Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mourinho zbulon lojtarin që e ndihmoi të rritet si trajner

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka folur hapur për ndikimin e madh që Lionel Messi ka pasur në karrierën e tij.

Në një intervistë për Sporty Net, portugezi u pyet se cili lojtar e ka ndihmuar më shumë në zhvillimin e tij profesional.

“Messi, sepse sa herë që luaja kundër tij, më detyronte të mendoja shumë,” – u shpreh Mourinho, i cili ka drejtuar ekipe si Real Madrid, Chelsea, Inter dhe Manchester United.

Ai shtoi se përballjet me yllin argjentinas e detyronin gjithmonë të përshtatej dhe të rimendonte strategjitë e tij, duke e bërë të përmirësohej si trajner.

Mourinho ka udhëhequr klube si Porto, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham dhe Roma. /Telegrafi/

The post Mourinho zbulon lojtarin që e ndihmoi të rritet si trajner appeared first on Telegrafi.

Gjesti elegant i Cristiano Ronaldos për Joao Felix në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite kundër Al Ittihad

Al Nassr u përball me një sfidë të vështirë në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite kundër Al Ittihad, pasi mbetën me dhjetë lojtarë që në minutën e 25-të.

Arsyeja ishte kartoni i kuq i drejtpërdrejtë që mori Sadio Mane pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Luis Castro nuk u dorëzua. Përkundrazi, ata treguan karakter dhe disiplinë, duke e përmbysur ndeshjen në favorin e tyre.

Rezultati përfundimtar 2-1 dëshmoi forcën e grupit dhe vendosmërinë e lojtarëve për të siguruar një vend në finale.

Cristiano Ronaldo ishte përsëri në qendër të vëmendjes. Ai pati një rast të artë për të shënuar golin vendimtar pasi kaloi përballë portierit kundërshtar.

 

Por, në vend që të përfundonte vetë aksionin, ai tregoi një moment bujarie dhe lideri të vërtetë.

Portugezi e pasoi topin tek Joao Felix, i cili nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë, duke vulosur fitoren për Al Nassr.

Ky gjest i Ronaldos jo vetëm që garantoi rezultatin, por edhe dëshmoi se ai është po aq i gatshëm të sakrifikojë për skuadrën sa edhe të shënojë vetë.

Ky veprim tregon anën tjetër të yllit 39-vjeçar: një lider që mendon për suksesin kolektiv përpara lavdisë personale.

Në këtë mënyrë, Ronaldo edhe një herë tregoi se është jo vetëm golashënues i jashtëzakonshëm, por edhe një shembull frymëzimi për shokët e tij të ekipit. /Telegrafi/

The post Gjesti elegant i Cristiano Ronaldos për Joao Felix në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite kundër Al Ittihad appeared first on Telegrafi.

Liverpooli ‘miraton’ ofertën rekord për Alexander Isak, dalin detajet e transferimit

Liverpooli vazhdon përpjekjet për të transferuar Alexander Isakun, duke paraqitur një ofertë rekord prej 155 milionë eurosh, sipas raportimeve të fundit.

Sulmuesi i Newcastle United mbetet objektivi kryesor i “The Reds”, por drejtuesit e “Magpies” kanë refuzuar deri tani çdo përpjekje, edhe pse lojtari suedez ka shfaqur dëshirën për t’u larguar duke mos marrë pjesë në stërvitje dhe duke refuzuar të luajë.

Newcastle ka qenë i qartë se Isaku nuk është në shitje, por sipas “The Sun”, Liverpooli beson se klubi më në fund mund të tundohet nga një ofertë rekord prej 155 milionë eurosh.

Kjo situatë vjen vetëm pak ditë para përballjes së madhe mes dy skuadrave në “St. James’ Park”, pas barazimit 0-0 të Newcastle kundër Aston Villas në javën e parë të Lig Premier.

Në këtë ndeshje pritet të ketë shumë vëmendje mbi të ardhmen e Isakut, sidomos pasi tifozët vendas tashmë kanë filluar ta shprehin hapur pakënaqësinë ndaj tij.

Megjithatë, nuk pritet që Liverpooli të paraqesë një tjetër ofertë zyrtare deri pas këtij dueli të rëndësishëm. Përveç Isakut, “The Reds” janë të interesuar edhe për mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.

