Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

3 shenjat që po e kthejnë javën në favorin e tyre

Luani – Koha jote ka ardhur! Jo vetëm që të gjithë duan të jenë rreth teje, por edhe universi është në krahun tënd. Një mundësi e artë në karrierë ose një “jo” që kthehet në “po” do të të japë vetëbesim të ri. Jepi!

Peshorja – Harmonia që ke kërkuar më në fund po merr formë. Në lidhje apo në miqësi, dikush të kupton më mirë se kurrë. Lejo veten të pranosh dashurinë dhe mirësinë pa dyshim. Ti e meriton.

Shigjetari – Me Jupiterin që të favorizon, ndodh një kthesë që s’e kishe planifikuar, por që të shkon për shtat. Mund të marrësh një mesazh që të ndez zemrën ose një ide që të ndez ambicien. Mos rri duarkryq!

The post 3 shenjat që po e kthejnë javën në favorin e tyre appeared first on iconstyle.al.

Po, është e vërtetë: cikli yt mund të sinkronizohet me atë të shoqes së ngushtë

E keni vënë re ndonjëherë që ti dhe shoqja jote e ngushtë përfundoni në “kampin e dhimbjeve” në të njëjtën kohë?

Nuk është thjesht një rastësi, kjo quhet sinkronizim menstrual, ose siç njihet ndryshe, Efekti McClintock.

Kur kalon shumë kohë me dikë, qoftë shoqe dhome, motër apo kolege e afërt, ciklet tuaja mund të fillojnë të përputhen. Kjo mund të ndikohet nga hormonet, stresi, oraret e gjumit… apo thjesht nga energjitë tuaja të lidhura.

Edhe pse shkenca ende e diskuton nëse është e vërtetë apo rastësi totale, një gjë është e sigurt:

“Girl math” = lidhje emocionale + ndarje çokollatash = njësoj perioda.

Prandaj herën tjetër kur po qani bashkë për një film romantik dhe po kërkoni akullore, thjesht pranojini:

jeni të sinkronizuara.

The post Po, është e vërtetë: cikli yt mund të sinkronizohet me atë të shoqes së ngushtë appeared first on iconstyle.al.

Goja jote natën: ç’ndodh kur s’i lan dhëmbët para gjumit?

Nëse ke ndonjëherë tundimin ta shtysh larjen e dhëmbëve për mëngjesin e nesërm, është momenti të mendohesh sërish. Sipas dentistëve, larja e dhëmbëve në mbrëmje është më e rëndësishmja e ditës dhe ja pse:

Gjatë natës, goja jonë prodhon më pak pështymë, që do të thotë më pak mbrojtje natyrale ndaj baktereve. Nëse shkojmë në gjumë pa i larë dhëmbët, mbetjet e ushqimit dhe sheqernat krijojnë terrenin ideal për prishjen e dhëmbëve dhe zhvillimin e sëmundjeve të mishrave.

Bakteret shumëzohen më shpejt natën, duke e bërë gojën një “festë” për prishjen e dhëmbëve dhe aromën e keqe në mëngjes.

Larja para gjumit ndihmon jo vetëm në shëndetin oral, por edhe në cilësinë e gjumit. Një gojë e pastër = një ndjesi më e qetë dhe më e freskët për të fjetur.

Këshillë ekstra: Mos e shpëlaj gojën menjëherë pas pastës së dhëmbëve. Lëre fluorin të veprojë disa minuta për mbrojtje maksimale.

The post Goja jote natën: ç’ndodh kur s’i lan dhëmbët para gjumit? appeared first on iconstyle.al.

Ekspertët: 47 minuta në ditë mjaftojnë që një grua të ndihet e vlerësuar dhe e sigurt

Sipas ekspertëve të marrëdhënieve, një grua ka nevojë për 47 minuta vëmendje të qëllimshme çdo ditë nga partneri i saj, për t’u ndier e sigurt emocionalisht dhe e lidhur realisht me të.

Nuk bëhet fjalë për minuta të mbushura me telefon, apo “jam këtu por jo vërtet”. 47 minuta prani të vërtetë. Sy që shohin, veshë që dëgjojnë, zemër që e ndjen.

Dhe përtej këtyre minutave të përditshme, rekomandohen edhe 2 deri në 5 orë të përbashkëta, të paktën një ditë në javë, për të mbajtur të shëndetshme lidhjen.

Nuk ka të bëjë me kohën… por me cilësinë e saj.

