❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Barcelona triumfon nĂ« miqĂ«sore ndaj Vissel Kobe – debutojnĂ« blerjet e reja, Bardghji gjen rrjetĂ«n

Barcelona ka arritur fitore me rezultat 3-1 në turneun parasezonal në Japoni ndaj Vissel Kobe. 

Pasi pati iniciativën për pjesën më të madhe të ndeshjes, blaugranasit e gjetën golin në minutën e 33-të përmes Eric Garcias që realizoi për 1-0 pas një tollovie brenda zonës. 

Vendasit ia dolën që të barazojnë rezultatin në minutën e 42-të përmes Taisei Miyashiro i cili realizoi për 1-1 pas një gabimi të pafalshëm nga Pau Cubarsi. 

Në pjesën e dytë Hansi Flick ndryshoi tërësisht përbërjen startuese, duke i dhënë hapësirë blerjeve të reja si Marcus Rashford dhe Roony Bardghji. 

Roony Bardghji scores his first goal for Barça Lewandowski with assist Rashford pre assist pic.twitter.com/QriLUnPMjF

— ☝ (@fireAceee) July 27, 2025

Ishte pikĂ«risht Bardghji ai i cili nĂ« fund ia doli tĂ« realizonte pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« epĂ«rsinĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ« BarcelonĂ«s. 

Pas një aksioni mirë të organizuar, Bardghji realizoi në minutën e 77-të për 2-1 pas asistimit nga Robert Lewandowski. 

Roony will never forget this day đŸ„č pic.twitter.com/cDDNUD6wJ3

— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 27, 2025

Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes i riu Pedro Fernandez nga La Masia, i cili në minutën e 87-të realizoi për 3-1.

Barcelona tani do t’i luajĂ« edhe dy ndeshje tjera miqĂ«sore nĂ« Japoni, fillimisht ndaj Seoul pastaj ndaj Daegu./Telegrafi/

The post Barcelona triumfon nĂ« miqĂ«sore ndaj Vissel Kobe – debutojnĂ« blerjet e reja, Bardghji gjen rrjetĂ«n appeared first on Telegrafi.

Parada e marinĂ«s ruse anulohet pĂ«r “arsye sigurie”

Rusia tha tĂ« dielĂ«n se njĂ« paradĂ« e madhe vjetore detare ishte anuluar pĂ«r “arsye sigurie”, pa specifikuar kĂ«rcĂ«nimin apo shqetĂ«simin.

“Kjo ka tĂ« bĂ«jĂ« me situatĂ«n e pĂ«rgjithshme. Arsyet e sigurisĂ« janĂ« me rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe”, ka thĂ«nĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit Dmitry Peskov, i cituar nga agjencitĂ« ruse tĂ« lajmeve, shkruajnĂ« mediat e huaja, pĂ«rcjell Telegrafi.

Parada ishte menduar të ishte kulmi i Ditës së Marinës së Rusisë, e cila bie të dielën e fundit të korrikut të çdo viti dhe nderon marinarët e vendit.

Por autoritetet lokale në qytetin bregdetar të Shën Petersburgut, ku ishin planifikuar të kalonin anijet luftarake dhe nëndetëset, thanë të premten se parada ishte anuluar pa dhënë ndonjë arsye.

Presidenti rus Vladimir Putin – i cili rivendosi DitĂ«n e MarinĂ«s nĂ« 2017, gati katĂ«r dekada pasi u anulua nĂ« kohĂ«n sovjetike – nuk u shfaq personalisht kĂ«tĂ« vit pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«.

NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, ai u shfaq nĂ« njĂ« mesazh video duke pĂ«rshĂ«ndetur “trimĂ«rinĂ«â€ dhe “heroizmin” e marinarĂ«ve tĂ« RusisĂ« qĂ« morĂ«n pjesĂ« nĂ« ofensivĂ«n nĂ« UkrainĂ«.

Rusia, e cila nisi operacionin e saj ushtarak në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 me bombardime të përditshme të fqinjit të saj, është përballur me sulme hakmarrëse me dronë ukrainas në territorin e saj në muajt e fundit.

Dhe Ministria ruse e mbrojtjes tha të dielën se 100 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës.

Të paktën 10 prej tyre u kapën jo shumë larg Shën Petersburgut dhe një grua u plagos, tha guvernatori i rajonit veriperëndimor të Leningradit, Aleksandr Drozdenko, në Telegram.

Ky sulm me dronë ndërpreu gjithashtu operacionet në aeroportin Pulkovo të Shën Petersburgut, duke vonuar dhjetëra fluturime, thanë autoritetet e objektit. /Telegrafi/

The post Parada e marinĂ«s ruse anulohet pĂ«r “arsye sigurie” appeared first on Telegrafi.

Donnarumma do të largohet nga PSG, dy gjigantët anglezë në garë për italianin

Gianluigi Donnarumma pritet të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere, pasi klubi ka vendosur të mos rrezikojë ta humbasë në një transferim të lirë në të ardhmen.

Sipas L’Equipe, PSG Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« dĂ«gjojĂ« oferta pĂ«r portierin italian, pasi bisedimet pĂ«r rinovimin e kontratĂ«s sĂ« tij e cila skadon nĂ« qershor 2026  kanĂ« ngecur pĂ«r shkak tĂ« mosmarrĂ«veshjeve rreth pagĂ«s.

Klubi parisien po punon pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zĂ«vendĂ«sues, dhe kandidati kryesor Ă«shtĂ« Lucas Chevalier nga Lille. Ky transferim mund t’i kushtojĂ« PSG-sĂ« rreth 40 milionĂ« euro.

Duke parë këtë situatë, Manchester United dhe Manchester City kanë shfaqur interes të fortë për Donnarumman dhe tashmë janë futur seriozisht në garë për nënshkrimin e tij.

Për portierin 25-vjeçar janë raportuar më parë interesime edhe nga Chelsea dhe Galatasaray, por dy klubet nga Manchesteri shihen si favoritë aktualë.

Donnarumma vjen nga një sezon shumë i mirë me PSG-në, duke pasur rol kyç në fitoren historike të Ligës së Kampionëve për klubin francez.

Nëse ai vendos të rikthehet në Serie A, kandidatët më të besueshëm mbeten vetëm Interi dhe Juventusi të vetmit që mund të përballojnë pagën dhe statusin e tij. /Telegrafi/

The post Donnarumma do të largohet nga PSG, dy gjigantët anglezë në garë për italianin appeared first on Telegrafi.

BDI: Kalaja e Shkupit të mbrohet nga ndërhyrjet që rrezikojnë autenticitetin e saj

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj projektit të paralajmëruar për ndërtimin e objekteve të reja në hapësirën e Kalasë së Shkupit, të cilat siç thonë nga BDI, në vend të ruajtjes dhe promovimit të vlerave historike, rrezikojnë të shëmtojnë dhe të tjetërsojnë origjinalitetin arkitektonik e kulturor të këtij lokaliteti me rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët.

Nga BDI thonë se Kalaja e Shkupit është dëshmi shekullore e bashkëjetesës dhe historisë shumëetnike të këtij vendi.

“NdĂ«rhyrjet e mĂ«hershme qĂ« nuk kanĂ« pasur karakter shkencor dhe restaurues, tash po mendohet tĂ« plotĂ«sohen me ndĂ«rtime tĂ« reja qĂ« as nuk pasqyrojnĂ« realitetin historik, e as nuk respektojnĂ« autenticitetin e trashĂ«gimisĂ« kulturore. Bashkimi Demokratik pĂ«r Integrim beson se Kalaja nuk duhet tĂ« bĂ«het arenĂ« pĂ«r pĂ«rfitime politike apo pĂ«rpjekje pĂ«r imponim simbolik. Çdo projekt i ardhshĂ«m duhet tĂ« jetĂ« i bazuar nĂ« standarde profesionale dhe nĂ« respekt tĂ« plotĂ« tĂ« origjinalitetit dhe vlerave tĂ« trashĂ«gimisĂ« sĂ« pĂ«rbashkĂ«t kulturore. Kalaja e Shkupit duhet tĂ« ruhet dhe restaurohet, jo tĂ« ndĂ«rtohet mbi tĂ« dhe as tĂ« riinterpretohet nĂ« dritĂ«n e agjendave ditore. Mbrojtja e origjinalitetit tĂ« saj Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e pĂ«rbashkĂ«t dhe njĂ« kontribut nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« shoqĂ«rie tĂ« matur dhe tĂ« barabartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, thuhet nĂ« reagimin e BDI-sĂ«.

