❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Transformator i ri në Fushë-Kuqe, OSHEE: Funksionim normal i pompave të ujësjellësit të Durrësit

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ NjĂ« tjetĂ«r ndĂ«rhyrje e suksesshme u realizua nga ekipet e  Operatorit tĂ« ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSHEE), tĂ« cilĂ«t pĂ«rfunduan me efikasitet punimet pĂ«r zgjidhjen e avarisĂ« nĂ« nĂ«nstacionin e FushĂ«-Kuqes.

OSHEE njofton se, në përputhje me planin teknik, u krye zëvendësimi i transformatorit të traktit të linjës 35 kV, që shkon në drejtim të Rrilës (Lezhë), duke mundësuar rikthimin e energjisë elektrike brenda një kohe të shkurtër.

Ky nënstacion ka rëndësi strategjike, pasi siguron edhe funksionimin normal të stacionit të pompave për furnizimin me ujë të pijshëm për qytetin e Durrësit, një hallkë kyçe në garantimin e shërbimeve bazë për qytetarët.

OSHEE bën të ditur se ekipet e specialistëve, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në kohë me riparime, në çdo rast që paraqitet avari në rrjetin energjetik të vendit.

1 nga 3

/r.e/

The post Transformator i ri në Fushë-Kuqe, OSHEE: Funksionim normal i pompave të ujësjellësit të Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema e Investimeve, 50% grant për ndërtimin e stabilimenteve të rritjes së shpendëve

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ FermerĂ«t qĂ« mbarĂ«shtojnĂ« kafshĂ« dhe shpendĂ« kanĂ« tashmĂ« njĂ« mundĂ«si shumĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar infrastrukturĂ«n e fermave tĂ« tyre, pĂ«rmes SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« Investimeve 2025, e cila ofron deri nĂ« 50% grant pĂ«r ndĂ«rtimin e ambienteve tĂ« reja.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, skema synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe blegtoral, duke garantuar kushte më të mira për mirëqenien e kafshëve dhe sigurinë ushqimore.

Kriteret minimale për përfitimin e financimit, janë për ndërtimin e fermave me: Jo më pak se 10 lopë; jo më pak se 100 krerë të imta (dele/dhi); jo më pak se 10 dosa dhe jo më pak se 10 000 shpendë.

Mbështetja financiare për subjektet përfituese përfshin: 50% të vlerës totale të faturave tatimore që shkon deri në 15 milionë lekë për subjekt.

Fermerët kanë gjithashtu mundësinë të kombinojnë këtë mbështetje me Kredinë e Butë, që ofrohet me interes fiks vetëm 2% dhe Garanci sovrane që mbulon 70% të kolateralit.

“Kjo formulĂ« e re e financimit krijon mundĂ«si reale pĂ«r tĂ« mbuluar 100% tĂ« investimit, duke i dhĂ«nĂ« hov zhvillimit rural dhe shtimit tĂ« prodhimit vendas”, theksoi Denaj.

Afati për aplikim është deri më 30 shtator 2025, pranë zyrave të AZHBR (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural), dhe përfshin 9 masa mbështetëse në total për sektorin bujqësor.

Ministrja Denaj e cilësoi Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, një hap më pranë bujqësisë moderne dhe të qëndrueshme.

/r.e/

The post Skema e Investimeve, 50% grant për ndërtimin e stabilimenteve të rritjes së shpendëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ISSH: Aplikim në e-Albania për tërheqjen e pensionit në bankë

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Instituti i Sigurimeve ShoqĂ«rore (ISSH) fton pĂ«rfituesit qĂ« tĂ« kalojnĂ« marrjen e pensionit nga sportelet tradicionale postare drejt sistemit bankar.

ISSH njofton se kjo iniciativë synon të shmangë radhët e gjata në postë dhe të ofrojë një zgjidhje më të shpejtë, të sigurt dhe të lehtësuese për qytetarët, sidomos për moshën e tretë.

Për ta realizuar këtë kalim, qytetarët duhet të hapin një llogari në një nga bankat e nivelit të dytë me të cilat ISSH ka marrëveshje bashkëpunimi.

Llogaria duhet tĂ« jetĂ« specifike pĂ«r pagesĂ«n e pensionit. Pasi tĂ« jetĂ« hapur llogaria, pĂ«rfituesit duhet tĂ« plotĂ«sojnĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« online pĂ«rmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shĂ«rbimin “KĂ«rkesĂ« pĂ«r transferim dosjeje pĂ«rfitimi”.

Gjithsej janë 10 banka që Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nënshkruar marrëveshje për pagesën e pensioneve në Shqipëri.

Ky proces jo vetëm që e modernizon sistemin e shpërndarjes së pensioneve, por edhe rrit sigurinë dhe lehtëson jetën e qytetarëve në një epokë kur teknologjia po bëhet pjesë e pandashme e përditshmërisë. Përfituesit e pensionit tashmë mund ta marrin pagesën e tyre në kohë, pa radhë dhe pa stres, thjesht, nëpërmjet bankës.

Ligji për llogaritë bazike, që ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë dhe që parashikon përfitime për kategoritë në nevojë, ka nisur nga zbatimi në muajin prill 2024.

Sipas këtij ligji, kategoritë të caktuara përfitojnë shërbime me tarifa të reduktuara ose me tarifë zero si dhe opsionin e transferimit të llogarisë, nga llogari normale në atë bankare bazike.

Ndërkohë më tarifë zero janë edhe shërbimet si hapja dhe mbyllja e llogarive bankare, tërheqjet në ATM, debitimet direkte, transaksionet e pagesave përmes një karte, përfshirë pagesat on-line, transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave on-line.

Referuar të dhënave të vitit të kaluar, ishin rreth 74 mijë pensionistë, të cilët merrnin pensionin përmes bankave dhe rreth 666 mijë të tjerë në postë.

