Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Sëpata në mes të lokalit: Çfarë ndodhi në Durrës?

By: gaze tare
12 July 2025 at 11:29

Një 44-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Durrës, pasi kërcënoi dy persona me sëpatë në një lokal, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar, ku policia ndërhyri menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe arrestuar në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari u kap teksa kanoste me sëpatë shtetasit E. A. dhe E. S., banues në Durrës. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë shmangu pasojat e mundshme për jetën e personave të përfshirë.

Po ashtu, është proceduar penalisht edhe shtetasi B. K., pasi kishte dijeni për konfliktin dhe nuk njoftoi autoritetet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Sëpata në mes të lokalit: Çfarë ndodhi në Durrës? appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Kërcënim i rrezikshëm në Kuvend/ Sveçla: Pas mesazhit qëndron numër i lidhur me…

6 July 2025 at 20:07

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se një numër telefonik nga i cili u bë një kërcënim për sulm me bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën lidhet me Ratko Mlladiqin.

Kërcënimi me bombë të shtunën në Kuvendin e Kosovës – që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje – ishte i rrejshëm, sipas autoriteteve kosovare.

Sveçla tha të dielën në Facebook se autoritetet e sigurisë e trajtuan me prioritet të lartë “këtë sulm hibrid” ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është “konfirmuar se ka origjinën në Serbi”.

Ai tha se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.

“Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Zhivkoviq. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq”, tha Sveçla pa dhënë ndonjë hollësi për këtë.

Mlladiq është dënuar nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës, gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë.

Të shtunën, prokurori që e hetoi rastin, Zejnullah Gashi, tha se kërcënimi erdhi nga një burrë përmes telefonit dhe se një hetim kibernetik për ketë është duke u zhvilluar.

Zejnullahu shtoi se kërcënimi u bë nga një “person anonim, me zë mashkulli në gjuhën angleze dhe me një theks që ne mendojmë se është nga një shtet jomiqësor”, pa përmendur emrin e shtetit.

Policia e Kosovës, në orët e vona të së shtunës, tha se “bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”. /REL

The post Kërcënim i rrezikshëm në Kuvend/ Sveçla: Pas mesazhit qëndron numër i lidhur me… appeared first on Sot News | Lajme.

Alarmi në Kuvendin e Kosovës/ Policia jep detaje: Kërcënimi me bombë erdhi nëpërmjet sms-ve

By: Oldi
5 July 2025 at 13:15

Policia e Kosovës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me alarmin për bombë në Parlamentin e Kosovës. Sipas njoftimit të policisë kërcënimin me bombë në Kuvend u dërgua me mesazh. Policia e Kosovës deklaroi gjithashtu se ka angazhuar njësitë kompetente për adresimin e këtij rasti pasi ka evakuuar gjithë të pranishmit nga godina. “Sot, me […]

The post Alarmi në Kuvendin e Kosovës/ Policia jep detaje: Kërcënimi me bombë erdhi nëpërmjet sms-ve appeared first on BoldNews.al.

Theu arrestin e shtëpisë dhe kanosi me thikë një qytetar, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

By: Ela
2 July 2025 at 14:49

Një konflikt që rrezikonte të përshkallëzohej në dhunë të rëndë u parandalua në kohë në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku një 36-vjeçar kërcënoi me thikë një tjetër qytetar pas një debati për motive të dobëta. I ndaluari, shtetasi A. Ç., banues në lagjen “Osman Haxhiu”, rezultoi se kishte shkelur masën e sigurisë “arrest […]

The post Theu arrestin e shtëpisë dhe kanosi me thikë një qytetar, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Asamblea e OSBE/ Denoncimi i Vokshit: Ditën e zgjedhjeve, u kërcënova me vajzën time

By: Ardit
1 July 2025 at 17:20

Deputetja e Partisë Demokratike, znj. Albana Vokshi, ka marrë pjesë ditën e sotme në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë. Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve, Vokshi dëshmoi mbi ndërhyrjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke e cilësuar Vorën si shembullin […]

The post Asamblea e OSBE/ Denoncimi i Vokshit: Ditën e zgjedhjeve, u kërcënova me vajzën time appeared first on BoldNews.al.

