Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit: 317 vdekje në Mesdheun Qendror që nga fillimi i vitit

Të paktën 317 persona vdiqën dhe 286 të tjerë rezultojnë të humbur në Mesdheun qendror nga fillimi i vitit deri në 12 korrik. Alarmi u dha nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) në Libi pas njoftimit të saj të fundit publik.

Gjatë kësaj periudhe, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara, emigrantët e kapur në det dhe u kthyen në Libi rezultuan 12 338, nga të cilët 10 653 burra dhe 1 136 gra, 404 të mitur dhe 145 ishin të panjohur dhe të datuar./abcnews.al

Katër viktima nga një aksident ajror në Londër

Katër persona kanë humbur jetën pas një aksidenti ajror të ndodhur të dielën në Aeroportin Southend, në Londër, raportoi agjencia e lajmeve PA. Ngjarja tragjike ndodhi gjatë orëve të pasdites, ndërsa shkaqet e rrëzimit të avionit të vogël mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas përplasjes, mjeti fluturues shpërtheu në flakë.

Autoritetet vendase kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Policia e Essex-it dhe Shërbimi i Ambulancës reaguan menjëherë ndaj thirrjeve për ndihmë, pas raportimeve se një avion rreth 12 metra i gjatë ishte përplasur në tokë.

Kompania Zeusch Aviation, e cila operon nga Aeroporti Lelystad në Holandë, konfirmoi se fluturimi SUZ1 ishte përfshirë në aksidentin e ndodhur. Sipas faqes zyrtare të kompanisë, avioni përdorej për fluturime mjekësore, duke transportuar pacientë ose organe për transplant.

Dega për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka hapur një hetim zyrtar dhe ka dërguar një ekip multidisiplinar në vendngjarje, që përfshin ekspertë nga fusha të ndryshme si operacionet ajrore, faktorët njerëzorë, inxhinieria dhe analizimi i të dhënave të regjistruara.

Dëshmitarë okularë kanë rrëfyer për mediat britanike momentet dramatike të aksidentit. “Piloti u rrotullua me kokë poshtë dhe avioni u përplas në tokë. Ishte në ajër vetëm për disa sekonda përpara se të shpërthente në flakë. Ishte zjarr dhe tym gjithandej. Fatmirësisht, vajza ime nuk po shikonte drejt avionit në atë moment,” tha një dëshmitar./abcnews.al

 

Serbia dhe Kina nisin për herë të parë stërvitje të përbashkët ushtarake

Ministria e Mbrojtjes së Kinës njoftoi të hënën se Kina dhe Serbia do të zhvillojnë për herë të parë një stërvitje të përbashkët ushtarake, e cila pritet të mbahet në fund të këtij muaji. Ushtrimet ushtarake, të quajtura “Paqeruajtësit 2025”, do të zhvillohen në provincën Hebei në veri të Kinës dhe do të përfshijnë forcat speciale nga të dyja vendet. Lajmin e bëri të ditur koloneli Jiang Bin…

Source

Ultimatumi i Trump: I zhgënjyer me Putinin për Ukrainën, marrëveshje për 50 ditë ose tarifa 100%

Gazeta Si – Të hënën, 24 korrik, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë NATO-s “armë me cilësi të lartë dhe më të mirat në arsenalin e tyre”, e cila do të paguajë për to dhe nga ana tjetër do t’i dërgojë ato në Ukrainë, në mënyrë që të mund të mbrohet nga Rusia.

Diskutimet e tyre, u përqendruan tek lufta në Ukrainë. Trump është shprehur me kërcënim ndaj Rusisë, lidhur me situatën.

Presidenti i SHBA-ve, tha se Rusia do të përballet me tarifa shumë të ashpra, nëse brenda 50 ditëve nuk do të arrihet marrëveshja me Ukrainën.

Trump tha se Moska duhet ta rikthejë ekonominë e Rusisë në rrugën e duhur.

Ai u shpreh se Rusia ka “potencial të jashtëzakonshëm” dhe shtoi se duhet t’i përdorë burimet e saj për tregti dhe jo për luftë.

“Unë flas shumë me të”, thotë Trump për Presidentin e Rusisë Putin.