1 nga 2

The post ISSH: Aplikim në e-Albania për tërheqjen e pensionit në bankë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj fton tĂ« rinjtĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r tĂ« studiuar nĂ« shkollĂ«n profesionale bujqĂ«sore “Ndre Mjeda”

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ftoi sot tĂ« rinjtĂ« qĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r tĂ« studiuar nĂ« shkollĂ«n profesionale “Ndre Mjeda” nĂ« Bushat, tĂ« ShodrĂ«s.

Denaj tha se me drejtimet nĂ« bujqĂ«si, veterinari dhe teknologji ushqimore, kjo shkollĂ« u mundĂ«son tĂ« rinjve tĂ« thellojnĂ« njohuritĂ« e tyre nĂ« kĂ«to sektorĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« motori kryesor i zhvillimit pĂ«r “ShqipĂ«ria 2030”.

“Aplikimet kryen nĂ« e-Albania nĂ« shĂ«rbimin “Regjistrohu nĂ« klasĂ«n e dhjetĂ«â€, deri mĂ« 30 shtator”, njoftoi ministrja.

Shkolla e mesme profesionale “Ndre Mjeda” nĂ« Bushat, Ă«shtĂ« njĂ« nga 5 shkollat profesionale me profil bujqĂ«sor nĂ« shkallĂ« vendi.

/r.e/

The post Denaj fton tĂ« rinjtĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r tĂ« studiuar nĂ« shkollĂ«n profesionale bujqĂ«sore “Ndre Mjeda” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Murtaja në derra dhe sëmundja e shpendëve, MBZHR ndalon importin nga disa shtete

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar importin e shpendĂ«ve tĂ« prekur nga sĂ«mundja e pseudopestit nga shtetet si Bullgaria e Polonia, si dhe tĂ« derrave tĂ« butĂ« e tĂ« egĂ«r tĂ« prekur nga murtaja afrikane nĂ« vendet si Estonia, Letonia, Kroacia, Polonia, Estonia, BosnjĂ«-Hercegovina, Serbia dhe Moldavia.

Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare, nënvizohet se ndalohet importi i shpendëve të gjallë shtëpiakë, zogjve, mishit të freskët, materialit biologjik të shpendëve të pashoqëruar me test PCR të kryer në 14 ditët e fundit.

MBZHR njofton se importet nga shtetet e Bullgarisë, Polonisë dhe Spanjës lejohen, nga zona dhe stabilimente të cilat nuk kanë pasur njoftim të sëmundjes së pseudopestit të shpendëve për 12 muajt e fundit.

Po ashtu, me vendim të ministres Anila Denaj, është ndaluar importi i kafshëve të gjalla të llojit derra të butë dhe të egër, mishi i freskët  dhe  produktet e tij, materiali  biologjik dhe embrionet e  kafshëve  të gjalla të llojit derra, duke përjashtuar mishin në një kontenier të vulosur hermetikisht, xhelatinën, ushqimin e thatë të kafshëve shtëpiake dhe vakteve proteinike.

Ndërkaq, Ministria ka ndaluar importet nga Italia, Serbia, Greqia, Kosova dhe Kroacia të bagëtive të gjalla të imëta dhe thundrake, të llojit ruminantë dhe kamelidë, të prekura nga sëmundja e gjuhës blu.

/a.f/

The post Murtaja në derra dhe sëmundja e shpendëve, MBZHR ndalon importin nga disa shtete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TIA rekord historik me 298 fluturime dhe mbi 50 mijë pasagjerë në një ditë

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Transporti ajror nĂ« ShqipĂ«ri po njeh njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme, si nĂ« frekuencĂ«n e fluturimeve ashtu edhe nĂ« numrin e pasagjerĂ«ve, duke reflektuar zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r lĂ«vizshmĂ«ri ndĂ«rkombĂ«tare.

Tirana International Airport (TIA), njoftoi sot për një tjetër momenti historik, ku regjistroi ditën me trafikun më të lartë ndonjëherë, me 298 fluturime në një ditë dhe
50,892 pasagjerë që kaluan nëpër terminal.

Ky rekord përfaqëson një sukses të rëndësishëm për aeroportin dhe një tregues i qartë i rritjes së kapacitetit dhe efikasitetit të infrastrukturës ajrore në vend.

“Misioni ynĂ« mbetet i pandryshuar: TĂ« lidhim ShqipĂ«rinĂ« me botĂ«n,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n e TIA, qĂ« shpreh mirĂ«njohje pĂ«r ekipin profesionist dhe pasagjerĂ«t qĂ« zgjedhin pĂ«rditĂ« kĂ«tĂ« portĂ« ajrore si pikĂ«n e nisjes apo mbĂ«rritjes sĂ« tyre.

Rritja e vazhdueshme e trafikut ajror në Shqipëri po shoqërohet me zgjerim të destinacioneve, përmirësim të shërbimeve dhe investime në infrastrukturë, duke e kthyer TIA në një nyje të rëndësishme lidhjeje për rajonin dhe më gjerë.

Transporti ajror në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe të pasagjerëve, ndërkohë që vijimi i investime në TIA po rrisin cilësinë e shërbimit për udhëtarët dhe fluksin e fluturimeve.

/e.xh/a.f/

The post TIA rekord historik me 298 fluturime dhe mbi 50 mijë pasagjerë në një ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermerët përfitojnë nga Shkollat Fushore të FAO-s për prodhimin në serra

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Me njĂ« angazhim tĂ« qartĂ« pĂ«r zhvillimin e bujqĂ«sisĂ« sĂ« qĂ«ndrueshme dhe mbĂ«shtetjen e fermerĂ«ve tĂ« vegjĂ«l, Organizata BotĂ«rore e BujqĂ«sisĂ« (FAO) nisi prej 1 korrikut njĂ« cikĂ«l tĂ« ri tĂ« Shkollave Fushore pĂ«r FermerĂ«t (FFS – Farmer Field School) nĂ« Lushnje.

