Vrasja e Martin Canit, është një tragjedi që ka tronditur thellë shoqërinë shqiptare. Ajo ka nxjerrë në pah problemet e dhunës mes të rinjve dhe mangësitë në sistemin arsimor dhe institucional.
“Martini nuk do të kthehet më”. Një pasdite e errët në Tiranë. Në lagjen e qetë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, heshtja e zakonshme u shua nga sirenat e ambulancave dhe britmat e tmerrit.
Ishte 18 nëntori vitit 2024, dita kur jeta e 14-vjeçarit Martin Cani u ndërpre brutalisht. Nxënës i shkollës 9-vjeçare, Martin Cani, doli nga klasa pas mësimit si çdo ditë tjetër.
Askush nuk do të kishte imagjinuar se atë pasdite ai do të bëhej viktimë e një sherri banal që kishte nisur në rrjete sociale. Sipas dëshmive, gjithçka ndodhi për pak minuta.
Në një rrugicë të ngushtë, një debat mes të rinjve eskaloi në një akt dhune të pakuptimtë. Një thikë u ngul dhe Martini nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.
Banorët përreth treguan se skena ishte tronditëse. Fëmijët duhet të jenë në shkollë, jo në morg”, ky ishte slogani.
Policia arrestoi një të ri, Mario Përlleshin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur gjithçka.
Ndërkohë nëna e Martinit, në studion e News24, ka folur në lidhje me një video të publikuara vetëm pak ditë më parë, ku shihen momentet e sherrit mes adoleshentëve dhe momente t e fundit të 14-vjeçarit, para se të ndërronte jetë shumë pranë shkollës Fan Noli.
“Kemi një dhimbje shumë të madhe. Prej kohësh isha me ilaçe depresioni. Pak nga pak po mundohem që dhimbjen ta kthej në forcë. Por u shfaq një video që nuk e dinim që ekzistonte.
U befasova sepse mendova mos ishte një video që e kishim parë,, ishte një tronditje psikologjike shumë e fortë. Në shtëpi isha vetëm unë, bashkëshorti dhe Henri.
Ia kam shpjeguar Henrit, dhe ai e ka kuptuar tashmë që Martini nuk jeton më.
Mundohemi ta mbajmë gjallë me kujtimet e tij të bukura.
Nuk e dinim më parë ekzistencën e videos. Edhe në gjyq nuk e dinim”, tha ajo.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë regjistroi procedim penal për veprën penale ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ parashikuar 295/a pas publikimit në media dhe portale të ndryshme të një video mbi ngjarjen në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’, ku humbi jetën i mituri M.C.
Video e publikuar në disa media përmban pamje filmike të datës 18.11.2024, ku shfaqen të miturit me etiketimet e gjeneraliteteve të tyre përkrah secilit.
Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera në lidhje më këtë procedim, janë administruar në cilësinë e provës materiale edhe një CD me pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë që kanë fushëpamje në rrugën ku kanë kaluar të miturit drejt vendit të ngjarjes, veprim i cili është dokumentuar me procesverbalin për këqyrje dhe marrje të provës materiale nga ana e policisë gjyqësore.
Pamjet filmike, që u publikuan dy ditë më parë në media e shpërndarë edhe në disa portale on-line, përmbajnë të njëjtat pamje filmike që ndodhen edhe në CD-në që u administrua në fashikullin hetimor.
Në përfundim të hetimeve, CD-në me pamjet filmike të disponuara nga prokuroria, i janë vënë në dispozicion mbrojtësit të familjarëve të viktimës, avokatit, i cili e ka marrë atë dhe të gjitha aktet e fashikullit, kundrejt nënëshkrimit të deklaratës për mospublikimin e saj.
Kjo çështje aktualisht është në gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku po zhvillohet gjykimi në themel me dyer të mbyllura.
Konstatohet se në rastin konkret, me publikimin e videos, janë shkelur të dy detyrimet e parashikuara në nenin 103/1, 2 të Kodit të Procedurës Penale pasi janë publikuar prova (video) që janë akte të shqyrtimit gjyqësor me dyer të mbyllura si dhe janë publikuar me video, foto dhe gjeneralitete të pandehur, viktima dhe dëshmitarë të mitur të kësaj çështjeje.
