Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Përleshje në Dhërmi, të rinjtë qëllojnë njëri-tjetrin me grushte e shkelma

Një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Pamjet e dërguara pranë redaksisë së JOQ tregojnë një situatë tensioni të lartë, ku palët përfshihen në një sherr masiv me grushte e shkelma një skenë e papërshtatshme për çdo vend turistik. Ngjarja ndodhi […]

The post VIDEO/ Përleshje në Dhërmi, të rinjtë qëllojnë njëri-tjetrin me grushte e shkelma appeared first on BoldNews.al.

Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet nëna 38-vjeçare

Një 38-vjeçare është arrestuar nga Policia pasi ka ushtruar dhunë kundër vajzës së saj. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. K., 38 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj 19 vjeçe”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës […]

The post Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet nëna 38-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve në një lokal në Athinë, 3 të plagosur dhe 2 të arrestuar

Një përleshje e dhunshme ndodhi mbrëmjen e së martës në sheshin e Ymittos në Athinë, ku të paktën pesë të rinj u përfshinë në një konflikt që përfundoi me tre të plagosur me thikë dhe dy të arrestuar. Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi pas një debati të ashpër mes të rinjve jashtë një lokali. Sherri […]

The post Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve në një lokal në Athinë, 3 të plagosur dhe 2 të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

“Më rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit të qytetarit: E goditi vetë me kokë murin

Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të qytetarit Emirion Mandreja, i cili në një intervistë për mediat, pretendonte se ishte dhunuar nga efektivët e komisariatit të Rrëshenit, mes tyre dhe ish shefi i komisariatit Klodian Kondi, teksa bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më shumë se një vit më parë. Autoritetet policore pranojnë […]

The post “Më rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit të qytetarit: E goditi vetë me kokë murin appeared first on BoldNews.al.

Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, procedohet 48-vjeçarja

Një grua e moshuar në Cërrik, ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi nusja e saj e dhunonte psikologjikisht. Policia ka proceduar 48-vjeçaren, e cila tashmë do jetë nën hetim. “Nisi procedimi penal për shtetasen D. S., 48 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjehrrës së saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Elbasan, […]

The post Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, procedohet 48-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti/ Dyshimet e para

Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik. Denoncimi për zhdukjen e saj është bërë 4 ditë më vonë, ndërsa dyshohet se largimi ka ndodhur si pasojë e dhunës në familje. Për këtë ngjarje, Policia e Kukësit bën me dije se është arrestuar bashkëshorti i saj, 58-vjeçari Imer […]

The post Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti/ Dyshimet e para appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Prishtinës dënon me nga 15 vjet burgim dy serbë për dhunë seksuale dhe krime të tjera

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me nga 15 vjet burgim Ivica Rajkoviqin dhe Dragan Deniqin, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, përfshirë për dhunë seksuale gjatë luftës. Gjykimi ndaj tyre është mbajtur në mungesë. Ata akuzohen se kanë dhunuar seksualisht një grua shqiptare gjatë luftës dhe kanë marrë pjesë në dëbimin e […]

The post Gjykata e Prishtinës dënon me nga 15 vjet burgim dy serbë për dhunë seksuale dhe krime të tjera appeared first on BoldNews.al.

“Nxënës me 10-ta, punon për shpenzimet e maturës”/ Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

Vali Veshajh, mësuesja e kamarierit 18-vjeçar Aron Balaj i cili u dhunua nga një efektiv policie dhe miku i tij në Vlorë, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen në fjalë. Mësuesja e të riut shprehet se 18-vjeçari ishte nxënës i shkëlqyer, me nota 10-ta dhe se punonte për të siguruar […]

The post “Nxënës me 10-ta, punon për shpenzimet e maturës”/ Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Skandal në Vlorë! Kamarieri dhunohet në lokal nga efektivi policisë dhe një kriminel

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë, në ambientet e një hoteli të njohur, ku një kamarier është sulmuar brutalisht gjatë orarit të punës, në prani të klientëve vendas dhe të huaj, nga një efektiv policie jashtë detyrës dhe një person me të kaluar kriminale. Burime nga vendngjarja […]

The post VIDEO/ Skandal në Vlorë! Kamarieri dhunohet në lokal nga efektivi policisë dhe një kriminel appeared first on BoldNews.al.

Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia! Vihet në pranga 58-vjeçari në Tropojë

Një 58-vjeçar është vënë në pranga në Tropojë gjatë ditës së sotme. Shtetasi Imer Shpata, ushtonte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes me këtë të fundit që ishte larguar nga banesa më datë 22.07.2025, kallëzim i bërë nga të afërmit e saj. Në momentin e arrestimit, policia gjeti dy armë zjarri automatike, të cilat u sekuestruan. Armët […]

The post Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia! Vihet në pranga 58-vjeçari në Tropojë appeared first on BoldNews.al.

Tiranë/ 36-vjeçari bën për spital vjehrrën

Dhuna në familje vijon të jetë një nga problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare. Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij, e cila pasi mori mjekim në spital. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4: -arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka […]

The post Tiranë/ 36-vjeçari bën për spital vjehrrën appeared first on BoldNews.al.

Qëlloi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Livadhja të Vlorës ku një 49-vjeçar ka rënë në pranga të policisë, pasi ka goditur me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij.

Kjo e fundit ka pësuar dëmtime në pjesën e fytyrës. Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja arrestuan shtetasin P. K., 49 vjeç, banues në fshatin Livadhja, Finiq, pasi dyshohet se ka goditur me një gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime.

The post Qëlloi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Sherri për çadrat/ Dhunimi i biznesmenit në Ksamil, arrestohen tre persona (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës, pas sherrit në Ksamil mes dy sipërmarrësve, të cilët u konfliktuan me sende të forta për një hapësirë publike në plazh. Nga sherri mbeti i plagosur Albert Pashaj 46 vjeç, ndërsa në prangat e policisë ra pronari i “Sunset Beach Bar”, Agim Taraj 43 vjeç banues në […]

The post Sherri për çadrat/ Dhunimi i biznesmenit në Ksamil, arrestohen tre persona (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Plas grushti në miqësoren mes Elbasanit dhe Pogradecit, në fushë futen edhe tifozët/ VIDEO

Ndeshja e sotme miqësore mes Elbasanit dhe Pogradecit në “Elbasan Arena” është kthyer në luftë. Pas një përplasje mes futbollistëve të të dy skuadrave, ka nisur kacafytja në fushën e lojës dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kanë hyrë edhe persona të stafeve që janë përfshirë në sherr, ashtu si edhe tifozë nga tribunat, duke […]

The post Plas grushti në miqësoren mes Elbasanit dhe Pogradecit, në fushë futen edhe tifozët/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ “O plehrë çfarë ke bërë”- Konflikt i dhunshëm mes dy personave në plazhin e Ksamilit, pushuesi goditet me grushte në sy të familjes

✇Albeu
By: M C

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur këtë të shtunë në plazhin e Ksamilit.

Burime bëjnë me dije se një pushues është goditur me grushte nga një person.

Personi në fjalë dhe rrahur pushuesin në sy të fëmijëve të tij dhe të bashkëshortes së tij.

Siç duket edhe në video pushuesi ka marrë lëndime në kokë. Në video dëgjohet familjarja e të lënduarit, e cila filmon autorin dhe i thotë “o plehrë çfarë ke bërë..do ta shikosh”.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkaq gazetari Igli Çelmeta raporton se personi që goditi pushuesin është shoqëruar në polici.

The post VIDEO/ “O plehrë çfarë ke bërë”- Konflikt i dhunshëm mes dy personave në plazhin e Ksamilit, pushuesi goditet me grushte në sy të familjes appeared first on Albeu.com.

Zgjohet policia e Sarandës, shoqëron agresorin që rrahu me sende të forta pronarin e një hoteli

Një ngjarje e dhunshme tronditi pushuesit ditën e sotme në plazhin e Ksamilit, ku një person me precedentë penal goditi me grushte në sy të familjarëve dhe fëmijëve pronarin e një hoteli të zonës, i identifikuar si Albert Pashaj. Agresori është identifikuar si Agim Taraj, person me precedentë penalë për dhunë dhe trafik droge. Ngjarja […]

The post Zgjohet policia e Sarandës, shoqëron agresorin që rrahu me sende të forta pronarin e një hoteli appeared first on BoldNews.al.