Kjo nismĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e projektit “Biznesi, Partneritetet dhe Zgjidhjet pĂ«r Objektivat e Zhvillimit tĂ« QĂ«ndrueshĂ«m” (B4SDG II), i cili zbatohet me mbĂ«shtetjen e QeverisĂ« sĂ« SuedisĂ«.

Trajnimi i parë, i zhvilluar në fshatin Kurtinë, mblodhi së bashku kultivues të perimeve në serra, agronomë dhe profesionistë të biznesit bujqësor vendor, me qëllim zgjerimin e njohurive dhe aftësive praktike për përgatitjen e serrave dhe të tokës për transplantim. Ky trajnim shënoi fillimin e një cikli dinamik gjashtëmujor trajnimesh që do të zhvillohet nga korriku deri në dhjetor 2025.

“Kjo nismĂ« pasqyron angazhimin e vazhdueshĂ«m tĂ« FAO pĂ«r tĂ« punuar krah pĂ«r krah me fermerĂ«t dhe institucionet vendore pĂ«r tĂ« forcuar sistemet ushqimore tĂ« qĂ«ndrueshme, gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe tĂ« qĂ«ndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike nĂ« ShqipĂ«ri,” u shpreh Lorena Pullumbi, Asistente PĂ«rfaqĂ«suese e FAO-s nĂ« ShqipĂ«ri.

Të organizuara në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Lushnjës, këto trajnime nisën me një seancë ndërvepruese të fokusuar në pjellorinë e tokës, teknikat e përgatitjes së saj dhe praktikat e transplantimit, të gjitha të përshtatura me kontekstin vendor të bujqësisë së vogël në serra. Pjesëmarrësit përfituan gjithashtu edhe përvojë praktike në marrjen e mostrave të tokës dhe analizën e tyre, formimin e shtretërve të ngritur dhe teknikat të tjera.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« mbĂ«shtesim fermerĂ«t shqiptarĂ« nĂ« adoptimin e praktikave tĂ« mira bujqĂ«sore, pĂ«rmirĂ«simin e produktivitetit dhe uljen e kostove, duke ndĂ«rtuar njĂ«kohĂ«sisht qĂ«ndrueshmĂ«ri ndaj sfidave klimatike,” tha Sara Businaro, Koordinatore e Projektit tĂ« FAO dhe Specialiste e BujqĂ«sisĂ« sĂ« QĂ«ndrueshme. “PĂ«rmes kĂ«tyre shkollave nĂ« fushĂ«, po ofrojmĂ« dije praktike, tĂ« pĂ«rshtatura me kushtet vendore, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« fermerĂ«t tĂ« mund t’i zbatojnĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« serrat e tyre”, u shpreh ajo.

Fermerët e vlerësuan këtë risi në mbështetje të tyre për përfitimin e eksperiencave më të mira në fushën e bujqësisë.

Illir Dingozi, fermer serrash nga fshati KurtinĂ«, tha se, “Prej mĂ« shumĂ« se njĂ« dekade kultivoj domate nĂ« serrĂ«n time, por Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« marr udhĂ«zime kaq tĂ« qarta pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e shĂ«ndetit tĂ« tokĂ«s. ËshtĂ« motivuese tĂ« mĂ«soj dhe tĂ« zbatoj kĂ«to praktika sĂ« bashku me tĂ« tjerĂ« nga komuniteti im”.

Në muajt në vijim, do të zhvillohen 14 sesione trajnimi një-ditore në dy ferma demonstrimi në Kurtinë/Hysgjokaj dhe Karbunarë, duke synuar sistemet e thjeshta, ashtu edhe ato të përmirësuara të serrave.

Të udhëhequra nga trajnerë me përvojë, temat e trajnimit do të përfshijnë: Menaxhimin e mikroklimës; Kontrollin e dëmtuesve dhe sëmundjeve (praktikat GAP); Ujitjen efikase dhe cilësinë e ujit; Ushqimin e bimëve dhe fertigimin (fertilizimin dhe ujitjen);Përzgjedhjen e fidaneve cilësore dhe shartimin;Modelet e agrobiznesit dhe mundësitë e financimit

Çdo seancĂ« pĂ«rmbyllet me njĂ« rreth reflektimi midis fermerĂ«ve, njĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r dialog, mĂ«sim nga kolegĂ«t dhe shkĂ«mbim pĂ«rvojash, qĂ« zhvillohet nĂ« mjediset vendore pĂ«rreth.

“KĂ«to trajnime jo vetĂ«m qĂ« forcojnĂ« aftĂ«sitĂ« teknike, por ndihmojnĂ« gjithashtu edhe nĂ« krijimin e lidhjeve mĂ« tĂ« forta mes institucioneve dhe komunitetit tĂ« fermerĂ«ve. ËshtĂ« njĂ« hap i madh pĂ«rpara pĂ«r tĂ« ardhmen bujqĂ«sore tĂ« LushnjĂ«s,” u shpreh Agim Qose, Drejtor i DrejtorisĂ« pĂ«r Zhvillimin BujqĂ«sor dhe Rural, Bashkia Lushnje.

Deri në fund të vitit 2025, pritet që këto trajnime të arrijnë një numër të madh fermerësh serrash nga rajoni i Lushnjës, duke i pajisur ata me mjete praktike dhe njohuri për të rritur rendimentin, përmirësuar cilësinë dhe reduktuar ndikimet mjedisore. Përvoja gjithashtu do të shërbejë si një trampolinë për zgjerimin e këtij modeli trajnimi në zinxhirë të tjerë vlere, me një fokus të veçantë në prodhimin e ullinjve dhe vajit të ullirit në vitin 2026.