The post BDI: Kalaja e Shkupit të mbrohet nga ndërhyrjet që rrezikojnë autenticitetin e saj appeared first on Telegrafi.

Zjarri në Pustec, terreni i vështirë dhe era sfidojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve, mbi 75 forca në operacion

Situata në Pustec po mbahet nën kontroll, por mbetet ende delikate për shkak të kushteve atmosferike. Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, tha se situata është më e qetë, por ende po monitorohet nga afër.

“Situata Ă«shtĂ« pak mĂ« e qetĂ«, po e monitorojmĂ« dhe shpresojmĂ« qĂ« era tĂ« mos favorizojĂ« pĂ«rhapjen e ndonjĂ« vatre tĂ« mundshme. TĂ« gjithĂ« punonjĂ«sit e zjarrfikĂ«ses, tĂ« zonave tĂ« mbrojtura dhe tĂ« shĂ«rbimeve janĂ« nĂ« terren dhe shpresoj qĂ« sot ta mbyllim. NjĂ« vlerĂ«sim tĂ« saktĂ« tĂ« sipĂ«rfaqes momentalisht nuk kemi, por besoj se Ă«shtĂ« gati 10-15 hektarĂ«â€, u shpreh Kolefski.

Nga ana tjetër, Gjergji Koki, drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM), bëri me dije se që prej orëve të para të mëngjesit janë angazhuar mbi 75 forca për të përballuar situatën në një terren tepër të vështirë.

“Prej orĂ«s 4 tĂ« mĂ«ngjesit, rreth 75 forca burime njerĂ«zore, tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga mzsh Pustec, vullnetarĂ«, administrata e zonave tĂ« mbrojtura, por dhe nga forcat e armatosura, janĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« terren. Aktualisht po punojmĂ« nĂ« tre fronte, ai sipĂ«ror ku grupet kanĂ« qenĂ« qĂ« nĂ« mĂ«ngjes nĂ« njĂ« terren shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r tĂ« parandaluar depĂ«rtimin nĂ« pjesĂ«n e pasme nĂ« zonĂ«n e PodgoricĂ«s qĂ« do tĂ« ishte njĂ« katastrofĂ« nĂ«se do depĂ«rtojĂ« zjarri aty. NdĂ«rkohĂ« dy grupe tĂ« tjera kanĂ« bĂ«rĂ« izolimin anĂ«sor tĂ« zjarreve”, deklaroi Koki./tch/

The post Zjarri në Pustec, terreni i vështirë dhe era sfidojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve, mbi 75 forca në operacion appeared first on Telegrafi.

“Iu luta qĂ« tĂ« vinin, e çuam babin me batanije nĂ« spital” – rrĂ«fimi prekĂ«s i Erjona Rusit pĂ«r pĂ«rballjen me sistemin shĂ«ndetĂ«sor

Moderatorja, Erjona Rusi, ka ndarë një prej përvojave më të dhimbshme të jetës së saj në episodin e fundit të këtij sezoni televiziv, ku këtë herë ajo u ul vetë në karrigen e të ftuarës.

E intervistuar nga kolegu Arjon Muça, Rusi rrëfeu me lot në sy momentin kur u përball me një situatë të padrejtë dhe çnjerëzore, teksa kujdesej për të atin e sëmurë.

Përmes një dëshmie të sinqertë dhe të ngarkuar emocionalisht, ajo tregoi vështirësitë që ka kaluar për të siguruar trajtimin mjekësor që i takonte të atit dhe për të përfituar ndihmën shtetërore minimale, që shpesh kthehet në një sfidë të vështirë për familjet shqiptare në nevojë.

Foto: Screenshot/YouTube

Erjona Rusi:

“Kam njĂ« kujtim shumĂ« tĂ« keq qĂ« lidhet me sĂ«mundjen e babit, mĂ« Ă«shtĂ« ngulitur shumĂ« thellĂ«, momenti mĂ« i vĂ«shtirĂ« si qenie njerĂ«zore dhe qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« edhe me politikat e kĂ«tij shteti me faktin se sa social ka qenĂ« shteti shqiptar.

NjerĂ«zit e paralizuar apo me aftĂ«si ndryshe pĂ«rfitojnĂ« kemp, njĂ« shumĂ« qesharake, por qĂ« tĂ« pĂ«rfitosh kempin duhet qĂ« pas njĂ« viti tĂ« bĂ«het njĂ« rikontroll, mjekĂ«t e kempit duhet tĂ« vĂ«rtetonin qĂ« i sĂ«muri vazhdon tĂ« jetĂ« i sĂ«murĂ« dhe unĂ« i jam lutur, po lutur atyre mjekĂ«ve qĂ« tĂ« vinin ta shihnin babin tek shtĂ«pia, unĂ« sa kisha marrĂ« njĂ« makinĂ« tĂ« vogĂ«l dhe u thashĂ« ju marr unĂ« me makinĂ« dhe hajdeni shiheni se babin s’e lĂ«vizim dot, nuk erdhĂ«n, do ta sillni kĂ«tu thanĂ«, unĂ« me mamin dhe vĂ«llanĂ« e kemi marrĂ« babin me batanije se nuk e ngrinim dot, e kemi futur nĂ« makinĂ« qĂ« ta shihnin mjekĂ«t dhe tĂ« merrnim kempin pastaj ne.

Po e di ç’ndjesi e ndyrĂ« dhe e poshtĂ«r njerĂ«zore Ă«shtĂ« ta shohĂ«sh tĂ« afĂ«rmin tĂ«nd nĂ« atĂ« gjendje? Isha shumĂ« e vogĂ«l, tĂ« isha kjo Erjona qĂ« jam sot pĂ«rpara atyre mjekĂ«ve, ata do ta harronin, unĂ« kurrĂ« s’do ta bĂ«ja, jo vetĂ«m nga ana ekonomike se sot jam mĂ« mirĂ«, por namin do tĂ« bĂ«ja.

Ishte edhe njĂ« rast kur isha nĂ« spital, isha gati t’i fusja thonjtĂ« nĂ« fyt njĂ« mjeku se e hoqi nga reanimacioni dhe e çoi nĂ« dhomĂ« se s’kishte marrĂ« lekĂ«t, si mund tĂ« luash me jetĂ«t e njerĂ«zve se s’ke marrĂ« lekĂ«t, mbase emrat mund t’i kem harruar, por i mbaj mend, s’dua t’i takoj, kam urrejtje shumĂ«, nuk janĂ« tĂ« gjithĂ« mjekĂ«t kĂ«shtu. Kam pasur eksperienca tĂ« tmerrshme me babin dhe mjekĂ«t”.

Dëshmia e saj vjen si një thirrje publike për më shumë humanizëm, përgjegjësi dhe ndërgjegjësim ndaj sistemit shëndetësor, që shpesh u lë njerëzve më të pambrojtur vetëm dhimbjen dhe pengun. /Telegrafi/

The post “Iu luta qĂ« tĂ« vinin, e çuam babin me batanije nĂ« spital” – rrĂ«fimi prekĂ«s i Erjona Rusit pĂ«r pĂ«rballjen me sistemin shĂ«ndetĂ«sor appeared first on Telegrafi.

Ish-ylli i Man Utd zbulon lojtarin i cili u trajtua sikur të ishte djali i Fergusonit

Vitet e 90-ta ndoshta duken si një kohë shumë e largët për tifozët e Manchester United, por ata përjetuan aq shumë suksese gjatë kulmit të trajnerit Alex Ferguson, sa që do të zgjasin për gjithë jetën. 

