TIRANË- Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i përgjigjet të gjithë atyre që thotë se I kanë dërguar letra këto muaj që ndodhet në paraburgimin në Durrës.
Veliaj flet për prova të cekta ndaj tij dhe se akuzon prokurorët po shkelin sekretin hetimor dhe prezumimin e pafajësisë. Shembull merr komunikimin e akuzës javën e kaluar nga agjentët e BKH në qeli pa dijeninë e tij dhe të avokatëve për vizitën.
“Ata kanë prodhuar asgjë më shumë se sa një thashetheme, letra anonime, fletë-rrufe, shpifje, sajesa e supozime për një thriller sherifash, të cilat jam i bindur se nuk do të qëndrojnë as në gjykatë.”
Veliajt shkruan se nuk ka asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe dhjetë vjet kryetar bashkie dhe I drejton shtatë pyetje SPAK.
“Kush është Nesti Angoni dhe për sa politikanë me letra anonime është bërë ky vetting 20-vjeçar, si në rastin tim? A po përdoret ky hetim dhe persekutim mbi mua si një “eleminim politik”, për t’u kthyer në standard të ri për këdo që shënjestrohet.
Pse të gjitha gjyqtaret e zonja, të cilave u bie shorti për masën time në GJKKO, papritmas sëmuren dhe dorëhiqen? A ka koordinim prokurori-gjykatë për organizimin e këtij sulmi ndaj kryetarit të zgjedhur të bashkisë?”
Veliaj akuzon prokurorin e çështjes për konflikt interesi dhe thotë se po I ndalohen takimet me avokatat ndërkombëtar.
“A ka konflikt interesi kur njëri nga prokurorët ka shprehur haptazi një pakënaqësi për një leje ndërtimi që ka marrë nga bashkia? Në një shoqëri demokratike, a nuk duhet që çdo i pandehur të ketë të drejtën për një prokuror pa konflikt interesi? Pse më ndalohen takimet me avokatët e mi ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen time për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, edhe pse Konventa Europiane – ku Shqipëria është palë – garanton qartë të drejtën themelore për t’u mbrojtur dhe zgjedhur lirisht përfaqësim ligjor?”
Nga burgu Veliaj thotë se do të vijojë të luftojë për Tiranën duke nënkuptuar se nuk do të dorëhiqet nga detyra e krybashkiakut.
“Do të vazhdoj të luftoj për Tiranën, qytetin që e dua kaq shumë, dhe për Shqipërinë, vendin që e dua me gjithë zemër”
Dhe këtu Veliaj ndalet tek protestat para Bashkisë së Tiranës, duke ngritur pikëpyetje pse nuk është hetuar molotovi para këtij institucioni ndërsa ai si kryetar bashkie po mbahet ende në paraburgim kur hetimi ka përfunduar.
“A u hetua ndonjëherë dhuna 1-vjeçare, me molotovë e zjarr, përpara Bashkisë së Tiranës, e kryer nga individë të maskuar që, sipas raportimeve, transportoheshin nga rrethe të tjera? Kush e koordinoi dhunën që të përkonte me vetting-un tim të paligjshëm? Kush e financoi për 45 javë? Nëse hetimi ka përfunduar, përse vazhdoj të mbahem në paraburgim – larg familjes sime dhe qytetit, të cilit i shërbej? A do të kishte kuptim që unë – Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës – të arratisesha, kur kam lidhje kaq të ngushta familjare, politike dhe shoqërore në Tiranë dhe jam kthyer disa herë në Shqipëri nga jashtë vendit, duke e ditur se kam qenë objekt i këtij hetimi penal?”
Erion Veliaj akuzon SPAK se po bashkëpunon më aktorë të tjerë kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës.
“Pushteti i pamatë i prokurorisë, duke vepruar në mënyrë të koordionuar me aktorë të tjerë, i është mbivendosur dhunshëm dhe në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale pushtetit që rrjedh nga populli, me votën sovrane për kryetarin e Bashkisë, në shkelje brutale të Kushtetutës dhe autonomisë vendore.”
Veliaj thotë se do të denoncojë këto shkelje për Shqipërinë, por duket se një mesazh e ka dhe pre qeverinë.
“A do të pranohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian pa garanci të mirëfillta ligjore? A do të vazhdojnë investitorët dhe turistët të vijnë në Shqipëri, në një vend ku mund t’u nënshtrohen standardeve të tilla të paligjshme?”/abcnews.al