❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trajneri jep dritën e gjelbër, Asllani drejt transferimit te klubi italian

Kristjan Asllani mund të jetë shumë afër një transferimi te Fiorentina. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shihet nga drejtuesit e klubit vjollcë si profili ideal për të organizuar lojën në mesfushë.

Ky është një rol që po shkakton dilema në skuadrën toskane, ndaj afrimi i Asllanit shihet si zgjidhje afatgjatë. Sipas mediave italiane, trajneri Stefano Pioli ka dhënë dritën jeshile për transferimin.

Palët kanë nisur tashmë bisedimet dhe janë në fazën e parë të negociatave. Fiorentina është e interesuar ta mbyllë sa më parë marrëveshjen për ta pasur lojtarin në dispozicion që në fazën përgatitore.

Interi nuk është i prirur të heqë dorë lehtë nga shërbimet e mesfushorit 22-vjeçar. Edhe pse nuk ka qenë gjithmonë titullar, zikaltrit e vlerësojnë lart potencialin e tij.

Asllani ka refuzuar një ofertë konkrete nga Real Betis, duke treguar qartë dëshirën për të qëndruar në Serie A. Ai është i bindur se ky kampionat është më i përshtatshmi për zhvillimin e tij si futbollist.

Fiorentina, megjithatë, duhet të plotësojë kërkesën financiare të Interit. Kampionët e Italisë kërkojnë plot 15 milionë euro për kartonin e mesfushorit shqiptar.

Nëse kjo shumë do të ofrohet, gjasat janë që Kristjan Asllani të veshë fanellën e Fiorentinës për sezonin 2025/26. /Telegrafi/ 

The post Trajneri jep dritën e gjelbër, Asllani drejt transferimit te klubi italian appeared first on Telegrafi.

Doni të fshihni flokët e rralluar? Këto dy modele bëjnë mrekulli

Nëse ëndërroni flokë që duken më të dendur dhe plot jetë, këto dy prerje janë zgjedhja ideale

Rrallimi i flokëve është një shqetësim i zakonshëm për shumë gra. Shkaqet janë të shumta: ndryshimet hormonale, procesi i plakjes, stresi i zgjatur apo edhe faktorët gjenetikë.

Përveç produkteve të posaçme dhe kujdesit të rregullt, shpesh pikërisht prerja e flokëve është ajo që sjell ndryshimin më të madh, si në pamje, ashtu edhe në vetëbesim. Një model i zgjedhur me kujdes jo vetëm që maskon flokët e holluar, por i jep fytyrës freski dhe stil.

NjĂ« prerje e mirĂ« mund tĂ« shtojĂ« volum, lĂ«vizshmĂ«ri dhe elegancĂ«, edhe flokĂ«ve mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u menaxhuar. Me fjalĂ« tĂ« tjera, nuk ka rĂ«ndĂ«si vetĂ«m sa flokĂ« keni, por si i stiloni.

Nëse po kërkoni një zgjidhje të shpejtë dhe efektive, konsultohuni me një stilist. Dy modelet e mëposhtme janë ndër më të rekomanduarat për të krijuar pamjen e flokëve të pasur dhe të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Ja cilat janë ato dy prerje që krijojnë iluzionin e flokëve të dendur dhe plot volum:

1. Balluket e gjata, lehtë të çrregullta

Inspirimin mund ta gjeni tek e rafinuara dhe gjithmonë elegante Lily Collins, balluket e saj të gjata, pak të lëshuara e të parregullta vizualisht rrisin dendësinë e flokëve dhe sjellin atë sharmë të parezistueshëm parisian.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lily Collins (@lilyjcollins)

Ky model i jep flokĂ«ve lĂ«vizje, teksturĂ« dhe njĂ« energji tĂ« re rinore. ËshtĂ« zgjedhja ideale pĂ«r ato qĂ« duan tĂ« duken spontane dhe natyrale, por njĂ«kohĂ«sisht tĂ« kuruara deri nĂ« detaj.

2. Shtresimet e theksuara

Ky është modeli që me të drejtë përshkruhet si seksi dhe i freskët. Mbretëresha e këtij stili është Jennifer Lopez, flokët e së cilës duken gjithmonë të pasur dhe me volum falë shtresimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Appleton (@chrisappleton1)

Sekreti qëndron tek shtresat e qarta që ndryshojnë gjatësi, pjesa përpara është më e shkurtër dhe e gjallë, ndërsa pjesa e pasme bie në onde të buta. Rezultati? Një model që duket natyrshëm i plotë, me një efekt të sofistikuar. /Telegrafi/

The post Doni të fshihni flokët e rralluar? Këto dy modele bëjnë mrekulli appeared first on Telegrafi.

Ardon Jashari vijon stĂ«rvitjet me Club Brugge – negociatat me Milanin kanĂ« ngecur

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, objektivi kryesor i Milanit pĂ«r verĂ«n, Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« mĂ«ngjes nĂ« stĂ«rvitje me Club Brugge, pasi negociatat pĂ«r kalimin e tij nĂ« ‘San Siro’ janĂ« bllokuar. 

Jashari kishte munguar në një ndeshje miqësore javën e kaluar, me shpresën se klubet do të arrinin një marrëveshje.  

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka konfirmuar se mesfushori dëshiron të bashkohet me kuqezinjtë, por çështja kryesore mbetet çmimi i transferimit, ende pa marrëveshje mes klubesh. 

Sipas mediumit belg HLN, Jashari është rikthyer në stërvitje me skuadrën, ndërsa dialogjet mbi vlerën financiare nuk kanë përfunduar. 

