❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista në Angli

NjĂ« avion i vogĂ«l Ă«shtĂ« rrĂ«zua pak minuta pas ngritjes nga pista nĂ« aeroportin e Southend, nĂ« Essex tĂ« AnglisĂ«. Incidenti i rĂ«ndĂ« ajror ka ndodhur pasditen e sĂ« dielĂ«s (13 korrik), ku policia lokale njoftoi se ndodhet nĂ« vendngjarje dhe po bashkĂ«punon me tĂ« gjitha shĂ«rbimet emergjente. “Operacionet do tĂ« zgjasin pĂ«r disa orĂ«. [
]

The post VIDEO/ Rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista në Angli appeared first on BoldNews.al.

Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin?

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar raportin paraprak hetimor të incidentit ajror në Ahmedabad të Indisë, kur nga rrëzimi i avionit humbën jetën 241 pasagjerët në të dhe shpëtoi vetëm një. Sipas asaj që ka zbuluar Byroja Indiane e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, vetëm pak sekonda pas ngritjes për të dy motorët e avionit Air India u [
]

The post Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin? appeared first on BoldNews.al.

Panik në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në aeroportin gjerman, ja çfarë ndodhi

Kompania ajrore Swiss International Airlines e Deutsche Lufthansa njoftoi këtë të hënë se një avion që fluturonte nga Beogradi për në Cyrih ka bërë një ulje emergjente në aeroportin Friedchchafen në Gjermani.

Kjo është shkak se pjesa e pasme e kabinës së avionit është përfshirë nga tymi.

Megjithatë siç njoftojnë autoritetet ulja ishte e qetë dhe menjëherë është bërë i mundur largimi i pasagjerëve me autobus. Ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti.

The post Panik në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në aeroportin gjerman, ja çfarë ndodhi appeared first on Sot News | Lajme.

Fluturim fatal nga Gjermania/ Avioni bie në Austri, asnjë i mbijetuar

Një avion i vogël që u ngrit nga Gjermania u rrëzua të shtunën e 5 korrikut në Alpet austriake, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në bord.

Avioni i cili u rrëzua pranë Wald im Pinzgau, në provincën e Salzburgut dhe u përfshi gjithashtu nga flakët.

Policia bëri me dije se viktimat janë tre burra dhe një grua, të cilët besohet të jenë me kombësi gjermane.

Avioni ishte nisur nga një aerodrom në Oberschleissheim, pranë Mynihut.

Deri më tani ende nuk dihet shkaku që çoi në këtë tragjedi ajrore.

The post Fluturim fatal nga Gjermania/ Avioni bie në Austri, asnjë i mbijetuar appeared first on Sot News | Lajme.

Adoleshenti që filmoi videon e rrëzimit të Air India që e pa e gjithë bota

Sa herë që Aryan Asari dëgjonte zhurmën e një aeroplani, ai dilte me vrap nga shtëpia për ta parë atë.

Vëzhgimi i aeroplanëve ishte një lloj hobi për të, tha babai i tij, Maganbha i Asari. Aryanit i pëlqente zhurma e motorit që mbushte ajrin dhe pastaj bëhej më e fortë ndërsa aeroplani fluturonte sipër tij, duke lënë pas fije të ngurta të gjurmëve të ajrit në qiell.

Por tani, vetëm mendimi për këtë e sëmur.

Të enjten e kaluar, 17-vjeçari kishte qenë në tarracën e shtëpisë në qytetin Ahmedabad, duke bërë video të aeroplanëve, kur një aeroplan Dreamliner 787-8 i Air India u rrëzua para syve të tij dhe shpërtheu në flakë, duke vrarë 241 persona në bord. Gati 30 persona u vranë gjithashtu në tokë.

Momenti u kap nga Aryan në telefonin e tij.

“E pashĂ« aeroplanin. Po binte e po binte. Pastaj u lĂ«kund dhe u rrĂ«zua para syve tĂ« mi”, i tha ai BBC Gujarati nĂ« njĂ« intervistĂ« mĂ« parĂ« kĂ«tĂ« javĂ«.

Videoja, tani njĂ« e dhĂ«nĂ« thelbĂ«sore pĂ«r hetuesit qĂ« pĂ«rpiqen tĂ« gjejnĂ« shkakun e rrĂ«zimit, ka bĂ«rĂ« bujĂ« nĂ« media dhe e ka vendosur Aryanin – njĂ« nxĂ«nĂ«s tĂ« shkollĂ«s sĂ« mesme – nĂ« qendĂ«r tĂ« njĂ« prej katastrofave mĂ« tĂ« kĂ«qija tĂ« aviacionit nĂ« historinĂ« e vendit.

“Jemi mbytur nga kĂ«rkesat pĂ«r intervista. GazetarĂ«t kanĂ« bredhur nĂ«pĂ«r shtĂ«pinĂ« time ditĂ« e natĂ« duke kĂ«rkuar tĂ« flasin me tĂ«â€, tha zoti Asari pĂ«r BBC-nĂ«.

Incidenti – dhe ajo qĂ« ka ndodhur qĂ« atĂ«herĂ« – ka pasur njĂ« “ndikim shkatĂ«rrues” tek Aryan, i cili Ă«shtĂ« traumatizuar nga ajo qĂ« pa. “Djali im Ă«shtĂ« aq i frikĂ«suar saqĂ« ka ndaluar sĂ« pĂ«rdoruri telefonin e tij”, tha Asari.

Një ushtarak në pension, i cili tani punon në shërbimin e metrosë së qytetit, Asari ka qëndruar për tre vjet në një lagje afër aeroportit. Kohët e fundit ai u zhvendos në një dhomë të vogël të vendosur në tarracën e një ndërtese trekatëshe, me një pamje të qartë të horizontit të qytetit.

Gruaja dhe dy fĂ«mijĂ«t e tij – Aryan dhe motra e tij e madhe – jetojnĂ« nĂ« fshatin e tĂ« parĂ«ve tĂ« tyre pranĂ« kufirit midis shteteve tĂ« Gujaratit dhe Rajasthanit.

“Kjo ishte hera e parĂ« e Aryanit nĂ« Ahmedabad. NĂ« fakt, ishte hera e parĂ« nĂ« jetĂ«n e tij qĂ« ai largohej nga fshati”, tha z. Asari.

“Sa herĂ« qĂ« telefonoja, Aryan mĂ« pyeste nĂ«se mund tĂ« dalloja aeroplanĂ« nga tarraca jonĂ« dhe unĂ« i thosha se mund tĂ« shihje qindra prej tyre duke fluturuar nĂ« qiell”.

