❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nuk arkëtuan 40 mln lekë në arkat e Bashkisë së Fierit/ Gjykata rishikon masat për katër zyrtarët, ish-nënkryetarja vijon në arrest shtëpie

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër personave nën hetim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku gjyqtarja Aurora Tusha, ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër personave nën hetim për vepra penale që lidhen me shpërdorimin e funksioneve publike.

MĂ«sohet se ish-nĂ«nkryetarja Adela Hysenaj dhe Vasil Çeku, ky i fundit drejtor nĂ« DrejtorinĂ« e Verifikimit dhe Koordinimit nĂ« Terren pĂ«r Rajonin Jugor nĂ« DrejtorinĂ« Rajonale Tatimore Fier, do tĂ« vijojnĂ« tĂ« mbahen nĂ« “arrest shtĂ«pie”.

NdĂ«rkohĂ« Anisa Cjapi, DrejtoreshĂ« nĂ« DrejtorinĂ« e Taksave dhe Tarifave Vendore nĂ« BashkinĂ« Fier dhe Martin Dodi, sekretar i PĂ«rgjthshĂ«m i BashkisĂ« Fier, janĂ« pezulluar nga ushtrimi i detyrĂ«s publike dhe kanĂ« masĂ«n “detyrim paraqitjeje”.

Gjykata ka revokuar masĂ«n “ndalim pĂ«r tĂ« dalĂ« jashtĂ« shtetit” pĂ«r Dodin, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Çekut i Ă«shtĂ« hequr pezullimi nga detyra, por mbetet nĂ« “arrest shtĂ«pie”.

Vendimi u shpall më 26 korrik 2025 dhe mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditësh.

Personat janë nën hetim për shkelje të detyrës në ushtrimin e funksioneve publike dhe ndërhyrje të paligjshme në vendimmarrje zyrtare.

 

V E N D I M  I  S H K U R T U A R

“NË EMËR TË REPUBLIKËS”

“PĂ«r verfikimin e kushteve dhe kritereve tĂ« zbatimit tĂ« masĂ«s sĂ« sigurimit”

Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« e Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier e pĂ«rbĂ«rĂ« nga: GJYQTARE – AURORA TUSHA

Asistuar nga sekretare gjyqësore Esmeralda Hyseni, sot në Fier, më datë 26.07.2025 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, kërkesën penale me Nr.1397 regj.Them që i përket:

KËRKUES: Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier, pĂ«rfaqĂ«suar nga prokurori z. Ervis Alliaj.

PERSON NËN HETIM: A. H. e mbrojtur nga av.GĂ«zim Hajderaj, i zgjedhur me deklarim nĂ« seancĂ« gjyqĂ«sore.

E DYSHUAR:  PĂ«r  veprĂ«n penale “Ushtrimi i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike” dhe “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, parashikuar nga neni 245/1 dhe 248 i Kodit Penal.

PERSON NËN HETIM: A.C, nga av. Mexhit Dyrmishi, caktuar kryesisht nga gjykata, zgjedhur me deklarim nĂ« seancĂ« gjyqĂ«sore.

E DYSHUAR:  PĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

PERSON NËN HETIM:   M. D, i mbrojtur nga av.Rozeta Plaku, zgjedhur me deklarim nĂ« seancĂ« gjyqĂ«sore.

I DYSHUAR: PĂ«r veprĂ«n penale “Ushtrimi i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

PERSON NËN HETIM:  V. Ç, mbrojtur nga av.Rozeta Plaku, zgjedhur me deklarim nĂ« seancĂ« gjyqĂ«sore.

I DYSHUAR: PĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal

OBJEKTI:  KĂ«rkesĂ« pĂ«r marrjen nĂ« pyetje tĂ« personave nĂ«n hetim A. H  A.C, M. D dhe V. Ç

BAZA LIGJORE:Neni 248 i Kodit të Procedurës Penale

Gjykata, bazuar në nenet 228, 229, 232, 237, 240 dhe 248 KPP, pasi dëgjoi palën kërkuese, personat nën hetim dhe mbrojtësit e zgjedhur prej tyre me deklarim në seancë gjyqësore;

V E N D O S I :

  1. Pranimin e kĂ«rkesĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier pĂ«r marrje nĂ« pyetje tĂ« personave nĂ«n hetim A. H, A.C, M. D dhe V.Ç.
  2. TĂ« vijojĂ« zbatimin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal me karakter shtrĂ«ngues “Arrest nĂ« shtĂ«pi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, ndaj personit nĂ«n hetim H, , tĂ« caktuar me vendimin nr.62-2025-4349(1193), datĂ« 23.07.2025 tĂ« kĂ«saj gjykate, si e dyshuar pĂ«r veprat penale “Ushtrimi i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike” dhe “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 248 tĂ« Kodit Penal.
  3. UrdhĂ«rohet personi nĂ«n hetim H tĂ« mos largohet nga banesa e saj