 Sipas raportimeve, Fabrizio Romano vĂ«rtetoi se lojtari ka refuzuar oferta nga Nottingham Forest dhe West Ham pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« prioritet Milanit. 

Kujtojmë se Milani deri më tash ka bërë disa përforcime ku dy prej tyre kanë ardhur në mesfushë. 

‘RossonerĂ«ve’ tashmĂ« i Ă«shtĂ« bashkuar dyshja Samuele Ricci (Torino) dhe Luka Modric i cili u transferua falas pas skadimit tĂ« kontratĂ«s tek Real Madridi./Telegrafi/

The post Ardon Jashari vijon stĂ«rvitjet me Club Brugge – negociatat me Milanin kanĂ« ngecur appeared first on Telegrafi.

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka paraqitur dorëheqjen.

Bëhet e ditur se kjo vjen një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky propozoi Shmyhal si ministër të ri të Mbrojtjes të Ukrainës dhe tha se mbështetej në parlament për konfigurimin e ri të qeverisë së tij.

Ai propozoi Yulia Svyrydenko, aktualisht zëvendëskryeministre e parë, për të kryesuar qeverinë e re si kryeministre, shkruan skynews.

Shmyhal e ka mbajtur këtë post që nga marsi i vitit 2020, duke e bërë atë kreun e qeverisë që shërbeu më gjatë, që kur vendi fitoi pavarësinë nga Moska në vitin 1991, mes rënies së Bashkimit Sovjetik.

Ndryshe, nëse parlamenti mbështet dorëheqjen e Shmyhal, edhe qeveria jep dorëheqjen dhe ligjvënësit kanë 30 ditë për të votuar për kryeministrin e ardhshëm.

Seanca e radhës e parlamentit do të fillojë këtë javë.

Partia Shërbëtore e Popullit e Zelenskyt kontrollon shumicën e vendeve, të paktën 231 nga 450. /Telegrafi/

The post Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës appeared first on Telegrafi.

Pse Kendall dhe Kylie Jenner munguan në dasmën e vëllait nga babai, Brody Jenner?

Kendall dhe Kylie Jenner nuk morën pjesë në dasmën e vëllait të tyre nga babai, Brody Jenner, me Tia Blanco, pavarësisht se ishin në listën e të ftuarve.

Sipas një burimi për TMZ, mungesa e tyre nuk ka të bëjë me ndonjë përçarje në familje, por thuhet se motrat zgjodhën të mos marrin pjesë për të mos tërhequr vëmendjen nga çifti në ditën e tyre të veçantë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kendall dhe Kylie kanë munguar në momentet e rëndësishme të jetës së Brody-t, shkruan DailyMail.

Në vitin 2018, ato nuk morën pjesë as në ceremoninë e fejesës së tij me Kaitlynn Carter, një mungesë që Brody e ka komentuar me keqardhje, duke pohuar se nuk mori as përgjigje për ftesat e dërguara.

Ndërsa ceremonia intime u zhvillua në Malibu dhe pati pjesëmarrjen e babait të tyre të përbashkët, Caitlyn Jenner, dhe vëllezërve Brandon dhe Burt, motrat Jenner ishin në një udhëtim në Evropë, duke postuar foto nga Saint-Tropez dhe Toskana.

Ato madje morën pjesë në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sånchez pak kohë më parë, çka shtoi më shumë pikëpyetje rreth vendimit për të anashkaluar dasmën e Brody-t.

Kjo mungesë e re duket se është pjesë e një marrëdhënieje të ftohtë dhe të ndërlikuar mes Brody-t dhe pjesës Kardashian-Jenner të familjes, që ka zgjatur prej vitesh. /Telegrafi/

The post Pse Kendall dhe Kylie Jenner munguan në dasmën e vëllait nga babai, Brody Jenner? appeared first on Telegrafi.

VLEN: Gjatë qeverisjes së BDI-së në perëndim të Maqedonisë nuk u ndërtua asnjë kilometër autostradë

VLEN ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së se korridori 8 mban vulën e kësaj partie. Nga atje thonë gjatë qeverisjes së BDI-së nuk u ndërtua asnjë kilometër në perëndim të vendit.

“QytetarĂ«t, shqiptarĂ«t, veçanĂ«risht nĂ« PerĂ«ndim tĂ« MaqedonisĂ«, e dinĂ« mirĂ« qĂ« nuk u ndĂ«rtua asgjĂ« gjatĂ« kohĂ«s kur BDI ishte nĂ« pushtet:

Zero kilometra autostradë të re në Perëndim të Maqedonisë.

PĂ«r dy dekada u asfaltua drejt Kriva PallankĂ«s, drejt Koçanit, u bĂ« autostrada drejt Shtipit, u ndĂ«rtua rruga drejt Radovishit dhe StrumicĂ«s, si dhe u pĂ«rfundua autostrada Shkup–Gjevgjeli, ndĂ«rsa trasetĂ« drejt KĂ«rçovĂ«s, StrugĂ«s dhe Gostivarit u lanĂ« nĂ« pluhur dhe harresĂ«.

Asgjë nuk u ndërtua gjatë kohës kur BDI ishte në pushtet.

Nuk u ndĂ«rtua as drejt BllacĂ«s, as drejt QafĂ«-ThanĂ«s, nuk u ndĂ«rtua rruga KĂ«rçovë–StrugĂ«, rruga drejt Gostivarit mbeti nĂ« gjendje tragjike – gjithçka u ndal2, thonĂ« nga VLEN.

