Policia e Shtetit ka njoftuar se më 27 korrik 2026, në disa pika të kalimit kufitar me Greqinë do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve, për shkak të një greve të punonjësve të doganës greke. Sipas informacionit të përcjellë nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë, greva do të zhvillohet: Nga ora 07:00 deri në 11:00 (me orën shqiptare) në PKK Kakavijë dhe Tre…
Nga Albert Vataj Velipoja përjeton çdo të diel dhe çdo ditë, si një premtim vere që deti ia pëshpërit bregut. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama sjell atmosferën e këtij destinacioni, duke e soditur njëherësh nga qielli dhe nga toka, aty ku horizonti i kaltër bashkohet me rërën e artë dhe ku çdo çast merr ritmin e një melodie verore. Pamjet rrjedhin si vargje të…
Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e sotme brenda Pyllit të Sodës në Vlorë, në zonën me pisha pranë hekurudhës, duke vënë në alarm shërbimet e emergjencës. Mjetet e shërbimit zjarrfikës janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes për të vënë nën kontroll flakët, të cilat rrezikojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit dhe lëndës së djegshme. Situata në territorin e bashkisë Vlorë…
Edhe pse numri i të papunëve ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë, mbi 68 mijë persona vijojnë të jenë në kërkim të një vendi pune. Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive tregojnë se sfida kryesore nuk është mungesa e vendeve të punës, por mospërputhja mes aftësive të punëkërkuesve dhe kërkesave të tregut. “Kjo shpjegohet për faktin që një pjesë e mirë e…
Libri “Rrëfimi për kufijtë e Luginës së Preshevës (1843-2018)”, nga Skënder Latifi – Botimet KOHA, Prishtinë, 2025 – shpërfaqet si rishikim shterues i lëndës historiografike përmes skanerit të ftohtë gjeopolitik. Ky kërkim shkencor projekton kod të ri të mendimit kritik, ku ashpërsia e dokumentit arkivor demaskon proceset retrograde të Beogradit ndaj trojeve tona lindore.
Nga Albert Vataj Plot 400 gra dhe vajza u abuzuan, por jo vetëm; nuk mund të ishin fatkeqe sepse ishin fajtore të veseve, nuk mund të kishin zë të flisnin, sepse askush nuk i dëgjonte; nuk kishin asnjë të drejtë për të kërkuar drejtësi, sepse drejtësi zgjodhi të ishte palë me krimin; nuk mund të ndiheshin viktima, sepse vetë jeta kishte qenë e tragjike dhe e pamëshirshme për ta si vetë njerëzit e…
Presidenti Donald Trump e ka ripërsëritur kërcënimin e tij për të ndërtuar një barrierë filtri ajri midis Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Trump përdori platformën e tij Truth Social të shtunën në mbrëmje për të ndarë një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të propozimit të tij “Barrierës së Filtrit të Ajrit të Amerikës së Veriut”. Imazhi përshkruante një filtër të madh që…
Është një luftë për kontroll mbi një sasi ari të mbyllur në një nga kasafortat më të mëdha dhe më të sigurta në botë, por ky nuk është një roman piratësh i shekullit të 18-të apo film për grabitje bankash. Është situata me të cilën përballet qeveria e Venezuelës, ndërsa përpiqet të gjejë rrugën e saj përmes trazirave politike dhe pasojave të tërmeteve të dyfishta shkatërruese të muajit të kaluar .
Zjarrfikësit spanjollë luftuan të dielën me një front të ri zjarresh pranë qytetit bregdetar të Valencias, ku të paktën 15 mijë persona u evakuuan. Spanja ka zhvendosur tashmë dhjetëra mijëra njerëz nga rajonet në perëndim të kryeqytetit Madrid, ku kushtet jashtëzakonisht të thata janë përkeqësuar nga valët e të nxehtit dhe erërat e forta. Në rajonin e Valencias, ku u regjistrua edhe humbja e…
Nga Albert Vataj Atdheu, Polonia, ishte vendi ku thërmijat e atij shpërthimi të yjshëm dritën spariherë. Parisi, Olimpi i perëndive të artit, tempulli ku u lartësuan qiejt e shpirtrave të pashpërbëshëm të gjenisë dhe kujtesës, e bëri atë të ishte, të jetë dhe të mbetet, ai që historia e muzikës e ruan atë, Frédéric Chopin, i cili të gjithë mëkimet e tij, mund të jenë po aq harmonikisht të…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re të dendur tymi të zi, e cila ka pushtuar një pjesë të madhe të qytetit. Sipas raportimeve, flakët kanë rënë në zonën me pisha pranë vijës hekurudhore në Zvërnec, ndërsa në vendngjarje kanë […]
Filozofi anglez i shekullit XVII, Francis Bacon, shkruante se natyra e njeriut mund të fshihet, ndonjëherë të maskohet, por rrallëherë të zhduket. Edhe pakënaqësitë kolektive ndjekin të njëjtën logjikë. Për një kohë ato mund të mbeten të heshtura, të kapsulohen nën sipërfaqen e jetës publike ose të zbuten nga premtimet, por nuk zhduken. Ato rikthehen sapo krijohet bindja se politika nuk po u përgjigjet më. Protestat e fundit ishin një kujtesë e kësaj të vërtete. Në këtë kuptim, reflektimi i Kryeministrit Edi Rama mbi “Besën” nuk ishte thjesht një reagim ndaj protestave, por pranimi se marrëdhënia mes qeverisë dhe qytetarëve ka hyrë në një provë besimi.
