❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PD: Standard i dyfishtë në shembjet e ndërtimeve, IKMT nuk prek bizneset e lidhura me pushtetin

✇Albeu
By: V K

Partia Demokratike, ka reaguar sërish lidhur me ndërhyrjet e IKMT-së në zonat turistike, duke akuzuar qeverinë për përdorim të dyfishtë të ligjit dhe mbrojtje selektive të ndërtimeve në varësi të lidhjeve me pushtetin.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, u ndal te shembjet në Theth, ku sipas saj banorët kanë ndërtuar mbi prona private të nxitur nga premtime për legalizim dhe zhvillim të turizmit malor.

Sipas PD-së, reagimi shtetëror ndaj tyre ishte i dhunshëm dhe përjashtues, duke injoruar kontributin e qytetarëve që kishin investuar për jetesën në zonë.

Krahasuar me këtë situatë, PD sjell shembullin e një hoteli në zonën e Currilave, Durrës, për të cilin pretendohet se është në pronësi të familjarit të një drejtori në bashki, që sipas saj nuk është prekur nga asnjë institucion kontrolli.

Partia Demokratike, thekson se ndonëse janë denoncuar prej kohësh raste të ndërtimeve të paligjshme në zona të tjera si Spitallë, Porto Romano dhe Shën Vlash, këto nuk janë bërë objekt hetimi nga SPAK apo IKMT.

Sipas PD-së, ky qasje e pabarabartë përforcon perceptimin se institucionet shtetërore veprojnë në mënyrë selektive, ndërsa qytetarët e zakonshëm ndëshkohen për ndërtimet, në të njëjtat kushte ku të tjerët lejohen të zhvillojnë biznese të mëdha pa pengesa.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike dënon me forcë veprimet arbitrare dhe të padrejta të qeverisë ndaj banorëve të Thethit, të cilët, të nxitur nga premtimet publike të Kryeministrit Edi Rama, për legalizime dhe mbështetje ndaj turizmit malor, ndërtuan me mund dhe sakrificë në pronat e tyre private.

Përgjigjja shtetërore ndaj kësaj iniciative qytetare ishte një akt i dhunshëm, shembja e investimeve dhe mohimi i së drejtës për të zhvilluar jetesën dhe turizmin në zonat malore të Shqipërisë.

Por për të kuptuar më mirë këtë akt të pastër hipokrizie, mjafton të zhvendosemi për pak në Durrës, diku në plazhin e Currilave.

Hoteli që po ndiqni në këto pamje ndodhet në plazhin e Durrësit dhe është në pronësi të familjarit të Ardian Iljazaj me detyrë Drejtor i Shërbimeve në bashkinë Durrës.

Pronari i Hotel Villa Tramonto, me adresë në Durrës dhe në Jonufër Vlorë është Edvald Iljazaj, vëllai i Ardian Iljazaj, Drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit.

Kujtojmë se Ardian Iljazaj, ish-Drejtor i Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, pasi u shkarkua nga Edi Rama live dhe u arrestua nga policia për tjetërsim pronash në Kepin e Rodonit gradohet si Drejtor Shërbimesh në bashkinë e Durrësit.

Ndërkohë, biznesi i familjes së tij lulëzon në mes të Durrësit, pa asnjë shqetësim nga IKMT apo organet e drejtësisë edhe pse ndërtimi është futur pothuaj brenda në det.

Ky është standardi i dyfishtë i qeverisë Rama: qytetarët e zakonshëm, veçanërisht ata që nuk janë të lidhur me pushtetin, përndiqen dhe ndëshkohen: ndërsa klientela e qeverisë mbrohet dhe shpërblehet.

Partia Demokratike ka denoncuar vazhdimisht ndërtimet sidomos së fundmi lejet në këmbim të votave në zona si Spitallë, Porto Romano, Kënetë, Shën Vlash e të tjera në Durrës, por këto raste nuk janë objekt hetimi për SPAK, IKMT apo asnjë institucion tjetër.

Kjo sepse në Shqipërinë e Edi Ramës, ligji aplikohet vetëm kundër qytetarëve që nuk i shërbejnë interesave të tij.

Sepse Edi Rama, shfaqet se është vet ligji, është IKMT, është policia, është prokuroria është SPAK-u është drejtësia, është media, është ekzekutivi.

As nuk mban ndonjë keqardhje as shfaq ndonjë interes për ata qytetarë që kanë investuar jetën e tyre në projekte si ato në Theth, që i kanë ndërtuar me borxhe dhe përkushtim, duke besuar në premtimet e tij boshe.

Në fakt për ne asnjë habi
 të gjitha këto i ka paralajmëruar prej kohësh lideri i opozitës professor Doktor Sali Berisha.

Koncepti i Ramës nuk është ai në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por e kundërta. Kjo është arsyeja pse IKMT nuk shkon në Currilat e Durrësit, ku zaptohen pa frikë plazhet.

 

 

The post PD: Standard i dyfishtë në shembjet e ndërtimeve, IKMT nuk prek bizneset e lidhura me pushtetin appeared first on Albeu.com.

Krim i rëndë në familje/ Vëllai vret vëllanë dhe nipin, pas një debati për transportin e turistëve

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin bregdetar të Budvës në Mal të Zi, ku një vrasje e dyfishtë ndodhi pas një konflikti familjar për biznesin e transportit të turistëve me anije.

Të vrarë mbetën babai dhe djali i tij, ndërsa autori i dyshuar është S.S., 65-vjeç, vëllai i viktimës dhe xhaxhai i djalit të vrarë.

Ngjarja ndodhi pranë një lokali në plazhin Slovenska obala, ku dy palët kishin stenda turistike.

