Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zelensky pas telefonatës me Trump: Qëndrimi ynë i përbashkët me partnerët është i qartë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Biseda u zhvillua pas vizitës së të dërguarit të posaçëm të Trump, Steve Witkoff, në Moskë.

Zelensky e njoftoi këtë në një postim në mediat sociale, siç raportohet nga Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Pikërisht në rrugën time nga brigadat tona këtu në rajonin Sumy, fola me Presidentin Trump. Kjo bisedë ndodhi pasi përfaqësuesi i Presidentit Trump, Steve Witkoff, vizitoi Moskën”, tha ai.

Zelensky deklaroi se qëndrimi i përbashkët i Ukrainës me partnerët e saj është absolutisht i qartë: “Lufta duhet të përfundojë. Dhe duhet të bëhet me sinqeritet”.

Kreu i shtetit ukrainas vuri në dukje se udhëheqësit evropianë iu bashkuan thirrjes, duke deklaruar: “Ne diskutuam atë që u shpreh në Moskë”.

“Ukraina patjetër do ta mbrojë pavarësinë e saj. Ne të gjithë kemi nevojë për një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme. Rusia duhet t’i japë fund luftës që ajo vetë e filloi. Faleminderit të gjithëve që qëndrojnë me Ukrainën”, shtoi ai.

Mediat theksojnë se presidenti i SHBA-së Donald Trump e quajti takimin e së mërkurës midis të dërguarit të tij të posaçëm Steve Witkoff dhe presidentit rus Vladimir Putin “shumë produktiv” dhe tha se ishte arritur “përparim i madh”. /Telegrafi/

The post Zelensky pas telefonatës me Trump: Qëndrimi ynë i përbashkët me partnerët është i qartë appeared first on Telegrafi.

Shumë pranë paqes? Mediat: Donald Trump do të takojë javën e ardhshme Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyn

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump po planifikon që të takohet me dy homologët e tij, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.

Sipas asaj që New York Time ka raportuar këtë të mërkurë mësohet se Trump është duke shqyrtuar mundësinë e një takimi me presidentin e Rusisë dhe atë të Ukrainës.

Takimet priten që të zhvillohen javën e ardhshme dhe do të mbahen njëra pas-tjetrës.

Më herët, i dërguari special i Trump, Steve Witkoff pati një takim “shumë produktiv” me presidentin rus.

Ishte vetë Donald Trump ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh optimist duke bërë me dije se përgjatë atij takimi pati përparim të madh për bisedimet e paqes.

Sipas asaj që presidenti amerikan tha të dyja palët mesa duket kanë rënë dakord që kjo luftë duhet të përfundojë dhe për të arritur këtë qëllim ai është zotuar që do të punojnë në ditët dhe javët në vijim.

“Të gjithë janë dakord se kjo luftë duhet të përfundojë dhe ne do të punojmë drejt këtij qëllimi në ditët dhe javët në vijim”, shkruante Trump në Truth Social. Ndërkohë që pas këtij postimi telefonoi menjëherë Zelenskyn, se për çfarë biseduan ende nuk është bërë me dije.

Por, një reagim lidhur me këto zhvillime të fundit erdhi dhe nga presidenti ukrainas. Ai iu drejtua popullit të vet duke iu thënë se Rusia duket “më e gatshme” të vazhdojë me një armëpushim.

“Presioni që po ushtrohet mbi ta po jep fryte”, theksoi presidenti ukrainas.

Megjithatë, ai nuk e fshehu skepticizmin e tij në lidhje me qëllimet e fshehta të rusëve, duke vënë në dukje në mënyrë karakteristike: “Gjëja e rëndësishme është të mos mashtrohemi në detaje, as ne, as Shtetet e Bashkuara”.

The post Shumë pranë paqes? Mediat: Donald Trump do të takojë javën e ardhshme Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyn appeared first on Albeu.com.