Edhe vetë zgjedhja e kësaj fjale nuk është e rastësishme. Në traditën shqiptare, besa nuk është slogan dhe as figurë retorike. Ajo është një detyrim moral që provohet me sjellje. Pikërisht për këtë arsye, përdorimi i saj e ngre standardin me të cilin do të gjykohet vetë qeverisja.
Në këtë kontekst, ka rëndësi jo vetëm përmbajtja e mesazhit, por edhe momenti kur ai artikulohet. Pas javësh protestash dhe në prag të një vjeshte që pritet të jetë politikisht më sfiduese, fakti që qeveria po përpiqet ta mbështesë legjitimitetin e saj jo vetëm te bilanci i arritjeve, por edhe te premtimi për një mënyrë tjetër qeverisjeje, është ndoshta zhvillimi më interesant i këtij momenti. E thënë më qartë, nisma për “Besën” mund të lexohet edhe si përpjekja e fundit e qeverisë për të rikthyer besimin publik dhe për të ndërprerë spiralen e pakënaqësisë së krijuar nga protestat.
Në këtë dritë duhet parë edhe argumenti i kryeministrit se Shqipëria ka kaluar nga “epoka e mungesave” në “epokën e pritshmërive”. Në një shoqëri që zhvillohet, ndërtimi i një rruge, një shkolle apo një spitali nuk konsiderohet më arsye për mirënjohje, por funksion normal i shtetit. Qytetarët kërkojnë institucione më efikase, administratë më të përgjegjshme, transparencë dhe respekt. Po aq domethënës ishte edhe pranimi se mes protestuesve kishte votues të mazhorancës. Kjo tregon se në demokraci mbështetja politike nuk është një çek i bardhë, por një marrëdhënie që duhet të fitohet vazhdimisht.
Por pikërisht këtu nis sprova e qeverisjes. Rritja e pritshmërive shpjegon vetëm një pjesë të pakënaqësisë. Pjesa tjetër lidhet me mënyrën se si ushtrohet pushteti. Kur qytetarët krijojnë bindjen se konsultimi është formal, se administrata e trajton qytetarin si një dosje që duhet mbyllur dhe jo si një problem që duhet zgjidhur, ose kur ndihen më shumë subjekt i vendimeve sesa pjesëmarrës në to, atëherë pakënaqësia nuk buron më nga pritshmëritë e larta. Ajo buron nga mungesa e besimit. Dhe në atë moment, çdo shpjegim rrezikon të tingëllojë si justifikim.
Kjo shpjegon edhe pse bilanci i arritjeve, sado i rëndësishëm të jetë, nuk mjafton për të ndërtuar besim. Çdo qeveri mund të rendisë reforma, investime apo statistika. Por qytetarët e gjykojnë shtetin kryesisht nga mënyra se si e përjetojnë atë. Për shumicën e tyre, shteti nuk është fjalimi i kryeministrit, por sporteli i bashkisë, spitali, gjykata, tatimet, hipoteka apo çdo zyrë ku kërkojnë një shërbim. Pikërisht aty ndërtohet ose humbet besimi ndaj institucioneve.
Prandaj protestat nuk mund të lexohen vetëm si shprehje e pritshmërive më të larta. Ato janë edhe kërkesë për një mënyrë tjetër të ushtrimit të pushtetit me më shumë dialog se monolog, më shumë llogaridhënie se vetëvlerësim dhe më shumë mundësi që qytetarët të ndihen pjesë e vendimmarrjes, jo thjesht adresë e saj. Në fund të fundit, zhvillimi nuk matet vetëm me atë që ndërtohet, por edhe me mënyrën se si ndërtohet besimi mes shtetit dhe qytetarëve.
Në fund, besa nuk është një fjalë që fiton peshë kur shqiptohet, por kur zbatohet. Nëse mbetet metaforë, do të zbehet me kohën. Nëse shndërrohet në kulturë qeverisjeje, atëherë nuk do të ketë më nevojë të përmendet, sepse qytetarët do ta njohin në mënyrën se si qeverisen.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka deklaruar se vendin e presin ende “disa orë të vështira” në përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret pranë Madridit, edhe pse autoritetet kanë shënuar përparim në frenimin e flakëve.
