Fati i luftës në Ukrainë/ Artur Nura: Bota po shkon drejt rendit të ri, Evropa duhet të jetë me protagoniste
TIRANË- Analisti i njohur Artur Nura, i ftuar në “News Line” në ABC News analizoi zhvillimet gjeopolitike mbi negociatat që po zhvillohen në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ai theksoi se Evropa duhet të jetë më e bashkuar dhe më efiçente në lidhje me Ukrainën, duke shtuar se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës është konflikt evropian dhe jo amerikan.
Sipas tij, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përcaktuar një afat dyjavor për një zgjidhje të situatës në Ukrainë dhe në këto kushte Evropa duhet të tregojë pozicionin e saj.
“Evropë duhet të bëhet me autoeficente. Ne Alaska nuk kishte një marrëveshje publike. Parimisht do të thotë se kanë rënë dakord në këtë takim. Në realitet është supermacia ushtarake që vendos. Ai [Putin] ka pushtuar 20% e territorit të Ukrainës. Trump ka folur se pritet që për dy javë të ketë rezultate, por duhet të presim. Të shohim rezultatet”, tha ai.
Ai theksoi se aktualisht bota po shkon drejt “vizatimit” të rendit të ri, ndërsa pyetja që shtron Nura është se ku do të pozicionohet Evropa dhe Britania e Madhe në këtë sfidë globale.
“Po shkojmë drejt një rendi të ri botëror, çështja është se ku do jetë Evropa, ku do jetë Britania e Madhe. Ky është problemi më i madh, i cili duhet zgjidhur. Evropa ka dilema të mëdha, si do t’i zgjidhë ato? Duhet bashkim përtej Francës dhe Gjermanisë. Qasja strategjike e Evropës është garancia ushtarake për Ukrainën”, tha ai./abcnews.al