The post SLLOVAKI – Fico: Synojmë marrëveshje për ndërprerjen e furnizimeve me gaz rus appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rizgjohen kujtimet e errëta të vitit ’86/ Një dron kamikaz rus ra në Çernobil, analiza: A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor?

By: V K
12 July 2025 at 13:08

Gjatë dimrit, një dron rus dëmtoi mbulesën mbrojtëse të centralit bërthamor të mbyllur Çernobil.

Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept për të paktën restaurim të pjesshëm të sistemit shumë kompleks.

Rusia i ka shtuar sulmet kundër Ukrainës në mënyrë masive, po në shkurt lajmi nga vendi i shkatërruar nga lufta tronditi të gjithë Evropën.

Një dron kamikaz rus, prodhim iranian kishte rënë në Çernobil.

Më saktësisht në bllokun 4 të reaktorit të centralit bërthamor të çaktivizuar. Kjo rizgjoi kujtimet e errëta të vitit 1986, kur në atë reaktor ndodhi aksidenti më i rëndë bërthamor në historinë e njerëzimit.

Dëmtime të rënda

Droni dëmtoi guaskën mbrojtëse që kishte mbrojtur reaktorin që nga viti 2019 dhe kishte për qëllim të parandalonte daljen e radioaktivitetit. Ky lajm u harrua shpejt sepse ekspertët nuk mundën të matnin ndonjë rritje të radioaktivitetit në reaktor. Megjithatë, ndikimi i dronit pati pasoja të rënda. Droni depërtoi murin e jashtëm prej çeliku të rrethimit mbrojtës, i njohur në zhargonin teknik si “Mbyllja e Re e Sigurt”-“New Safe Confinement”. Rreth nëntë metra më poshtë është edhe një mur i brendshëm – pjesë të dronit gjithashtu e depërtuan atë. Megjithatë, hapësira midis dy mureve luajti një rol vendimtar në konceptin e sigurisë.

Ekspertët vendas mendojnë se mbulesa mbrojtëse, ndërtimi i së cilës kushtoi mbi dy miliardë euro, ndoshta nuk do të funksionojë dot më siç ishte planifikuar.

Riparimi i plotë ka gjasa të kryhet, tha për portalin gjerman, tagesschau.de Artem Siryj, menaxher i operacioneve në mbulesën mbrojtëse, por sigurimi i burimeve financiare ndoshta nuk do të jetë i mundur.

Ndërkohë specialistë nga Ukraina dhe ndërkombëtarë, kanë zhvilluar një koncept për mbylljen e vrimave dhe të paktën mbylljen hermetike të murit të brendshëm, tha Siryj.

Kjo do të sigurojë mbrojtje të mirë. Siryj shpreson që punimet të fillojnë këtë vit. Mbulesa aktuale mbrojtëse, u financua nga një fond i kontribuar nga vendet donatore dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Zyrtarët në Ukrainë shpresojnë për mbështetje të mëtejshme nga BERZH./ DW

The post Rizgjohen kujtimet e errëta të vitit ’86/ Një dron kamikaz rus ra në Çernobil, analiza: A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor? appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Konferenca për Ukrainën, një mesazh global kundër agresionit rus”, analisti: Ndihma e BE do të shpëtojë jetë

By: Rovena
10 July 2025 at 13:35

Në një kohë kur lufta në Ukrainë vijon pa një horizont të qartë paqeje, analisti Endri Tafani, i ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, theksoi rëndësinë dhe simbolikën e thellë të konferencave ndërkombëtare për rindërtimin e këtij vendi, ku më e fundit u zhvillua në Romë. Sipas Tafanit, kjo është e katërta konferencë që nga fillimi i agresionit rus në vitin 2022, dhe mbart jo vetëm vlera financiare e ushtarake, por edhe një angazhim moral global kundër shkeljes së sovranitetit dhe rendit ndërkombëtar.

“Deri më tani janë premtuar 380 miliardë dollarë ndihma, ku 120 miliardë janë ndihmë ushtarake. Kjo është një përpjekje e përbashkët për të treguar se bota nuk mbyll sytë ndaj një lufte që çdo ditë prodhon viktima dhe krime lufte,” u shpreh Tafani, duke shtuar se ndihma ndaj Ukrainës nuk është thjesht akt solidariteti, por një mbrojtje e vetë rendit ndërkombëtar.

Ai theksoi se pjesëmarrja e gjerë e vendeve jo vetëm nga Evropa, por edhe nga rajone të tjera si Japonia, dëshmon se kërcënimi që paraqet Rusia është universal. “Ukrainës i jepet një dritë, një mesazh i qartë: nuk je vetëm dhe nuk do të lëmë vetëm,” përfundoi Tafani.