The post Ekspertët: 47 minuta në ditë mjaftojnë që një grua të ndihet e vlerësuar dhe e sigurt appeared first on iconstyle.al.

40% e grave thonë se do të preferonin të bëheshin nëna vetëm, sesa të prisnin “burrin e duhur”

Një numër gjithnjë e më i madh grash po zgjedhin të bëhen nëna të vetme, me vetëdije dhe pa kompromis.

Një sondazh i fundit ka zbuluar se 40% e grave do të donin më mirë të kishin një fëmijë vetëm, sesa të prisnin pafund për partnerin ideal.

Falë përparimeve në trajtimet e fertilitetit dhe një ndryshimi të dukshëm kulturor drejt pavarësisë, gjithnjë e më shumë gra në të 30-at dhe 40-at po zgjedhin të ngrijnë vezët ose të përdorin donatorë sperme.

Arsyet janë të ndryshme:
zhgënjimi nga takimet moderne,
mungesa e partnerëve emocionalisht të disponueshëm,
ose thjesht ndjesia e fuqizimit për ta bërë këtë hap vetë.

Kritikët argumentojnë se kjo mund të ndikojë në strukturën tradicionale të familjes, por për shumë gra, kjo është një mënyrë për të rimarrë kontrollin mbi jetën dhe zgjedhjet e tyre. Në çdo rast, kjo tendencë po ndryshon mënyrën se si e kuptojmë sot prindërimin.

The post 40% e grave thonë se do të preferonin të bëheshin nëna vetëm, sesa të prisnin “burrin e duhur” appeared first on iconstyle.al.

Skandali Loro Piana: Xhaketat 3000 euro prodhohen nga kompani kineze për 100 euro

Pas një etikete me shkronja elegante dhe një çmimi që të lë pa frymë, mund të fshihet një realitet krejt ndryshe nga ai që reklamohet në vitrinat luksoze të Milanos apo Parisit.

Xhaketat prej kashmiri të markës Loro Piana, një nga emrat më të shtrenjtë e më të lakmuar të modës italiane, prodhohen për vetëm 100 euro në punishte të drejtuara nga kompani kineze në periferi të Italisë dhe më pas shiten nga 1000 deri në 3000 euro copa.

Ky është zbulimi tronditës që del nga një hetim i Prokurorisë së Milanos, e cili po heton për shfrytëzim të paligjshëm të punëtorëve në industrinë e modës së lartë.

Bëhet fjalë për një zinxhir të gjatë nënkontraktimesh, ku në fund të linjës, prodhimi përfundon në duart e punëtorëve të mbikëqyrur, të keqpaguar, që punojnë pa ndalesë, në kushte degradimi dhe pa mjete mbrojtëse.

Edhe pse marka Loro Piana është pjesë e perandorisë LVMH të familjes Arnault (po, e njëjta familje që kontrollon edhe Louis Vuitton, Dior e Givenchy) dhe në bordin drejtues qëndrojnë vetë Bernard Arnaultdhe djali i tij Antoine, askush nga drejtuesit e lartë nuk është zyrtarisht nën hetim.

Por ajo që trondit është përmasa e hipokrizisë në industrinë e luksit: një markë që predikon cilësinë, autenticitetin dhe ekskluzivitetin, i delegon prodhimin një kompanie si Evergreen, me vetëm 7 punëtore dhe thuajse pa pajisje.

Dhe kjo kompani, nga ana e saj, e kalon punën më tej, në duart e dy firmave kineze në periferi të Milanos, ku punëtorët jetojnë e punojnë nën vëzhgim të vazhdueshëm, me rroga qesharake dhe në kushte që nuk përputhen as me standardet minimale të sigurisë.

Ndërkohë, në një audit të brendshëm të porositur nga vetë Loro Piana vitin e kaluar, mungonin krejtësisht analizat mbi kapacitetin real prodhues të kompanisë që po merrte nën dorë prodhimin e veshjeve prej kashmiri.

Gjykata e Milanos e quan këtë praktikë një strategji të qëllimshme për të ulur koston e punës, duke shkelur çdo normë etike dhe ligjore.

Ky skandal ka bërë bujë pasi nuk bëhet fjalë për një markë të zakonshme, por për një prej simboleve të ekskluzivitetit botëror, që vesh liderë politikë, VIP-a globalë dhe figura që përfaqësojnë ‘elegancën absolute’.

Opinioni publik ka filluar të kërkojë përgjigje. Në kohën kur konsumatorët janë gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj etikës së modës, një skandal i tillë vë në pikëpyetje jo vetëm çmimin e luksit, por edhe vetë përkufizimin e tij.