Nga atje thonë se korridori 8 për dhjetë vjet u shndërrua në album Facebook-u për ministra e BDI-së, pa asnjë përparim konkret në terren./Telegrafi/

 

The post VLEN: Gjatë qeverisjes së BDI-së në perëndim të Maqedonisë nuk u ndërtua asnjë kilometër autostradë appeared first on Telegrafi.

Trump vendos një tarifë prej 17 për qind për domatet nga Meksika

Trump vendos një tarifë për domatet nga Meksika

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar një tarifë prej 17 për qind për domatet e freskëta nga Meksika, duke hequr dorë nga një marrëveshje tre dekadash e vjetër për të kursyer prodhimet nga detyrimet anti-dumping.

Tërheqja e administratës Trump nga marrëveshja të hënën erdhi ndërsa koha po mbaronte për Meksikën për të arritur një marrëveshje tregtare gjithëpërfshirëse me SHBA-në deri më 1 gusht ose do të përballet me një tarifë të përgjithshme prej 30 për qind për mallrat e saj.

“Meksika mbetet njĂ« nga aleatĂ«t tanĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dhenj, por pĂ«r njĂ« kohĂ« shumĂ« tĂ« gjatĂ«, fermerĂ«t tanĂ« janĂ« shtypur nga praktikat e padrejta tregtare qĂ« ulin çmimet pĂ«r prodhime si domatet”, tha Sekretari i TregtisĂ« i SHBA-sĂ«, Howard Lutnick, nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

“Kjo pĂ«rfundon sot. Ky ndryshim rregulli Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me politikat dhe qasjen tregtare tĂ« Presidentit Trump me MeksikĂ«n”.

Departamenti i TregtisĂ« kishte njoftuar nĂ« prill qĂ«llimin e tij pĂ«r t’u larguar nga marrĂ«veshja brenda 90 ditĂ«sh, duke thĂ«nĂ« se “kishte dĂ«shtuar tĂ« mbronte kultivuesit e domateve amerikane nga importet meksikane me çmime tĂ« padrejta”.

Meksika thuhet se furnizon gati 70 për qind të domateve në SHBA, nga rreth 20 për qind në vitin 1994.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, ministritĂ« e ekonomisĂ« dhe tĂ« bujqĂ«sisĂ« tĂ« MeksikĂ«s e dĂ«nuan kĂ«tĂ« veprim si “tĂ« padrejtĂ«â€ dhe “kundĂ«r interesave jo vetĂ«m tĂ« prodhuesve meksikanĂ«, por edhe tĂ« industrisĂ« amerikane”.

“Fitimet e bĂ«ra nga domatet e freskĂ«ta meksikane nĂ« tregun amerikan janĂ« pĂ«r shkak tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« produktit dhe jo tĂ« ndonjĂ« praktike tĂ« padrejtĂ«â€, thanĂ« ministritĂ«, duke shtuar se tarifat “do tĂ« dĂ«mtonin vetĂ«m portofolet e konsumatorĂ«ve amerikanĂ«, pasi do tĂ« jetĂ« e pamundur tĂ« zĂ«vendĂ«sohen domatet meksikane”.

Politikanët demokratë gjithashtu e kritikuan tarifën, duke paralajmëruar për çmime më të larta dhe humbje vendesh pune. /Telegrafi/

The post Trump vendos një tarifë prej 17 për qind për domatet nga Meksika appeared first on Telegrafi.

Përdorimi i pilulave për shtyrjen e menstruacioneve: Sa është i sigurt dhe cilat janë pasojat?

Zgjidhje praktike, por jo pa rreziqe

GjatĂ« stinĂ«s sĂ« verĂ«s, shumĂ« vajza tĂ« reja pĂ«rballen me dilema se si ta shtyjnĂ« ciklin menstrual pĂ«r shkak tĂ« pushimeve, udhĂ«timeve apo ngjarjeve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. PĂ«r tĂ« shmangur sikletin dhe pĂ«r tĂ« pasur mĂ« shumĂ« liri nĂ« pushime, shumĂ« prej tyre zgjedhin zgjidhjen mĂ« tĂ« lehtĂ« – pilulat hormonale pĂ«r shtyrjen e menstruacioneve.

Por a është kjo e sigurt dhe cilat janë pasojat afatshkurtra dhe afatgjata?

Gjinekologët theksojnë se pilulat për shtyrjen e ciklit nuk janë të rrezikshme nëse përdoren me kujdes dhe për një periudhë të shkurtër. Mirëpo, përdorimi i pakontrolluar mund të sjellë pasoja të padëshiruara, ndaj gjithmonë duhet të merret këshilla e specialistit.

Si funksionojnë këto pilula?

KĂ«to pilula zakonisht pĂ«rmbajnĂ« gestagjene – hormone qĂ« pengojnĂ« heqjen e shtresĂ«s sĂ« brendshme tĂ« mitrĂ«s dhe kĂ«shtu vonojnĂ« fillimin e ciklit. GratĂ« qĂ« zakonisht nuk pĂ«rdorin kontraceptivĂ« oralĂ« mund tĂ« fillojnĂ« marrjen e tyre disa ditĂ« para datĂ«s sĂ« parashikuar tĂ« menstruacioneve.

Mjafton tĂ« fillohen disa ditĂ« mĂ« herĂ«t dhe tĂ« merren pĂ«r aq kohĂ« sa dĂ«shironi ta shtyni ciklin – por jo mĂ« shumĂ« se 14 ditĂ« rresht, theksojnĂ« gjinekologĂ«t, transmeton Telegrafi.

