Man City tejkalon Unitedin dhe Barçën nĂ« renditjen e sponsorizimeve nĂ« fanella â Real Madrid kryeson listĂ«n e pĂ«rfituesve
Real Madridi vazhdon të kryesojë listën e ekipet që përfitojnë më shumë nga sponsorët e fanellave brenda një viti, ndërsa në vendin e dytë tashmë renditet Manchester City pas marrëveshjes së rinovuar me Puma-n.
Me marrëveshjen e re shumëmilionëshe sponsorizimi që Manchester City sapo ka nënshkruar me kompaninë Puma, sipas së cilës marka sportive gjermane do të paguajë hiq më pak se 1 miliard funte (1.153 miliardë euro) gjatë 10 viteve të ardhshme, skuadra e Cityt e ka rrëzuar Manchester United nga vendi i dytë në renditjen e klubeve që fitojnë më shumë nga sponsorizimi i fanellave.
Ekipi, i drejtuar nga Pep Guardiola nga stoli dhe Ferran Soriano nga zyrat, tashmë fiton 210.5 milionë çdo vit duke shfaqur logon e Pumas (115 milionë euro), logon e linjës ajrore Etihad (74 milionë euro) dhe logon e platformës së kriptomonedhës OKX në mëngë (21.5 milionë euro).
MegjithatĂ«, sipas gazetĂ«s Marca, Real Madridi vazhdon tĂ« mbetet âmbretâ i pĂ«rfitimeve nga fanella, pasi fiton 120 milionĂ« euro nĂ« vit nga Adidasi dhe nga 70 milionĂ« euro nga kompanitĂ« Fly Emirates dhe HP qĂ« i ka si sponsor.
Unitedi renditet në vendin e tretë me 200 milionë euro përfitime, ku 105 milionë vijnë nga Adidas, 70 nga Snapdragon dhe 21.5 nga DXC Technology, ndërsa Barcelona renditet e katërta me 183 milionë euro përfitime dhe Paris Saint-Germain i pesti me 170 milionë euro.
Në pozitën e gjashtë vjen Arsenali me 141.5 milionë euro, Bayern Munichu i shtati me 123 milionë euro, Liverpooli i teti me 102.5 milionë euro, Borussia Dortmund e nënta me 99 milionë euro dhe Tottenham Hotspur që mbyll dhjetëshen me 80 milionë euro.
Renditja e sponsorizimeve të fanellave sportive në futboll:
Real Madrid: 260 milionë euro (Adidas, Fly Emirates dhe HP)
Manchester City: 210.5 milionë euro (Puma, Etihad dhe OKX)
Manchester United: 200 milionë euro (Adidas, Snapdragon dhe DXC Technology)
Barcelona: 183 milionë euro (Nike, Spotify dhe Ambilight)
Paris Saint-Germain: 170 milionë euro (Nike, Qatar Airways dhe Snipes)
Arsenal: 141.5 milionë euro (Adidas, Fly Emirates dhe Visit Rwanda)
Bayern Munich: 123 milionë euro (Adidas, Deutsche Telekom dhe Allianz)
Liverpool: 102.5 milionë euro (Nike, Standard Chartered dhe Expedia)
Borussia Dortmund: 99 milionë euro (Puma, 1&1, Evonik dhe GLS)
Tottenham Hotspur: 80 milionë euro (Nike dhe AIA)
/Telegrafi/
The post Man City tejkalon Unitedin dhe Barçën nĂ« renditjen e sponsorizimeve nĂ« fanella â Real Madrid kryeson listĂ«n e pĂ«rfituesve appeared first on Telegrafi.