Të shtunën, më 3 korrik 2025, bota e futbollit u trondit nga lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të yllit të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij më të vogël, Andre. Dy vëllezërit humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në veri të Spanjës, vetëm dy javë pas dasmës së Jotës me të dashurën e tij të fëmijërisë, Rute Cardoso, me të cilën kishte tre fëmijë.
Ceremonia mortore u mbajt më 5 korrik në kishën Igreja Matriz de Gondomar, pranë Portos, ku familja, miqtë dhe tifozët i dhanë lamtumirën e fundit Diogos 28-vjeçar dhe Andres 25-vjeçar.
Që atëherë, disa futbollistë të njohur janë zotuar ta mbështesin familjen e Jotës në forma të ndryshme.
1. Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në funeral për të shmangur vëmendjen e mediave, por ka vendosur të mbulojë të gjitha shpenzimet e sigurimit shëndetësor për bashkëshorten dhe familjen e Jotës. Ai ishte një ndër të parët që reagoi me një mesazh emocional:
“Nuk ka sens… Ishim bashkë me kombëtaren, ti sapo ishe martuar. Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta dhe gjithë forcën e botës. E di që do jesh gjithmonë me ta. Pushofshi në paqe, Diogo dhe Andre. Do na mungoni të gjithëve.”
2. Lamine Yamal
Ylli 17-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, ka premtuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimeve të familjes Jota në të ardhmen. Gjesti i tij është përshëndetur për pjekurinë dhe respektin që tregon, pavarësisht moshës së re.
3. Ruben Neves
Miku më i ngushtë i Jotës, Ruben Neves, ka marrë përsipër arsimin e fëmijëve të tij deri në moshën madhore. Neves udhëtoi menjëherë drejt Portugalisë pas eliminimit të ekipit të tij, Al Hilal, në Kupën e Botës për Klube dhe ishte një nga ata që mbajtën arkivolin në funeral.
4. Mohamed Salah
Sulmuesi egjiptian ka premtuar se do të mbulojë të gjitha nevojat financiare të familjes së ish-shokut të tij të skuadrës – përfshirë strehimin, ushqimin dhe çdo shpenzim tjetër. Sipas mediave, Salah është zotuar që familja e Jotës të mos ketë kurrë më nevojë për asgjë.
5. Virgil van Dijk
Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, që udhëhoqi delegacionin e klubit në funeral, është zotuar të kujdeset për fëmijët e Jotës. Sipas burimeve, ai ka thënë se do të sigurojë që fëmijët të vazhdojnë të buzëqeshin, të luajnë dhe të jenë të lumtur, pavarësisht humbjes së babait.
The post 5 futbollistë që janë zotuar të mbështesin familjen e Diogo Jotës appeared first on iconstyle.al.