Sipas burimeve policore dhe raportimeve të mediave vendase, vrasjes i ka paraprirë një mosmarrëveshje shumëvjeçare për ndarjen e punës në aktivitetin e përbashkët të transportit me anije.

NjĂ« ditĂ« para krimit, S.S. thuhet se kishte kĂ«rcĂ«nuar familjarĂ«t se do tĂ« “mbyllte hesapet”.

Të nesërmen në mëngjes, ai është paraqitur me armë zjarri, ka qëlluar për vdekje të vëllanë dhe një nga djemtë e tij, ndërsa djali tjetër arriti të shpëtojë.

Pas krimit, i dyshuari është ulur në një lokal aty pranë dhe ka pritur arrestimin nga policia, ku sekuestroi armën dhe e ndaloi menjëherë.

Autoritetet janë në pritje të ekspertizës së plotë, ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve.

The post Krim i rëndë në familje/ Vëllai vret vëllanë dhe nipin, pas një debati për transportin e turistëve appeared first on Albeu.com.

Kush Ă«shtĂ« Çlirim Dogani, bashkĂ«punĂ«tor nĂ« vrasjen e 56-vjeçarit nĂ« Fier (FOTO)

✇Albeu
By: V K

Ky qĂ« shihni nĂ« foton e mĂ«poshtme, Ă«shtĂ« Çlirim Dogani, bashkĂ«punĂ«tor nĂ« vrasjen e 56-vjeçarit nĂ« Fier.

KĂ«tĂ« tĂ« shtunĂ«, policia e Fierit, ka njoftuar se vajza e viktimĂ«s ka bashkĂ«punuar me njĂ« 55-vjeçar, Çlirim Dogani nga Roskoveci pĂ«r tĂ« kryer krimin e rĂ«ndĂ«.

Grupi hetimor, ka dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i cili nga ana tjetër ishte i martuar dhe babai i të fëmijëve në moshë madhore.

Më herët, Ermanilda ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera, por është ndarë pasi babai i saj nuk ka qenë dakord.

Dyshimet janë se ajo e vrau babain, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.

Çlirim Dogani, ndĂ«rkohĂ« mohon tĂ« gjitha akuzat dhe pretebdon se ndodhej nĂ« fshatin e tij shumĂ« larg bendit tĂ« ngjarjes, kur ndodhi krimi.

 

The post Kush Ă«shtĂ« Çlirim Dogani, bashkĂ«punĂ«tor nĂ« vrasjen e 56-vjeçarit nĂ« Fier (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Krimi nĂ« Fier/ Zbardhen detaje tronditĂ«se: Çlirim Dogani lidhje intime me vajzĂ«n e Anesti RamĂ«s, 55-vjeçari i martuar, ndĂ«rsa 26-vjeçarja e fejuar 3 herë 

✇Albeu
By: V K

Grupi hetimor ka dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i cili nga ana tjetër ishte i martuar dhe babai i të fëmijëve në moshë madhore.

Më herët Ermanilda, ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera, por është ndarë pasi babai i saj nuk ka qenë dakord.

Dyshimet janë se ajo e vrau babain, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.

Çlirim Dogani, ndĂ«rkohĂ« mohon tĂ« gjitha akuzat dhe pretebdon se ndodhej nĂ« fshatin e tij shumĂ« larg bendit tĂ« ngjarjes, kur ndodhi krimi.

Ermalinda Rama, mbyti të atin me një tel, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa e ëma e ndihmoi për të fshehur gjurmët dhe më pas ka njoftuar policinë, duke u shprehur se 56-vjeçari kishte humbur jetën në rrethana aksidentale.

The post Krimi nĂ« Fier/ Zbardhen detaje tronditĂ«se: Çlirim Dogani lidhje intime me vajzĂ«n e Anesti RamĂ«s, 55-vjeçari i martuar, ndĂ«rsa 26-vjeçarja e fejuar 3 herë  appeared first on Albeu.com.

Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares në Fier (EMRI)

✇Albeu
By: V K

ËshtĂ« zbardhur e plotĂ« ngjarja e rĂ«ndĂ« qĂ« ndodhi nĂ« fshatin FrashĂ«r tĂ« Patosit, ku njĂ« 56-vjeçar Anesti Rama u mbyt me tel nga vajza e tij 26-vjeçare.

Policia e Fierit, ka njoftuar se vajza ka bashkĂ«punuar me njĂ« 55-vjeçar, Çlirim Dogani, nga Roskoveci pĂ«r tĂ« kryer krimin e rĂ«ndĂ«.

“NĂ« vijim tĂ« hetimeve tĂ« kryera me qĂ«llim dokumentimin e plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« ngjarjes, specialistĂ«t e Seksionit pĂ«r Hetimin e Krimeve KundĂ«r Personit tĂ« DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« Fier bĂ«nĂ« ndalimin e shtetasit Ç. D., 55-vjeç, banues nĂ« fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« sĂ« Fierit, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme”, thuhet nĂ« komunikatĂ«n zyrtare tĂ« policisĂ«.

The post Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares në Fier (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Mori plagë duke shuar zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë drejt Tiranës 42-vjeçari (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Një tjetër i lënduar nga flakët e zjarrit që përfshiu disa fshatra të Delvinës, u nis mbrëmjen e së premtes drejt Tiranës, për të marrë ndihmë të specializuar.

42-vjeçari Apostol Zhupa, nga fshati Kopaçez, ishte në grupin e banorëve që përpiqeshin për të shuar zjarrin e rënë në fshat.

Ai ka marrë shumë plagë djegieje, kryesisht në gjoks dhe shpatulla.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, është nisur mbrëmjen e së premtes me ambulancë drejt Tiranës.