Aryan, shpjegoi ai, ishte njĂ« entuziast i aeroplanĂ«ve dhe i pĂ«lqente t’i shihte ata ndĂ«rsa fluturonin nĂ« qiell mbi fshatin e tij. Ideja se mund t’i shihte shumĂ« mĂ« nga afĂ«r nga tarraca e shtĂ«pisĂ« sĂ« re tĂ« babait tĂ« tij ishte shumĂ« tĂ«rheqĂ«se pĂ«r tĂ«.

Një mundësi iu paraqit javën e kaluar kur vajza e Asari, e cila dëshiron të bëhet oficere policie, udhëtoi për në Ahmedabad për të dhënë provimin e pranimit.

Aryan vendosi ta shoqĂ«ronte. “Ai mĂ« tha se donte tĂ« blinte fletore dhe rroba tĂ« reja”, tha Asari.

Vëllezërit dhe motrat mbërritën në shtëpinë e babait të tyre rreth mesditës së së enjtes, afërsisht një orë e gjysmë para aksidentit.

Familja hëngri drekë së bashku, pas së cilës zoti Asari u largua për në punë, duke i lënë fëmijët në shtëpi.

Aryan doli nĂ« tarracĂ« dhe filloi tĂ« bĂ«nte video tĂ« shtĂ«pisĂ« pĂ«r t’ua treguar miqve tĂ« tij. AtĂ«herĂ« ai vuri re avionin e Air India dhe filloi ta filmonte atĂ«, tha ai pĂ«r BBC Gujarati.

Aryan shpejt e kuptoi se diçka nuk ishte tamam nĂ« rregull me avionin: “Po dridhej, lĂ«vizte majtas dhe djathtas”, tha ai.

Ndërsa avioni po ndiqte një spirale në rënie, ai vazhdoi ta filmonte, i paaftë të kuptonte se çfarë do të ndodhte.

Por kur tymi i dendur mbushi ajrin dhe zjarri doli nga ndërtesat, ai më në fund e kuptoi atë që sapo kishte parë.

Ai ia dërgoi videon babait të tij dhe e telefonoi.

“Ai dukej shumĂ« i frikĂ«suar – ‘E pashĂ« baba, e pashĂ« tĂ« pĂ«rplasej’, mĂ« tha dhe vazhdoi tĂ« mĂ« pyeste se çfarĂ« do t’i ndodhte. I thashĂ« tĂ« rrinte qetĂ« dhe tĂ« mos shqetĂ«sohej”, tha z. Asari.

Asari i kĂ«rkoi gjithashtu tĂ« birit qĂ« tĂ« mos e ndante mĂ« videon. MegjithatĂ«, shumĂ« i frikĂ«suar dhe i tronditur, Aryan ua dĂ«rgoi disa miqve tĂ« tij. “Sapo e kuptuam, videoja ishte kudo”.

Ditët në vijim ishin një makth për familjen.

FqinjĂ«t, gazetarĂ«t dhe kameramanĂ«t e mbushĂ«n shtĂ«pinĂ« e vogĂ«l tĂ« Asari ditĂ« e natĂ«, duke kĂ«rkuar tĂ« flisnin me Aryanin. “Ne nuk mund tĂ« bĂ«nim asgjĂ« pĂ«r t’i ndaluar”, tha ai.

Familja pati gjithashtu një vizitë nga policia, e cila e çoi Aryanin në stacion dhe regjistroi deklaratën e tij.

Asari sqaroi se, ndryshe nga raportimet, Aryan nuk u ndalua, por policia e mori në pyetje për disa orë në lidhje me atë që pa.

“Djali im ishte aq i shqetĂ«suar nĂ« atĂ« kohĂ« saqĂ« vendosĂ«m ta dĂ«rgonim pĂ«rsĂ«ri nĂ« fshat”.

NĂ« shtĂ«pi, Aryan ka rifilluar shkollĂ«n, por “ende nuk ndihet mirĂ«. NĂ«na e tij mĂ« thotĂ« se sa herĂ« qĂ« i bie telefoni, ai frikĂ«sohet”, tha zoti Asari.

“E di qĂ« do tĂ« jetĂ« mirĂ« me kalimin e kohĂ«s. Por nuk mendoj se djali im do tĂ« pĂ«rpiqet pĂ«rsĂ«ri tĂ« kĂ«rkojĂ« aeroplanĂ« nĂ« qiell”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Adoleshenti që filmoi videon e rrëzimit të Air India që e pa e gjithë bota appeared first on Euronews Albania.

Del VIDEO E RE/ Momenti kur i mbijetuari i vetëm del nga avioni në flakë

Një video e re e rrëzimit fatal të javës së kaluar të një avioni të Air India tregon 40-vjeçarin Viswash Kumar Ramesh, shtetas me pasaportë britanike dhe të mbijetuarin e vetëm, duke u larguar nga vendi i masakrës. Videoja tregon disa kalimtarë që bërtasin, ndërsa një kolonë tymi ngrihet në sfond.

Papritmas, Ramesh del nga rrënojat që digjen dhe vihet re nga një kalimtar. Personi më pas i afrohet Ramesh, e merr për dore dhe e largon nga vendi i katastrofës. Shtetasi britanik me origjinë indiane ishte pasagjeri në sediljen 11A pranë dritares në fluturimin AI171, i destinuar për një fat tragjik. Burri me origjinë indiane e la avionin që digjej përmes një vrime në trupin e avionit pranë tij.

Më 12 qershor, fluturimi u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai i Ahmedabadit pak pas orës 13:30, me destinacion Gatwick, aeroportin e dytë ndërkombëtar më të ngarkuar të Londrës. Megjithatë, disa minuta pas ngritjes, ai u rrëzua. Aksidenti vrau 274 persona, përfshirë 241 në bordin e fluturimit dhe 33 në tokë. ©LAPSI.al

The post Del VIDEO E RE/ Momenti kur i mbijetuari i vetëm del nga avioni në flakë appeared first on Lapsi.al.

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

Tragjedia e avionit “Air India”, qĂ« ndodhi rreth 2 kilometra larg aeroportit tĂ« Ahmedabad-it, Indi, duke shkaktuar vdekjen e 279 personave, duket se e ka njĂ« shpjegim. Sipas DegĂ«s sĂ« Hetimit tĂ« Aksidenteve Ajrore tĂ« IndisĂ«, shkaku kryesor i rrĂ«zimit tĂ« Boeing 787 tĂ« “Air India”, ishte njĂ« defekt mekanik nĂ« sedilje e pilotit pĂ«rgjatĂ« [
]

The post Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit appeared first on BoldNews.al.