United ishte forca dominuese në ditët e para të  Ligës Premier, duke fituar titullin gjashtë herë midis viteve 1992/1993 dhe 1999/2000. 

Ata fituan dy herë dopietën duke shtuar FA Cup në 1994 dhe 1996, dhe më pas arritën edhe më shumë duke fituar Ligën e Kampionëve për të përmbyllur tripletën e famshme në vitin 1999. 

Sulmuesi dhe fituesi i çmimit ‘Lojtari i Ri i Vitit’ nga PFA, Lee Sharpe, ishte fitues tre herĂ« i LigĂ«s Premier me ‘DjajtĂ« e Kuq’ dhe mĂ« vonĂ« luajti pĂ«r Leeds United, Sampdorian dhe Bradford City, pĂ«rpara se ta mbyllte karrierĂ«n me disa periudha tĂ« shkurtra nĂ« klube tĂ« ndryshme. 

Foto: Lee Sharpe

Sharpe luajti afro 200 ndeshje ligë për United në Ligën Premier, por u përball me konkurrencën e Ryan Giggs për të qenë zgjedhja e parë e Ferguson në krahun e majtë. 

Në vitin 1992, një telefonatë e famshme e Ferguson çoi në transferimin e një tjetër ylli në radhët e United. 

Mesfushori francez me temperament të fortë, Eric Cantona, u transferua nga Leeds dhe konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur në Angli. 

Në një intervistë të fundit, Sharpe zbuloi se Cantona përfitonte trajtim të veçantë nga Ferguson. 

“Ai ishte mĂ« shumĂ« se thjesht i preferuari i trajnerit, nĂ« njĂ« moment ishte si djali i humbur qĂ« Ferguson kishte kĂ«rkuar”, tha Sharpe pĂ«r FourFourTwo. 

“Eric trajtohej ndryshe nĂ« dhomĂ«n e zhveshjes. Ishte e pabesueshme pĂ«r t’u parĂ«, por edhe mjaft qesharake. Ne ishim tĂ« kĂ«naqur, sepse nĂ« fund tĂ« fundit, Eric ishte fenomenal”, pĂ«rfundoi ai./Telegrafi/

The post Ish-ylli i Man Utd zbulon lojtarin i cili u trajtua sikur të ishte djali i Fergusonit appeared first on Telegrafi.

Igli Tare paralajmĂ«ron Club Bruggen pĂ«r Ardon Jasharin: ËshtĂ« oferta jonĂ« e fundit, nuk shkojmĂ« mĂ« lartĂ«

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka konfirmuar se Rossonerët kanë bërë një ofertë të përmirësuar për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari, duke e cilësuar atë si përfundimtare.

“Ne kemi njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« mirĂ« me Club Brugge dhe kemi bĂ«rĂ« njĂ« ofertĂ« tjetĂ«r pĂ«r Jasharin,” deklaroi Tare pĂ«r Gazzetta dello Sport.

“E konsiderojmĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme dhe nuk jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« shkojmĂ« mĂ« tej”, tha Tare.

Sipas Gazzetta dello Sport, oferta e parë e Milanit ishte 32.5 milionë euro plus 2 milionë bonuse. Oferta përfundimtare arrin në 33.5 milionë euro, me bonuse që e çojnë totalin në 35 milionë euro.

Jashari ka rĂ«nĂ« tashmĂ« dakord pĂ«r kushtet personale me Milanin dhe dĂ«shiron tĂ« veshĂ« fanellĂ«n kuqezi. Igli Tare e ka theksuar mĂ« parĂ« kĂ«tĂ« muaj se 22-vjeçari Ă«shtĂ« i vendosur pĂ«r t’u transferuar nĂ« “San Siro”.

Mesfushori nuk është përfshirë në listën e Club Brugge për ndeshjen e sotme kundër Genk, një sinjal i qartë se një lëvizje mund të jetë afër. Ai gjithashtu mungoi në finalen e Superkupës së Belgjikës kundër Union Saint-Gilloise.

Pavarësisht kësaj, kapiteni i Club Brugge, Hans Vanaken, paralajmëroi javën e kaluar se çmimi i kërkuar për Jasharin është 40 milionë euro. Mbetet të shihet nëse klubi belg do të pranojë ofertën e fundit të Milanit.

Milani duket i vendosur të mos hyjë në një luftë ofertash. Topi tani është në fushën e Club Brugge, ndërsa tifozët kuqezi presin zhvillimet e ditëve në vijim. /Telegrafi/ 

The post Igli Tare paralajmĂ«ron Club Bruggen pĂ«r Ardon Jasharin: ËshtĂ« oferta jonĂ« e fundit, nuk shkojmĂ« mĂ« lartĂ« appeared first on Telegrafi.

Getoar Selimi tregon një rast të pakëndshëm me një grua në parking: Më pengon kur të bëjnë të ndihesh keq pse je mashkull

Reperi i famshĂ«m shqiptar, Getoar Selimi, ishte mysafir nĂ« emisionin “Goca dhe Gra” nĂ« Top Channel, ku rrĂ«feu njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« pazakontĂ« dhe jo shumĂ« tĂ« kĂ«ndshme me njĂ« vajzĂ« nĂ« njĂ« parking.

Egla: ÇfarĂ« Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« irriton mĂ« shumĂ« nĂ« shoqĂ«rinĂ« shqiptare qĂ« punon kundĂ«r gjinisĂ« femĂ«rore, çfarĂ« do tĂ« beje ti pĂ«r ta ndryshuar?

Getoari: Shumë gjëra janë që nuk janë mire, por është edhe një gjë tjetër që kam filluar ta shoh shumë, a mos kanë marrë pak edhe gratë gocat kot?

Foto: Screenshot/YouTube

Rudina: ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« ‘ka marrĂ« kot’?

Gatoari: Kjo ideja e tĂ« qenit gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s
 sepse e merr pĂ«rparĂ«sinĂ«, e merr, e kanĂ« marrĂ« çdo gjĂ«, e merr çdo gjĂ«, e merr çdo gjĂ«, pastaj, vjen njĂ« moment ku pak edhe keqpĂ«rdoret ajo domĂ«thĂ«nĂ«. UnĂ« kam shumĂ« raste qĂ« di dhe shoh qĂ« e keqpĂ«rdorin. UnĂ« kam pasur njĂ« rast njĂ« ditĂ« nĂ« njĂ« parking. Ne u parkuam normal dhe erdhi nje grua na bĂ«rtiti “pse parkuan kĂ«tu, unĂ« s’mund tĂ« dal nga garazhi”, i thashĂ« qĂ« nĂ« parking jam i parkuar.

Foto: Screenshot/YouTube

“Por, unĂ« jam femĂ«r, s’mund tĂ« dal aty, ju jeni invalid apo çka?”, tregon kĂ«ngĂ«tari se çfarĂ« i tha ajo.

Getoari: S’po di kush Ă«shtĂ« invalidi kĂ«tu. Po keqpĂ«rdoret kjo punĂ«, nuk mendoj qĂ« gratĂ« siç kanĂ« qenĂ« tĂ« shtypura si mĂ« herĂ«t, tĂ« drejtat janĂ« tĂ« barabarta.

Kleoniki: Si do ta komentoje nëse do të ishte një burrë në vendin e parkimin.

Getoari: Unë nuk u zura.

Rudina: Pra, fakti qĂ« thotĂ« “mos e li aty se jam grua ,te pengon, apo jo?

Getoari: Më pengon vetëm ideja kur të bëjnë të ndihesh keq pse je mashkull.

KĂ«ngĂ«tari mĂ« tutje shpjegon tatuazhin nĂ« krah qĂ« kishte Mozartin dhe Ajnshtajnin, “TĂ« dy janĂ« tĂ« sĂ«murĂ«â€, tha ai. /Telegrafi/

The post Getoar Selimi tregon një rast të pakëndshëm me një grua në parking: Më pengon kur të bëjnë të ndihesh keq pse je mashkull appeared first on Telegrafi.