Kujdes për gratë mbi 35 vjeç

Ekspertët paralajmërojnë se gratë mbi 35 vjeç, veçanërisht ato që pijnë duhan ose kanë sëmundje kronike (si hipertensioni, diabeti apo probleme me mpiksjen e gjakut), duhet patjetër të konsultohen me gjinekologun dhe, nëse është e nevojshme, edhe me hematologun përpara përdorimit të këtyre barnave.

Sipas Mayo Clinic, një nga qendrat më të njohura shëndetësore në SHBA, përdorimi i pakontrolluar i hormoneve mund të rrisë dukshëm rrezikun e trombozës, sidomos te gratë që pijnë duhan apo janë mbipeshë.

A është i sigurt noti gjatë menstruacioneve?

Nëse përdoren tamponët higjienikë ose kupa menstruale, vajzat mund të notojnë pa problem edhe gjatë menstruacioneve. Por, për disa vajza shumë të reja, është më e rehatshme të shtyjnë ciklin për të shmangur sikletin dhe pasiguritë gjatë pushimeve në det, sqarojnë specialistët e Cleveland Clinic.

shutterstock

Sa shpesh mund të përdoren këto pilula?

Gjinekologët paralajmërojnë se kjo metodë nuk duhet të bëhet rutinë. Nuk këshillohet të përdoren më shumë se dy deri tre herë në vit. Përdorimi i shpeshtë mund të shkaktojë efekte anësore si:

â–Ș dhimbje koke,
â–Ș tĂ« pĂ«rziera,
â–Ș luhatje tensioni,
â–Ș ndjeshmĂ«ri dhe tension nĂ« gjoks.

Sipas Royal College of Obstetricians and Gynaecologists (RCOG), përdorimi i herëpashershëm i pilulave për shtyrjen e ciklit mund të ndikojë negativisht në rregullsinë e tij në periudhë afatgjatë.

Këshilla kryesore

Nëse planifikoni të shtyni ciklin menstrual:

â–Ș Konsultohuni gjithmonĂ« me gjinekologun.
â–Ș Mos e bĂ«ni rutinĂ« – pĂ«rdoreni vetĂ«m nĂ« raste tĂ« veçanta.
â–Ș Kontrolloni faktorĂ«t e rrezikut si tromboza, pirja e duhanit apo sĂ«mundjet kronike.
â–Ș Kujdesuni pĂ«r trupin tuaj – cikli menstrual Ă«shtĂ« pjesĂ« natyrore e shĂ«ndetit riprodhues.

/Telegrafi/

The post Përdorimi i pilulave për shtyrjen e menstruacioneve: Sa është i sigurt dhe cilat janë pasojat? appeared first on Telegrafi.

Gjarpri rreth dy metra i gjatë shkakton panik në lagjen Ortakoll të Prizrenit

Në njërën nga lagjet më të mëdha të Prizrenit, Ortakoll, këtë mëngjes është parë një gjarpër rreth 2 metra i gjatë.

Gjarpri shkaktoi panik tek banorët e lagjes, të cilët ndërhynë menjëherë duke e neutralizuar atë.

Banorët kërkuan që të merren masa parandaluese për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.

IKSHPK javë më parë u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrohen nga kafshimet e gjarpërinjve, duke listuar një varg rekomandimesh se si të veprohet në rast të tilla./rtk/

The post Gjarpri rreth dy metra i gjatë shkakton panik në lagjen Ortakoll të Prizrenit appeared first on Telegrafi.

Festivali Anibar nis edicionin e 16-të

NjĂ« numĂ«r i madh artistĂ«sh, aktivistĂ«sh dhe adhuruesish tĂ« animacionit u mblodhĂ«n tĂ« hĂ«nĂ«n mbrĂ«ma nĂ« KinemanĂ« e Liqenit nĂ« Parkun e PejĂ«s pĂ«r tĂ« hapur edicionin e 16-tĂ« tĂ« Festivalit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Animacionit, Anibar, i cili kĂ«tĂ« vit vjen me njĂ« pyetje urgjente dhe pa pĂ«rgjigje tĂ« qartĂ«: “ÇfarĂ« Ă«shtĂ« e ardhmja?”.

Nën tingujt e korit dhe magjinë e animacionit, ceremonia e hapjes së festivalit u mbajt në një atmosferë të ngrohtë, me një publik entuziast nga vendi, rajoni e bota.

MbrĂ«mja nisi me njĂ« interpretim emocionues e tĂ« veçantĂ« nga Kori i mirĂ«njohur “Siparantum” nga Peja. Kurse, pas performancĂ«s, audienca pati mundĂ«sinĂ« tĂ« shikojĂ« filmin “NjĂ« BotĂ« nĂ«
Kaos” nga David Crisp – njĂ« film qĂ« shpalos sfidat e shumta me tĂ« cilat po pĂ«rballet planeti ynĂ«.

Anibar kĂ«tĂ« vit do tĂ« zgjasĂ« deri mĂ« 20 korrik, pĂ«r tĂ« sjellĂ« mbi 160 filma nga 51 shtete tĂ« botĂ«s, ndĂ«r ta njĂ« kategori e veçantĂ« e titulluar “Palestine Animated.” Filmat do tĂ« konkurrojnĂ« nĂ« gjithsej 6 gara dhe 5 kategori jo-garuese.

