Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Protestat në Serbi, ambasada ruse: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd, thotë se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është dialogu në fushën e së drejtës sipas rregullave serbe. “Sipas mendimit tonë, kjo do të thotë vetëm një gjë: vlerësimet tona pasqyrojnë me saktësi, korrektësi, përgjegjësi dhe me qëllime të mira realitetin”, njoftoi Ambasada ruse, por po ashtu nuk sqaroi se për cilat vlerësime bëhet fjalë. Kremlini veçse i ka dhënë…

Source

Papa Leo XIV: T’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë

Papa Leo XIV ka një apel të fortë drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit gati dyvjeçar midis Izraelit dhe Hamasit, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura në Gaza dhe ofrimin e ndihmës humanitare. ”Edhe një herë bëj një apel të fortë për t’i dhënë fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, i cili ka shkaktuar kaq shumë terror…

Source

Vr*sjet në shkollë, Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmë shtizë

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar një dekret presidencial në nder të viktimave të të shtënave të sotme në një shkollë në Minesota të SHBA-ve. Sipas mediave të huaja, presidenti i cili i përshkruan të shtënat si “akte të pakuptimta dhune”, ka urdhëruar gjithashtu që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë. Flamujt në ambasadat…

Source

Rama poston fotot: Aksion pastrimi për një mjedis më të pastër dhe komunitete të ndërgjegjësuara

Në zonat e mbrojtura të vendit si parqet kombëtare apo natyrore vijon nisma “Male të pastra”. Kryeministri Edi Rama ka postuar momente nga pastrimi i këtyre zonave të mbrojtura nga që synon sensibilizimin për ruajtjen e ekosistemeve malore dhe mbajtjen pastër të tyre. “Nisma “Male të Pastra” angazhoi stafin e zonave të mbrojtura, komunitete e vullnetarë në një aksion pastrimi për një mjedis më…

Source

Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, Llatja: Rritet asistenca online për qytetarët

Bashkia e Elbasanit ka përfunduar procesin e emërimit të 18 administratorëve të njësive administrative. Kanë qenë më shumë se 400 aplikime për të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së administratorëve dhe drejtorëve në Bashkinë e Elbasanit. ”Ka qenë një proces i hapur ku kanë aplikuar mbi 436 qytetarë që kanë shprehur interes të jenë pjesë në këtë proces”, shprehet Gledian Llatja…

Source

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se Qeveria mund të emërojë komisionarë, nëse zgjedhjet lokale nuk japin rezultat. Kjo mund të ndodhë sidomos në komunat e vogla, ku ka pak votues ose shumë njerëz janë larguar jashtë vendit, thonë analistët. Nëse as pas rundit të dytë të zgjedhjeve nuk zgjidhet kryetari i një komune, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në…

Source

Mediu: Veç Berishës, askush tjetër nuk e bën dot bashkë PD dhe opozitën

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu flet rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri parlamentar. Zërave për largimin e Sali Berishës si pasojë e humbjes në zgjedhjet e 11 Majit, iu përgjigj se momentalisht nuk ka asnjë figurë që mund të përbashkojë PD dhe opozitën në tërësi përveç tij. “Për të bërë një analizë të zgjedhjeve, duhet një raport i ODIHR. PD duhet të bëjë analizën…

Source

Policia aksion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kujtojmë se në Durrës, edhe më herët gjatë këtyre muajve janë organizuar operacione për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku janë ç’montuar disa organizata kriminale.

Source

Tayna e pathyeshme, artistja më e dëgjuar në Spotify

Tayna është shpallur zyrtarisht artistja më e dëgjuar dhe më e paguar shqiptare në Spotify për muajin gusht. Me 3.8 milion dëgjues mujor dhe një rritje të jashtëzakonshme prej +300 mijë dëgjuesish brenda vetëm një muaji. Renditja e publikuar e vendos atë në krye, duke lënë pas emra të njohur si Noizy, Azet, Dhurata Dora, Butrint Imeri e shumë të tjerë. Ajo ka kaluar kufijtë e tregut shqiptar dhe…

Source

Skema e Investimeve, ministrja Denaj: 1,5 milionë lekë për hektar për rrjetat antibreshër

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se fermerët po mbështeten me financim për rrjetat antibreshër, për të mbrojtur prodhimin bujqësor nga risku i kushteve klimaterike. Për të me skemën e re të investimeve, financojmë rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha.

