Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve, pavarësisht shqetësimeve nga OKB-ja
Autoritetet në Pakistan e kanë rifilluar dëbimin me forcë të refugjatëve afganë, pasi qeveria federale nuk pranoi ta zgjasë afatin e qëndrimit të tyre në vend, thanë zyrtarët të hënën.
Kjo vendim prek rreth 1.4 milionë afganë që mbajnë kartela të Dëshmisë së Regjistrimit (PoR), të cilëve u ka skaduar statusi ligjor në fund të qershorit.
Shumë prej tyre kishin shpresuar për një zgjatje njëvjeçare për të zgjidhur çështje personale, siç janë shitja e pronës apo përfundimi i bizneseve, para se të ktheheshin në Afganistan.
Përveç mbajtësve të kartelave PoR, rreth 800 mijë afganë të tjerë posedojnë Kartela të Shtetasit Afgan (ACC).
Policia thotë se edhe ata po jetojnë në mënyrë të paligjshme në vend dhe po arrestohet para dëbimit në provincat Punjab lindor, Baloçistan jugperëndimor dhe Sindh jugor.
Vendimi i së hënës nxiti kritika nga Komisionari i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara, UNHCR.
Sipas një raporti të UNHCR-së nga qershori, të paktën 1.2 milionë afganë janë detyruar të kthehen nga Irani dhe Pakistani këtë vit.
Dëbimet në një shkallë kaq të gjerë mund ta përshkallëzojnë gjendjen tashmë të brishtë në Afganistan, ku Qeveria talibane mori pushtetin në vitin 2021.
Një njoftim i Qeverisë pakistaneze i datës 31 korrik, i parë nga Associated Press, konfirmon vendimin e Pakistanit për të riatdhesuar të gjithë shtetasit afganë me kartela të skaduara PoR.
Në njoftim thuhet se afganët pa pasaporta të vlefshme dhe pa viza pakistaneze po qëndrojnë në vend në mënyrë të paligjshme dhe duhet të kthehen në atdhe sipas ligjeve të Pakistanit për emigracionin.
Policia nĂ« mbarĂ« Pakistanin po ndalon afganĂ«t pĂ«r tâi transportuar drejt pikave kufitare, sipas dy zyrtarĂ«ve tĂ« QeverisĂ« dhe tĂ« sigurisĂ« qĂ« folĂ«n nĂ« kushte anonimiteti.
Ata thanë se nuk po kryhen arrestime masive, por policisë i është dhënë urdhri të shkojë derë më derë dhe të kryejë kontrolle të rastësishme për të ndaluar të huajt që banojnë në mënyrë të paligjshme.
âPo, refugjatĂ«t afganĂ« qĂ« po jetojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme nĂ« Pakistan po kthehen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dinjitetshmeâ, tha Shakeel Khan, komisionar pĂ«r refugjatĂ«t afganĂ« nĂ« provincĂ«n veriperĂ«ndimore Khyber Pakhtunkhwa.
Ai tha se kjo është masa më e madhe deri më tani që po zbatohet me urdhër të qeverisë federale në Islamabad.
Miliona afganĂ« janĂ« larguar drejt Pakistanit gjatĂ« katĂ«r dekadave tĂ« fundit pĂ«r tâi shpĂ«tuar luftĂ«s, trazirave politike dhe vĂ«shtirĂ«sive ekonomike.
Fushata e re e dëbimeve vjen pas një operacioni të gjerë të filluar në vitin 2023 kundër të huajve që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Pakistan.
Qaiser Khan Afridi, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për refugjatët, shprehu shqetësim të thellë lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë pakistaneze.
âDĂ«rgimi i njerĂ«zve nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«rbĂ«n riatdhesim tĂ« detyruar dhe Ă«shtĂ« shkelje e detyrimeve ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« njĂ« shtetiâ, tha Afridi nĂ« njĂ« deklaratĂ«, duke i bĂ«rĂ« thirrje Pakistanit qĂ« tĂ« ndjekĂ« njĂ« qasje ânjerĂ«zore pĂ«r tĂ« siguruar kthimin vullnetar, gradual dhe me dinjitetâ tĂ« afganĂ«ve, dhe vlerĂ«soi vendin pĂ«r strehimin e miliona refugjatĂ«ve afganĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se 40 vjet./REL