Nisma B4SDG II në Shqipëri është pjesë integrale e përpjekjeve të FAO për të mbështetur transformimin rural gjithëpërfshirës dhe bujqësinë e qëndrueshme ndaj klimës, duke kontribuar në realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) përmes mësimdhënies dhe inovacionit të udhëhequr nga vetë fermerët.

/e,xh//a.f/

The post Fermerët përfitojnë nga Shkollat Fushore të FAO-s për prodhimin në serra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Investimeve, grant 50% për sistemet moderne të ujitjes me pika në vreshta e pemëtore

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, njoftoi se njĂ« nga masat kryesore tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« Investimeve 2025, Ă«shtĂ« mbĂ«shtetja e fermerĂ«ve pĂ«r instalimin e sistemit tĂ« ujitjes me pika, nĂ« vreshta dhe pemĂ«tore.

Sipas saj, ky është një investim i rëndësishëm për rritjen e qëndrueshmërisë së prodhimit bujqësor dhe uljen e kostove operative.

“NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«saj mase fermerĂ«t pĂ«rfitojnĂ« njĂ« grant prej 50% tĂ« vlerĂ«s totale tĂ« faturave tatimore tĂ« investimit; mbĂ«shtetja financiare nuk do tĂ« jetĂ« mĂ« shumĂ« se 250,000 lekĂ« pĂ«r hektar dhe masa zbatohet pĂ«r sipĂ«rfaqe nga 1 ha deri nĂ« 10 ha, nĂ« pemĂ«tore, agrume, ullishte dhe vreshta ekzistuese”, tha Denaj.

Ajo bëri të ditur se, përveç grantit, fermerët kanë në dispozicion një Kredi të Butë me interes vetëm 2%, si dhe garanci sovrane deri në 70% të kolateralit, duke mundësuar kështu financim të plotë për investimin, pa vështirësi në sigurimin e garancive financiare.

Afati për aplikim pranë zyrave të AZHBR-së është deri më 30 shtator 2025, në kuadër të një pakete prej 9 masash mbështetëse që synojnë modernizimin e bujqësisë dhe përmirësimin e zinxhirit të vlerës bujqësore në Shqipëri.

/e.xh/a.f/

The post Skema Investimeve, grant 50% për sistemet moderne të ujitjes me pika në vreshta e pemëtore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BSH rrit rezervën valutore në 6,7 miliard euro në fund të qershorit

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« ka vijuar tĂ« rrisĂ« rezervĂ«n valutore edhe  gjatĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, rezerva valutore e vendit u rrit në vlerën e 6,7 miliardë eurove, ose 7,4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Rezerva valutore e vendit administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita.

Në fund të 6-mujorit të parë të vitit, titujt e borxhit përbënin afërsisht 73% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 18% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend. Gjithashtu, rezerva valutore mund të shërbejë si instrument për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.

Për vitin 2025, BSH parashikon të blej në tregun e brendshëm valutor përmes ankandeve në total 270-350 milionë euro.

/e.xh//a.f/

The post BSH rrit rezervën valutore në 6,7 miliard euro në fund të qershorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkolla profesionale “Mihal Shahini” nĂ« CĂ«rrik, formim tĂ« plotĂ« nĂ« bujqĂ«si dhe mundĂ«si reale punĂ«simi

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ftoi sot tĂ« rinjtĂ« qĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r tĂ« studiuar nĂ« shkollĂ«n profesionale “Mihal Shahini”, CĂ«rrik, qĂ« ofron njohuri nĂ« sektorĂ«t e bujqĂ«sisĂ«.

Denaj nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, njoftoi se regjistrimet nĂ« shkollat profesionale vazhdojnĂ« deri mĂ« 30 shtator dhe tĂ« interesuarit duhet tĂ« aplikojnĂ« nĂ« e-albania nĂ« shĂ«rbimin “Regjistrohu nĂ« klasĂ«n e dhjetĂ«â€.

“NĂ«se je ende nĂ« kĂ«rkim tĂ« rrugĂ«s sĂ« duhur drejt sĂ« ardhmes, zgjidh ShkollĂ«n Profesionale “Mihal Shahini”, CĂ«rrik, e cila ofron mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« karrierĂ« tĂ« sigurt nĂ« sektorin bujqĂ«sor, pĂ«rmes njĂ« formimi me perspektivĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rgatit pĂ«r tregun e punĂ«s”, u drejtohet Denaj tĂ« rinjve.

Sipas saj, drejtimet e studimit profesional nĂ« shkollĂ«n “Mihal Shahini”, CĂ«rrik, pĂ«rfshijnĂ« bujqĂ«si, nĂ« profilet: AgroturizĂ«m; Prodhim bimor; FrutikulturĂ«; Ferma bujqĂ«sore & blegtorale; Kopshtari; MbarĂ«shtim i shpendĂ«ve; AkuakulturĂ«; Teknologji BujqĂ«sore; Veterinari dhe Teknologji Ushqimore.

Denaj thekson se “me laboratorĂ« bashkĂ«kohorĂ«, fermĂ« nĂ« funksion dhe mĂ«sim praktik, Shkolla Profesionale “Mihal Shahini” ofron njĂ« formim tĂ« plotĂ« dhe cilĂ«sor, duke krijuar mundĂ«si reale punĂ«simi si gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« shkollimit ashtu edhe pas pĂ«rfundimit tĂ« tij”.