Ai thotë se bisedat janë shumë të këndshme, por shton se biseda “nuk do të thotë asgjë” pasi raketat godasin qytetet, raporton BBC.

Sakaq, Donald Trump thotë se është “shumë, shumë i zhgënjyer” me Rusinë dhe ka njoftuar planet për të dërguar armë “të nivelit të lartë” në Ukrainë , nëpërmjet NATO-s.

The post Ultimatumi i Trump: I zhgënjyer me Putinin për Ukrainën, marrëveshje për 50 ditë ose tarifa 100% appeared first on Gazeta Si.

Trump thotë se mendonte se ai dhe Putini ‘kishin arritur marrëveshje disa herë’

Duke folur nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka thënë se mendonte se kishte një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë “disa herë”.

“Kur kthehesha në shtëpi, i thosha Zonjës së Parë, pata bisedën më të mrekullueshme me Vladimirin, mendoj se kemi mbaruar. Dhe pastaj ndiznim televizorin dhe ajo më thoshte, ‘epo kjo është e çuditshme, sepse sapo bombarduan një shtëpi pleqsh'”, shtoi presidenti amerikan

Ai tha gjithashtu se pati një takim “të shkëlqyer” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij takimi me Rutte, Trump njoftoi se ka urdhëruar shitjen e armëve në NATO të cilat më pas do të transferohen në Ukrainë, në mënyrë që të mund të mbrojnë veten.

Në takim presidenti amerikan njoftoi se i ka dhënë Rusisë 50 ditë afat që të ndalë luftën në Ukrainë, përndryshe do t’i vendosë sanksione të reja. /Telegrafi/

The post Trump thotë se mendonte se ai dhe Putini ‘kishin arritur marrëveshje disa herë’ appeared first on Telegrafi.

Trump i dha afat 50 ditë Rusisë, BE kundër: Shumë kohë e gjatë, civilët po vdesin çdo ditë

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kritikuar afatin 50-ditor që presidenti amerikan Donald Trump i dha Rusisë për të ndalur luftën në Ukrainë, duke e cilësuar si “shumë të gjatë”, ndërkohë që “civilë të pafajshëm po vdesin çdo ditë”.

“Është shumë pozitiv që presidenti Trump mban qëndrim të ashpër ndaj Rusisë, por 50 ditë janë shumë kohë, kur marrim parasysh se rusët po vrasin civilë çdo ditë,” deklaroi Kallas për gazetarët.

Trump njoftoi se do i jap Moskës 50 dite afat për të përfunduar luftën, ndërsa kërcënoi me sanksione ndaj Rusisë dhe vendeve që bashkëpunojnë me të, duke paralajmëruar gjithashtu një furnizim të madh ushtarak për Ukrainën përmes NATO-s.

“Jam i zhgënjyer nga presidenti Vladimir Putin, sepse mendova se do të kishim një marrëveshje para dy muajsh, por kjo nuk duket të ndodhë,” tha Trump, duke shtuar se “për pasojë, do të vendosim tarifa dytësore” ndaj aleatëve të Rusisë.

“Nëse nuk kemi marrëveshje brenda 50 ditësh, tarifa do të arrijë në 100%, kaq është,” theksoi ai.

Trump gjithashtu njoftoi se Ukraina do të furnizohet me një sasi të madhe armësh për të forcuar frontin. Ai deklaroi se “do të blejmë armë me vlerë miliarda dollarë nga SHBA, do t’i japim NATO-s dhe ato do të shpërndahen shpejt në zonën e luftës”, duke siguruar se “nuk do t’i kushtojë asnjë cent taksapaguesve amerikanë”.

Gjithashtu, presidenti shtoi se në ditët në vijim Ukraina do të marrë sisteme ajrore Patriot.

Së fundmi, Trump ka dhënë sinjale të ndryshme lidhur me qëndrimin e tij ndaj Ukrainës, madje në një moment Pentagoni kishte ndaluar përkohësisht dërgesat e armëve për Kievin. Por sot ai u shfaq i vendosur dhe përsëriti se është “i pakënaqur” me Putin.

The post Trump i dha afat 50 ditë Rusisë, BE kundër: Shumë kohë e gjatë, civilët po vdesin çdo ditë first appeared on JavaNews.al.