The post Skandali Loro Piana: Xhaketat 3000 euro prodhohen nga kompani kineze për 100 euro appeared first on iconstyle.al.

A e keni vënë re? Pse pijet në shishe qelqi na duken gjithmonë më të shijshme!

Nëse edhe ju keni ndjerë që një pije freskuese shijon “ndryshe” kur e pini nga një shishe qelqi, nuk është thjesht ide e juaja, është shkencë!

Sipas biokimistes Sarah Risch, qelqi është materiali më “neutral” për ruajtjen e pijeve, pasi nuk ndikon aspak në shijen e tyre. Ndërkohë, plastika përmban një përbërës të quajtur “acetaldehid”, i cili mund të japë një nuancë të çuditshme tek pijet, edhe nëse s’e kuptojmë menjëherë.

Dhe sa për shishet metalike? Edhe ato, në varësi të përbërjes së brendshme, mund të ndikojnë në aromën ose freskinë e një pijeje.

Morali i historisë? Herën tjetër që doni të shijoni siç duhet një pije freskuese, kërkojeni në shishe qelqi. Dhe po, ka shumë gjasa që edhe selfie-ja me të të dalë më bukur!

The post A e keni vënë re? Pse pijet në shishe qelqi na duken gjithmonë më të shijshme! appeared first on iconstyle.al.

Rituali i natës që trupi yt do ta falënderojë: 5 minuta përpara se të shtrihesh

Para se të mbyllësh sytë, merr pak kohë për veten. Një rutinë e vogël mbrëmjeje mund të bëjë mrekulli për trupin, lëkurën dhe mendjen. Ja një ritual i thjeshtë që shumë vajza e kanë kthyer në zakon dhe s’do ta lësh më as ti:

1. Largohu nga telefoni 20 minuta para gjumit
Drita blu ndikon te gjumi. Zëvendësoje me një libër të lehtë ose pak qetësi.

2. Pastrimi i fytyrës = çlirim
Hiq make-up-in, pastro fytyrën dhe përdor një serum ose krem nate që i jep lëkurës frymëmarrje.

3. Një gotë ujë i vakët ose çaj bimor
Jo vetëm për hidratim, por edhe për qetësim të stomakut dhe mendjes.

4. Një listë e vogël mirënjohjeje ose mendime të ditës
Shkruaj 3 gjëra për të cilat je mirënjohëse sot. Jep efekt të menjëhershëm emocional.

5. Aroma që të qetëson
Spërkat pak lavender ose vendos një krem duarsh me aromë qetësuese, do ndihesh menjëherë më e relaksuar.

Gjumi nis para se të mbyllësh sytë. Jepi vetes këtë luks të vogël çdo natë!

The post Rituali i natës që trupi yt do ta falënderojë: 5 minuta përpara se të shtrihesh appeared first on iconstyle.al.

Studimi i fundit tregon: Gratë kanë më shumë të drejtë gjatë debateve në çift

Po, e lexove mirë!

Një studim i ri shkencor konfirmon atë që shumica e vajzave e kanë thënë gjithmonë: në debate, ajo ka zakonisht të drejtë.

Sipas studiuesve, femrat përballen me debatet me më shumë inteligjencë emocionale, empati dhe vëmendje ndaj detajeve, prandaj dhe zakonisht përfundojnë me argumentin më të saktë.

Kjo nuk do të thotë që meshkujt janë gjithmonë gabim… por ndoshta ia vlen ta dëgjosh pak më shumë atë që po përpiqet të të thotë. Ndonjëherë të tërhiqesh s’është humbje, është zgjuarsi.

The post Studimi i fundit tregon: Gratë kanë më shumë të drejtë gjatë debateve në çift appeared first on iconstyle.al.

E kalove të 30-ën? Shanset për martesë u përgjysmuan!

Nëse nuk je martuar deri në moshën 30 vjeç, shanset që të martohesh ndonjëherë bien në vetëm 50%.

Sipas statistikave më të fundit, 30-ta është një kthesë e madhe, sidomos për martesën dhe prindërimin.

Nëse je ende duke ndjekur karrierën, duke pritur “personin e duhur” apo thjesht je i/e pasigurt për kohën e duhur, ky është momenti për të reflektuar.

Shifrat janë të qarta: zgjedhjet që bëjmë para të 30-ave ndikojnë drejtpërdrejt të ardhmen.

Nuk është fundi i botës. Por është koha kur çdo vendim fillon të ketë peshë më të madhe.