1 nga 5

/e.xh//a.f/

 

The post Shkolla profesionale “Mihal Shahini” nĂ« CĂ«rrik, formim tĂ« plotĂ« nĂ« bujqĂ«si dhe mundĂ«si reale punĂ«simi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Guvernatori Sejko: Inflacioni në objektivin 3% deri në mesin e 2026-s

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Inflacioni i çmimeve tĂ« konsumit nĂ« ShqipĂ«ri ka shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« lehtĂ« dhe tĂ« pritshme gjatĂ« tremujorit tĂ« dytĂ« tĂ« vitit, duke arritur nĂ« 2,3%, nga 2,1% nĂ« tremujorin e parĂ«. MegjithatĂ«, inflacioni vijon tĂ« mbetet nĂ«n objektivin prej 3%, deklaroi Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko.

Në konferencën për mediet sot, Sejko tha se rritja e inflacionit u ndikua kryesisht nga: çmimet e ushqimeve dhe rritja e qirave, ndërsa pjesa tjetër e artikujve të shportës së konsumit ka pasur ecuri të qëndrueshme.

Guvernatori bëri të ditur se, inflacioni bazë u rrit nga 2,4% në 2,6%, për shkak të rritjes së pagave dhe qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit.

“KĂ«to tendenca janĂ« nĂ« pĂ«rputhje me pritjet tona, edhe pse inflacioni ka rezultuar pak mĂ« i ulĂ«t se parashikimet fillestare”, tha Sejko, duke shtuar se ky rezultat lidhet me uljen e marzheve tĂ« fitimit tĂ« bizneseve, ofertĂ«n pozitive nĂ« treg, dhe rĂ«nien mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« inflacionit nĂ« EurozonĂ«.

Banka e Shqipërisë parashikon rikthim në objektivin 3% të inflacionit në 2026-n.

“Sipas parashikimeve tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, inflacioni do tĂ« rikthehet nĂ« objektivin 3% gjatĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit 2026. Kjo ecuri do tĂ« mbĂ«shtetet nga: Balancimi mĂ« i mirĂ« mes kĂ«rkesĂ«s dhe ofertĂ«s pĂ«r mallra dhe shĂ«rbime, stabilizimi i inflacionit nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare, kurs mĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m i kĂ«mbimit dhe pritje mĂ« tĂ« qarta dhe tĂ« ankoruara pĂ«r inflacionin nĂ« vend”, deklaroi Sejko.

/r.e/

The post Guvernatori Sejko: Inflacioni në objektivin 3% deri në mesin e 2026-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko: Ekonomia po rritet me ritme të qëndrueshme, turizmi dhe investimet, motorë të zhvillimit

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko, deklaroi sot se ekonomia shqiptare ka vijuar tĂ« rritet me ritme pozitive gjatĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025, mbĂ«shtetur nga turizmi, investimet dhe eksportet.

Guvernatori Sejko, nĂ« konferencĂ«n pĂ«r mediet sot, pas mbledhjes sĂ« KĂ«shillit MbikqyrĂ«s, bĂ«ri tĂ« ditur se, “sipas tĂ« dhĂ«nave nga INSTAT, aktiviteti ekonomik Ă«shtĂ« zgjeruar me 3,4% nĂ« tremujorin e parĂ«, ndĂ«rsa informacionet indirekte sugjerojnĂ« ritme tĂ« ngjashme rritjeje edhe pĂ«r tremujorin e dytĂ«â€.

“Rritja Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur nga zgjerimi i turizmit, konsumit, investimeve dhe eksporteve, duke nxitur zhvillimin e sektorĂ«ve tĂ« ndĂ«rtimit dhe shĂ«rbimeve”, u shpreh Sejko, teksa evidentoi se, ndĂ«rkohĂ«, sektorĂ«t e bujqĂ«sisĂ« dhe industrisĂ« kanĂ« shĂ«nuar rĂ«nie gjatĂ« tremujorit tĂ« parĂ«, duke reflektuar ndikimin e faktorĂ«ve sezonalĂ« dhe strukturorĂ«.

Guvernatori vuri në dukje se politika monetare, është një faktor kyç në ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit.

Ai theksoi se politika monetare e kujdesshme dhe e qëndrueshme e Bankës së Shqipërisë ka luajtur një rol kyç në përmirësimin e kushteve të financimit për sektorin privat.

Sejko njoftoi se, normat e interesit për kreditë janë ulur, yield-i i bonove të thesarit është stabilizuar, pritjet për inflacionin janë normalizuar, ndërkohë, që kursi i këmbimit është mbajtur në nivele të qëndrueshme përmes ndërhyrjeve të kujdesshme në tregun valutor.

Këto zhvillime, tha Guvernatori, kanë kontribuar në krijimin e një mjedisi financiar të favorshëm, karakterizuar nga: Likuiditet i bollshëm; Prime të ulëta rreziku; Bilance të shëndosha të sektorit bankar dhe qasje pozitive ndaj kreditimit

Sipas tij, kredia për sektorin privat vazhdon rritjen.

“Kredia pĂ«r sektorin privat ka vijuar tĂ« rritet edhe nĂ« tremujorin e dytĂ«, me njĂ« normĂ« vjetore rritjeje prej 15,4%, duke mbĂ«shtetur nevojat e bizneseve pĂ«r investime dhe tĂ« familjeve pĂ«r konsum dhe banesa. Parashikimet e skenarit bazĂ« sugjerojnĂ« se aktiviteti ekonomik nĂ« ShqipĂ«ri pritet tĂ« vijojĂ« rritjen nĂ« horizontin afatmesĂ«m, me ritme solide dhe pranĂ« potencialit tĂ« tij”, theksoi Sejko.

Guvernatori tha se “rritja ekonomike do tĂ« vijojĂ« tĂ« nxitet nga: Zgjerimi i konsumit dhe investimeve, rritja e mĂ«tejshme e turizmit dhe eksporteve tĂ« shĂ«rbimeve dhe shtimi i punĂ«simit dhe rritja e pagave”.

