Zjarrfikësit britanikë u përballen me një zjarr të madh që përfshiu një anije mallrash të ankoruar në portin Albert Dock në Hull, Mbretërinë e Bashkuar.
Pamje tronditëse nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen në ajër pasi anija, e ngarkuar me skrap metalik, mori flakë rreth orës 10:00 të mëngjesit.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë katër makina zjarrfikëse, roja bregdetare dhe shërbimi i ambulancës. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë raportuar të jenë të sigurt.
Banorët lokalë janë këshilluar të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura për shkak të reve të dendura të tymit që vazhdojnë të përhapen në zonë.
Sipas BBC, anija e identifikuar është “Altay”, një anije transportuese e ndërtuar në vitin 2006.
MBRETËRI E BASHKUAR- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, është shprehur se SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të “zbutur” “kërcënimin e rëndë” të programit bërthamor të Iranit.
Në një deklaratë, Starmer thotë se programi bërthamor i Iranit është kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare.
“Programi bërthamor i Iranit është një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të zbutur këtë kërcënim.”, theksoi ai.
Ai i ka bërë thirrje Iranit të kthehet sa më shpejt në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje, e cila do t’i jepte fund kësaj krize.
“Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është një përparësi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize”, tha ai.
TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Një 48-vjeçar shqiptar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar për vrasje për arsye gjakmarrjeje, është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia njoftoi sot se “si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, është arrestuar shtetasi shqiptar L. L., 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë”.
Sipas policisë “ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasje për arsye gjakmarrjeje”; “Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit; “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake””.
Policia ka bërë edhe një përmbledhje të ngjarjes.
“Në fshatin Gjocaj, Peqin, në vitin 2021, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. Shtetasi L. L. dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit të kësaj vrasjeje, si dhe ka siguruar mjetet dhe kushtet për kryerjen e saj. Po ashtu, pas ngjarjes, ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja”, njoftoi policia.
Arrestimi i tij, sipas Policisë, u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, që ka në fokus lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim për vepra të rënda penale.
Veprimet e mëtejshme procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë janë në proces, në bashkëpunim me autoritetet britanike.
Një anketë e kryer në Britani zbuloi se 46 për qind e të rinjve të moshës 16-21 vjeç preferojnë të jetonin në një botë pa internet.
Sipas asaj që raporton “The Guardian”, një anketë u krye me 1.293 të rinj në një punim të kryer nga “British Standards Institution”. Pjesëmarrësve iu bënë pyetje rreth mendimeve të tyre në lidhje me internetin dhe aktivitetet e tyre online.
Përderisa 46 për qind e të anketuarve thanë se do të preferonin të jetonin në një botë pa internet, gati 70 për qind raportuan se ndihen më keq pasi kanë kaluar kohë në mediat sociale. Gjysma e adoleshentëve të anketuar mbështetën një kufizim që do të kufizonte aksesin e tyre në aplikacione dhe faqe të caktuara pas orës 22:00.
Kurse 27 për qind e pjesëmarrësve theksuan se e kanë ndarë vendndodhjen e tyre me të huaj në internet.
Bëhet e ditur se 25 për qind e adoleshentëve kalojnë katër ose më shumë orë në ditë në mediat sociale dhe 42 për qind pranuan se i kanë gënjyer prindërit dhe kujdestarët e tyre për atë që bëjnë në internet.
Po ashtu 42 për qind e të anketuarve thanë se kanë gënjyer për moshën e tyre në internet, 40 për qind kanë shprehur se kanë një llogari të rreme dhe 27 për qind e tyre kanë thënë se janë paraqitur si një person krejtësisht i ndryshëm në internet.
Sipas sondazhit, 75 për qind e të anketuarve raportuan se filluan të kalonin më shumë kohë në internet me pandeminë e COVID-19, dhe 68 për qind mendojnë se kjo kohë ka ndikuar negativisht në shëndetin e tyre mendor.
Rani Govender, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Kombëtare për Parandalimin e Mizorive ndaj Fëmijëve (NSPCC) me seli në Mbretërinë e Bashkuar, tha se kufizimet digjitale janë të dobishme, por jo të mjaftueshme më vete, dhe theksoi se pa masa shtesë, fëmijët nuk mund të parandalohen nga ekspozimi ndaj përmbajtjeve të dëmshme në internet.
Përfaqësuesit e qeverive të BE-së në Bruksel morën një tekst të një Mirëkuptimi të Përbashkët midis Britanisë dhe BE-së dhe dokumenti tani po miratohet nga të 27 qeveritë e BE-së, thanë zyrtarët.
Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe arritën një marrëveshje paraprake mbi mbrojtjen dhe sigurinë, peshkimin dhe lëvizshmërinë e të rinjve përpara një samiti BE-MB të hënën, duke hapur rrugën për firmat britanike që të marrin pjesë në kontrata të mëdha mbrojtëse të BE-së, thanë zyrtarët e BE-së.
Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa do të takohen më vonë të hënën në Londër.
“Ekziston një marrëveshje… mbi tekstet e ndryshme dhe aspektet paralele të Samitit BE-MB”, tha një diplomat i BE-së.
“Nga sa kuptoj unë, të gjitha shtetet anëtare duket se janë të kënaqura me atë që është vënë në tryezë ndërsa samiti është gati të fillojë. Tani ekziston një procedurë me shkrim në vazhdim për të pasur marrëveshjen zyrtare të të gjitha shteteve anëtare, por kjo nuk duhet të shkaktojë ndonjë problem”, tha diplomati. Britania është gati të bjerë dakord për rivendosjen më të rëndësishme të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian që nga Brexit të hënën, duke kërkuar bashkëpunim më të ngushtë në tregti dhe mbrojtje për të ndihmuar në rritjen e ekonomisë dhe për të forcuar sigurinë në kontinent.
Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe arritën një marrëveshje paraprake mbi mbrojtjen dhe sigurinë, peshkimin dhe lëvizshmërinë e të rinjve përpara një samiti BE-MB të hënën, duke hapur rrugën për firmat britanike që të marrin pjesë në kontrata të mëdha mbrojtëse të BE-së, thanë zyrtarët e BE-së.
Përfaqësuesit e qeverive të BE-së në Bruksel morën një tekst të një Mirëkuptimi të Përbashkët midis Britanisë dhe BE-së dhe dokumenti tani po miratohet nga të 27 qeveritë e BE-së, thanë zyrtarët.
Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa do të takohen më vonë të hënën në Londër.
“Ekziston një marrëveshje… mbi tekstet e ndryshme dhe aspektet paralele të Samitit BE-MB”, tha një diplomat i BE-së.
“Nga sa kuptoj unë, të gjitha shtetet anëtare duket se janë të kënaqura me atë që është vënë në tryezë ndërsa samiti është gati të fillojë. Tani ekziston një procedurë me shkrim në vazhdim për të pasur marrëveshjen zyrtare të të gjitha shteteve anëtare, por kjo nuk duhet të shkaktojë ndonjë problem”, tha diplomati.
Britania është gati të bjerë dakord për rivendosjen më të rëndësishme të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian që nga Brexit të hënën, duke kërkuar bashkëpunim më të ngushtë në tregti dhe mbrojtje për të ndihmuar në rritjen e ekonomisë dhe për të forcuar sigurinë në kontinent.
Votuesit në Angli mëngjesin e sotëm kanë filluar të hedhin votat e tyre për të zgjedhur më shumë se 1.600 këshilltarë për 23 autoritete lokale, si dhe dy kryetar bashkie lokal dhe katër kryetar bashkie me autoritet të kombinuar.
Votuesit në 23 këshilla angleze do të zgjedhin këshilltarët dhe kryetarët e bashkive në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që nga zgjedhjet e përgjithshme të korrikut të vitit 2024 që sollën Partinë Laburiste përsëri në pushtet.
Nga 23 autoritetet lokale ku mbahen zgjedhje, 14 janë këshilla qarqesh, përkatësisht në Cambridgeshire, Derbyshire, Devon, Gloucestershire, Hertfordshire, Kent, Lancashire, Leicestershire, Lincolnshire, Nottinghamshire, Oxfordshire, Staffordshire, Warwickshire dhe Worcestershire.
Anglezët po ashtu po votojnë në tetë autoritete unitare, përkatësisht në Buckinghamshire, Cornwall, Durham, Northamptonshire Veriore, Northumberland, Shropshire, Northamptonshire Perëndimore dhe Wiltshire.
Këshilli metropolitan në Doncaster gjithashtu po zhvillon zgjedhje.
Zgjedhje zhvillohen gjithashtu për dy kryetar bashkie me autoritete lokale dhe katër kryetar bashkie me autoritete të kombinuara në Cambridgeshire dhe Peterborough, Greater Lincolnshire, Hull dhe Yorkshire Lindore, si dhe në Anglinë Perëndimore.