Sherri në gjyq/ Nëna e Santiago Malkos kërcënon Leonard Dukën: Do ta vras

By: user 8
24 June 2025 at 17:49

Gjyqi për grupin e strukturuar kriminal që akuzohen për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ku i akuzuari kryesor është Leonard Duka, u shoqërua me debate, tensione e kërcënime. “S’të fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras! Më fute djalin në dhe”, është dëgjuar të thotë nëna e Santiago Malkos mes lotësh, ndërsa stafi i sigurisë e nxori atë nga salla. Në këtë seancë, pritej dëshmia e babait të Leonard Dukës, Muhamet Duka, por ai nuk u paraqit për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërkohë, Leonard Duka ka dhënë dëshminë e tij, duke mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij

“Nuk kam patur Sky Ecc. Nuk ia kam idenë ç’janë këto kode. Nuk kam patur asnjë kontakt me ndonjë person me SKY Ecc. Nuk jam unë personi në foto. Ervis Martinajn e kam takuar por nuk kam patur komunikime të tjera me të. Babai im nuk ka patur asnjë problem” – tha Duka në gjyq.

SPAK pretendon të kundërtën ku thotë se një nga shkëndijat e përplasjeve mes grupeve kriminale ka qenë pikërisht dhunimi i babait të Leonard Dukës. Ndërkohë që dërgoi në gjykatë, dhjetra fashikuj me biseda të SKY EC, ku Duka komunikonte me Martinajn rreth mosmarrëveshjeve në biznes deri edhe në plane vrasjesh në dëm të njëri-tjetrit.

Prokuroria ka dorëzuar prova të reja në dosje, duke përfshirë edhe komunikime të zbardhura në “Sky EÇ”, që sipas saj përforcojnë lidhjet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt.  Seanca u shty për një datë tjetër, ku u ripërsërit thirrja për të dëshmuar për Muhamet Dukën.

Të pandehur në këtë proces si pjesë e grupit kriminal që planifikuan dhe ekzekutuan mikun e ngushtë të Ervis Martinajt, Santiago Malkon, janë  Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga. Dy vite më parë Gjykata e Posaçme ka dënuar me 35 vite burg 2 të pandehurit në dosjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko në verën e 2019-ës në Tiranë. GJKKO dënoi me 28 vjet burgim Ilir Selmanin, ndërsa me 7 vite burgim Elvis Gaçajn.

The post Sherri në gjyq/ Nëna e Santiago Malkos kërcënon Leonard Dukën: Do ta vras appeared first on Lapsi.al.

Sulmet e SHBA/ Starmer: Programi bërthamor i Iranit është kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare

22 June 2025 at 09:37

MBRETËRI E BASHKUAR- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, është shprehur se SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të “zbutur” “kërcënimin e rëndë” të programit bërthamor të Iranit.

Në një deklaratë, Starmer thotë se  programi bërthamor i Iranit është kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare.

“Programi bërthamor i Iranit është një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të zbutur këtë kërcënim.”, theksoi ai.

Ai i ka bërë thirrje Iranit të kthehet sa më shpejt në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje, e cila do t’i jepte fund kësaj krize.

“Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është një përparësi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize”, tha ai. 

3 vëllezërit kërcënuan me armë një 30-vjeçar pas sherrit në rrugë, arrestohen dy prej tyre, ja çfarë iu gjet në banesë

21 June 2025 at 12:54

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafaj”, një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga 3 shtetas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç (vëllezër). Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Njoftimi:

Kanosën me armë zjarri një 30-vjeçar, pasi u konfliktuan për motive të dobëta, në rrugë, identifikohen 3 shtetas (vëllezër). Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe 1 automjet.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafaj”, një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga 3 shtetas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç (vëllezër).