Tarifat e Trump ndaj Evropës, mund të trondisin Italinë

Sipas llogaritjeve, në rast se SHBA vendos tarifat ndaj Evropës, Italia do të pësojë një dëmtim ekonomik prej 12 miliardë eurosh në vit.

Shoqata për Zhvillimin e Jugut të Italisë, Svimez, parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit do të ulet me 0.5%. Po ashtu, sipas Svimez, mund të humbasin deri në 150,000 vende pune me kohë të plotë. Nëse tarifat prekin edhe industrinë farmaceutike italiane, kostot për ekonominë kombëtare do të jenë edhe më të mëdha.

Shoqatat e sektorit bujqësor dhe ushqimor kërkojnë me forcë arritjen e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se “12% e prodhimit bujqësor italian eksportohen në SHBA”. “Nëse nuk gjendet një zgjidhje kompromisi, ekonomia reale e vendit tonë do të goditet rëndë,” tha presidenti i shoqatës bujqësore Coldiretti, Etore Prandini.

Sipas televizionit italian Rai, nëse tarifat e njoftuara nga Donald Trump do të hyjnë në fuqi, eksportet e verës italiane drejt SHBA-së mund të ulen deri në 80%, ndërsa çmimi i djathrave më të njohura italiane mund të kalojë 50 dollarë për kilogram. Në fund, shqetësim të madh shprehin edhe bizneset e vogla dhe të mesme italiane që operojnë në sektorët e bizhuterive, mobiljeve, prodhimit të syzeve dhe artikujve metalikë.

The post Tarifat e Trump ndaj Evropës, mund të trondisin Italinë first appeared on JavaNews.al.

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte zhvilloi ditën e sotme një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Teksa foli pas takimit, Rutte e ka cilësuar një “marrëveshje vërtet të rëndësishme” akordin që ai njoftoi së bashku me presidentin Trump, për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.

Rutte bëri të ditur se Trump e kishte kontaktuar të enjten, duke i shprehur gatishmërinë për të furnizuar Ukrainën me pajisje ushtarake të domosdoshme për mbrojtjen ndaj Rusisë – por me kusht që koston ta mbulojnë vendet europiane, gjë që Rutte e quajti “krejtësisht të arsyeshme”.

“Marrëveshja bazohet në suksesin e madh të samitit të fundit të NATO-s dhe tregon se vendet europiane po angazhohen gjithnjë e më shumë për mbështetjen e Ukrainës,” deklaroi Rutte.

Ai konfirmoi se disa shtete kanë shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar me marrëveshjen, përfshirë Finlandën, Danimarkën, Suedinë, Norvegjinë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Kanadanë.

Sipas tij, marrëveshja do t’i mundësojë Ukrainës të marrë “një sasi të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake – që nga mbrojtja ajrore e deri te raketat dhe municionet”.

Shefi i NATO-s kritikoi edhe veprimet e fundit të Rusisë, duke i quajtur sulmet ndaj qyteteve ukrainase si “të papërshkrueshme dhe pa lidhje me objektiva ushtarakë”, me qëllim kryesor përhapjen e panikut mes civilëve.

Rutte i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të marrë seriozisht paralajmërimin e fundit të Donald Trump, i cili i ka vendosur afat prej 50 ditësh për të arritur një marrëveshje paqeje me Kievin – në të kundërt, SHBA do të vendosë sanksione dytësore ndaj Rusisë, me efekte që arrijnë deri në 100%.

“Nëse do isha në vendin e Vladimir Putinit pas kësaj deklarate, do ta rishikoja me serioz qasjen ndaj negociatave për Ukrainën,” përfundoi Rutte.

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se do ta ndëshkojë Rusinë me tarifa, nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditëve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti republikan e bëri këtë njoftim gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Do të vendosim tarifa shumë të rënda, nëse nuk kemi marrëveshje brenda 50 ditëve”, tha Trump.

Ai nuk dha hollësi për mënyrën se si do të zbatoheshin tarifat.

“Unë e përdor tregtinë për shumë gjëra” shtoi ai. “Por, ajo është mënyrë shumë e mirë për t’i zgjidhur luftërat”.