The post Mori plagë duke shuar zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë drejt Tiranës 42-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Sot dita më e nxehtë, rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, temperaturat pritet të arrijnë kulmin sot, me vlera deri në 43°C në qarqet Tiranë, Gjirokastër, Berat dhe Elbasan, ndërsa në Kukës mund të shkojnë deri në 41°C.

Kushtet ekstreme të motit, shoqërohen me rrezik të lartë për shpërthim zjarresh në të gjithë territorin.

Një ditë më parë, situata më e rëndë u regjistrua në Delvinë, ku disa fshatra u përfshinë nga flakët. Janë djegur banesa dhe sipërfaqe të mëdha me pemëtari, ndërsa mbi 2 mijë banorë u evakuuan.

Zjarri, i favorizuar nga era, është përhapur drejt Borshit, ndërkohë që vatra aktive janë regjistruar edhe në malin e Dukatit.

The post Sot dita më e nxehtë, rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin appeared first on Albeu.com.

Sot, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

✇Albeu
By: V K

DitĂ«n e sotme, deputetĂ«t e zgjedhur tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, do t’u drejtohen sĂ«rish ulĂ«seve tĂ« tyre nĂ« pĂ«rpjekjen e radhĂ«s, e pesĂ«dhjetĂ« e treta, pĂ«r tĂ« konstituuar LegjislaturĂ«n e nĂ«ntĂ«, tĂ« dalĂ« nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vazhdimi i radhës mbahet nga ora katërmbëdhjetë, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut, deri më 8 gusht.

Kuvendi sipas kĂ«saj mase tĂ« pĂ«rkohshme do t’i konsumojĂ« ditĂ«t e mbetura tĂ« afatit 30 -ditor, por nuk do tĂ« mund tĂ« marrin asnjĂ« vendim tjetĂ«r deri mĂ« 8 gusht.

Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e shumicës së votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, mirëpo partitë tjera politike, ose nuk pajtohen për emrin e propozuar për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, ose për mënyrën e ndryshimit të votimit për të, nga të hapur në të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

Pas dështimit të tentativës së 52-të të premten, diplomatët perëndimorë, të pranishëm në seancë, shprehën shqetësim për krizën institucionale.

The post Sot, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Delvinë, 11 banesa të djegura e mbi 2 mijë të evakuuar, flakët drejt Borshit

✇Albeu
By: V K

Vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në zonën e Delvinës, të cilat kanë përfshirë fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli, në njësinë administrative Vergo.

Zjarri është përhapur edhe në kodrën përballë fshatit Palavli dhe në zonën sipër baxhos në Kopaçez, prej nga dyshohet se ka avancuar në malin mbi Borsh.

Për shkak të situatës së rrezikshme, mbi 2 mijë banorë nga gjashtë fshatra janë evakuuar gjatë ditës së djeshme.

Bilanci paraprak flet për 11 banesa të djegura dhe dëme të mëdha në bujqësi, pemëtari, ullishte dhe blegtori.

Mes objekteve tĂ« pĂ«rfshira nga flakĂ«t Ă«shtĂ« edhe kisha “ShĂ«n Dhimitri” nĂ« fshatin SenicĂ«. Tre persona kanĂ« marrĂ« djegie dhe janĂ« trajtuar pĂ«r ndihmĂ« mjekĂ«sore.

Zjarret mbeten jashtë kontrollit në disa zona, ndërsa përmasat e dëmeve janë ende në vlerësim.

The post Zjarret në Delvinë, 11 banesa të djegura e mbi 2 mijë të evakuuar, flakët drejt Borshit appeared first on Albeu.com.

Liri me kusht edhe pĂ«r tĂ« dĂ«nuarit e pĂ«rjetshĂ«m, ku ndryshon Kodi Penal/ ÇfarĂ« pĂ«rmban drafti i propozuar

✇Albeu
By: V K

DitĂ«n e djeshme, Ministria e DrejtĂ«sisĂ« prezantoi draftin e ri tĂ« Kodit Penal, i cili do t’i nĂ«nshtrohet njĂ« procesi tĂ« gjerĂ« konsultimi publik.

Ministri Ulsi Manja, theksoi se ky draft është produkt i një grupi të pavarur ekspertësh të njohur të fushës, në drejtimin e Shkollës së Magjistraturës.

Ministri vuri në dukje se Kodi aktual Penal, nuk i përgjigjet më sfidave të kohës dhe zbatimi i tij paraqet vështirësi reale për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, ndaj riformatimi konceptual dhe strukturor është jo vetëm i domosdoshëm, por edhe i pashmangshëm.

Ai sqaroi se ky draft i ri është i hapur për diskutim dhe se nuk do të jetë përfundimtar pa kaluar më parë nëpër filtrin e konsultimeve. Ministri bëri një ftesë të drejtpërdrejtë për përfshirje në këtë proces.

“Dua tĂ« ftoj profesionistĂ«t e ligjit, gjyqtarĂ«, prokurorĂ«, avokatĂ«, institucionet e drejtĂ«sisĂ«, Avokatin e Popullit dhe njĂ« ftesĂ« tĂ« veçantĂ« pĂ«r opozitĂ«n parlamentare, opozitĂ«n e vendit tim, qĂ« tĂ« kontribuojnĂ« me ekspertizĂ« dhe pjesĂ«marrje aktive nĂ« tryezat e konsultimit”, – deklaroi ai.

Manja foli edhe për rëndësinë e draftit, në procesin e integrimit.

“NĂ« BE shkon ShqipĂ«ria, jo vetĂ«m njĂ« forcĂ« politike. Mund tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« Kod Penal modern, efektiv dhe nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me standardet e BE”, – u shpreh Ministri i DrejtĂ«sisĂ«.

Sipas tij me përfundimin e konsultimit dhe marrjes së certifikimit në Bruksel, drafti i ri do të kalojë për miratim në Kuvend, me shumicë të cilësuar.