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post 3 vëllezërit kërcënuan me armë një 30-vjeçar pas sherrit në rrugë, arrestohen dy prej tyre, ja çfarë iu gjet në banesë appeared first on Sot News | Lajme.

Khamenei nuk pranon thirrjen për tu dorëzuar/ Paralajmëron “dëme të pariparueshme” nëse SHBA-ja përfshihet

By: M C
18 June 2025 at 16:34

Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, i hodhi poshtë të mërkurën thirrjet e Shteteve të Bashkuara për t’u dorëzuar përballë bombardimeve nga Izraeli dhe paralajmëroi se SHBA-ja do të pësojë “dëme të pariparueshme” nëse përfshihet ushtarakisht.

Deklaratat e Khameneit u lexuan nga një spikere në televizionin shtetëror iranian.

Khamenei – i cili është parë vetëm një herë prej se filluan sulmet javën e kaluar – i bëri këto komente pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi nga Irani të “dorëzohet pakushte” dhe e paralajmëroi Khamenein se SHBA-ja e di ku ndodhet ai, por nuk ka plane ta vrasë, “tani për tani”.

Trump fillimisht u distancua nga sulmi i papritur i Izraelit të premten, i cili e shkaktoi konfliktin, por ditët e fundit ka lënë të kuptohet se mund të ketë përfshirje më të madhe amerikane, duke thënë se dëshiron “diçka shumë më të madhe” sesa thjesht një armëpushim.

SHBA-ja gjithashtu ka dërguar më shumë avionë ushtarakë dhe luftanije në Lindjen e Mesme.

Khamenei i hodhi poshtë deklaratat “kërcënuese dhe absurde” të Trumpit.

“Njerëzit e mençur që e njohin Iranin, popullin e tij dhe historinë e tij, kurrë nuk i flasin këtij kombi me gjuhën e kërcënimit, sepse kombi iranian nuk është ai që dorëzohet”, tha Khamenei.

“Amerikanët duhet ta dinë se çdo përfshirje ushtarake nga SHBA-ja do të shkaktojë pa dyshim dëme të pariparueshme për ta”, shtoi ai.

Televizioni shtetëror tha se do ta transmetojë më vonë një video ku Khamenei shihet duke e dhënë fjalimin e tij. Irani ka vepruar njëlloj edhe më parë kur ka lëshuar deklarata nga lideri suprem, ndoshta për arsye sigurie. Vendndodhja e Khameneit nuk dihet.

Një zyrtar iranian më herët të mërkurën paralajmëroi se ndërhyrja e SHBA-së do të rrezikonte “luftë të gjithanshme”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, nuk dha hollësi, por mijëra trupa amerikane janë të vendosura në vende përreth që janë brenda rrezes së armëve iraniane.

SHBA-ja ka kërcënuar me përgjigje të fuqishme ndaj çdo sulmi.

Një zyrtar tjetër iranian tha se vendi do ta vazhdojë pasurimin e uraniumit për qëllime paqësore, duke lënë të kuptohet se kërkesat e Trumpit që Irani të heqë dorë nga programi bërthamor janë të papranueshme.

Izraeli i nisi bombardimet ndaj Iranit të premten e kaluar dhe të mërkurën ushtria izraelite tha se ka kryer gjithashtu sulme në Iranin perëndimor, duke goditur depo raketore dhe një raketahedhës të mbushur.

Izraeli i ka goditur disa objekte bërthamore dhe ushtarake, duke vrarë gjeneralë të lartë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Një grup për të drejta e njeriut me seli në Uashington tha se të paktën 585 njerëz, përfshirë 239 civilë, janë vrarë dhe mbi 1.300 janë plagosur në Iran.

Irani i ka lëshuar rreth 400 raketa dhe qindra dronë në sulme hakmarrëse ndaj Izraelit, duke i vrarë të paktën 24 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Disa raketa kanë goditur ndërtesa banimi në Izraelin qendror, duke shkaktuar dëme të mëdha, dhe sirenat e sulmeve ajrore i kanë detyruar izraelitët të strehohen disa herë./REL

The post Khamenei nuk pranon thirrjen për tu dorëzuar/ Paralajmëron “dëme të pariparueshme” nëse SHBA-ja përfshihet appeared first on Albeu.com.