Zelensky viziton ushtarët ukrainas pranë kufirit me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi sot ushtarët në veri të vendit, në rajonin Sumy, ku shpërndau personalisht dekorata shtetërore për pjesëtarët e forcave ukrainase që mbrojnë këtë zonë kufitare.

“Ju falënderoj për shërbimin, për mbrojtjen e Ukrainës dhe të popullit tonë. Faleminderit për operacionin në Kursk dhe për hapat shumë të guximshëm,” u shpreh ai gjatë fjalimit para trupave ushtarake.

Rajoni Sumy, që kufizohet me regjionin rus të Kurskut, ka qenë disa herë objektiv i sulmeve dhe përpjekjeve për depërtim nga forcat ruse.

🇺🇦✊🏻 Zelensky visited the front lines in the Sumy region and posted a photo from the assault brigade of the Ukrainian Armed Forces, which was the first to enter the Kursk region a year ago.

💥 “I spoke with the commanders. There were reports about the liberation of Andreivka and… pic.twitter.com/5cLab0Thnt

— NEXTA (@nexta_tv) August 6, 2025

Megjithatë, gjatë vitit të fundit janë shtuar edhe kundërsulmet ukrainase përtej kufirit, përfshirë operacionin në Kursk, të cilin e përmendi sot vetë presidenti.

Gjatë vizitës, Zelensky zhvilloi gjithashtu bisedime me komandantët ushtarakë të zonës, duke theksuar se pati një “bisedë të hapur dhe përmbajtjesore për përgjegjësitë operative të njësive në Sumy”.

Kievi zyrtar nuk ka bërë publike detaje të tjera rreth operacioneve aktuale në këtë rajon, por vizita e presidentit konfirmon në mënyrë simbolike rëndësinë strategjike të zonës në këtë fazë të luftës. /Telegrafi/

The post Zelensky viziton ushtarët ukrainas pranë kufirit me Rusinë appeared first on Telegrafi.

Zelensky flet pas telefonatës me Trump: Rusia duhet të ndalojë luftën që nisi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se është në një mendim me homologun amerikan Donald Trump se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë. Deklarata erdhi pas një telefonate mes tyre, zhvilluar menjëherë pas takimit të dërguarit special amerikan, Steve Witkoff, me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin. ”Qëndrimi ynë i përbashkët me partnerët është i qartë: lufta duhet të marrë fund dhe…

Source

Zelensky pas takimit Witkoff-Putin: Rusia duket më e prirur për armëpushim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelesky deklaroi se Rusia duket më e prirur për një armëpushim, pas takimit të sotëm midis të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff dhe Vladimir Putin.

“Presioni mbi ta funksionon”, tha Volodymyr Zelensky në rrjetet sociale, shkruan Sky News.

“Por gjëja kryesore është që ata të mos na mashtrojnë në detaje – as ne dhe as SHBA-në.”, shtoi presidenti ukrainas.

Donald Trump diskutoi takimin e Witkoff me Putinin gjatë një telefonate me Zelenskyy dhe udhëheqës të tjerë evropianë, përfshirë Sir Keir Starmer, këtë mbrëmje.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, ka zhvilluar një takim shumë produktiv dhe me rëndësi të veçantë me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Ky takim u konsiderua si një hap domethënës drejt uljes së tensioneve dhe gjetjes së një zgjidhjeje të mundshme për konfliktin aktual.

Sipas deklaratës së Trumpit, gjatë diskutimeve është bërë përparim i konsiderueshëm dhe janë identifikuar pika të përbashkëta që mund të shërbejnë si bazë për negociata të mëtejshme./abcnews.al

 

Drejt arritjes së paqes? Trump planifikon takim me Putin dhe Zelenskyn javën e ardhshme

Presidenti Donald Trump po planifikon të takohet personalisht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që javën e ardhshme, dhe më pas të zhvillojë një takim të përbashkët mes tij, Putinit dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Lajmi bëhet i ditur nga dy burime të New York Times. Sipas këtyre burimeve, Trump ndau detaje të këtij plani […]

The post Drejt arritjes së paqes? Trump planifikon takim me Putin dhe Zelenskyn javën e ardhshme appeared first on BoldNews.al.