“Kjo konferencë nuk është e para, është e katërta që nga sulmi i Rusisë në vitin 2022. Është intensifikuar në rezultate. Fakti është që ndihma e premtuar deri tani e Evropës dhe SHBA, ka qenë deri 380 miliardë dollarë tani, ku 120 janë ndihmë ushtarake dhe tjetra financiare. Shifrat janë shumë të mëdha. Nuk duhet që të harrohet që kjo konferencë ka të bëjë me angazhimin e gjithë botës, për të treguar që Rusia është agresori, e cila sulmon një vend sovran.

Sa më shumë vende të marrin pjesë në këtë konferencë aq më mirë është. Mbështetja për Ukrainën është europiane, ka dhe vende të tjera që s’janë pjesë e Europës, por e kanë ndihmuar, si Japonia. Ky angazhim i këtyre vendeve ka për të vazhduar, sepse e kanë kuptuar që kjo që po ndodh është një prishje e rendit botëror dhe se në të ardhmen do i dëmtojnë edhe ata. I jepet një dritë Ukrainës që ne jemi me ty dhe nuk të lëshojmë.

Nuk do ishte mbledhja në Romë nëse nuk do të kishim agresionin. Rusia nuk e do zgjidhjen, do vetëm që të zgjerojë territorin e vet. Pamjet e luftës janë të përditshme, u bënë vite që shohim pamje të tilla. Janë pamje të Rusisë që dështoi të çajë në sulm, prandaj mundohet që të godasë civilët, për t’i terrorizuar. Këto janë krime lufte. Është një luftë jashtëzakonisht e madhe sa i takon bombave dhe raketave që hidhen. Prandaj dhe Ukraina insiston për atë që është mbrojtja kundërajrore. Kjo ndihmë që i jepet Ukrainës jo vetëm që e ndihmon kundër Rusisë, por edhe shpëton jetë njerëzish”, tha analisti Endri Tafani./abcnews.al

PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit

9 July 2025 at 17:16

Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit – specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit. Sipas eurodeputetëve, Shqipëria […]

The post PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit appeared first on Reporter.al.

Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues

9 July 2025 at 12:49

Një pamje që ka qarkulluar në rrjetet sociale ku shihet një pjesëtar i xhandarmërisë serbe, duke mbajtur në uniformë një emblemë me simbole ruse ka nxitur reagime.

Pjesëtari i xhandarmërisë serbe thuhet se ishte i përfshirë në ndërhyrjen ndaj protestuesve në Beograd, dhe në uniformë kishte emblemën me simbole ruse dhe mbishkrimin “Dimitrij Donski” – një figurë historike ruse që sot simbolizon ideologjinë nacionaliste dhe militariste pro-Kremlinit.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, në një reagim publik, e cilësoi këtë si një dëshmi alarmante të ndërthurjes ideologjike ruso-serbe brenda institucioneve shtetërore të sigurisë.

“Simbolet e Rusisë në uniformat e xhandarmërisë serbe janë dëshmi alarmante e ndikimit ideologjik në institucionet e sigurisë të Serbisë,” tha Islami.

Ai shtoi se prania e emrit të princit rus të shekullit XIV, Dmitrij Donski, në këtë kontekst, nuk është e rastësishme.

“Në emër të tij marshojnë ata që besojnë në ‘Botën Ruse’ – një koncept ideologjik që promovon përplasjen me Perëndimin, luftërat ‘të shenjta’, dhe përhapjen e ndikimit rus përtej kufijve të saj”, ka thënë Islami.

Për të ky rast nuk mund të trajtohet thjesht si një incident i izoluar, por si tregues i një tendence më të gjerë e më të rrezikshme.

“Fakti që ky simbol gjendet në uniformën e një efektivi të xhandarmerisë serbe, i cili ndërhyn ndaj qytetarëve të vet protestues, është më shumë se një incident – është një tregues i rrezikshëm i ndërthurjes ideologjike mes Rusisë dhe Serbisë në nivel institucional”, ka shkruar Islami.

Ai ka edhe një apel duke theksuar se “Historia na ka mësuar se kur ideologjitë ekstremiste dhe strukturat e dhunës bashkohen, pasojat janë gjithmonë shkatërruese. Është koha për vigjilencë dhe për një analizë të thelluar të ndikimeve të jashtme në aparatin shtetëror serb”. /Telegrafi/

The post Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues appeared first on Telegrafi.

Gjendet i vdekur ministri rus, pak orë pas shkarkimit nga Putin

By: fra nc
7 July 2025 at 16:03

Ministri rus i Transporteve, Roman Starovoit, është gjetur i vdekur të hënën në afërsi të Moskës, vetëm disa orë pasi presidenti Vladimir Putin e shkarkoi nga detyra.

Sipas mediave ruse, pranë trupit të pajetë të Starovoit është gjetur një pistoletë, duke ngritur dyshime se ish-ministri mund të jetë vetëvrarë.

Shkarkimi i tij erdhi pas kaosit të shkaktuar në hapësirën ajrore ruse nga një valë sulmesh me dronë ukrainas, që detyroi më shumë se 300 fluturime të devijonin ose të uleshin në aeroportet kryesore të vendit.