11A kthehet në simbol/ Tajlandezi: Isha në të njëjtin vend në avion dhe mbijetova

Vishwash Kumar Ramesh ishte i mbijetuari i vetëm në avionin e rrëzuar një ditë më parë në Indi, ku humbën jetën 241 persona që ndodheshin në të.

Ai ishte ulur në sediljen me numër 11 A, biletë që i solli fat atij, duke shpëtuar nga vdekja. Sedilja siç duket në foton më poshtë ndodhej pranë derës së sigurisë dhe në anën e dritares së avionit.

Në dukje është vetëm një numër sediljeje, por për një pasagjer tajlandez, 11A është simboli i mbijetesës. Ai i ka shpëtuar rrëzimit ajror në 1998 me 101 viktima, falë vendit ku ishte ulur
ashtu sikurse ndodhi dje për Vishwash Kumar Ramesh!

Kur mĂ«soi se indiani ishte ulur nĂ« po tĂ« njĂ«jtin vend 11A, kĂ«ngĂ«tari Ruangsak Loychusak, 47-vjeç, nuk mund t’u besonte syve. Tani me siguri tĂ« gjithĂ« duan tĂ« ulen nĂ« atĂ« sedile.

The post 11A kthehet në simbol/ Tajlandezi: Isha në të njëjtin vend në avion dhe mbijetova appeared first on Lapsi.al.

Studentja indiane me fat: U bllokova në trafik, nuk e kapa dot avionin që u rrëzua

Ajo i mbijetoi rrĂ«zimit tĂ« avionit nĂ« Indi falĂ« trafikut nĂ« qytetin e Ahmedabad. Kjo Ă«shtĂ« historia e Bhoomi Chauhan, njĂ« studente e ekonomisĂ« qĂ« jeton nĂ« Bristol me bashkĂ«shortin e saj, por qĂ« ishte me pushime nĂ« Indi. Gruas, e cila duhej tĂ« merrte avionin e rrĂ«zuar “Air India AI171”, iu mohua hyrja nĂ« bord sepse mbĂ«rriti vonĂ« nĂ« aeroport.

BBC raporton se Chauhan ishte nisur nga AnkleshĂ«ar, 201 km nĂ« jug tĂ« Ahmedabadit. “Kisha mbĂ«rritur nĂ« qytet nĂ« kohĂ«, por, pĂ«r shkak tĂ« trafikut, mbĂ«rrita vonĂ« nĂ« aeroport, kĂ«shtu qĂ« nuk mĂ« lejuan tĂ« hyja”, tha studentja indiane duke u shprehur se “ishte shumĂ« e zemĂ«ruar nga kjo”.

Gruaja tha se mbërriti në aeroport në orën 12:20 sipas kohës lokale, 10 minuta pas orarit të planifikuar të hipjes në bord. Pasi doli nga aeroporti, ajo u ndal në një kafene për çaj dhe teksa po pyeste për një rimbursim të mundshëm për biletën e saj, ajo mori një telefonatë që e informonte se avioni ishte rrëzuar.

“ËshtĂ« vĂ«rtet njĂ« mrekulli pĂ«r mua”, – i tha ajo BBC-sĂ«. “Ende po dridhem pasi dĂ«gjova se çfarĂ« ndodhi”, – i tha studentja njĂ« gazetari disa orĂ« pas aksidentit. “NjĂ« dorĂ« hyjnore mĂ« shpĂ«toi” – e mbylli ajo. ©LAPSI.al

The post Studentja indiane me fat: U bllokova në trafik, nuk e kapa dot avionin që u rrëzua appeared first on Lapsi.al.

“PashĂ« njerĂ«z qĂ« mĂ« vdisnin para syve”: I mbijetuari i Air India tregon si shpĂ«toi

Britaniku Vishwashkumar Ramesh i cili ishte i vetmi i mbijetuar i rrëzimit të aeroplanit të Air India të enjten, tha se arriti të shpëtonte nga rrënojat përmes një hapjeje në trup të avionit.

“Arrita tĂ« zgjidhja rripat, pĂ«rdora kĂ«mbĂ«n pĂ«r tĂ« kaluar nĂ«pĂ«r atĂ« hapje dhe dola jashtĂ« me zvarritje”, tha Vishwashkumar Ramesh pĂ«r median shtetĂ«rore indiane DD News.

Ramesh, 40 vjeç, ishte në vendin 11A në fluturimin Boeing 787 me destinacion Londrën kur ai u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, në Indinë perëndimore, të enjten.

Air India tha se tĂ« gjithĂ« pasagjerĂ«t dhe ekuipazhi i tjerĂ« u vranĂ« – pĂ«rfshirĂ« 169 shtetas indianĂ« dhe 52 shtetas britanikĂ«. MĂ« shumĂ« se 200 trupa janĂ« gjetur deri mĂ« tani, megjithĂ«se nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« se sa prej tyre ishin pasagjerĂ« dhe sa ishin nga toka.

Duke folur nga shtrati i spitalit, Ramesh tha se dritat brenda avionit “filluan tĂ« dridheshin” pak momente pas ngritjes.

Brenda pesĂ« deri nĂ« dhjetĂ« sekondash, u ndie sikur avioni ishte “ngecur nĂ« ajĂ«r”, tha ai.

“Dritat filluan tĂ« ndizeshin jeshile dhe tĂ« bardha
papritmas u pĂ«rplasĂ«n me njĂ« ndĂ«rtesĂ« dhe avioni shpĂ«rtheu”.

Aeroplani Boeing 787-8 Dreamliner u përplas me një ndërtesë të përdorur si akomodim për mjekët në Kolegjin Mjekësor Byramjee Jeejeebhoy dhe Spitalin Civil.

Por zoti Ramesh tha se pjesa ku ai ishte ulur ra pranë tokës dhe nuk bëri kontakt me ndërtesën.

“Kur dera u thye dhe pashĂ« se kishte pak hapĂ«sirĂ«, u pĂ«rpoqa tĂ« dilja qĂ« andej dhe ia dola.

“Askush nuk mund tĂ« kishte dalĂ« nga ana e kundĂ«rt, qĂ« ishte drejt murit, sepse aty u rrĂ«zua.”

Një video e shpërndarë në mediat sociale tregonte zotin Ramesh duke ecur drejt një ambulance me tym që shkëlqente në sfond.