Kush mendon se koha është me bollëk… duhet ta lexojë këtë dy herë.

The post E kalove të 30-ën? Shanset për martesë u përgjysmuan! appeared first on iconstyle.al.

Kush janë dy shenjat që Gaforrja nuk i duron dot?

E ndjeshme, e lidhur me familjen dhe me botë të thellë emocionale, Gaforrja është një nga shenjat më intuitive të horoskopit. Por pikërisht këto tipare e bëjnë të papajtueshme me disa shenja të tjera që nuk flasin të njëjtën “gjuhë” ndjenjash.

Sipas astrologëve, dy shenjat që Gaforrja i përplas më shpesh janë:

Virgjëresha– Qasja e saj analitike dhe e ftohtë i duket Gaforres si mungesë ndjeshmërie. Ajo ka nevojë për ndjenja, jo analiza të ftohta logjike.

Ujori– I çlirët, rebel dhe shpesh ironik ndaj temave si familja apo ndjeshmëria, Ujori përplaset me botëkuptimin emocional të Gaforres, e cila e kërkon sigurinë dhe stabilitetin.

The post Kush janë dy shenjat që Gaforrja nuk i duron dot? appeared first on iconstyle.al.

Rritja me një prind narcisist: Shenjat që mbeten për gjithë jetën

Jo të gjitha plagët janë të dukshme, sidomos ato që vijnë nga një fëmijëri nën hijen e një prindi narcisist. Psikologët Wendy Behary dhe Dr. Craig Malkin shpjegojnë se ky realitet lë pas gjurmë të thella, që shfaqen në mënyrën si ne ndërtojmë marrëdhënie, e kuptojmë veten dhe përballemi me botën.

Disa nga shenjat më të zakonshme janë: vështirësia për të thënë “jo”, prirja për të kënaqur të tjerët në dëm të vetes, ndjenja e vazhdueshme se duhet të jesh i përsosur për të merituar dashuri, mungesa e një identiteti të qartë dhe ndjenja e përgjegjësisë për emocionet e prindërve që në fëmijëri.

Sipas specialistëve, fëmijët e rritur në mjedise të tilla mësohen të shtypin nevojat dhe ndjenjat e tyre, duke besuar se janë “të tepërt” ose “të pavlefshëm” nëse nuk përmbushin pritshmëritë e të tjerëve.

Çfarë mund të bëhet?
Hapi i parë është ndërgjegjësimi. Pranimi i të kaluarës nuk është fajësim, por çlirimi nga një histori që nuk e ke shkruar vetë. Në disa raste, distancimi emocional apo fizik nga një prind abuziv është i nevojshëm për të rikthyer ekuilibrin.

“Abuzuesit janë 100% përgjegjës për sjelljet e tyre,” thotë Malkin. “Nëse nuk pranojnë që ka një problem, nuk ka shpresë për ndryshim.”

Nuk është faji yt mënyra si je rritur. Por është përgjegjësia jote si do ta shkruash pjesën tjetër të jetës.

The post Rritja me një prind narcisist: Shenjat që mbeten për gjithë jetën appeared first on iconstyle.al.

Fle më gjatë në fundjavë? Zemra jote të falënderon!

Një studim i ri nga Sleep Health tregon se zgjatja e gjumit gjatë fundjavës ndihmon në uljen e rrezikut për sulm në zemër dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare.

Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 3,400 të rriturve në SHBA dhe zbuluan se ata që flinin të paktën 1 orë më shumë në fundjavë kishin një shëndet më të mirë të zemrës, krahasuar me ata që nuk e kompensonin mungesën e gjumit gjatë javës.

Pra, nëse ke nevojë për një arsye më shumë për të qëndruar në shtrat të dielën… ja ku e ke!

The post Fle më gjatë në fundjavë? Zemra jote të falënderon! appeared first on iconstyle.al.

“Squid Game” mbyllet me sezonin e tretë: Kritikët e vlerësojnë, por publiku mbetet i ftohtë

Netflix dhe krijuesi i serialit, Hwang Dong-hyuk, kanë vendosur që “Squid Game” të përfundojë me sezonin e tretë, një lëvizje që ndoshta vjen në kohën e duhur. Edhe pse mbetet një nga sukseset më të mëdha të platformës, sezoni i fundit nuk ka pasur të njëjtin impakt tek audienca globale.