Nisur sa më sipër, ka të dhëna të mjaftueshme se janë konsumuar elementët e figurës së veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.
Gjashtë persona të tjerë, mes të cilëve 4 të mitur dëshmuan këtë të mërkurë në Gjykatën Penale të Tiranës, në procesin gjyqsor që po zhvillohet ndaj autorit të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Katër vajza të cilat ishin në klasën paralele me atë të të ndjerit Martin Cani, në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” dhanë dëshmi përpara gjyqtarës së çështjes për ditën e ngjarjes.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të dëshmisë së fëmijëve të mitur, pa prezencën e mediave, teksa nuk ka të dhëna rreth dëshmisë së tyre për shkak se janë minorenë.
Përveç tyre, në seancë dhanë dëshmi edhe dy të rritur që nuk kanë lidhje me ngjarjen, por u thirrën në cilësinë e dëshmitarëve të rastësishëm për të kuptuar se si ndodhi vrasja me thikë. Seanca e radhës u caktua më datë 25 qershor, ku do paraqiten dëshmitarë të tjerë.
Krimi i rëndë u regjistrua më 18 nëntor 2024 në Tiranë, nga një bashkëmoshatar vetëm 200 metër larg shkollës “Fan Noli”. Ngjarja ndodhi 3 ditë pasi kishte lindur konflikti mes dy adoleshentëve brenda shkollës, për motive banale, i cili në dukje u mbyll, por që u rindez sërish.
Janë publikuar për herë të parë p[amjet e sherrit tragjik të ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ku mbeti i vrarë me thikë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, Luis Meçja, ndërsa si autor i krimit është arrestuar bashkëmoshatari i tyre Mario Përlleshaj.
Pamjet janë publikuar nga gazetari Eraldo Harlicaj, të cilat i përkasin mesditës së 18 nëntorit të vitit të kaluar, dhe në to shihet qartë se numri i të miturve që kanë marrë pjesë në konflikt është më i lartë, se sa tre protagonistët e mësipërm.
Në video duket momenti kur viktima Martin Cani dhe autori Mario Përlleshaj u prijnë shokëve dhe shkojnë për t’u “sqaruar” te vendi i ngjarjes. Në pamjet, nuk shfaqet momenti i plagosjes, por vetëm kur të miturit shkojnë tek vendi i ngjarjes dhe kur largohen me vrap.
Të miturit shfaqen duke vrapuar pas krimit, ku mes tyre është edhe Martin Cani i plagosur, teksa mban një dorë në plagën e kraharorit. Po ashtu shfaqet edhe Luis Meçja i plagosur, teksa ata ndiqen me vrap nga Mario Përlleshaj, i cili mban thikë në dorë.
Gazetari Eraldo Harlicaj thotë se ka vendosur të publikoj pamjet, nisur dhe nga mënyra se si është kryer hetimi nga prokurorja Alma Felaj, motra e deputetes Ermonela Felaj, e cila e ka dërguar dosjen për gjykim, me vetëm një të pandehur, por iu rikthye mbrapasht për plotësim hetimesh nga gjyqtarja Marinela Osmani
Protagonisti i ngjarjes Luis Meçja pretendon se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar me thikë dhe kërkon rihetim. Po ashtu, sipas gazetarit Eraldo Harliçaj, edhe avokati i autorit të dyshuar, Mario Përlleshaj, pretendon se nuk ka qenë ai, i cili e ka qëlluar me thikë për vdekje Martin Canin.
“Pra, Luisi dhe Mario, pretendojnë se ka qëlluar me thikë dhe një person i tretë. Pala e Marios pretendon se nuk është ai vrasësi. Kush është personi i tretë që po mbahet i fshehur nga të gjithë? A ekziston vërtet një person i tretë që ka goditur? Si ka mundësi që dëshmitarët kanë ndryshuar deklarimet në gjyq ndryshe nga përgjigjet që i kanë dhënë prokurores dhe pasi janë rimarrë disa herë në pyetje nga ana e Alma Felajt? Kush është i rrituri që ka goditur me shpullë Martinin ditën e premte, në sherrin që ka pasur me Marion? Kush janë djemtë që kanë pritur Marion dhe shoku që e shoqëroi në spitalin privat, ku shihet me plagë në dorë.” – janë pyetjet që shtron gazetari.