Gjatë një vizite në zonat e prekura nga zjarret në Avila, Sánchez tha se ekipet e emergjencës po punojnë për të konsoliduar zonat ku zjarret janë vënë nën kontroll, ndërsa disa vatra mbeten ende aktive. “Po punojmë për të konsoliduar zona të caktuara ku duket se zjarret mund të jenë vënë në kontroll dhe shuar tashmë”, tha Sánchez.
Edhe drejtuesi i Njësisë Ushtarake të Emergjencave, nënkoloneli Alfonso Arribas, konfirmoi se është bërë përparim i konsiderueshëm përgjatë perimetrit të zjarrit, megjithëse puna vijon në disa pika të nxehta.
Sánchez paralajmëroi gjithashtu se sezoni i zjarreve po përkeqësohet, duke bërë të ditur se sipërfaqja e djegur në vend është rritur nga 130 mijë në 150 mijë hektarë brenda më pak se 24 orëve.
Një nga yjet e Kupës së Botës ka një “shtëpi të re”. Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka nënshkruar një kontratë me Colo Colo, ekipin më të madh të futbollit në Kili.
40-vjeçari u bë një nga lojtarët më të përfolur në Kupën e Botës me një sërë pritjesh të jashtëzakonshme kundër ekipeve kryesore si Spanja, kampione në fuqi dhe Argjentina.
“Mirë se vini. Ju presim”, shkroi klubi të premten në faqet e tij në rrjetet sociale në një postim që shpejt ngjalli entuziazëm jo vetëm midis mbështetësve të Colo Colo, por në të gjithë Kilin, ku ekipi kombëtar dështoi këtë vit të kualifikohej për një Kupë Bote për të tretën herë radhazi.
Mediat lokale thanë se kontrata ishte për 18 muaj.
Josimar Dias, i njohur më mirë si Vozinha, e udhëhoqi Kepin e Gjelbër, një vend të vogël ishullor pranë bregut perëndimor të Afrikës, drejt një performance të fortë në turne derisa humbi ndaj Argjentinës 3-2 në kohën shtesë në raundin e 1/16-ave.
Paraqitja e Vozinhas në Kupën e Botës ka bërë që llogaritë e tij në mediat sociale të rriten në gati 29 milionë ndjekës.
Numri i rasteve të konfirmuara me virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 3,075 që kur epidemia shpërtheu më 15 maj.
Ebola sipas një raporti të publikuar nga autoritetet e vendit ka marrë jetën e 1,354 personave. Shpërthimi i 17-të i Ebolës në RDK është shkaktuar nga lloji Bundibugyo, për të cilin nuk ka vaksinë apo trajtim.
Ebola, e cila shkakton ethe hemorragjike, ka vrarë më shumë se 15,000 njerëz në Afrikë gjatë 50 viteve të fundit.
Shpërthimi më vdekjeprurës në Republikën Demokratike të Kongos rezultoi në gati 2,300 vdekje nga 3,500 raste të regjistruara në vitet 2018-2020.
Kushtet atmosferike janë përkeqësuar ndjeshëm këtë të diel në bregdetin e Vlorës, ku era e fortë dhe dallgët e larta kanë detyruar autoritetet të ngrejnë flamurin e kuq në disa prej plazheve të qytetit. Për shkak të rrezikut të krijuar nga deti i trazuar dhe rrymat e forta, qindra pushues janë larguar nga uji, ndërsa […]
Revista gjermane Focus.de i ka dedikuar së fundmi një artikull turizmit në Shqipëri, duke renditur edhe arsyet kryesore pse duhet zgjedhur vendi ynë për pushimet e kësaj vere.
Në brendësi të artikullit, Focus shkruan: “4 fakte rreth Shqipërisë si një destinacion pushimi”.
Shqipëria ka një vijë të gjatë bregdetare të vendosur në detet Adriatik dhe Jon. Vendi ofron plazhe të shumta, nga vendpushime plot gjallëri deri te gjire më të qeta.
Gjithashtu, vendi shpesh konsiderohet si një destinacion udhëtimi më i përballueshëm krahasuar me shumë destinacione të tjera mesdhetare, pasi akomodimi, ushqimi dhe transporti janë ende relativisht të lira.
Revista gjermane Focus.de nënvizon në artikull se ka më shumë sesa thjesht plazhe, pasi Shqipëria ofron si det ashtu edhe male, parqe kombëtare dhe qytete historike si Berati dhe Gjirokastra.