PROPOZIMET

Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, shpjegoi risinë që lidhet me shkeljet e punonjësve të administratës së Tatimeve.

Ndërsa prezantoi disa prej ndryshimeve, ai tha se kanë parashikuar ashpërsim masash për krimet ndaj të miturve.

“Ne kemi ndjekur alternativĂ«n qĂ« administrata tatimore dhe autoriteti tatimor do tĂ« vlerĂ«sojnĂ« administrivisht shkeljet e para dhe nĂ«se shkeljet e dyta do tĂ« pikasen atĂ«herĂ« merr juridiksion sistemi i drejtĂ«sisĂ« penale. NĂ«se shkelja e parĂ«, qĂ« nĂ« rrugĂ« tĂ« zakonshme vlerĂ«sohet nga pikĂ«pamja administrative, Ă«shtĂ« me nivel tĂ« lartĂ« shmangie evazioni, sjell kompetencĂ«n e prokurorit tĂ« ushtrojĂ« ndjekjen penale pavarĂ«sisht zgjidhjes sĂ« rregullit qĂ« pĂ«rshkrova. Nga pikĂ«pamja praktike, do tĂ« ulĂ« numrin e çështjeve, por do tĂ« shtojĂ« edhe pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e organeve pĂ«rkatĂ«se”, u shpreh ai.

Arben Rakipi, tha se kanë propozuar edhe aplikimin e lirimit me kusht për të dënuarit me burg përjetë.

“Lirim para kohe me kusht. Ne kemi pasur disa pengesa qĂ« lidhen me aplikimin e lirimit me kusht pĂ«r burgimin e pĂ«rjetshĂ«m. PĂ«rfundimisht diskutimi i gjatĂ« Ă«shtĂ« se mund ta aplikojmĂ« lirimin me kusht pĂ«r dĂ«nimin e pĂ«rjetshĂ«m. ËshtĂ« propozim shumĂ« i guximshĂ«m, debati ka qenĂ« i fortĂ«, sepse kĂ«tu pleksen shumĂ« gjĂ«ra njĂ« pjesĂ« e tĂ« cilave i pĂ«rmenda, paqja sociale, viktima, rendi publik, shkalla e kriminalitetit etj., por nisur nga besimi qĂ« edhe personalisht kam, qĂ« njerĂ«zit ndryshojnĂ« dhe pĂ«rmirĂ«sohen nĂ«se puna me ta Ă«shtĂ« e efektshme”.

PROPOZIMET, DRAFTI I KODIT TË RI PENAL

DREJTËSIA RESTAURUESE:

Dispozita të posaçme për riparimin e dëmit të shkaktuar viktimës

Ridimensionim tërësor i sistemit të dënimit penal, duke vendosur kritere objektive për caktimin e dënimit nga gjykata duke shmangur arbitraritetin dhe zbatimin preferencial të ligjit penal

Shtimi i llojeve të dënimeve alternative të dënimit me burgim për vepra penale të lehta, si dhe i dënimeve plotësuese

Përcaktimi i përgjegjësisë penale për mbajtjen e lëndëve narkotike sipas sasisë dhe llojit të lëndës Kriminalizimi i veprave të reja

Terrorizmi kibernetik, trafiku i armëve, evazioni fiskal i sofistikuar, krimet kundër mjedisit etj.

Trafikimi i armëve të printuara 3D, numërtimi i rremë i armëve dhe ndërhyrja në numërtimin e tyre

Veprat penale në fushën e prokurimit publik dhe konfliktit të interesit

Ofrimi i ushqimit të pasigurtë, mashtrimi me produktet ushqimore, paraqitja e rremë të produktit ushqimor

Punësimin e paligjshëm të shtetasve të huaj apo pa shtetësi

Falsifikimi i mjeteve të pagesës cash dhe jo cash, mjeteve matëse, numrave të mjeteve motorike

Pengimi i drejtësisë, keqdrejtimi i organeve procedurës për autorin e krimit

Vrasja me përçmim të viktimës, shkaktim i vetëvrasjes nëpërmjet bullizmit, porosia për të kryer vrasje

MASAT EDUKATIVE PËR TË MITURIT

Rikonceptim i trajtimit të të miturve; Sigurojnë/ garantojnë zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror të të miturit;

Llojet: këshillimi; mbikëqyrja e veçantë nga prindi, prindi birësues ose kujdestari, mbikëqyrja në përkujdesje alternative dhe vendosja në një institucion të përkujdesjes edukativo-korrigjuese;

NĂ« caktimin e tyre merren parasysh njĂ« sĂ«rĂ« faktorĂ«sh dhe Masa mĂ« e rĂ«ndĂ« edukuese – aplikohet si alternativĂ« e fundit;

Një rol qendror i jepet Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, strukturave përkatëse të mbrojtjes së fëmijës në nivel vendor apo çdo organi tjetër kompetent;

Gjykata cakton një/disa detyrime të veçanta ndaj të miturit, kur kjo është e domosdoshme për arritjen e qëllimit të masës, si kërkimi i faljes, dëmshpërblimi, etj..

The post Liri me kusht edhe pĂ«r tĂ« dĂ«nuarit e pĂ«rjetshĂ«m, ku ndryshon Kodi Penal/ ÇfarĂ« pĂ«rmban drafti i propozuar appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.8 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 103.2 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik,do blihet me 110.2 lekë dhe do shitet me 111.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Manchester City gjen pasuesin e Ederson, kushton 13 mln euro

✇Albeu
By: V K

Pas një sezoni poshtë pritshmërive, pavarësisht vendit të tretë në Premier League, Manchester City ka nisur një revolucion të mirëfilltë në merkato.