Khamenei paralajmëron/ Çdo sulm nga SHBA do të sjellë pasoja katastrofike

18 June 2025 at 13:34

Nëse SHBA-të do të sulmonin Iranin, do të shpërblehen me “dëm të pariparueshëm”. Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei e tha këtë në një fjalim televiziv, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA. “Kushdo që e njeh Iranin, popullin dhe historinë e tij nuk do t’i drejtohej kurrë këtij kombi me tone kërcënuese, sepse Irani nuk do të dorëzohet”, tha Khamenei.

“Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e tyre padyshim që do të shpërblehet me dëm të pariparueshëm”, vazhdoi kreu i regjimit iranian. Khamenei vlerësoi sjelljen e popullit iranian përballë agresionit: “Populli iranian kundërshton me vendosmëri luftën e imponuar, ashtu siç do të kundërshtojë po aq me vendosmëri paqen e imponuar, ky komb nuk do t’i nënshtrohet kurrë imponimeve të askujt”.

The post Khamenei paralajmëron/ Çdo sulm nga SHBA do të sjellë pasoja katastrofike appeared first on Sot News | Lajme.

Vuçiç kërcënon Kosovën: Gjërat po ndryshojnë në botë! Serbia do të fitojë

By: Ardit
17 June 2025 at 22:49

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai që ka lëshuar një deklaratë të fortë gjatë një interviste të dhënë për RTS, ku ka kërcënuar edhe njëherë Kosovën. Në fjalën e tij, ai u shpreh se gjërat po ndryshonin në botë, ndaj shtoi se edhe Beogradi do të fitonte mbi Kosovën. Kur iu kërkua të komentonte mbi incidentet […]

The post Vuçiç kërcënon Kosovën: Gjërat po ndryshojnë në botë! Serbia do të fitojë appeared first on BoldNews.al.

Erdogan akuza Netanyahu: Është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme

By: Ardit
17 June 2025 at 21:31

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se përbën “kërcënimin më të madh” për sigurinë në Lindjen e Mesme. Deklarata u bë gjatë një bisede telefonike me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, dhe u shpërnda përmes një postimi nga Presidenca turke në rrjetin social X. […]

The post Erdogan akuza Netanyahu: Është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme appeared first on BoldNews.al.

Avionët drejt Iranit, Izraeli kërcënon Teheranin/ A do të ‘shpërthejë’ lufta?

14 June 2025 at 13:32

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të shtunën se njerëzit në Teheran do të “paguajnë një çmim të rëndë” nëse Irani vazhdon me sulmet e tij raketore, duke paralajmëruar se kryeqyteti iranian “do të digjet”.

“Diktatori iranian po i kthen qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon një realitet në të cilin ata – veçanërisht banorët e Teheranit – do të paguajnë një çmim të rëndë për sulmet kriminale ndaj civilëve izraelitë”, tha Katz pas një takimi mbi situatën me udhëheqësit e ushtrisë izraelite.

“Nëse Khamenei vazhdon të gjuajë raketa në frontin e brendshëm izraelit, Teherani do të digjet”, shtoi Katz.

Ndërkohë, ushtria izraelite është gati të rifillojë sulmet ndaj objektivave në kryeqytetin e Iranit, Teheran, tha të shtunën kreu i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

“IDF po vepron sipas planeve të saj operacionale dhe avionët luftarakë të IAF (Forcave Ajrore Izraelite) janë gati të rifillojnë sulmet ndaj objektivave në Teheran”, – thanë të shtunën Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së, Eyal Zamir, dhe Shefi i Forcave Ajrore, Tomer Bar, në një vlerësim të situatës.

The post Avionët drejt Iranit, Izraeli kërcënon Teheranin/ A do të ‘shpërthejë’ lufta? appeared first on Sot News | Lajme.