Ndërkohë, votuesit në Runcorn dhe Helsby do të zgjedhin anëtarin e tyre të ri të parlamentit në zgjedhje të pjesshme pas dorëheqjes së deputetit laburist Mike Amesbury.
Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore nuk po mbajnë zgjedhje.
Më shumë se gjysma e vendeve në të gjitha autoritetet lokale aktualisht mbahen nga Partia Konservatore kryesore e opozitës, e cila pritet të përballet me humbje të mëdha, derisa zgjedhjet janë prova e parë për Partinë Laburiste të kryeministrit Keir Starmer pas fitores dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të mbyllen në orën 22:00.
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën A1 pranë Newcastle, në Britaninë e Madhe. Mediat britanike shkruajnë se në aksident janë përshirë të paktën katër makina policie dhe dy automjete civile, një BMW dhe një Volvo.
Për pasojë shtatë efektivë janë dërguar me urgjencë në spital.
Sipas Shërbimit të Ambulancës së Veri-Lindjes, në vendngjarje janë dërguar pesë ekipe ambulancash, një mjek specialist, një oficer detyre, dy ekipe të Ndërhyrjes në Zona të Rrezikshme (HART) si dhe mbështetje nga Shërbimi Ajror i Ambulancës së Madhe të Veriut.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë për një shkatërrim të madh të një prej makinave të policisë, që ka humbur pjesën e sipërme dhe tre dyer, ndërsa të tjera janë me dritare të thyera dhe pjesë të shpërndara në të tri korsitë e rrugës.
Një nga automjetet civile është përmbysur plotësisht, ndërsa autostrada A1 është mbyllur në të dy drejtimet midis nyjeve 73 dhe 75 dhe pritet të qëndrojë e tillë deri në orët e pasdites për shkak të hetimeve të ndërlikuara që po zhvillon Policia e Northumbria-s
Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një përplasje të rëndë midis një makine dhe një autobusi pranë Aeroportit Heathrow mbrëmjen e djeshme. Të dy automjetet morën flakë pas përplasjes.
Tre pasagjerët e makinës u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa një i katërt u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Dy pasagjerë të autobusit gjithashtu janë dërguar në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar dinamikën e ngjarjes dhe shkakun e përplasjes së rëndë.
Sipas një raporti të publikuar nga e përditshmja britanike “Daily Mirror”, një nga vendet më të sigurta për t’u strehuar në rast të një lufte bërthamore është kompleksi Wood Norton në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo vilë, e cila në pamje të parë duket si një ndërtesë e zakonshme, fsheh një rrjet të madh tunelesh nëntokësore. […]
Pretendimi: Qeveria e Keir Starmer në Angli po harton ligj për uljen e dënimeve nëse një kriminel i përket një pakice
Verdikti: Mungon konteksti
——————————————————————–
Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullonlajmi se qeveria e kryeministrit britanik Keri Starmer ka paraqitur një projekt-ligj që propozon uljen e dënimeve me burg për krimet e kryera nga njerëz që vijnë nga pakicat.
Në fakt, ky pretendim ka ardhur fillimisht nga Partia Konservatore e Mbretërisë së Bashkuar. Në një postim në Twitter, partia deklaroi: “Keir Starmer dëshiron t’i trajtojë kriminelët e pakicave etnike në mënyrë më të butë në dënime, duke krijuar një sistem drejtësie me dy nivele. Kjo është anti-Britanike.”
Bëhet fjalë për një ndryshim në udhëzimet se kur gjykatat duhet të kërkojnë një raport para dënimit. Postimi përfshin një pamje nga udhëzimet e reja të Këshillit Dënues, të cilat janë vendosur të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.
Seksioni përkatës i udhëzimeve ka të bëjë me raportet e para dënimit, të cilat janë shkruar nga oficerët e provës. Oficerët e provës do të intervistojnë personat e dënuar për një krim për të kuptuar prejardhjen e tyre, rrethanat që i çuan ata në shkeljet penale dhe nëse janë penduar për veprimet e tyre, ndër të tjera.
Raporti që ata paraqesin në gjykatë do të përfshijë këtë informacion si dhe një sugjerim se çfarë lloj dënimi do të ishte i përshtatshëm. Gjykata nuk është e detyruar të ndjekë këto rekomandime.
Udhëzimet e reja thonë se sa herë që një gjykatë shqyrton nëse duhet të vendosë një urdhër komunitar ose dënim me burg, ajo duhet të marrë një raport para dënimit “përveç se nëse e konsideron se është e panevojshme”. Më tej, “një raport para dënimit mund të jetë i panevojshëm nëse gjykata konsideron se ka informacion të mjaftueshëm për veprën penale dhe shkelësin”.