Seanca e radhës për këtë çështje do të jetë të mërkurën, teksa ngjarja vijon të jetë ende mister.
Reagimi i plotë i gazetarit:
Pikëpyetjet e çështjes së Martin Canit, video e ditës së ngjarjes
Në momentin që më ra në duar, këtu e një muaj më parë, dosja e Martin Canit me materialet e plota filmike, kisha shumë mëdyshje për publikimin e tyre. Zgjedhjet e 11 majit ma larguan nga mendimet për pak kohë. Kisha dhe kam pikëpyetje nëse po veproj mirë, apo gabim.
Megjithatë, janë disa paqartësi që më “shtyjnë” të publikoj materialet. Veprimet nga ana e Prokurororisë së Tiranës duke dërguar çështjen për gjykim pa një hetim të thelluar, por dhe deklarimet e fëmijëve në seancat me dyer të mbyllura.
Në video, shihen qartë Martini dhe Mario që u prijnë shokëve dhe shkojnë për t’u “sqaruar” te vendi i ngjarjes. Të ndjekur nga miqtë e tyre të identifikuar. Në momentin e bisedës mes tyre, referuar dhe deklarimeve në gjyq, ka qenë një nga djemtë e tjerë, jo Martini, që ka goditur i pari Marion në hundë. Më pas sherri ka agravuar, duke i marrë jetën Martinit dhe duke plagosur Luisin. Tragjedia ka ndodhur në më pak se 1 minutë.
Në pamjet filmike, duke ikur, shihet vetëm një thikë në dorën e Marios dhe Martini që vrapon duke mbajtur dorën në kraharor. Mario më pas kthehet te vendi i krimit, pasi i ka rënë këpuca dhe shkon ta rimarrë, pritet nga dy djem të tjerë që ndodhen aty.
Luisi, shoku i plagosur i Martinit, në seancën gjyqësore u ka treguar gjyqtarëve, por dhe prokurores Alma Felaj, plagët e tij. Ai i qëndron idesë se kanë qenë dy persona që kanë goditur me thikë, duke kërkuar rihetim.
Po ashtu, avokati i Marios, autorit të dyshuar, ka mbështetur deklaratën e Luisit, duke ngritur alibinë se nuk ka qenë ai personi që ka qëlluar Martinin. Ai pranon se ka përdorur thikën, por ka plagosur Luisin. Pra, Luisi dhe Mario, pretendojnë se ka qëlluar me thikë dhe një person i tretë. Pala e Marios pretendon se nuk është ai vrasësi.
Kush është personi i tretë që po mbahet i fshehur nga të gjithë? A ekziston vërtet një person i tretë që ka goditur? Si ka mundësi që dëshmitarët kanë ndryshuar deklarimet në gjyq ndryshe nga përgjigjet që i kanë dhënë prokurores dhe pasi janë rimarrë disa herë në pyetje nga ana e Alma Felajt? Kush është i rrituri që ka goditur me shpullë Martinin ditën e premte, në sherrin që ka pasur me Marion? Kush janë djemtë që kanë pritur Marion dhe shoku që e shoqëroi në spitalin privat, ku shihet me plagë në dorë.
Gjyqtarja Marinela Osmani vendosi rihetimin e ngjarjes, pas dokumentimeve të paplota nga Prokuroria. Deklaratat e dëshmitarëve i gjeti shumë të rëndësishme për zbardhjen e së vërtetës.
Mario ende nuk ka dëshmuar. Ditën e mërkurë është seanca e radhës, ku është thirrur përpara gjykatës personi i rritur që ka goditur Martinin ditën e premte me shpullë. Ndërkohë që për përgjigjet e tjera nga sherri në shkollë, deri te arritja në spital, duhet të prisni Top Story – Top Channel e së mërkurës.
Ditën e sotme, gazetari i Top Story, Eraldo Harlicaj, ka publikuar videon e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.
Mesditën e 18 nëntorit të vitit të kaluar, pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, një konfortim fizik mes disa të rinjve, përfundoi në një tragjedi.
Nga pamjet e publikuara nga gazetari Eraldo Harlicaj, duket e gjithë dinamika e ngjarjes së datës 18 nëntor 2024.
Në video duket që Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit mban në dorë një thikë.