Pas debutimit të bujshëm në vitin 2021, seriali bëri histori si prodhimi origjinal më i ndjekur në Netflix. Sezoni i dytë dhe i tretë u xhiruan njëkohësisht, me synimin për të zgjeruar universin e zymtë dhe kritik të serialit. Megjithatë, sezoni i tretë, i publikuar së fundmi, është përballur me reagime të përziera.

Në platformën Rotten Tomatoes, sezoni ka marrë 82% nga kritikët, por vetëm 50% nga audienca. Kjo përbën rënien më të madhe të vlerësimit publik në krahasim me sezonet e mëparshme.

Kritikët, ndërkohë, vlerësojnë intensitetin dhe përshkallëzimin dramatik të historisë. Sipas Therese Lacson nga Collider: “Sezoni i tretë merr çfarë ka funksionuar dhe e çon në maksimum, madje e kalon atë.”

Megjithëse suksesi fillestar i “Squid Game” ishte organik dhe tronditës, përpjekja për ta mbajtur të freskët në një treg gjithnjë e më kërkues nuk ka funksionuar plotësisht me publikun. Ndoshta, mbyllja pas sezonit të tretë është pikërisht ajo që ky serial kishte nevojë për të ruajtur integritetin e tij artistik.

The post “Squid Game” mbyllet me sezonin e tretë: Kritikët e vlerësojnë, por publiku mbetet i ftohtë appeared first on iconstyle.al.

41% e burrave bëhen baba për herë të parë pas moshës 35 vjeç

Burrat po shtyjnë gjithnjë e më shumë momentin për t’u bërë prindër dhe shifrat flasin vetë. Një raport i ri tregon se 41% e baballarëve të rinj janë tani mbi moshën 35 vjeç, përqindja më e lartë ndonjëherë e regjistruar.

Pse ky ndryshim? Ekspertët përmendin pasigurinë ekonomike, zgjerimin e karrierës dhe dëshirën për pjekuri emocionale. Shumë meshkuj sot duan të ndihen të sigurt financiarisht, të përmbushur personalisht apo të kenë gjetur partnerin e duhur, përpara se të bëhen prindër.

Megjithatë, vonesa ka edhe rreziqet e veta: fertilitet më i ulët dhe komplikacione të mundshme shëndetësore për prindin dhe fëmijën.

Por një gjë është e sigurt: atësi moderne po bëhet më e vetëdijshme dhe e menduar se kurrë më parë.

The post 41% e burrave bëhen baba për herë të parë pas moshës 35 vjeç appeared first on iconstyle.al.

Studim: Njerëzit me IQ më të lartë kanë 3 herë më shumë gjasa të bëhen alkoolistë

Një studim afatgjatë nga Finlanda ka zbuluar një lidhje befasuese: meshkujt me inteligjencë më të lartë janë më të prirur ndaj abuzimit me alkoolin sesa bashkëmoshatarët e tyre.

Studiuesit sugjerojnë disa arsye, nga kurioziteti i shtuar, përdorimi i alkoolit si mjet për lehtësimin e stresit, deri te mërzia në mjedise që nuk ofrojnë stimul mendor.

Pra, të jesh i zgjuar nuk do të thotë gjithmonë të jesh i mbrojtur nga sjelljet vetëshkatërruese.
Inteligjenca hap dyer, por nuk ndërton gjithmonë mbrojtje.

The post Studim: Njerëzit me IQ më të lartë kanë 3 herë më shumë gjasa të bëhen alkoolistë appeared first on iconstyle.al.

74% e grave e duan burrin që paguan dhe ja pse kjo s’ka të bëjë me luksin

74% e grave duan një partner që paguan për gjithçka. Pse? Jo për luksin. Por për qetësinë.

Sipas një sondazhi të vitit 2023 nga Qualtrics, 74% e grave preferojnë që burri të marrë përsipër shpenzimet, duke e parë këtë si një shenjë sigurie, respekti dhe stabiliteti afatgjatë.

Një studim i vitit 2022 nga Psychological Science tregon se gratë, biologjikisht, priren të zgjedhin partnerë me stabilitet financiar kur mendojnë për një lidhje serioze. Sepse mbështetja e vazhdueshme interpretohet si mbrojtje, përkujdesje dhe paqe mendore.

Në një kohë me kosto të larta jetese dhe lodhje të përhershme, shumë gra po heqin dorë nga miti i “gruas së fortë që i bën të gjitha vetë” dhe po zgjedhin të jetojnë ndryshe, më butë, më qetë, më në paqe.

The post 74% e grave e duan burrin që paguan dhe ja pse kjo s’ka të bëjë me luksin appeared first on iconstyle.al.