UKRAINË – Zelensky: Rusia tani duket më e prirur drejt një armëpushimi

KIEV, 6 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Rusia dukej “më e prirur” për një armëpushim, por paralajmëroi se detajet e çdo marrëveshjeje të mundshme janë thelbësore dhe as Ukraina dhe as SHBA-ja nuk duhet të mashtrohen nga Moska, sipas “Reuters”.

Deklarata erdhi pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump raportoi se takimi i të dërguarit të tij të posaçëm Steve Witkoff  me udhëheqësin rus Vladimir Putin sot në Moskë kishte patur “progres të madh”, megjithëse Trump nuk dha detaje specifike rreth diskutimeve.

Pas takimit të Witkoff me Putinin, Zelensky mori pjesë në një telefonatë me presidentin Trump ku ishin të pranishëm dhe aleatë evropianë.

“Ukraina do ta mbrojë patjetër pavarësinë e saj. Ne të gjithë kemi nevojë për një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme. Rusia duhet t’i japë fund luftës që ajo vetë e filloi”, shkroi Zelenskiy në X.

Së fundmi, Trump ka shprehur pakënaqësi ndaj Putinit dhe ka vendosur një afat deri të premten që Rusia të bëjë paqe me Ukrainën, përndryshe do të përballet me sanksione më të ashpra. Ndërsa Trump e cilësoi vizitën e Witkoff si shumë produktive, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se sanksionet dytësore ndaj vendeve që bëjnë biznes me Rusinë pritet të hyjnë të premten në fuqi.

“Presioni ndaj (Rusisë) funksionon. Por gjëja më e rëndësishme është që të mos na mashtrojnë në detaje, as ne, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,  shtoi Zelensky. /Ad.Ab./

 

The post UKRAINË – Zelensky: Rusia tani duket më e prirur drejt një armëpushimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky dhe Trump diskutojnë finalizimin e marrëveshjes SHBA-Ukrainë për dronët

KIEV, 5 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, sipas “Reuters”.

Zelensky tha se biseda e tyre u fokusua në sanksionet ndaj Rusisë dhe finalizimin e një marrëveshjeje SHBA-Ukrainë për dronët.

“Draft-marrëveshja për dronët është përgatitur tashmë nga pala ukrainase, ne jemi të gatshëm ta diskutojmë në detaje dhe ta finalizojmë atë”, shkroi ai në X.

Biseda e tyre vjen ndërsa autoritetet ukrainase thanë se sulmet ruse vranë gjashtë persona në lindje te vendit, dhe plagosën të paktën 12 persona.

Rusia ka përshkallëzuar sulmet ajrore përpara afatit të së premtes të vendosur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për të negociuar një marrëveshje drejt paqes ose në të kundërt Moska do të perballet me sanksione masive.

Presidenti Zelensky tha se Rusia kishte lëshuar më shumë se 25 dronë “Shahed” të projektuar nga Irani në qytet, duke goditur infrastrukturën civile.

“Hekurudha u dëmtua, përfshirë një depo dhe një stacion”, tha ai në mediat sociale, duke shtuar se të paktën 10 persona ishin plagosur në sulm.

Afati i fundit i presidentit Trump po afrohet pas tre raundesh bisedimesh për paqe në Stamboll dështuan të bënin përparim në një armëpushim të mundshëm, me të dyja palët që mbeten larg njëra-tjetrës.

Afati i fundit i presidentit Trump po afron pasi tre raunde bisedimesh për paqe në Stamboll dështuan në arritjen e një armëpushimi të mundshëm.

Ushtria ruse ka përshkallëzuar sulmet dhe ka përshpejtuar avancimin e saj në terren për të pushtuar më shumë territor ukrainas.