.
  4. TĂ« vijojĂ« zbatimin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit tĂ« njĂ« detyre a shĂ«rbimi publik”, parashikuar nga neni 240, pika1, germa a) i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale ndaj personit nĂ«n hetim C, tĂ« caktuar me vendimin nr. 62-2025-4349(1193), datĂ« 23.07.2025 tĂ« kĂ«saj gjykate, si e dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  5. TĂ« revokojĂ« masĂ«n e sigurimit personal me karakter shtrĂ«ngues “Ndalimi i daljes jashtĂ« shtetit” parashikuar nga neni 233 i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale ndaj personit nĂ«n hetim D. Vijimin e masĂ«s ndaluese “Pezullimi i ushtrimit tĂ« njĂ« detyre a shĂ«rbimi publik”, parashikuar nga neni 240, pika1, germa a) i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, ndaj personit nĂ«n hetim M.D, tĂ« caktuar me vendimin nr. 62-2025-4349(1193), datĂ« 23.07.2025 tĂ« kĂ«saj gjykate, si i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Ushtrimi i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
  6. Vijimin e zbatimit tĂ« masĂ«s sĂ« sigurimit personal dhe karakter shtrĂ«ngues “Arrest nĂ« shtĂ«pi” pĂ«r personin nĂ«n hetim Ç, parashikuar nga neni 237 i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale. Revokimin e masĂ«s ndaluese “Pezullimi i ushtrimit tĂ« njĂ« detyre a shĂ«rbimi publik”, parashikuar nga neni 240, pika1, germa a) tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, ndaj personit nĂ«n hetim V. Ç, tĂ« caktuar me vendimin nr. 62-2025-4349(1193), datĂ« 23.07.2025 tĂ« kĂ«saj gjykate, si i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  7. UrdhĂ«rohet personi nĂ«n hetim Ç tĂ« mos largohet nga banesa e tij.
  8. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me ekzekutimin e këtij vendimi.
  9. Shpenzimet gjyqësore të lihen siç janë kryer.
  10. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Juridiksionit te Përgjithshëm të Apelit Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e njoftimit të këtij vendimi.                 

U shpall në Fier, sot më datë 26.07.2025!

The post Nuk arkëtuan 40 mln lekë në arkat e Bashkisë së Fierit/ Gjykata rishikon masat për katër zyrtarët, ish-nënkryetarja vijon në arrest shtëpie appeared first on Albeu.com.

Zbardhet skema e abuzimit në bashkinë e Fierit, zyrtarët nuk arkëtuan në buxhet 40 milionë lekë

✇Albeu
By: V K

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me skemën abuzive të zyrtarëve vendorë të bashkisë Fier, që çoi edhe në nisje të hetimeve për ta.

Prokuroria dhe Policia nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “Parking” ekzekutuan disa masa sigurie. Konkretisht, pĂ«r ish zv.kryetaren e bashkisĂ« Fier, Adela Hysenaj dhe Anisa Cjapi, DrejtoreshĂ« nĂ« DrejtorinĂ« e Taksave dhe Tarifave Vendore u  ekzekutua masa “arrest shtĂ«pie”.

Ndërsa për Martin Dodi, sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Fier dhe Vasil Ceku Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier u ekzekutua masa e pezullimit nga detyra.

Sipas hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë së Fierit, abuzimi kishte në thelb dy forma të organizuara të shpërdorimit të detyrës:

Mosfiskalizimi i parkimit nëntokësor

Zyrtarë të Bashkisë Fier, përfshirë ish-zv/kryetaren dhe ish-drejtoreshën e Taksave Adela Hysenaj si dhe drejtorë të nivelit të lartë në Tatime, nuk zbatuan detyrimin ligjor për të pajisur me kasë fiskale shërbimin e parkimit nëntokësor që administrohej nga Bashkia.

Kjo shmangie sistematike bëri që të mos arkëtohej në buxhetin lokal shuma prej rreth 40 milionë lekësh, e cila duhet të ishte siguruar nga përdoruesit e këtij shërbimi. Pagesat për parkimin, megjithëse të mbledhura, nuk kalonin në rrugë zyrtare dhe nuk regjistroheshin në sistemin tatimor.

Ulje e qëllimshme e taksave për biznese të caktuara

Në një tjetër element të skemës, zyrtarë të Bashkisë Fier, nëpërmjet manipulimit të vlerësimeve fiskale dhe tarifore, ulnin në mënyrë të pajustifikuar taksat për subjekte të caktuara private. Këto lëshime të favorshme dyshohet se janë bërë kundrejt përfitimeve personale, duke u dhënë avantazh të padrejtë disa bizneseve në treg.

Zyrtaret vendore te akuzuar me mase sigurie

Adela Hysenaj – ish-ZĂ«vĂ«ndĂ«s Kryetare e BashkisĂ« Fier

Anisa Cjapi – DrejtoreshĂ« nĂ« DrejtorinĂ« e Taksave dhe Tarifave Vendore

Martin Dodi – sekretar i PĂ«rgjthshĂ«m i BashkisĂ« Fier

Vasil Ceku – Drejtor nĂ« DrejtorinĂ« e Verifikimit dhe Koordinimit nĂ« Terren pĂ«r Rajonin Jugor nĂ« DrejtorinĂ« Rajonale Tatimore Fier.

 

The post Zbardhet skema e abuzimit në bashkinë e Fierit, zyrtarët nuk arkëtuan në buxhet 40 milionë lekë appeared first on Albeu.com.

Rritja e temperaturave në vend, fluks pacientësh në Spitalin e Fierit

✇Albeu
By: V K

Temperaturat e larta, vazhdojnë të sjellin numër të shtuar të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Në Fier nëndrejtori i Spitalit Rajonal, Erblin Dollaku, tha se aty paraqiten 30 deri në 50 raste në ditë, ndërsa grupmoshat me te prekura janë ato 30 deri 40 vjeç.

Dollaku shtoi se ka pasur edhe raste te komplikuara ku janë trajtuar në mjekim disaditor.

Mjeku apelon për evitimin në orët e pikut të temperaturave, ndërsa kërkon të mos konsumohet alkool dhe duhan.

Në daljet e pikut nga të gjithë grupmoshat, gjithashtu konsumimi i sa më shumë lëngjeve duke evituar alkoolin dhe pirjen e duhanit.

Rritja e temperaturave rrit edhe shtimin e raste të personave që kanë alergji.

The post Rritja e temperaturave në vend, fluks pacientësh në Spitalin e Fierit appeared first on Albeu.com.

Vrau policin në Fier, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Azgan Mërnica, i akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë Novruz Cenalia.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024 në Fier, ku sipas hetimeve, konflikti nisi pas një manovre të rrezikshme që i pandehuri Mërnica kreu me automjetin e tij.

Efektivi Cenalia, i cili ndodhej në automjetin e tij privat dhe ishte nisur për në detyrë, i tërhoqi vëmendjen Mërnicës për mënyrën e gabuar të drejtimit.