LSDM: Maqedonia po digjet, OBRM-PDUKM e paaftë dhe e painteresuar që të menaxhojë me situata krizash

“E gjithĂ« Maqedonia po digjet pĂ«rsĂ«ri. PĂ«r shkak tĂ« paaftĂ«sisĂ« sĂ« OBRM-PDUKM-sĂ«, 20% e sipĂ«rfaqes totale tĂ« pyjeve dhe kullotave Ă«shtĂ« djegur nĂ« zjarre. Ky nuk Ă«shtĂ« patriotizĂ«m, kjo Ă«shtĂ« tradhti ndaj vendit tĂ«nd. Kjo qeveri Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«se, ajo ka dĂ«shtuar nĂ« mbrojtjen e pronĂ«s, natyrĂ«s, qytetarĂ«ve. QĂ« nga java e kaluar, mbi 100 zjarre kanĂ« qenĂ« aktive nĂ« territorin e tĂ« gjithĂ« vendit. Po digjet nĂ« BerovĂ«, Radovish, VasilevĂ«. PĂ«r javĂ«n e dytĂ«, Prilep, Makedonski Brod, Kriva Palanka, ZelenikovĂ«, Karbinci, KumanovĂ«, LikovĂ«, Gostivar, ZhelinĂ«, Nagoriçane”, thuhet nĂ« njoftimin e LSDM-sĂ«.

Nga partia opozitare thonë se qeveria aktuale nuk ka organizim për të menaxhuar me këto situata.

“NĂ« vend tĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« koordinuar dhe veprimeve tĂ« forta pĂ«r tĂ« shuar zjarrin, shohim mungesĂ« interesi dhe çorganizim total nga ana e qeverisĂ« OBRM-PDUKM-sĂ«. QytetarĂ«t janĂ« lĂ«nĂ« tĂ« pĂ«rballen vetĂ« me zjarrin. Komuna e BerovĂ«s Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« gjithashtu nĂ« mĂ«shirĂ« tĂ« fatit ditĂ«t e fundit, ndĂ«rsa zjarri shpĂ«rthen nĂ« malin Goten. VetĂ«m disa zjarrfikĂ«s po luftojnĂ« me guxim zjarrin, thellĂ« nĂ« mal, pa asnjĂ« mbĂ«shtetje tĂ« vĂ«rtetĂ« nga shteti. Kjo Ă«shtĂ« e turpshme dhe e papranueshme. Ndihma njoftohet çdo ditĂ«, por deri mĂ« tani nuk ka mbĂ«rritur kurrĂ«. Komuna u detyrua tĂ« thĂ«rrasĂ« pĂ«r mobilizim tĂ« popullsisĂ« lokale dhe tĂ« kĂ«rkojĂ« ndihmĂ« nga komunat fqinje pĂ«r tĂ« parandaluar qĂ« zjarri tĂ« arrijĂ« nĂ« zona tĂ« populluara si Vladimirovo dhe Rusinovo. Vitin e kaluar, Hristijan Mickoski premtoi njĂ« rishikim dhe modernizim tĂ« sistemit tĂ« mbrojtjes nga zjarri. Sot shohim degradimin e plotĂ« tĂ« atij sistemi. NĂ« vend tĂ« automjeteve tĂ« reja zjarrfikĂ«se – blihen telefona celularĂ« zyrtarĂ« pĂ«r 7 milionĂ« euro. NĂ« vend tĂ« aeroplanĂ«ve dhe pilotĂ«ve tĂ« zjarrfikĂ«sve – qeveria po shpenzon para pĂ«r fluturime private, hotele luksoze, ushqime deti tĂ« shtrenjta, papaja dhe mango. NĂ« vend qĂ« tĂ« punĂ«sojë  zjarrfikĂ«s – po hartohen lista partiake pĂ«r punĂ«sim nĂ« institucione. Nuk Ă«shtĂ« patriotizĂ«m tĂ« lĂ«sh pronat, pyjet, kullotat tĂ« digjen. Kjo Ă«shtĂ« tradhti”, thuhet nga LSDM.

The post LSDM: Maqedonia po digjet, OBRM-PDUKM e paaftë dhe e painteresuar që të menaxhojë me situata krizash appeared first on Telegrafi.

Sam Altman paralajmëron: Bisedat me ChatGPT mund të përdoren si prova në gjykatë

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka paralajmëruar për rreziqet që lidhen me përdorimin e tepërt të ChatGPT, veçanërisht nga të rinjtë që e përdorin për këshilla personale apo emocionale.

Ai theksoi se bisedat me këtë Inteligjencë Artificiale nuk janë të mbrojtura ligjërisht, siç ndodh me marrëdhëniet mes pacientit dhe terapistit, apo klientit dhe avokatit.

Andaj, sipas tij, kjo do të thotë se informacionet e ndara në ChatGPT mund të përdoren si prova në gjykatë, përcjell Telegrafi.

Altman theksoi se shumë njerëz i tregojnë AI-së detaje shumë personale nga jeta e tyre, gjë që mund të sjellë pasoja serioze në raste ligjore.

Ai shtoi se duhet të ekzistojë një nivel i ngjashëm privatësie me atë që kemi me profesionistët e shëndetit mendor.

Në një tjetër deklaratë, Altman shprehu shqetësim për varësinë e tepërt ndaj ChatGPT për marrjen e vendimeve personale.

Sipas tij, Ă«shtĂ« shqetĂ«suese qĂ« tĂ« rinjtĂ« e konsiderojnĂ« AI-nĂ« si “zĂ«ri i fundit” pĂ«r çdo çështje tĂ« jetĂ«s.

Ai theksoi se OpenAI po punon për të gjetur mënyra për ta adresuar këtë problem në rritje. /Telegrafi/

The post Sam Altman paralajmëron: Bisedat me ChatGPT mund të përdoren si prova në gjykatë appeared first on Telegrafi.

Zjarri në jug të Shqipërisë, niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair për të ndihmuar në shuarjen e flakëve

Bashkimi Europian i ka ardhur në ndihmë vendit tonë duke dërguar një avion Candair nga Italia për shuarjen e flakëve në jug

Avioni zjarrfikës Canadair do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë.

Ky mjet ajror do të forcojë ndërhyrjet në terrene të vështira dhe të paarritshme nga toka, duke dhënë ndihmë në përballimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë këto zona.

Ndërkohë, helikopterët e Forcës Ajrore do të angazhohen pranë fshatit Zhulat, në rajonin e Gjirokastrës, si dhe në zonën e Qafëbuallit, pranë Bulqizës./tch/

The post Zjarri në jug të Shqipërisë, niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair për të ndihmuar në shuarjen e flakëve appeared first on Telegrafi.

Panik nĂ« aeroportin e Denverit, pasagjerĂ«t evakuohen pĂ«rmes “rrĂ«shqitĂ«seve emergjente” pĂ«r shkak tĂ« zjarrit nĂ«n aeroplan

Një situatë emergjente u regjistrua në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit të shtunën, kur pasagjerët e një fluturimi të American Airlines u detyruan të evakuoheshin pak përpara nisjes për shkak të një problemi mekanik me pajisjen e uljes së aeroplanit.

Incidenti ndodhi në fluturimin American Airlines 3023, që ishte parashikuar të nisej nga Denver për në Miami.

Sipas Fox News, defekti u zbulua ndërsa aeroplani ndodhej ende në pistë.

🚹#BREAKING: Watch as People evacuate from a American Airlines jet after a left main wheels caught fire

📌#Denver | #Colorado

Watch as passengers and crew evacuate American Airlines Flight 3023, a Boeing 737 MAX 8, at Denver International Airport. The Miami-bound jet was forced
 pic.twitter.com/RmUrXYj5Jp

— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) July 26, 2025

Dhe në disa pamje të publikuara në internet, pasagjerët shihen duke dalë me urgjencë nga aeroplani përmes rrëshqitëseve të emergjencës, ndërsa shihet tym dhe zjarr.

Departamenti i Zjarrfikësve të Denverit reagoi menjëherë dhe arriti të shuajë zjarrin.