Deri tani autoritetet nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi shkaqet e vdekjes së ish-ministrit.

The post Gjendet i vdekur ministri rus, pak orë pas shkarkimit nga Putin appeared first on Euronews Albania.

SOFT NEWS – Ukrainasi gjen një dron luftarak rus në… kopshtin e tij të perimeve!

KIEV, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Një banor i qytetit lindor ukrainas të Kharkivit zbuloi një dron luftarak rus, të paprekur, mes domateve dhe kastravecave të mbjella në kopshtin e tij me zarzavate.

Droni, i identifikuar si një model ”Molniya-2”, nuk kishte shpërthyer dhe në vend të kësaj kishte rënë pa u vënë re në kopsht.

”Objekti i rrezikshëm u çaktivizua përfundimisht nga specialistët”, sipas administratorit ushtarak Oleh Syniehubov në Telegram.

Gjatë sulmeve të natës nga tufa të mëdha dronësh rusë, mbrojtja ajrore ukrainase vendos kundërmasa, të cilat çaktivizojnë sistemin elektronik të dronëve.

Këto dronë zakonisht rrëzohen, shpesh duke u ulur në fusha të hapura ose pyje pa shkaktuar dëme.

Kështu mund të kishte përfunduar mjeti pa pilot në kopshtin me perime./ a.jor.

The post SOFT NEWS – Ukrainasi gjen një dron luftarak rus në… kopshtin e tij të perimeve! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

35 emra të rinj do të nderohen me yll në “Hollywood Walk of Fame” në vitin 2026

3 July 2025 at 23:00

Dhoma e Tregtisë e Los Angelesit ka shpallur listën e 35 personaliteteve që do të nderohen me një yll në ‘Hollywood Walk of Fame’ në vitin 2026.

Lista përfshin emra të njohur nga fusha të ndryshme si filmi, televizioni, muzika, teatri dhe sporti.

Në kategorinë e filmit do të nderohen aktorë të njohur si Miley Cyrus, Demi Moore, Timothee Chalamet, Rachel McAdams, Rami Malek, Emily Blunt, Stanley Tucci, dhe Franco Nero.

Miley Cyrus

Një moment historik do të jetë për Deepika Padukone, e cila do të bëhet aktorja e parë nga Bollywood-i që do të ketë një yll në Hollywood.

Në televizion, mes të përzgjedhurve janë Gordon Ramsay, Lucero, si dhe prezantuesit Robin Roberts dhe George Stephanopoulos.

Kategoria e muzikës përfshin emra të tillë si Josh Groban, Lyle Lovett, The Clark Sisters, grupi meksikan Intocable dhe vetë Miley Cyrus, e cila do të nderohet edhe për kontributin në skenën muzikore.

Në skenën e teatrit dhe performancës live do të vlerësohen Lea Salonga, ylli filipinas i “Miss Saigon” dhe komediani Gabriel Iglesias (Fluffy).

Në kategorinë e sportit, Shaquille O’Neal do të jetë i vetmi që do të marrë një yll, ndërsa regjisori Tony Scott dhe Carlo Rambaldi do të nderohen pas vdekjes.

Kjo listë shumëngjyrëshe përfaqëson një përzierje ndërkombëtare talentesh që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në industrinë e argëtimit. /Telegrafi/

The post 35 emra të rinj do të nderohen me yll në “Hollywood Walk of Fame” në vitin 2026 appeared first on Telegrafi.

Ukrainasit vrasin gjeneralmajorin rus në një sulm në Kursk

By: user 6
3 July 2025 at 21:31

Ushtrua ruse konfirmoi se zv.kreu i Marinës është vrarë pranë kufirit ukrainas. Gjeneralmajori Mikhail Gudkov, i emëruar nga Presidenti Vladimir Putin në postin e lartë detar në mars, u vra gjatë asaj që ministria e mbrojtjes e Rusisë e përshkroi si “punë luftarake” në rajonin perëndimor të Kursk-ut, i cili kufizohet me rajonin Sumy të Ukrainës. Ministria nuk dha detaje të mëtejshme rreth operacionit.

Verën e kaluar Ukraina nisi një ofensivë të papritur në Kursk. Ndërsa trupat e saj janë dëbuar kryesisht, në qershor Kievi tha se ende po mbante zona të vogla të rajonit. Vdekja e Gudkov është një nga humbjet e profilit më të lartë për Moskën që nga fillimi i pushtimit të saj të plotë të Ukrainës. Sipas Oleg Kozhemyako, guvernator i rajonit Primorsky në Lindjen e Largët të Rusisë, 10 të tjerë u vranë gjithashtu në incident.

Kozhemyako bëri njoftimin në Telegram, ku e përshkroi Gudkovin si një oficer besnik që vdiq “duke kryer detyrën e tij”. Raportime të pakonfirmuara nga kanalet Telegram të lidhura me ushtrinë ruse dhe ukrainase sugjerojnë se vdekjet ishin rezultat i një sulmi me raketa ukrainase në një postë komanduese ruse pranë qytetit Korenevo, rreth 30 km nga kufiri.