Kjo ndërhyrje dyshohet se solli irritimin e Mërnicës, i cili zbriti nga automjeti me një çantë ku mbante armën e zjarrit.

Pasi iu afrua makinës së viktimës, ai nxori armën e llojit pistoletë dhe qëlloi në drejtim të fytyrës së efektivit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme ndërsa në momentin e ngjarjes, viktima ishte i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« shqyrtimit gjyqĂ«sor tĂ« çështjes penale nr. 689/2024, kĂ«tĂ« tĂ« enjte, mĂ« 10 korrik 2025, Prokuroria paraqiti konkluzionet pĂ«rfundimtare dhe kĂ«rkoi deklarimin fajtor tĂ« Azgan MĂ«rnicĂ«s pĂ«r veprĂ«n penale “Vrasja e punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, dhe dĂ«nimin e tij me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit

“Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier kĂ«rkon dĂ«nimin me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m tĂ« shtetasit Azgan MĂ«rnica pĂ«r veprat penale “Vrasja e punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt” parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg. I dhe 291 tĂ« Kodit Penal, kryer ndaj viktimĂ«s Novruz Cenalia.

Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, tĂ« vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi tĂ« arsyeshĂ«m se, nĂ« datĂ« 13.05.2024, rreth orĂ«s 13:30, nĂ« fshatin BaltĂ«z, NjĂ«sia Administrative DĂ«rmenas, Bashkia Fier, i pandehuri Azgan MĂ«rnica ka vrarĂ« me armĂ« zjarri punonjĂ«sin e PolicisĂ« sĂ« Shtetit Novruz Cenalia, i cili mbante veshur uniformĂ«n e Forcave Speciale “Shqiponja” qĂ« e bĂ«nte lehtĂ«sisht tĂ« shqueshme cilĂ«sinĂ« e tij. Konflikti mes viktimĂ«s dhe tĂ« pandehurit ka lindur pĂ«r shkak se ky i fundit, ndĂ«rsa drejtonte automjetin e tij, Ă«shtĂ« futur nĂ« kthesĂ« me shpejtĂ«si, pa kontrolluar rrugĂ«n, duke pĂ«rbĂ«rĂ« rrezik pĂ«r pĂ«rdoruesit e rrugĂ«s.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri A.M duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në përfundim të gjykimit të këtij procedimi penal, sot në datë 10.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në diskutimet përfundimtare kërkoi:

Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit A.M. pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja e punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj dispozite, dĂ«nimin e tij me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m.

Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit A.M. pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj dispozite, dĂ«nimin e tij me 7 (shtatĂ«) vjet burgim.

Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit A.M. pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj dispozite, dĂ«nimin e tij me 6 (gjashtĂ«) muaj burgim.

NĂ« zbatim tĂ« nenit 55 tĂ« Kodit Penal, nĂ« bashkim tĂ« dĂ«nimeve, dĂ«nimin e tĂ« pandehurit A.M. me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m”, thuhet nĂ« njoftim.

Azgan Mërnica dhe Novruz Cenalia

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrau policin në Fier, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën appeared first on Euronews Albania.

Gjykata lë në fuqi arrestimin e drejtorit e ish-drejtorit të Bankers

Gjyqtarja Gladiola Bregu e GjykatĂ«s sĂ« Fierit vendosi tĂ« shtunĂ«n tĂ« lĂ«rĂ« nĂ« fuqi masat e sigurimit ndaj 14 tĂ« akuzuarve nĂ« çështjen e Bankers Petroleum. Pas njĂ« seance qĂ« zgjati 9 orĂ«, gjykata i ka vlerĂ«suar tĂ« drejta kĂ«rkesat e prokurorisĂ« pĂ«r masat e sigurisĂ«. Arrestimi i CEO-s aktual, Hongping Xiao, dhe ish-drejtuesit tĂ« [
]

The post Gjykata lë në fuqi arrestimin e drejtorit e ish-drejtorit të Bankers appeared first on Reporter.al.

Gjykata e Fierit lĂ« nĂ« burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

Gjykata e Fierit ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi masat e sigurisĂ« pĂ«r drejtuesit dhe punonjĂ«sit e kompanisĂ« “Bankers Petroleum”, tĂ« arrestuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimeve pĂ«r evazion fiskal dhe mashtrim me tĂ« ardhurat.

CEO-ja i kompanisĂ«, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« burg, pasi ndaj tyre rĂ«ndojnĂ« dyshime tĂ« forta pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« njĂ« skemĂ« tĂ« mirĂ«organizuar mashtrimi financiar.

Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania ka krijuar struktura dhe skema për të fshehur të ardhurat reale, duke shmangur kështu detyrimet ndaj shtetit dhe duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Po ashtu, Gjykata ka lënë në fuqi masat e sigurisë edhe për 7 punonjës të tjerë të kompanisë, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në realizimin e kësaj skeme.

Hetimet

Kujtojme qe Prokuroria kishte lĂ«shuar 14 masa sigurie pĂ«r 14 persona dhe subjekte, nĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimeve pĂ«r “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nĂ«n akuzat pĂ«r krijim skemash mashtruese nĂ« lidhje me Tatimin mbi VlerĂ«n e Shtuar (TVSH), fshehje tĂ« tĂ« ardhurave, pastrim parash, shpĂ«rdorim detyre dhe moskryerje detyrash nga organet tatimore.

Hetimi, i nisur në dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe zhvilluar për gjashtë muaj me metoda proaktive, zbuloi se kompania ka deklaruar humbje të vazhdueshme për 20 vite, nga viti 2004 deri në fund të 2024-ës, duke shmangur pagesën e taksave dhe duke u përfituar rimbursime të paligjshme të TVSH-së në vlera miliona eurosh.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme të kompanisë dhe banesa private, ku u sekuestruan dokumente dhe sende të lidhura me veprimtarinë kriminale.