Vogëlushi 14-vjeçar, Martin Cani, u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshtari i tij Mario Përlleshaj, ndërkohë që mbylli sytë përgjithmonë në spital, pasi fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë.
Në një kohë kur kalvari i vuajtjteve është duke vijuar për familjarët e Martinit në sallat e gjyqit, ku dhe po kërkojnë me zë të lartë drejtësi për birin e tyre, gazetari Eraldo Harilcaj, ka publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori jetën Martinit, djaloshit me ëndrra të mëdha për t’u bërë një futbollist me zë dhe për të përfaqësuar Kombëtaren shqiptare.
Përmes kësaj video, gazetari na ka kthyer disa muaj pas, pikërisht më 18 nëntor të vitit 2024, në orën 14:13 minuta.
Në këtë video të publikuar shihen dy të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Përlleshaj, teksa ecin të dy krah njëri-tjetrit, ndërkohë që mbrapa po i ndjekin shokët, mes tyre edhe Luis Meçaj, miku i 14-vjeçarit i cili po ashtu mbeti i plagosur në këtë ngjarje.
Të rinjtë u futën në një rrugë e cila nuk është e monitoruar nga kamerat, ndërkohë që pas disa minuta ata shihen duke vrapuar.
Fillimisht janë shokët e tyre të cilët vrapojnë, ndërkohë që pas tyre është dhe Martini i cili mban me duar plagën në zemër.
Siç evidentohet dhe në pamje, pas Martinit është duke vrapuar edhe Mario Përllashaj, teksa në duar mban thikën.
Babai i Luis Meçes ka folur për Euronews Albania pas incidentit që ndodhi sot në gjykatë, ku prokuroria e çështjes e përjashtoi nga seanca.
Ai shpjegoi se si ndodhi debati me prokuroren Alma Felaj, e cila pretendonte se Martini dhe Luisi kishin komunikuar në celular ditën e diel duke u shprehur se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë dhe nuk dinë për bisedat”.
Babai i Luisit, djalit i i cili mbeti i plagosur, tregoi se djemtë kishin ardhur me të me makinë pas ndeshjes së futbollit që kishin luajtur në Kavajë dhe më pas Luisi kishte fjetur që në orën 9 dhe nuk kishte pasur biseda përmes telefonit.
“I thashë zonjës prokurore se djemtë kanë ardhur me mua nga Kavaja dhe nuk kanë qenë vetëm. Luisi ka fjetur që në orën 9. Ajo më tha ti nuk e di se çfarë kanë folur ata në darkë. Pretendimi i prokurores ishte që Martini dhe Luisi kanë biseduar të dielën në darkë për tu organizuar për takimin e së hënës me Marion. Aty reagova dhe i thashë se djemtë nuk kanë folur në darkë, ndërsa ajo më tha që ti nuk di se ke fjetur. U revoltova dhe i thashë: ‘Më fal, por ti nuk mund të më ofendosh mua në këtë mënyrë, sepse je pikërisht ti që ke fjetur mbi dosje për 6 muaj, ndërsa ne po na digjet shpirti për ata fëmijë’. Ditën e dielë ata nuk kanë komunikuar në darkë, kanë qenë në Kavajë, kanë pasur ndeshje futbolli dhe i kam sjellë në Tiranë, kanë qenë me mua”, tha babai i Luisit.
Ai theksoi gjithashtu se ka pasur disa elementë gjatë seancës që e bënin të mendonte se duan që të mos e zbardhnin çështjen, ndërsa sipas tij prokuroria u nxeh dhe e nxorri jashtë.
Kujtojmë se këtë të enjte u zhvillua seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për vrasjen e të miturit Martin Cani, i cili dyshohet se u vra nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, pranë shkollës “Fan Noli”.
Gjatë seancës së sotme pesë të mitur janë marrë në pyetje si dëshmitarë, dhe në seancë kanë qenë të pranishëm prindërit dhe një psikologe.
Seanca e radhës është caktuar për 28 maj, ku do të pyeten edhe 8 dëshmitarë të tjerë, të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.
Kujtojmë se 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pranë shkollës “Fan Noli”.
Në këtë ngjarje, shoku i Martinit, Luis Meçja, mbeti i plagosur rëndë, por fatmirësisht ka bërë një rikuperim të plotë dhe tani gëzon shëndet të plotë.