Partia Konservatore theksoi një seksion tjetër të udhëzimeve, i cili thoshte: “Një raport para dënimit normalisht do të konsiderohet i nevojshëm nëse shkelësi i përket një (ose më shumë) prej grupeve të mëposhtme.” Një nga ato grupe ishin personat “nga një pakicë etnike, pakicë kulturore dhe/ose komunitet i pakicës fetare”.
Në konsultimin e Këshillit Dënues mbi udhëzimet, ai shpjegoi se kishte marrë në konsideratë detajimin e situatave si rrjedhojë e së cilave një raport para dënimit mund të ishte i panevojshëm. Megjithatë, ajo vendosi të mos e bëjë këtë pasi mund të “rrezikojë kufizimin e aftësisë së gjykatave për të kërkuar (raporte para dënimit) në rastet në të cilat mund të jetë e dobishme”.
Prandaj, propozoi se ishte më mirë të përcaktohej se kur është i nevojshëm një raport para dënimit. Kjo mendohej të ishte kur një person është pjesë e një ose më shumë grupeve. Krahas pakicave etnike, kulturore dhe fetare, këto grupe përfshinin edhe gratë, të rinjtë në moshë madhore dhe njerëz që përballeshin me dënimin e tyre të parë me burg. Për njerëzit nga këto grupe, një raport para fjalisë “mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm”, tha konsultimi.
Kjo shpjegohet duke cituar nga një libër i përdorur nga gjyqtarët, i cili thotë se raporti mund të “të jetë veçanërisht i rëndësishëm për të hedhur dritë mbi individë me prejardhje kulturore të panjohura për gjyqtarin”. Rreth 11% e gjyqtarëve në Mbretërinë e Bashkuar janë me prejardhje të pakicave etnike. Kjo është një përqindje më e ulët se popullsia e përgjithshme në moshë pune.
Të dhënat zyrtare tregojnë se shkelësit nga pakicat etnike marrin vazhdimisht dënime më të gjata se shkelësit e bardhë.
Në nëntor 2023, Këshilli Dënues tha se megjithëse të dhënat ishin të kufizuara, kishte disa indikacione se shkelësit me prejardhje të pakicave etnike kishin “pak më pak gjasa se shkelësit e bardhë për të përgatitur një (raport para dënimit)” përpara se të merrnin një dënim në komunitet ose me burgim.
Në një deklaratë pas kundërshtimit ndaj udhëzimeve të reja, Këshilli Dënues tha: “Arsyet për përfshirjen e grupeve ndryshojnë, por përfshijnë dëshmi të pabarazive në rezultatet e dënimit, disavantazhet me të cilat përballen brenda sistemit të drejtësisë penale dhe kompleksitetet në rrethanat e autorëve individualë që mund të kuptohen vetëm përmes një vlerësimi.” Ai shtoi se raportet e para-dënimit “nuk janë një tregues i dënimit”.
Megjithatë, ndryshimi në udhëzimet është vendosur nga Këshilli Dënues dhe nuk ka asnjë provë që Keir Starmer e mbështet atë.
Këshilli Dënues është një organ i pavarur publik përgjegjës për zhvillimin e udhëzimeve për dënimet nga gjykatat në Angli. Sipas Aktit të Dënimit 2020, udhëzimet janë të detyrueshme për gjykatat, përveç nëse ka rrethana të jashtëzakonshme që lejojnë devijime.
Megjithatë, ai duhet të konsultohet me Parlamentin dhe të paraqitet përpara Komisionit të Përzgjedhur të Drejtësisë në Dhomën e Komuneve kur kërkohet. Kancelari ka të drejtë t’i propozojë këshillit ndryshimin e udhëzimeve. Këtë pozicion aktualisht e mban Shabana Mahmood, e cila është edhe Sekretare e Drejtësisë.
Më 6 mars, Mahmood shkroi një letër ku i kërkonte Këshillit Dënues të rishqyrtonte udhëzimet e reja.