Ai i tha transmetuesit indian se nuk mund ta besonte që doli i gjallë nga rrënojat.

“PashĂ« njerĂ«z qĂ« vdisnin para syve tĂ« mi – stjuardesat dhe dy njerĂ«z qĂ« pashĂ« pranĂ« meje”, tha ai.

“PĂ«r njĂ« moment, ndjeva sikur edhe unĂ« do tĂ« vdisja, por kur hapa sytĂ« dhe shikova pĂ«rreth, kuptova se isha gjallĂ«.

“Ende nuk mund ta besoj se si mbijetova. Dola nga rrĂ«nojat.”

Dr. Dhaval Gameti, i cili trajtoi Ramesh, tha se ai ishte “i çorientuar, me lĂ«ndime tĂ« shumta nĂ« tĂ« gjithĂ« trupin”, por duket se Ă«shtĂ« “jashtĂ« rrezikut”.

Të premten në mëngjes, kryeministri indian Narendra Modi vizitoi vendin e rrëzimit përpara se të shkonte në spital për të takuar të plagosurit, përfshirë Ramesh, dhe familjet e viktimave.

Vëllai i Ramesh, Ajay, ishte gjithashtu në bord të aeroplanit.

VĂ«llai tjetĂ«r i tyre, Nayan Kumar Ramesh, i tha BBC News tĂ« enjten: “Kur ai [Vishwashkumar] na telefonoi, ai ishte mĂ« i shqetĂ«suar pĂ«r [Ajay]
 kjo Ă«shtĂ« e gjitha pĂ«r tĂ« cilĂ«n interesohet pĂ«r momentin”.

Ramesh, një biznesmen i lindur në Indi, por që jeton në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2003, ka një grua dhe një djalë katërvjeçar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “PashĂ« njerĂ«z qĂ« mĂ« vdisnin para syve”: I mbijetuari i Air India tregon si shpĂ«toi appeared first on Euronews Albania.

RrĂ«zimi i avionit nĂ« Indi, mbi 260 viktima! Gjendet njĂ« prej “kutive tĂ« zeza”, nis hetimi ndĂ«rkombĂ«tar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë dhe komunitetin ndërkombëtar: një avion pasagjerësh i tipit Boeing 787 i kompanisë Air India është rrëzuar të enjten në një zonë të banuar të qytetit Ahmedabad, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 260 personave. Sipas autoriteteve indiane, në bord ndodheshin 242 pasagjerë, ndërsa vetëm një person ka [
]

The post RrĂ«zimi i avionit nĂ« Indi, mbi 260 viktima! Gjendet njĂ« prej “kutive tĂ« zeza”, nis hetimi ndĂ«rkombĂ«tar appeared first on BoldNews.al.

Shkaqet e tragjedisĂ« nĂ« Indi/ Flet i mbijetuari i avionit: S’munda tĂ« gjej vĂ«llanĂ«

NjĂ« britanik i shpĂ«toi mrekullisht katastrofĂ«s sĂ« avionit tĂ« “Air India”, e cila u ka marrĂ« jetĂ«n qindra njerĂ«zve. Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç shqiptoi fjalĂ«t e para nga njĂ« shtrat spitali disa orĂ« pasi bĂ«ri dalje tĂ« pabesueshme nga avioni. Pamjet mahnitĂ«se treguan pasagjerin me lĂ«ndime tĂ« dukshme duke u larguar me vĂ«shtirĂ«si nga vendi i rrĂ«zimit. Ai thuhet se ka pĂ«suar lĂ«ndime nĂ« gjoks, sy dhe kĂ«mbĂ«.

Policia e gjeti pasagjerin, i cili kishte qenĂ« nĂ« sediljen 11A kur avioni u rrĂ«zua dhe e transferoi atĂ« nĂ« njĂ« spital aty pranĂ« pĂ«r trajtim. KĂ«tĂ« pasdite familja e tij konfirmoi se Ramesh ishte nĂ« bord dhe ndĂ«rkohĂ« nuk kishin asnjĂ« lajm nga njĂ« i afĂ«rm tjetĂ«r qĂ« ata besonin se ishte gjithashtu nĂ« avion. Duke folur pĂ«r mediat lokale nga shtrati i spitalit, Ramesh tha se vĂ«llai i tij kishte qenĂ« ulur nĂ« njĂ« rresht tjetĂ«r duke shtuar: “Nuk munda ta gjej mĂ«â€.

“TridhjetĂ« sekonda pas ngritjes, pati njĂ« zhurmĂ« tĂ« fortĂ« dhe pastaj aeroplani u rrĂ«zua. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Kur u ngrita, kishte trupa pĂ«rreth meje. U frikĂ«sova. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa tĂ« aeroplanit pĂ«rreth meje. Dikush mĂ« kapi, mĂ« futi nĂ« njĂ« ambulancĂ« dhe mĂ« çoi nĂ« spital” – tha ai.

Ramesh, i cili jeton në Londër me gruan dhe fëmijën e tyre, po kthehej në shtëpi pasi vizitoi familjen në Indi. Numri i konfirmuar i të vdekurve është rritur në të paktën 240 persona, sipas policisë. Para zbulimit të të mbijetuarit britanik, autoritetet thanë se besonin se askush nuk kishte shpëtuar gjallë nga fluturimi. Aeroplani mbante 244 pasagjerë, sipas policisë. Në bord kishte 53 shtetas britanikë, si dhe 159 shtetas indianë, 7 shtetas portugezë dhe 1 kanadez. 11 prej atyre në bord ishin fëmijë, përfshirë 2 të porsalindur.

Ekipet e shpĂ«timit tĂ« mbĂ«shtetura nga ushtria kanĂ« nxjerrĂ« 204 trupa nga vendi i ngjarjes deri mĂ« tani. Viktimat janĂ« pasagjerĂ« tĂ« avionit dhe zona pĂ«rreth rrĂ«zimit. EkspertĂ«t e aviacionit thonĂ« se Boeing 787 Dreamliner mund tĂ« ketĂ« humbur papritur fuqi “nĂ« fazĂ«n mĂ« kritike tĂ« fluturimit” pas ngritjes.