JanĂ« ekzekutuar 9 masa sigurimi ndaj administratorit aktual Hongping Xiao, ish-administratorit Leonidha Çobo dhe disa drejtuesve tĂ« tjerĂ« tĂ« kompanisĂ«, ndĂ«rsa 5 persona tĂ« tjerĂ«, kryesisht tĂ« huaj, janĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim.

“Nga hetimi i deritanishĂ«m ka rezultuar se, shoqĂ«ria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri nĂ« fund tĂ« vitit 2024 ka dalĂ« me humbje, çka ka bĂ«rĂ« qĂ« shteti shqiptar tĂ« mos pĂ«rfitojĂ« asnjĂ« tĂ« ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarĂ«sisht se janĂ« nxjerrĂ« e tregtuar sasi tĂ« konsiderueshme karburanti nĂ« zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-MarinĂ«z-Fier. ËshtĂ« vĂ«rejtur se, shoqĂ«ria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri nĂ« vitin 2024 nĂ« vlerĂ«n prej 532,433,614,112 lekĂ«. Po ashtu, rezulton se shoqĂ«ria ka deklaruar shpenzime tatimore nĂ« vlera qĂ« tejkalojnĂ« tĂ« ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalĂ« nĂ« çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale pĂ«r tĂ« gjitha periudhat Ă«shtĂ« nĂ« shumĂ«n 11,691,799,688 lekĂ«. Nga hetimi, dyshohet se dĂ«mi i shkaktuar nĂ« buxhetin e shtetit, pĂ«rmes pĂ«rfitimit tĂ« Tvsh-sĂ«, Ă«shtĂ« nĂ« miliona euro”, thote prokuroria.

The post Gjykata e Fierit lĂ« nĂ« burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum” appeared first on Lapsi.al.

Arrestimet te “Bankers”/ Prokuroria e Fierit jep detaje: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, 5 tĂ« tjerĂ« nĂ« kĂ«rkim

Prokuroria e Fierit ka zbuluar detaje shtesĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimeve pĂ«r “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nĂ«n akuzat pĂ«r krijim skemash mashtruese nĂ« lidhje me Tatimin mbi VlerĂ«n e Shtuar (TVSH). Organi i akuzĂ«s thotĂ« se u lĂ«shuan 14 masa sigurimi ku 9 janĂ« ekzekutuar dhe 5 tĂ« tjerĂ« janĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim pĂ«r veprat [
]

The post Arrestimet te “Bankers”/ Prokuroria e Fierit jep detaje: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, 5 tĂ« tjerĂ« nĂ« kĂ«rkim appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier

Drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, jep një shpjegim alternativ të tjetërsimit të votave gjatë procesit të numërimit, duke mohuar deformimin e vullnetit të qytetarëve dhe duke e shpjeguar diferencën e madhe në rastin e zëvendësit të saj me numrin e lartë të votave.

RinumĂ«rimi i votave nĂ« qarkun e Fierit zbuloi qindra vota tĂ« tjetĂ«rsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listĂ«s sĂ« hapur tĂ« PartisĂ« Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputes ndaj kandidates tjetĂ«r socialiste, Maldrita Bardho.

Por numri 2 i qeverisĂ«, Belinda Balluku, njĂ«herazi drejtuese politike e qarkut tĂ« Fierit e konsideron kĂ«tĂ« si “produkt tĂ« gabimit njerĂ«zor dhe tĂ« lodhjes”.

“ËshtĂ« e kuptueshme lodhja dhe si rrjedhojĂ«, gabimi njerĂ«zor”, i tha Balluku BIRN pĂ«rmes njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«si, duke shtuar se numĂ«ruesit kishin punuar pĂ«r 7 ditĂ« me radhĂ«. Ajo kĂ«mbĂ«nguli gjithashtu se nuk kishte pasur deformim tĂ« votĂ«s duke e vĂ«nĂ« theksin te mosndryshimi i rezultatit tĂ« partive politike.

“Deformim i vullnetit tĂ« votuesve, nĂ« kuptimin tim do tĂ« thotĂ«, ndikim nĂ« ndryshim tĂ« rezultatit
 Fakti qĂ« subjektet politike edhe pas rinumĂ«rimit, ruajtĂ«n plotĂ«sisht renditjen e tyre dhe votat plus apo minus ishin minimale, tregon se nga numĂ«ruesit e tĂ« gjitha forcave, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« e pĂ«rgjegjshme dhe mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja”, tha Balluku.

Përfituesi kryesor i votave të tjetërsuara rezultoi të ishte zv.ministri i Ballukut, Ceno Klosi, i cili në fund të procesit të rinumërimit kishte 813 vota më tepër sesa në kuti.

Duke iu referuar këtij rasti, Balluku këmbënguli se diferenca e madhe e votave lidhej me numrin e madh të votave që Klosi kishte marrë.

“Ndryshimet nĂ« rinumĂ«rim nuk kanĂ« afektuar renditjen e kandidatĂ«ve dhe marzhi i gabimit padyshim Ă«shtĂ« relativ me numrin e votave,” tha ajo.

ZĂ«vendĂ«skryeministrja Balluku minimizoi edhe ndryshimin e rezultatit mes dy kandidateve Çaushi e Bardho, duke thĂ«nĂ« se vendimmarrja se si do tĂ« procedohej ishte nĂ« dorĂ«n e kĂ«tyre tĂ« fundit.

“Rasti i 10 votave diferencĂ« mes Maldrita Bardhos dhe Zegjine Caushit, sigurisht do tĂ« jetĂ« njĂ« çështje qĂ« do tĂ« mbetet nĂ« diskrecionin e plotĂ« tĂ« kandidateve pĂ«r tĂ« proceduar mĂ« tej,” tha ajo, ndĂ«rsa shtoi se rinumĂ«rimi provoi fitoren e PartisĂ« Socialiste.

Rihapja e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun Fier, që u mbyll të mërkurën zbuloi tjetërsim të votave brenda listave të hapura të subjekteve zgjedhore, duke kaluar me qindra vota në favor të kandidatëve të caktuar të Partisë Socialiste dhe koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike.