Pas afrimeve tĂ« bujshme si Tijjani Reijnders, Rayan AĂŻt-Nouri, Rayan Cherki dhe talenti norvegjez Sverre Nypan, klubi po pĂ«rgatit njĂ« tjetĂ«r goditje – kĂ«tĂ« herĂ« nĂ« portĂ«.

Sipas asaj që raporton The Athletic, City ka vendosur të rikthejë në shtëpi portierin e ri James Trafford, duke aktivizuar klauzolën e riblerjes që kishte me Burnley.

Trafford, i lindur nĂ« vitin 2002, ishte shitur pĂ«r 17 milionĂ« euro nĂ« verĂ«n e vitit 2023, ndĂ«rsa tani operacioni mbyllet pĂ«r 30 milionĂ« euro – por City, do tĂ« paguajĂ« realisht vetĂ«m 13 milionĂ«, pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« mĂ«parshme tĂ« marrĂ«veshjes.

Pep Guardiola e ka kërkuar personalisht rikthimin e portierit anglez, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe pritet të luftojë për vendin e titullarit.

Sipas të njëjtave burime, Ederson mund të përfundojë në stol dhe mund të largohet këtë verë.

The post Manchester City gjen pasuesin e Ederson, kushton 13 mln euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 26 Korrik 2025/ Temperatura që do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme  dhe të nxehta me temperatura që do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius në disa qytete.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në Verilindje e Juglindje.

Era pritet të jetë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s

Për pasojë deti do të ketë një valëzim të forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 26 Korrik 2025/ Temperatura që do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 26 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi

Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret do ju duhet ti kushtojnë vëmendje disa thashethemeve qe sjellin mosmarrëveshje.

Puna: Në këtë ditë do të ketë synime të rëndësishme si në punë ashtu edhe në studime, thjesht duhet të jeni të durueshëm.

Demi

Dashuria: Një ditë e mbushur me aventura sentimentale dhe flirte, beqarët nuk do kalojnë pa u vënë re, por ata që janë tashmë në çifte gjithashtu do të bien në sy. Tregohuni të vëmendshëm ndaj njerëzve që i frekuentoni, jo të gjithë janë të sinqertë.

Puna: Në punë do të jeni krijues dhe do të merrni shpërblime për angazhimin tuaj.

Binjakët

Dashuria: Kokëfortësia juaj shpesh ju bën të pakëndshëm. Edhe ata pranë jush do ta kenë të vështirë të lidhen me një karakter kaq rebel dhe të zjarrtë. Nëse jeni beqarë do të bëni takime interesante dhe do të keni mundësi të bëni miqësi të reja dhe flirte të reja.

Puna: NĂ«se keni ndonjĂ« projekt tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, do tĂ« keni çdo shans t’i pĂ«rfundoni ato me sukses.

Gaforrja

Dashuria: Do të ketë këndvështrime të reja për të ardhmen dhe projekte të reja për jetën private që po përpiqeni të ndiqni me zell. Tregime të reja dashurie që vijnë edhe për zemrat e vetmuara, mund të bëni takime vërtet të jashtëzakonshme.

Puna: Do të korrni frytet e asaj që keni mbjellë dhe do të përfitoni nga përparimi i madh në sferën financiare.

Luani

Dashuria: Faza pozitive pĂ«r dashurinĂ«, Jupiteri dhe Venusi ju japin entuziazĂ«m dhe energji tĂ« madhe. Ndjenjat janĂ« baza e jetĂ«s tuaj dhe ju po bĂ«ni gjithçka pĂ«r t’i mbajtur ato gjallĂ«. KohĂ« e mirĂ« pĂ«r beqarĂ«t, takime tĂ« reja nĂ« horizont dhe kĂ«ndvĂ«shtrime tĂ« reja pĂ«r dashurinĂ«.

Puna: Shumë nga shenjat po përparojnë mirë dhe konfirmimet e para janë tashmë të dukshme. Jetë e sigurt për të ardhmen.

Virgjëresha

Dashuria: Venusi vazhdon të mbrojë marrëdhënien tuaj dhe gjithçka do të vazhdojë pa probleme, të paktën për sot. Varet nga ju që të bëni pjesën tuaj që gjërat të funksionojnë. Beqarët në kërkim të dashurisë do të jenë në gjendje të gjejnë personin e ëndrrave të tyre.

Puna: Në punë do të ketë lajme të mira dhe perspektiva të mira edhe për të bërë investime me fat.

Peshorja

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 26 Korrik 2025

Dashi

Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret do ju duhet ti kushtojnë vëmendje disa thashethemeve qe sjellin mosmarrëveshje.

Puna: Në këtë ditë do të ketë synime të rëndësishme si në punë ashtu edhe në studime, thjesht duhet të jeni të durueshëm.

Demi

Dashuria: Një ditë e mbushur me aventura sentimentale dhe flirte, beqarët nuk do kalojnë pa u vënë re, por ata që janë tashmë në çifte gjithashtu do të bien në sy. Tregohuni të vëmendshëm ndaj njerëzve që i frekuentoni, jo të gjithë janë të sinqertë.

Puna: Në punë do të jeni krijues dhe do të merrni shpërblime për angazhimin tuaj.

Binjakët

Dashuria: Kokëfortësia juaj shpesh ju bën të pakëndshëm. Edhe ata pranë jush do ta kenë të vështirë të lidhen me një karakter kaq rebel dhe të zjarrtë. Nëse jeni beqarë do të bëni takime interesante dhe do të keni mundësi të bëni miqësi të reja dhe flirte të reja.

Puna: NĂ«se keni ndonjĂ« projekt tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, do tĂ« keni çdo shans t’i pĂ«rfundoni ato me sukses.

Gaforrja

Dashuria: Do të ketë këndvështrime të reja për të ardhmen dhe projekte të reja për jetën private që po përpiqeni të ndiqni me zell. Tregime të reja dashurie që vijnë edhe për zemrat e vetmuara, mund të bëni takime vërtet të jashtëzakonshme.