Ukraina nuk ka komentuar zyrtarisht për sulmin – në përputhje me politikën e saj të zakonshme për të mos konfirmuar sulme në territorin rus. Gudkov më parë kishte komanduar Brigadën e 155-të Detare të Këmbësorisë të Flotës së Paqësorit, një njësi e përfshirë në luftime të ashpra në të gjithë Ukrainën lindore dhe më vonë në vetë rajonin e Kurskut.

Pamjet nga qyteti lindor i Vladivostokut, shtëpia e Flotës së Paqësorit të Rusisë, tregonin zi duke vendosur lule në një memorial të improvizuar për Gudkov, i cili mori medaljen e Yllit të Artë të Heroit të Rusisë në fund të vitit 2023. Ai u pa duke marrë nderimin nga Presidenti Putin në një ceremoni në Kremlin në shkurt. Ukraina nuk e ka pranuar përfshirjen në vdekjen e Gudkov.

Megjithatë, burime brenda shërbimeve të sigurisë ukrainase i kanë thënë më parë medias, përfshirë BBC-në, se ata ishin pas sulmeve të ngjashme të synuara, siç ishte vrasja e Gjeneral Igor Kirillov në dhjetor 2024. Më herët këtë vit, Gjenerali Yaroslav Moskalik u vra në një sulm me bombë në makinë në Moskë – një incident për të cilin Kremlini fajësoi gjithashtu Kievin. Në atë kohë, zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov akuzoi Ukrainën për “përfshirje të vazhdueshme në aktivitete terroriste brenda vendit tonë”.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, ka pasur disa komplote vrasjesh të nivelit të lartë nga të dyja palët. Vitin e kaluar, shërbimi i sigurisë ukrainase (SBU) tha se kishte penguar një komplot rus për të vrarë Presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas. Në fillim të luftës, udhëheqësi ukrainas tha se ai ishte “objektivi numër një” i Rusisë.

Ndërkohë, zyrtarët në qytetin jugor ukrainas të Odesës thanë se 2 persona u vranë dhe 6 u plagosën në një sulm me raketa në port të enjten. Më parë, sulmet në qytetin qendror të Poltavas që synonin një qendër rekrutimi ushtarak vranë dy persona dhe plagosën gati 50 të tjerë, thanë autoritetet. ©LAPSI.al

The post Ukrainasit vrasin gjeneralmajorin rus në një sulm në Kursk appeared first on Lapsi.al.

Sulmi rus shkatërron një spital në Kherson, plagos disa civilë

2 July 2025 at 19:39

Një sulm me artileri nga forcat ruse goditi një spital në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, e duke shkatërruar institucionin mjekësor dhe duke plagosur disa civilë, sipas zyrtarëve rajonalë.

Guvernatori rajonal i Hersonit, Oleksandr Prokudin, tha të mërkurën se pesë pacientë dhe tre infermiere u plagosën kur ndërtesa u godit gjatë natës.

Një infermiere 44-vjeçare pësoi lëndime nga shpërthimi, tronditje dhe plagë në gjoks dhe ndodhet aktualisht në spital, ashtu si edhe katër pacientë të tjerë. Të tjerët morën ndihmë mjekësore dhe më pas u liruan nga spitali.

Spitali u godit gjatë një sulmi më të gjerë rus ndaj infrastrukturës civile në rajonin e Khersonit gjatë 24 orëve të fundit.

Prokudin tha se lagjet e banuara, përfshirë godina shumëkatëshe dhe 11 shtëpi private, u dëmtuan nga sulmet. Një biznes, një autobus, disa makina dhe një strukturë bujqësore gjithashtu pësuan dëme. Dhjetë persona raportohet se janë plagosur nga sulmet.

Sulme janë raportuar gjithashtu në fshatin Antonivka pranë Khersonit, si dhe në Nikopol në rajonin e Dnipropetrovskut.

Pavarësisht mohimeve të përsëritura nga Moska se infrastruktura civile nuk është në shenjestrën e ushtrisë së saj, artileria, dronët, bombat e telekomanduara dhe raketat ruse vazhdojnë të godasin struktura të tilla në mbarë Ukrainën.

Autoritetet ukrainase dhe organizatat ndërkombëtare i kanë dënuar këto sulme si krime të qëllimshme dhe sistematike të luftës.

Ndërkohë, ushtria ukrainase kreu sulme thellë brenda territorit rus në përpjekje për t’i ndërprerë linjat e furnizimit të Rusisë.

Të mërkurën, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi një sulm ndaj rafinerisë së naftës Saratovorgsintez në rajonin Saratov të Rusisë.