Pothuajse gjysma e votave tĂ« tepĂ«rta tĂ« Klosit ishin devijuar nga kandidati tjetĂ«r socialist, Klevis Jahjaj. Nga krahur tjetĂ«r, kandidatja demokrate Silvana Hasaj ka rezultuar se ka marrĂ« afro 700 vota plus nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padrejtĂ«, ndĂ«rsa kandidatĂ«t e tjerĂ« nĂ« listĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« koalicionit “Aleanca pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« MadhĂ«shtore” rikuperuan dhjetra vota qĂ« nuk u janĂ« njohur gjatĂ« procesit tĂ« numĂ«rimit.

Organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë procesin zgjedhor i konsiderojnë rezultatet e rinumërimit në Fier si shtrembërim të vullnetit të votuesve me urdhër politik të partive dhe kërkojnë hetim penal.

“RinumĂ«rimi i Fierit duhet tĂ« shoqĂ«rohet me njĂ« hetim penal pĂ«r KZAZ-tĂ« problematike, pĂ«r tĂ« vendosur pĂ«rpara ligjit trafikuesit partiakĂ« tĂ« votave, tĂ« cilĂ«t nĂ« thelb kanĂ« shtrembĂ«ruar vullnetin e qytetarĂ«ve, pasi nĂ« kĂ«tĂ« rast nuk kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« gabim njerĂ«zor, por me njĂ« urdhĂ«r politik,” tha Rigels Xhemollari, drejtues i “Qendresa Qytetare”. /MarrĂ« nga Reporter.al

The post BIRN: Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier appeared first on Lapsi.al.

Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier

RinumĂ«rimi i votave nĂ« qarkun e Fierit zbuloi qindra vota tĂ« tjetĂ«rsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listĂ«s sĂ« hapur tĂ« PartisĂ« Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputes ndaj kandidates tjetĂ«r socialiste, Maldrita Bardho. Por numri 2 i qeverisĂ«, Belinda Balluku, njĂ«herazi drejtuese politike e qarkut tĂ« Fierit e konsideron kĂ«tĂ« si “produkt [
]

The post Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier appeared first on Reporter.al.

Rinumërimi në Fier zbulon trafikim votash brenda listave të hapura të PS dhe PD

Rihapja e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun Fier ka zbuluar tjetërsim të votave brenda listave të hapura të subjekteve zgjedhore, duke kaluar me qindra vota në favor të kandidatëve të caktuar të Partisë Socialiste dhe koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike. Përfituesi kryesor i kësaj skeme rezulton të jetë [
]

The post Rinumërimi në Fier zbulon trafikim votash brenda listave të hapura të PS dhe PD appeared first on Reporter.al.

Rinumërohen 77% e kutive të Fierit/ Zbulohet kërdia e votave mes kandidatëve

NĂ«se nĂ« qarkun e TiranĂ«s lĂ«vizjet e votave nga rinumĂ«rimi ishin “tĂ« pranueshme” ajo qĂ« ka ndodhur mes kandidatĂ«ve tĂ« listĂ«s sĂ« hapur tĂ« forcave politike nĂ« qarkun e Fierit Ă«shtĂ« e pabesueshme. Nga hapja e 456 kutive nga 587 qĂ« janĂ« gjithsej ose 77% shihet se nuk ka ndonjĂ« lĂ«vizje tĂ« fortĂ« votash mes partive.

PS ka shtuar edhe 15 vota tĂ« tjera ndĂ«rsa PD ka humbur 103. Koalicioni “Nisma ShqipĂ«ria BĂ«het” qĂ« pretendonte njĂ« mandat, deri tani Ă«shtĂ« larg pasi edhe vetĂ« ka humbur 7 vota. Por le tĂ« shohim se çfarĂ« ka ndodhur mes kandidatĂ«ve tĂ« listĂ«s sĂ« hapur. Partia Socialiste futi plot 7 deputetĂ« nga lista e hapur.

MĂ« i votuari ishte Ceno Klosi, ish-kreu i tatimeve me 19 290 vota preferenciale, por rinumĂ«rimi i ka hequr plot 914 vota. Socialisti qĂ« “e ka pĂ«suar mĂ« shumĂ« Ă«shtĂ« Klevis Jahaj tĂ« cilit nĂ« 11 maj i janĂ« hequr padrejtĂ«sisht 462 vota deri tani. 78 vota i janĂ« hequr deputetes aktuale Antoneta Dhima, 60 vota i janĂ« hequr edhe “yllit tĂ« fushatĂ«s” Zegjine Çaushi.

Jo mĂ« pak vota janĂ« transferuar edhe brenda demokratĂ«ve qĂ« nuk mundĂ«n dot tĂ« plotĂ«sonin as listĂ«n e mbyllur. Bie nĂ« sy Silva Hasaj qĂ« ka 690 vota mĂ« shumĂ« nga sa meritonte apo dhe Gentian Çala me 209 mĂ« shumĂ« dhe Ajet Gurguri me 152. Haku i Ă«shtĂ« ngrĂ«nĂ« Ledion ÇalĂ«s qĂ« i kanĂ« marrĂ« 125 vota. ©LAPSI.al

The post Rinumërohen 77% e kutive të Fierit/ Zbulohet kërdia e votave mes kandidatëve appeared first on Lapsi.al.

Rinumërimi i kutive të Qarkut të Fierit nxjerr zbuluar vjedhjen e votave/ Ceno Klosi me 921 vota më shumë seç ka në kuti!

✇Albeu
By: M C

Procesi i rinumërimin të votave në Qarkun e Fieri duket se nuk do të prodhojë ndryshime të rezultateve përsa i përket mandateve të deputetëve që dolën nga zgjedhjet e 11 Majit.