Puna: Do të korrni frytet e asaj që keni mbjellë dhe do të përfitoni nga përparimi i madh në sferën financiare.

Luani

Dashuria: Faza pozitive pĂ«r dashurinĂ«, Jupiteri dhe Venusi ju japin entuziazĂ«m dhe energji tĂ« madhe. Ndjenjat janĂ« baza e jetĂ«s tuaj dhe ju po bĂ«ni gjithçka pĂ«r t’i mbajtur ato gjallĂ«. KohĂ« e mirĂ« pĂ«r beqarĂ«t, takime tĂ« reja nĂ« horizont dhe kĂ«ndvĂ«shtrime tĂ« reja pĂ«r dashurinĂ«.

Puna: Shumë nga shenjat po përparojnë mirë dhe konfirmimet e para janë tashmë të dukshme. Jetë e sigurt për të ardhmen.

Virgjëresha

Dashuria: Venusi vazhdon të mbrojë marrëdhënien tuaj dhe gjithçka do të vazhdojë pa probleme, të paktën për sot. Varet nga ju që të bëni pjesën tuaj që gjërat të funksionojnë. Beqarët në kërkim të dashurisë do të jenë në gjendje të gjejnë personin e ëndrrave të tyre.

Puna: Në punë do të ketë lajme të mira dhe perspektiva të mira edhe për të bërë investime me fat.

Peshorja

Dashuria: Sot dita do të fillojë nën kujdesin më të mirë për sa i përket sferës sentimentale, por ende disa dyshime të vogla mbeten në zemrën tuaj. Beqarët do jenë të shqetësuar dhe ankthi i tyre do të ndikojë në marrëdhëniet me miqtë dhe familjen.

Puna: SidoqoftĂ«, disonanca e Saturnit nuk tregon asnjĂ« shenjĂ« tĂ« zvogĂ«limit, paparashikimet e vogla nĂ« punĂ« nuk mund t’ju shqetĂ«sojnĂ«.

Akrepi

Dashuria: Ndryshimet e reja janĂ« nĂ« sy nĂ« jetĂ«n e dashurisĂ«. ËshtĂ« koha e duhur pĂ«r tĂ« parĂ« tĂ« ardhmen pas disa zhgĂ«njimeve. PĂ«r beqarĂ«t Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« pak konfuze, ata do tĂ« duhet tĂ« kuptojnĂ« se çfarĂ« duan nga jeta.

Puna: Perspektiva të shkëlqyera për ata që kanë një profesion dhe duan të bëjnë karrierë, promovime të shkëlqyera janë në rrugë të mbarë.

Shigjetari

Dashuria: Nëse keni nevojë të reflektoni në historinë tuaj të dashurisë, është më e përshtatshme që të merrni kohën për të parë brenda. Ndoshta ju duhet të bëni vend për veten tuaj, ndjeheni të mbytur! Beqarët mund të takojnë njerëz të rinj dhe të përjetojnë emocione të bukura.

Puna: Forca dhe energjia juaj nuk ka asgjë të barabartë dhe me Jupiterin ju tregon se si gjithçka do të duket më e thjeshtë.

Bricjapi

Dashuria: Dashuria Ă«shtĂ« e pranishme nĂ« jetĂ«n tuaj, kĂ«shtu qĂ« pĂ«rpiquni tĂ« merrni gjithçka qĂ« mund t’ju japĂ« tĂ« mira. Çdo histori ka kontraste dhe jo gjithçka Ă«shtĂ« gjithmonĂ« trĂ«ndafila dhe lule! BeqarĂ«t, nga ana tjetĂ«r, do tĂ« duhet tĂ« mendojnĂ« pĂ«r tĂ« kultivuar dhe ruajtur atĂ« qĂ« ata nuk e kanĂ« pushtuar.

Puna: NĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« mund tĂ« lindin mundĂ«si tĂ« reja pune, tĂ« cilat nuk mund t’i refuzoni.

Ujori

Dashuria: NĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« ju jeni tĂ« vendosur tĂ« pastroni disa dyshime me tĂ« dashurin tuaj. Çiftet e konsoliduara pĂ«rkundrazi do tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« kryejnĂ« disa projekte tĂ« reja. Edhe pĂ«r beqarĂ«t, ndjenjat janĂ« njĂ« kohĂ« e mirĂ«, por duhet tĂ« keni qĂ«llimin e duhur pĂ«r t’i mirĂ«pritur ata.

Puna: Puna është përparësia juaj dhe kjo është ajo ku ju do të përqendroni të gjithë forcën dhe energjinë tuaj, duke shpresuar ta bëni atë.

Peshqit

Dashuria: Çiftet e sigurta tĂ« ndjenjave tĂ« tyre nuk do tĂ« kenĂ« dyshime, ndĂ«rsa do tĂ« tundohen ata qĂ« do tĂ« ndikohen nga njerĂ«zit e jashtĂ«m. BeqarĂ«t mund tĂ« pĂ«rballen me njĂ« zgjedhje qĂ« nuk mund ta shmangin.

Puna: Puna vazhdon në mënyrë të mrekullueshme dhe do të ketë lajme të tjera që vijnë shumë shpejt, ndoshta me përparimin në karrierë.

The post Horoskopi 26 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Me plis nĂ« kokĂ«, “shqiponjĂ«â€ dhe valle shqiptare! Futbollisti i Interit e “djeg” nĂ« dasmĂ«n pĂ«rrallore me modelen shqiptare

✇Albeu
By: M C

Benjamin Pavard, futbollisti i Interit dhe përfaqësueses së Francës, është kurorëzuar në martesë gjatë fundjavës së kaluar me bukuroshen shqiptare, Kleofina Pnishi.

