Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ish-drejtori i burgut të Drenovës, nën hetim/ Fation Fasho lejoi modelen në takim special me Laert Haxhiun

KORÇË- Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë së burgut të Drenovës.

Fatjon Fasho ish-drejtor burgu dhe Sokol Kaçoli, shef policie në këtë burg, po hetohen nga prokuroria për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Hetimi filloi pas takimit të modeles nga Kosova Ziza Pajaziti me të dënuarin me burg të përjetshëm Laert Haxhiu.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Korçës bëjnë të ditur se është vetëm faza e parë e fillimit të hetimit.

Në vijim, pas sekuestrimit të protokollit të ndjekur nga Drejtoria e Burgjeve për rastin në fjalë si dhe sekuestrimi i rregullores së brendshme të burgjeve, do të këtë dhe një hetim më të thelluar për zbatimin e këtij protokolli nga ana e stafit të brendshëm të këtij institucioni.

Pas verifikimit të dokumentit të martesës se Ziza Pajazitit me të burgosurin Vladimir Kurti, dokument qe i është paraqitur drejtorisë së burgjeve, do të verifikohet edhe fakti  që në vend të Kurtit, në takim me Pajazitin, ka shkuar Laert Haxhiu.

Gjatë hetimeve paraprake në rast se provohet se ka elemente të korrupsionit, për shkak të kompetencës dosja do të transferohet në Prokurorinë e Posaçme.

Pak ditë më parë Fatjon Fasho u shkarkua nga detyra ndërsa shefi i Policisë së burgut u pezullua nga detyra pasi Laert Haxhiut iu gjet në qeli një telefon celular./abcnews.al

 

Asnjë produkt blegtoral pa faturë/ Të hënën nisin kontrollet në tregje e subjekte

TIRANË- Çdo subjekt që do të tregtoj produkte blegtorale si qumësht apo mish pa fature fiskale që të konfirmojë origjinën e tyre do të përballem me sekuestrim të mallit dhe penalitete.

Kreu i financave Petrit Malaj dhe ministrja e Bujqësisë paralajmëruan të gjitha bizneset se duke nisur nga java e ardhshme nuk do të ketë më asnjë tolerim.

Sipas Denaj, kjo masë është e domosdoshme për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit si dhe formalizimin e  të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë.

Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, në kuadër të integrimit në  Bashkimin Europian/abcnews.al

Ekstradohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

SHQIPËRI– Ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, 3 shtetas shqiptarë, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të ekstraduarit:

-M. H. alias M. P., i kapur në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P. i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim;

-A. G., 40 vjeç, i kapur në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike Cannabis Sativa, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë;

-S. O., i kapur në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë.

Zjarre në Kurbin dhe Fier/ Mbrojtja Civile: 5 vatra flakësh në vend

Zjarri i renë mesditën e premtes në fshatin Skuraj të Kurbinit, ka djegur disa hektarë sipërfaqe masiv pyjor. Për shuarjen e vatrave janë aktivizuar tre zjarrfikëse, por për shkak të terrenit të vështirë është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.

Helikopteri i forcave të armatosura ka bërë të mundur izolimin e disa prej vatrave në zonën e malësisë së Kurbinit. Mëngjesin e kësaj të shtune aksionit për shuarjen e flakëve i janë bashkuar edhe forca nga agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Një zjarr ka rënë këtë mesditë edhe në Fier, në vendin e quajtur “Ura e Daullasit”. Zjarri është shkaktuar nga fermerët e zonës të cilët djegin sipërfaqet e tokave bujqësore. Flakët kanë shkaktuar panIK tek banorët e zonës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat ndodhen pranë shtyllave të tensionit të lartë.

Për të shmangur rrezikun është bërë edhe stakimi i energjisë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 5 vatra janë ende aktive.

Flakët nuk janë shuar ende në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan të Bulqizës. Zjarri ka qenë me intensitet të ulët dhe nuk pati rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara. për pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 19 ha, ndërsa në operacion janë angazhuar ekipet zjarrfikëse që të mbajnë nën kontroll situatën për të mos e lënë këtë vatër të përparojë.