Passengers flee from a burning airplane on the tarmac at Denver International Airport. Everyone made it off, and one person was transported for medical attention for a minor injury, American Airlines said. pic.twitter.com/ZHJ27qUZQv

— Fox News (@FoxNews) July 27, 2025

Të gjithë 173 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan me sukses nga Boeing 737 Max 8.

Pesë persona u kontrolluan për lëndime, por nuk kërkuan shtrim në spital, ndërsa një person u dërgua për kujdes mjekësor për një dëmtim të lehtë. /Telegrafi/

The post Panik nĂ« aeroportin e Denverit, pasagjerĂ«t evakuohen pĂ«rmes “rrĂ«shqitĂ«seve emergjente” pĂ«r shkak tĂ« zjarrit nĂ«n aeroplan appeared first on Telegrafi.

Real Madridi i hapur qĂ« t’i shesĂ« tre yje kĂ«tĂ« verĂ« – me dyshime pĂ«r dy tĂ« tjerĂ«

Real Madrid po fokusohet për momentin te largimet, pasi tashmë ka 25 lojtarë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso, pas transferimeve të Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras që nga fillimi i verës. 

Ka një dëshirë për të afruar një mesfushor të ri, por një transferim i tillë mund të ndodhë vetëm nëse të paktën një lojtar largohet gjatë javëve në vijim.  

Rodrygo është përfolur shumë kohët e fundit për një transferim te Liverpool dhe Paris Saint-Germain. Sipas Diario AS, Real Madridi është i gatshëm të shqyrtojë oferta për sulmuesin 24-vjeçar, i cili ka humbur rëndësinë e mëparshme në skuadër që pas ardhjes së Alonsos në fillim të verës. 

Përveç Rodrygos, Real Madridi është i hapur për të dëgjuar oferta edhe për dy lojtarë të tjerë të ekipit të parë: Ferland Mendy dhe David Alaba. 

Mendy është bërë i panevojshëm pas ardhjes së Carreras, ndërsa Fran Garcia shihet si opsioni ideal për të konkurruar me mbrojtësin e ri të majtë. 

Ndërkohë, David Alaba renditet i pesti në hierarkinë e qendërmbrojtësve, pas Huijsen, Antonio Rudiger, Eder Militao dhe Raul Asencio.  

PĂ«rveç kĂ«tyre emrave, ka pasiguri edhe pĂ«r tĂ« ardhmen e Dani Ceballos. ËshtĂ« pĂ«rfolur njĂ« rikthim te Real Betis, por aktualisht ai Ă«shtĂ« ende pjesĂ« e planeve tĂ« Alonsos. MegjithatĂ«, situata e tij mund tĂ« ndryshojĂ« nĂ«se nĂ«nshkruhet njĂ« tjetĂ«r mesfushor gjatĂ« verĂ«s. 

Po ashtu, ka dyshime për rolin e Endrick në skuadër. Nëse mbetet, pritet të ketë më pak minuta sezonin e ardhshëm, pasi Alonso llogarit mbi Kylian Mbappe dhe Gonzalo Garcia si dy opsionet kryesore në sulm.  

Endrick nuk dĂ«shiron tĂ« largohet, por rrezikon tĂ« kalojĂ« edhe njĂ« sezon me hapĂ«sira tĂ« kufizuara nĂ« ‘Santiago Bernabeu’./Telegrafi/

The post Real Madridi i hapur qĂ« t’i shesĂ« tre yje kĂ«tĂ« verĂ« – me dyshime pĂ«r dy tĂ« tjerĂ« appeared first on Telegrafi.

Mexhiti: Rinia shqiptare në RMV jo vetëm që është e pranishme, por gjithnjë e më shumë e gjen vendin e saj në shoqëri

ZĂ«vendĂ«skryeministri i parĂ« dhe ministri i EkologjisĂ« dhe Planifikimit HapĂ«sinor, Izet Mexhiti, zhvilloi takim me tĂ« rinjtĂ« e Çairit.

Mexhiti tha se rinia shqiptare në Maqedoninë e Veriut është jo vetëm e pranishme, por gjithnjë e më shumë kërkon dhe gjen vendin e saj në shoqëri.

“Energjia, idetĂ« dhe guximi i tyre janĂ« frymĂ«zimi mĂ« i madh pĂ«r çdo hap qĂ« hedhim pĂ«rpara,” u shpreh Mexhiti, duke theksuar se mbĂ«shtetja institucionale pĂ«r rininĂ« nuk do tĂ« ndalet.

Në kuadër të bashkëbisedimit për sfidat dhe nevojat e brezit të ri, Mexhiti prezantoi masat konkrete që tashmë janë në zbatim:

Shpërndarja e vauçerëve për mbi 55 mijë studentë për blerjen e pajisjeve teknologjike;

NdĂ«rtimi i kampusit modern pĂ«r Universitetin “NĂ«nĂ« Tereza”;

Mbështetje financiare për universitetet, përfshirë Universitetin e Evropës Juglindore;

Miratimi i Planit Aksional për Punësim, që fokusohet në mbështetjen e bizneseve të reja dhe karrierave të të rinjve;

Ligji për punësimin sezonal të studentëve dhe nxënësve, që garanton përvojë pune pa humbur bursën;

Forcimi i arsimit dual përmes bashkëpunimit me qindra kompani vendore;

Investime në shkolla moderne, qendra rinore, biblioteka dhe pishina publike;

Ndërtimi dhe rikonstruktimi i fushave sportive në të gjitha vendbanimet;

Mbyllja e qindra kazinove online, si masë për mbrojtjen e të rinjve nga varësitë.

“Rinia Ă«shtĂ« zĂ«ri qĂ« po rritet, dhe qĂ« nuk mund tĂ« anashkalohet mĂ«â€, deklaroi Mexhiti.

The post Mexhiti: Rinia shqiptare në RMV jo vetëm që është e pranishme, por gjithnjë e më shumë e gjen vendin e saj në shoqëri appeared first on Telegrafi.

Edhe kapsllëku kronik mund të çojë në rrjedhje të pavullnetshme të jashtëqitjes: Si të përballoni simptomat

Simptomat shfaqen si rrjedhje e papritur e jashtëqitjes apo pamundësi për ta mbajtur atë

Shkaqe të ndryshme, si diarreja, kapsllëku apo dëmtimi nervor, mund të çojnë në këtë problem.

Inkontinenca fekale, e njohur edhe si mospërmbajte e zorrëve apo rrjedhje e pavullnetshme e jashtëqitjes, është pamundësia për të kontrolluar jashtëqitjen. Në varësi të shkakut, ajo mund të ndodhë herë pas here ose të jetë një problem afatgjatë.

Shkaqet më të zakonshme përfshijnë dëmtime në nervat apo muskujt e rektumit ose anusit. Diarreja, kapsllëku ose gjendje të tjera mjekësore gjithashtu mund ta shkaktojnë, prandaj është thelbësore të vendoset diagnoza e saktë dhe të fillojë trajtimi i duhur.

Simptomat e inkontinencës fekale

Mospërmbajta fekale paraqet pamundësinë për të kontrolluar daljen e jashtëqitjes. Disa persona janë të vetëdijshëm për rrjedhjen, por nuk arrijnë ta ndalojnë, ndërsa të tjerët as nuk e vërejnë.

Simptomat përfshijnë:

â–Ș Nxitje e papritur pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« tualet
â–Ș Rrjedhje e papritur e jashtĂ«qitjes apo njolla nĂ« tĂ« brendshme
â–Ș PamundĂ«si pĂ«r tĂ« mbajtur gazrat ose jashtĂ«qitjen e lĂ«ngshme

Forma dhe shpeshtësia e inkontinencës ndryshon: nga raste të rralla deri te probleme të përhershme që shoqërohen me dhimbje barku, ndjesi të pakëndshme apo çrregullime të tjera, shkruan Health.com, përcjell Telegrafi.