Ditën e sotme në gjykatë, babai i Luis Meçes u përplas me prokuroren e çështjes dhe ajo e përjashtoi nga seanca.
Ai për një emision televiziv tregoi në lidhje me debatin që pati me prokuroren Alma Feraj, e cila pretendonte se Martini dhe Luisi kishin komunikuar në celular ditën e diel. Prokurorja është shprehur se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë dhe nuk dinë për bisedat”.
Babai i Luisit tregoi se djemtë kishin ardhur me të me makinë pas së futbollit që kishin luajtur në Kavajë. Ai tha se më pas Luisi kishte fjetur që në orën 9 dhe nuk kishte pasur biseda përmes telefonit.
Gjithashtu tregoi se gjatë seancës ka pasur disa elementë të cilët e bënin të mendonte se duan që të mos e zbardhnin çështjen, ndërsa sipas tij prokuroria u nxeh dhe e nxorri jashtë.
“I thashë zonjës prokurore se djemtë kanë ardhur me mua nga Kavaja dhe nuk kanë qenë vetëm. Luisi ka fjetur që në orën 9. Ajo më tha ti nuk e di se çfarë kanë folur ata në darkë. Pretendimi i prokurores ishte që Martini dhe Luisi kanë biseduar të dielën në darkë për tu organizuar për takimin e së hënës me Marion. Aty reagova dhe i thashë se djemtë nuk kanë folur në darkë, ndërsa ajo më tha që ti nuk di se ke fjetur. U revoltova dhe i thashë: ‘Më fal, por ti nuk mund të më ofendosh mua në këtë mënyrë, sepse je pikërisht ti që ke fjetur mbi dosje për 6 muaj, ndërsa ne po na digjet shpirti për ata fëmijë’. Ditën e dielë ata nuk kanë komunikuar në darkë, kanë qenë në Kavajë, kanë pasur ndeshje futbolli dhe i kam sjellë në Tiranë, kanë qenë me mua”, tha babai i Luisit.
Në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës, janë pyetur 5 të mitur në cilësinë e dëshmitarit për vrasjen e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”, nga autori i akuzuar Mario Përlleshaj.
Në seancë ka pasur debate mes palëve, ku prokurorja Alma Felaj, është përballur me pakënaqësinë e prindërve të Luis Meçes që mbeti i plagosur në ngjarje, lidhur me hetimet, ku babai i tij u detyrua nga gjykata të dalë nga salla.
Debati ka nisur kur po flitej për ditën para ngjarjes, ku të miturit Martin Cani e Luis Meçe, kishin qenë duke luajtur futboll në Kavajë, dhe janë shoqëruar nga prindërit e Luizit në kthim.
Në sallë është folur për mundësinë që të miturit të kenë debatuar në telefon në mbrëmje me palën tjetër, dhe prokurorja ka artikuluar se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë”.
Kjo ka nxitur reagimin e babait të Luizit i cili i është drejtuar prokurores me fjalët: “Ju po flini gjumë me dosjen, ne na zien zemra çdo ditë”.
Seanca radhës u la më 28 maj, ku do të pyetën 8 dëshmitarë të tjerë, të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.
Nëna e Martin Canit që u vra nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës, ka rrëfyer për Top Story sesi po e përballojnë këtë humbje që fjalë për t’u përshkruar nuk ka.
Ajo tha se kërkon drejtësi dhe nuk kërkon hakmarrje. Florinda u shpreh se me familjen e djalit të akuzuarit për vrasjen e Martinit janë takuar në sallën e gjyqit, por as aty nuk e kanë pasur një kërkim falje.
“Ka shkuar deri këtu sepse ata nuk u treguan njerëzor dhe të thonin vetëm një falje. Ne jemi takuar në sallën e gjyqit, dhe as aty nuk kanë kërkuar falje. Kjo më bën edhe mua të tregohem e ashpër, nëse ata do tregoheshin njerëzor edhe unë mund ta zbusja zemrën. Unë kërkoj drejtësi”, tha ajo.
“Edhe Luisin e ka lënë për të vdekur, se ka katër thika në trup se ia kam parë…”, tha ajo.
