❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VarfĂ«ria nĂ« Bashkimin Evropian – cilat vende po pĂ«rballen me krizĂ«n mĂ« tĂ« madhe?

Gjatë tre viteve të fundit, të paktën 11 vende të Bashkimit Evropian kanë shënuar një rritje të niveleve të varfërisë.

Gratë dhe të rinjtë janë më të rrezikuar të përballen me varfëri ose përjashtim social, raporton euronews.

Më shumë se një në pesë persona në Bashkimin Evropian ishte në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vitin 2024, sipas shifrave më të fundit të Eurostat.

Pavarësisht një uljeje të vogël prej 0.4 për qind krahasuar me vitin 2023, ekspertët thonë se ky përmirësim nuk mund të konsiderohet i qëndrueshëm, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund tĂ« festojmĂ« njĂ« ulje tĂ« vogĂ«l prej 0.4 pĂ«r qind tĂ« numrit tĂ« njerĂ«zve nĂ« rrezik varfĂ«rie ose pĂ«rjashtimi social, kur ajo qĂ« shohim janĂ« mĂ« shumĂ« njerĂ«z qĂ« jetojnĂ« nĂ« rrugĂ«, radhĂ« mĂ« tĂ« gjata pĂ«r ushqim dhe njĂ« nevojĂ« nĂ« rritje pĂ«r ndihma sociale”, njoftoi Rrjeti Evropian KundĂ«r VarfĂ«risĂ« (EAPN) nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Bullgaria (30.3 për qind), Rumania (27.9 për qind) dhe Greqia (26.9 për qind) raportuan përqindjet më të larta të njerëzve në rrezik varfërie ose përjashtimi social.

Franca gjithashtu ka regjistruar shifra shqetësuese, me shkallën e varfërisë që ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 1996.

Ajo u rrit nga 14.4 për qind në vitin 2022 në 15.4 për qind në vitin 2023, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Studimeve Ekonomike të Francës (INSEE).

Kjo rritje prek më shumë familjet me një prind dhe fëmijët, ndërsa pensionistët u prekën më pak.

Në nivel të BE-së, më shumë se një në pesë persona që jetojnë në familje me fëmijë në varësi të tyre ishin në një rrezik pak më të lartë nga varfëria ose përjashtimi social se ata me fëmijë të pavarur.

30.8 për qind e bullgarëve që jetojnë në familje me fëmijë në varësi të tyre janë në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social.

Pas tyre janë 30.4 për qind e rumunëve dhe 30.2 për qind e spanjollëve.

Në kontrast, normat më të ulëta janë regjistruar në Holandë me 13 për qind, në Qipro me 12.7 për qind dhe në Slloveni me 9.8 për qind.

Ndërkohë, 32.3 për qind e letonezëve që jetojnë në familje me fëmijë të pavarur ishin gjithashtu në rrezik. Pas tyre janë 29.9 për qind e estonezëve dhe 29.8 për qind e bullgarëve.

Në Itali, kushtet e jetesës ndryshojnë në varësi të kombësisë. Në vitin 2023, 30.4 për qind e familjeve me të paktën një shtetas të huaj ishin në rrezik varfërie, ndërsa kjo përqindje ishte shumë më e ulët, vetëm 6.3 për qind, për familjet tërësisht të përbëra nga italianë.

Gratë, të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç, personat me nivel të ulët arsimor dhe të papunët ishin gjithashtu, mesatarisht, më të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social në vitin 2024, krahasuar me grupet e tjera të popullsisë në BE.

Për shembull, në Qipro, 18.5 për qind e grave ishin në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social, kundrejt 15.6 për qind të burrave.

“KĂ«to shifra pasqyrojnĂ« mĂ«nyrĂ«n se si pabarazitĂ« sistemike ndikojnĂ« te njerĂ«zit nĂ« etapa kyçe tĂ« jetĂ«s: gratĂ« shpesh mbajnĂ« barrĂ«n e kujdesit tĂ« papaguar, ndĂ«rsa tĂ« rinjtĂ« pĂ«rballen me vĂ«shtirĂ«si pĂ«r tĂ« gjetur punĂ« dhe strehim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e EAPN. /Telegrafi/

The post VarfĂ«ria nĂ« Bashkimin Evropian – cilat vende po pĂ«rballen me krizĂ«n mĂ« tĂ« madhe? appeared first on Telegrafi.

Rënie drastike e Shqipërisë në FIFA, Sylvinho rikthen kuqezinjtë në pikën zero

KombĂ«tarja shqiptare, nĂ«n drejtimin e teknikut Sylvinho, u kualifikua nĂ« kampionatin europian “Euro2024”, por qĂ« nga ai moment kuqezinjtĂ« kanĂ« humbur shumĂ« nga shkĂ«lqimi qĂ« i dhuroi braziliani. Nga njĂ« bekim pĂ«r vendin tonĂ«, pas mĂ« shumĂ« se dy vitesh, ShqipĂ«ria rikthehet nĂ« pikĂ«n zero, rikthehet nĂ« tĂ« kaluarĂ«n ku e kishim shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« [
]

The post Rënie drastike e Shqipërisë në FIFA, Sylvinho rikthen kuqezinjtë në pikën zero appeared first on BoldNews.al.

“Futbolli nuk luhet nĂ« letĂ«r”, Sylvinho vetĂ«m justifikohet, por vendi i dytĂ« u venit

“NĂ« 15-20 minutat e parĂ« gabuam pak, nuk ishte sjellja e duhur. Kjo Ă«shtĂ« ndeshje ku duhet bĂ«rĂ« mirĂ« qĂ« nĂ« fillim se ata janĂ« kundĂ«rshtar fizik dhe nĂ« çdo goditje standarte tĂ« vĂ« nĂ« vĂ«shtirĂ«si”. Sylvinho mban diskutimin e pĂ«rhershĂ«m tĂ« skuadrave fizike me tĂ« cilat ndeshet KombĂ«tarja, duke u munduar tĂ« gjejĂ« pikĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r njĂ« barazim nĂ« Letoni, qĂ« ka komplikuar kaq objektivin kualifikim. “NĂ« pjesĂ«n e dytĂ« mĂ« mirĂ«, merituam mĂ« shumĂ«. Por futbolli nuk Ă«shtĂ« kush e meriton apo jo, duhet tĂ« pĂ«rmirĂ«sohemi mĂ« mirĂ« nĂ« 90 minuta. Jo e mirĂ« pjesa e parĂ«, mĂ« mirĂ« nĂ« tĂ« dytĂ«n por futbolli nuk tĂ« fal”.

