Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake, arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut (EMRI)
Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia shqiptare.
Policia e Shtetit, njofton se 41-vjeçari Musli Aslani kërkohej nga autoritetet austriake, për disa vepra të rënda penale.
Strukturat e DrejtorisĂ« sĂ« ForcĂ«s sĂ« Posaçme Operacionale, nĂ« vijim tĂ« operacioneve tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme pĂ«r kapjen e personave tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, finalizuan operacionin e radhĂ«s tĂ« koduar âOperacionalja 54â.
Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 41 vjeç, lindur dhe banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Ky shtetas ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi ndaj tij Ă«shtĂ« lĂ«shuar urdhĂ«r arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, VjenĂ«, Austri, pĂ«r kryerjen e veprave penale âTrafikim drogeâ, âKĂ«rcĂ«nim i rrezikshĂ«mâ, âZhvatje e rĂ«nduarâ, dhe âPlagosjeâ.
Këto vepra janë të parashikuara nga Kodi Penal Austriak, ku parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.
Gjatë kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Interpol Tirana, vijon procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet austriake.
The post Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake, arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut (EMRI) appeared first on Albeu.com.