Pas paraqitjes jo të mirë të Ibrahima Konate kundër Bournemouth, Liverpooli është i gatshëm të shpenzojë 41.6 milionë euro për Guehin.

Nëse realizohet një marrëveshje e dyfishtë për Isakun dhe Guehin, atëherë shpenzimet e verës së Liverpoolit do të arrinin në rreth 554 milionë euro – një shumë marramendëse edhe për standardet e futbollit modern. /Telegrafi/

The post Liverpooli ‘miraton’ ofertën rekord për Alexander Isak, dalin detajet e transferimit appeared first on Telegrafi.

Shikoni çfarë i ndodhi Leo Baileyt me të arritur në Romë

Leon Bailey është pritur me entuziazëm nga tifozët e Romës në aeroportin Ciampino, ku mbërriti për të përfunduar transferimin e tij nga Aston Villa. Lojtari i kombëtares së Xhamajkës ka qenë një nga objektivat kryesorë të verdhekuqve gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas burimeve të shumta, marrëveshja është arritur në formë huazimi, me një pagesë prej 2-3 milionë eurosh, ndërsa Roma ka përfituar gjithashtu të drejtën e blerjes përfundimtare të lojtarit për rreth 22 milionë euro në fund të sezonit.

Bailey fillimisht ishte planifikuar të fluturonte drejt Italisë mbrëmjen e kaluar, por vendosi ta shtynte udhëtimin e tij për sot pasdite. Ky ndryshim i vogël në itinerar nuk e ka zbehur aspak atmosferën festive mes tifozëve.

Qindra mbështetës të Romës u mblodhën për ta përshëndetur 28-vjeçarin, i cili dha autografe, bëri foto dhe nuk nguroi të thërriste “Forza Roma!”, duke fituar menjëherë simpatinë e tifozëve.

Pas mbërritjes, sulmuesi anësor do t’i nënshtrohet testeve mjekësore standarde, si nga klubi ashtu edhe nga autoritetet përkatëse, përpara se të hedhë firmën mbi kontratën që do ta bëjë zyrtarisht pjesë të ekipit të Daniele De Rossit.

Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm për Romën, e cila synon të forcojë repartin ofensiv në prag të sfidave të reja në Serie A dhe në arenën evropiane. /Telegrafi/

The post Shikoni çfarë i ndodhi Leo Baileyt me të arritur në Romë appeared first on Telegrafi.

Vinicius refuzon ofertën e Real Madridit për zgjatje të kontratës – zbulohet shuma që kanë ofruar Los Blancos

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka hedhur poshtë propozimin më të fundit të klubit për zgjatjen e kontratës, duke lënë të hapura dyshime serioze mbi të ardhmen e tij afatgjatë në “Santiago Bernabéu”.

Sulmuesi brazilian, një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, raportohet se nuk është i kënaqur me kushtet financiare që i janë ofruar.

Burime pranë lojtarit theksojnë se paga e propozuar nuk pasqyron në mënyrë të drejtë vlerën dhe kontributin e tij në fushë.

Vinicius është aktualisht nën kontratë deri në vitin 2027, me një përfitim vjetor prej rreth 17 milionë eurosh.

Real Madrid synon ta mbajë atë në kryeqytetin spanjoll edhe tre vite të tjera, deri në vitin 2030, duke i ofruar një rritje të lehtë të pagës.

Megjithatë, përfaqësuesit e brazilianit po kërkojnë një marrëveshje më ambicioze: 20 milionë euro në sezon si pagë fikse, plus bonuse të lidhura me performancën që mund ta çojnë shifrën në 30 milionë euro.

Oferta e klubit – një shumë fikse prej 20 milionë eurosh pa stimuj shtesë – është cilësuar nga kampi i tij si “shumë e ulët” për një angazhim afatgjatë.

Në këtë fazë, pala e lojtarit ka vendosur të mos nxitojë për një marrëveshje. Strategjia e tyre është të presin dhe të shohin ecurinë e sezonit nën drejtimin e trajnerit të ri, Xabi Alonso, përpara se të rikthehen në tryezën e negociatave.

Çështja e rinovimit të Vinicius tashmë shihet si një nga temat më të nxehta brenda klubit.