KutitĂ« u hapĂ«n me kĂ«rkesĂ« tĂ« NismĂ«s ShqipĂ«ria BĂ«het e cila ngriti pretendime pĂ«r marrjen e njĂ« mandati tĂ« fituar nga Partia Socialiste, konkretisht atĂ« tĂ« Zegjine Çaushit.

Por nga rinumërimi PS ka fituar deri me tani rreth 15 vota, ndërsa PD ka humbur rreth 107 vota nga 428 kuti te rinumëruara 587 qe jane ne total ne Qarkun e Fierit.

Por ajo qe bie ne sy është vjedhja e votove të kandidatëve brenda llojit. Nga rinumërimi i kutive të votave të kandidatëve rezulton se Ceno Klosi ka deri me tani numrin rekord të votave të vjedhura.

Nga 428 kuti të numëruara, Ceno Klosi, zv.ministri i Energjitikës, figuron me 921 vota me shume në procesverbale, seç ka pasur në të vërtetë në kutinë e votimit.


Duket se Ceno Klosi me anë të komisionerëve të PS ka tjetërsuar votat e Klevis Jahajt dhe të Antoneta Dhimes.

Sy socialistët rezultojnë me më pak vota në procesverbal seç kanë realisht ne kutitë e Fierit.

Klevis Jahajt i mungojnë 454 vota, kurse Antoneta Dhimes 92 vota, vota që i kane kaluar me gjasa Ceno Klosit.

Po ashtu duket se dhe Zegjine Caushit i kane vjedhur 63 vota, shifra që dolën në pah nga rinumërimi

Garë e pisët brenda llojit duhet se ka ndodhur dhe brenda demokratëve, ku rekordin e votave te tjetërsuara e mban Silva Hasaj. Demokratja me një profil politik lokal, ka tjetërsuar rreth 670 vota.

Silva Hasaj nga 428 kuti te rinumëruara ka rezultuar se ka me pak vota sesa çfarë ka ne leter. Kjo e fundit nuk siguroi mandat deputeti në qarkun e Fierit.

NdĂ«rkaq njĂ« tjetĂ«r nga kandidatĂ«t e PD me vota tĂ« vjedhura, rezulton tĂ« jetĂ« Gentian Çela me 215 vota me shumĂ« seç ka nĂ« kuti.

Pas tij vjen Ajet Gurguri me 92 vota me shume, me gjasa të tjetërsuara nga demokratëve të tjerë.

Kur kanĂ« mbetur dhe pak kuti pĂ«r rinumĂ«rimi nuk dihet nĂ«se KQZ do t’i çojĂ« pĂ«r ndjekje komisionerĂ«t qĂ« kanĂ« disbalanca tĂ« mĂ«dha me shifrat e kandidatĂ«ve si nĂ« rastin e Ceno Klosit.

The post Rinumërimi i kutive të Qarkut të Fierit nxjerr zbuluar vjedhjen e votave/ Ceno Klosi me 921 vota më shumë seç ka në kuti! appeared first on Albeu.com.

E mitura abuzohet nga i ati/ Bashkia e Fierit i vjen në ndihmë nënës: Bonus qiraje dhe punësim

Bashkia Fier ka reaguar menjëherë pas publikimit të rastit të ndodhur në Sheqishtë të Patosit.

Mësohet se është ofruar ndihmë e menjëhershme në masën 2 milionë lekë të vjetra.

Po ashtu, nëna e shtatë fëmijëve, Juela Meta do të ketë mundësinë të zgjedhë një banesë dhe qiranë do e paguajë bashkia.

Plus sa më sipër, ajo do punësohet në një nga ndërmarrjet e bashkisë.

Rasti tronditës u raportua mëngjesin e sotëm, 1 korrik.

Policia ka vënë në pranga 36 vjeçarin Zamir Meta, pasi ky i fundit, siç ka pranuar edhe vetë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 12 vjeçare.

NĂ«na e tĂ« miturĂ«s nuk kishte pasur asnjĂ« dijeni, ndĂ«rsa raportohet se Ă«shtĂ« shprehur qĂ« “i shoqi i saj tĂ« kalbet nĂ« burg”.

The post E mitura abuzohet nga i ati/ Bashkia e Fierit i vjen në ndihmë nënës: Bonus qiraje dhe punësim appeared first on Sot News | Lajme.

Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të?

Rinumërimi i votave të qarkut të Fierit po pritet me interes duke qenë se ai i Tiranës nuk prodhoi asgjë. Në këtë qark PS mori si asnjëherë tjetër 12 deputetë ndërsa 4 shkuan për PD-në.

Ai qĂ« i shkoi afĂ«r zgjedhjes si deputet Ă«shtĂ« Azmer Duleviç qĂ« udhĂ«heq koalicionin “Nisma ShqipĂ«ria BĂ«het” dhe qĂ« shpreson tĂ« rikuperojĂ« 519 vota pĂ«r tĂ« marrĂ« njĂ« mandat nĂ« Kuvend.

Por nga hapja e 230 kutive kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« ose gati 40% e 587 kutive qĂ« janĂ« pĂ«r t’u hapur Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« re se PS-sĂ« nĂ« 11 maj i â€œĂ«shtĂ« ngrĂ«nĂ« haku” me 22 vota ndĂ«rsa “Nisma ShqipĂ«ria BĂ«het” ka 5 vota mĂ« shumĂ« nga sa i takojnĂ«.

Pra diferenca ka zbritur në rreth 500 vota që PS të humbë mandatin e 12-të. Ndërsa që PD të marrë mandatin e pestë duhet që të rikuperojë rreth 6300 vota më shumë nga rinumërimi ose PS të ketë rreth 19,000 vota më pak. Kjo duket krejtësisht e pamundur duke parë që deri tani PD-së i janë hequr 69 vota si të marra padrejtësisht.

PĂ«rveç “luftĂ«s” mes partive ka edhe njĂ« tjetĂ«r “beteje” brenda socialistĂ«ve. Zegjine Çaushi dhe Maldita Bardho dolĂ«n nga numĂ«rimi i 11 majit me njĂ« diferencĂ« prej 64 votash pĂ«r tĂ« parĂ«n qĂ« shkoi nĂ« Kuvend.