“Të fortë nuk më mban hakmarrja, do t’ia le drejtësisë, ai ta marrë ndëshkimin. Jo vetëm për fëmijën tim, por të vihet një ligj se nuk e dimë ku po shkojmë”, shtoi Florina.
“Henri e ka kuptuar çfarë ka ndodhur, ka filluar të jetë pak më mirë. Unë dhe bashkëshorti mbështesim njeri-tjetrin”, u shpreh nëna e Martinit.
Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të enjte kalimin për gjykim të dosjes penale ndaj Mario Përlleshajt, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Po ashtu gjykata refuzoi kërkesën e palës mbrojtëse për gjykim të shkurtuar.
Ndaj Mario Përlleshajt rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja.
Seanca u ndoq nga prindërit e 14-vjeçarit të vrarë, Engjell dhe Florina Cani, si edhe shoku i plagosur Luis Meçe.
Jashtë seancës shoku i Martinit, Luis Meçe u shpreh shkurtimisht se ata kërkojnë drejtësi.
“Dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq”, tha Luis Meçe pas seancës.
Nëna e Martin Canit tha se ishte dakord me vendimet e sotme të gjykatës dhe se do të vijonte të ishte prezente në të gjitha seancat e gjyqit në vazhdim.
Kujtojmë se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”.
Sipas dinamikës së ngjarjes, Martin Cani dhe shoku 14-vjeçar që ai thirri për mbështetje nga Sauku u ndeshën me autorin kur ai i qëlloi me thikë.
Nga plagët humbi jetën Martin Cani dhe mbeti i plagosur miku i tij, Luis Meçe, ndërsa gjatë përleshjes u vetëplagos në parakrah edhe autori i dyshuar Mario Përlleshaj.
Këtë të hënë, është shtyrë seanca paraprake, për vrasjen e Martin Canit. I akuzuari është bashkëmoshatari i Canit, M.Përlleshaj, i cili akuzohet edhe për plagosje të një tjetër adoleshenti.
Nëna e Martin Canit, ka folur pas shtyrjes së seancës paraprake. Ajo ka thënë se do që shteti të bëjë drejtësi.
“Dua që drejtësia të vendoset në vend. Seanca të mbahet me dyer të hapura. Unë flas si nënë, dua dhe do luftoj për drejtësi”, ka deklaruar nëna e 14-vjeçarit të ndjerë.
Po ashtu, nëna e M.Canit, Florina Cani, ka thënë se dëshiron që djali i saj të bëhet një simbol, me qëllim që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.
Mario Përlleshi, është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave.
Krimi ka ndodhur vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli” më 18 nëntor në Tiranë.
Ditën e sotme, po mbahet seanca paraprake për të Mario Përlleshin, i cili akuzohet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij, Luis Meçe.
Mario Përlleshi, është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave.
Krimi ka ndodhur vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli” më 18 nëntor në Tiranë.
Ndërkohë, ambientet e Gjykatës së Tiranës sapo kanë mbërritur prindërit e Martin Canit, ndërsa kujtojmë se seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.
Gjykata e Tiranës, ka caktuar datën për seancën e paraprake që do të mbahet ndaj të miturit Mario Përlleshaj, nën akuzë për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Canit.
Gjyqi do të jetë në datën 10 mars ora 13: 00 dhe do të mbahet nga një gjyqtare e seksionit për të miturit.
Mario Përlleshaj, mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua për krimin në shkollën “Fan Noli” ku i dyshuari ishte nxënës.
Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Mario Përlleshajn, autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.
Përlleshaj akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave.
Gjithashtu, nga ana e organit të akuzës është vendosur ndarja e akteve të këtij procedimi, të akteve që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës, të cilat janë regjistruar në një procedim tjetër.
Për këtë, hetimet vazhdojnë pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.
Njoftimi:
Vrasja e të miturit tek Shkolla ‘Fan Noli’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq për ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave shtetasin M.P
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.P., i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, e parashikuar nga neni 79, shkronja a) dhe dh) i Kodit Penal, në dëm të të miturve M.C. dhe L.M.
Pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka përfunduar hetimet lidhur me procedimin penal nr.7676, të regjistruar datë 18.11.2024/
Gjithashtu, nga ana e organit të akuzës është vendosur ndarja e akteve të këtij procedimi, të akteve që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës, të cilat janë regjistruar në një procedim tjetër, dhe për të cilin hetimet vazhdojnë pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.
