Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Inteligjenca Artificiale” mik i adoleshentëve, mbi 70 përqind e zgjedhin për biseda serioze dhe këshilla

Inteligjenca Artificiale është bërë një “mik” i pandashëm i njerëzve, sidomos adoleshentëve. Një studim i Common Sense Media zbuloi se mbi 70% e adoleshentëve ndihën po aq mirë nga ndërveprimi me inteligjencën artificiale, sa edhe kur flasin me miq të vërtetë.

Ata i drejtohen gjithnjë e më shumë për këshilla, mbështetje emocionale dhe vendimmarrje.

“Common Sense Media” zbuloi se gati një e treta e adoleshentëve thanë se bisedat me inteligjencën artificiale janë të paktën po aq të kënaqshme sa ato me njerëz të vërtetë. Dhe një e treta e përdoruesve adoleshentë, preferojnë më shumë inteligjencën artificiale se njerëzit, për biseda serioze.

Ekspertët paralajmërojnë se ky trend mund të dëmtojë aftësitë sociale dhe shëndetin mendor, pasi adoleshentët mbështeten në inteligjencën artificiale për vlerësim dhe shmangin sfidat e botës reale. Shqetësimet përfshijnë gjithashtu përmbajtje të papërshtatshme dhe mungesën e rregullimit të platformave të inteligjencës artificiale.

Platformat që gjejnë më shumë përdorim tek adoleshentët janë Replika ose edhe faqet e njohura ChatGPT apo Claude, te cilat kryesisht u përgjigjen pyetjeve.

Rreziqet e mundshme të fëmijëve që krijojnë marrëdhënie me chatbot-e morën vëmendje të madhe në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar kur një djalë 14-vjeçar nga Florida vdiq nga vetëvrasja pasi zhvilloi një lidhje emocionale me një Chatbot.

/abcnews.al/

Lirimi i hapësirave publike/ Balluku: Bizneset gjatë akseve kombëtare, 7 ditë afat për zhvendosje vullnetare

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndjekur nga afër situatën në aksin Kombinat-Ndroq-Plepa për heqjen e subjekteve tregtare.

Ajo u shpreh se aksioni për lirimin e hapësirave do të vijojë, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të lirojnë vetë hapësirat, ndërsa paralajmëroi edhe gjoba.

“Duhet të lirohen të gjitha hapësirat, të respektohen distancat nga asfalti. Edhe në aksin e Niklës situata është alarmante, ne do të jemi aty në ditët në vijim”, tha ajo.

Balluku theksoi se të gjitha subjektet që janë të vendosura jashtë çdo kriteri duke u kthyer në rrezik për përdoruesit, nuk do të ketë aspak tolerancë.

“Zero tolerancë për të gjitha subjektet që, jashtë çdo kriteri, janë vendosur pranë akseve rrugore, duke u kthyer në rrezik për përdoruesit e rrugës”, theksoi Balluku.

Lapaj humb mandatin (dhe fytyrën)/ Gjikondi: Debat i shëmtuar mes të rinjve

Juristja Brizida Gjikondi komentoi në “News Line” në ABC News përplasjen dhe debatin mes Adritik Lapajt dhe Endri Shabanit.

Gjikondi u shpreh se i njeh të dy personazhet, ndërsa e cilësoi si një shëmti konfliktin mes tyre, duke thënë se dha një shije jo të mirë lindjes së energjive të reja. Megjithatë sipas saj, në këtë histori i jep të drejtë (edhe pse jo të pastër), Adriatik Lapajt pasi sipas saj ka qenë personi që ka pasur më shumë impakt.

“Unë i njoh të dy personazhet sepse dikur kanë qenë pjesë e aktivizmit e shoqërisë civile dhe më ka lënë një shije të keqe. Sepse shëmtimi i atij debati nuk dëmtoi vetëm ata si forca politike, por dha një impakt negativ për çdo lindje të re apo energjie të re. Ata shëmtuan dhe i dhanë një hije jo të mirë personazhe që vijnë nga aktivizmi. Ata në listat e hapura vendosën vetën e tyre dhe në listat e mbyllura vendosën njerëz të afërm që të mos kishin pabesi dhe këtë formë e përdorën shumë. Nuk arritën t’i shkojnë deri në fund hapjes së listave. Në këtë histori i jap të drejtë zotit Lapaj edhe pse nuk është e drejtë e pastër, por sepse ka qenë personi që ka pasur më shumë impakt në terren”, tha ndër të tjera Gjikondi.