Zegjine Çaushi e ka forcuar mandatin me 5 vota tĂ« tjera plus, qĂ« i shtohen nga rinumĂ«rimi, ndĂ«rsa Bardho ka humbur 39 vota. NĂ« anĂ«n e PD diferenca mes kandidatĂ«ve nĂ« listĂ« tĂ« hapur nuk do tĂ« ketĂ« efekt nĂ« mandate pasi ata nuk arritĂ«n tĂ« plotĂ«sonin as listĂ«n e mbyllur. ©LAPSI.al

The post Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të? appeared first on Lapsi.al.

Dy të pandehur për një votë, SPAK çon çështjen në gjykatë

Prokuroria e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, SPAK njoftoi tĂ« premten mĂ« 27 qershor pĂ«rfundimin e hetimeve ndaj dy personave tĂ« akuzuar pĂ«r korrupsion nĂ« zgjedhje, gjatĂ« periudhĂ«s kur po zhvillohej fushata pĂ«r zgjedhjet parlamentare nĂ« muajin maj. I pandehuri Pandeli Bozha akuzohet pĂ«r veprĂ«n penale “korrupsion aktiv nĂ« zgjedhje” ndĂ«rsa i pandehuri [
]

The post Dy të pandehur për një votë, SPAK çon çështjen në gjykatë appeared first on Reporter.al.

Ish-deputeti Salianji kërkon lirimin me kusht, Burgu i Fierit dorëzon raport pozitiv

ËshtĂ« zhvilluar mesditĂ«n e sĂ« hĂ«nĂ«s seanca e radhĂ«s nĂ« GjykatĂ«n e Fierit pĂ«r kĂ«rkesĂ«n e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji pĂ«r lirim tĂ« parakohshĂ«m me kusht.

Sipas avokatit Ledio Braho, gjatĂ« seancĂ«s Ă«shtĂ« paraqitur njĂ« raport vlerĂ«simi pozitiv nga drejtuesit e burgut tĂ« Fierit, ku Salianji po vuan dĂ«nimin prej 1 viti pĂ«r kallĂ«zim tĂ« rremĂ« nĂ« çështjen e njohur si “Babale”.

Gjykata ka njoftuar se, sipas procedurës ligjore, Shërbimi i Provës duhet të dorëzojë raportin përkatës deri më 8 korrik 2025.

Pas kësaj date, gjykata do të vendosë nëse do të pranojë apo do të rrëzojë kërkesën për lirim me kusht.

Ervin Salianji ndodhet në burg që prej 27 shtatorit 2024, pasi dënimi i tij u la në fuqi me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-deputeti Salianji kërkon lirimin me kusht, Burgu i Fierit dorëzon raport pozitiv appeared first on Euronews Albania.

Ish-deputeti i PD Salianji kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit

Në Gjykatën e Fierit do të mbahet seanca për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji. Salianji kërkon lirimin me kusht me argumentin se ka ezauruar 2/3 e dënimit të tij. Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 13:00.

Salianji u shpall fajtor me vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ« pĂ«r kallĂ«zim tĂ« rremĂ« nga gjykata e Apelit pĂ«r dosjen ‘Babale’, duke e dĂ«nuar me 1 vit burg. Salianji e cilĂ«soi procesin si tĂ« montuar dhe e quajti veten njĂ« tĂ« dĂ«nuar politik. NĂ« muajin mars, Gjykata e LartĂ« i rrĂ«zoi rekursin kundĂ«r dĂ«nimit me 1 vit burg. Edhe nĂ« Tetor tĂ« vitit tĂ« kaluar, ai kĂ«rkoi nĂ« GjykatĂ«n e LartĂ« pezullimin e dĂ«nimit me burg, por iu refuzua.

The post Ish-deputeti i PD Salianji kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit appeared first on Lapsi.al.

Seanca pĂ«r Ervin Salianjin/ ‘I dĂ«nuari politik’, kĂ«rkon lirinĂ« me kusht

Salianji ndodhet i izoluar nĂ« burgun e Fierit prej muajit tetor tĂ« vitit tĂ« kaluar. Ish-deputeti u shpall fajtor me vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ« pĂ«r kallĂ«zim tĂ« rremĂ« nga gjykata e Apelit pĂ«r dosjen ‘Babale’, duke e dĂ«nuar me 1 vit burg. Salianji e cilĂ«soi procesin si tĂ« montuar dhe e quajti veten njĂ« tĂ« dĂ«nuar politik.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit. Seanca për Salianjin do të zhvillohet sot në orën 13:00, ndërsa ish-deputeti kërkon lirinë me argumentin se ka ezauruar 2/3 e dënimit.

Në muajin mars, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin kundër dënimit me 1 vit burg. Edhe në Tetor të vitit të kaluar, ai kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg, por iu refuzua.

Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Por, nga hetimet e rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit.

The post Seanca pĂ«r Ervin Salianjin/ ‘I dĂ«nuari politik’, kĂ«rkon lirinĂ« me kusht appeared first on Sot News | Lajme.

U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg Loran Dushën. Sëmuret sa vjen në Shqipëri

Gjykata e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar ka vendosur tĂ« lĂ«rĂ« nĂ« fuqi masĂ«n e sigurisĂ« “arrest nĂ« burg” pĂ«r administartorin e inceneratorit tĂ« Fierit, Loran Dushen, i cili u ekstradua dy ditĂ« mĂ« parĂ« nga Zimbabve nĂ« ShqipĂ«ri. Dusha ishte nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar prej vitit 2022, pasi ndaj tij rĂ«ndojnĂ« akuzat pĂ«r [
]

The post U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg Loran Dushën. Sëmuret sa vjen në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Goditet grupi i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, 4 të arrestuar

Një grup kriminal është goditur nga Policia e Fierit, i dyshuar për trafik armësh dhe përfshirje në kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar katër persona me precedentë të mëparshëm penalë ndërsa sipas policisë, grupi vepronte në disa qytete të vendit si Fier, Lushnjë, Durrës si dhe në disa raste siguronte armë zjarri edhe nga Kosova.