Shkaqet e mundshme besohet të ketë qenë një ndryshim të shpejtë të erës ose një goditje zogjsh që çoi në një bllokim të dyfishtë të motorit. Zyrtarët nga Byroja e Hetimit të Aksidenteve të Avionëve të Indisë janë tani në vendngjarje për të kryer një analizë të rrënojave dhe për të nxjerrë kutinë e zezë të avionit të rrëzuar. Edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se po dërgonte një ekip për të mbështetur hetimin. ©LAPSI.al

The post Shkaqet e tragjedisĂ« nĂ« Indi/ Flet i mbijetuari i avionit: S’munda tĂ« gjej vĂ«llanĂ« appeared first on Lapsi.al.

Sulmi nga zogjtë në avion nuk shmanget dot? Eksperti: Nëse nuk hyn ajri i duhur


Eksperti i Aviacioni, Feliks Baçi ka komentuar tragjedinĂ« qĂ« ndodhi kĂ«tĂ« tĂ« enjte nĂ« aksidentin ajror nĂ« Indi me qindra viktima. Teksa shpesh tragjeditĂ« nĂ« aksidente ajrore ndodhin si pasojĂ« e zogjve qĂ« goditen nĂ« motor, eksperti dha kĂ«tĂ« shpjegim. “Deri mĂ« sot nuk Ă«shtĂ« arritur tĂ« bĂ«het njĂ« mbrojtje ndaj sulmit tĂ« zogjve. Çdo [
]

The post Sulmi nga zogjtë në avion nuk shmanget dot? Eksperti: Nëse nuk hyn ajri i duhur
 appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia në Indi: historia prekëse e një familjeje që nuk arriti dot ëndrrën londineze

Një aksident ajror tragjik ka tronditur Indinë sot, pasi një avion që u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel në orën 13:38, me gjithsej 242 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi, u rrëzua në mënyrë fatale. Fatkeqësisht, numri i viktimave ka kaluar mbi 300, pasi avioni ra mbi një qendër studentore, duke shkaktuar edhe më shumë jetë të humbura përtej atyre që ishin në bord.

Mes viktimave ndodhej edhe një familje e tërë, dy mjekë dhe tre fëmijët e tyre të mitur. Mjekja Komi Vyas, e cila punonte në një spital në Udaipur, kishte lënë punën për të nisur një jetë të re në Londër pranë bashkëshortit të saj, Dr. Prateek Joshi. Familja e re, e përbërë nga tre fëmijë të vegjël, dy binjakë dhe vajza e tyre më e madhe,  ndodhej në bord me ëndrra të mëdha dhe zemra të mbushura me shpresë.

Pak çaste para ngritjes, Komi ndau nĂ« rrjetet sociale njĂ« selfie qĂ« sot ka marrĂ« kuptimin e njĂ« kujtese tĂ« dhimbshme. NĂ« foto, çifti shihet i buzĂ«qeshur nĂ« njĂ«rĂ«n anĂ« tĂ« avionit, ndĂ«rsa pĂ«rballĂ« tyre, nga ana tjetĂ«r e korridorit, janĂ« ulur tre fĂ«mijĂ«t – tĂ« gjithĂ« me fytyra tĂ« qeshura dhe plot jetĂ«. Kjo imazh Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« simbol i njĂ« tragjedie qĂ« shkatĂ«rroi dhjetĂ«ra familje dhe ndryshoi pĂ«rgjithmonĂ« historinĂ« e atyre qĂ« ishin nĂ« atĂ« fluturim.

Autoritetet ende po punojnë për të nxjerrë trupat dhe për të identifikuar shkaqet e plota të rrëzimit, ndërsa dhimbja e të afërmve dhe e gjithë kombit mbetet e thellë dhe e papërshkrueshme.

The post Tragjedia në Indi: historia prekëse e një familjeje që nuk arriti dot ëndrrën londineze appeared first on iconstyle.al.

Del video e re, rrëzimi i avionit të Air India u filmua nga një kamera sigurie

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video të re nga momenti i rrëzimit të avionit të kompanisë Air India, e cila është kapur nga një kamera sigurie.

Pamjet janĂ« regjistruar mĂ« 12 qershor, nĂ« orĂ«n 13:38 me orĂ«n lokale, dhe tregojnĂ« avionin e fluturimit Air India 171 teksa merr hov pĂ«r t’u ngritur nĂ« pistĂ«n e aeroportit tĂ« Ahmedabadit.

Fillimisht gjithçka duket normale, por pak sekonda pas ngritjes, avioni duket se humbet fuqinë dhe fillon të bjerë me shpejtësi, derisa përplaset mbi disa banesa pranë aeroportit. E gjithë ngjarja ndodh për më pak se një minutë.

Kapiteni i fluturimit, Sumit Sambhaval, i cili kishte mbi 8,200 orë eksperiencë në fluturim, paralajmëroi se avioni po humbte fuqi dhe nuk mund të ngrihej më lart, duke lëshuar mesazhin emergjent.

“Mayday (sinjal rreziku)! Nuk ka shtytje, po humbim fuqi, nuk mund tĂ« ngrihemi mĂ« lart.”

Pas këtij komunikimi, kontrolli i trafikut ajror nuk mori asnjë mesazh tjetër.

Nga ky aksident tragjik kanë humbur jetën më shumë se 300 persona, ndërsa në bord ndodheshin 242 vetë, përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Viktima janë raportuar edhe në mesin e banorëve të një konvikti studentor pranë zonës së përplasjes.

LEXONI GJITHASHTU:

ÇfarĂ« e shkaktoi rrĂ«zimin e avionit me 242 persona nĂ« bord, dyshimet e ekspertĂ«ve

The post Del video e re, rrëzimi i avionit të Air India u filmua nga një kamera sigurie appeared first on Euronews Albania.

Zhvillimet/ ÇfarĂ« dimĂ« deri mĂ« tani pas rrĂ«zimit tĂ« avionit tĂ« Air India?

Një aeroplan pasagjerësh i Air India që udhëtonte për në Londër Gatwick u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, duke lënë të paktën 204 persona të vdekur. Fluturimi mbante 242 pasagjerë dhe ekuipazh, përfshirë 53 shtetas britanikë, kur u rrëzua në qytetin perëndimor indian.

Shefi i policisë së Ahmedabadit i tha BBC-së se 204 trupa ishin gjetur, ndërsa 41 persona po trajtoheshin për lëndime. GS Malik më parë u tha agjencive të lajmeve se nuk dukej se kishte të mbijetuar nga rrëzimi dhe se disa banorë vendas mund të kishin vdekur gjithashtu, duke pasur parasysh vendin ku ra avioni.

Më vonë doli se një pasagjer, një shtetas britanik, i kishte mbijetuar rrëzimit.

Kur dhe ku u rrëzua avioni?