Eksperimentet tregojnë: Frika mund të kalojë nga prindërit te fëmijët

Trauma nuk ndikon vetëm tek ai që e përjeton, ajo mund të kalojë edhe te pasardhësit. Këtë e konfirmoi mjekja Artemisa Gogollari në një intervistë të dhënë këtë të martë në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, ku foli për ndikimin që përvojat e vështira të prindërve mund të kenë tek fëmijët e tyre madje edhe tek brezat që vijnë më pas.

Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatores Pranvera Borakaj, nëse traumat kalojnë në breza, Gogollari solli një eksperiment shkencor me minj, ku trauma ndaj një arome të caktuar u trashëgua në disa gjenerata.
“Vetëm kur ndjenin aromën e trëndafilit, ata largoheshin me ankth dhe frikë edhe pse nuk kishin përjetuar traumën vetë. Ky reagim u vu re edhe tek pasardhësit e tyre,” tha mjekja.

Sipas saj, edhe pse eksperimente të tilla nuk janë bërë te njerëzit, është e qartë që mënyra se si rritemi, emocionet që përjetojmë, madje edhe përjetimet e nënës gjatë shtatzënisë, formojnë atë që më vonë quajmë “zëri i brendshëm”.

“Ndaj është kaq e rëndësishme të ushqejmë tek vetja një zë të ri, më të butë, që na flet ndryshe. Aty fillon shërimi,” përfundoi Gogollari.

The post Eksperimentet tregojnë: Frika mund të kalojë nga prindërit te fëmijët appeared first on iconstyle.al.

Studim: Njerëzit që shkruajnë mesazhe të gjata janë më empatikë dhe emocionalisht inteligjentë

Nëse je nga ata persona që nuk kursen fjalë në mesazhe dhe përdor emoji për të shprehur çdo nuancë emocioni, kemi një lajm të mirë për ty. Sipas një studimi të botuar në Journal of Communication Psychology, personat që shkruajnë mesazhe të gjata rezultojnë të kenë nivele më të larta të inteligjencës emocionale dhe empatisë.

Të quajtur shpesh “tekstrovërtë”, këta individë priren të komunikojnë në mënyrë të detajuar në platforma digjitale dhe zakonisht e teprojnë me shpjegimet për të shmangur çdo keqkuptim. Kjo sjellje, sipas studiuesve, është një tregues i ndjeshmërisë së tyre emocionale dhe aftësisë për të kuptuar të tjerët.

Studimi thekson se jo vetëm gjatësia e mesazheve, por edhe përmbajtja e tyre emocionale lidhet drejtpërdrejt me pikët më të larta në testet e inteligjencës emocionale.

Pra, herën tjetër kur dikush të thotë “po shkruan romane në chat”, mund t’i thuash me bindje: “Jo, thjesht kam zemër të madhe.”

The post Studim: Njerëzit që shkruajnë mesazhe të gjata janë më empatikë dhe emocionalisht inteligjentë appeared first on iconstyle.al.

Studimi që sfidon stereotipet: Pse ata që festojnë shpesh, kanë më shumë gjasa të mbeten beqarë?

aktivë në jetën e natës kanë më shumë gjasa të mos hyjnë në një marrëdhënie afatgjatë. Arsyet? Jo për mungesë dëshire për dashuri, por për mënyrën si përjetojnë jetën dhe lidhjet.

Netët e vona, planet spontane, zhurma e vazhdueshme dhe fundjavat me ritëm të shpejtë nuk lënë shumë hapësirë për strukturë, kompromis apo stabilitet emocional, tre shtylla të lidhjeve tradicionale.

Shumë nga këta njerëz zgjedhin vetë-shprehjen, lirinë personale dhe muzikën përpara ideve klasike të “normalitetit”. Dhe kjo nuk do të thotë se janë të mbyllur ndaj dashurisë, thjesht, dashuria për ta ka një tjetër formë.

Nuk ka orare 9 me 5.
Nuk ka mëngjese të dielës me vezë dhe kafe.
Ka vetëm momente, kujtime me njerëz që ndihen njësoj dhe duan të jetojnë pa korniza.

Ironia?
Ndoshta s’kanë “personin e tyre të vetëm”, por kanë një komunitet të fortë, energji të gjallë dhe historira që shumica e çifteve nuk do t’i përjetojnë kurrë.

The post Studimi që sfidon stereotipet: Pse ata që festojnë shpesh, kanë më shumë gjasa të mbeten beqarë? appeared first on iconstyle.al.

❌