/abcnews.al/

Vuloset 11 maji/ Gjikondi: Asnjë surprizë. Në listat e mbyllura Berisha vendosi “kamikazët” e tij

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e ankimimit të PD për Elbasanin, Durrësi dhe Fierin duke vulosur në këtë mënyrë edhe rezultatin.

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “News Line” në ABC News u shpreh se vendimi i sotëm nuk ishte aspak surprizë. Gjithashtu hodhi kritika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha se qëllimi i tij ishte vetëm zvarritja e procesit.

“Nuk ka asnjë surprizë e gjitha ka qenë pjesë e strategjisë së Berishës, për të zvarritur situatën. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që Berisha të ketë njohur zgjedhjet. Por pritet që në shtator kjo “opozitë ligjore”, të rishikojë komplet qasjen e saj. Në listat e mbyllura ka zgjedhur të gjithë yzmeqarët e tij, ka synuar të ketë një grup të gatshëm që do jenë kamikazët e tij. Berisha ka qenë i vetëdijshëm se nuk ka pasur vjedhje në zgjedhje, dhe të gjithë komisionerët e tij nuk kanë pasur asnjë kontestim”, tha ajo.

/abcnews.al/

Debate në Këshillin Bashkiak/ Diskutohet rendi i ditës, opozita kërkon shkarkimin e Veliajt

TIRANË- Ka nisur mbledhja e Këshilli Bashkiak. Mbledhja drejtohet nga Anuela Ristani.

Që në nisje të mbledhjes nuk kanë munguar edhe debatet. Ndërkohë opozita kërkon të fusë në rendin e ditës, kërkesë për shkarkimin e Veliajt.

Gjatë fjalës së saj, Anuela Ristani Kryetare e Komanduar e Bashkisë së Tiranës u ndal te një sërë çështjes, fillimisht duke folur për zjarret e cila bëri thirrje për një vëmendje të vazhdueshme. Ajo tha se deri më tani situata me zjarret është në kontroll dhe se të gjitha shërbimet janë në terren.

Po ashtu theksoi se edhe aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara me pa të drejtë tha se ka qindra denoncime, ndërsa kërkoi edhe mirëkuptimin e qytetarëve lidhur me këtë çështje, duke nënvizuar se ky aksion do të vijojë.

 

 

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

VLORË- Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia pasi u ka kap duke lëvizur me kallashnikov dhe municion luftarak.

44-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Blerimas”, Delvinë, ndërkohë që qarkullonte me një automjet tip “Toyota”.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Zaptimet e paligjshme në Qeparo, Rama: Pas lirimit të hapësirave, çadra falas për të gjithë pushuesit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Rama ka ndarë pamje nga Qeparo, ndërsa nënvizon se Bashkia Himarë tashmë ka vendosur çadra që do të jenë falas për të gjithë pushuesit.

“Qeparoi, pas lirimit nga zaptimet e paligjshme, ku Bashkia Himarë ka vendosur tani çadrat që do të jenë falas për të gjithë pushuesit”, shkruan Rama.

/abcnews.al/

EMRI/ U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë

Një i paraburgosur ka humbur jetën në ambientet  e Urgjencës së QSUT-së. Besnik Koçiu ishte vendosur ë Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja” që prej datës 16 korrik 2025, ardhur nga Drejtoria e Policisë Tiranë.

Sipas informacioneve rreth orës 07:00 të datës 24 korrik, personeli infermieror është njoftuar se shtetasi Koçiu ishte pa ndjenja në dhomën e tij.

Ai është transportuar menjëherë me urgjencë në QSUT dhe është trajtuar nga ekipi mjekësor i urgjencës.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk ka arritur të mbijetojë.

Shtetasi Koçiu në momentin e pranimit në institucion ka deklaruar se vuante nga Diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një AVC ishemik të kaluar rreth gjashtë muaj më parë, për të cilat kishte terapi të vazhdueshme referencë për të cilën i është hapur dhe kartelë mjekësore për kryerjen e ekzaminimeve të vazhdueshme.

Shtetasi Koçiu ishte në hetim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.

/abcnews.al/

Nëntë të vrarë pas përleshjeve/ Tajlandë mbyll kufirin me Kamboxhian

Tajlanda ka mbyllur të gjitha pikat kufitare me Kamboxhian pas përplasjeve të fundit mes vendeve.

Të paktën në civilë janë vrarë në Tajlandë pas një shkëmbimi zjarri. Kamboxhia është akuzuar se ka hedhur raketa në një fshat tajlandez dhe se ka kryer sulme ndaj një spitali. Nga ana tjetër, sipas raportimeve, Tajlanda ka kryer sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake në Kamboxhia.

