âFuqizimi i InfrastrukturĂ«s sĂ« Arsimit dhe Sportit nĂ« KosovĂ«â, Agjencia Franceze pĂ«r Zhvillim nĂ«nshkruan marrĂ«veshje me MKRS dhe MASHTI
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e Republikës së Kosovës dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (Agence Française de Développement- AFD) kanë nënshkruar zyrtarisht Memorandumin për Mirëkuptim (MpM), i cili hap rrugën për një partneritet strategjik në mbështetje të Lojërave Mesdhetare XXI- Prishtina 2030.
Nënshkrimi i këtij Memorandumi shënon një moment të rëndësishëm në përgatitjet e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
MKRS dhe MASHTI do të punojnë në bashkërendim të ngushtë për të avancuar zhvillimin e Fshatit të Atletëve në Kompleksin e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, renovimin dhe adaptimin e Sallës së Sportit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, si dhe modernizimin e dymbëdhjetë sallave sportive të shkollave publike të cilat do të shërbejnë si qendra zyrtare të trajnimit.
Këto objekte do të përshtaten për të përmbushur nevojat operacionale të Lojërave Mesdhetare dhe do të vazhdojnë të u shërbejnë sektorëve të arsimit dhe sportit edhe pas përfundimit të tyre.
AFD, si institucioni publik francez për financim të zhvillimit, sjell përvojë të gjerë në mbështetje të iniciativave për zhvillimin e infrastrukturës në shkallë të gjerë dhe asistencës teknike.
Përmes këtij MpM, AFD është pajtuar të financojë fazën fillestare të asistencës teknike për përgatitjen e projektit, duke integruar standardet më të larta teknike, mjedisore dhe shoqërore. Bashkëpunimi do të mbështetet në përvojën institucionale të Francës, veçanërisht nga përvoja e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Paris 2024, dhe pasqyron zotimin e AFD për zhvillim urban të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, si dhe për përmbushjen e Objektivave Globale për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Rreth Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD)
Grupi AFD kontribuon nĂ« zbatimin e politikave franceze pĂ«r zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe solidaritet ndĂ«rkombĂ«tar. Grupi pĂ«rfshin âAgjencinĂ« Franceze pĂ«r Zhvillim (AFD)â, e cila financon sektorin publik, OJQ-tĂ«, kĂ«rkimin shkencor dhe trajnimin; degĂ«n e saj âProparcoâ, tĂ« dedikuar pĂ«r sektorin privat; dhe âExpertise Franceâ, agjencinĂ« pĂ«r bashkĂ«punim teknik.
Grupi AFD financon, mbështet dhe përshpejton tranzicionet e domosdoshme drejt një bote më të drejtë dhe më rezistente. Aktive në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2019, Grupi AFD është mandatuar të ndihmojë vendet e rajonit në përmbushjen e standardeve të BE-së dhe zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, drejt një trajektoreje të zhvillimit gjithëpërfshirës dhe me emetim të ulët të karbonit. Që atëherë, Grupi AFD ka angazhuar më shumë se 1 miliard euro në Ballkanin Perëndimor, përmes 17 projekteve aktive.
The post âFuqizimi i InfrastrukturĂ«s sĂ« Arsimit dhe Sportit nĂ« KosovĂ«â, Agjencia Franceze pĂ«r Zhvillim nĂ«nshkruan marrĂ«veshje me MKRS dhe MASHTI appeared first on Telegrafi.