Për Realin, mbajtja e një prej yjeve të tij kryesorë është thelbësore, ndërsa për brazilianin dhe kampin e tij mbetet çështje prestigji dhe vlerësimi financiar. /Telegrafi/

The post Vinicius refuzon ofertën e Real Madridit për zgjatje të kontratës – zbulohet shuma që kanë ofruar Los Blancos appeared first on Telegrafi.

Çfarë super nokauti, 20-vjeçari e shtrinë në tapet Dillian Whyte qysh në raundin e parë

Moses Itauma ka dhuruar një spektakël të vërtetë në ring duke e mposhtur bindshëm Dillian Whyte.

Dueli i zhvilluar të shtunën në ANB Arena të Riadit, si pjesë e “Esports World Cup Fight Week”, zgjati më pak se dy minuta.

Vetëm 119 sekonda iu deshën 20-vjeçarit për ta detyruar gjyqtarin të ndalonte ndeshjen, pasi goditjet e fuqishme të tij nuk i lanë asnjë shans ish-kampionit britanik.

Ky sukses i shpejtë shënoi fitoren e 13-të radhazi për Itauman, i cili vazhdon të mbetet i pamposhtur në karrierën e tij profesionale./Telegrafi/

The post Çfarë super nokauti, 20-vjeçari e shtrinë në tapet Dillian Whyte qysh në raundin e parë appeared first on Telegrafi.

Pasojat e goditjes me këmbë nga Vedat Muriqi në fytyrë të Joan Garcias janë shokuese

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, pësoi një goditje të fortë në fytyrë nga sulmuesi i Mallorcas dhe Kosovës, Vedat Muriqi, gjatë ndeshjes së fundit në La Liga.

Gjyqtari fillimisht e ndëshkoi sulmuesin dardan me karton të verdhë, pos pas rishikimit në VAR, nxori të kuqin dhe e përjashtoi nga loja.

Për fat të mirë, Garcia arriti ta vazhdonte ndeshjen, edhe pse përplasja la gjurmë të dukshme në fytyrën e tij.

Në një intervistë të shkurtër pas përfundimit të takimit, në mollëzën e portierit u vërejt qartë një mavijosje e fortë, e cila tregonte ashpërsinë e incidentit.

Muriqi mendoi se nuk e kishte prekur gardianin e Barcelonës, mirëpo duket se kishte kontakt të ashpër. /Telegrafi/

📸⚠ Así quedó la cara de Joan Garcia tras la patada de Muriqi en el RCD Mallorca 0-3 FC Barcelona pic.twitter.com/bF8SiUOXLS

— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) August 16, 2025

The post Pasojat e goditjes me këmbë nga Vedat Muriqi në fytyrë të Joan Garcias janë shokuese appeared first on Telegrafi.

Liga Premier sapo ka filluar dhe tashmë kemi një nga golat e sezonit – shikoni magjinë e Richarlisonit

Sezoni i ri i Ligës Premier ka nisur fuqishëm, dhe sot u shënua një nga golat më spektakolarë që pritet të mbahet mend gjatë.

Protagonist ishte Richarlison, i cili në minutën e 59-të shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë Tottenhamit epërsinë 2-0 ndaj Burnleyt.

Braziliani realizoi me një ekzekutim që qëndron mes një voleji dhe një gërshërë artistike, duke e bërë të vështirë përkufizimin e saktë.

Aksioni nisi pas një driblimi fantastik të Mohammed Kudus, i cili shmangu portierin dhe e futi topin në zonë. Atje, Richarlison kapi topin në ajër me një gjuajtje të pabesueshme dhe vulosi një nga golat më të bukur të javës.

Më herët, sulmuesi brazilian kishte shënuar edhe golin e parë për “Gjelat”, gjithashtu pas një asistimi të Kudus.

Vetëm pak minuta më vonë, në të 66-ën, Brennan Johnson shtoi golin e tretë, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe praktikisht duke siguruar fitoren e Tottenhamit. /Telegrafi/

The post Liga Premier sapo ka filluar dhe tashmë kemi një nga golat e sezonit – shikoni magjinë e Richarlisonit appeared first on Telegrafi.