NdĂ«r tjera, njĂ« mori aktivitetesh – panele diskutimi, punĂ«tori dhe propozime pĂ«r animacione, do tĂ« mbahen nĂ«pĂ«r hapĂ«sira tĂ« ndryshme tĂ« qytetit, pĂ«rfshirĂ« shfaqjet e filmave nĂ« KinemanĂ« Jusuf GĂ«rvalla, KinematĂ« Kuba dhe Liqeni, KinemanĂ« Çarshia si dhe GalerinĂ« e Arteve.

Po ashtu, programi profesional i festivalit, Anibar Pro, do të bashkojë krijues, mentorë, producentë dhe studio nga Kosova dhe vende të tjera evropiane për të shkëmbyer njohuri dhe për të zhvilluar projekte të reja në fushën e animacionit.

Anibar Pro mbështetet nga GENESIS, një iniciativë franceze-kosovare me mision fuqizimin e gjeneratave të reja të sipërmarrësve kreativë në animacion, lojëra digjitale dhe multimedia.

Për plot një javë, Peja do të gjallërohet me aktivitete krijuese, bashkëpunim, si dhe angazhim për mbrojtjen e mjedisit.

The post Festivali Anibar nis edicionin e 16-të appeared first on Telegrafi.

Michael Jordan la një bakshish të jashtëzakonshëm në Greqi, zbulohet shuma

Basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave, Michael Jordan, ka qenë në një turne në Evropë gjatë disa javëve të fundit, gjatë të cilit vizitoi Kroacinë dhe Malin e Zi, dhe e përfundoi udhëtimin e tij në Greqi.

Në Greqi, Jordan e promovoi markën e tij me disa yje të NBA-së si Luka Doncic dhe Zion Williamson, dhe gjatë qëndrimit të tij në këtë vend tregoi edhe një anë tjetër.

Konkretisht, gjatë një daljeje në një restorant në Athinë, Jordan u la bakshish të gjithë punonjësve një shumë të madhe parash për shkak të shefit të kuzhinës, i cili përgatiti një darkë padyshim të shkëlqyer.

Foto: X

Menyja bazohej kryesisht në prodhime deti dhe shije tradicionale greke, dhe Jordan duket se e shijoi shumë dhe la një bakshish prej 10 mijë eurosh, shkruan Eurohoops.

Gjatë darkës, Jordan mbajti një fjalim prekës, në të cilin foli me lavde për Greqinë.

“Greqia Ă«shtĂ« vendi i perĂ«ndive tĂ« lashta, ku lindĂ«n heronjtĂ« legjendarĂ« dhe ku u formua pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« koncepti i madhĂ«shtisĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« moment vendimtar pĂ«r tĂ« ardhmen e markĂ«s Jordan, ne u frymĂ«zuam nga ky vend i jashtĂ«zakonshĂ«m”, tha Jordan.

Përveç Doncic dhe Williamson, Paolo Banchero, Bam Adebayo, Jaime Jaquez, Bruce Brown, Rui Hachimura, si dhe legjendarët Carmelo Anthony, Richard Hamilton dhe Mike Bibby promovuan markën e tij me Jordaninë në Greqi. /Telegrafi/

The post Michael Jordan la një bakshish të jashtëzakonshëm në Greqi, zbulohet shuma appeared first on Telegrafi.

Minçev-Rokas: Pakoja e re reformuese do ta përfundojë procesin e transformimit strategjik të administratës publike

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, u takua me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Michalis Rokas.

Takimi u pĂ«rqendrua nĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e katĂ«r ligjeve kryesore reformuese tĂ« miratuara sĂ« fundmi – Ligji pĂ«r NĂ«punĂ«sit AdministrativĂ«, Ligji pĂ«r PunonjĂ«sit nĂ« Sektorin Publik, Ligji pĂ«r Zhvillimin Profesional dhe Trajnimin e NĂ«punĂ«sve PublikĂ« dhe Ligji pĂ«r MbikĂ«qyrjen Inspektuese, si bazĂ« pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« administrate publike tĂ« drejtĂ«, profesionale dhe jopartiake, informoi Ministria.

Për më tepër, u theksuan hapat e mëposhtëm drejt zbatimit të tyre të qëndrueshëm dhe efikas, përmes një procesi transparent dhe me angazhim të fortë politik dhe institucional.

“Ministri Minçev gjithashtu e informoi Ambasadorin Rokas pĂ«r pĂ«rgatitjen e pakos sĂ« re tĂ« ligjeve reformuese, tĂ« cilat do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« dhe pĂ«rfundojnĂ« procesin e transformimit strategjik tĂ« administratĂ«s publike. KĂ«to janĂ«:

Projektligji për Sistemin e Pagave,

Projektligji për Shërbimin e Menaxhimit të Lartë,

Ligji për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore

Ambasadori Rokas pĂ«rshĂ«ndeti miratimin e ligjeve tĂ« miratuara si njĂ« sinjal pozitiv dhe inkurajues pĂ«r angazhimin e vendit ndaj standardeve evropiane nĂ« administratĂ«n publike. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, u shpreh mbĂ«shtetje pĂ«r ciklin e ri tĂ« reformave, me njĂ« angazhim tĂ« qartĂ« pĂ«r zbatim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe transparent, nĂ« frymĂ«n e parimeve tĂ« qeverisjes sĂ« mirĂ«, sipas njĂ« deklarate nga Ministria e AdministratĂ«s Publike“, thuhet nĂ« njoftimin e MinistrisĂ« pĂ«r AdministratĂ« Publike./Telegrafi/

The post Minçev-Rokas: Pakoja e re reformuese do ta përfundojë procesin e transformimit strategjik të administratës publike appeared first on Telegrafi.

Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja

Humbja ndaj Chelseat ka ndezur alarmin nĂ« ‘Parkun e Princave’, ku Paris Saint-Germain po planifikon tĂ« transferojĂ« shtatĂ« lojtarĂ« gjatĂ« kĂ«saj vere. 

Sezona e jashtëzakonshme e PSG-së përfundoi në mënyrë të dhimbshme. Kampioni i Evropës, pëso një humbje të rëndë 3-0 ndaj Chelseat në finalen e Kupës së Botës për Klube të dielën. 

Ishte një goditje brutale, por edhe një thirrje për zgjim. Ka ardhur koha që drejtuesit e PSG-së të vlerësojnë seriozisht afatin kalimtar veror. 

Sipas L’Equipe, PSG planifikon tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« spastrim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« afatin kalimtar kĂ«tĂ« verĂ« pĂ«rpara sezonit tĂ« ri. 

Parizienët nuk po i japin prioritet pozitës së portierit, përveç në rast se Gianluigi Donnarumma largohet papritur. Në mbrojtje, skuadra e Ligue 1 synon të sjellë dy qendërmbrojtës të rinj. 

Emri i Illya Zabarnyi përmendet shpesh. Mbrojtësi i Bournemouth pritet të transferohet te PSG këtë verë me një vlerë prej 60 milionë eurosh. 

Nëse Lucas Beraldo do të largohet për një ofertë minimale prej 30 milionë eurosh, do kërkohet menjëherë një zëvendësues me këmbë të majtë. 

Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh largimin e mundshëm të Milan Skriniar, si dhe renditjen e ulët të Presnel Kimpembe dhe Lucas Hernandez në hierarkinë e mbrojtjes. 

Gjithashtu, PSG dëshiron të forcojë pozicionet e mbrojtësve të krahut, pasi mungojnë zëvendësues të besueshëm për Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes. 

Prandaj, po konsiderohen dy blerje të reja, një në krahun e djathtë dhe një në atë të majtë. 

Në mesfushë, stabiliteti mbetet prioritet: Joao Neves, Fabian Ruiz dhe Vitinha do të ruajnë vendet e tyre. 

Por klubi dëshiron të shtojë një lojtar më të pjekur, në stilin e Joshua Kimmich, i cili tani nuk është opsion pasi rinovoi me Bayern. PSG po kërkon në treg dikë që përshtatet me këtë profil.

Për sulmin, drejtori sportiv Luis Campos po eksploron dy mundësi: Victor Osimhen, i cili tani është afër Galatasarayt dhe yllin e Milanit, Rafael Leao./Telegrafi/

The post Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja appeared first on Telegrafi.

Arrestohet francezi që iku nga burgu duke u fshehur në çantën e një të burgosuri tjetër

Një burrë që u arratis nga një burg francez javën e kaluar u arrestua përsëri, njoftoi prokurori publik i Francës.

Burri u arratis nga burgu duke u fshehur në një çantë që e kishte marrë me vete një i burgosur tjetër i liruar javën e kaluar.

Bëhet e ditur se 20-vjeçari u arratis nga burgu Lyon-Corbas në Francën juglindore dhe u rikap pas një hetimi të gjerë, shkruan DW.

Zyra e prokurorit tha në deklaratë se bashkëpunëtori i tij nuk ishte gjetur ose arrestuar ende, duke vënë në dukje se askush nuk ishte lënduar gjatë operacionit.

Mediat franceze raportuan se i arratisuri po vuante të paktën dy dënime me burg dhe ishte nën hetim për krim të organizuar.

Sipas gazetës Le Parisien, burri që pritej të lirohej i kërkoi stafit të burgut një karrocë për të transportuar çantat nga burgu në veturën e tij.

I burgosuri, sipas raportit, u arratis me një qese të madhe rrobash që ishte midis sendeve të marra me vete.

Sa të zakonshme janë arratisjet nga burgu në Francë?

Sebastien Cauwel, drejtori i administratës së burgjeve të Francës, tha se arratisja ishte jashtëzakonisht e rrallë.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« ngjarje jashtĂ«zakonisht e rrallĂ« qĂ« nuk e kemi pĂ«rjetuar kurrĂ« nĂ« kĂ«tĂ« administratĂ« dhe qĂ« zbulon qartĂ« njĂ« sĂ«rĂ« mosfunksionimesh serioze”, tha ai.

Cauwel tha se nisi një hetim të brendshëm sapo u vu në dijeni të situatës, e cila doli në dritë 24 orë pasi burri u arratis. /DW/

The post Arrestohet francezi që iku nga burgu duke u fshehur në çantën e një të burgosuri tjetër appeared first on Telegrafi.

KEK: Prodhimi po tejkalon kërkesën për energji elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se vazhdon të sigurojë stabilitet energjetik për vendin.

Në njoftim thuhet se, gjatë ditëve të para të muajit korrik 2025, prodhimi nga KEK jo vetëm që ka përmbushur, por e ka tejkaluar kërkesën ditore të energjisë elektrike, me një mbulueshmëri që ka arritur deri në 117%, transmeton Telegrafi.