Sylvinho e di mirĂ« cfarĂ« pritej nga skuadra nĂ« Riga, por mundohet tĂ« ngatĂ«rrojĂ« me emrat e mĂ«dhenj tĂ« futbollit BotĂ«ror njĂ« situatĂ« krejtĂ«sisht tĂ« qartĂ«: “Objektivi ishte tĂ« fitonim, nĂ«se sheh 90 minutat mendoj se kishim mundĂ«si, merituam diçka mĂ« shumĂ« edhe ndaj SerbisĂ«, por nĂ« fund kur mbaron gjyqtari. ËshtĂ« njĂ« pikĂ«, nĂ« letĂ«r padyshim duhej fituar, por futbolli pastaj nuk Ă«shtĂ« nĂ« letĂ«r. NĂ« letĂ«r, unĂ« jam brazilian, nĂ« letĂ«r po nuk bĂ«re shumĂ« nĂ« fushĂ«, edhe Brazili, Gjermania e Italia nuk fitojnĂ«â€.

Lexo mĂ« tej: “Bozhiqi mĂ« tha ç’duhet tĂ« bĂ«ja”: nga penalltia te goli, flasin Strakosha e tĂ« tjerĂ«t

Tekniku brazilian nĂ« fund e pranon se nga 1-1 me letonezĂ«t kemi dalĂ« tĂ« zhgĂ«njyer: “ËshtĂ« njĂ« hap mbrapa. Nuk mund tĂ« gabosh njĂ« minutĂ«, po nuk ia dole, kĂ«shtu Ă«shtĂ« jeta. Nuk mund tĂ« shpĂ«rdorosh, unĂ« kĂ«rkoj shumĂ« nga vetja, stafi e lojtarĂ«t. E them tĂ« vĂ«rtetĂ«n, kĂ«tĂ« i thashĂ« nĂ« pushim, nuk mund tĂ« shpĂ«rdrosh, jeta nuk tĂ« fal, gabuam. Ndoshta mund tĂ« pĂ«rfundonte 2-1 pjesa e parĂ« pĂ«r ta, mund tĂ« ndodhte, qasja ishte e gabuar, sigurisht”, pĂ«rfundoi Sylvinho komentin e tij pas ndeshjes.

The post “Futbolli nuk luhet nĂ« letĂ«r”, Sylvinho vetĂ«m justifikohet, por vendi i dytĂ« u venit appeared first on Lapsi.al.

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

Barazim vetëvrasës i Shqipërisë në Riga përballë Letonisë. Kuqezinjtë nuk kanë arritur fitoren që pritej nga të gjithë tifozët duke u ndalur 1-1. Armando Duka ndoshta per shkak të bashkpunimit që ka me serbët duket se po e fal në tavolin kualifikimin. Për këtë shkak përjashtoi TKZ por edhe më sensacionale ka futur në fushë [
]

The post Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga appeared first on BoldNews.al.

“Bozhiqi mĂ« tha ç’duhet tĂ« bĂ«ja”: nga penalltia te goli, flasin Strakosha e tĂ« tjerĂ«t

“Na mungoi goli i dytĂ«, duhet tĂ« ishim mĂ« tĂ« pĂ«rqĂ«ndruar. Kemi treguar qĂ« nĂ« shumĂ« ndeshje kemi ndenjur shumĂ« mbrapa, e kemi tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« shĂ«nojmĂ« gol. NĂ« pjesĂ«n e parĂ« Sylvinho normalisht nuk ishte i lumtur”. Thomas Strakosha ka njĂ« lloj kritike pĂ«r vendosjen taktike tĂ« trajnerit Brazilian, edhe pse mundohet tĂ« justifikojĂ« pĂ«rfaqĂ«simin e ShqipĂ«risĂ«. Por ajo kundĂ«r LetonisĂ« ishte njĂ« ndeshje nĂ«n ton dhe pak gjĂ«ra ka pĂ«r ta shpĂ«tuar.

Strakosha, megjithatĂ«, punĂ«n e tij e bĂ«ri, me pritjen e njĂ« penalltie qĂ« mund tĂ« kishte pasur pasoja tĂ« rĂ«ndĂ«, nĂ«se do tĂ« ishte shĂ«nuar. Portieri zbulon edhe bisedĂ«n me trajnerin e portierĂ«ve Ilir Bozhiqi, me tĂ« cilin u filmua tĂ« komunikonte pak para se tĂ« priste 11 metĂ«rshin: “Kemi humbur dy pikĂ« nuk jam shumĂ« i lumtur. Çunat kanĂ« luftuar dhe gjynah. AsnjĂ« nuk e shpjegon dot ecurinĂ« e lojĂ«s sonĂ« sonte. Bozhiqi? MĂ« tha mendimin qĂ« kishte dhe pastaj ndodhi pritja e penalltisĂ«, mĂ« tha tĂ« qĂ«ndroja nĂ« vend tĂ« mos hidhesha”.

Nuk duket se dekurajohet Strakosha, qĂ« nuk e sheh tĂ« pĂ«rfunduar Ă«ndĂ«rrĂ«n BotĂ«ror: “AsgjĂ« nuk ka mbaruar, duhet tĂ« merrnim edhe dy pikĂ« kĂ«tu. Duhet tĂ« shikojmĂ« veten tonĂ«, tĂ« marrim pikĂ«t brenda nĂ« shtĂ«pi me LetoninĂ«â€.

MITAJ: “NUK KAM ÇFARË TË THEM”

“Nuk kam çfarĂ« tĂ« them shumĂ« gjĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« ndeshje, ishte njĂ« ndeshje e fortĂ« me kundĂ«rshtar tĂ« fortĂ« qĂ« u mbrojt gati gjithĂ« lojĂ«n. NĂ« pjesĂ«n e dytĂ« bĂ«mĂ« shumĂ« raste, por nuk bĂ«mĂ« golin”. Mario Mitaj nuk e fsheh zhgĂ«njimin pas 1-1 me LetoninĂ«.

MbrojtĂ«si madje mundohet tĂ« tregojĂ« edhe çfarĂ« ndodh psikologjikisht me lojtarĂ«t, kur nuk zhbllokohet ndeshja: “TĂ« them tĂ« drejtĂ« kur shohim qĂ« nuk bĂ«jmĂ« golin aq kollaj, duhet tĂ« fokusohemi tĂ« mos pĂ«sojmĂ«. ShpresojmĂ« qĂ« nĂ« ndeshje tĂ« tjera qĂ« tĂ« vijnĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« golat e fitojmĂ«â€.

Lexo më tej: Shqipëria ngec në Riga: Cernomordijs shënon për të dy ekipet, Strakosha pret penallti

Mitaj pastaj “dribloi” pa shpjeguar, pyetjes se pĂ«rse nĂ« rastin e golit tĂ« pĂ«suar Cernomordijs, njĂ« gjigant, u markua nga lojtari mĂ« i shkurtĂ«r I kuqezinjve, Balliu: “Ne e dinim qĂ« goditjet standarte i çojnĂ« nĂ« shtyllĂ«n e dytĂ«, ishte thjesht çështje shpĂ«rqendrimi, asgjĂ« tjetĂ«r. Ne luajmĂ« nĂ« zonĂ«, nuk luajmĂ« njĂ« kundĂ«r njĂ«â€, e mbylli Mitaj.