Rutte synon gjithashtu të zhvillojë bisedime me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Hegseth, dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si edhe me anëtarë të Kongresit.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën, Keith Kellogg, u takua më herët gjatë ditës në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të biseduar rreth mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

“Biseduam për rrugën drejt paqes dhe çfarë mund të bëjmë së bashku më saktësisht për të ardhur më afër paqes. Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, prodhimin dhe blerjen e përbashkët të armëve mbrojtëse në bashkëpunim me Evropën”, shkroi Zelensky në X.

Kievi dhe qytete të tjera në Ukrainë janë vënë në shënjestër të sulmeve të shumta ajrore nga forcat ruse javët e fundit, duke i zemëruar Trumpin dhe zyrtarë të tjerë në Uashington, të cilët kanë filluar të dyshojnë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, ka vërtet për qëllim të zhvillojë bisedime për paqe për t’i dhënë fund konfliktit më të gjatë dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Trump, i cili ka folur me Putinin gjashtë herë me telefon që kur mori detyrën, ka shprehur gjithnjë e më shumë zhgënjim për refuzimin e Putinit për të rënë dakord për një armëpushim.

Kritikat më të ashpra të Trumpit ndaj Putinit janë të dukshme, pasi ai ka një histori komentesh pozitive dhe lavdëruese për liderin rus. Trump e ka quajtur atë të “mençur” dhe vitin e kaluar tha se kishte “marrëdhënie shumë të mira” me Putinin.

Javën e kaluar, Trump kritikoi hapur Moskën sërish.

“Jam i zhgënjyer me Rusinë, por do të shohim çfarë ndodh në javët në vijim”, i tha ai NBC News.

Trump humb durimin me Putin: Marrëveshje ose do vendos tarifa 100% kundër Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një sërë deklaratash të forta gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Trump paralajmëroi sanksione dytësore 100% ndaj çdo shteti apo kompanie që vazhdon të tregtojë me Rusinë, ndërsa në Kongres po shqyrtohet një projektligj që parashikon sanksione dytësore deri në 500%. Trump kërcënoi me tarifa dytësore 100% kundër Rusisë nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje brenda 50 ditëve, duke theksuar se ishte i zhgënjyer nga Vladimir Putin.

Në të njëjtën kohë, Trump konfirmoi se dërgesat e para të sistemeve raketore “Patriot” për Kievin do të nisen brenda pak ditësh, në kuadër të një marrëveshjeje të re të koordinuar me NATO-n për furnizimin e Ukrainës me armë amerikane. Presidenti sqaroi se Shtetet e Bashkuara do t’i prodhojnë armët, por do të jenë vendet europiane ato që do të paguajnë për to.

Trump e bëri të qartë se përfundimi i luftës në Ukrainë mbetet prioritet, duke shtuar: “Kjo nuk është lufta ime, është lufta e Biden-it. Po përpiqem t’ju nxjerr prej saj dhe duam që të marrë fund.” Ai shprehu zhgënjimin ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se kishte shpresuar për një marrëveshje paqeje që dy muaj më parë, por “kjo nuk ndodhi”.

Për sa i përket të ardhmes së Ukrainës, Trump paralajmëroi se faza e rindërtimit do të jetë sfida e radhës dhe do të kërkojë shumë kohë dhe burime. Ai theksoi se është e nevojshme të përgatitet një plan i koordinuar me aleatët për këtë proces. m.p.

SHBA – Rutte: Nëse do të isha Vladimir Putin do t’i rishqyrtoja më seriozisht negociatat me Ukrainën

UASHINGTON, 14 korrik /ATSH-DPA/- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte përshëndeti sot njoftimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë nëse nuk arrihej një marrëveshje me Ukrainën.

“Nëse do të isha Vladimir Putin do t’i rishqyrtoja negociatat me Ukrainën më seriozisht”, tha Rutte.

Ai tha se njoftimi i presidentit Trump ishte një lajm vërtet i shkëlqyer për Ukrainën.

I dërguari special i SHBA-së, Keith Kellogg mbërriti sot në Kiev për bisedime me udhëheqësit ukrainas, mes sinjaleve se mbështetja e Uashingtonit për Ukrainën po forcohet.

Qëndrimi i Trump ka marrë një drejtim tjetër. Ai kishte shpresuar se do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës përmes negociatave – dhe ka zhvilluar disa telefonata me Putinin.