Shkaqet kryesore të inkontinencës fekale

1. Diarreja

Kur jashtĂ«qitja Ă«shtĂ« e lĂ«ngshme dhe e shpeshtĂ«, ajo mund tĂ« vijĂ« papritur dhe tĂ« jetĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u kontrolluar. Diarrea Ă«shtĂ« shkaku mĂ« i zakonshĂ«m i mospĂ«rmbajtes fekale tek personat jashtĂ« spitalit.

ShkaktarĂ«t pĂ«rfshijnĂ« infeksionet gastrointestinale ose konsumimi i ushqimeve qĂ« irritojnĂ« stomakun. NĂ« raste kronike (si tek sĂ«mundjet inflamatore tĂ« zorrĂ«ve – IBD apo sindroma e zorrĂ«s sĂ« irrituar – IBS), inkontinenca mund tĂ« jetĂ« afatgjatĂ«.

Simptoma shoqëruese:

â–Ș Dhimbje apo ngĂ«rçe nĂ« bark
â–Ș Nauze ose tĂ« vjella
â–Ș Marramendje

2. Kapsllëku

KapsllĂ«ku kronik mund tĂ« dobĂ«sojĂ« muskujt e rektumit, duke shkaktuar rrjedhje tĂ« jashtĂ«qitjes sĂ« akumuluar. NdonjĂ«herĂ« ndodh edhe “diarre e pĂ«rtejme”, ku jashtĂ«qitja e lĂ«ngshme rrjedh rreth bllokimit tĂ« fortĂ«.

Simptoma të tjera:

â–Ș JashtĂ«qitje e thatĂ« apo e fortĂ«
â–Ș MĂ« pak se tri jashtĂ«qitje nĂ« javĂ«
â–Ș Tendosje e tepĂ«rt gjatĂ« jashtĂ«qitjes
â–Ș Fryrje apo dhimbje nĂ« bark

Kapsllëku është shkaku më i shpeshtë i inkontinencës fekale tek fëmijët.

3. Dëmtime të muskujve ose nervave

Kur muskujt apo nervat e anusit, rektumit ose legenit dëmtohen, nuk arrijnë të ruajnë kontrollin. Kjo mund të ndodhë për shkak të:

â–Ș NdĂ«rhyrjeve kirurgjikale
â–Ș LĂ«ndimeve nĂ« tru ose shtyllĂ«n kurrizore
â–Ș Lindjes vagjinale

Sëmundjeve neurologjike si diabeti, skleroza multiple, Parkinsoni ose infarkti cerebral

4. Sëmundje të tjera

â–Ș SĂ«mundjet inflamatore tĂ« zorrĂ«ve (IBD) – si Koliti ulceroz apo sĂ«mundja e Kronit.
â–Ș Hemorroide – mund tĂ« pengojnĂ« mbylljen e plotĂ« tĂ« anusit.
â–Ș Prolapsi rektal – rrĂ«shqitje e rektumit jashtĂ« anusit.
â–Ș Kanceri anal – simptomĂ« e mundshme Ă«shtĂ« inkontinenca; edhe radioterapia mund tĂ« dĂ«mtojĂ« indet pĂ«rreth.
â–Ș Anomali kongjenitale – qĂ« prekin zorrĂ«n e trashĂ«, rektumin ose anusin.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Këshillohet të kërkoni ndihmë mjekësore nëse përjetoni ndonjërin nga këto simptoma:

â–Ș Irritim apo plagĂ« pĂ«rreth anusit
â–Ș Diarre tĂ« rĂ«ndĂ«
â–Ș Gjak nĂ« jashtĂ«qitje

Mjeku mund të bëjë një ekzaminim fizik dhe të rekomandojë teste si:

â–Ș Kolonoskopia
â–Ș Ultratingulli ose rezonanca magnetike (MRI)
â–Ș Manometria anorektale
â–Ș Elektromiografia (EMG)

Trajtimi i inkontinencës fekale

Qëllimi i trajtimit është përmirësimi i kontrollit mbi jashtëqitjen dhe parandalimi i incidenteve. Metodat përfshijnë:

â–Ș Ndryshime nĂ« dietĂ«: shmangia e ushqimeve qĂ« shkaktojnĂ« diarre ose shtimi i fibrave nĂ« rast kapsllĂ«ku
â–Ș Barnat: kundĂ«r diarresĂ«, fibra dietike ose laksativĂ«
â–Ș StĂ«rvitja e jashtĂ«qitjes: krijimi i njĂ« rutine tĂ« rregullt
â–Ș Ushtrime pĂ«r muskujt e legenit: forcojnĂ« sfinkterin anal dhe muskujt mbĂ«shtetĂ«s

Në raste më të ndërlikuara, mund të rekomandohen procedura mjekësore ose kirurgjikale dhe ndihma nga specialistë të gastroenterologjisë apo kirurgjisë kolorektale.

Si të parandaloni inkontinencën fekale

Megjithëse nuk është gjithmonë e mundur ta parandaloni, këto këshilla mund të ndihmojnë:

â–Ș Shmangni ushqimet dhe pijet irrituese (p.sh. kafeinĂ«, alkool, ushqime pikante)
â–Ș Hani vakte tĂ« vogla dhe tĂ« shpeshta
â–Ș Krijoni zakon tĂ« pĂ«rditshĂ«m pĂ«r jashtĂ«qitje nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«
â–Ș Trajtoni sĂ«mundjet kronike si IBD nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt

Komplikime të mundshme

Disa komplikime mund tĂ« zhvillohen si pasojĂ« e mospĂ«rmbajtjes fekale. ShumĂ« njerĂ«z raportojnĂ« stres emocional dhe mendor, si dhe ulje tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« jetĂ«s. Simptomat e ankthit dhe depresionit mund tĂ« shfaqen nĂ« situata shoqĂ«rore pĂ«r shkak tĂ« frikĂ«s nga ndonjĂ« “incident”.

Gjithashtu, mund të ndodhë irritim i lëkurës për shkak të kontaktit të shpeshtë me jashtëqitjen. Zakonet si fshirja e tepruar apo pastrimi i shpeshtë i zonës së prekur, së bashku me ekspozimin e lëkurës ndaj rrjedhjeve, mund të çojnë në:

â–Ș irritim tĂ« vazhdueshĂ«m,
â–Ș plagĂ« tĂ« lĂ«kurĂ«s,
â–Ș infeksione bakteriale ose kĂ«rpudhore.

/Telegrafi/

The post Edhe kapsllëku kronik mund të çojë në rrjedhje të pavullnetshme të jashtëqitjes: Si të përballoni simptomat appeared first on Telegrafi.

Jam shkrimtare nga Ballkani – pse njerĂ«zit supozojnĂ« se di vetĂ«m pĂ«r luftĂ« dhe tragjedi?

Nga: Ana Schnabl / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Mora pjesë në një konferencë të shkrimtarëve amerikanë në Teksas, pak para se bota të futej në izolim për shkak të Kovidit-19. Midis paneleve dhe ndërlidhjes me të tjerët, kalova kohën duke shëtitur në panairin e librave, duke shfletuar titujt dhe duke bombarduar botuesit me pyetje.

“Sa vepra tĂ« pĂ«rkthyera keni nĂ« katalogĂ«t tuaj? Si i zbuloni autorĂ«t qĂ« janĂ« jashtĂ« ShBA-sĂ«? Dhe, si e vlerĂ«soni cilĂ«sinĂ« e shkrimit nĂ« gjuhĂ«t tĂ« cilat ju nuk i flisni”?

Nuk isha thjesht kureshtare – isha nĂ« njĂ« mision. Doja tĂ« dija çfarĂ« lloj veprash tĂ«rhiqnin botuesit amerikanĂ« dhe nĂ«se puna ime mund tĂ« zgjonte interesimin e tyre. Nuk u pĂ«rpoqa tĂ« fsheh ambicien time.