Bayern Munichu e nis mbarë sezonin, fiton Superkupën e Gjermanisë

Bayern Munichu e ka nisur sezonin mbarë, duke fituar Superkupën e Gjermanisë.

Bavarezët mposhtën 2-1 Stuttgartin, për të marrë trofeun në duar.

Pas vetëm 18 minutash lojë, Harry Kane kaloi Bayern Munichun në epërsi.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua edhe dy gola tjerë.

Luis Diaz debutoi me gol në këtë kup, pasi realizoi për 2-0 në minutën e 77-të.

Jamie Leweling (90+3′) realizoi për 2-1 për Stuttgartin, por tashmë ishte vonë, pasi kishin mbetur vetëm edhe pak sekonda lojë.

Ky është një fillim i mbarë për Vincent Kompanyn dhe ekipin e tij, para startit në Bundesligë. /Telegrafi/

JAAAAAA!!! WIR HOLEN DEN SUPERCUP! 💪💪💪#MiaSanMia #FCBayern #VfBFCB #Supercup pic.twitter.com/XGi1iLgig9

— FC Bayern München (@FCBayern) August 16, 2025

The post Bayern Munichu e nis mbarë sezonin, fiton Superkupën e Gjermanisë appeared first on Telegrafi.

Interi kthen sytë nga Morten Frendrup

Tregu i transferimeve të Interit po merr një kthesë tjetër pas refuzimit të Romës për një transferim të mundshëm të Manu Kone.

Ky zhvillim ka ngushtuar ndjeshëm listën e objektivave të zikaltërve në mesfushë, teksa në tavolinën e bisedimeve ka mbetur ende emri i Ademola Lookman, në horizont po shfaqet edhe një pistë e re: Morten Frendrup.

Sipas GdS, mesfushori danez i Genoas shihet si një profil shumë interesant për skuadrën e trajnerit Cristian Chivu. Ai njihet si lojtar i fortë në rikuperimin e topit, me karakteristika të ngjashme me Kone, ndërsa fuqia fizike dhe qëndrueshmëria e tij do ta ndihmonin Interin që të kalojë përfundimisht në sistemin 3-4-2-1.

Në Milano po vlerësojnë seriozisht mundësinë për të bërë një lëvizje konkrete për Frendrup, duke parë se ai mund të sjellë ekuilibrin e nevojshëm në mesfushë dhe një alternativë të besueshme për sezonin e ri.

Tani mbetet për t’u parë nëse ky opsion do të konkretizohet, por pyetja kryesore për tifozët zikaltër është e qartë: A do të ishte Frendrup përforcimi ideal për Interin? /Telegrafi/

The post Interi kthen sytë nga Morten Frendrup appeared first on Telegrafi.

Manchester City nis sezonin me fitore bindëse ndaj Wolves

Manchester City ka startuar fuqishëm sezonin e ri në Ligën Premier, duke shënuar fitore të thellë 4-0 në udhëtim ndaj Wolverhampton Wanderers.

Skuadra e Pep Guardiolës zhbllokoi ndeshjen në minutën e 34-të me Erling Haaland, i cili përfitoi nga asistimi i Rico Lewis.

Vetëm tre minuta më pas, ishte radha e mesfushorit Tijjani Reijnders që dyfishoi rezultatin pas një aksioni të ndërtuar nga Oscar Bobb.

Me këtë epërsi prej 2-0, u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, kampionët në fuqi vazhduan dominimin. Haaland realizoi golin e tij të dytë personal në minutën e 61-të, kësaj radhe pas asistimit të Reijnders.

Rezultatin përfundimtar 4-0 e vulosi Rayan Cherki, i cili sapo ishte futur në lojë në minutën e 73-të dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 81-të.

Pas këtij starti ideal, Manchester City do të përballet në javën e dytë me Tottenham Hotspur, në një tjetër sfidë interesante të kampionatit anglez. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Manchester City nis sezonin me fitore bindëse ndaj Wolves appeared first on Telegrafi.