Kohët e fundit, ai ka shprehur pakënaqësinë – duke thënë se ishte shumë i zhgënjyer me presidentin Putin.

Trump njoftoi më herët se SHBA-ja do t’i shiste sisteme armësh “Patriot” vendeve evropiane për t’i dërguar në Ukrainë.

“Do të jetë një biznes për ne. Do t’u dërgojmë vendeve evropiane sisteme “Patriot”, për të cilat ata kanë shumë nevojë sepse Putini, me të vërtetë befasoi shumë njerëz”, u tha Trump gazetarëve.

“Patriot” është një nga sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore në botë – që përdoret për të luftuar avionët armik, raketat balistike dhe raketat kruz. //a.i/

The post SHBA – Rutte: Nëse do të isha Vladimir Putin do t’i rishqyrtoja më seriozisht negociatat me Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite

GAZA, 14 korrik /ATSH-AA/ – Të paktën 82 palestinezë, përfshirë fëmijë dhe njerëz që mbushnin ujë, u vranë të dielën në një seri sulmesh ajrore izraelite që synonin zonat e banimit dhe tendat e personave të zhvendosur në të gjithë Rripin e Gazës.

Në sulmin e fundit, gjashtë palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga disa sulme izraelite në lagjet Zeitoun dhe Al-Tuffah të Qytetit të Gazës, thanë mjekët.

Pesë persona u vranë gjithashtu dhe 25 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite në tendat që strehonin palestinezët e zhvendosur në qytetin verior të Gazës dhe qytetin jugor të Khan Younis.

Bombat izraelite shënjestruan gjithashtu një tubim civilësh në Qytetin e Gazës, duke vrarë 11 persona, përfshirë një fëmijë dhe një mjek. Mbi 50 të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët lokalë të shëndetësisë.

Në veri të Rripit të Gazës, gjashtë palestinezë u vranë dhe të tjerë u plagosën pasi një aeroplan luftarak izraelit bombardoi një shtëpi në kampin e refugjatëve Shati në perëndim të Qytetit të Gazës.

Pesë të tjerë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror të veçantë që goditi një shtëpi në Rrugën Hamid në perëndim të qytetit të Gazës.

Tre palestinezë të tjerë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën kur një sulm ajror izraelit shënjestroi një tendë që strehonte njerëz të zhvendosur në veri të qytetit të Gazës.

Në lagjen Al-Sabra të qytetit të Gazës, një vajzë e re dhe një person tjetër u vranë, dhe disa persona u plagosën kur forcat izraelite bombarduan një shtëpi familjare pranë Xhamisë së Kompleksit Islam.

Bëhet e ditur se mbi 80 palestinezë u vranë nga sulmet ajrore izraelite përfshirë 10 duke mbushur ujë.   /os/

The post GAZA – Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Valët e të nxehtit shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në shtetin europian

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën Ministria e Mjedisit e Spanjës. Shumica dërrmuese e njerëzve që humbën jetën ishin mbi 65 vjeç dhe më shumë se gjysma ishin gra, sipas të dhënave. […]

The post Valët e të nxehtit shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në shtetin europian appeared first on BoldNews.al.

BE reagon pas ultimatumit të Trump për Rusinë, Kaja Kallas: 50 ditë është një kohë e gjatë për një marrëveshje në Ukrainë

“Është mirë që Presidenti Donald Trump po mban një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë, por 50 ditë është një kohë shumë e gjatë, duke pasur parasysh që ukrainasit po vriten çdo ditë.” Kështu u shpreh përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, me të mbërritur në takimin ministror BE-Fqinjësi Jugore. Kallas ka komentuar njoftimin e […]

The post BE reagon pas ultimatumit të Trump për Rusinë, Kaja Kallas: 50 ditë është një kohë e gjatë për një marrëveshje në Ukrainë appeared first on FaxWeb.

Tronditet Gjermania! I akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve dhe djegien e banesave të tyre, nis gjyqi për mjekun 40-vjeçar në Berlin

Një proces gjyqësor i përmasave të rralla ka nisur në Berlin, ku një mjek paliativ 40-vjeçar akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve në kujdesin e tij, përmes një koktej vdekjeprurës medikamentesh dhe djegien e banesave të tyre, me qëllim fshehjen e krimeve. Prokuroria gjermane e ka akuzuar të dyshuarin, i identifikuar vetëm si Johannes M., […]

The post Tronditet Gjermania! I akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve dhe djegien e banesave të tyre, nis gjyqi për mjekun 40-vjeçar në Berlin appeared first on FaxWeb.