Fluturimi AI171 i Air India u nis nga Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar Sardar Vallabhbhai Patel i Ahmedabadit nĂ« orĂ«n 13:39 sipas kohĂ«s lokale (08:09 GMT), tha Air India. Ishte planifikuar tĂ« ulej nĂ« aeroportin Gatwick tĂ« LondrĂ«s nĂ« orĂ«n 18:25 BST. Aeroplani u rrĂ«zua gjatĂ« nisjes nga Ahmedabadi – ku tĂ« gjitha operacionet janĂ« pezulluar qĂ« atĂ«herĂ«.

Vendi i rrëzimit në Ahmedabad

Sipas faqes sĂ« internetit tĂ« gjurmimit tĂ« fluturimeve FlightRadar24, sinjali nga avioni humbi “mĂ« pak se njĂ« minutĂ« pas ngritjes”. TĂ« dhĂ«nat e gjurmimit tĂ« fluturimit pĂ«rfundojnĂ« me aeroplanin nĂ« njĂ« lartĂ«si prej 625 kĂ«mbĂ«sh (190 metrash).

Aeroplani i dha kontrollit të trafikut ajror një sinjal paralajmërues, tha rregullatori i aviacionit të Indisë. Pas kësaj, avioni nuk dha asnjë përgjigje. Ai u rrëzua në një zonë banimi të quajtur Meghani Nagar.

Policia i tha agjencisë së lajmeve ANI se avioni u rrëzua në një konvikt mjekësh.

Një grua në vendngjarje i tha ANI-t se djali i saj u hodh nga kati i dytë i hostelit, duke marrë lëndime, kur avioni u rrëzua atje.

NjĂ« hartĂ« satelitore qĂ« tregon Aeroportin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Ahmedabadit dhe rrethinat e tij. Harta Ă«shtĂ« e mbivendosur me njĂ« vijĂ« tĂ« verdhĂ« tĂ« ndĂ«rprerĂ« qĂ« gjurmon rrugĂ«n e njĂ« aeroplani. Rruga fillon nĂ« pistĂ«n e fluturimit, ku njĂ« etiketĂ« shkruan “13:30: Aeroplani ecĂ«n nĂ« pistĂ«â€. Vija vazhdon nĂ« jugperĂ«ndim, duke kaluar njĂ« etiketĂ« “13:38: Sinjali i fundit pas ngritjes”. Vija pĂ«rfundon nĂ« njĂ« kuti tĂ« kuqe tĂ« etiketuar “Aeroplani pĂ«rplaset nĂ« konviktin e mjekĂ«ve”.

Shefi i policisë së Ahmedabadit, GS Malik, i tha BBC-së se 204 persona kishin vdekur dhe 41 të tjerë ishin plagosur. Nuk dihet nëse ata 204 persona ishin të gjithë në aeroplan apo në tokë kur avioni u rrëzua.

Kush ishte në bord?

Në bord kishte 242 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, sipas Air India. Midis pasagjerëve ishin 53 shtetas britanikë, 169 shtetas indianë, një shtetas kanadez dhe shtatë shtetas portugezë.

Aeroplani, një Boeing 787-8 Dreamliner kishte gjithsej 256 vende në bord. I mbijetuari i aksidentit është identifikuar si Vishwashkumar Ramesh, një britanik i cili ishte ulur në sediljen 11A.

The post Zhvillimet/ ÇfarĂ« dimĂ« deri mĂ« tani pas rrĂ«zimit tĂ« avionit tĂ« Air India? appeared first on iconstyle.al.

Aksidenti tragjik pranë aeroportin të Ahmedabadit, shkon në 290 numri i viktimave, mes tyre studentë të konviktit ku u përplas avioni i Air India

✇Albeu
By: M C

Ka shkuar në 290 numri i personave që kanë vdekur pasi një aeroplan i Air India u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit në Indi të enjten. Midis viktimave janë pasagjerët në fluturim dhe njerëzit që ishin brenda konviktit të Kolegjit Mjekësor dhe Spitalit BJ kur avioni u përplas me të.

“AfĂ«rsisht 294 persona kanĂ« vdekur. KĂ«tu pĂ«rfshihen disa studentĂ«, ndĂ«rsa aeroplani u rrĂ«zua mbi ndĂ«rtesĂ«n ku po qĂ«ndronin”, tha pĂ«r Reuters Vidhi Chaudhary, njĂ« oficer i lartĂ« i policisĂ« shtetĂ«rore.

Më herët të enjten, Swapnil Bhalodia i Rrjetit të Studentëve të Mjekësisë të Shoqatës Indiane Mjekësore tha se të paktën tre studentë të mjekësisë kishin vdekur në aksident dhe 30 të tjerë u plagosën. Aeroplani po udhëtonte për në aeroportin Gatwick të Londrës dhe mbante shtetas indianë, britanikë, kanadezë dhe portugezë.

Ndërkohë deri më tani është raportuar për një të mbijetuar nga aksidenti tragjik. Ai mësohet se ishte ulur në sediljen 11A të avionit Boeing. Sedilja e tij ndodhej pranë njërës prej daljeve të emergjencës së avionit. Pasagjeri vetë përshkroi se kishte parë trupa pranë tij përpara se të ngrihej dhe të dilte me vrap nga avioni pas rrëzimit. 39-vjeçari pësoi vetëm lëndime të lehta në fytyrë, gjoks dhe këmbë.

The post Aksidenti tragjik pranë aeroportin të Ahmedabadit, shkon në 290 numri i viktimave, mes tyre studentë të konviktit ku u përplas avioni i Air India appeared first on Albeu.com.

Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi

Një Boeing 787-8 Dreamliner me destinacion Britaninë e Madhe u rrëzua mëngjesin e sotëm në Ahmedabad të Indisë duke shkaktuar një ndër tragjeditë më të mëdha ajrore të viteve të fundit si edhe rastin e parë kur një tip i tillë avioni përfshihet në ngjarje të tilla.

Avioni ra vetëm pak metra pasi ishte ngritur nga pista e aeroportit, të cilën e kishte përshkuar të gjithë gjatë marrjes së shpejtësisë dhe ngjitjes për shkak të peshës së madhe dhe përmasave të tij.