Në të ajo tha: “Duhet ta bëj të qartë pakënaqësinë time për drejtimin që mori ky udhëzues për të rekomanduar qasje të ndryshme për ata nga pakicat etnike, pakicat kulturore dhe/ose nga një prejardhje e pakicës fetare.” Ajo tha se raportet e para-dënimit mund të ndihmojnë gjykatat “por aksesi në një të tillë nuk duhet të përcaktohet nga përkatësia etnike, kultura ose feja e një shkelësi”. Ajo shtoi: “Unë po kërkoj që të rishqyrtoni vendosjen e këtij udhëzimi sa më shpejt të jetë e mundur”. Mahmood tha gjithashtu: “Unë do të shqyrtoj rolin dhe kompetencat e Këshillit Dënues së bashku me punën e Rishikimit të Pavarur të Dënimeve.”
Përpara se ajo të dërgonte këtë letër, zëdhënësi i kryeministrit tha se Starmer “mbështet komentet e (Mahmood),” duke shtuar se “udhëzimet e përditësuara nuk përfaqësojnë pikëpamjet e qeverisë.”
Në letrën e saj, Mahmood tha: “Konsultimi u ndërmor nën qeverinë e fundit, midis nëntorit 2023 dhe shkurtit 2024”. Datat që dha zonja Mahmood janë të sakta. Konsultimi u publikua më 29 nëntor 2023 dhe zgjati deri më 21 shkurt 2024.
Megjithatë, formulimi në konsultim është paksa i ndryshëm. Drafti që u konsultua thoshte se një raport para dënimit “mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm” nëse shkelësi ishte nga një prej grupeve të përmendura. Udhëzimet përfundimtare thonë se një raport para dënimit “normalisht do të konsiderohet i nevojshëm” nëse shkelësi i përkiste njërës prej atyre grupeve.
Presidenti i Këshillit Dënues, William Davis, iu përgjigj Mahmood me një letër më 10 mars 2025. Në të, ai thekson se asnjë shqetësim i tillë nuk është shprehur në asnjë fazë të konsultimit dhe rikujton rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së Këshillit nga qeveria në fjalë.
“Pikëpamja e këshillit është se t’i sigurosh një dënuesi sa më shumë informacion që të jetë e mundur për shkelësin është një mjet me të cilin mund të adresohet një pabarazi e tillë. Unë kam parë që flitet se udhëzuesi i këshillon dënuesit që të vendosin një dënim më të butë ndaj atyre nga pakicat etnike sesa shkelësit e bardhë. Është e qartë se ky pretendim është krejtësisht i gabuar,” shkroi Davis.
Një skulpturë tipografike është vendosur së fundmi në qendër të qytetit të Krumës, qendra administrative e bashkisë së Hasit. Skulptura paraqet një tekst në anglisht dhe një zemër, ku në barkushen e djathtë është flamuri shqiptar dhe në të majtën, flamuri i Mbretërisë Bashkuar. Skulptura është dëshmi e lidhjes mes bashkisë së vogël në Veri […]
Pretendimi: Organizata Botërore e Shëndetit pranon se vaksinat mRNA shkaktojnë epidemi kanceri në moshën nën 50 vjeç
Verdikti: E pavërtetë
———————————————————–
Një artikull i botuar më 8 mars në portalin mast.al pretendon se Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se vaksinat mRNA po shkaktojnë “epidemi të kancerit të gjirit” në mbarë botën.
Artikulli i citon tabloidin britanik The Daily Mail dhe përmend Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC).
Me këto fjalë kyçe, Faktoje gjeti artikullin e Daily Mail të cilit i referohet mast.al.
Megjithatë, ai mban titullin “Bomba e kancerit të gjirit: Vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar nga sëmundja po rriten me mbi 40 për qind – ndërsa misteret në moshën nën 50 vjeç vazhdojnë të hutojnë mjekët,” dhe nuk përmend fare vaksinat mRNA.
Artikulli i Daily Mail
Sipas Daily Mail, ekspertët nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) e OBSh ekzaminuan të dhënat e kancerit nga mbi 50 vende të ndryshme, përfshirë Britaninë e Madhe. Ata fajësuan një popullsi në rritje dhe në plakje, të kombinuar me stile jetese jo të shëndetshme, për rritjen e parashikuar të rasteve. Vaksina mRNA nuk u përmend.
Rreth 23% e rasteve të kancerit të gjirit në Mbretërinë e Bashkuar mendohet se mund të parandalohen, me rreth 8% të rasteve të shkaktuara nga mbipesha dhe 8% nga pirja e tepërt e alkoolit. Por plakja është faktori kryesor i rrezikut për çdo lloj kanceri, i shkaktuar kryesisht nga dëmtimi i ADN-së qelizore me kalimin e kohës.