“NjĂ«sitĂ« tona prodhuese, ndonĂ«se tĂ« stĂ«rvjetĂ«ruara dhe me sfida teknike tĂ« trashĂ«guara, janĂ« duke operuar me kapacitet tĂ« lartĂ«, duke mundĂ«suar mbulim tĂ« plotĂ« tĂ« konsumit vendor dhe garantuar furnizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« besueshĂ«m pĂ«r qytetarĂ«t e KosovĂ«s”, ka njoftuar KEK.

Po ashtu, KEK-u ka bërë disa sqarime duke ritheksuar përkushtimin e saj ndaj transparencës, zbatimit të ligjit dhe funksionimit normal të njësive energjetike.

“Faktet flasin vetĂ«: Prodhimi energjetik Ă«shtĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m dhe tejkalon kĂ«rkesĂ«n; NjĂ«sitĂ«, pĂ«rfshirĂ« A3, janĂ« nĂ« funksion tĂ« rregullt dhe kontribuojnĂ« ndjeshĂ«m nĂ« sistem; TĂ« gjitha procedurat e prokurimit zhvillohen sipas ligjit, nĂ«n mbikĂ«qyrjen e institucioneve kompetente”.

Ndër të tjera, KEK-u thotë se mbetet e hapur për bashkëpunim me publikun dhe institucionet relevante, dhe fton që çdo komunikim të bazohet në fakte të verifikueshme, integritet dhe etikë profesionale./Telegrafi/

The post KEK: Prodhimi po tejkalon kërkesën për energji elektrike appeared first on Telegrafi.

Katër ekipet kosovare mësojnë kundërshtaret në EHF European Cup

Plot katër skuadra kosovare të hendbollisteve do të paraqiten në Kupën Evropiane (EHF European Cup).

Të gjitha ekipet fillojnë prej raundit të dytë, ku gjithsej paraqiten 50 skuadra evropiane.

Kampionia e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, do të përballet me skuadër greke, AEP Panorama, ku llogaritet favorite.

Në Kupën Evropiane paraqiten edhe nënkampionia, Samadrexha, e cila do të përballet me skuadrën e njohur greke, PAOK.

Finalistja e Kupës, Ferizaj, do të përballet me Jumi Salernon e Italisë në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup), teksa Shqiponja e Gjakovës do të ketë kundërshtar të vështirë, pasi do të përballet me skuadrën zvicerane Winterthur.

Në këtë raund do të luhen nga dy ndeshje, një në shtëpi e një në udhëtim, ku 25 skuadrat më të mira të raundit të dytë kualifikohen në raundin e tretë.

Ndeshjet e raundit të dytë janë paraparë të zhvillohen më 27/28 shtator dhe 4/5 tetor. /Telegrafi/

The post Katër ekipet kosovare mësojnë kundërshtaret në EHF European Cup appeared first on Telegrafi.

Xhambaski kritikon Jovevan: Ajo i urren bullgarët, ndërsa babai i saj është me prejardhje bullgare

Politikani bullgar dhe ish-deputeti evropian Angel Xhambaski, në stilin e tij karakteristik, kritikoi eurodeputeten sllovene Irena Joveva për fjalimin e saj në Parlamentin Evropian që ishte në mbrojtje të Maqedonisë.

Joveva, e cila është me origjinë maqedonase, iu drejtua kolegëve të saj bullgarë në PE në maqedonisht kur u votua raporti i progresit të vendit.

Xhambaski e sulmoi fjalimin e saj, duke e quajtur “urrejtĂ«sen mĂ« tĂ« egĂ«r dhe tĂ« tĂ«rbuar tĂ« BullgarĂ«ve”. Ai pretendon se Joveva Ă«shtĂ« me origjinĂ« bullgare.

“NjĂ« nga urrejtĂ«set mĂ« tĂ« egra dhe mĂ« tĂ« tĂ«rbuara tĂ« bullgarĂ«ve nĂ« Parlamentin Evropian Ă«shtĂ« kjo zonjĂ«. Babai i saj Ă«shtĂ« bullgar nga Bosilegradi, pĂ«r tĂ« cilin ajo thotĂ« se Ă«shtĂ« “bullgar i lindur nĂ« Serbi”, dhe nĂ«na e saj Ă«shtĂ« “maqedonase” e lindur nĂ« Shkup. Joveva shpreh vazhdimisht urrejtje tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«r BullgarinĂ« dhe bullgarĂ«t, mohon ekzistencĂ«n e bullgarĂ«ve maqedonas, mohon historinĂ« dhe trashĂ«giminĂ« bullgare nĂ« Rs tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« sotme.

Ky Ă«shtĂ« pikĂ«risht rezultati i asimilimit brutal dhe gjenocidit tĂ« bullgarĂ«ve nĂ« periferitĂ« perĂ«ndimore bullgare tĂ« pushtuara dhe nĂ« Maqedoni nga satrapĂ«t serbo-komunistĂ« dhe politika e pabesĂ« e qeverive bullgare nga 9 shtatori 1944 deri nĂ« ditĂ«t e sotme. Pa pĂ«rjashtime dhe pa falje”, shkroi Xhambaski nĂ« Facebook./Telegrafi/

The post Xhambaski kritikon Jovevan: Ajo i urren bullgarët, ndërsa babai i saj është me prejardhje bullgare appeared first on Telegrafi.

Alby The Goat në pritje të fëmijës së dytë, ekspozon barkun e rrumbullakosur

Aktorja e njohur e filmave për të rritur dhe ish-banore e Big Brother VIP Kosova, Alby The Goat, po e shijon në maksimum pritjen e ëmbël.

Ajo pritet së shpejti të bëhet nënë për herë të dytë dhe duket më e lumtur se kurrë.