I dërguari amerikan, Steve Witkoff do të vizitojë Rusinë këtë javë, dhe pritet të takohet me presidentin Vladimir Putin, përpara afatit të sanksioneve të së premtes. //a.i/

 

 

The post KIEV – Zelensky dhe Trump diskutojnë finalizimin e marrëveshjes SHBA-Ukrainë për dronët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe Afrika po luftojnë për Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat e armatosura ukrainase po përballen me luftëtarë të huaj që po mbështesin Rusinë në vijën e frontit. Në një mesazh publik të bërë të hënën, Zelensky tha se trupat ukrainase po raportojnë për praninë e “mercenarëve” nga vende të ndryshme, përfshirë Kinën, Taxhikistanin, Uzbekistanin, Pakistanin dhe […]

The post Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe Afrika po luftojnë për Rusinë appeared first on BoldNews.al.

Putini nuk përjashton mundësinë e bisedimeve direkte me Zelenskyn

Udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk e përjashton mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por beson se një takim i tillë nuk është ende gati të zhvillohet.

Kjo, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është thënë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“E gjithë puna përgatitore për një takim të tillë [midis Putinit dhe Zelenskyt] nuk është bërë ende. Dua t’ju kujtoj se Putini nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së bisedimeve të tilla pasi të përfundojnë punimet e nevojshme në nivel ekspertësh dhe të bëhet përparimi i duhur”, citohet të ketë thënë Peskov.

Zelensky deklaroi më parë se Ukraina është e hapur për një samit udhëheqësish nëse Rusia është vërtet e përkushtuar për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur paqe të qëndrueshme.

Më 14 korrik, presidenti i SHBA-së, Donald Trump lëshoi një ultimatum 50-ditor që synonte të bënte presion mbi Rusinë për paqe.

Megjithatë, më 28 korrik, ai e shkurtoi afatin e tij kohor në 10-12 ditë, duke thënë se nuk dëshironte më të takohej ose të fliste me Putinin, megjithëse këmbënguli që Rusia duhet të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kujtojmë se raundi i fundit i negociatave ukrainaso-ruse u zhvillua në Stamboll më 23 korrik. /Telegrafi/

The post Putini nuk përjashton mundësinë e bisedimeve direkte me Zelenskyn appeared first on Telegrafi.

Analiza/ Skandali i korrupsionit në Ukrainë; 30 përqind ryshfet për dronë të rinj

Skandal i ri korrupsioni në Ukrainë: Pas protestave për përpjekjet për të zvogëluar kompetencat e agjencisë antikorrupsion, është zbuluar një skandal i ri ryshfeti në lidhje me prokurimin e armëve.

Në Ukrainë, hetuesit kanë zbuluar një skandal të ri korrupsioni që lidhet me prokurimin e armëve. Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU), së bashku me Zyrën e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAP), njoftuan se kishin zbuluar “përvetësim sistematik” të fondeve publike për ushtrinë, si dhe “marrjen dhe dhënien e përfitimeve të paligjshme në një shkallë veçanërisht të madhe”.

Këto janë kontrata me prodhuesit e dronëve të cilat, sipas autoriteteve në Kiev, u lidhën me çmime dukshëm të larta – në dëm të buxhetit shtetëror të Ukrainës.

Sipas informacioneve të deritanishme, janë arrestuar katër të dyshuar – midis tyre, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, është edhe deputeti Oleksiy Kuznetsov. Ai i përket partisë së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Akuzat i referohen edhe disa punonjësve të tjerë të shërbimeve publike në nivel qyteti, si dhe anëtarëve të Gardës Kombëtare. Këta të fundit u pezulluan nga detyrat e tyre, deklaroi ministri i Brendshëm Ihor Klimenko. Të dyshuarit, siç u tha, lidhën kontrata për blerjen e dronëve për luftën me çmime të tepruara, dhe më pas morën 30 përqind të shumës në formën e ryshfeteve.