/r.e/

The post Sejko: Ekonomia po rritet me ritme të qëndrueshme, turizmi dhe investimet, motorë të zhvillimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banka e Shqipërisë: Norma bazë e interesit për lekun mbetet në nivelin 2,5%

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« vendosi tĂ« mĂ«rkurĂ«n qĂ« ta mbajĂ« tĂ« pandryshuar normĂ«n bazĂ« tĂ« interesit pĂ«r lekun, nĂ« nivelin 2,5%.

Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko nĂ« konferencĂ«n pĂ«r shtyp tha se, “KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s vlerĂ«soi se qĂ«ndrimi aktual i politikĂ«s monetare Ă«shtĂ« i pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r nxitjen e rritjes ekonomike dhe mbajtjen e inflacionit nĂ« kontroll”, teksa vuri nĂ« dukje se turizmi, investimet dhe eksportet po mbĂ«shtesin rritjen e ekonomisĂ«.

“Analiza e informacionit tĂ« disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare, punĂ«simi dhe pagat kanĂ« vijuar tĂ« rriten, ndĂ«rsa parametrat kryesorĂ« tĂ« stabilitetit makroekonomik, monetar e financiar tĂ« vendit janĂ« pĂ«rmirĂ«suar mĂ« tej. NĂ« veçanti, inflacioni ka vijuar tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« nivele tĂ« ulĂ«ta, duke shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« lehtĂ« drejt objektivit nĂ« tremujorin e dytĂ«. Po ashtu, tregjet financiare kanĂ« qenĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht tĂ« qeta dhe kreditimi ka ardhur nĂ« rritje”, tha Sejko.

“Bazuar nĂ« sa mĂ« sipĂ«r, KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« vendosi: tĂ« mbajĂ« tĂ« pandryshuar normĂ«n e interesit tĂ« depozitĂ«s njĂ«ditore, nĂ« nivelin 1,5%; dhe tĂ« mbajĂ« tĂ« pandryshuar normĂ«n e interesit tĂ« kredisĂ« njĂ«ditore, nĂ« nivelin 3,5%”, u shpreh Guvernatori.

Guvernatori deklaroi se vendimet e politikës monetare do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin për stabilitetit të çmimeve, qëndrueshmëri të politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit në vend, si dhe me zhvillimet potenciale në tregjet ndërkombëtare dhe partnerët tanë të huaj tregtarë.

/r.e/

The post Banka e Shqipërisë: Norma bazë e interesit për lekun mbetet në nivelin 2,5% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parandalimi i Murtajës Afrikane, 886 monitorime në stabilimentet me derra

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ PĂ«r tĂ« garantuar shĂ«ndetin dhe mirĂ«qenien e kafshĂ«ve, veterinerĂ«t e Autoritetit KombĂ«tar tĂ« VeterinarisĂ« dhe Mbrojtjes sĂ« BimĂ«ve (AKVMB) janĂ« tĂ« angazhuar çdo ditĂ« tĂ« vitit nĂ« monitorimin e fermave blegtorale nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« masave parandaluese dhe kontrollit tĂ« MurtajĂ«s Afrikane tĂ« Derrave (MAD), gjatĂ« periudhĂ«s janar–qershor 2025, janĂ« kryer 886 monitorime nĂ« stabilimente me derra nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin.

Sipas ekspertëve, monitorimet shërbejnë: Për identifikimin në kohë të rasteve të dyshimta, për rritjen e ndërgjegjësimit të mbarështuesve mbi rëndësinë e biosigurisë si dhe për edukimin mbi njohjen e shenjave klinike të kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

“FalĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« shpejtĂ« dhe mbikĂ«qyrjes sĂ« vazhdueshme tĂ« veterinerĂ«ve tanĂ«, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e mundur tĂ« menaxhohet pĂ«rhapja e MAD me profesionalizĂ«m dhe tĂ« minimizohen dĂ«met nĂ« ferma,” thuhet nĂ« njoftimin e AKVMB-sĂ«.

AKVMB bën të ditur se vijon të jetë në gatishmëri për të mbështetur fermerët dhe për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe zinxhirit ushqimor në tërësi.

/a.f/

The post Parandalimi i Murtajës Afrikane, 886 monitorime në stabilimentet me derra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijojnë regjistrimet në Shkollën Profesionale të Shërbimeve në Korçë

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Shkolla Profesionale e ShĂ«rbimeve nĂ« Korçë vijon regjistrimet pĂ«r vitin e ri shkollor, duke ofruar programe tĂ« ndryshme qĂ« kombinojnĂ« arsimimin teorik me aftĂ«simin praktik, veçanĂ«risht nĂ« sektorĂ« strategjikĂ« pĂ«r ekonominĂ« vendase.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, drejtimet kryesore në këtë shkollë përfshijnë bujqësinë, veterinarinë dhe turizmin.

“NĂ« sektorin e bujqĂ«sisĂ« dhe veterinarisĂ«, tĂ« rinjtĂ« pajisen me njohuri dhe aftĂ«si pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« sektorĂ«ve tĂ« bujqĂ«sisĂ« dhe blegtorisĂ«. NdĂ«rsa nĂ« degĂ«t Hoteleri-TurizĂ«m, Ekonomi-Biznes dhe Dizajn-ModĂ«; janĂ« fushat me kĂ«rkesĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« tregun e punĂ«s”, tha Denaj.

Denaj vuri nĂ« dukje se, “shkollat profesionale si kjo nĂ« Korçë janĂ« çelĂ«si pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« forcĂ« punĂ«tore tĂ« kualifikuar dhe tĂ« gatshme pĂ«r tregun modern tĂ« punĂ«s”.