Rafineria, e cila thuhet se përdoret nga forcat ruse për të prodhuar karburant për njësitë ushtarake, u godit nga Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) në bashkëpunim me njësi të tjera. Pajisjet teknologjike u dëmtuan dhe u shkaktua zjarr.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se forcat e saj të mbrojtjes ajrore ndalën dhe shkatërruan 60 dronë ukrainas gjatë natës në disa rajone të vendit.

 

 

 

The post Sulmi rus shkatërron një spital në Kherson, plagos disa civilë appeared first on Euronews Albania.

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

30 June 2025 at 22:27

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë ngritur alarmin pas vdekjes së një 72-vjeçari nga ethet hemorragjike Krime-Kongo, një sëmundje virale që shkaktohet nga pickimi i rriqrave. Mediat raportojnë se i moshuari, një fermer bagëtish, u infektua nga një rriqër dhe u shtrua në spitalin e Larisës, ku dyshohet se e transmetoi sëmundjen te mjeku i tij. Fatmirësisht, […]

The post Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Dasma e shekullit në Rusi, djali i liderit të Çeçenisë martohet mes luksit të shfrenuar dhe të shtënave me armë! Nga të ftuarit VIP te shumat marramendëse

By: M C
30 June 2025 at 23:17

Djali 17-vjeçar i kreut çeçen Ramzan Kadyrov, Adam, është martuar me një vajzë vendase të quajtur Medni, e cila është e afërme e Adam Delimkhanov, një deputet nga Çeçenia dhe aleat i ngushtë i Ramzan Kadyrov.

Dasma madhështore u zhvillua gjatë tre ditëve, nga e enjtja deri të shtunën, në fshatin Akhmat-Yurt (ish-Tsentoroy), shtëpia stërgjyshore e familjes Kadyrov në Çeçeni.

Adam Kadyrov u martua me vajzën e senatorit çeçen Suleiman Geremeev, i cili është një aleat i ngushtë i Ramzan Kadyrov dhe është kushëri i deputetit rus Adam Delimkhanov. Ceremonia u parapri nga një martesë fetare myslimane, e cila është zhvilluar një vit më parë, më 8 qershor 2024.

Përgatitjet për festimet zyrtare zgjatën disa muaj, me ftesa të dërguara delegacioneve nga vendet e Lindjes së Mesme, përfshirë ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Rusi, Mohamed Ahmed Al Jaber, i cili ndërpreu pushimet e tij në Abu Dhabi për të fluturuar drejt kryeqytetit çeçen, Grozny.

Dasma thuhet se u shty dy herë, disa burime e lidhën këtë me dëshirën e Ramzan Kadyrov për të organizuar një takim privat midis Adam Kadyrov dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Përveç kësaj, Ramzan Kadyrov thuhet se planifikoi të martonte Adam Kadyrov verën e kaluar në të njëjtën ditë me vëllain e tij të madh Zelimkhan (Eli), por Kremlini thuhet se nuk e miratoi për shkak të moshës së Adam Kadyrov.

Ramzan Kadyrov shkroi në kanalin e tij në Telegram se Putin e përgëzoi personalisht familjen për këtë ngjarje. Në mesazhin e tij, ai shprehu ‘mirënjohjen e tij të sinqertë’ për telefonatën e Putinit.

Gjatë festimit, detaje të papritura tërhoqën vëmendjen e medias: në kyçin e dorës së Adam Kadyrov, gazetarët vunë re një orë Jacob & Co. Billionaire Ashoka, të zbukuruar me 320 diamante, me një vlerë të vlerësuar prej afërsisht 27.7 milionë dollarësh.

Midis të ftuarve ishte komandanti i njësisë së forcave speciale Akhmat, Apti Alaudinov. Përveç kësaj, pamjet nga festimet tregojnë 17-vjeçarin Adam Kadyrovin duke drejtuar një Mercedes-Benz G-Class “limited edition” në ngjyrë Agave Green. Më pak se 500 makina të këtij modeli janë prodhuar dhe importi i tyre nga BE për në Rusi është zyrtarisht e ndaluar. Çmimi i tij i vlerësuar është rreth 190,000 dollarë.

Videoja tregon gjithashtu Adam Kadyrov duke qëlluar në ajër me një pistoletë të artë. Përdorimi i armëve të zjarrit nga të miturit është i ndaluar në Rusi, ashtu si edhe të shtënat me armë zjarri në festime.

Që nga qershori i vitit 2023, Adam Kadyrov ka mbajtur disa pozicione zyrtare: ai drejton shërbimin e sigurisë së Ramzan Kadyrov, dhe në prill të vitit 2025 ai u bë Sekretar i Këshillit të Sigurisë së republikës dhe kurator i Ministrisë rajonale të Punëve të Brendshme, si dhe kurator i universitetit të forcave speciale. Ai është vlerësuar gjithashtu me një numër urdhrash shtetërorë dhe mban titullin Hero i Republikës Çeçene.

The post Dasma e shekullit në Rusi, djali i liderit të Çeçenisë martohet mes luksit të shfrenuar dhe të shtënave me armë! Nga të ftuarit VIP te shumat marramendëse appeared first on Albeu.com.