Kartoni i kuq kontrovers për Vedat Muriqin: Mallorca mbetet me 9 lojtarë kundër Barcelonës

Sezoni i ri i La Ligës ka startuar me polemika të mëdha. Në ndeshjen hapëse, e zhvilluar në “Estadi Mallorca Son Moix”, skuadra vendase Mallorca mbeti me vetëm nëntë lojtarë në fushë pas dy përjashtimeve në pjesën e parë, duke e bërë edhe më të vështirë përballjen me kampionin në fuqi, Barcelonën.

Kartoni i parë i kuq erdhi në minutën e 24-të, kur mesfushori Manu Morlanes u ndëshkua për një faull të ashpër. Vetëm pak minuta më vonë, në të 38-ën, ishte radha e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, i cili u përjashtua pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj portierit të Barcelonës.

Pamjet treguan Muriqin duke ngritur këmbën lart në tentativë për topin, duke goditur drejt fytyrës së portierit – një episod që ndezi menjëherë debat të madh në rrjetet sociale.

Ndërkohë, në fushë Barcelona po dominon me posedim dhe intensitet sulmues. Raphinha shënoi golin e parë, ndërsa i dyti erdhi pas një goditjeje të Ferran Torres, e cila u devijua nga një mbrojtës i Mallorcës, duke e çuar rezultatin në 0-2.

Përjashtimi i Muriqit, i cili gëzon një mbështetje të madhe nga tifozët shqiptarë dhe kosovarë, ka ndarë opinionin: një pjesë e shohin vendimin si të drejtë për shkak të rrezikshmërisë së aksionit, ndërsa të tjerë argumentojnë se kontakti nuk ishte i mjaftueshëm për një karton të kuq direkt.

Skuadra e trajnerit Jagoba Arrasate tani synon të shmangë një humbje të thellë, ndërsa ekipi i Hansi Flick kërkon një debutim bindës në mbrojtje të titullit.  /Telegrafi/

The post Kartoni i kuq kontrovers për Vedat Muriqin: Mallorca mbetet me 9 lojtarë kundër Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Ennur Totre, përforcimi i ri i Gjilanit

Gjilani ka zyrtarizuar sot afrimin e mesfushorit 28-vjeçar Ennur Totre, duke e bërë atë përforcimin më të fundit të skuadrës kuqebardhë në këtë afat kalimtar.

Totre vjen nga ekipi turk Sakaryaspor, ku luajti gjatë edicionit të fundit në Ligën e Dytë. Gjatë karrierës së tij ai ka pasur eksperienca edhe në Ukrainë me Vorskla Poltava, në elitën e futbollit shqiptar me Tiranën, si dhe është rritur dhe spikatur te Shkëndija e Tetovës.

Mesfushori ka gjithashtu dy paraqitje me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, duke sjellë përvojë ndërkombëtare në mesin e Gjilanit.

Ky transferim i shtohet listës së gjatë të përforcimeve që klubi ka bërë këtë verë, përfshirë emra si Vokli Laroshi, Besart Krivanjeva, Mevlan Adili, Lorik Boshnjaku, Mario Zebiq, Astrit Thaqi dhe Redi Kasa.

Gjilani do ta nisë sezonin e ri në Superligën e Kosovës këtë të hënë, kur nga ora 16:30 pret në shtëpi kampionin aktual, Ballkanin – sfidë që pritet të tregojë ambiciet e vërteta të gjilanasve. /Telegrafi/

The post Ennur Totre, përforcimi i ri i Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Allegri vlerëson lartë punën e Igli Tares te Milani

Massimiliano Allegri ka lavdëruar punën e bërë nga drejtuesit e Milanit në tregun e transferimeve të verës në prag të ndeshjes së parë zyrtare të sezonit, ku kuqezinjtë do të përballen me Barin në kuadër të Kupës së Italisë.

Trajneri italian nuk do të jetë në pankinë për shkak të një pezullimi të marrë në finalen e Kupës së Italisë të edicionit të kaluar, por për Mediaset dha vlerësimin e tij për situatën aktuale të ekipit.

“Besoj se klubi dhe Tare kanë punuar shumë mirë si në afrime, ashtu edhe në largime. E rëndësishme është që të ketë entuziazëm dhe besim te forca e skuadrës. Lojtarët e rinj janë integruar mirë dhe ka një frymë të shëndoshë. Është normale që me fillimin e sezonit të shtohet presioni”.