ASLLANI: “NË SHTATOR DUHET SHQIPËRI TJETËR”

“Sigurisht qĂ« nuk ka qenĂ« pjesĂ« e parĂ« pozitive. Nuk e di çfarĂ« ka ndodhur, kishim fat se gabuan penalltinĂ« dhe gjetĂ«m golin. Nuk mund tĂ« bĂ«het pjesa e parĂ« kĂ«shtu sepse e dimĂ« çfarĂ« Ă«ndrre kemi dhe kĂ«shtu bĂ«het çdo gjĂ« e vĂ«shtirĂ«â€. Kristjan Asllani, dukshĂ«m i lodhur pas 180’ nĂ« harkun e 3 ditĂ«ve, nuk mundohet tĂ« justifikohet pas barazimit nĂ« Riga. Mesfushori e kupton qĂ« ka pasoja kjo ndalesĂ«, por shpreson qĂ« nĂ« shtator gjĂ«rt tĂ« ndryshojnĂ«: “TĂ« gjitha ndeshjet e vĂ«shtira. Serbia ka dy ndeshje mĂ« pak, jemi nĂ« vend tĂ« dytĂ«. Çunat do pushojnĂ«, unĂ« do shkoj nĂ« BotĂ«ror pĂ«r klube. MĂ« pas nĂ« shtator duhet ShqipĂ«ri tjetĂ«r”.

The post “Bozhiqi mĂ« tha ç’duhet tĂ« bĂ«ja”: nga penalltia te goli, flasin Strakosha e tĂ« tjerĂ«t appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria ngec në Riga: Cernomordijs shënon për të dy ekipet, Strakosha pret penallti

Shqipëria dështon të fitojë në Letoni dhe vendi i dytë që mban ende tani lëkundet keq nën presionin e Serbisë, që mposhti Andorrën dhe u ngjit në 4 pikë me vetëm dy ndeshje të luajtura. Cernomordijs ishte protagonist absolut i ndeshjes me dy gola të shënuar, një për secilën skuadër. Skuadra e Sylvinho nuk impresionoi dhe me barazimin e 6 në gjashtë ndeshje në histori kundër Letonisë, rrezikon seriozisht objektivin e kualifikimit për në finalet e Botërorit 2026.

Në ndeshjen që duhet të fitonim, nuk ditëm të fitonim. Shqipëria në Riga dëshmoi edhe njëherë problemet e krijimit dhe finalizimit, duke ngecur në një barazim 1-1, kundër një Letonie modeste, që cinizmin ia lejuam vetë, me gabimet naive që në ndëshkuam atëherë kur ndeshja u duk e fituar. Në fakt, gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq, sepse me rezultatin ende 0-0 Strakosha shpëtoi rezultatin, duke pritur penalltinë e goditur nga Ikaunieks.

Lexo më tej: Manaj humb penallti, Shqipëria ndalet 0-0 me Serbinë: Stojkovic i falet Petrovic

Sylvinho kishte ndryshuar tre nga katër mbrojtësit, dy të detyruar, ndërsa përpara bëri të njëjtat zgjedhje, duke shpërblyer moralisht madje me shiritin e kapitenit Manajn, për penalltinë e humbur me Serbinë. Ndeshjen megjithatë e zhbllokoi për teknikun brazilian jo kapiteni i tij, por ai i letonezëve. Cernomordijs devijoi në rrjetë topin e grushtuar nga portieri dhe Shqipëria e pa veten në avantazh, me një besim brenda vetes se puna kishte përfunduar.

Por prapa nuk është më Gjimshiti e as Ajeti dhe Kumbulla e Ismajli që kishin kohë pa luajtur së bashku e patën të vështirë të krijonin feeling. Mbrojtësi i Espanyol shkaktoi penalltinë në mënyrën më naive të mundshme, ndërsa Ismajli i shkoi fare pranë përsëritjes me faullin e shkaktuar mbi vijë.

Sidoqoftë, barazimin e mori përsipër Cernomordijs, që shleu gabimin e autogolit, duke ndëshkuar me kokë Strakoshën dhe duke nxjerrë në evidencë një tjetër problematikë atë që Balliu po markonte gjigantin letonez. Në pjesën e dytë askush nuk mrekulloi. Letonia mbajti fort pikën, Sylvinho me lojën e tij dhe zëvendësimet nuk mundi të bënte shumë. Gjithnjë të nxituar e të gabuar në pasimin e fundit, Broja i shuar në krahë, Muçi nuk bëri asgjë më shumë se Hoxha, ndërsa Daku e Uzuni u futën shumë vonë, me shpresën se Manaj do nxirrte dicka nga sedra për të justifikuar penalltinë e humbur 3 ditë më parë. Mbyllet 1-1, edhe njëherë paqe me letonezët, por këtë herë me dhimbjen se kemi dorëzuar diku tjetër shanset e kualifikimit në Botëror.

The post Shqipëria ngec në Riga: Cernomordijs shënon për të dy ekipet, Strakosha pret penallti appeared first on Lapsi.al.

Barazimi me Letoninë, lojtarët të zhgënjyer pas ndeshjes

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ LojtarĂ«t e KombĂ«tares u shfaqĂ«n tĂ« zhgĂ«njyer pas barazimit 1-1 me LetoninĂ«.

Mbrojtësi Mario Mitaj u shpreh se përballë ishte një kundërshtar shumë i fortë, ndërsa theksoi se pësimi i golit ishte për shkak shpërqendrimi.

“Nuk kam shumĂ« pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ«. Ishte njĂ« kundĂ«rshtar shumĂ« i fortĂ«. NĂ« pjesĂ«n e dytĂ« bĂ«mĂ« shumĂ« mirĂ«. Krijuam shumĂ« raste, por nuk po erdhi goli.

Kur shohim qĂ« nuk bĂ«jmĂ« golin kollaj, duhet tĂ« fokusohemi qĂ« tĂ« mos pĂ«sojmĂ«. NĂ« ndeshjet e tjera, shpresojmĂ« tĂ« shĂ«nojmĂ« mĂ« shumĂ« dhe tĂ« fitojmĂ« ndeshjet. Trajnerin e falĂ«nderoj pĂ«r besimin”, tha Mitaj.

PĂ«r pĂ«simin e golit, ai tha se, “ne e dinim qĂ« goditjet standarde i dĂ«rgojnĂ« te shtylla e dytĂ«, ishte çështje shpĂ«rqendrimi. Ne luajmĂ« nĂ« zonĂ«, nuk luajmĂ« njĂ« kundĂ«r njĂ«â€.