Çifti ishte bashkĂ« prej kohĂ«sh dhe pas propozimit pĂ«r martesĂ« qĂ« lojtari i bĂ«ri modeles shqiptare pikĂ«risht gjatĂ« pushimeve nĂ« bregdetin e Jugut tĂ« vendit tonĂ« nĂ« verĂ«n e kaluar, ka ardhur edhe dasma pĂ«rrallore nĂ« Amalfi tĂ« ItalisĂ«.

 

Një dasmë e shijuar për dy ditë me radhë në lokalitetin italian, me ceremoninë mes miqsh, e padyshim edhe banketin, ku nuk mungoi muzika e vallet shqiptare, plisat e festimet tradicionale.

Video    

Videot u publikuan në rrjetet sociale nga Kleofina e cila ka ndarë me ndjekësit e shumtë momentet e festës së ditës së paharrueshme për të.

The post VIDEO/ Me plis nĂ« kokĂ«, “shqiponjĂ«â€ dhe valle shqiptare! Futbollisti i Interit e “djeg” nĂ« dasmĂ«n pĂ«rrallore me modelen shqiptare appeared first on Albeu.com.

A do bënte një bashkëpunim me të? Klajdi habit me deklaratën: Jam tallur me Rozanën dhe


✇Albeu
By: M C

Klajdi Musabelliu dhe Rozana Radi kanĂ« patur debate tĂ« forta kur ishin brenda shtĂ«pisĂ« mĂ« tĂ« famshme nĂ« ShqipĂ«ri, “Big Brother VIP 4”.

GjatĂ« njĂ« interviste pĂ«r “Pushime On Top”, Eni Shehu e pyeti nĂ«se do tĂ« bĂ«nte njĂ« bashkĂ«punim me kĂ«ngĂ«taren e njohur.

KĂ«ngĂ«tari u shpreh ‘kurrĂ« mos thuaj kurrë’ , por pĂ«r momentin ka shumĂ« gjĂ«ra qĂ« po merret dhe po pĂ«rpiqet qĂ« tĂ« jetĂ« i kujdesshĂ«m dhe selektiv nĂ« materialet qĂ« zgjedh.

Musabelliu tha gjithashtu se loja ka mbaruar dhe nĂ« “Big Brother” hyri pĂ«r tu kĂ«naqur dhe argĂ«tuar:

“UnĂ« besoj se kam qenĂ« shumĂ« i qartĂ« jo vetĂ«m me RozanĂ«n po me tĂ« gjithĂ«, qĂ« kam luajtur, kam qeshur, jam argĂ«tuar, jam tallur pak me thĂ«nĂ« tĂ« drejtĂ«n, nuk e mohoj kĂ«tĂ«â€.

Pjesë nga intervista:

NjĂ« bashkĂ«punim qĂ« nuk do doje t’a bĂ«je, Rozana?

Big-u mbaroi, për mua loja mbaroj. Ne ngelemi shokë, miq, kolegë, pavarësisht ça u tha, ça u bë. Edhe në jetën e vërtetë kështu funksionojnë raportet, zihesh, mban mëri, akuzohesh, shahesh, thashetheme pas krahëve. Pastaj ritakohesh, pra kjo nuk është një gjë që ndodh për herë të parë. Ok, aty ishte publike gjëja. Pastaj del jashtë dhe merr një tjetër kuptim, një tjetë peshë. Unë besoj se kam qenë shumë i qartë jo vetëm me Rozanën po me të gjithë, që kam luajtur, kam qeshur, jam argëtuar, jam tallur pak me thënë të drejtën, nuk e mohoj këtë. Sepse hyra në Big Brother për tu kënaqur.

Tani që jeni jashtë dhe gjithçka ka mbaruar, më trego pak për Rozanën në aspektin artistik.

Do doje të kishe një bashkëpunim me të?

Të thashë kurrë mos thuaj kurrë, nuk e dihet. Po për momentin ngaqë kam këtë tjetrën me Nestin, jam bërë shumë lëmsh se kam disa gjëra nëpër duar, kërkesa, oferta, nuk po di të zgjedh, po përpiqem ti bëj gjërat avash avash, i kujdesshëm dhe selektiv në materialet që zgjedh. Të mbyllim këtë me Elvanën njëherë.

The post A do bënte një bashkëpunim me të? Klajdi habit me deklaratën: Jam tallur me Rozanën dhe
 appeared first on Albeu.com.

Milani bën gati ofertën e radhës për Ardon Jasharin

✇Albeu
By: M C

Pas zyrtarizimit të afrimit të mbrojtësit Pervis Estupiñan nga Brighton, që zë vendin e lënë bosh nga Theo Hernandez, AC Milan është gati të intensifikojë fushatën e saj në merkato me një tjetër goditje të rëndësishme: mesfushorin e Zvicrës dhe Club Brugge, Ardon Jashari.

Kuqezinjtë kanë çuar përpara largimin e disa emrave si Emerson Royal, Yacine Adli, Lorenzo Colombo, Ismaël Bennacer dhe Noah Okafor, duke krijuar hapësirë financiare dhe taktike për afrime të reja.

Në krye të listës së dëshirave është 22-vjeçari Jashari, për të cilin Milani ka bërë një ofertë të rëndësishme: 32 milionë euro në pagesë fikse dhe 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Megjithatë, kjo ofertë u refuzua nga Club Brugge, që kërkon plot 40 milionë euro për kartonin e mesfushorit.

DĂ«shira e vetĂ« Jasharit pĂ«r t’u transferuar te Milani mbetet faktori kyç qĂ« po i jep optimizĂ«m drejtuesve tĂ« klubit italian. Mesfushori me origjinĂ« shqiptare ka refuzuar çdo ofertĂ« tjetĂ«r, duke i dhĂ«nĂ« pĂ«rparĂ«si vetĂ«m kalimit nĂ« “San Siro”.