Komandanti i ri i Gardës Revolucionare kërcënon Izraelin: Do hapim portat e ferrit

By: user 5
13 June 2025 at 18:28

Komandanti i sapokomanduar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammad Pakpour, kërcënoi të “hapë portat e ferrit”, si kundërpërgjigje për sulmet e Izraelit në Iran, ku u vra edhe pararendësi i tij, Hossein Salami.

“Si hakmarrje për gjakun e shokëve tanë të rënë, shkencëtarëve dhe qytetarëve, portat e ferrit do të hapen së shpejti për këtë regjim fëmijë-vrasës”, tha Pakpour, në një mesazh të publikuar nga Agjencia Iraniane e Lajmeve, IRNA.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Iranit thërriti ambasadorin e Zvicrës, i cili përfaqëson edhe interesat amerikane në Teheran. “Gjatë takimit, Republika Islamike e Iranit shprehu zemërimin e thellë dhe kundërshtimin e fortë ndaj këtij akti agresioni të Izraelit dhe mbështetjen që i ka dhënë SHBA”, raportoi IRNA.

Çfarë po ndodh mes Izraelit dhe Iranit?

Izraeli ndërmori sulme të paprecedenta ndaj Iranit, duke shënjestruar programin bërthamor dhe udhëheqësit ushtarakë të vendit, në një operacion që kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të zgjasë për shumë ditë. Ushtria izraelite njoftoi se ka përdorur 200 avionë luftarakë. Si kundërpërgjigje, Irani lëshoi mbi 100 dronë drejt territorit izraelit, sipas ushtrisë së Izraelit.

Presidenti Donald Trump i tha CNN-it se SHBA “natyrisht” mbështet Izraelin dhe e quajti atë ndaj Iranit gjatë natës “një sulm shumë të suksesshëm”. Trump paralajmëroi Iranin më herët sot të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se të mos mbetet asgjë”, duke sugjeruar se sulmet e ardhshme të Izraelit ndaj vendit mund të jenë “edhe më brutale”.

Sipas informacioneve të deritanishme, katër figurat kryesore iraniane të vrara nga sulmi i Izraelit janë: Gjeneral Major Hossein Salami – Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Gjeneral Major Mohammad Bagheri – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Ali Shamkhani – Ish-Këshilltar i Lartë për Sigurinë Kombëtare dhe Amir Ali Hajizadeh – Komandant i Forcave Ajrore të IRGC-së.

Netanyahu deklaroi se “Operacioni Luani në Ngritje” goditi objektin kryesor të pasurimit në Natanz, shkencëtarë bërthamorë dhe atë që e quajti “zemra e programit të raketave balistike të Iranit”. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, gjashtë shkencëtarë bërthamorë u vranë.

The post Komandanti i ri i Gardës Revolucionare kërcënon Izraelin: Do hapim portat e ferrit appeared first on Lapsi.al.

Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë

By: Ardit
13 June 2025 at 12:58

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Iranin që të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se të mos mbetet asgjë”, duke sugjeruar se sulmet e mëtejshme izraelite ndaj vendit do të jenë “akoma më të përgjakshme”. Në një postim në Truth Social të premten herët në mëngjes, Trump shkroi se udhëheqësit iranianë “nuk e dinin çfarë […]

The post Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë appeared first on BoldNews.al.

Kë po kërcënon? Veliaj: Nesti A., një mizë përballë meje! Rrini të tërbuar dhe mos u qetësoni

By: Ardit
13 June 2025 at 08:40

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej 4 muajsh në qelitë e paraburgimit në Durrës, pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, ka dhënë një mesash të koduar nga TikTok, platforma e bllokuar nga kryeministri Edi Rama. Në një video të postuar në këtë rrjet social, Veliaj thumbon personazhin anonim që […]

The post Kë po kërcënon? Veliaj: Nesti A., një mizë përballë meje! Rrini të tërbuar dhe mos u qetësoni appeared first on BoldNews.al.

“Janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve”/ Berisha: Po bëhen presione të jashtëzakonshme

11 June 2025 at 12:44

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka deklaruar se janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve, sipas tij, nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Igli Hasani.