Sipas koordinatorit të Konsorciumit të Covid-19 dhe Kancerit, një regjistër përkushtuar mbledhjes së të dhënave mbi personat me kancer dhe Covid-19, “që nga fillimi i vaksinimit, nuk ka prova që vaksinat anti-Covid shkaktojnë kancerin, shkaktojnë rishfaqje të kancerit, apo shkaktojnë përkeqësimin e sëmundjes.”
I njejti pohim u përsërit edhe nga një zëdhënës nga Projekti i Njohurisë së Vaksinave në Universitetin e Oksfordit, i cili tha për Reuters se nuk është gjetur një lidhje shkak-pasojë mes vaksinimit dhe kancerit.
Studimet shkencore ose nuk kanë gjetur një lidhje mes vaksinimit në përgjithësi dhe rrezikut të limfomës, ose kanë vërejtur një ulje të këtij rreziku pas vaksinimit.
Një sërë studimesh kanë treguar se vaksinat anti-Covid gjenerojnë qeliza të bardha gjaku, të cilat janë kyç në ngritjen e imunitetit të trupit, specifike për Covid-19. Këto qeliza, të quajtura limfocite-T, ndihmojnë në organizimin e reagimit të sistemit imunitar dhe vrasin qelizat e infektuara me Covid-19. Limfocitet-T luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit kundër viruseve dhe baktereve si dhe kundër sëmundjeve si kanceri.
Pretendimi: Presidenti francez Macron nuk ka përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë në samitin e dytë për Ukrainën
Verdikti: Mungon konteksti
———————————————————
Thirrja e një samiti mbi Ukrainën nga presidenti francez Emmanuel Macron është raportuar në disa mediashqipfolëse shoqëruar me pretendimin se Gjermania dhe Britania janë lënë jashtë këtij samiti, duke lënë hapësirë për të menduar për hatërmbetje apo ftohje marrëdhëniesh mes këtyre shteteve europiane.
Është e vërtetë se më 19 shkurt 2025 Macron organizoi një takim për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe sigurinë në Europë.
Ky takim pasonte një tjetër takim urgjent të mbajtur në Paris më 17 shkurt, ku ishin të pranishëm krerët e Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Holandës, Danimarkës, Komisionit Europian, Këshillit Europian dhe NATO.
Vendet e ftuara në takimin e 19 shkurtit ishin vendet që nuk ishin të pranishme në takimin e 17 shkurtit: Norvegjia, Kanadaja, Lituania, Estonia, Letonia, Republika Çeke, Greqia, Finlanda, Rumania, Suedia dhe Belgjika.
Kjo ishte një përpjekje për të vlerësuar se si mund të duken garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën, se si Europa duhet të lëvizë më shpejt për të rritur shpenzimet e mbrojtjes ndërsa administrata e ShBA përshpejton diplomacinë për t’i dhënë fund luftës trevjeçare midis Ukrainës dhe Rusisë.
Sipas Reuters, disa vende ishin të pakënaqur që takimi ishte vetëm për krerët e përzgjedhur dhe jo një samit i plotë i BE.
Kështu, duket se takimi i 19 shkurtit u mbajt enkas për udhëheqësit e shteteve që nuk u përfshinë në takimin e parë.
Detyrimisht, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, si dhe pesë shtetet e tjera nga takimi i parë, nuk ishin të pranishëm në takimin e dytë.
Këto takime erdhën pas bisedimeve ShBA-Rusi të mbajtura në Arabinë Saudite, të cilat nuk përfshinin qeveritë evropiane apo Kievin. Njoftimi i negociatave saudite tronditi marrëdhëniet ShBA-Europë mes shqetësimeve se ShBA mund të arrijë një marrëveshje me Moskën në kundërshtim me interesat e sigurisë ukrainase dhe europiane.
Shqetësimet në Europë janë intensifikuar pasi Keith Kellogg, i dërguari i Trump për Ukrainën dhe Rusinë, tha më 15 shkurt se Europa nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në bisedimet e paqes.
TIRANË, 15 janar/ATSH/ Me ftesë të Kryetarit të Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nisi sot vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeparlamentarja shoqërohet nga deputetët, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Eduard Shalsi, Blerina Gjylameti, Lavdrim Krashi, Lefter Gështenja si edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi.
Gjatë takimit me kryetarin e Dhomës së Komuneve Sir Lindsay Hoyle, Spiropali diskutoi mbi bashkëpunimin mes dy vendeve.
Pas nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët në dhjetor 2022, dialogu politik, marrëdhëniet e shkëmbimet dypalëshe janë përmirësuar dhe Kuvendi dhe Dhoma e Komuneve po kontribuojnë në avancimin e tyre.