Portieri Thomas Strakosha, u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë pasi priti një penallti. Kjo ishte penalltia e parë që ai pret në një ndeshje të kombëtares shqiptare.

Sipas portierit kuqezi, Shqipëria u zgjua shumë vonë për të kërkuar fitoren në këtë ndeshje.

“U zgjuam vonĂ« nĂ« pjesĂ«n e dytĂ«. Duhet tĂ« jesh i pĂ«rqendruar. Nuk e pĂ«rgatitĂ«m mirĂ« nga ana mendore ne si lojtarĂ«â€, tha Strakosha.

Ndërsa mesfushori Kristjan Asllani u shpreh se pjesa parë ishte dobët dhe theksoi se nuk duhet bërë më një pjesë e parë e tillë.

Sipas tij, në shtator, ekipi duhet të ketë qasje tjetër dhe do të kërkohet vetëm fitorja.

“Nuk e di, por nuk ka qenĂ« njĂ« pjesĂ« e parĂ« pozitive. Nuk e di çfarĂ« ka ndodhur. Kishim edhe fat, sepse ata gabuan edhe penalltinĂ«. Nuk mund tĂ« bĂ«het njĂ« pjesĂ« e parĂ« e tillĂ«, sepse e dimĂ« Ă«ndrrĂ«n qĂ« kemi. Kur ka njĂ« pjesĂ« tĂ« parĂ« tĂ« tillĂ«, bĂ«het e vĂ«shtirĂ« pastaj.

Ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e dytë u mbrojtën mirë. Kur të kthehemi në Kombëtare në shtator, duhet një Kombëtare tjetër.

Në pjesën e dytë, trajneri na kërkoi mua dhe Shehut të ndihmonim më shumë mbrojtjen. Provova me krosime për të gjetur ndonjë nga shokët, por nuk ndodhi.

Kur tĂ« kthehemi do tĂ« punojmĂ« akoma mĂ« fort. Kur tĂ« kthehemi duhet tĂ« luajmĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« fituar ndeshjet”, tha ai.

PĂ«r tĂ« ardhmen tek Interi, Asllani tha se, “nuk e di. Do shkoj nĂ« BotĂ«rorin e Klubeve dhe pĂ«r merkaton do flasim sĂ«rish”.

Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, nuk e fshehu zhgënjimin, duke treguar mangësitë e ekipit në këtë ndeshje.

“Sot na ka munguar gjithçka. NĂ« pjesĂ«n e parĂ« nuk e luajtĂ«m shpejt topin, nuk futĂ«m shumĂ« topa nĂ« zonĂ«, nuk bĂ«mĂ« goditje nĂ« portĂ«. Strakosha bĂ«ri pritje tĂ« bukur te penalltia, goli i LetonisĂ«, na i prishi moralin. KĂ«to ndeshje janĂ« tĂ« vĂ«shtira. NĂ« qoftĂ« se nuk shĂ«non, ka pĂ«r tĂ« qenĂ« ndeshje e vĂ«shtirĂ«. Ata donin tĂ« luanin vetĂ«m me topa tĂ« gjata, tĂ« vononin lojĂ«n.

Trajneri merr vendimet e ekipit. Çdo lojtar ka kapacitet pĂ«r tĂ« luajtur 90 minuta. Ndoshta ishin njëçik tĂ« lodhur. Ajo ishte njĂ« ndeshje e vĂ«shtirĂ«, na ka konsumuar fizikisht. Edhe kjo ishte e vĂ«shtirĂ«. Jemi mĂ«rzitur shumĂ«, nuk kemi luajtur mirĂ« sot. Shanse pĂ«r vendin e dytĂ« ka. Ky grup nuk Ă«shtĂ« i lehtĂ«. Kemi shanse pĂ«r t’u kualifikuar nĂ«pĂ«rmjet vendit tĂ« dytĂ«.

Ekipet e vogla mbyllen, rrijnë shumë në mbrojtje, është e vështirë të krijosh shanse, siç bëjmë ne kundër Anglisë dhe Serbisë. Duhet më shumë të qarkullojmë topin dhe duhet të fusim më shumë topa në zonë dhe të krijojmë shanse.

Kemi bĂ«rĂ« disa skema nĂ« stĂ«rvitje pĂ«r tĂ« krijuar shanse. Kur futesh nĂ« lojĂ« Ă«shtĂ« mĂ« ndryshĂ«. Duhet tĂ« krijonim mĂ« shumĂ« shanse”, u shpreh Broja.

/gj.m/

The post Barazimi me Letoninë, lojtarët të zhgënjyer pas ndeshjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Letoni-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, kuqezinjtë pësojnë gol në fund

ShqipĂ«ria po pĂ«rballet sonte me LetoninĂ« nĂ« Riga, nĂ« ndeshjen e katĂ«rt pĂ«r kĂ«tĂ« edicion kualifikues pĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s 2026. Pjesa e parĂ« Ă«shtĂ« mbyllur nĂ« barazim 1-1. NĂ« minutĂ«n e 17-tĂ«, pas njĂ« kundĂ«rsulmi tĂ« shpejtĂ«, letonezĂ«t zĂ«nĂ« nĂ« befasi mbrojtjen tonĂ« dhe Kumbulla pengon sulmuesin  e LetonisĂ«, Gutkovskis, brenda zonĂ«s, arbitri jep [
]

The post Letoni-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, kuqezinjtë pësojnë gol në fund appeared first on BoldNews.al.

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria merr avantazhin përballë Letonisë (Video)

ShqipĂ«ria ka shĂ«nuar golin e avantazhit nĂ« transfertĂ« pĂ«rballĂ« LetonisĂ«. NĂ« minutĂ«n e 29-tĂ« Ă«shtĂ« zhbllokuar rezultati, teksa ArbĂ«r Hoxha kroson nĂ« krah dhe pas njĂ« dyluftimi mes Manaj dhe portierit dhe mbrojtĂ«sit letonez, topi pĂ«rplaset nĂ« kĂ«tĂ« tĂ« fundit dhĂ« pĂ«rfundon nĂ« rrjetĂ«. Goli i Shqiperise – Video  Minutat e para kanĂ« qenĂ« mĂ« [
]

The post Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria merr avantazhin përballë Letonisë (Video) appeared first on BoldNews.al.