I riu me precedentë penal dhunon pushuesin në Ksamil, policia me ‘pushime’/ VIDEO

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme (19 korrik) në Ksamil. Një person me precedentë penalë për trafik droge ka ushtruar dhunë fizike ndaj një qytetari, në sy të fëmijëve të mitur dhe dhjetëra turistëve që ndodheshin në zonë. Sipas dëshmitarëve okularë, sulmi ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të Ksamilit, […]

The post I riu me precedentë penal dhunon pushuesin në Ksamil, policia me ‘pushime’/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Dhunohet një prej protestuesve kundër hidrocentraleve në Kaçinar

Një banor i fshatit Simon të Mirditës u dhunua mëngjesin e sotëm në Rrëshen mes dyshimeve për hakmarrje ndaj aktivizmit të tij kundër HEC-eve në zonën e Kaçinarit.

Kol Ndoji, 58 vjeç, u sulmua pasi kishte blerë ushqime në tregun e qytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:00 kur dy persona iu afruan dhe pasi i tërhoqën vëmendjen e goditën. Njëri prej tyre është ndaluar nga policia, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Sipas deklaratës së bërë në polici, Ndoji ka mundur t’u largohet, por ata e kanë ndjekur me makinë dhe më pas i kanë bërë pritë pas rrethimit të një banese.

“Aty më kanë dalë para dhe jemi përleshur, më kanë goditur me gurë dhe unë u jam përgjigjur, po me gurë,” ka treguar Ndoji versionin e tij përpara oficerëve të policisë gjyqësore.

Dëshmia iu mor në spitalin e qytetit të Rrëshenit, ku ai u shtrua për të marrë ndihmë mjekësore për plagët e marra në kokë.

Ndoji rezulton ta ketë hasur edhe më parë njërin prej agresorëve: në protestën e 15 prillit në Kaçinar. Sipas 58-vjeçarit, personi në fjalë ndodhej atë ditë “në një fuoristradë të zezë me fenelina policie” që u kishte bllokuar rrugën protestuesve.

Në dëshminë e tij, Ndoji thotë se me këtë person ka shkëmbyer fjalë, të cilat lënë të kuptohet për një përplasje verbale.

“I kam thënë hape rrugën dhe i kam vendosur dorën në qafë. Ai më ka thënë se ‘do të të dalë punë me mua dhe do të shihemi’ dhe pastaj ka hapur rrugë,” ka deklaruar Ndoji.

Prej disa vitesh, banorët e fshatrave të Kaçinarit, rreth 25 kilometra në veri të Rrëshenit, kanë kundërshtuar ndërtimin e katër hidrocentraleve nga kompania “Shpërdhaza sh.p.k”.

Tre muajt e fundit ata kanë përshkallëzuar protestat, duke akuzuar firmën për mungesë transparence dhe dëme mjedisore. Kol Ndoji ka marrë pjesë në to bashkë me të tjerë banorë.

Kjo ka nxitur edhe më shumë dyshimet se ngjarja e fundit ka lidhje me angazhimin e tij si aktivist.

Pas ngjarjes, banorët e zonës u solidarizuan me Kol Ndojin dhe e shoqëruan në spital. Ata e cilësojnë sulmin të paprecedentë dhe si përpjekje për t’i trembur dhe ndalur protestat.

Sipas kryeplakut të fshatit Simon, Gjergj Deda, agresorët janë roje të firmës që po kryen punimet e hidrocentraleve në Kaçinar. Sipas tij nuk ka asgjë personale në aktin e dhunës, veç konfliktit për hidrocentralet.

“Nuk janë të njohur tërë jetën e vetë, vetëm problemi i hidrocentraleve është”, theksoi Deda.

Aktualisht, banorët janë të përfshirë në dy procese gjyqësore me firmën “Shpërdhaza sh.p.k”. Në njërin, ata akuzojnë kompaninë për falsifikim të firmave të banorëve, të cilat i hapën rrugë lejeve.

Në tjetrin, kompania i ka paditur banorët për shpifje. Mes të paditurve është edhe vëllai i Kol Ndojit, i dhunuar së fundmi. Për këtë padi ditën e mërkurë u zhvillua një seancë gjyqësore ku u paraqitën pretendimet mes palëve. Seanca e radhës pritet të mbahet më 6 shtator.

“Ne nuk kemi ofenduar askënd, çfarë kemi folur, e kemi pasur me kompaninë, jo individëve”, shton Deda.

