SIRI â Sulme izraelite pranĂ« Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m nĂ« Damask
TEL AVIV/DAMASK 16 korrik  /ATSH-DPA/  â Ushtria izraelite tha  sot se avionĂ«t e saj luftarakĂ« sulmuan hyrjen e selisĂ« sĂ« udhĂ«heqjes ushtarake tĂ« SirisĂ«, pranĂ« Damaskut.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në BM, tha se Izraeli nisi dy sulme ajrore të njëpasnjëshme pranë selisë së Shtabit të Përgjithshëm në Damask, duke plagosur dy persona.
Ushtria izraelite tha se operacioni ishte një përgjigje ndaj trazirave në Sirinë jugore, ku forcat qeveritare janë akuzuar për shtypje të dhunshme kundër pakicës druze.
Izraeli tha se po monitoronte veprimet e qeverisë siriane dhe synonte të mbështeste komunitetin druze, duke i përshkruar ata si aleatë.
Shumë druzë shërbejnë vullnetarisht në ushtrinë izraelite.
Sipas observatorit, forcat kanë ekzekutuar civilë druzë gjatë shtypjes.
Monitoruesi vlerëson se rreth 250 njerëz janë vrarë në dhunë që nga e diela.
Që nga fillimi i vitit, observatori ka dokumentuar 70 sulme izraelite në territorin sirian, 60 nga ajri dhe 10 nga toka, duke synuar ose dëmtuar rreth 102 vende, duke përfshirë depo armësh, pozicione ushtarake dhe automjete./ /Ad.Ab./
The post SIRI â Sulme izraelite pranĂ« Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m nĂ« Damask appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.