Ai theksoi se futbolli nuk është shkencë e saktë dhe se skuadra, pavarësisht vështirësive të mundshme, ruan vlerat e saj.

“Ky grup vitin e kaluar fitoi Superkupën dhe luajti finalen e Kupës së Italisë. Duhet të jemi të përqendruar në objektivat e sezonit 2025/26 dhe t’i arrijmë ato në një kampionat që zgjat 38 ndeshje”.

Në Milano vazhdojnë të presin ardhjen e një qendërsulmuesi të ri, Rasmus Hojlund mbetet në krye të listës së dëshirave, edhe pse Allegri nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e tij. /Telegrafi/

 

The post Allegri vlerëson lartë punën e Igli Tares te Milani appeared first on Telegrafi.

Mikel Arteta bën një gabim të tmerrshëm në një fjalim rreth rekordit të pikëve të Arsenalit

Para nisjes së sezonit 2025/26 të Ligës Premier, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, mbajti konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes.

Ai foli për presionin e garës për titull dhe theksoi stabilitetin e ekipit të tij në vitet e fundit.

“Topçinjtë” kanë përfunduar të dytët në tre sezonet e fundit, një fakt të cilin Arteta e veçoi si dëshmi të progresit.

“Nëse vazhdon të gërmosh, një ditë do të gjesh ar. Këtë më është mësuar gjithë jetën time. Në total, kemi grumbulluar më shumë pikë gjatë tre sezoneve të fundit sesa çdo ekip tjetër në Premier League. Kjo tregon stabilitetin tonë. Tani duhet ta arrijmë të njëjtën gjë, por brenda një sezoni” – u shpreh spanjolli.

Megjithatë, deklarata e tij rezultoi e pasaktë.

Sipas GOAL, gjatë tre sezoneve të fundit, Arsenali ka grumbulluar 247 pikë, ndërsa Manchester City ka regjistruar 251, duke qenë realisht skuadra më e suksesshme në këtë periudhë.

Ky gabim i vogël statistikor e zbeh pak mesazhin e Artetës, ndonëse qëllimi i tij ishte të nxirrte në pah konsistencën e Arsenalit në garën për titull.

The post Mikel Arteta bën një gabim të tmerrshëm në një fjalim rreth rekordit të pikëve të Arsenalit appeared first on Telegrafi.

“Zgjohu Flick, na shpëto nga ky kaos”: Tifozët e Barçës nuk e duan një lojtar në formacionin titullar kundër Mallorcas

Barcelona e nis mbrojtjen e titullit në La Liga këtë të shtunë mbrëma, me përballjen ndaj RCD Mallorcës në “Estadi Mallorca Son Moix”, në kuadër të javës së parë të sezonit 2025/26.

Skuadra e trajnerit Hansi Flick konsiderohet favorite e qartë për të ruajtur fronin, ndërsa Mallorca – e cila sezonin e kaluar përfundoi në vendin e 10-të – synon këtë vit një vend në garat evropiane.

Me largimin e Iñigo Martinez drejt Arabisë Saudite, pritet që Ronald Araujo të ketë rol më të madh në qendër të mbrojtjes përkrah Pau Cubarsit.

Por ky skenar nuk po mirëpritet nga një pjesë e tifozëve katalanas, të cilët e shohin uruguaianin si të pasigurt dhe kërkojnë që Andreas Christensen të marrë rolin titullar.

Në rrjetet sociale, reagimet kanë qenë të shumta:

Një tifoz shkroi: “Nuk e dua Araujon në formacionin bazë kundër Mallorcës, ai nuk është standardi i Barcelonës”.

Dikush tjetërkomentoi: “Araujo do t’i dhurojë Mallorcës një gol në pjatë argjendi! Christensen është djali ynë – Flick, zgjohu!”.

Ndërsa një i tretë la komentin: “Na duhet qetësia e Christensen, jo ruleta e Ronnyt”.

Ndërsa Flick përgatit formacionin për ndeshjen hapëse, dilema kryesore mbetet: a do të arrijë Araujo të bindë kritikët apo Christensen do të marrë besimin e trajnerit? /Telegrafi/

 

𝐎𝐔𝐑 𝐆𝐔𝐘𝐒 ✅#MallorcaBarça pic.twitter.com/yIQbo8Kur9

— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 16, 2025

 

The post “Zgjohu Flick, na shpëto nga ky kaos”: Tifozët e Barçës nuk e duan një lojtar në formacionin titullar kundër Mallorcas appeared first on Telegrafi.