Në daljen e saj të fundit, Alby tërhoqi vëmendje me një veshje verore: një set të gjelbër të çelët, me fund të gjatë dhe bluzë me shpinë të hapur, që e linte barkun e fryrë të ekspozuar.

Foto: Alby The Goat/Instagram

Ajo publikoi edhe njĂ« fotografi nĂ« rrjetet sociale, tĂ« cilĂ«n e shoqĂ«roi me mbishkrimin “Mamacita”, duke marrĂ« menjĂ«herĂ« komente tĂ« shumta dhe pĂ«rgĂ«zime nga ndjekĂ«sit.

Alby është bërë një emër i komentuar në showbizin shqiptar jo vetëm për profesionin e saj, por edhe për paraqitjen në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, ku spikati me personalitetin dhe stilin e saj të veçantë.

Tashmë, ajo po kalon një nga periudhat më të bukura të jetës, në pritje të ardhjes së vogëlushit të saj të dytë. /Telegrafi/

Foto: Alby The Goat/Instagram
Foto: Alby The Goat/Instagram
Foto: Alby The Goat/Instagram
Foto: Alby The Goat/Instagram
Foto: Alby The Goat/Instagram

The post Alby The Goat në pritje të fëmijës së dytë, ekspozon barkun e rrumbullakosur appeared first on Telegrafi.

Blindohet godina në Theth, shembja do bëhet me tritol

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit nuk ka përfunduar ende. Forca të shumta policie kanë rrethuar këtë të martë një godinë trekatëshe në zonën turistike, shembja e së cilës pritet të bëhet përmes një shpërthimi të telekomanduar me lëndë plasëse.

Forcat e xhenios janë në terren dhe po vijojnë punën për instalimin e tritolit, me qëllim rrëzimin e ndërtesës.

Në një prononcim për Euronews Albania, pronari i objektit u shpreh i indinjuar për metodën e përdorur, duke thënë se vendimi për shkatërrimin e godinës është marrë me urdhër politik.

Sipas tij pĂ«rdorimi i tritolit Ă«shtĂ« njĂ« mesazh qĂ« “familjen tuaj ne duam ta fundosim”.

“NĂ« Theth, qĂ« kur ka lindur Krishti, terror tĂ« tillĂ« nuk ka parĂ«. Nuk na ka njoftuar njeri pĂ«r pĂ«rdorimin e tritolit. Kjo shembet me njĂ« fadromĂ«, por tritolin e pĂ«rdorin pĂ«r tĂ« treguar se kĂ«tĂ« shtĂ«pi duan ta fundosin. VetĂ«m se nuk duam Edi RamĂ«n. AsnjĂ« send tjetĂ«r nuk Ă«shtĂ« kĂ«tu, i ka shokĂ«t e vet qĂ« i çojnĂ« mesazhe ore e minutĂ«, por ne nuk kemi problem as me tĂ« e as me oligarkĂ«t e tij. Kemi jetuar me djersĂ«n e ballit, nuk na ka zĂ«nĂ« njeri nĂ« drogĂ«, nĂ« vjedhje apo nĂ« poshtĂ«rsi. Duam tĂ« jetojmĂ« me forcat tona nĂ« tokĂ«n tonĂ«â€, u shpreh pronari.

 

The post Blindohet godina në Theth, shembja do bëhet me tritol appeared first on Telegrafi.

“Dashuria Ă«shtĂ« nĂ« ajĂ«r” – çifti martohet nĂ« njĂ« fluturim mbi re

Sam Chui, një nga krijuesit më të shquar të përmbajtjes së aviacionit në botë, së fundmi shënoi ditën e tij të veçantë në bordin e një Boeing 747-400.

Chui dhe e dashura e tij Fiona, kurorëzuan dashurinë e tyre duke fluturuar lart me miqtë dhe familjen në bord.

Çifti u nis nga Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i Fujairah (FJR) nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me të ftuarit e tyre në bord, aeroplani fluturoi mbi Gjirin e Omanit për afërsisht 95 minuta para se të kthehej në Fujairah.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sam Chui (@samchui)

Chui e pĂ«rshkroi ditĂ«n si “ditĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« jetĂ«s” dhe ndau momentet kryesore nĂ« Instagram, duke shfaqur atmosferĂ«n festive nĂ« aeroplan.

Një klip video tregonte çiftin, të veshur me të bardha, duke ecur dorë për dore në një qilim të kuq para se të hipte në aeroplan.

“Dashuria Ă«shtĂ« nĂ« ajĂ«r. MirĂ« se vini nĂ« fluturimin tonĂ« tĂ« dasmĂ«s 747 Sky. Kujtime tĂ« njĂ« jete pĂ«r tĂ« dy ne”, ishte mbishkrimi i videos.

Boeing 747-400 u transformua në një vend dasme tërësisht të bardhë, ku miqtë dhe familja u mblodhën për të festuar ditën e veçantë të çiftit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sam Chui (@samchui)

Për të krijuar një hapësirë unike festimi, gati 100 vende u hoqën nga Boeing 747-400, duke i hapur rrugën një korridori, një piste vallëzimi dhe zonave për prerjen e tortës, vallëzimin e parë dhe fjalimet e dasmës.

Mijëra metra lart në ajër, ata kërcyen, ngritën dolli dhe luajtën lojëra së bashku. /Telegrafi/

The post “Dashuria Ă«shtĂ« nĂ« ajĂ«r” – çifti martohet nĂ« njĂ« fluturim mbi re appeared first on Telegrafi.

❌