Ai ka lënë të kuptohet qartë këtë synim, duke stërvitur veçmas ekipit të tij aktual dhe duke munguar në debutimin sezonal të Club Brugge në Superkupë.

Negociatat vijojnë, por në Milano mbizotëron bindja se marrëveshja do të arrihet brenda pak ditësh. Me afrimin e Jasharit, kuqezinjtë synojnë të forcojnë ndjeshëm repartin e mesfushës dhe të kompletojnë një merkato verore ambicioze.

The post Milani bën gati ofertën e radhës për Ardon Jasharin appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e së premtes në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjes për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës, Delvinë.

Gjatë vizitës, Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm të komisar Trocit dhe shprehu mirënjohje për përkushtimin e forcave në terren. Ai bëri thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi qytetare në përballimin e situatës me zjarret që po prekin vendin.

“VlerĂ«soj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikĂ«se, emergjencave civile, forcave tĂ« armatosura dhe pushtetit vendor nĂ« pĂ«rballimin e kĂ«saj situate tĂ« vĂ«shtirĂ« me temperatura shumĂ« tĂ« larta. Ftoj qytetarĂ«t tĂ« tregojnĂ« kujdes dhe pĂ«rgjegjĂ«si, parandalimi fillon nga secili prej nesh”, u shpreh Presidenti.

Ai theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit, ndërsa paralajmëroi se çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe me pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë.

The post Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë appeared first on Albeu.com.

Letra për kryeministrin Starmer, mbi 220 deputetë britanikë i bëjnë thirrje Londrës të njohë Palestinën

✇Albeu
By: M C

Më shumë se 220 deputetë britanikë nga nëntë parti të ndryshme i kanë dërguar një letër kryeministrit laburist Keir Starmer dhe sekretarit të jashtëm David Lammy duke i kërkuar Mbretërisë së Bashkuar që ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez.

Iniciativa dypartiake, e iniciuar nga deputetja me shumicĂ« Sarah Champion, pĂ«rfshin mĂ« shumĂ« se njĂ« tĂ« tretĂ«n e DhomĂ«s sĂ« Komunave dhe vjen pasi presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi njohjen pĂ«rballĂ« “katastrofĂ«s humanitare” nĂ« Gaza tĂ« shkaktuar nga bllokada e ndihmĂ«s nga Izraeli.

Kështu, pas Francës, edhe Britania e Madhe po merr iniciativën për njohjen e Palestinës. Një politkë e kundërt me atë të SHBA-së, e cila nuk është e gatshme për të njohur Palestinën si shtet.

The post Letra për kryeministrin Starmer, mbi 220 deputetë britanikë i bëjnë thirrje Londrës të njohë Palestinën appeared first on Albeu.com.

Shefja e BE-sĂ« gati pĂ«r bisedime me Trumpin, nĂ« ‘tryezë’ do tĂ« jenĂ« tarifat

✇Albeu
By: M C

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, në Skoci në lidhje me tensionet transatlantike sa i përket tarifave, teksa ka mbetur vetëm një javë deri në afatin e fundit për negociata.

Në përpjekje për të ulur deficitin tregtar për vendin e tij, Trump ka premtuar se do të vendosë tarifa ndëshkuese ndaj dhjetëra vendeve nëse ato nuk arrijnë marrëveshje me Uashingtonin deri më 1 gusht.

Bashkimi Evropian – qĂ« po pĂ«rballet me njĂ« tarifĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme prej 30 pĂ«r qind – po kĂ«rkon njĂ« marrĂ«veshje me administratĂ«n e Trumpit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« po pĂ«rgatit edhe masa hakmarrĂ«se nĂ« rast se bisedimet dĂ«shtojnĂ«.

“Pas njĂ« telefonate tĂ« mirĂ« me presidentin e SHBA-sĂ«, jemi pajtuar tĂ« takohemi tĂ« dielĂ«n nĂ« Skoci pĂ«r tĂ« diskutuar marrĂ«dhĂ«niet tregtare transatlantike dhe mĂ«nyrat pĂ«r t’i mbajtur ato tĂ« forta”, shkroi von der Leyen nĂ« platformĂ«n X.

Takimi në nivel të lartë vjen pas për disa ditë ka pasur sinjale se Komisioni Evropian dhe administrata amerikane po afron drejt një marrëveshjeje, por Trump të premten vuri në dyshim këtë skenar.

Duke folur pĂ«r gazetarĂ«t teksa largohej nga ShtĂ«pia e BardhĂ« pĂ«r nĂ« Skoci, Trump vlerĂ«soi se kishte “50-50” shanse pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje me bllokun prej 27 shtetesh.

Të 27 vendet e BE-së i kanë dhënë Komisionit Evropian mandatin që të përqendrohet në përpjekjet drejt një marrëveshjeje që do të shmangte tarifat e rënda amerikane.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e BE-së po ashtu shprehën besimin se ishin në prag të një marrëveshjeje, para se Trump të kërcënonte me rritjen e tarifave në 30 për qind.

Në rast se bisedimet dështojnë, vendet anëtare të BE-së miratuan të enjten një paketë masash hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 109 miliardë dollarësh, e cila do të zbatohet në faza duke filluar nga 7 gushti.

Që nga nisja e fushatës së tarifave, administrata e Trumpit ka arritur pesë marrëveshje, përfshirë ato me Britaninë, Japoninë dhe Filipinet./REL

The post Shefja e BE-sĂ« gati pĂ«r bisedime me Trumpin, nĂ« ‘tryezë’ do tĂ« jenĂ« tarifat appeared first on Albeu.com.

❌