Për Kimete Hotin nga Krusha e Madhe, pranvera nis ende pa zbardhur agimi dhe mbyllet në mesnatë. Tash e 26 vite ora katër e mëngjesit e gjen Kimeten përballë listës së gjatë të punëve që sjellin bletaria dhe përgatitja e ajvarit.
Presioni i verës rritet mes gumëzhimës së bletëve dhe aromës së specave, teksa kujdesi për bletët dhe përgatitja e mjaltit dhe ajvarit kërkojnë kohë dhe përkushtim.
Me ardhjen e vjeshtës dhe ftohtësisë që ndjehet në ajër, puna arrin kulmin. Nëntori shënon fundin e sezonit dhe për Kimeten, përfundimin e një periudhe të mundimshme.
âNganjĂ«herĂ« them a u bon 24 orĂ« apo u bon 30 orĂ«? E kam vetĂ«m pauzĂ«n e ushqimit dhe tĂ« kafes se sezoni Ă«shtĂ« shumĂ« i shkurtĂ«râ, rrĂ«fen Kimetja.
Ajo udhĂ«heq sot me pĂ«rkushtim biznesin âMjaltĂ« dhe Ajvar i KrushĂ«sâ, por 26 vite mĂ« parĂ« ajo mbijetonte pĂ«rmes bletarisĂ«, konservimit tĂ« turshive dhe pĂ«rgatitjes sĂ« ajvarit, pasi nĂ« moshĂ«n 27 vjeçare ajo mbeti nĂ«nĂ« vetushqyese pas vrasjes sĂ« bashkĂ«shortit nĂ« luftĂ«.

PĂ«rkundĂ«r se Krusha e Madhe ofron terren tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r bujqĂ«si, puna shpesh pengohet nga reshjet dhe ndryshimet klimatike, ndĂ«rsa dimri shton sfidat duke rrezikuar pĂ«rhapjen e sĂ«mundjeve qĂ« njĂ« bletĂ« e infektuar mund tâia transmetojĂ« gjithĂ« kosheres.
âNdodh pĂ«r shembull ndonjĂ«herĂ« qĂ« mundet edhe me dĂ«shtu, nuk mundesh me marrĂ« mjaltĂ« aq sa mendon pĂ«r shkak tĂ« tĂ« reshuraveâ, shpjegon Kimetja.
Kryerja e punĂ«ve nĂ« njĂ« punĂ«tori tĂ« mbyllur e tĂ« mbrojtur nga temperaturat ekstreme do tâi pĂ«rmirĂ«sonte kushtet e Kimetes dhe do tĂ« ulte barrĂ«n financiare tĂ« punĂ«s nĂ« shtĂ«pi.

âShpenzime ka mjaft sa nganjĂ«herĂ« thu qysh do tâi nxjerrĂ« kĂ«to shpenzime. Nisur sĂ« pari nga bletaria. Bleta pĂ«r shembull, kosherja, fundi, sandeku, rrobat, teli, dylli, pastaj kutia, mandej kapaku, mos tĂ« flas tjera e tjera seneâ, numĂ«ron Kimetja, e cila me shpenzime pĂ«rballet edhe kur bie fjala te pĂ«rgatitja e ajvarit.
Organizata joqeveritare âGruaja Fermereâ nga Rahoveci, themeluar mĂ« 2006, merret me sfidat e grave dhe organizimin e trajnimeve pĂ«r avancimin e tyre.
Muradije Shehu nga kjo organizatë përmend si pengesa kryesore mungesën e marketingut, importin, mungesën e agronomëve në terren dhe nevojën për trajnime në plane biznesi dhe kultivim cilësor.
âPĂ«r sfidat qĂ« sjellin ndryshimet klimatike, gratĂ« qĂ« punojnĂ« nĂ« sektorin e bujqĂ«sisĂ« duhet tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me njĂ« agronom nĂ« komunĂ« dhe tĂ« informohen si duhet tâi pĂ«rshtaten kultivimit tĂ« prodhimeve nĂ« ndryshimet klimatikeâ, sqaron Shehu.
Ajo shton se mungesa e tokës në emrin e grave ua vështirëson atyre qasjen në subvencione dhe mbështetje financiare.
NĂ« botĂ«n e mbushur me kimikate â99 Luleâ sjell natyrĂ«n nĂ« shishe
Edhe pse ndryshimet klimatike e kanĂ« vĂ«shtirĂ«suar bujqĂ«sinĂ« nĂ« KosovĂ«, Havushe Bunjaku e themeloi mĂ« shumĂ« se dhjetĂ« vite mĂ« parĂ« kompaninĂ« â99 Luleâ qĂ« merret me bimĂ« medicinale, çajra natyralĂ«, vajra esencialĂ« dhe produkte pĂ«r kujdesin e lĂ«kurĂ«s.
âMotivimi ynĂ« ka qenĂ« gjithmonĂ« tĂ« krijojmĂ« njĂ« ndĂ«rmarrje qĂ« mbĂ«shtet zhvillimin e mjedisit dhe rritjen e grupeve tĂ« margjinalizuara, duke ofruar mundĂ«si punĂ«simi dhe edukimi pĂ«r gratĂ« nga zonat ruraleâ, shprehet Bunjaku.