Presidenti Zelenski deklaroi se është “mirënjohës” ndaj organeve antikorrupsion për punën e tyre.

“Nuk duhet të ketë tolerancë për korrupsionin, nevojitet bashkëpunim i qartë për të zbuluar ryshfetin – dhe në fund të fundit vendime të drejta për denimin e tij”, tha ai në kanalin e tij në “Telegram”.

“Është e rëndësishme që institucionet të punojnë në mënyrë të pavarur”. Ligji i sapomiratuar të enjten, ofron të gjitha mundësitë për luftimin e korrupsionit dhe ryshfetit.

Me këtë ligj parlamenti ukrainas rivendosi pavarësinë e Zyrës Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Zyrës së Prokurorit Kundër Korrupsionit. Përpara kësaj, me urdhër të Zelenskit, të dy institucionet u vendosën nën juridiksionin e Zyrës së Prokurorit të Shtetit. Kjo shkaktoi protesta në vend dhe kritika nga Bashkimi Evropian javën e kaluar.

Korrupsioni dhe shpërdorimi janë probleme të përhapura në Ukrainë. Që kur filloi pushtimi rus më shumë se tre vjet më parë, janë zbuluar disa raste korrupsioni në ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Prandaj, BE-ja ka kërkuar vazhdimisht që Ukraina të zbatojë reforma nëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Në Indeksin aktual të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Ukraina renditet e 105-ta nga 180 vende.

Ka dyshime edhe për zhdukjen në kanale të errëta të ndihmave perëndimore që i dërgohen Ukrainës për të luftuar Rusinë, por deri tani nuk është publikuar ndonjë rast konkret me përmasa të gjëra./DW/

Katër të arrestuar pas skandalit të ryshfeteve në kontratat e prodhuesit të dronëve

Ukraina ka kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri ryshfeti që përfshin kontratat e prodhuesve të dronëve, të cilat thuhet se u nënshkruan me çmime shumë të larta, duke dëmtuar financat e vendit.

Ky debat vjen disa ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky ndryshoi drejtim për një projektligj të profilit të lartë në lidhje me pavarësinë e zyrës antikorrupsion të vendit.

Autoritetet në Kiev raportuan dje arrestimet dhe thanë se një nga të dyshuarit ishte Oleksii Kuznetsov, një anëtar i parlamentit nga partia e Zelensky, “Shërbëtori i Popullit”.

Partia tha se anëtarësimi i Kuznetsov është pezulluar për shkak të hetimit. Akuzat nga aktivistët kundër korrupsionit synojnë gjithashtu nëpunësit civilë në nivel bashkiak dhe anëtarët e Gardës Kombëtare.

Ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko njoftoi se personel me uniformë përfshirë është pezulluar gjithashtu nga detyra.

/abcnews.al/

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Zyra antikorrupsion e Ukrainës thotë se ka zbuluar një skemë të madhe ryshfeti që përfshin kontrata prokurimi ushtarak.

Në një deklaratë të përbashkët në rrjete sociale, zyra, së bashku me Zyrën e Prokurorit të Specializuar Antikorrupsion, tha se të dyshuarit kishin marrë ryshfet në një skemë që përdorte fonde shtetërore për të blerë dronë dhe pajisje të tjera ushtarake me çmime të fryra.

Shkelësit morën ryshfete deri në 30% të vlerës së kontratës, shtuan ata.

Të ndaluarit nuk janë emëruar, por thuhet se janë përfshirë një politikan ukrainas, zyrtarë lokalë të rrethit dhe qytetit, si dhe ushtarë të Gardës Kombëtare, shkruan skynews.

Katër persona janë arrestuar deri më tani, njoftuan agjencitë.