Presidenti rus, Putin njofton uljen e shpenzimeve ushtarake

28 June 2025 at 17:10

Diktatori rus, Vladimir Putin, ka njoftuar planet për të ulur shpenzimet ushtarake të Rusisë për vitin që vjen dhe për tri vitet e ardhshme. Kjo masë vjen pas paralajmërimeve nga zyrtarët e Kremlinit, që theksuan se Rusia është “në prag të recesionit” ekonomik, sipas The Telegraph.

Në një samit ekonomik të pesë shteteve post-sovjetike në Minsk, Putin njoftoi se shpenzimet për mbrojtjen do të reduktohen për vitin 2024 dhe për periudhën e ardhshme trevjeçare. Ai theksoi se Rusia do të fokusohet në menaxhimin më të mirë të burimeve të saj ushtarake dhe se kjo do të jetë një masë për të përballuar pasojat ekonomike të luftës.

Duke iu përgjigjur planit të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, Putin komentoi se shtetet anëtare të Aleancës do të shpenzonin fonde për “blerje nga SHBA-të dhe për të mbështetur kompleksin e tyre ushtarako-industrial”. Ai shtoi: “Pra, kush po përgatitet për disa veprime agresive? Ne apo ata?”

Këto komente erdhën pas një paralajmërimi nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Rusisë, Maxim Reshetnikov, që e cilësoi situatën ekonomike të vendit si një periudhë të vështirë. Ai njoftoi se Rusia ishte “në prag të recesionit” dhe se nuk ishte më në gjendje të mbështetej në burime të papërdorura për të nxitur rritjen ekonomike.

Edhe Elvira Nabiullina, drejtoresha e Bankës Qendrore të Rusisë, i tha të premten se ekonomia e vendit po vuante nga ndikimi i shpenzimeve të mëdha në sektorin e mbrojtjes dhe se ritmi i rritjes ekonomike ishte ngadalësuar. Ajo theksoi se shumë nga burimet që Rusia kishte përdorur për të aktivizuar rritjen e saj tashmë ishin shteruar, duke shtuar pasiguri për të ardhmen ekonomike të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti rus, Putin njofton uljen e shpenzimeve ushtarake appeared first on Euronews Albania.

Mendohet se i shtojnë 10 cm në gjatësi/ Presidenti rus dhe këpucët e tij speciale që u bënë virale në rrjet(Foto+Video)

28 June 2025 at 11:18

Presidenti rus Vladimir Putin është parë ditën e djeshme të dalë në publik me këpucët e tij legjendare. Bëhet fjalë për këpucët të cilat dyshohet se Putin i përdor në mënyrë që të duket më i gjatë nga sa normalisht është, truk ky kur del në publik.

Mediat ndërkombëtare llogarisin se këpucët i shtojnë liderit të Kremlinit 10 centimetra në gjatësinë e tij, e cila raportohet të jetë jo më shumë se 170 centimetra.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Balkanweb (@balkanweb_official)

The post Mendohet se i shtojnë 10 cm në gjatësi/ Presidenti rus dhe këpucët e tij speciale që u bënë virale në rrjet(Foto+Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Shërbimi rus i inteligjencës: Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

23 June 2025 at 19:38

Municioni i prodhuar në fabrikat e mbrojtjes në Serbi, kryesisht për sisteme të rënda me rreze të gjatë veprimi, po u dërgohet vendeve anëtare të NATO-s në të mirë të Ukrainës, në formën e seteve të plota të pjesëve për montim, ka njoftuar shërbimi për media i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë.

“Kjo i mundëson Kievit që formalisht të pranojë pajisje të industrisë ushtarake që, në atë fazë, nuk janë më serbe, pasi montohen në fabrika armësh në vendet perëndimore. Montimi dhe mbushja e municionit bëhet kryesisht në Çeki dhe Bullgari”, thuhet në njoftimin e datës 23 qershor, të publikuar në faqen zyrtare të këtij shërbimi rus.

Në njoftim shtohet se, sipas të dhënave të siguruara nga inteligjenca e jashtme ruse, “ushtria ukrainase është shumë mirënjohëse ndaj prodhuesve serbë të armëve dhe municionit për kontributin e tyre në ruajtjen e gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës”.

Po ashtu thuhet se, sipas këtyre të dhënave, fabrika “Krushik” nga Valevo, në perëndim të Serbisë, ia ka shitur disa seri të mëdha setesh për montimin e raketave me kalibër 122 mm për sistemin raketor “Grad” kompanisë çeke “Policske Strojirny”. Ndërsa kompania “Eling”, sipas të njëjtit burim, i ka dërguar sete për prodhimin e të njëjtave raketa, si dhe minave me kalibër 120 mm, kompanisë bullgare “EMKO”.