đŸ’Ÿ

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho bën tre ndryshime, titullarët e sfidës Letoni-Shqipëri

Shqipëria përballet sonte në orën 20:45 në transfertë ndaj Letonisë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Tashmë, teksa duhen pak më shumë se një orë nga starti i sfidës trajnerët e të dy ekipeve kanë publikuar formacionet zyrtare. Sylvinho, në krahasim nga sfida me Serbinë ka bërë [
]

The post FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho bën tre ndryshime, titullarët e sfidës Letoni-Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

ShqipĂ«ria kthehet nĂ« Riga pas 26 vitesh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ do jenĂ« tĂ« pranishĂ«m ndaj LetonisĂ«

NĂ« mbrĂ«mjen e sotme, KombĂ«tarja shqiptare e futbollit do tĂ« zbresĂ« nĂ« fushĂ« pĂ«r njĂ« nga ndeshjet kyçe tĂ« grupit nĂ« kualifikueset e BotĂ«rorit 2026, pĂ«rballĂ« pĂ«rfaqĂ«sueses sĂ« LetonisĂ«, nĂ« njĂ« transfertĂ« qĂ« rikthen ShqipĂ«rinĂ« nĂ« tokĂ«n letoneze pas plot 26 vitesh. Ndeshja do tĂ« zhvillohet nĂ« stadiumin “Skonto” tĂ« RigĂ«s, njĂ« impiant modern, me [
]

The post ShqipĂ«ria kthehet nĂ« Riga pas 26 vitesh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ do jenĂ« tĂ« pranishĂ«m ndaj LetonisĂ« appeared first on BoldNews.al.

Mbrojtja e ndryshuar, Muçi kërkon një vend në formacion: Sylvinho ka dilema në sulm

Letonia pret e freskët Shqipërinë në Riga, duke qenë se pa impenjimin e kuqezinjve nga Tv të shtunën. Në këtë pikë, mes mungesave e lodhjes. Sylvinho po mendon të bëjë ndryshime në raport me ndeshjen e fundit në formacionin titullar.

Strakosha rikthen besimin në portë

Performanca e lartë e Thomas Strakoshës ndaj Serbisë ishte një sinjal i qartë për të gjithë: pavarësisht faktit që nuk ka luajtur rregullisht me klubin e tij, ai mbetet një garanci mes shtyllave. Reagimet e shpejta dhe ndërhyrjet vendimtare kanë bindur stafin teknik se portieri është gati dhe, në sfidën ndaj Letonisë, ai pritet të mbrojë portën kuqezi si titullar i padiskutueshëm.

Dilemat në prapavijë: mungesa dhe zgjedhje

Mungesa e liderit tĂ« zakonshĂ«m tĂ« mbrojtjes, Berat Gjimshiti, e kombinuar me lodhjen fizike tĂ« Arlind Ajetit, e detyron teknikun Sylvinho tĂ« mendojĂ« pĂ«r alternativa tĂ« reja. Dyshja Marash Kumbulla–Ardian Ismajli duket se Ă«shtĂ« opsioni mĂ« logjik, duke qenĂ« se kanĂ« bashkĂ«punuar mĂ« parĂ« me sukses nĂ« LigĂ«n e Kombeve. NĂ« krahĂ«t e mbrojtjes, Mario Mitaj pritet tĂ« ruajĂ« vendin e tij nĂ« tĂ« majtĂ«, ndĂ«rsa nĂ« tĂ« djathtĂ« mund tĂ« shfaqet Ivan Balliu, qĂ« kĂ«rkon tĂ« shfrytĂ«zojĂ« momentin pĂ«r tĂ« rikthyer pozicionin titullar. SidoqoftĂ«, vĂ«shtirĂ« se Sylvinho do tĂ« ndryshojĂ« tre nga katĂ«r mbrojtĂ«sit e tij dhe Hysaj pas asaj ndeshje brilante tĂ« shtunĂ«n do tĂ« konfirmohet.

Mesfusha: balancë mes energjisë dhe kreativitetit

Evoluimi i çiftit Asllani–Shehu nĂ« mesfushĂ« ka qenĂ« njĂ« nga risitĂ« pozitive tĂ« ndeshjes sĂ« fundit. Trajneri brazilian ka krijuar besim te kjo dyshe dinamike, e cila ka sjellĂ« stabilitet dhe qartĂ«si nĂ« ndĂ«rtimin e lojĂ«s. NĂ«se Shehu do tĂ« jetĂ« nĂ« formĂ« tĂ« mirĂ« fizike, duke qenĂ« se doli 5 minuta para kohe ndaj SerbisĂ«, ai pritet tĂ« jetĂ« sĂ«rish nĂ« formacion. Sa i pĂ«rket rolit mĂ« ofensiv nĂ« mesin e fushĂ«s, konkurrenca Ă«shtĂ« mes Qazim Laçit dhe Nedim Bajramit – i pari mĂ« i pĂ«rqendruar nĂ« presion, i dyti mĂ« krijues nĂ« pasimet finale. Zgjedhja do tĂ« varet nga qasja taktike qĂ« Sylvinho dĂ«shiron ndaj LetonisĂ«.

Sulmi: mungesa, rikthime dhe prova të reja

NĂ« vijĂ«n e sulmit, disa vendime mbeten ende pezull. Armando Broja pritet tĂ« mbulojĂ« krahun e djathtĂ«, duke sjellĂ« rrezik dhe shpejtĂ«si nĂ« tranzicion. NĂ« majĂ« tĂ« sulmit, Sylvinho ka dy alternativa tĂ« ndryshme: Manaj, me eksperiencĂ«n e tij dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur topin, ose Daku, i cili sjell mĂ« shumĂ« forcĂ« fizike dhe lĂ«vizshmĂ«ri. Kosovari Ă«shtĂ« favorit duke parĂ« gjendjen fizike e mentale jo tĂ« mirĂ« tĂ« Manaj pas penalltisĂ« sĂ« humbur me SerbinĂ«. NĂ« tĂ« majtĂ«, dilema Ă«shtĂ« mes ArbĂ«r HoxhĂ«s dhe Ernest Muçit – ky i fundit ende nuk ka marrĂ« minutazh nĂ« dy ndeshjet e fundit dhe mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se do tĂ« ketĂ« besimin e trajnerit kĂ«tĂ« herĂ«.

NĂ« prag tĂ« sfidĂ«s ndaj LetonisĂ« nĂ« Riga, ShqipĂ«ria kĂ«rkon tĂ« ruajĂ« vazhdimĂ«sinĂ« e rezultateve pozitive dhe tĂ« mbajĂ« gjallĂ« Ă«ndrrĂ«n pĂ«r njĂ« kualifikim historik nĂ« BotĂ«rorin 2026. KombĂ«tarja ka potencialin dhe grupin pĂ«r ta arritur kĂ«tĂ« objektiv – mbetet vetĂ«m qĂ« çdo lojtar tĂ« japĂ« maksimumin nĂ« fushĂ«.

The post Mbrojtja e ndryshuar, Muçi kërkon një vend në formacion: Sylvinho ka dilema në sulm appeared first on Lapsi.al.

ShqipĂ«ria synon”pushtimin” e LetonisĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«: vendi i dytĂ« luhet nĂ« Riga

Nuk ka shumë kohë për të humbur, pas barazimit 0-0 me Serbinë, sepse të sonte Shqipëria duhet të luajë me Letoninë. Një kundërshtar gjithashtu shumë i fortë dhe një sfidë po aq vendimtare, në të cilën kuqezinjtë duhet të mbartin vlerat e një sistemi optimal difensiv, duke përmirësuar natyrisht kreativitetin para portës dhe natyrisht
 finalizimin.