Personeli i Gardës Kombëtare i përfshirë në këtë rast është larguar nga pozicionet e tyre, njoftoi ministria e brendshme.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi agjencitë dhe e përshkroi skemën si “absolutisht imorale”. /Telegrafi/

The post Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Zelensky: Ukraina e gatshme për samit me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar këtë të premten se vendi i tij është i gatshëm të zhvillojë një samit me Rusinë, në përpjekje për të çuar përpara procesin e paqes mes dy vendeve. Deklarata e Zelenskyt erdhi pas komenteve të presidentit rus Vladimir Putin, i cili tha se shpreson që bisedimet për paqe […]

The post Zelensky: Ukraina e gatshme për samit me Rusinë appeared first on BoldNews.al.

Zelensky kërkon sanksione më të rënda ndaj Rusisë pas sulmit vdekjeprurës në Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar sanksione ndërkombëtare më të rënda ndaj Rusisë pas një sulmit në Kiev që la të vdekur të paktën 31 persona. Zelensky tha se pesë fëmijë, më i vogli prej të cilëve ishte vetëm dy vjeç, ishin ndër viktimat dhe se 159 të tjerë ishin plagosur gjatë sulmit të enjten.

Ai shtoi se pavarësisht sa shumë Kremlini mohon efektivitetin e sanksioneve, ato funksionojnë dhe ato duhet të forcohen.

Kievi shpalli një ditë zie pas sulmit në kryeqytet, ku një bllok banimi u shemb dhe u dëmtuan një spital, një shkollë, një çerdhe dhe një universitet. Rusia kishte lëshuar më shumë se 300 dronë dhe tetë raketa lundruese gjatë sulmit të natës, ka njoftuar forca ajrore e Ukrainës. Ky sulm ishte një nga më vdekjeprurësit që ka përjetuar Kievi që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022, raporton BBC.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka dënuar veprimin e Rusisë në Ukrainë dhe  ka theksuar se sanksione të reja ndaj Moskës janë të mundshme. John Kelley, përfaqësuesi i përkohshëm i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten se Rusia dhe Ukraina “duhet të negociojnë një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme”. Ai ka shtuar se është koha për të bërë një marrëveshje.

Zyrtarët ukrainas thanë të premten se Kievi kishte marrë “sinjale pozitive” nga SHBA-ja për mundësinë e sanksioneve të reja, sidomos ato që do të synonin naftën ruse dhe tregjet dytësore.

Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka theksuar se Trumpi ka duruar por tani është koha për t’i bërë presion maksimal Moskës.

Zelensky miraton ligjin e ri, ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një ligj që ua mundëson ukrainasve mbi 60 vjeç që t’iu bashkohen forcave të armatosura, të cilat janë në pozitë të vështirë për të gjetur rekrutë, teksa lufta e nisur nga Rusia është nisur në vitin e katërt.

Ligji do t’iu mundësojë atyre të nënshkruajnë kontratë njëvjeçare për role joluftarake, nëse i kalojnë të gjitha testet mjekësore, sipas një shkrese të publikuar në faqen e parlamentit.

“Një numër në rritje i shtetasve të moshës 60-vjeçare apo më shumë, kanë shprehur dëshirën që vullnetarisht t’i bashkohen mbrojtjes së shtetit”, është thënë në shkresë.

“Është e domosdoshme që të përfshijmë numër më të madh të njerëzve që dëshirojnë ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Ukraina i ka lansuar disa iniciativa për të angazhuar më shumë njerëz në forcat e armatosura – përfshirë kontratat njëvjeçare dhe shtysat tjera financiare për personat e moshave 18-24 vjeç.

Ky shtet, gjithashtu, e ka zvogëluar moshën e mobilizimit nga 27 në 25 vjeç, në prill të vitit 2024, duke iu rezistuar thirrjeve të administratës amerikane që ajo të ulet edhe më tepër – në 18 vjeç.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /rel

The post Zelensky miraton ligjin e ri, ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë appeared first on Albeu.com.

Zelensky falenderon Trump për vendimin ndaj Rusisë dhe përpjekjet për armëpushim në Ukrainë

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lavdëruar sot homologun e tij amerikan, Donald Trump, për “vendosmërinë” që tregoi, duke komentuar shkurtimin e afatit që i dha Rusisë për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën.