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kinës të hënën. Pjesë e ushtrimeve të përbashkët “Paqeruajtësit 2025” do të jenë forcat speciale të Serbisë dhe Kinës dhe stërvitja do të zhvillohet në provincën Hebei, në Kinën veriore, tha […]

The post Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë appeared first on FaxWeb.

Australia organizon stërvitjen më të madhe ushtarake ndonjëherë

Stërvitjet më të mëdha të luftës në Australi, Ushtrimi Talisman Sabre, janë duke u zhvilluar dhe pritet të tërheqin vëmendjen e anijeve spiune kineze. Australia lëshoi raketa nga Sistemi i saj i Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë M142, i njohur si HIMARS, gjatë ushtrimeve me zjarr të vërtetë në Zonën e Stërvitjes Shoalwater Bay, një hapësirë prej 4,500 kilometrash katrorë në shtetin Queensland.

HIMARS u blenë së fundmi nga SHBA.
“Sot ishte hera e parë që Ushtria Australiane ka qëlluar me zjarr të vërtetë platformat tona me rreze të gjatë veprimi, të cilat janë HIMARS, kështu që është një ditë e jashtëzakonshme”, tha Nick Wilson.

Talisman Sabre filloi në vitin 2005 si një stërvitje e përbashkët dyvjeçare midis SHBA-së dhe Australisë.

Bëhet e ditur se këtë vit, më shumë se 35,000 personel ushtarak nga 19 vende, duke përfshirë Kanadanë, Fixhin, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Japoninë, Holandën, Zelandën e Re, Norvegjinë, Papua Guinenë e Re, Filipinet, Korenë e Jugut, Singaporin, Tajlandën, Tongën dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të marrin pjesë gjatë tre javëve.

Malajzia dhe Vietnami po marrin pjesë gjithashtu si vëzhgues.

Stërvitja do të zhvillohet gjithashtu në Papua Guinenë e Re, fqinjin më të afërt të Australisë, duke shënuar kështu herën e parë që aktivitetet e Talisman Sabre mbahen jashtë Australisë.

Ndryshe, stërvitja filloi zyrtarisht të dielën me një ceremoni në Sydney.

Presidenti Zelensky propozon zgjatjen e ligjit ushtarak

Volodymyr Zelensky ka propozuar zgjatjen e ligjit ushtarak, raportojnë mediat shtetërore ukrainase. Aktualisht, gjendja ushtarake dhe mobilizimi në Ukrainë do të zgjasin deri më 6 gusht.

Por zgjatja e planifikuar, raporton Suspilne, do të shtonte 90 ditë, duke e çuar deri më 5 nëntor nëse miratohet në parlament.

Parlamenti i Ukrainës votoi për herë të fundit për të zgjatur gjendjen ushtarake më 16 prill, dhe e ka bërë këtë gjatë gjithë luftës. Vendi ka qenë nën gjendje ushtarake që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022.

Takimi Rutte-Trump në Shtëpinë e Bardhë, Trump paralajmëron tarifa 100% ndaj Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje me NATO-n për furnizimin me armë të avancuara që do t’i dërgohen Ukrainës, në kuadër të përpjekjeve për të ndalur agresionin rus. Në një konferencë për shtyp nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump deklaroi se aleatët e NATO-s do të blejnë armët…

Source

Franca feston “Ditën e Bastijës”, parada madhështore në Champs-Elysees

Parisi u bë sot epiqendra e festimeve për Ditën Kombëtare të Francës, e njohur si Dita e Bastijës, me një nga paradat ushtarake më të mëdha dhe më të vjetra në Evropë që u zhvillua tradicionalisht në bulevardin Champs-Élysées, në praninë e Presidentit Emmanuel Macron, zyrtarëve të lartë francezë dhe mysafirëve të huaj. Spektakli ushtarak përfshiu mbi 5,600 ushtarë në marshim, qindra automjete…

Source

❌