Nga hetimet rezulton se pĂ«rveç trafikimit tĂ« armĂ«ve, ata merreshin edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit,” njoftoi policia.

“Nga hetimet e deritanishme, Ă«shtĂ« dokumentuar trafikimi i armĂ«ve dhe muncioneve, prodhimi dhe shitja e lĂ«ndĂ«ve narkotike. JanĂ« kryer nĂ« datĂ« 2 qershor 13 kontrolle nĂ« banesa, magazina, sipĂ«rfaqe toke, ku janĂ« gjetur prova, theksoi drejtuesi i prokurorisĂ«.

U sekuestruan:

4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë);

3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

5000 fara kanabisi;

2 radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke;

3 automjete dhe 10 celularë.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit N. O., në Durrës, u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ky shtetas tentoi ta hidhte nga dritarja, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit:

B. B., 48 vjeç, banues nĂ« Kallm, Fier, i dĂ«nuar mĂ« parĂ« nĂ« Itali, me 30 vjet burgim, pĂ«r veprat penale “ShfrytĂ«zimi i prostitucionit” dhe “ArmĂ«mbajtja pa leje”;

N. O., 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

Q. Sh., 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;

B. B., 33 vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i arrestuar më parë për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Njoftimi i plotë

Konferencë e përbashkët për shtyp, nga DVP Fier dhe Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Goditet një grup kriminal për trafikim armësh, kultivim dhe shitje të kanabisit. 4 shtetas në pranga, 6 armë zjarri dhe gjahu, 4000 fidanë kanabisi, 5000 fara kanabisi, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, radio dhe uniforma si të Policisë, të sekuestruara.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier
Drejtues i Parë Skender Hita:

Përshëndetje dhe faleminderit për pjesëmarrjen,

Ashtu siç u bĂ« me dije edhe nga drejtuesi i ProkurorisĂ«, jemi sot, kĂ«tu, pĂ«r tĂ« prezantuar rezultatet e operacionit policor tĂ« koduar “Procedimi”, por gjithashtu pĂ«r tĂ« pĂ«rcjellĂ« mesazhin e njĂ« bashkĂ«punimi tĂ« suksesshĂ«m mes DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« Fier dhe ProkurorisĂ« sĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier. Ky bashkĂ«punim Ă«shtĂ« i vazhdueshĂ«m dhe i mirĂ«koordinuar me tĂ« gjitha agjencitĂ« ligjzbatuese nĂ« qarkun Fier.

Operacioni policor i koduar “Procedimi” Ă«shtĂ« finalizimi i njĂ« procedimi penal tĂ« ndjekur me metoda speciale tĂ« hetimit, nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ« sĂ« Fierit.

Procedimi u iniciua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier dhe u ndoq në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Siç është bërë publike edhe më parë përmes njoftimeve tona për shtyp, strukturat e DVP Fier kanë vijuar pa ndërprerje operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, specialistët e sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier siguruan informacion përmes inteligjencës policore dhe e referuan në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi procedimin penal nr. 1815/2024, që u ndoq për disa muaj, me metoda speciale të hetimit.

Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve të kalibrave të ndryshëm, si dhe mbanin armë zjarri, për qëllime kriminale. Ky aktivitet kryhej në disa qytete të vendit, si Fier, Lushnjë, Durrës, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në disa raste armët siguroheshin nga Kosova dhe futeshin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër në PKK Morinë.

Po nga hetimet rezultoi se ky grup merrej edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit.

NĂ« vijim tĂ« hetimeve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Procedimi”.

Gjatë operacionit u ushtruan 8 kontrolle banesash, 2 kontrolle në ambiente të dyshuara për magazinim të armëve dhe të municionit luftarak, si dhe 3 kontrolle automjetesh.

Gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan:

4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë);

3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

5000 fara kanabisi;

2 radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke;

3 automjete dhe 10 celularë.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit N. O., në Durrës, u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ky shtetas tentoi ta hidhte nga dritarja, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit:

B. B., 48 vjeç, banues nĂ« Kallm, Fier, i dĂ«nuar mĂ« parĂ« nĂ« Itali, me 30 vjet burgim, pĂ«r veprat penale “ShfrytĂ«zimi i prostitucionit” dhe “ArmĂ«mbajtja pa leje”;

N. O., 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

Q. Sh., 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;

B. B., 33 vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i arrestuar më parë për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Nga hetimet rezulton se ky grup vepronte i organizuar, me qĂ«llim trafikimin e armĂ«ve nga Kosova nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r t’i shitur mĂ« pas tek individĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« veprimtari kriminale.

B. B dhe Q. Sh. ishin organizatorët e grupit. Anëtarët e tjerë kishin rol në sigurimin e armëve dhe në gjetjen e klientëve.

Njëkohësisht, kryetari i grupit, B. B., organizonte kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit.

Operacioni vijon dhe hetimet po thellohen, për të identifikuar dhe kapur shtetasit e tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Dua të falënderoj Prokurorinë e Fierit, për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional, strukturat e DVP Fier të angazhuara nga nisja deri në finalizimin e operacionit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në këtë operacion.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, trafiqeve të paligjshme dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit.

Gjithashtu, shpreh falënderimin për qytetarët e qarkut Fier, për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe i ftoj të vijojnë të besojnë dhe të bashkëpunojnë me strukturat tona, për të garantuar një sezon veror sa më të qetë dhe të sigurtë, për qytetarët vendas dhe për mijëra turistët që vizitojnë qarkun tonë çdo vit.

Vetëm përmes bashkëpunimit, përmbushim misionin tonë.

Faleminderit!

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Goditet grupi i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, 4 të arrestuar appeared first on Euronews Albania.

❌