“Bashkëpunimi me parlamentin britanik është prioritet. Ndërveprimi ynë synon thellimin e reformave, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, fuqizimin e institucioneve demokratike, sigurinë dhe mbrojtjen e paqes, turizmin, inovacionin, arsimin, kulturën dhe nismat e tjera dypalëshe. Bashkëpunimi ynë i suksesshëm në luftën kundër emigrimit ilegal përfshin edhe projektet e programet mbështetëse për investime dhe punësimin e rinisë në disa zona të Veriut”, theksoi Spiropali.
Në Mbretërinë e Bashkuar jeton një komunitet i madh i Diasporës shqiptare, aktiv dhe i mirëintegruar, i cili shërben si një urë miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve.
Kryetarja e Kuvendit, nënvizoi lidershipin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe vlerësoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për stabilitetin dhe anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe vendeve të Balllkanit Perëndimor.
Spiropali shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme nga Mbretëria e Bashkuar të integrimeve dhe perspektivës euro-atlantike të Kosovës si edhe të bashkëpunimit të saj me NATO-n.
Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, nënvizoi Spiropali, do të vijojnë bashkëpunimin për mbështetjen e vendosur dhe të palëkundur për mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në koherencë të plotë me qëndrimet e BE-së dhe NATO-s.
Kryetarja e Kuvendit dhe delegacioni u takuan edhe me përfaqësues të grupit të miqësisë me Shqipërinë dhe delegacionit të Dhomës së Komuneve në Unionin Ndër-Parlamentar, me të cilët diskutuan çështje konkrete të bashkëpunimit parlamentar dypalësh, modernizimin e funksionimit e të shërbimeve të Kuvendit si dhe koordinimin e qëndrimeve në forumet parlamentare ndërkombëtare.
Spiropali dhe delegacioni i Kuvendit ndoqën edhe seancën e pyetjeve në parlament me Kryeministrin Keir Starmer.
Fermerët në disa rajone të Mbretërisë së Bashkuar kanë zhvilluar protesta masive duke shprehur mosdakortësinë e tyre lidhur me një propozim të ri të qeverisë.
Një “marrëveshje e re” për bujqësinë është cilësuar si një mundësi për të modernizuar sektorin dhe për të rritur përfitimet për fermerët, por shumë prej tyre janë të shqetësuar se kjo mund të mos mjaftojë për të zgjidhur problemet afatgjata të sektorit.
Fermerët që protestojnë kundër ndryshimeve në taksën e trashëgimisë kanë tentuar të pengojnë fjalimin e një ministri, ku ai përshkruante vizionin e qeverisë për një “marrëveshje të re” për bujqësinë në Mbretërinë e Bashkuar.
Rreth 40 traktorë janë futur në qendrën e qytetit të Oksfordit, duke i dhënë zë protestës me boritë e tyre, ndërkohë që Sekretari i Mjedisit, Steve Reed, mbante fjalimin e tij në një konferencë kombëtare të bujqësisë.
Ai theksoi se plani 25-vjeçar i qeverisë do të fokusohet më shumë në prodhimin e ushqimit, fitimet e fermerëve dhe lehtësimin e burokracisë lidhur me planifikimin për fermerët.
Nga prilli i vitit 2026, asetet bujqësore të trashëguara që kanë vlerë më shumë se 1 milion £, të cilat më parë ishin të përjashtuara, do të jenë të detyruara për të paguar taksën me një normë prej 20% – gjysmë e normës standarde të taksës së trashëgimisë.
Shumë fermerë argumentojnë se, megjithëse janë të pasur me pasuri, për shembull, në lidhje me tokën dhe bagëtinë, ata janë të varfër në para dhe ndryshimet do të thotë që do të duhet të shesin pasuritë e tyre për të paguar taksën. / abcnews.al
Rënia e paundit ka shënuar rekord me vlerën më të ulët për gati një vit në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, bëhet me dije se kostot e huamarrjes kanë arritur nivelet më të larta në 16 vjet.
Ekonomistët kanë paralajmëruar se rritja e kostove mund të çojë në rritje të taksave ose në ulje të shpenzimeve, pasi qeveria po përpiqet të përmbushë rregullin e tij që nuk duhet të huazohet për financimin e shpenzimeve të përditshme.
Në përgjigje të një pyetjeje urgjente në Dhomën e Komuneve, ministri i Thesarit, Darren Jones, tha se “nuk ka nevojë për një ndërhyrje emergjente” dhe se tregjet “po funksionojnë në mënyrë të rregullt”.