Përmes avokatit mbrojtës, Mario Përlleshaj, ka dorëzuar kërkesë në gjykatën e apelit, për zëvendësim mase sigurimi personal.
Kërkesa pritet të shqyrtohet sot në mesditë. 14-vjeçari ndodhet në institutin e Kavajës, ndërsa edhe në muajin dhjetor kundërshtoi masën e dhënë “arrest në burg”.
Më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë, la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tij.
Martin Cani, u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçe.
Kur këtë të premte bëhen dy muaj nga vdekja e Martin Canit, u zhvillua një protestë pranë shkollës së tij “Fan Noli”, aty ku ndodhi ngjarja tragjike, ku ai u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.
Gjatë protestës, ishin të pranishëm edhe prindërit e Martinit, të cilët shprehën shqetësimin se ende nuk është bërë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre.
“Heshtja vret më shumë. Nuk kemi marrë asnjë informacion, nuk ka pasur ndonjë grup kriminal të përfshirë, dhe mund të ishte zbardhur për tre ditë. Nuk kemi asnjë reagim nga shkolla. Kur kërkuam rregulloren e brendshme, na thanë se e dërguan në Prokurori,” tha babai i Martinit.
“Ne duam vetëm drejtësi,” tha nëna e Martinit, duke shtuar se askush nga shkolla nuk ka komunikuar me ta ose i ka informuar për situatën.
Protestuesit kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e autorëve me thirrjet; “Ende nuk ka drejtësi për Martinin” ndërsa në përkujtim të tij u ndezën qirinj.
Pasi qëndruan aty të pranishmit së bashku me prindërit e Martinit filluan marshimin nga shkolla drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjet “Drejtësi për Martinin”. Përkrah familjarëve të Martin Canit në protestë ishte dhe shoku i tij Luis Meçja që mbeti i plagosur pasi shkoi ti vinte në ndihmë Martinit.
Kujtojmë se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ndodhi më 18 nëntor 2024 pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”.
Ka kaluar një muaj që nga vrasja e Martin Canit, 14-vjeçarit që u godit me thikë për vdekje nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli”.
Sot, prindër dhe fëmijë kanë nisur marshimin nga shkolla “Fan Noli”, në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
Në 30 ditë, janë zhvilluar disa protesta për vrasjen e adoleshentit. Në tubime kanë marrë pjesë prindër, fëmijë, politikanë, personazhë të njohur e aktivistë të shoqërisë civile.
Në protesta, qytetarët kanë kërkuar siguri në shkolla për fëmijët dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Dhimbja e tyre është ende e freskët, teksa në anën tjetër presin drejtësinë që të bëjnëm detyrën e saj për të ndëshkuar autorin. Sot, prindërit e Martin Canit i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA në Tiranë, me përpjekjen për tu dëgjuar, lidhur me pretendimet e tyre.
Letra e familjes Cani u është drejtuar për dijeni edhe institucioneve shqiptare.
Letra e plotë:
Meqë po ju drejtohemi juve, jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit djaloshit 14-vjeçar Martin Cani, që prej 3 javësh mungon në vatrën tonë familjare, pasi u vra në kohën kur ne besonim që e kishim të sigurt në shkollë, institucion që administrohet nga shteti shqiptar.
Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që na shkaktuan humbjen e djalit. Dhe më e pabesueshme dhe e pafalshmja është që po na vrasin dhe neve si prindër si dhe Henrin, vëllanë e Martinit me tentativën për të tjetërsuar e manipuluar, duke mos e zbardhur ngjarjen qëllimisht, vetëm e vetëm për të shpëtuar fajtorët, të cilët ndryshe nga Martini jetojnë mbi Dhe. E them këtë nisur nga informacionet që njerëzit përkrah meje kanë. Diskutimet dhe debatet që po bëhen nëpër studio televizive nga gazetarë të kronikës, prokurorë, avokatë, dhe ish-punonjës policie. Si dhe i frikësohemi edhe mënyrës sesi ka ndodhur në tragjedi të tjera ku autorët janë ndihmuar t’i shpëtojnë ndëshkimit.
Zonja Nancy!