Në komunikatë theksohet se prodhuesit serbë të armatimit dhe pajisjeve ushtarake “janë të vetëdijshëm për konsumatorët e vërtetë të produkteve të tyre”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 23 qershor se Serbia ka ndaluar eksportin e armëve. Deklarata e tij vjen në kulmin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

Gjatë një deklarate për gazetarët, Vuçiq u ndal edhe te akuzat për eksport të municionit drejt Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shërbimi rus i inteligjencës: Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë appeared first on Euronews Albania.

Miley Cyrus flet për performancën e saj e bujshme në VMA

By: user 10
23 June 2025 at 19:24

Miley Cyrus po kthen kokën pas në një nga momentet më të bujshme të karrierës së saj — performanca në MTV Video Music Awards në vitin 2013 — dhe po i jep meritë një emri për ndihmën: Jimmy Kimmel.

Këngëtarja fituese e çmimit Grammy, tani 32 vjeçe, u shfaq në emisionin Jimmy Kimmel Live!, ku foli për rrugëtimin e saj artistik dhe pranoi se Kimmel ka qenë dëshmitar i transformimeve të saj ndër vite.

Gjatë bisedës, ajo zbuloi se fillesat e epokës së saj të njohur si “Bangerz” kishin rrënjë pikërisht në një vizitë të mëparshme në këtë emision.

“Jam shumë e lumtur që po më sheh në këtë epokë të re,” tha Cyrus. “Kjo epokë është më e sofistikuar, por duhet të them që shfaqja jote më ndihmoi të krijoja momentin në VMA 2013.”

Cyrus shpjegoi se e kishte përdorur paraqitjen e saj në Jimmy Kimmel Live! si një provë para se të shfaqej në skenën e VMA-ve.

“Erdha këtu më parë dhe e përdora si një test, ku kërceva me një kostum të veshur si arush, dhe të gjithë menduan që isha e çmendur,” kujtoi ajo. “Por e bëra këtu fillimisht për të parë nëse do funksiononte.”

Në qershor 2013, Cyrus mbajti një koncert të jashtëm për emisionin e Kimmel, ku interpretoi disa nga hitet e saj, duke shfaqur një imazh shumë më rebel krahasuar me kohën e saj në Disney Channel.

Vetëm dy muaj më pas, në gusht, ajo tronditi skenën e MTV VMAs me një performancë provokuese përkrah Robin Thicke, që shokoi publikun dhe i ndryshoi përfundimisht imazhin publik.

Edhe pse momenti shkaktoi polemika, ai përbën një pikë kthese në karrierën e saj. Në një intervistë për revistën Wonderland në vitin 2018, Cyrus tha:

“Jo vetëm që kultura u ndryshua, por edhe jeta dhe karriera ime ndryshuan përgjithmonë. Më frymëzoi të përdor platformën time për diçka më të madhe. Nëse bota do fokusohet tek unë, atëherë ajo që bëj duhet të ketë ndikim dhe të jetë e madhe.”

Në një video për British Vogue në vitin 2023, Cyrus u kthye te veshja e saj e famshme në VMA, një kostum me tematikë arushi lodër. Duke folur me kamerën, ajo tha me humor:

“Kjo ishte tepër kontroverse dhe bëri shumë njerëz të zemëruar. E përsëris: ky kostum arushi i zemëroi shumë njerëz.”

Ajo gjithashtu ndau frymëzimin pas pamjes:

“U frymëzova nga një skulpturë e artistit Todd James që më pëlqeu shumë. Arushi më kujtoi veten time për disa arsye – më dukej i bukur.”

 

The post Miley Cyrus flet për performancën e saj e bujshme në VMA appeared first on Lapsi.al.

Naomi Campbell dhe Miley Cyrus shkëlqejnë në një mbrëmje luksoze në Londër

22 June 2025 at 13:25

Naomi Campbell dhe Miley Cyrus u panë së bashku në një dalje të sofistikuar në Londër të shtunën, duke tërhequr vëmendjen me elegancën e tyre të padiskutueshme.

Supermodelja 55 vjeçe, mahniti me një fustan dantelle të zezë që i theksonte linjat e tonifikuara, i kombinuar me taka elegante dhe syze të errëta që plotësonin pamjen e saj glamuroze.

Ndërkohë, Miley, 32 vjeçe, shkëlqeu me një veshje minimaliste, por plot stil – një bluzë e zezë e shkurtë dhe fund saten që i dhuronte një hijeshi klasike, shkruan DailyMail.

Me syze dielli në formë ovale dhe doreza të zeza sateni, këngëtarja e hitit “Flowers” u shfaq në eventin promovues të albumit të saj më të fundit “Something Beautiful”, duke marrë pjesë edhe në nënshkrimin e disqeve për fansat.

Në të njëjtin ambient, edhe babai i saj, Billy Ray Cyrus, u pa me partneren e tij, Liz Hurley.