Source

Arrestimet e inspektorëve, IMT: Distancohemi nga sjellje të tilla të papranueshme, i shkarkuam nga detyra

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Tiranë ka reaguar pas operacionit të SPAK dhe të policisë duke arrestuar 2 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë, punonjës të këtij institucioni. IMT distancohet nga ngjarja duke thënë se veprimet korruptive të punonjësve janë veprime individuale, duke bërë thirrje gjithashtu që institucionet ligjzbatuese të veprojnë. Reagimi i Inspektoriatit të…

Source

1354 operacione për shuarjen e 193 zjarreve masive

Në të gjithë gjithë vendin gjatë kësaj vere janë kryer 1354 operacione për shuarjen e 193 zjarreve masive. Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur sot disa të dhëna lidhur me angazhimet në terren nga ajri dhe toka të forcave operacionale në javët e vështira të luftës ndaj zjarreve. “Në operacionet për shuarjen e flakëve në të gjithë Shqipërinë morën pjesë mbi 10 mijë forca operacionale dhe…

Source

Aksioni i SPAK, zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Në panga kanë rënë dy inspektorët Gërald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim (shtetasit Klajdi Zhilla dhe një tjetër person). Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona merrnin para tek biznese të…

Source

Spahiu: Berisha i njohu zgjedhjet, sepse 12 mijë komisionerët firmosën në çdo kuti

Në një kohë që opozita flet për mosnjohje të rezultatit dhe të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, juristi Kreshnik Spahiu thotë se PD i ka njohur kur komisionerët nënshkruan për rezultatin e zgjedhjeve. ”Berisha i njohu zgjedhjet nëpërmjet 12 mijë komisionerëve që kanë nënshkruar rezultatin për çdo kuti. Kur një parti nënshkruan dhe njeh rezultatin ky është akti juridik që i bënë zgjedhjet…

Source

Ylli Manjani: Pas SHBA-së e Gjermanisë, edhe Zvicra rrëzon përdorimin gjyqësor të të dhënave të SKY ECC

Nga Ylli Manjani Me gjykimin në Apel, më e larta e gjykimit në nivel Kantoni, mund të themi krejt pa entuziazëm, se Zvicra përfundimisht e rrëzon përdorimin gjyqsor të të dhënave të SKY ECC. Drejtësia Zvicerane thotë prerë se: 1. Të dhënat e marea nga SKY ECC janë rezultat i përgjimit masiv, ku shumica e të përgjuarve nuk kanë qenë në ndjekje penale. 2. Përgjimi masiv është i paligjshëm…

Source

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Dy persona janë arrestuar, ndërsa të paktën 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona merrnin para tek biznese të ndryshme, duke i favorizuar në zabtimin e ambienteve publike.

Source

Ndërtimi i Urës së re të Bahçallëkut, Rama poston fotot: Lehtëson trafikun e mjeteve drejt Tiranës

Vijon puna për ndërtimin e Urës së Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga puna e përditshme për ndërtimin e kësaj ure brenda parametrave të duhur. ”Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës, një vepër e rëndësishme që do të lehtësojë trafikun për mjetet që do të lëvizin në drejtim të Tiranës, ndërkohë që edhe ura e…

Source

Teatri Kombëtar i Kukullave shkon në Lezhë, shfaqja Smërfët dhe Gargamela ndiqet me interes

Teatri Kombëtar i Kukullave ndaloi në qytetin e Lezhës për më të vegjlit. Sheshi Gjergj Kastrioti u shndërrua në skene të hapur, ku fëmijët u argëtuan dhe përjetuan emocione të shumta përmes interpretimit të aktorëve. Me shfaqjen “Smërfët dhe Gargamela”, aktorët e teatrit sollën në skenë personazhe shumëngjyrëshe dhe histori plot fantazi, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për të vegjlit. …

Source

Gruaja e aktorit Naun Shundit jep lajmin e keq: Shëndeti i tij ka marrë një kthesë aspak optimale

Bashkëshortja e aktorit dhe regjisorin e njohur, Naun Shundi, ka reaguar sot lidhur me gjendjen shëndetësore të tij, i cili po trajtohet në QSUT. Ajo shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë, kolegët dhe artdashësit që janë solidarizuar me familjen në ditët e vështira, duke dhënë ndihmën e tyre. Por ka dhënë lajmin e hidhur se gjendja e aktorit ka marrë një kthesë aspak optimale, duke i bërë thirrje…

Source

❌