Një pikë me Serbinë në Tiranë, nuk është rezultati më i mirë, por nuk është as për tu hedhur poshtë, por e bën më të ethshme kërkimin e suksesit në tokën e kundërshtarit që kurrë më parë në histori nuk e kemi mundur e as na ka mundur. Në Riga kuqezinjtë shkojnë me bindjen se janë konfirmuar si një skuadër në kuptimin e plotë të fjalës në ndeshjen me ndjeshmërinë më të madhe që ekziston për Shqipërinë.

Nga duhet rifilluar


Me vete nga Arena Kombëtare marrim një sjellje difensive praktikisht e pa të metë, me ndonjë neglizhencë të vogël në mënyrë kontroverse nga lojtari ynë më përfaqësues, Gjimishiti, skualifikimin e të cilin, ironikisht, do ta vuajmë më shumë. Pjesa tjetër ishte një shfaqje teorike e vënë në praktikë: me Mitaj e Hysaj që rikuperonin, mbivendoseshin e krijonin depërtime e konkluzione e Ajeti që ruan standardin me fanatizëm, pa zhgënjyer kurrë.

ÇfarĂ« duhet pĂ«rmirĂ«suar?

Natyrisht ka gjĂ«ra pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar, pĂ«rndryshe nuk do tĂ« ishim duke gjykuar barazimin e kaluar dhe detyrimin e fitores nĂ« Letoni, aty ku pragmatizmi duhet tĂ« jetĂ« nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ«. MesfushorĂ«t e pĂ«rmbajtjes nuk Ă«shtĂ« se bĂ«nĂ« keq, me kontraste rikuperime dhe qarkullim loje, ajo qĂ« ndoshta duhet tĂ« rregullojmĂ« Ă«shtĂ« nga lojtarĂ«t e substancĂ«s, pĂ«r njĂ« lidhje me organike 3/4-sulm, duke ndezuar eksplozivitetin e anĂ«sorĂ«ve dhe aftĂ«sitĂ« e qendĂ«rsulmuesit. Emrat pĂ«r tĂ« t’i sistemuar tĂ« gjitha kĂ«to janĂ«, nga Daku qĂ« shtyn pĂ«r njĂ« vend titullari me minutat brilante tĂ« luajtura ndaj SerbisĂ«, te Muçi i harruari i Besiktas me kĂ«mbĂ« tĂ« mira e fantazi fine, ashtu si pas kthesĂ«s pret rreziku tĂ« mund edhe tĂ« prishim mekanizmin e njĂ« skuadre funksionale.

Hamletiane, si dilemë: stabilitet apo freski fizike, kundër një Letonie që nuk ka luajtur, ashtu si ne, 72 orë më parë.

The post ShqipĂ«ria synon”pushtimin” e LetonisĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«: vendi i dytĂ« luhet nĂ« Riga appeared first on Lapsi.al.

Ajeti tremb teknikun Sylvinho: mbrojtësi ka probleme, gati dyshja Ismajli-Kumbulla

KombĂ«tarja shqiptare ka zhvilluar seancĂ«n zyrtare stĂ«rvitore nĂ« stadiumin “Skonto” tĂ« RigĂ«s pasditen e tĂ« hĂ«nĂ«s. VetĂ«m mbrojtĂ«si Arlind Ajeti Ă«shtĂ« stĂ«rvitur veçmas pĂ«r shkak tĂ« njĂ« shqetĂ«simi muskulor nĂ« kofshĂ«n e majtĂ« dhe po mbahet nĂ« vĂ«zhgim nga stafi mjekĂ«sor. Gjendja e tij mbetet pĂ«r t’u vlerĂ«suar dhe nesĂ«r do tĂ« vendoset nĂ«se do tĂ« jetĂ« i gatshĂ«m pĂ«r sfidĂ«n me LetoninĂ«.

Pas konferencës zyrtare për median të trajnerit Sylvinho dhe mesfushorit Kristjan Asllani, kuqezinjtë zbritën në fushë dhe u stërvitën për rreth një orë. Grupi është stërvitur normalisht me lojtarët që punuan në pjesën më të madhe me ushtrime me topin dhe pjesën taktike. Me kapitenin Berat Gjimshiti të skualifikuar për numër kartonësh dhe qendrorin e Bodrum, Ajeti, në dyshim, qendra e mbrojtjes mund të ndryshojë totalisht me Marash Kumbullën e Ardjan Ismajlin gati të zbresin në fushë.

Lexo mĂ« tej: Sylvinho enigmatik! Nga Manaj te Bajrami, nuk tregon as kapitenin: “Varet kush luan”

Kombëtarja do të luajë të martën në mbrëmje në orën 20:45 me orën lokale të Shqipërisë, ndaj Letonisë, sfidën e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026.

The post Ajeti tremb teknikun Sylvinho: mbrojtësi ka probleme, gati dyshja Ismajli-Kumbulla appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria dhe Letonia janë përballur 5 herë, e fundit në vitin 1999! Ja bilanci mes skuadrave

Letonia dhe ShqipĂ«ria do tĂ« pĂ«rballen nesĂ«r nĂ« mbrĂ«mje nĂ« “Skonto Stadium” tĂ« RigĂ«s, nĂ« njĂ« ndeshje qĂ« shkon pĂ«rtej thjesht tri pikĂ«ve. ËshtĂ« njĂ« betejĂ« direkte pĂ«r vendin e dytĂ« nĂ« Grupin K tĂ« kualifikueseve tĂ« BotĂ«rorit 2026, por edhe pĂ«r tĂ« shkruar njĂ« faqe tĂ« re nĂ« historinĂ« e pĂ«rballjeve mes dy kombĂ«tareve. [
]

The post Shqipëria dhe Letonia janë përballur 5 herë, e fundit në vitin 1999! Ja bilanci mes skuadrave appeared first on BoldNews.al.

Sylvinho enigmatik! Nga Manaj te Bajrami, nuk tregon as kapitenin: “Varet kush luan”

“Futbolli ka presion dhe kur punohet me KombĂ«taren edhe mĂ« shumĂ«. Ne kemi bĂ«rĂ« 3 ndeshje, mungojnĂ« edhe 5, koha po kalon, nuk ka kohĂ«, pĂ«r ne dhe ata. Duhet tĂ« marrim sa mĂ« shumĂ« pikĂ« dhe ata mendojnĂ« njĂ«lloj, edhe pĂ«r ata Ă«shtĂ« ndeshje shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. A Ă«shtĂ« vendimtare? Ndoshta po, ndoshta jo, por Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ne dhe ata”. Sylvinho bĂ«n enigmatikun nĂ« konferencĂ«n pĂ«r shtyp tĂ« vigjiljes sĂ« ndeshjes sĂ« fundit tĂ« qershorit pĂ«r kualifikueset e BotĂ«rorit 2026 kundĂ«r LetonisĂ«. Tekniku Brazilian nuk zbulon asgjĂ« nga formacioni, duke u munduar vetĂ«m tĂ« bĂ«het barrierĂ« para Manajt.