Kam besim te ju si nëna e një djalit të mrekullueshëm dhe si përfaqësuesja e një Kombi që ka të shenjtë drejtësinë.
Ju lutem më ndihmoni duke ndjekur me seriozitet sjelljen dhe veprimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare që të zbardhin ngjarjen plotësisht, e të vënë para drejtësisë, të gjithë ata që janë përfshirë në krim të drejtpërdrejtë dhe ata që janë në mbrojtje të krimit.
Ne e dimë që Martini nuk kthehet më në këtë jetë mes nesh, por të paktën drejtësia mbi ata që më vranë dhe po më rivrasin djalin, do na japë mundësinë të jemi më të qetë e të fokusohemi të Henri, vëllai i Martinit, i cili nuk e di që Martini, nuk e sheh më, nuk e puth më, e nuk fle me të, si deri para 3 javësh.
Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra disa javë më parë pranë shkollë Fan Noli, i kanë dërguar një letër ambasadës amerikane ku kanë shprehur shqetësimin për manipulimin e ngjarjes që i mori jetë djalit të tyre.
Në letrën drejtuar të dërguarës së SHBA në vendin tonë, prindërit e të miturit shprehen se sjellja e papërgjegjshme e disa institcuioneve shqiptare dhe mosmarrja e përgjegjësisë është si një vrasje për së dyti e djalit të tyre.
Letra e plotë
Jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit e djaloshit 14-vjeçar Martin Cani, që prej 3 javësh mungon në vatrën tonë familjare, pasi u vra në kohën kur ne besonim se e kishim të sigurt në shkollë, institucion që administrohet nga shteti shqiptar.
Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin se askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktoi humbjen e djalit.
Dhe më e pabesueshmja dhe e pafalshmja është që po na vrasin dhe neve si prindër, si dhe Henrin, vëllanë e Martinit, me tentativën për ta tjetërsuar e manipuluar ngjarjen, duke mos e zbardhur ngjarjen qëllimisht, vetëm e vetëm për të shpëtuar fajtorët, të cilët ndryshe nga Martini jetojnë mbi dhe.
E them këtë nisur nga informacionet që njerëzit pranë meje kanë, diskutimet dhe debatet që po bëhen nëpër studio televizive nga gazetarë të kronikës, prokurorë, avokatë dhe ish-punonjës policie. Gjithashtu, i frikësohemi mënyrës sesi ka ndodhur në tragjedi të tjera, ku autorët kanë ndihmuar për t’i shpëtuar ndëshkimit.
Zonja Nancy!
Kam besim te ju si nënë e një djali të mrekullueshëm dhe si përfaqësuese e një kombi që ka të shenjtë drejtësinë.
Ju lutem, më ndihmoni duke ndjekur me seriozitet sjelljen dhe veprimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare, që të zbardhin ngjarjen plotësisht dhe të vënë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë drejtpërdrejt në këtë krim, si dhe ata që janë në mbrojtje të krimit.
Ne e dimë që Martini nuk kthehet më në këtë jetë mes nesh, por të paktën drejtësia mbi ata që më vranë dhe po më rivrasin djalin, do të na japë mundësinë të jemi më të qetë dhe të fokusohemi tek Enri, vëllai i Martinit, i cili nuk e di që Martini nuk e sheh më, nuk e puth më dhe nuk fle më me të, si deri para 3 javësh.
Në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm po mbahet seanca për ndryshimin e masës së sigurisë për Mario Perlleshajn të arrestuar për vrasjen e Martin Canit mesditën e 18 nëntorit.
Avokati i Përlleshjat ka kërkuar masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit ne burg me argumentin se klienti i tij e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.
Martin Cani mbeti viktimë e një sherri mes të miturish pas mbarimit të mësimit në shkollën ‘Fan Noli’ në kryeqytet’ për sherre banale që mund ta kenë zanafillën edhe në rrjetet sociale.
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, 14-vjeçarin Mario Përlleshajn, i cili studionte në të njëjtën shkolle me viktimën.
Në ekspertimin e thikës së përdorur nga autori i ngjarjes pranë shkollës “Fan Noli” u zbuluan dy profile ADN.
Njëri i përket viktimës, Martin Cani, ndërsa tjetri shokut të tij, i cili mbeti i plagosur, i mituri me iniciale L.M.