Paundi ra me 0.9% dhe arriti në $1.226 kundrejt dollarit të enjten. Kryesisht, paundi rritet kur rriten kostot e huamarrjes, por ekonomistët thanë se shqetësimet më të gjera për forcën e ekonomisë britanike e kanë shtyrë atë në këto nivele.
Londra po plaket me një ritëm më të shpejtë se çdo qytet tjetër i madh në Mbretërinë e Bashkuar, pasi një numër në rritje i banorëve zgjedhin të mos kenë fëmijë, sipas një studimi nga “Resolution Foundation”.
Mosha mesatare në kryeqytet është rritur me dy vjet, duke arritur në 35,8 në pak më shumë se një dekadë – një normë ndryshimi që lidhet më shpesh me fshatrat rurale.
Gjetjet janë në kontrast të fortë me tendencat në qytetet e tjera të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar, ku mosha mesatare ka rënë paksa me gjysmë viti në 34,5 nga viti 2001 deri në 2023.
Hulumtimi, i bazuar në analizën e të dhënave zyrtare, nxjerr në pah një ndarje në rritje të moshës në gjithë vendin, me moshën mesatare që ndryshon ndjeshëm midis zonave urbane dhe rurale.
Shembulli më i mprehtë i ndarjes mund të shihet në North Norfolk, autoriteti më i vjetër lokal në Britani, ku mosha mesatare është 55,3 vjeç.
Kjo është 25 vjet më shumë se zona më e re, Tower Hamlets e Londrës, e cila ka një moshë mesatare prej 30,6 vjeç.
Ndërsa mosha mesatare e Londrës është rritur mesatarisht, fshatrat rurale kanë parë rritje shumë më të pjerrëta, me moshën tipike që është rritur gati gjashtë vjet, nga 41,6 vjet në vitin 2001 në 47,4 vjet në 2023.
Tendenca pasqyrohet në rajonet bregdetare, të cilat po kontribuojnë në mënyrë disproporcionale në plakjen e përgjithshme të popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar.
“Resolution Foundation” paralajmëroi se dallimet e mëdha do të paraqesin sfida të mëdha, veçanërisht për zonat bregdetare dhe rurale ku popullsia e moshuar po ushtrojë presion në rritje mbi shërbimet publike.
Grupi theksoi nevojën për politika të synuara për të trajtuar ndarjen në rritje të moshës dhe implikimet e saj për ekonomitë rajonale, kujdesin shëndetësor dhe infrastrukturën sociale.
Gjurmët e lashtësisë vazhdojnë të jenë prezente dhe të zbulohen rastësisht ose gjatë kërkimeve nga arkeologët. Rasti i fundit është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një gurore në Oxfordshire është zbuluar vendi më i madh i gjurmëve të dinosaurëve i evidentuar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.
Rreth 200 gjurmë gjigante, të krijuara 166 milionë vjet më parë, gjenden mbi dyshemenë e gurit gëlqeror. Ato zbulojnë lëvizjet e dy llojeve të ndryshme dinosaurësh që mendohet të jenë një sauropod me qafë të gjatë i quajtur Cetiosaurus dhe një Megalosaurus, më i vogël dhe mishngrënës.
Gjurmët u vunë re për herë të parë nga një punëtor në gurore, teksa po punonte me një ekskavator. / abcnews.al
Festimet e Hogmanay janë anuluar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pasi paralajmërimet për mot të keq kanë kërcënuar dukshëm eventet. Kushtet e agravuara të motit, përfshirë erëra të forta, shi të dendur dhe mundësi për përmbytje do të prekin disa zona të Mbretërisë së Bashkuar.
Pjesa më e prekur e vendit nga moti i keq pritet të jetë Skocia, Irlanda e Veriut dhe disa zona të Anglisë veriore. Shumë nga ngjarjet e mëdha në natën e vitit të ri, që zakonisht tërheqin mijëra njerëz, janë anuluar për arsye sigurie. Kjo përfshin festimet e Hogmanay në Edinburg, ku zakonisht organizohen koncerte, fishekzjarre dhe festa në rrugë.
Anulimi i këtyre festimeve ka shkaktuar zhgënjim te ata që presin me padurim këtë festë tradicionale, por siguria mbetet prioriteti kryesor. Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës po këshillojnë njerëzit të shmangin udhëtimet dhe të qëndrojnë të informuar mbi parashikimin e motit. / abcnews.al