Regjistrimet janĂ« tĂ« hapura deri mĂ« 30 shtator dhe realizohen nĂ« platformĂ«n e-albania, pĂ«rmes shĂ«rbimit “Regjistrohu nĂ« klasĂ«n e dhjetĂ«â€.

/a.f/

The post Vijojnë regjistrimet në Shkollën Profesionale të Shërbimeve në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema e investimeve, financim deri në 5 milionë lekë për mekanikë bujqësore

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ PĂ«r tĂ« dytin vit radhazi nĂ« ndihmĂ« tĂ« bujqĂ«sisĂ« dhe zhvillimit rural, Qeveria po aplikon SkemĂ«n KombĂ«tare tĂ« Investimeve qĂ« mbĂ«shtet fermerĂ«t me financim grant pĂ«r investime nĂ« mekanizimin e bujqĂ«sisĂ«.

Përmes kësaj skeme mbështeten fermerët për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve moderne për mekanizimin dhe përmirësimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale.

Aplikimi i mekanizimit dhe teknologjive të reja në bujqësi i ndihmon fermerët të rrisin produktivitetin dhe cilësinë e punës së tyre.

Sipas Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, vitin e kaluar kërkesat më të larta për financim përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, ishin për blerjen dhe përmirësimin e mjeteve dhe mekanikës bujqësore.

Qeveria përmes kësaj skeme financon 50% të vlerës totale të faturave tatimor, deri në 5 milionë lekë për subjekt.

Ky investim mbështet fermerët në modernizimin e bujqësisë dhe blegtorisë, për realizimin e punës në mënyrë më efikase dhe të sigurt, për të përmirësuar jetën dhe prodhimin e tyre

Skema Kombëtare e Investimeve 2025, përmbledh nëntë masa, që përfshin gjithë bujqësinë që nga mbjellja e fidanëve të pemëve frutore deri në përpunimin e fruta-perimeve. Këtu përmblidhen mekanika, blegtoria, ndërtimi i stallave, bletaria.

Aplikimet për të përfituar nga kjo skemë janë hapur më 30 korrik dhe do të vazhdojnë deri më 30 shtator 2025.

Ndërkohë vitin e kaluar nga 404 aplikime në Skemën Kombëtare të Investimeve 2024, 305 kërkesa janë për mekanikë bujqësore.

Për mekanikën bujqësore vlera mesatare për fermerë shkon 30 deri 36 mijë euro ku 50 % financohet grant nga Skema e Investimeve. Ndërsa pjesa tjetër do të paguhet nga fermeri, fond të cilin fermeri mund ta marri kredi në bankë duke përdorur Fondin e Garancisë Sovrane ku shteti mbështet 80% të kolateralit.

/a.f/

The post Skema e investimeve, financim deri në 5 milionë lekë për mekanikë bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERZH 30 milionĂ« euro pĂ«r modernizimin e linjĂ«s hekurudhore DurrĂ«s–RrogozhinĂ«

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ NjĂ« investim strategjik pĂ«r modernizimin e infrastrukturĂ«s hekurudhore shqiptare po bĂ«het realitet falĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« Banka Evropiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim (BERZH), Bashkimit Evropian (BE) dhe BankĂ«s Evropiane tĂ« Investimeve (BEI).

Projekti pĂ«rfshin rindĂ«rtimin dhe elektrifikimin e linjĂ«s hekurudhore DurrĂ«s–RrogozhinĂ«, njĂ« segment i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i Korridorit VIII Panevropian.

BERZH në një njoftim për shtyp bën të ditur se, ka miratuar një kredi sovrane prej 30 milionë euro për kompaninë shtetërore Hekurudha Shqiptare, duke plotësuar një kredi tjetër prej 30 milionë euro nga BEI dhe 60 milionë euro në formë grantesh dhe asistence teknike nga BE përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Projekti përfshin: Rindërtimi dhe elektrifikimi i rreth 34 kilometrave hekurudhë; Përmirësimi i infrastrukturës së stacioneve; Rritje e efikasitetit dhe sigurisë në transport; dhe Zhvillimin e një lidhjeje të parë hekurudhore të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut

Ky projekt pritet të sjellë përfitime të rëndësishme ekonomike, mjedisore dhe sociale, duke zhvendosur trafikun nga rruga në hekurudhë, duke reduktuar ndjeshëm emetimet e karbonit, dhe duke përmirësuar lëvizshmërinë rajonale dhe ndërkufitare.

Petrit Malaj, ministĂ«r i Financave tha se, “Ky projekt shĂ«non njĂ« moment historik transformues pĂ«r infrastrukturĂ«n tonĂ«. Ai do tĂ« luajĂ« njĂ« rol jetĂ«sor nĂ« integrimin afatgjatĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« rrjetin evropian tĂ« transportit.”

NdĂ«rsa Donald Mishaxhiu, drejtues rajonal i BERZH-it pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, deklaroi se, “Ky investim pasqyron mbĂ«shtetjen tonĂ« tĂ« vazhdueshme pĂ«r transformimin hekurudhor tĂ« ShqipĂ«risĂ«. SĂ« bashku me partnerĂ«t tanĂ«, ne po ndihmojmĂ« nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« rrjeti modern, tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« lidhur transporti qĂ« do t’u sjellĂ« dobi brezave tĂ« ardhshĂ«m”.

Ky projekt vjen nĂ« vazhdĂ«n e angazhimit tĂ« BERZH-it pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, pas investimeve tĂ« mĂ«parshme nĂ« linjat Tiranë–DurrĂ«s dhe Vorë–Hani i Hotit, dhe Ă«shtĂ« plotĂ«sisht nĂ« pĂ«rputhje me Planin Ekonomik dhe tĂ« Investimeve tĂ« BE-sĂ« pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor dhe objektivat e Tranzicionit tĂ« GjelbĂ«r tĂ« BERZH-it.