Mbrëmja përkon me kthimin e Miley-t në vëmendjen mediatike për shkak të rrëfimeve të saj të sinqerta për marrëdhëniet familjare dhe sfidat personale që ka përballuar ndër vite, një tjetër dëshmi e transformimit të saj nga yll i Disney-t në një ikonë të muzikës dhe stilit. /Telegrafi/

The post Naomi Campbell dhe Miley Cyrus shkëlqejnë në një mbrëmje luksoze në Londër appeared first on Telegrafi.

Miley Cyrus flet me humor për lidhjen me partnerin më të ri në moshë dhe ndan detaje nga romanca e tyre me Maxx Morando

21 June 2025 at 20:30

Miley Cyrus ka treguar me humor për marrëdhënien e saj me Maxx Morando, duke e quajtur veten një “pumë” për shkak të diferencës në moshë.

Gjatë një bisede në podkastin familjar “Sorry We’re Cyrus”, këngëtarja dhe fituesja e çmimit ‘Grammy’ u shpreh për romancën me bateristin 26-vjeçar, me të cilin është në lidhje që nga viti 2021.

Ajo tregoi se janë shumë të afërt, pavarësisht diferencës gjashtëvjeçare në moshë, madje tha me të qeshur se ndonjëherë diferenca zbret në vetëm katër vjet për disa ditë, shkruan DailyMail.

Gjatë episodit, ajo ndau edhe mendime për mënyrën se si e sheh lidhjen e tyre dhe karakterin e Maxx, duke e krahasuar me karakteristikat tipike të shenjës së Akrepit.

Miley e përshkroi partnerin si dikë që “di të pickojë” dhe shtoi se nuk do të mund të ishte me dikë që nuk kishte këtë lloj “shkëndije”.

Përveç kësaj, ajo kujtoi se si lidhja e tyre nisi nga një “takim i verbër” dhe theksoi se kanë vendosur ta mbajnë jetën e tyre private larg syrit të publikut.

Megjithatë, çifti është parë së bashku në disa evente të rëndësishme këtë vit, përfshirë ceremoninë e çmimeve Oscar dhe ngjarje të tjera publike në Los Angeles dhe New York.

Në po të njëjtin episod, Miley foli edhe për bashkëpunimin me familjen e saj dhe e bëri me humor faktin që si nëna, ashtu edhe motra e saj janë gjithashtu në lidhje me burra më të rinj. Ajo madje theksoi se ka “diferencën më të madhe” në moshë dhe prandaj është “më e mira” nga të treja.

Në fund, këngëtarja komentoi edhe mbi një deklaratë për bashkë-yllin e saj në “Hannah Montana”, Mitchel Musso, duke përmendur në mënyrë spontane një episod të shkuar, të cilin ai e mohoi publikisht, por gjithashtu la të hapur mundësinë për të ndarë historitë e tij nga ajo kohë.

Në mënyrën tipike të Miley-t – pa komplekse, me humor dhe e drejtpërdrejtë – artistja vazhdon të flasë hapur për jetën, dashurinë dhe të kaluarën e saj, duke e ruajtur statusin e saj si një nga zërat më autentikë në industrinë e muzikës dhe showbizit. /Telegrafi/

The post Miley Cyrus flet me humor për lidhjen me partnerin më të ri në moshë dhe ndan detaje nga romanca e tyre me Maxx Morando appeared first on Telegrafi.

Miley Cyrus zbulon një të fshehtë nga xhirimet e “Hannah Montana” për babain e saj

By: gaze tare
19 June 2025 at 20:47

Miley Cyrus dhe babai i saj, Billy Ray Cyrus, me sa duket kishin më të mirën e të dy botëve në sheshxhirimin e serialit “Hannah Montana”.

32 vjeçarja, ishte e ftuar në podkastin “Sorry We’re Cyrus” të nënës së saj Tish Cyrus dhe motrës së saj Brandi Cyrus, aty ku iu përgjigj një sërë pyetjesh.

«Cili është një kujtim thelbësor nga ditët e Hannah Montana-s që të bën ende të qeshësh?» pyeti Tish.

Pa hezitim, këngëtarja e “Flowers” ​​u përgjigj: “Babi pinte marijuanë dhe të gjithë më fajësonin mua për këtë.”

Dyshja baba-bijë luajti në sitcom-in për adoleshentë, i cili u transmetua në Disney Channel nga viti 2006 deri në vitin 2011.

Miley e kujtoi situatën si “për të qeshur”, ndërsa Tish i kujtoi gjërat pak më ndryshe. Tish, e cila u divorcua nga Billy Ray në vitin 2022 pas 28 vitesh martesë, tha se merrte telefonata se këngëtari i “Achy Breaky Heart” “po pinte marijuanë”, por nuk do t’i besonte kurrë raportet.

«Po thoja, ‘Absolutisht jo, ai nuk do ta bënte kurrë këtë,’» tha Tish.

The post Miley Cyrus zbulon një të fshehtë nga xhirimet e “Hannah Montana” për babain e saj appeared first on iconstyle.al.

❌
❌