Pas mbylljes së kufirit me Kamboxhian, u ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen.

/abcnews.al/

Udhëtime nëpër botë, takime me shtrigat e gjuetia e fantazmave/ Ani, rebelja që sfidon veten

Me një shpirt prej aventuriereje dhe pasionin për të bukurën dhe zbuluar shtigje të reja, blogerja Ani Ahmetbeja, ka rrëfyer pasionin për udhëtimet.

E ftuar në studion e “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, Ani tregoi se ka bërë rituale me shtriga në një ishull në mes “të askundit”. Aventura që për shumë kënd mund të ishin “të frikshme”, por për Anin janë një mënyrë edhe për të eksploruar botën si edhe për të shijuar udhëtimet.

“Ishulli ishte shumë mistik por njëkohësisht dhe shumë interesant. Kishte shërues që të bënin masazhe të çakrave, siç i quanin ata. Edhe masazhe shëruese, me bimë medicinale”, tregoi ajo.

Gjithashtu ani rrëfeu se këto 5 vite të fundit i konsideron si “vitet më të çmendura”, por që thekson me bindje se nëse do t’i jepej mundësia do t’i ribënte sërish ato udhëtime.

/abcnews.al/

Berisha mbron Veliajn/ Doktori: Trajtohet në mënyrë çnjerëzore

Në një ditë të vështirë, Erion Veliaj fitoi një aleat TE pamundur. Sali Berisha prej disa vitesh kërkon burgosjen e Erion Veliajt. Por ditën që ai merret zyrtarisht i pandehur, ai e mbrojti publikisht atë.

“Partia Demokratike ka bërë me dhjetëra e dhjetëra protesta për arrestimin e këtij delinkuenti, i cili është akuzuar as për 20 përqind të krimeve që ka kryer. Por, cilido qoftë i burgosuri, trajtimi i tij në përputhje me rregullat dhe kodin e trajtimit të të burgosurve, është standardi i domosdoshëm për çdo vend anëtar të Këshillit të Europës.”

Vetëm pak pasi iu komunikuan akuzat, doktori i doli krah duke e krahasuar edhe me Ilir Metën. Duke I bere një kërkesë edhe ish avokates se tij Erinda Ballanca.

“dhe unë i kërkoj Avokatit të Popullit të nisë një hetim të plotë edhe për qëndrimet ndaj këtij delinkuenti ordiner, por që në një vend anëtar të Këshillit të Europës gëzon ato të drejta që ligjet e vendit u njohin personave të burgosur.”

Berisha po përgatit të vetët për betejë të enjten në këshillin bashkiak. Por tani fokusi nuk është te Erion Veliaj.

Por si gjithmonë doktori i rri larg të vërtetës. Ndërsa mbron me fjalë Veliajn. Të enjten në Këshill Bashkiak, Këshilltarët e opozitës do të kërkojnë shkarkimin e Erion Veliajt (document) dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Si gjithmonë, mbrojtjet e doktorit, janë si dardha që e ka bishtin mbrapa. Te shohim nëse të enjten, vallja e këshilltarëve, do jetë një tango dyshe bashke me palën tjetër.

/abcnews.al/

Hapja e grupkapitujve të fundit/ Rama: Shqipëria nuk ndalet, progres i vazhdueshëm në rrugën e anëtarësimit

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian i kanë dhënë dritën jeshile vijimit të negociatave me vendin tonë për grupkapitullin e pesë që përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin. Ky është edhe grupkapitulli i fundit i negociatave të anëtarësimit për vendit tonë. Një reagim lidhur me këtë çështje është bërë edhe nga kryeministri Edi Rama i cili nënvizon se “Shqipëria nuk ndalet” sa i përket progresit të vazhdueshëm dinamik në rrugën e negociatave të anëtarësimit.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

Shqipëria nuk ndalet – Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Morinë/ I dënuar për armëmbajtje pa leje, pranga shtetasit turk  

Kukës- Shtetasi turk 22-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Morinë.

Nga hetimet ka rezultuar se 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Gaziosmanpasa Turqi, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”.

Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

/abcnews.al/

Kuvendi i Sinjës/ Presidenti Begaj në Berat: Ngjarja historike që na thërret të jemi të bashkuar për të ardhmen

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishte sot në qytetin e Beratit për të përkujtuar 113-vjetorin e Kuvendit të Sinjës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, që parapriu shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kreu i Shtetit u prit nga kryetari në detyrë i Bashkisë Berat, Ervin Ceca me të cilin diskutoi mbi projektet dhe iniciativat lokale.