Autoritetet indiane dhe ndërkombëtare nuk kanë dhënë ende një version zyrtar mbi shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet vijojnë në terren nga specialistët e sigurisë ajrore. Pavarësisht kësaj, ekspertë të ndryshëm të aviacionit civil janë duke diskutuar në platforma të specializuara mbi shkaqet e mundshme të kësaj tragjedie nisur nga ajo që kanë parë nga një video që tregon sekondat e fundit në ajër të këtij avioni duke listuar disa shkaqe të mundshme, si më poshtë:

1-Temperatura e lartë, 39 gradë Celsius

Në momentin e ngritjes, temperatura e ajrit në Ahmedabad ishte 39°C. Temperatura e ajrit është një faktor që ndikon ndjeshëm në performancën e avionëve gjatë ngjitjeve dhe pilotët e marrin shumë në konsideratë kur bëjnë përllogaritjet për gjatësinë e pistës që do të përdorin gjatë marrjes së shpejtësisë dhe ngjitjes.

NĂ« kushtet e temperaturave tĂ« larta, ajri bĂ«het mĂ« i rrallĂ«, gjĂ« qĂ« zvogĂ«lon fuqinĂ« mbajtĂ«se tĂ« krahĂ«ve dhe rrit distancĂ«n e nevojshme tĂ« avionĂ«ve pĂ«r t’u ngritur nĂ« ajĂ«r.

Temperaturat ekstreme konsiderohen gjithmonĂ« njĂ« sfidĂ« pĂ«r operimin e sigurt, veçanĂ«risht pĂ«r avionĂ«t qĂ« janĂ« “full” me pasagjerĂ« dhe qĂ« bĂ«jnĂ« linja tĂ« gjata, gjĂ« qĂ« kĂ«rkon furnizimin me mĂ« shumĂ« karburant.

  1. Zgjeruesit e krahëve të pahapur?

Një tjetër version lidhet me zgjeruesit e krahëve të avionit (flaps), të cilët gjatë një ngjitjeje duhet të jenë të hapur në një kënd 5 deri 15 gradë, në varësi të peshës së avionit dhe kushteve atmosferike, ndërkohë që nga videoja duket se nuk kanë qenë të hapur fare. Një kombinim mes temperaturës së lartë të ajrit, peshës së madhe të avionit dhe zgjeruesve të krahëve të hapahur gjatë ngjitjes çon në 100% të rasteve të një tragjedi.

Në rastin konkret, ka dyshime se këto pjesë ndihmëse nuk ishin hapur fare ose nuk ishin vendosur në pozicionin e duhur, çka mund të ketë ndikuar në paaftësinë e avionit për të fituar lartësinë e nevojshme, gjë që çon në mundësinë e një gabimi njerëzor, raporton Skyweb.al.

Me gri te celur, zgjeruesit e kraheve te cilet hapen gjate ngjitjes dhe zbritjes se avionit sipas konfigurimeve perkatese per cdo procedure

3-Rrotat ende të hapura

Të dhënat paraprake tregojnë se rrotat e avionit nuk ishin tërhequr ende, çka tregon se rrëzimi ndodhi menjëherë pas ngritjes, përpara se avioni të kalonte në një fazë të qëndrueshme të fluturimit. Kjo sugjeron një dështim të menjëhershëm në fazën më kritike të ngritjes. Mbajtja e rrotave të nxjerra gjatë fluturimit rritje tërheqjen duke ulur ndjeshëm performancën e avionit. Madje, në shpejtësi të mëdha hapja e rrotave mund të sjellë edhe dëme strukturore.

4-Sasi e madhe karburanti 

Një tjetër element kritik që po merret në konsideratë nga ekspertët është sasia e madhe e karburantit që avioni kishte në bord në momentin e ngritjes. Duke qenë se fluturimi ishte ndërkontinental dhe me një avion të mbushur plot me pasagjerë, llogaritet që Boeing 787-8 të kishte rreth 50 ton karburant, sasi që i korrespondon nevojave për një fluturim prej më shumë se 9 orësh.

PĂ«rveç ndikimit nĂ« performancĂ« – pasi pesha totale e avionit rritet ndjeshĂ«m kur Ă«shtĂ« i mbushur plot me karburant, ai pĂ«rbĂ«n edhe njĂ« rrezik shtesĂ« nĂ« rast pĂ«rplasjeje, duke shpjeguar shpĂ«rthimin dhe shtĂ«llungĂ«n e madhe tĂ« zjarrit qĂ« u pa nĂ« vendngjarje menjĂ«herĂ« pas rrĂ«zimit.

Kjo peshë shtesë, në kombinim me temperaturat ekstreme dhe dyshimet për konfigurim të gabuar të pajisjeve ndihmëse të ngritjes, mund të ketë vështirësuar ndjeshëm aftësinë e avionit për të fluturuar në mënyrë të qëndrueshme që në sekondat e para të fluturimit.

Boeing 787-8, një avion me rekorde të larta sigurie

Boeing 787-8 është ndër avionët më të rinj dhe më të avancuar në flotën globale, me rekorde të shkëlqyera sigurie. Deri më tani, nuk është regjistruar asnjë aksident fatal i kësaj natyre me këtë model, duke e renditur atë si një nga avionët më të besueshëm për fluturime të gjata.

PavarĂ«sisht komenteve tĂ« ekspertĂ«ve, deri tani nuk ka njĂ« qĂ«ndrim zyrtar nga autoritetet pĂ«r shkaqet e aksidentit. Hetuesit presin tĂ« analizojnĂ« tĂ« dhĂ«nat e regjistruesve tĂ« fluturimit (“kutitĂ« e zeza”) pĂ«r tĂ« rindĂ«rtuar moment pas momenti se çfarĂ« ndodhi nĂ« ato sekonda fatale.

NĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« raporti zyrtar, çdo supozim mbetet i tillĂ« – një skenar teknik i mundshĂ«m, qĂ« duhet vĂ«rtetuar me prova dhe ekspertizĂ« zyrtare.

The post Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi appeared first on Albeu.com.

Pamje tronditëse! Momenti kur avioni me 240 pasagjerë bie dhe shpërthen në flakë

Mediat e huaja kanë publikuar një video të re nga momenti kur avioni me 242 pasagjerë rrëzohet pak minuta pas ngritjes nga pista e aeroportit dhe shpërthen në flakë.

 

TĂ« paktĂ«n 204 persona humbĂ«n jetĂ« sot pasi njĂ« avion i Air India – qĂ« po fluturonte drejt LondrĂ«s me 242 njerĂ«z nĂ« bord – u rrĂ«zua disa minuta pas ngritjes nga aeroporti nĂ« qytetin perĂ«ndimor tĂ« IndisĂ«, Ahmedabad, tĂ« enjten.