Në mbrojtje të Manajt

Sulmuesi Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« kritikave, e bashkĂ« me tĂ« edhe braziliani qĂ« e lejoi tĂ« godiste penalltinĂ«, mĂ« pas tĂ« humbur me SerbinĂ«, pĂ«rpara Asllanit: “Sa i pĂ«rket Manajt, Ă«shtĂ« me eksperiencĂ«, njĂ« titullar i kĂ«saj skuadre, unĂ« e njoh qĂ« nga viti 2014, kur ishte djalosh te Interi. Ka shumĂ« personalitet, nuk Ă«shtĂ« problem. Ia thashĂ« atij e tĂ« gjithĂ«ve qĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia e zgjedhjes ishte e imja. Kur stĂ«rviten i shoh si gjuajnĂ« e çfarĂ« bĂ«jnĂ«. Ai ka aftĂ«sitĂ«, pĂ«rgjegjĂ«sia nĂ«se gjuan ai apo njĂ« tjetĂ«r Ă«shtĂ« e imja”.

Lexo mĂ« tej: “Duhet tĂ« lĂ« veten mĂ«njanĂ«â€: Asllani provon tĂ« bĂ«het lider e sfidon LetoninĂ«

PĂ«r kundĂ«rshtarin, konsiderata Ă«shtĂ« pothuaj e zakonshme me atĂ« qĂ« Sylvinho bĂ«n para çdo ndeshje: “Sa i pĂ«rket LetonisĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« skuadĂ«r fizikisht shumĂ« e fortĂ«, ka lojtarĂ« qĂ« kanĂ« centimetra, vrapojnĂ« mirĂ«. LojtarĂ«t e dinĂ«, mund tĂ« luajĂ« me disa sisteme me 3 nĂ« qendĂ«r. TĂ« shohim. ËshtĂ« trajner shumĂ« i mirĂ« Nicolato, njĂ« italian dhe bĂ«n gjithçka me kodifikim, Ă«shtĂ« e organizuar nĂ« fushĂ« nĂ« tĂ« dy fazat, ka lojtarĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m. NĂ« tĂ« majtĂ«n me 2-3 lojtarĂ« mĂ«ngjĂ«rashĂ« qĂ« tĂ« vĂ«nĂ« nĂ« vĂ«shtirĂ«si, fizike dhe taktike”.

Kapiteni nuk ende një emër


AsnjĂ« informacion mbi kuqezinjtĂ«, madje as pĂ«r lojtarin qĂ« do tĂ« jetĂ« kapiten, me Gjimshitin tĂ« skualifikuar. E kjo nĂ« vetvete Ă«shtĂ« risi: “Kapiteni? Varet. NĂ«se luan njĂ« lojtar Ă«shtĂ« ai, nĂ«se jo, Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r, kemi 2-3. Nuk e di, duhet ta shoh, e pĂ«rsĂ«rit qĂ« e dyta Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ«, nuk Ă«shtĂ« e drejtĂ« se nuk mund tĂ« vendosĂ«sh nĂ« kushte optimale njĂ« lojtar pas 2 ditĂ«sh e gjysmĂ«. Ndaj nuk mund tĂ« pĂ«rgjigjem – tha Sylvinho, duke shtuar -. Adrian Bajrami, ka bĂ«rĂ« gjithĂ« ciklin me tĂ« rinjtĂ« te ne, kombĂ«taret e moshave. MĂ«ngjarash, po bĂ«n kĂ«tĂ« sezon te Benfika me ekipin e parĂ«, ka luajtur pak, por po luan nga pak. Mendoj nĂ« tĂ« ardhmen tĂ« provoj atĂ«, kĂ«shtu Ă«shtĂ« e ardhmja, mund tĂ« vijĂ« shpejt. Por nesĂ«r Ă«shtĂ« mes 23 lojtarĂ«ve qĂ« kemi pĂ«r ndeshjen”.

The post Sylvinho enigmatik! Nga Manaj te Bajrami, nuk tregon as kapitenin: “Varet kush luan” appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria sfidon Letoninë, Asllani: Kanë trajner italian, do jetë ndeshje e vështirë taktike

Kristjan Asllani Ă«shtĂ« shfaqur nĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp para ndeshjes qĂ« ShqipĂ«ria do tĂ« luajĂ« nesĂ«r me LetoninĂ«. Kjo transfertĂ« vjen pas barazimit me SerbinĂ« pĂ«r kuafifikueset e BotĂ«rorit 2026. Asllani luajti ndaj SerbisĂ« dhe sĂ«rish projektohet titullar. NĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp deklaroi. “Duhen rikarikuar bateritĂ« se vijmĂ« nga njĂ« ndeshje shumĂ« pozitive nga aspekti [
]

The post Shqipëria sfidon Letoninë, Asllani: Kanë trajner italian, do jetë ndeshje e vështirë taktike appeared first on BoldNews.al.

Në Riga pa alibi: ndaj Letonisë duhet arritur fitorja e parë në histori

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e të dielës në Riga, ku të martën do të përballet me Letoninë, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës. Ajo e 10 qershorit nuk është aspak një ndeshje e thjeshtë, duke qenë se përballemi me një kundërshtar që në të gjithë precedentët historikë nuk e kemi mundur dot kurrë. E vërtetë, as nuk na ka mundur, por këtë herë barazimi nuk është se bën shumë punë nëse duam vendin e dytë në Grupin K.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk ka udhëtuar vetëm kapiteni Berat Gjimshiti. Kapiteni nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i skualifikuar për këtë ndeshje. Për ta zëvendësuar është gati Ismajli ose Kumbulla, që në të dy rastet nuk do të ulnin cilësinë e prapavijës së kombëtares. Të gjithë lojtarët e tjerë kanë udhëtuar me ekipin dhe kuqezinjtë janë akomoduar në hotel dhe janë gati për seancën zyrtare stërvitore përpara ndeshjes.