Sipas kryeplakut të fshatit Simon, ndryshimi i administratorëve të kompanisë nuk ndryshon faktin që komuniteti nuk i do hidrocentralet dhe për këtë po përballet me mungesë përgjegjshmërie institucionale.

Dhunimi i Kol Ndojit ngre pikëpyetje të forta mbi sigurinë e qytetarëve dhe komunitetit që ushtron të drejtën për protestë.

Avokati i banorëve në çështjen e HEC-eve, Marash Logu, tha për Citizens se kjo ngjarje është e rëndë dhe se për këtë i janë drejtuar Komisariatit të Policisë Mirditë, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Prokurorisë Lezhë për hetimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

“Edhe më përpara banorët janë përballur me presione, kërcënime, shantazhe dhe kanosje, por deri më sot nuk kishin hasur dhunë fizike,” tha Logu, sipas së cilit konflikti në Kaçinar ka degraduar dhe për këtë nevojitet medoemos pezullimi i punimeve.

“Deri në sqarimin e plotë të situatës ligjore, dokumenteve, lejeve dhe konsultimeve me banorët, që duhet të ishin bërë dhe nuk janë bërë,” theksoi më tej Logu duke kujtuar se kjo çështje e tensionuar vijon prej vitit 2015.

Lexoni gjithashtu:

The post Dhunohet një prej protestuesve kundër hidrocentraleve në Kaçinar appeared first on Citizens.al.

SIRI – 360 viktima nga dhuna sektare

DAMASK, 17 korrik /ATSH-DPA/ – Një monitorues lufte me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha sot se numri i të vdekurve nga dhuna sektare në provincën jugore siriane të Sweidës gjatë ditëve të fundit është rritur në 360.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut mbështetet në një rrjet burimesh në terren dhe përgjithësisht shihet si i besueshëm, megjithëse shifrat e tij nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Përplasjet midis minoriteteve sunite beduine dhe druze në Sirinë jugore janë përshkallëzuar ndjeshëm ditët e fundit, të përqendruara në qytetin me shumicë druze të Sweidës.

Të mërkurën, autoritetet siriane dhe Sheikh Yusuf al-Jarbou, udhëheqësi shpirtëror i komunitetit druze, njoftuan një marrëveshje të re armëpushimi – megjithëse mbeti shumë e pasigurt nëse paqja do të mbizotëronte pasi një udhëheqës lokal i pakicës druze e hodhi poshtë marrëveshjen.

Sipas raporteve të medias, qeveria në Damask njoftoi se do të ndalonte të gjitha operacionet ushtarake sipas një marrëveshjeje të re armëpushimi.

Një komitet i përbashkët i zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqësve fetarë druze pritet të monitorojë zbatimin e marrëveshjes.

Dje, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Uashingtoni ishte angazhuar me të gjitha palët dhe se ishin rënë dakord për “hapat specifikë që do ta çojnë këtë situatë shqetësuese dhe të tmerrshme në fund sonte”.

Ndërkohë, Izraeli, një aleat i ngushtë i SHBA-së, kreu sulme ajrore ndaj objektivave të shumta në Damask të mërkurën, përfshirë brenda kompleksit të Ministrisë së Mbrojtjes të Sirisë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se 15 personel nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme e Sirisë u vranë në sulmet ajrore izraelite.

Pas shpërthimit të dhunës në provincën Sweida të Sirisë, qeveria siriane vendosi trupa dhe forca të tjera sigurie.

Izraeli më pas tha se ndërhyri për të mbrojtur pakicën druze.

Në një fjalim të transmetuar në televizionin kombëtar, presidenti sirian Ahmed al-Sharaa akuzoi sot Izraelin për shfrytëzimin e trazirave duke synuar infrastrukturën civile dhe duke kërkuar të prishë përpjekjet për paqe dhe rindërtim.

Ai gjithashtu riafirmoi vendin e komunitetit druze në shoqërinë siriane, duke nënvizuar angazhimin e shtetit për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre, dhe paralajmëroi kundër përpjekjeve për ta futur Sirinë në agjendat e huaja./ a.jor.

The post SIRI – 360 viktima nga dhuna sektare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë

Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Korçës. Shtetasi me iniciale G. Ç dyshohet se ka ushturar dhunë ndaj babait të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtje. “Shpallet në këkim shtetasin G. Ç., 39 vjeç, banues në Çëravë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u […]

The post Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë appeared first on BoldNews.al.

❌