Tifozët e Liverpoolit ‘i luten’ Arne Slotit ta shesë një lojtar startues sa ka ende kohë në afatin kalimtar

Tifozët e Liverpoolit kanë rënë dakord me vlerësimin kritik të ish-mbrojtësit Jamie Carragher për paraqitjen e dobët të Ibrahima Konates në ndeshjen hapëse të Ligës Premier kundër Bournemouth, të zhvilluar të dielën.

Liverpooli kaloi në epërsi 2-0 falë një goli debutues nga Hugo Ekitike dhe një tjetër nga Cody Gakpo. Megjithatë, Antoine Semenyo reagoi për “Cherries” me dy gola të bukur, pasi më parë kishte raportuar një koment racist nga një tifoz gjatë pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Federico Chiesa hyri nga stoli për të shënuar golin e tij të parë në Ligën Premier, ndërsa Mohamed Salah vulosi rezultatin me një tjetër gol në javën e parë të sezonit.

Skuadra e Arne Slot tregoi momente të shkëlqyera në sulm, sidomos me bashkëpunimin mes Ekitikes dhe talentit të ri Florian Wirtz, por dobësitë në mbrojtje – të dukshme edhe në Community Shield kundër Crystal Palace – u shfaqën përsëri.

Carragher, duke komentuar ndeshjen, kritikoi shpeshherë Konaten për lojën e dobët pozicionale, duke e cilësuar atë si “të çuditshëm” dhe “absolutisht tronditës”. Francezi nuk arriti të mbrohej mirë në asnjërin prej golave të Semenyos.

Kritikat nuk erdhën vetëm nga Carragher. Në rrjetet sociale, tifozët shprehën zhgënjimin e tyre:

“Konate është shumë larg nivelit të kërkuar” – shkroi një përdorues në X.

“Duhet t’i merret paga për atë përpjekje të mjerueshme në mbrojtje” – komentoi një tjetër.

“Konate duhet të largohet, edhe ai vetë duket se dëshiron të ikë” – shtoi një tifoz tjetër.

“Po luan sikur ka një marrëveshje paraprake me Madridin” – ironizoi një komentues.

Konates i skadon kontrata me Liverpoolin verën e ardhshme dhe ai vazhdon të përmendet si objektiv i Real Madridit. /Telegrafi/

The post Tifozët e Liverpoolit ‘i luten’ Arne Slotit ta shesë një lojtar startues sa ka ende kohë në afatin kalimtar appeared first on Telegrafi.

Laporta i jep lajmin fantastik Flickut para ndeshjes me Mallorcan

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se përforcimet e reja, Joan Garcia dhe Marcus Rashford, kanë marrë lejen për të luajtur në ndeshjen hapëse të La Ligës kundër Mallorcas, në pritje të miratimit përfundimtar nga La Liga.

Duke folur në Takimin e Klubeve të Barcelonës të Ishujve Balearik, organizuar nga Klubi Maria de la Salut në kuadër të festimeve të 35-vjetorit, Laporta shprehu optimizëm për sezonin e ri dhe për rikthimin e afërt në Camp Nou.

“Nëse trajneri Hansi Flick dëshiron, Joan Garcia dhe Rashford mund të luajnë nesër” – deklaroi Laporta para të pranishmëve.

Sipas tij, klubi ka përfunduar të gjitha procedurat e regjistrimit për portierin dhe sulmuesin, ndërsa tani po pret vetëm miratimin final nga La Liga.

Njoftimi u prit me duartrokitje të forta nga të pranishmit, ku morën pjesë personalitete lokale, ish-lojtarë dhe tifozë të zjarrtë.

Laporta ishte i shoqëruar nga figura kyçe të klubit, përfshirë Josep Ignasi Macia (drejtor i Shoqatës Penyes), si dhe nga kryetari i bashkisë Maria de la Salut, Jaume Ferriol, dhe presidenti i klubit Pere Jordà.