Mbi të gjitha, Shqipëria është në rritje si destinacion pushimi. Ajo është rritur me 75% dhe po zhvillohet si një pikë e re turistike e Evropës Juglindore. Sipas Focus.de, kjo u zbulua së fundmi në një studim të rëndësishëm nga një prej markave prestigjioze të kartave të kreditit, e cila analizoi në mënyrë anonime më shumë se 78 miliardë transaksione evropiane nga viti i kaluar. Ky bum turistik pritet të ketë pasoja pozitive ekonomike për Shqipërinë.
Në përmbyllje të artikullit, revista gjermane Focus.de shkruan se ekspertët parashikojnë që deri në vitin 2035 sektori i turizmit mund të përbëjë deri në 30% të Produktit të Brendshëm Bruto dhe të krijojë mbi gjysmë milioni vende pune, drejtpërdrejt ose tërthorazi./et
Një 50-vjeçare me origjinë shqiptare, prej vitesh me banim në Itali, është nën hetim në Ravenë, pasi dyshohet se përfitoi nga një 90-vjeçar i ve dhe i mori qindra mijëra euro. Sipas Prokurorisë, me një pjesë të këtyre parave ajo bleu edhe një banesë. Gruas i janë sekuestruar paraprakisht shtëpia dhe llogaria bankare.
90-vjeçari, me origjinë nga Lugo, ndërroi jetë në vitin 2025. Ai dhe 50-vjeçarja njiheshin prej shumë vitesh për shkak të punës, por më pas kishin humbur kontaktet. Pas vdekjes së bashkëshortes, i moshuari e takoi sërish gruan dhe rifilloi marrëdhënien me të.
Sipas hetimeve, në atë periudhë 50-vjeçarja i tregonte vazhdimisht për vështirësitë ekonomike, duke i thënë se nuk arrinte të paguante faturat, të mbante shtëpinë apo të përballonte shpenzimet e muajit.
Fillimisht, 90-vjeçari i dha shuma të vogla për ta ndihmuar. Më pas transfertat u bënë gjithnjë e më të mëdha, deri në 12 mijë euro në muaj. Në fund, sipas akuzës, ai financoi edhe blerjen e një banese.
Nuk është e qartë çfarë marrëdhënieje kishin të dy. Disa persona kanë deklaruar se frekuentoheshin, ndërsa të tjerë thanë se nuk e dinin natyrën e raportit mes tyre. Ajo që rezulton nga hetimet është se nga llogaritë bankare të 90-vjeçarit, i cili ishte shumë i pasur, kaluan vazhdimisht shuma të mëdha parash në llogaritë e 50-vjeçares.
Sipas Prokurorisë së Ravenës, gruaja nuk u kufizua vetëm te kërkesat për ndihmë ekonomike, por dyshohet se e mashtroi të moshuarin, duke kryer veprat penale të mashtrimit të rënduar dhe përfitimit nga paaftësia e tij për të gjykuar.
Sipas hetimeve, 50-vjeçarja grumbulloi qindra mijëra euro falë transfertave të vazhdueshme nga llogaritë e 90-vjeçarit, i cili në kohën kur u njoh me të kishte dalë në pension prej më shumë se 30 vitesh.
Hetimi nisi pas një sinjalizimi të gjykatës. Disa vite më parë, djali i 90-vjeçarit kishte kërkuar vendosjen e administrimit mbështetës për të atin. Gjatë verifikimeve, gjyqtari civil konstatoi një administrim të pazakontë të pasurisë së të moshuarit: mijëra euro transferoheshin vazhdimisht në favor të një gruaje që nuk ishte pjesëtare e familjes.
Nga dëshmitë e mbledhura dhe analiza e dokumenteve financiare, hetuesit krijuan dyshime se 90-vjeçari ishte bindur të jepte shuma të mëdha parash dhe të financonte edhe blerjen e një banese.
Gjatë hetimeve, në vitin 2025, i moshuari ndërroi jetë për shkaqe natyrale. Në banesën e tij policia gjeti dorëshkrime dhe dokumente të tjera që, sipas autoriteteve, përforcuan dyshimet ndaj 50-vjeçares.
Hetimet konfirmuan se gruaja jetonte në kushte jo të mira ekonomike, por zbuluan edhe sjellje që, sipas akuzës, ishin mashtruese. Në disa raste ajo dyshohet se kishte sajuar sëmundje për t’i kërkuar para 90-vjeçarit, ndërsa në raste të tjera pretendonte se jetonte në varfëri të skajshme, pretendime që hetuesit thanë se nuk u mbështetën nga provat./et
Rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në institucione të Kosovës tash e sa javë po diskutohet në sistemin e drejtësisë dhe në institucione tjera të Kosovës. Madje, janë shtuar zërat se po ushtrohet presion për këtë temë. Derisa Bashkimi Evropian kërkoi që partitë politike të mos i bëjnë presion KGJK-së në vendim-marrje, ishte vet ushtruesja […]