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive edhe në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve” në Lurë, ku është djegur një sipërfaqe prej 30 hektarësh.

Ministria e Mbrojtjes raporton vatra aktive në Rrogozhinë e Elbasan, ndërsa vijojnë operacionet për shuarjen e tyre.

Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur rreth 91 hektarë sipërfaqe. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit apelin për qytetarët që të raportojnë çdo rast dhe të tregojnë përgjegjshmëri.

Shkaktoi aksidentin me dy të vdekur/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, i dënuar me 7 vjet burg

TIRANË– Një 40-vjeçar, i dënuar në mungesë me burg është arrestuar në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar  Klajdi Ruçi me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky person në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve.

Ai u arrestuar në zonën e Shkozës dhe tashmë do të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata.

 

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë

  Në zbatim të detyrave të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontroll të imtësishëm të territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, bazuar në informacion të siguruar në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti […]

The post Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë appeared first on FaxWeb.

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

Me kërkesë të prokurorit Adnan Xholi, Gjykata e Posaçme konfirmoi masat që ishin mungesë ndaj shtatë të arrestuarve si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Amerika Latine. Në masën arrest në burg përfunduan Arjan Gjata Vilson Roci, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Mecja, Selami Lushkaj dhe Erjon Dani, ish shef komisariati. Hetimi dy […]

The post SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati appeared first on FaxWeb.

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, 3 shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradimi i Mikel Hoxha alias Mikel Papa, Armando Gropa dhe Suard Onuzi u bë si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë, Bruksel dhe Beograd. Më Konkretisht: -Mikel Hoxha alias Mikel Papa, i kapur në Greqi, […]

The post EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë appeared first on FaxWeb.

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pasi Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dorëzoi armët. “”Plaga” 47-vjeçare e terrorizmit” po i afrohet fundit dhe po hapet një “faqe e re” në historinë e Turqisë”, tha ai. Erdogan foli në hapjen e takimit të 32-të të konsultimit dhe vlerësimit në një hotel në Ankara. “Turqia […]

The post Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit appeared first on FaxWeb.

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Pas tarifave të reja ndaj Kanadasë, është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një letër Brukselit që përmbante tarifat e reja për shtetet anëtare. “Duke filluar nga 1 gushti 2025, ne do të aplikojmë një tarifë prej 30% të Bashkimit Evropian për produktet e BE-së të eksportuara në Shtetet e Bashkuara, të ndara nga të gjitha […]

The post Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së appeared first on FaxWeb.

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se është njoftuar për vdekjen e shtetasit amerikan Saif Musallat në Bregun Perëndimor, në vazhdën e një sulmi të kolonëve izraelitë në zonë. Agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar Ministrinë lokale të Shëndetësisë, pohoi se Musallat, një i ri tek të njëzetat, ndërroi jetë pas rrahjes çnjerëzore nga kolonët […]

The post Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH! appeared first on FaxWeb.

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”. Si rezultat […]

The post EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë appeared first on FaxWeb.

Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të Elbasanit pasi kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojës së kundërligjshme “Poker”. Ndërkohë 13-të persona do të hetohen në  gjendje të lirë pasi u kapën duke luajtur. Efektivët sekuestruan një tavolinë për lojën “Poker”, valixhe me fisha, letra bixhozi, dy […]

The post Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh appeared first on FaxWeb.

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

Gjermania ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të reja armësh me rreze të gjatë veprimi, të cilat do t’i mundësojnë Kievit të godasë objektiva strategjike shumë larg vijës së frontit, brenda territorit të Rusisë.

Sipas Gjeneralit të Bundeswehrit, Christian Freuding, i cili udhëheq grupin mbështetës të Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes për Ukrainën, dërgesat e para pritet të shkojnë deri në fund të këtij muaji.