Delegacioni i Barcelonës përfshinte gjithashtu Enric Bosch (kreu i Departamentit të Shoqatës Penyes), Juan Haro (Marrëdhëniet Institucionale) dhe oficerin e sigurisë Jesus Jimenez. /Telegrafi/

The post Laporta i jep lajmin fantastik Flickut para ndeshjes me Mallorcan appeared first on Telegrafi.

Zbulohet se përse u ndërpre për disa minuta ndeshja mes Liverpoolit dhe Bournemouthit

Ndeshja e parë e sezonit të ri të Ligës Premier mes Liverpool dhe Bournemouth u ndërpre përkohësisht në minutën e 28-të pasi sulmuesi i këtyre të fundit, Antoine Semenyo, raportoi abuzim racist nga një tifoz i The Reds në tribunat e Anfield.

Incidenti, i cili ndodhi vetëm 30 minuta pas fillimit të sezonit të ri, ka nxitur reagime të ashpra nga klubet, federatat dhe komuniteti i futbollit, duke nënvizuar problemin e vazhdueshëm të racizmit në sport.

Sipas dëshmive të menjëhershme, referi Anthony Taylor ndërpreu lojën pas sinjalizimit të Semenyo, duke thirrur trajnerët e të dyja skuadrave për një diskutim në fushë.

Policia u përfshi menjëherë, duke identifikuar një tifoz në karrige me rrota si autorin e dyshuar të abuzimit.

Loja rifilloi pas pak minutash, por incidenti ka lënë një hije mbi ndeshjen. Bournemouth shënoi dy gola përmes Semenyo më vonë, por fokusi mbetet te ngjarja e turpshme.

Liverpool lëshoi një deklaratë zyrtare duke dënuar abuzimin dhe duke premtuar një ndalim të menjëhershëm për shkelësin: “Racizmi nuk ka vend në futboll ose në shoqëri. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me policinë dhe autoritetet për të marrë masat e duhura”.

Bournemouth gjithashtu shprehu mbështetje për lojtarin e tyre, duke theksuar se Semenyo, një sulmues me origjinë ganeze, meriton respekt të plotë. /Telegrafi/

The post Zbulohet se përse u ndërpre për disa minuta ndeshja mes Liverpoolit dhe Bournemouthit appeared first on Telegrafi.

Liverpooli e nis mbrojtjen e titullit në Ligën Premier me fitore dramatike përballë Bournemouthit

Liverpooli e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Ligën Premier, pasi ka mposhtur në shtëpi Bournemouthin me rezultat 4-2.

The Reds ia dolën ta thyenin mbrojtjen e hekurt të skuadrës kundërshtare vetëm pas 37 minutash lojë.

Ishte Hugo Ekitike, ai që realizoi golin e parë të këtij sezoni, duke debutuar me gol te The Reds në elitën e futbollit anglez.

Sulmuesi ia dedikoi golin Diogo Jotas, portugezit të Liverpoolit që ndërroi jetë tragjikisht këtë verë në një aksident me veturë.

Me këtë gol përfunduan 45 minutat e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte edhe më dramatike.

Mysafirët vendosën ta shikonin Liverpoolin, që menduan se e kishin fituar këtë takim, kur shënuar me anë të Cody Gakpos në minutën e 49-të.

Antoine Semenyo i tronditi tifozët e Liverpoolit, kur u shënoi dy gola. Fillimisht lojtari realizoi në minutën e 64-të me asistimin e Brooks, ndërsa në minutën e 76-të e shërbeu Traore për 2-2.

Liverpooli tentoi me të gjitha forcat për ta rikthyer epërsinë dhe këtë ia mundësoi Federio Chiesa në minutat e fundit të ndeshjes.

Italiani realizoi në minutën e 88-të, për ta rikthyer epërsinë e kampionëve në fuqi për 3-2.

Mohamed Salah vulosi fitoren e Liverpoolit, duke realizuar për 4-2 në minutën e 90+4-të, duke qetësuar të gjithë në Anfield.

Kështu, Liverpooli e nisë me fitore këtë sezon, ndërsa në javën e dytë përballen me Newcastle United, një përballje tejet e vështirë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Liverpooli e nis mbrojtjen e titullit në Ligën Premier me fitore dramatike përballë Bournemouthit appeared first on Telegrafi.

❌