PĂ«rkundĂ«r kĂ«tij rrugĂ«timi, angazhimi i kamotshĂ«m i â99 Luleâ shpesh sfidohet nga reshjet dhe thatĂ«sirat, tĂ« cilat vĂ«shtirĂ«sojnĂ« punĂ«n dhe rrisin kostot e pĂ«rshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.
âPeriudhat e thatĂ«sirĂ«s kanĂ« kĂ«rkuar mĂ« shumĂ« investime nĂ« sistemin e ujitjes, ndĂ«rsa reshjet e shumta kanĂ« rritur nevojĂ«n pĂ«r mbrojtje nga sĂ«mundjet dhe dĂ«mtuesit, duke rritur pĂ«rdorimin e substancave natyrale pĂ«r mbrojtje, qĂ« janĂ« shpesh mĂ« tĂ« shtrenjtaâ, pĂ«rshkruan Bunjaku.

Gratë më të prekura nga ndryshimet klimatike në bujqësi
Besim Aliu, Koordinator dhe Parashikues i Motit nĂ« Institutin Hidrometeorologjik tĂ« KosovĂ«s â IHMK, shpjegon se reshjet e tepĂ«rta mund tĂ« shkaktojnĂ« pĂ«rmbytje dhe erozion, ndĂ«rsa thatĂ«sira ndalojnĂ« prodhimin dhe furnizimin me ujĂ«, duke rritur varĂ«sinĂ« nga inputet bujqĂ«sore si sistemi i ujitjes.
Në këtë kontekst, Aliu thotë se gratë hasin më shumë sfida përballë ndryshimeve klimatike.
âGratĂ« nĂ« sektorin bujqĂ«sor, tĂ« cilat shpesh merren me kultivime tĂ« vogla dhe ndihmojnĂ« nĂ« menaxhimin e ekonomive familjare, janĂ« mĂ« tĂ« prekura pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« burimeve financiare dhe qasjes nĂ« teknologji moderneâ, sqaron ai.
Rëndësinë strategjike të bujqësisë si një shtyllë kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit e vlerëson Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.
Ai nënvizon nevojën për programe të mirëplanifikuara për zhvillimin e bujqësisë, duke theksuar se sigurimi i ushqimit dhe ulja e importit duhet të jenë prioritete për vendin.
âPra, vendit i nevojiten programe konkrete e jo tĂ« ashtuquajtura strategji tĂ« shumta qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« nga OJQ tĂ« ndryshme tĂ« cilat janĂ« pothuajse tĂ« karakterit deskriptivâ, tregon Rusinovci.
Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) thonë se në kuadër të programeve vjetore mbështetëse kanë aplikuar masa afirmative për veprimtaritë e grave fermere.
Sipas MBPZhR-sĂ«, nĂ« masĂ«n 1 âInvestime nĂ« asete fizike tĂ« ekonomive bujqĂ«soreâ secila grua qĂ« i plotĂ«son kriteret e pranueshmĂ«risĂ«, merr 2-5 pikĂ« shtesĂ«.
âDuhet theksuar se tashmĂ« Ă«shtĂ« e njohur si pĂ«r MBPZhR-nĂ« dhe tĂ« gjithĂ« fermerĂ«t se ndryshimet klimatike viteve tĂ« fundit po e shprehin ndikimin e tyre negative nĂ« sektorin e bujqĂ«sisĂ«â, Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur ministria.
Ky institucion ka bërë të ditur se janë ndërmarrë disa iniciativa përmes projekteve në bashkëpunim me MBPZhR-në, me synim trajtimin serioz të kësaj çështjeje dhe zbatimin e masave për përshtatjen e kulturave bujqësore ndaj ndryshimeve klimatike. /Bubulina Peni dhe Donjeta Rexhbogaj/
Artikulli origjinal Ă«shtĂ« publikuar nĂ« platformĂ«n e QIKA â Qendra pĂ«r Informim, KritikĂ«, dhe Aksion, pĂ«rmes projektit âBarazia Gjinore nĂ« Zbutjen dhe PĂ«rshtatjen e Ndryshimeve Klimatikeâ tĂ« mbĂ«shtetur nga qeveria gjermane dhe i zbatuar pĂ«rmes Deutsche Gesellschaft fĂŒr Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH nĂ« kuadĂ«r tĂ« Forumit NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r GratĂ«, Paqen dhe SigurinĂ« 2024 â âSkema e MbĂ«shtetjes sĂ« ShoqĂ«risĂ« Civile (CSS)â organizuar nga Zyra e Presidentes sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.
The post Nën qiellin që ndryshon, gratë bartin mbi supe ndryshimet klimatike në bujqësi appeared first on Telegrafi.