“Ky është një hap i rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve ushtarake të Ukrainës. Këto sisteme do të përmirësojnë ndjeshëm mbrojtjen ajrore dhe aftësinë për të kryer goditje të synuara në thellësi të territoreve të kontrolluara nga Rusia,” tha Freuding për mediat gjermane.

Sistemet e reja përfshijnë teknologji të avancuara, që mund të përdoren për të synuar depot e municioneve, qendrat logjistike dhe komandat ruse që ndodhen larg vijës së parë të luftës. Kjo do të ndihmojë në uljen e presionit mbi trupat ukrainase dhe në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit të forcave ruse.

Vendimi i Berlinit për të lejuar përdorimin e armëve të saj për goditje në territorin rus vjen pas kërkesave të përsëritura të autoriteteve ukrainase, të cilat kanë argumentuar se pa mundësinë për të goditur thellë brenda Rusisë, është e vështirë të ndalohet përparimi i ushtrisë ruse dhe të mbrohen qytetet ukrainase nga sulmet me raketa dhe dronë.

Ky zhvillim përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Gjermanisë, e cila deri më tani ka qenë më e kujdesshme në lidhje me dërgesat e armëve që mund të përshkallëzojnë konfliktin. Megjithatë, në kushtet e ofensivave të vazhdueshme ruse dhe pas dështimit të disa iniciativave diplomatike, Berlini ka vendosur të rrisë nivelin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Zyrtarët gjermanë theksojnë se përdorimi i këtyre armëve do të jetë i koordinuar me aleatët ndërkombëtarë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Gjenerali Freuding ka shtuar se objektivi kryesor mbetet ndihma për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Me dërgesat e reja, Ukraina do të ketë në dispozicion mjete më të fuqishme për të kundërshtuar agresionin rus dhe për të forcuar pozitat e saj në fushën e betejës në muajt e ardhshëm.

Yjet e rinj pushtojnë Londrën/ Sinner-Alcaraz është finalja e Grand Slemit në Wimbledon

Dy vjet qenkan një diferencë e madhe. Novak Gjokoviç e ndjeu plotësisht peshën e moshës së tij 38-vjeçare, në humbjen e thjeshtë që pësoi përballë numrit 1 të botës, Janik Siner, në gjysmëfinale të Uimbëlldonit.

Nëse në 2023, jo shumë kohë më parë, Nole fitoi tre Grand Sleme, në dy stinët e fundit tenisi është dominuar nga dyshja e kampionëve të rinj.

Janik Siner dhe Karlos Alkaraz kanë fituar gjithçka, duke mos I dhënë serbit asnjë shans, ndonëse Gjokovic e mundi spanjollin në finalen e Lojrave Olimpike dhe në çerekfinalen e Australian Openit në janar të këtij viti.

Sidoqoftë, Siner ishte tepër I fortë për të, dhe rezultati I seteve e tregoi qartë: 6-3, 6-3, 6-4, në jo më shumë se dy orë lojë.

Italiani 23-vjeçar është fitues I tre Grand Slemeve, ndonëse në barin e Uimbëlldonit nuk do të ketë të lehtë përballë rivalit të tij të madh.

Karlos Alkaraz kaloi në gjysmëfinale amerikanin Tejlër Fric, në një duel të fortë, por që ai e fitoi me meritë.

Në dy orë e 48 minuta, kampioni në fuqi fitoi setin e parë 6-4, pastaj humbi të dytin 5-7, por fitoi dy të tjerët radhazi 6-3 e 7-6.

Spanjolli 22-vjeçar, që ka 5 Grand Sleme deri tani, është dy herë radhazi kampion në Uimbëlldon, pas dy finaleve në të cilat mundi Gjokoviçin, e padyshim do të jetë favorit edhe ndaj Numrit 1 në botë.

Në gjashtë turnetë e fundit Grand Slem, në 2024 e këtë vit, tre janë fituar nga Siner dhe tre nga Alkaraz.