Lexo po ashtu nga Ana Schnabl:
– Dikur tĂ« kĂ«qijtĂ« e Holivudit ishin rusĂ« ose kinezĂ«, tani jemi ne – njerĂ«zit nga Ballkani
– Melania Trump nuk shfaq asnjĂ« interes pĂ«r atdheun e saj, SlloveninĂ« – dhe pĂ«r kĂ«tĂ« jam mirĂ«njohĂ«se

NjĂ« pĂ«rgjigje mĂ« ka mbetur nĂ« mendje, ngulitur si njĂ« ferrĂ«. Erdhi nga njĂ« pĂ«rfaqĂ«sues i njĂ« prej shtĂ«pive mĂ« tĂ« mĂ«dha botuese nĂ« ShBA. Pasi shpjegova prej nga isha, duke pĂ«rdorur fjalĂ«n kyçe si “republika veriore e ish-JugosllavisĂ«â€ dhe “jo njĂ« zonĂ« lufte pĂ«r momentin”, ai ofroi kĂ«tĂ« kĂ«shillĂ«:

“Mendo pĂ«r histori dhe pĂ«r tema specifike pĂ«r kulturĂ«n tĂ«nde dhe pĂ«r historinĂ« e vendit”.

“Pra”, shtova me hezitim, “jo njĂ« histori, bie fjala, pĂ«r njĂ« grua qĂ« la karrierĂ«n nĂ« financĂ«, qĂ« ndahet nga burri dhe merret me qeramikĂ«â€?

“Epo, nĂ«se ajo histori gjithashtu eksploron çështjet kulturore ose historike, atĂ«herĂ« po”.

Ndjeva një thumb të bezdisë, por e falënderova me edukatë dhe u largova. Papritmas, një kafe dhe një cigare ndiheshin si të domosdoshme.

NĂ« vitet qĂ« pasuan, fillova ta kuptoj se pse fjalĂ«t e tij mĂ« acaruan kaq shumĂ«. Ato zbuluan njĂ« model – njĂ« model qĂ« vazhdon tĂ« mĂ« frustrojĂ«.

PĂ«r autorĂ«t nga Ballkani, nga kombet e tjera evropiane dhe nga vendet e botĂ«s historia dhe kultura e tĂ« cilĂ«ve janĂ« mister pĂ«r lexuesit e AmerikĂ«s sĂ« Veriut, rruga drejt pĂ«rkthimit nĂ« anglisht – dhe botimit nga botues amerikanĂ« apo britanikĂ« – shpesh varet nga pĂ«rmbushja e njĂ« kushti tĂ« pashkruar: vepra jonĂ« duhet tĂ« paraqesĂ« kontekstin politik ose kulturor tĂ« rajonit tonĂ«, ose tĂ« paktĂ«n tĂ« mbĂ«shtetet nĂ« ngjarje kyçe historike. QĂ« tĂ« ketĂ« sukses, duhet tĂ« ketĂ« vlerĂ« shpjeguese ose ilustruese – nĂ« mĂ«nyrĂ« ideale, me njĂ« dozĂ« didaktike.

“Lexuesit amerikanĂ« kanĂ« nevojĂ« tĂ« mĂ«sojnĂ« pĂ«r vendin”, ka thĂ«nĂ« botuesi.

NĂ« pamje tĂ« parĂ«, kjo pritshmĂ«ri duket e padĂ«mshme – madje e arsyeshme. NĂ« fund tĂ« fundit, autorĂ«t, kudo, pĂ«rfshirĂ« ata nga Ballkani, reflektojnĂ« mbi rrethanat e tyre tĂ« menjĂ«hershme politike dhe kulturore. LetĂ«rsia ka qenĂ« gjithmonĂ« njĂ« mjet pĂ«r tĂ« pasqyruar, analizuar dhe kritikuar shoqĂ«rinĂ«.

Por, nĂ«nkuptimi mĂ« i thellĂ« i kĂ«saj pritshmĂ«rie Ă«shtĂ« mĂ« shqetĂ«sues. Ajo mbĂ«shtetet nĂ« njĂ« besim tĂ« heshtur se Ballkani Ă«shtĂ« njĂ« vend mĂ« pak i vlefshĂ«m – njĂ« rajon qĂ« pĂ«rgjithmonĂ« zien me potencialin pĂ«r tragjedi. Siç e tha botuesi, me sinqeritet: “TĂ« trajtosh diçka problematike nga pikĂ«pamja kulturore ose historike – ose mĂ« mirĂ«, traumatike – do tĂ« ishte mĂ« me interes”.

Me “traumatike” a po imagjinonte ai mizoritĂ« e LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore apo luftĂ«rat jugosllave? Mos po pĂ«rfytyronte njĂ« rajon tĂ« zhytur nĂ« varfĂ«ri, pabarazi dhe tradita patriarkale? Ndoshta ai supozonte se shoqĂ«ritĂ« ballkanike janĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« tĂ« prira ndaj dhunĂ«s apo trishtimit. Ndoshta shpresonte pĂ«r histori nga zhgĂ«njimi post-socialist, duke ushqyer nocionin se ende po pĂ«rpunojmĂ« “traumĂ«n” e socializmit jugosllav.

Nuk mund ta them me siguri. Ajo qĂ« di Ă«shtĂ« kjo: ai nuk do tĂ« kishte interes pĂ«r njĂ« version ballkanik tĂ« Vitit tim tĂ« pushimit dhe relaksimit [My Year of Rest and Relaxation]. NjĂ« roman pĂ«r njĂ« protagoniste nga Ballkani – qĂ« thjesht Ă«shtĂ« e rraskapitur nga kapitalizmi, e pĂ«rqendruar te vetja, e zemĂ«ruar ose moralisht e paqartĂ« – nuk do tĂ« pĂ«rmbushte kriteret e duhura.

Mjerisht, pĂ«r tĂ«, me shumĂ« gjasĂ« do ta kishte anashkaluar romanin hibrid tĂ« shkrimtares sllovene NataĆĄa Kramberger, e cila mori pĂ«rsipĂ«r njĂ« fermĂ« nĂ« Shtajer tĂ« SllovenisĂ« pas kthimit nga Berlini. Dhe, dyshoj se do t’i interesonin tregimet e shkurtra tĂ« kroates Luiza Bouharaoua, tĂ« cilat pĂ«rshkruajnĂ« ankthin dhe gĂ«zimet e brezit tĂ« mijĂ«vjeçarit – ndonĂ«se nĂ« nuancat e Adriatikut. As poezia e poetes maqedonase Kalia Dimitrova, e cila pĂ«lqen t’i referohet Kaprit dhe Berlinit, por rrallĂ« Shkupit.

QĂ« njĂ« vepĂ«r nga njĂ« autor ballkanik tĂ« ketĂ« sukses, protagonisti i saj duhet tĂ« jetĂ« viktimĂ« – njĂ« viktimĂ« e qartĂ« dhe e padiskutueshme. Botuesit preferojnĂ« histori qĂ« nxjerrin dhembshuri, zemĂ«rim moral, zemĂ«rthyerje ose, nĂ« mĂ«nyrĂ« ideale, tĂ« tria bashkĂ«.

Me pak fjalĂ«, pritet qĂ« ne shkrimtarĂ«t ballkanikĂ« t’u qasemi temave universale – dhimbjes, tjetĂ«rsimit, dashurisĂ«, humbjes – pĂ«rmes prizmit tĂ« ngushtĂ« rajonal. Dhe, ajo lente duhet tĂ« pĂ«rfshijĂ« njĂ« kthesĂ« tĂ« paparashikueshme ekzotike.

PĂ«r tĂ« qenĂ« tĂ« qartĂ«, Ballkani Ă«shtĂ« njĂ« rajon specifik me kompleksitete unike kulturore, politike dhe historike. ShkrimtarĂ«t nga ky vend kanĂ« shumëçka pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« pĂ«r kĂ«to gjĂ«ra, dhe shumĂ« prej tyre e bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« shkĂ«lqyer. Por, nĂ«se pĂ«rkthimet nĂ« anglisht synojnĂ« tĂ« zgjerojnĂ« njohuritĂ« pĂ«r “atĂ« vendin e Ballkanit”, botuesit duhet tĂ« jenĂ« tĂ« gatshĂ«m tĂ« angazhohen pĂ«r historitĂ« tĂ« cilat sfidojnĂ« perceptimet ekzistuese.