Sali Berisha: Ai po bën presione të jashtëzakonshme. Janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar, nuk di të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër. Janë kërcënuar egërsisht, vetë Rama dhe ministri i tij Ilgi Hasani.

Që këtu në Shqipëri thotë jam shqiptar, ndërsa në Greqi thotë jam grek. E morët vesh ju, çfarë është ai, as grek, as shqiptar, këta që janë si puna e këtij dhe Vangjelit, nuk janë për asnjërin komb.

Tavon e kam fjalën, jo Vangjeli aleati ynë. Këta kërcënojnë, ne mbrojmë të vërtetën para shqiptarëve dhe botës se kjo ishte një farsë.

The post “Janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve”/ Berisha: Po bëhen presione të jashtëzakonshme appeared first on Sot News | Lajme.

FOKUS – Irani kërcënon me hakmarrje masive kundër Izraelit në rast sulmi

TEHERAN, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Irani kërcënoi Izraelin me hakmarrje masive në rast të një sulmi ndaj objekteve bërthamore.

”Forcat e armatosura iraniane do të synojnë objektet sekrete bërthamore të Izraelit në rast të një përshkallëzimi të tillë ushtarak”, sipas një deklarate nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të transmetuar nga radioja shtetërore.

”Informacioni mbi vendndodhjen e objektivave izraelite u mor përmes një operacioni”, thuhet në deklaratë.

Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), paralajmëroi Izraelin kundër sulmit ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke i thënë transmetuesit izraelit ”i24news” se ato objekte janë “jashtëzakonisht të mbrojtura” dhe do të kërkonin “forcë shumë, shumë shkatërruese” për t’i dëmtuar.

Ai shtoi se një sulm mund të ketë një “efekt bashkimi” dhe mund të përforcojë vendosmërinë e Iranit për të kërkuar armë bërthamore ose për t’u larguar nga Traktati i Mospërhapjes, duke cituar bisedat që pati me zyrtarët iranianë.

Sekreti që rrethon aktivitetet e mëparshme bërthamore të Iranit është në qendër të bisedimeve në IAEA. Gjermania, Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rrisin zyrtarisht presionin me një rezolutë para bordit të IAEA-s.

Qeveritë perëndimore kanë frikë se udhëheqja iraniane mund të jetë duke kërkuar të ndërtojë armë bërthamore, pavarësisht mohimeve të ashpra të Teheranit.

SHBA-ja dhe Teherani po zhvillojnë negociata mbi një marrëveshje për të kufizuar programin bërthamor të Iranit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump e kishte kërcënuar Iranin me forcë ushtarake nëse palët nuk mund të arrijnë një marrëveshje.

Besohet gjithashtu se Izraeli po përgatitet për një sulm të mundshëm./  a.jor.

The post FOKUS – Irani kërcënon me hakmarrje masive kundër Izraelit në rast sulmi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

By: Oldi
9 June 2025 at 22:51

Mbrëmjen e sotme në Top Story, fokusi i bisedës është vështirësia e gazetarëve të aktualitetit, dhe ‘lufta’ me të cilën ata përballen. Gazetarja Anila Hoxha, e cila është pjesë e këtij profesioni mbi 26 vite, ka treguar se gazetarët përballen shpesh me kërcënime, që vijnë në forma të ndryshme. Ajo ka treguar edhe një episod […]

The post “Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Burri lidhet me kabuj, kërcënohet me armë dhe… Ja çfarë ndodhi

6 June 2025 at 10:48

Sipas raportit të policisë, persona të panjohur kanë përdorur kërcënimin me armë për ta lidhur viktimën me një kabllo elektrike dhe për t’i marrë rreth 150 euro para cash, si dhe një kamerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të datës 5 qershor në Prishtinë, ku një burrë është bërë viktimë e një grabitjeje të armatosur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa njofton se rasti është ende nën hetime.

The post E rëndë/ Burri lidhet me kabuj, kërcënohet me armë dhe… Ja çfarë ndodhi appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