Në shoqërinë e autoriteteve vendore, deputetëve, përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe të shoqërisë civile, Presidenti vendosi një kurorë në monumentin kushtuar Kuvendit dhe vizitoi muzeun përkujtimor.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj theksoi se Kuvendi i Sinjës ishte një akt guximi dhe bashkimi, ku shqiptarët vendosën të lënë mënjanë ndasitë fetare, krahinore apo personale për të vënë përpara një interes madhor: shpëtimin e Shqipërisë.

“Kuvendi i Sinjës ishte parathënia e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ishte një shprehje e fuqishme e unitetit dhe harmonisë kombëtare. Këtu u vendos që përballë kërcënimit nuk do të kishte më ndasi, as fetare, as krahinore, as personale, por vetëm një interes madhor, interesi i shpëtimit dhe mbijetesës së Shqipërisë,” – u shpreh Presidenti Begaj.

Duke e cilësuar historinë si “jo thjesht kujtim, por pasqyrë”, Kreu i Shtetit u ndal në domosdoshmërinë e unitetit kombëtar në sfidat e sotme, si: siguria, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e identitetit.

“Në një botë që ndryshon me ritme të vrullshme, ku sfidat janë të shumta, nga siguria, te zhvillimi ekonomik e teknologjik dhe ruajtja e identitetit kombëtar, na duhet më shumë se kurrë fryma e Kuvendit të Sinjës: fryma e bashkimit, e besimit te njëri-tjetri dhe përgjegjësia e përbashkët,” – theksoi Presidenti i Republikës.

Në një mesazh drejtuar të rinjve, Presidenti Begaj nënvizoi se historia shqiptare nuk është histori viktimash, por e qëndresës dhe e ringritjes, duke u bërë thirrje brezave të punojnë për një Shqipëri më të drejtë, më të bashkuar e më të denjë: “Të mos harrojmë se ashtu si në Sinjë, çdo brez ka kuvendin e vet dhe çdo brez duhet të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur. Nëse gjeneratat e kaluara dhanë gjithçka për lirinë, ne duhet të japim gjithçka për dinjitetin, për mirëqenien, për zhvillimin e këtij vendi që e duam kaq shumë”, – përfundoi fjalën e tij Kreu i Shtetit.

Ceremonia përkujtuese e Kuvendit të Sinjës u mbyll me thirrjen e Presidentit për më shumë ndershmëri, bashkim dhe frymëzim nga vlerat e Rilindjes Kombëtare.
Presidenti vizitoi edhe muzeun e Sinjës, ndërsa ftoi autoritetet vendore të shtojnë vëmendjen e edukimit të rinisë me historinë nëpërmjet vizitave në muzeume.

I nxehti, 6 viktima në Itali/ Mjekët: Shkaku i vdekjeve temperaturat e larta

ITALI- Gjashtë persona kanë humbur jetën në Itali që nga e premtja e kaluar si pasojë e valës së të nxehtit që ka goditur jugun e vendit.

Në katër ditët e fundit, një turist 19-vjeçar austriak, dy burra, të moshës 71 dhe 66 vjeç, dhe një grua 60-vjeçare italiane, të cilët po kalonin pushimet në jug të Italisë, vdiqën nga arresti kardiak.

Mjekët besojnë se shkaku kryesor i vdekjes – në të gjitha rastet – janë temperaturat e larta, të cilat tejkaluan 43 gradë Celsius.

Të martën një burrë 60-vjeçar dhe një burrë 81-vjeçar vdiqën nga arresti kardiak ndërsa ndodheshin në plazh.

Sipas parashikimeve, vala e të nxehtit pritet të fillojë të ulet nga mbrëmja e së enjtes, por në disa zona të Italisë jugore, temperaturat mund të mbeten më të larta se mesatarja për sezonin.

Italia është goditur nga disa valë të nxehti në fillim të kësaj vere dhe shërbimet meteorologjike të vendit thonë se ngjarjet e fundit klimatike janë shenjë e qartë se javët në vijim do të jenë me temperatura ekstreme, teksa një pjesë e vendit nga ana tjetër mund të përballet me stuhi të forta.

Shiste online mallra të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari në Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Marketing”. Një 26-vjeçar është arrestuar gjatë një operacioni në zhvilluar në Gjirokastër, pasi është zbuluar se shiste online mallra kontrabandë.

I riu është kapur në flagrancë duke transportuar në banesën e tij, mallrat. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babai i të riut, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Më tej, nga kontrolli në banesën e 2 shtetasve, u gjetën mallra të tjera, për të cilat ata gjithashtu nuk kishin fatura.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

/abcenews.al/

❌