/a.f/

The post BERZH 30 milionĂ« euro pĂ«r modernizimin e linjĂ«s hekurudhore DurrĂ«s–RrogozhinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Investimeve, 50% grant për ndërtimin e serrave diellore të reja

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, nĂ«pĂ«rmjet AgjencisĂ« pĂ«r Zhvillimin BujqĂ«sor dhe Rural (AZHBR), ka hapur aplikimet pĂ«r SkemĂ«n KombĂ«tare tĂ« Investimeve 2025, e cila ofron mbĂ«shtetje financiare deri nĂ« 50% grant pĂ«r ndĂ«rtimin e serrave diellore tĂ« reja.

Skema synon të nxisë prodhimin bujqësor të qëndrueshëm dhe të rrisë konkurrueshmërinë në tregun vendas dhe ndërkombëtar. Mbështetja financiare për ndërtimin e serrave varion sipas llojit të kulturës.

Sipas AZHBR-së, Skema Kombëtare e Investimeve 2025, ofron për fermerët deri në 15 milionë lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; Deri në 8 milionë lekë/ha për prodhimin e rrushit për tavolinë dhe deri në 4 milionë lekë/ha për prodhimin e luleshtrydheve.

Këto grante përfshijnë gjithashtu investime në sisteme moderne ujitjeje, duke synuar efikasitet më të lartë në përdorimin e ujit dhe prodhim më cilësor.

Përveç grantit, aplikantët mund të përfitojnë edhe nga Kredia e Butë, me interes vetëm 2%, si dhe me garanci sovrane deri në 70% të kolateralit, duke mundësuar kështu financim të plotë për investimin.

Aplikimet janë të hapura deri më 30 shtator 2025 dhe përfshijnë gjithsej 9 masa mbështetëse për sektorin bujqësor.

/a.f/

The post Skema Investimeve, 50% grant për ndërtimin e serrave diellore të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BSH vendos kufi për transfertat SEPA, jo më shumë se 3 euro për hyrjet

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« ka pĂ«rgatitur projektrregulloren qĂ« vendos bazat pĂ«r nivelin e tarifave qĂ« bankat dhe institucionet e pagesave do tĂ« aplikojnĂ«, pas anĂ«tarĂ«simit nĂ« ZonĂ«n Unike tĂ« Pagesave nĂ« Euro (SEPA).

Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndĂ«rkufitare nĂ« zonĂ«n SEPA dhe kushtet e transparencĂ«s” parashikon qĂ« tarifat e aplikuara nga OperatorĂ«t e ShĂ«rbimeve tĂ« Pagesave (banka ose institucione financiare jobanka tĂ« pagesave dhe parasĂ« elektronike) pĂ«r pagesat SEPA dalĂ«se nuk mund tĂ« tejkalojnĂ« kufijtĂ« e pĂ«rcaktuar nga Banka e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r vlerat korresponduese tĂ« pagesave vendase nĂ« Euro qĂ« procesohen pĂ«rmes sistemeve tĂ« saj dhe pĂ«rcaktohen nĂ« kuadrin rregullator tĂ« kĂ«tyre sistemeve.

Sipas ndryshimeve tĂ« propozuara, “PĂ«r funksionimin e sistemit AIPS EURO pĂ«r shlyerjen e transfertave vendase pĂ«r klientĂ« nĂ« Euro”, komisioni minimal qĂ« bankat mund tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r transfertat nĂ« sistemin euro do tĂ« ulet nga 6 euro nĂ« 4 euro.

Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0,02% e vlerës së transferuar. Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.

Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro. Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0,01% e vlerës së transferuar.

Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale: përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.

Këto nivele tavan do të aplikohen edhe për transfertat në nisje në zonën SEPA. Ndërsa, për tarifat e pagesave SEPA hyrëse, nëse aplikohen nga institucioni i përfituesit të pagesës, ato duhet të reflektojnë kostot përkatëse të ofruesit të shërbimeve të pagesave. Këto tarifa, në asnjë rast, nuk mund të kalojnë vlerën 3 euro për transaksion.

/r.e//a.f/

The post BSH vendos kufi për transfertat SEPA, jo më shumë se 3 euro për hyrjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Takim pune me arkitektë për standardizimin e objekteve bujqësore sipas normave të BE-së

iTIRANË, 4 gusht /ATSH / EkspertĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, bashkĂ« me ekspertĂ« tĂ« huaj dhe arkitektĂ« dhe studio arkitekturore, diskutuan nĂ« TiranĂ« rreth identifikimit tĂ« sfidave dhe pĂ«rcaktimin e hapave tĂ« mĂ«tejshĂ«m nĂ« drejtim tĂ« hartimit tĂ« stallave blegtorale dhe objekteve bujqĂ«sore sipas standardeve tĂ« Bashkimit Europian pĂ«r fermat blegtorale.

Ky takim shënoi një hap konkret drejt modernizimit të infrastrukturës bujqësore dhe blegtorale në vend, duke theksuar rëndësinë që ka arkitektura në zhvillimin rural, mirëqenien e kafshëve dhe përgatitjen për sfidat mjedisore dhe ekonomike të së ardhmes.

Gjatë takimit u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me: Boshllëqet aktuale në projektimin e objekteve bujqësore; Sfidat praktike dhe ato rregullatore që hasin arkitektët dhe fermerët dhe nevoja për krijimin e një strukture përfaqësuese të aktorëve të përfshirë në këtë fushë.

MBZHR dhe Giz Albania vijon të fuqizojë dialogun ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, duke nxitur shkëmbimin e ideve dhe zgjidhjeve të përbashkëta në fushën e zhvillimit rural dhe bujqësisë së qëndrueshme.

1 nga 5

/r.e//a.f/

The post Takim pune me arkitektë për standardizimin e objekteve bujqësore sipas normave të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