“Qëndrim i qartë dhe vendosmëri e shprehur nga presidenti i SHBA, në kohën e duhur, kur shumë mund të ndryshojnë përmes forcës, për një paqe të vërtetë”, shkroi Zelensky në një postim në platformën e rrjeteve sociale X.

“Faleminderit presidentit Trump për përkushtimin e tij ndaj shpëtimit të jetëve dhe për t’i dhënë fund këtij lufte të tmerrshme”, shtoi kreu i shtetit ukrainas.

Kujtojmë se Donald Trump kishte njoftuar më herët se kishte vendosur të mos i japë Moskës afatin fillestar prej 50 ditësh që kishte përmendur, por ta shkurtojë në vetëm 10 deri në 12 ditë, duke shprehur njëkohësisht zhgënjim ndaj liderit të Kremlinit, Vladimir Putin.

The post Zelensky falenderon Trump për vendimin ndaj Rusisë dhe përpjekjet për armëpushim në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Ukraina e përkushtuar për paqe. Do të bashkëpunojmë me SHBA-në

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe do të punojë pa u lodhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i bërë të dy vendet më të sigurta.

“Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe do të punojë pa u lodhur me SHBA-në për t’i bërë të dy vendet tona më të sigurta, më të forta dhe më të begata”, tha Zelensky në një reagim në platformën X, ndërsa komentoi njoftimin e udhëheqësit amerikan për shkurtimin e afatit 50-ditor që ai kishte vendosur më parë për arritjen e një armëpushimi midis Moskës dhe Kievit.

Ai e falënderoi presidentin amerikan për vendosmërinë dhe qëndrimin e qartë që sipas tij ishte në kohën e duhur.

Zelensky premton më shumë sulme brenda Rusisë, pasi rritet numri i viktimave në Ukrainë

Viktimat civile po shtohen ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj në Ukrainën lindore, duke pretenduar se ka kapur edhe dy fshatra të tjera, ndërkohë që udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, premtoi të hakmerret me më shumë sulme brenda territorit rus. Ukraina nuk komentoi menjëherë për pretendimet e Ministrisë ruse të Mbrojtjes se forcat e saj më […]

The post Zelensky premton më shumë sulme brenda Rusisë, pasi rritet numri i viktimave në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Trump: Takimi mes Putinit dhe Zelenskyt do të ndodhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensyy, do të zhvillojnë një takim ballë për ballë dhe shprehu keqardhje që kjo akoma nuk ka ndodhur ende.

Trump u pyet nga një gazetar se çfarë do të nevojitej që ky takim të realizohej, ndoshta me praninë e tij.

“Do të ndodhë, por duhet të kishte ndodhur tre muaj më parë. Do të ndodhë”, tha Trump teksa po përgatitej të largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Skoci.

Sot më herët, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia do të punojë për të sjellë së bashku Trumpin dhe Putinin në Stamboll, si pjesë e negociatave të vazhdueshme për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.

“Këtë javë, duke zhvilluar bisedime me Putinin dhe Trumpin, do të përpiqemi të shohim nëse mund t’i sjellim këta liderë së bashku në Stamboll,” u tha Erdogan gazetarëve pas faljes së së premtes në Stamboll.

Të mërkurën, Moska dhe Kievi zhvilluan raundin e tretë të bisedimeve në Stamboll. Palët shkëmbyen propozime për zhvillimin e mëtejshëm të procesit të paqes, ndërsa Kievi propozoi një samit të liderëve në fund të gushtit.

Kremlini ka deklaruar se një takim midis Putinit dhe Zelenskyt është i mundur vetëm për finalizimin e një marrëveshjeje paqeje. /AA/

The post Trump: Takimi mes Putinit dhe Zelenskyt do të ndodhë appeared first on Telegrafi.

❌