Trupat e viktimave janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes nga ekipet e shpëtimit, me ndihmën e ushtrisë së Indisë. Por, nuk dihet se sa i përkasin viktimave që gjendeshin në avion dhe sa janë nga personat që gjendeshin në vendin ku u përplas avioni.

NdĂ«rkaq, njĂ« zyrtar tjetĂ«r policor i tha AFP-sĂ« se pret qĂ« tĂ« ketĂ« “mĂ« shumĂ« viktima”, pĂ«r shkak se avioni u rrĂ«zua mbi njĂ« zonĂ« tĂ« banuar.

Avioni ishte nisur drejt aeroportit Gatwick në Mbretërinë e Bashkuar, tha Air India, ndërsa oficerët e policisë thanë se ai u rrëzua në një zonë civile pranë aeroportit.

Reuters raporton se, në mesin e 242 udhëtarëve ishin 217 të rritur dhe 11 fëmijë. Nga këta, 169 ishin shtetas indianë, 43 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez.

Sipas faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar24, avioni ishte Boeing 787-8 Dreamliner, një nga avionët e udhëtarëve më modernë në përdorim.

“NĂ« kĂ«tĂ« çast po e verifikojmĂ« hollĂ«sitĂ« dhe do tĂ« njoftojmĂ« pĂ«r to”, tha Air India nĂ« platformĂ«n X.

Sipas kanaleve televizive, avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Një kanal shfaqi pamjet e avionit duke fluturuar mbi një zonë banimi, përpara se të zhdukej nga ekrani dhe një re e madhe zjarri të ngrihej në qiell përtej shtëpive.

Sipas kontrollit tĂ« trafikut ajror nĂ« aeroportin e Ahmedabad, avioni u nis nĂ« orĂ«n 13:39 me kohĂ«n lokale nga pista 23. Ai bĂ«ri njĂ« thirrje emergjente “Mayday”, por mĂ« pas nuk u dĂ«gjua asnjĂ« pĂ«rgjigje nga avioni.

Flightradar24 tha gjithashtu se sinjali i fundit nga avioni u mor disa sekonda pas ngritjes.

“Avioni i pĂ«rfshirĂ« Ă«shtĂ« njĂ« Boeing 787-8 Dreamliner me regjistrim VT-ANB,” u tha nĂ« deklaratĂ«.

Zyra e ministrit indian të Aviacionit tha se kryeministri Narendra Modi kishte urdhëruar që të ofrohet menjëherë gjithë mbështetja për përpjekjet e shpëtimit.

Të gjitha agjencitë përkatëse janë në gjendje gatishmërie dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar, shtoi zyra e ministrit të Aviacionit.

Ahmedabad është qyteti kryesor në shtetin Gujarat, vendlindja e Modit.

Aeroporti i Ahmedabad njoftoi se ka pezulluar të gjitha operacionet ajrore me efekt të menjëhershëm.

Aksidenti i fundit ajror në Indi ndodhi në vitin 2020 dhe përfshiu kompaninë Air India Express.

Avioni Boeing-737 doli jashtë një piste në Aeroportin Ndërkombëtar Kozhikode në Indinë jugore. Ai rrëshqiti jashtë pistës, ra në një humnerë dhe u përplas me pjesën e përparme në tokë.

Në atë aksident humbën jetën 21 persona.

Air India, e cila mĂ« parĂ« ishte nĂ« pronĂ«si shtetĂ«rore, u ble nga kompania indiane Tata Group nĂ« vitin 2022 dhe u bashkua me Vistara – njĂ« ndĂ«rmarrje e pĂ«rbashkĂ«t mes kĂ«tij grupi dhe Singapore Airlines – nĂ« vitin 2024.

Tata njoftoi se ka aktivizuar një qendër emergjente dhe ka ngritur një ekip mbështetës për familjet që kërkojnë informacion.

 

 

The post Pamje tronditëse! Momenti kur avioni me 240 pasagjerë bie dhe shpërthen në flakë appeared first on Sot News | Lajme.

Flasin ekspertët! Ja pse u rrëzua avioni me 242 persona në bord në Indi

Pas aksidentit tragjik në Ahmedabad të Indisë, ku një avion i Air India me 242 persona në bord u rrëzua pak minuta pas ngritjes, ekspertët e aviacionit po analizojnë arsyet teknike që mund të kenë çuar në fatkeqësinë që mori mbi 200 jetë.

Sipas BBC-së, një nga pistat kryesore të hetimit është pozicioni i flapëve të krahëve pjesë të lëvizshme që ndihmojnë avionin gjatë ngritjes dhe uljes.

Flapet ndodhen në pjesën e pasme të krahëve dhe janë thelbësore për të krijuar ngritje shtesë në fazat kritike të fluturimit.

Një video e verifikuar, që tregon momentin e rrëzimit dhe një shpërthim të madh kur avioni prek tokën, është analizuar nga disa ekspertë. Geoffrey Thomas, analist i njohur i aviacionit,

ka thënë se në pamje duket qartë se treni i uljes ishte ende i nxjerrë, por flapet ishin tërhequr, gjë që është e pazakontë kaq herët pas ngritjes.

“Treni i uljes zakonisht futet brenda 10–15 sekondave pas ngritjes,” shpjegon ai, “ndĂ«rsa flapet tĂ«rhiqen gradualisht pĂ«r njĂ« periudhĂ« prej 10–15 minutash.” Mungesa e flapĂ«ve tĂ« shtrira mund tĂ« ketĂ« bĂ«rĂ« qĂ« avioni tĂ« mos fitonte mjaftueshĂ«m ngritje pĂ«r tĂ« vazhduar fluturimin.

Eksperti Terry Tozer shton: “ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« thuhet me siguri pĂ«r shkak tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« videos, por nuk duket se flapet janĂ« nĂ« pozicionin e duhur.” NdĂ«rkohĂ«, Marco Chan, ish-pilot dhe pedagog, thekson se nĂ«se kjo vĂ«rtetohet, mund tĂ« kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me gabim njerĂ«zor, por thekson nevojĂ«n pĂ«r analiza mĂ« tĂ« thella teknike dhe shqyrtim tĂ« regjistruesit tĂ« fluturimit (“black box”).

Autoritetet indiane kanë konfirmuar se hetimet janë në vazhdim, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në vendin e ngjarjes. Tronditja nga ky aksident vazhdon të përfshijë jo vetëm Indinë, por edhe komunitetin ndërkombëtar.

The post Flasin ekspertët! Ja pse u rrëzua avioni me 242 persona në bord në Indi appeared first on Sot News | Lajme.

❌