Provë force nga Pogacar/ Tour, tjetër fitore e madhe e kampionit nga Sllovenia

Po pedalojnë me një shpejtësi prej ferri. Turi I Francës këtë vit është aq I rrufeshëm sa nuk mbahet mend dhe rimitn kryesor ia jep padyshim ai që është favoriti.

Tadej Pogaçar shkëlqeu sërish duke fituar etapën e dytë këtë edicion, pikërisht në atë ngjitje legjendare që cilësohet “Muri I Bretanjës”.

Një malore prej rreth 2 kilometrash me nivel mesatar ngjitjeje 6.9 për qind dhe me segmente deri në 15 për qind.

Kampioni në fuqi I Turit nisi vrullin e tij 1700 metra përpara finishit duke lënë prapa Fanelën e Verdhë, Van der Pul, ndërsa goditjen finale e dha në 200 metrat e fundit, duke mundur në vijë rivalin kryesor, Jonas Vingegard.

Ishte etapa e shtatë, e cilësuar si kodrinore, nga Sent Malo në Myr dë Bretanjë prej 197 kilometrash, dhe Pogaçar arriti fitoren numër 101 në karrierë e të 19-ën në Klasiken franceze.

Edhe pse ishte malore, shkëputja e 26-vjeçarit nisi me 45 km në orë dhe përfundoi me 54 km në orë. Ai e mori sërish Fanelën e Verdhë, të cilën e humbi një ditë më parë vetëm për një sekondë, dhe vështirë ta lëshojë më.

Kjo etapë ishte e veçantë sepse kaloi nëpër Bretanjë, që është djepi I çiklizmit francez, dhe jo më kot grupi I garuesve kaloi në qytezën Ifiniak, vendlindja e legjendës Bernar Ino, I fundit francez që fitoi Turin në 1985.

Pogaçar kryeson me 54 sekonda më pak se belgu Remko Evenepul, ndërsa Vingegard është I katërti me 1’17” vonesë.

Zbulohen mbi 1000 rrënjë kanabis në Greqi, arrestohen tre shqiptarë

GREQI- 1019 bimë marijuanë u gjetën dhe u asgjësuan nga oficerët e policisë të Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në një zonë rurale të Artës në Greqi, ndërsa u kryen 4 arrestime.

Policia greke, duke përdorur informacionin e duhur, gjeti një zonë rurale të Artës, të rrethuar nga bimësi e dendur dhe e egër, fidanë të kultivuar marijuanë.

Si pjesë e një operacioni të organizuar policor, dy burra me kombësi shqiptare u arrestuan në vend, të cilët dyshohet se ishin përgjegjës për kujdesin ndaj plantacionit.

Më pas, në shtëpitë e tyre u arrestuan një tjetër shqiptar dhe një grek nga Arta, të cilët, siç doli nga hetimi paraprak, kishin rolin kryesor të grupit.

Gjatë kontrollit të zonës së plantacionit, u gjet dhe u konfiskua një fidanishte e përbërë nga 374 bimë marijuanë në vazo, ndërsa u shkulën dhe u asgjësuan edhe 645 fidanë të tjerë marijuanë, të cilët ishin mbjellë në tokë. U sekuestruan gjithashtu pajisjet për kultivimin e plantacionit.

Kapet me 10 kilogramë kanabis, arrestohet shqiptari në Selanik

Oficerët e policisë nga Ekipi i Zbatimit të Ligjit kundër Drogës i Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Kilkis arrestuan dje pasdite në një zonë të Selanikut një 41-vjeçar shqiptar, për trafikim dhe ruajtje të lëndëve narkotike.

Konkretisht, sipas policisë greke, pas veprimeve të koordinuara nga policia, shqiptari u lokalizua dhe në një magazinë që ai e përdorte si zonë ruajtje për lëndë narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan 10 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 10 kg e 526 gramë.

Në posedim të tij u gjetën dhe u konfiskuan 1 çelës magazine dhe 2 telefona celularë.

❌