Pyetja nuk Ă«shtĂ« nĂ«se shkrimtarĂ«t ballkanikĂ« duhet tĂ« pasqyrojnĂ« kontekstin e tyre. Shpesh e bĂ«jmĂ«, natyrshĂ«m. Pyetja Ă«shtĂ« nĂ«se botuesit do tĂ« dĂ«gjojnĂ« larminĂ« e zĂ«rave qĂ« dalin nga rajoni – apo do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« privilegjojnĂ« rrĂ«fimet tĂ« cilat me pĂ«rpikĂ«ri i pĂ«rforcojnĂ« supozimet e tyre.

NĂ« fund tĂ« fundit, Ballkani ka shumëçka mĂ« shumĂ« sesa traumĂ«, tragjedi apo tregime tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« mĂ«sime. Ka edhe thjesht histori tĂ« shkruara nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme pĂ«r gratĂ« qĂ« dikur punonin nĂ« financa, qĂ« lanĂ« burrat dhe hapĂ«n njĂ« punishte qeramike. Disa botues nga Amerika e Veriut dhe Britania tashmĂ« i kanĂ« mbĂ«shtetur plotĂ«sisht historitĂ« e tilla, siç tregon çmimi International Booker pĂ«r Georgi Gospodinovin, dhe nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« kanĂ« pĂ«rmbushur misionin pĂ«r tĂ« sjellĂ« zĂ«rat nga qoshet e ndryshme tĂ« botĂ«s te njĂ« audiencĂ« globale – jo si ambasadorĂ« tĂ« gjeografisĂ« sĂ« tyre, por si tregimtarĂ« nĂ« tĂ« drejtĂ«n e tyre. Por, shumĂ« tĂ« tjerĂ« ende nuk e kanĂ« bĂ«rĂ« kĂ«tĂ«. /Telegrafi/

 

 

The post Jam shkrimtare nga Ballkani – pse njerĂ«zit supozojnĂ« se di vetĂ«m pĂ«r luftĂ« dhe tragjedi? appeared first on Telegrafi.

Johnny Depp braktis Cotswolds për një jetë të qetë në East Sussex: zbulohet shtëpia sekrete dhe arsyeja pas zgjedhjes së tij

Johnny Depp po jeton një jetë të re të qetë në një rezidencë historike në fshatin East Sussex, duke lënë pas Hollywood-in dhe dramat e viteve të fundit.

Aktori 62-vjeçar, i cili së fundmi u përball me një betejë të stuhishme ligjore me ish-bashkëshorten Amber Heard, ka zgjedhur një shtëpi të izoluar dhe të sigurt, të rrethuar nga pemë dhe kopsht klasik anglez, larg vëmendjes së botës së showbiz-it.

Banorët lokalë thonë se Depp është parë duke shëtitur nëpër fshat dhe po e shijon qetësinë e zonës, shkruan DailyMail.

Ai besohet se u lidh me East Sussex gjatë vizitave te miku i tij i ndjerë, Jeff Beck, që jetonte aty.

Shtëpia ku po qëndron aktori përfshin dhjetë dhoma gjumi, një kopsht të fundosur dhe madje edhe një amfiteatër të vogël privat.

Ndryshe nga shumĂ« personazhe tĂ« famshĂ«m qĂ« zgjedhin The Cotswolds, Depp ka vendosur tĂ« qĂ«ndrojĂ« larg “elitĂ«s sĂ« zgjuar”, siç i quan ai disa nga emrat e mĂ«dhenj qĂ« dikur e lanĂ« pas dore.

NjĂ« burim i afĂ«rt tha: “Ai kĂ«rkon qetĂ«si dhe njerĂ«z qĂ« nuk e gjykojnĂ« pĂ«r tĂ« kaluarĂ«n”.

PavarĂ«sisht se po punon pĂ«r rikthimin e tij si regjisor me filmin e ri Modigliani, Depp e ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se nuk dĂ«shiron mĂ« jetĂ«n e vjetĂ«r. Siç tha vetĂ« nĂ« njĂ« intervistĂ«: “MĂ« anuluan, por nuk doja tĂ« humbisja vetveten”. /Telegrafi/

The post Johnny Depp braktis Cotswolds për një jetë të qetë në East Sussex: zbulohet shtëpia sekrete dhe arsyeja pas zgjedhjes së tij appeared first on Telegrafi.

NdĂ«rprerje e pĂ«rditshme e ujit nĂ« rrugĂ«n “C” nĂ« PrishtinĂ«, banorĂ«t ankohen pĂ«r vĂ«shtirĂ«si nĂ« mes tĂ« vapĂ«s

BanorĂ«t e rrugĂ«s “C” nĂ« PrishtinĂ« po pĂ«rballen me mungesĂ« tĂ« ujit tash e disa ditĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« temperaturat e larta tĂ« verĂ«s po e bĂ«jnĂ« edhe mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«rballimin e kĂ«saj situate.

Sipas tyre, ndërprerjet po ndodhin çdo ditë dhe zgjasin për disa orë, shpesh pa asnjë paralajmërim. Ata janë ankuar në redaksinë e Telegrafit, duke shprehur shqetësimin për mungesën e ujit në një periudhë kur nevojat për ujë janë edhe më të mëdha për shkak të vapës.

BanorĂ«t thonĂ« se nuk kanĂ« marrĂ« asnjĂ« njoftim zyrtar nga Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Prishtina”, pĂ«r mungesĂ«n e ujit./Telegrafi/

The post NdĂ«rprerje e pĂ«rditshme e ujit nĂ« rrugĂ«n “C” nĂ« PrishtinĂ«, banorĂ«t ankohen pĂ«r vĂ«shtirĂ«si nĂ« mes tĂ« vapĂ«s appeared first on Telegrafi.

Refuzuan 170 milionë euro nga City, Chelsea tregon se për sa para e lejojnë largimin e anglezit

Chelsea ka refuzuar një ofertë prej mbi 170 milionë eurosh për Cole Palmer, të ardhur nga Manchester City, ish-klubi i lojtarit.

Londinezët nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë yllin e tyre dhe e kanë ngritur çmimin në një nivel rekord: 250 milionë funte.

Kjo shumë do ta kthente Palmerin në lojtarin më të shtrenjtë në histori, duke kaluar transferimin e Neymar te PSG në vitin 2017, që kushtoi 222 milionë euro. Kërkesa e Chelseat nuk është vetëm strategji negocimi, por edhe një sinjal i qartë i ambicieve të klubit për të ndërtuar një skuadër elitare rreth lojtarëve të vet më të mirë.

Cole Palmer, Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« figurĂ« kyçe nĂ« formacionin e “Blues” qĂ« nga transferimi i tij nĂ« vitin 2023. Me paraqitje mbresĂ«lĂ«nĂ«se, ai ka fituar besimin e tifozĂ«ve dhe ka zgjuar interesin e klubeve tĂ« mĂ«dha nĂ« EvropĂ«.

Këtë sezon, ai ka shkëlqyer si një nga më të mirët në Ligën Premier, me gola, asistime dhe pjekuri në lojë që e dallon nga bashkëmoshatarët. Performanca e tij ka bërë që Chelsea ta konsiderojë të pazëvendësueshëm.

Palmer ka një kontratë afatgjatë me klubin, dhe drejtuesit e Chelseat e shohin si një nga shtyllat mbi të cilat do të ndërtohet projekti afatgjatë i skuadrës. Ata nuk janë të gatshëm ta humbasin për asnjë çmim të zakonshëm.

Ndërkohë, vetë lojtari mbetet i përqendruar në fushë, duke vazhduar me paraqitje në nivele shumë të larta dhe pa u përfshirë në zhurmat e merkatos. /Telegrafi/

The post Refuzuan 170 milionë euro nga City, Chelsea tregon se për sa para e lejojnë largimin e anglezit appeared first on Telegrafi.

❌