Lexo më tej: Manaj humb penallti, Shqipëria ndalet 0-0 me Serbinë: Stojkovic i falet Petrovic

ShqetĂ«son nĂ« fakt kondicioni i Julian Shehut, qĂ« doli 5 minuta nga fundi kundĂ«r SerbisĂ« pĂ«r shkak tĂ« njĂ« shqetĂ«simi muskular. Duhet parĂ« edhe gjendja e BrojĂ«s, qĂ« ka kohĂ« qĂ« nuk luan njĂ« ndeshje tĂ« plotĂ« dhe vĂ«shtirĂ« se mund tĂ« nisĂ« dy radhazi nga fillimi brenda tre ditĂ«sh. PĂ«rmbyllja e pĂ«rgatitjeve pĂ«r ndeshjen ndaj LetonisĂ« do tĂ« paraprihet nga konferenca pĂ«r shtyp e teknikut tĂ« kuqezinjve Sylvinho me njĂ« lojtar tĂ« ekipit. Takimi do tĂ« luhet nesĂ«r nĂ« “Skonto Stadions”, nĂ« orĂ«n 20:45.

The post Në Riga pa alibi: ndaj Letonisë duhet arritur fitorja e parë në histori appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

KombĂ«tarja ka nisur pĂ«rgatitjet pĂ«r ndeshjen me LetoninĂ«, qĂ« do tĂ« luhet mĂ« 10 qershor nĂ« transfertĂ«. Paraditen e sotme, nĂ« “ShtĂ«pinĂ« e Futbollit”, trajneri Silvinjo e ndau grupin nĂ« dy pjesĂ«. LojtarĂ«t qĂ« nuk u aktivizuan ndaj SerbisĂ« zhvilluan njĂ« seancĂ« tĂ« plotĂ«, e fokusuar mĂ« shumĂ« te puna me topin dhe situatat e [
]

The post FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore appeared first on BoldNews.al.

Trump po e armatos ishullin evropian që e dëshiron Putini

Në mëngjesin e një dite, dymbëdhjetë marinë amerikanë morën pozita në një fushë në ishullin e qetë suedez Gotland, rreth 300 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit, dhe lëshuan raketa nga një sistem raketor mobil.

Edhe pse u përdorën raketa false që ranë në Detin Baltik, mesazhi i dërguar Rusisë ishte i qartë: ndërkohë që presidenti Donald Trump po e fut NATO-n në një krizë historike duke vënë në dyshim efektivitetin e saj, ushtria amerikane po forcon praninë në veri të Evropës, shkruan Wall Street Journal.

Administrata e Trump dĂ«shiron qĂ« NATO tĂ« bĂ«het mĂ« “vrasĂ«se”, dhe veriu i EvropĂ«s Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« poligon pĂ«r testimin e kĂ«saj strategjie – njĂ« rajon ku Aleanca qĂ«ndron pĂ«rballĂ« RusisĂ« nĂ« dy fronte.

Ndërsa disa zyrtarë evropianë shprehin shqetësim për dobësimin e angazhimit amerikan ndaj aleancës transatlantike për shkak të kritikave të Trump dhe njoftimeve për ulje të angazhimit ushtarak jashtë vendit, komandantët amerikanë ushtarakë thonë se doktrina operative e tyre nuk ka ndryshuar.

Veriu i Evropës dhe vendet baltike janë bërë pika qendrore e planifikimit ushtarak amerikan

“Nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i UshtrisĂ« Amerikane, urdhrat e mia nuk kanĂ« ndryshuar”, tha gjenerali brigade, Andrew Saslav, zv/drejtor i stafet operacionale tĂ« UshtrisĂ« Amerikane nĂ« EvropĂ« dhe AfrikĂ« dhe shtoi se “sigurisht qĂ« mendoj pĂ«r çështjen e angazhimit tĂ« ardhshĂ«m tĂ« SHBA-sĂ«, por merrem me kĂ«tĂ« gjĂ« prej kohĂ«sh dhe nuk mendoj shumĂ« pĂ«r mesazhet politike qĂ« nuk janĂ« urdhra zyrtarĂ«â€.

Veriu i Evropës dhe vendet baltike janë bërë pika qendrore e planifikimit ushtarak amerikan sepse pozicioni i tyre dhe qasja në rrugët detare dhe burimet e energjisë e bëjnë rajonin kyç në një periudhë të re tensionesh gjeopolitike.

Ky është një territor tradicionalisht shumë kritik ndaj Rusisë dhe është shtysa për nisma evropiane për forcimin e buxheteve të mbrojtjes dhe mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Gjatë një stërvitjeje tre javore, forcat amerikane dhe britanike u bashkuan me trupat nordike dhe baltike për të praktikuar skenarë të mundshëm lufte, duke përfshirë goditje luftarake, transport të furnizimeve me dronë dhe hedhje me parashutë mbi Rrethin Arktik në Norvegji.

Qëllimi i stërvitjes ishte dyfishtë: të shmangej agresioni rus dhe të forcohej bashkëpunimi i aleatëve në këtë kënd strategjik të Evropës, përfshirë edhe anëtarët e rinj të NATO-s, Finlandën dhe Suedinë.

Vendet nordike kanë rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen

“Tani qĂ« Finlanda dhe Suedia janĂ« anĂ«tare tĂ« NATO-s, ne kemi njĂ« territor tĂ« bashkuar tĂ« AleancĂ«s veriore tĂ« Rrethit Arktik,” tha Kristian Åtland, bashkĂ«punĂ«tor i lartĂ« shkencor nĂ« Institutin Norvegjez tĂ« KĂ«rkimeve tĂ« Mbrojtjes, qĂ« kĂ«shillon forcat e armatosura norvegjeze. “Zgjerimi i NATO-s drejt vendeve nordike gjithashtu e ka bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« dĂ«rgimin e forcave tĂ« pĂ«rforcuara nĂ« vendet baltike nĂ« rast krize ose konflikti ushtarak nĂ« rajon”, shtoi ai.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, vendet nordike kanë rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen. Finlanda ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë. Norvegjia kufizohet me Gadishullin Kolsk, ku ndodhet flota kryesore ruse e nëndetëseve, Flota e Veriut.

Estonia, Letonia dhe Lituania prej vitesh paralajmërojnë për ambiciet ekspansioniste të Rusisë dhe ofrojnë informacion të vlefshëm inteligjence mbi fqinjët e tyre lindorë. Zyrtarët në rajon theksojnë se forca e marrëdhënieve me SHBA-në nuk duhet të dobësojë unitetin e Aleancës.

“Nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r krijimin e njĂ« klubi brenda klubit, por pĂ«r forcimin e NATO-s,” tha Carl-Johan Edstrom, shefi i stafit tĂ« ushtrisĂ« suedeze. “Paralelisht me kĂ«tĂ«, Ă«shtĂ« e mundur tĂ« kryhen stĂ«rvitje dhe operacione bilaterale ose multilaterale, qĂ« forcojnĂ« mĂ« tej mbrojtjen kolektive”, shtoi ai.

Një nga vendet më të rëndësishme strategjike në Evropën e Veriut

Gotlandi Ă«shtĂ« njĂ« nga vendet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme strategjike nĂ« EvropĂ«n e Veriut, ku Ă«shtĂ« e mundur vendosja e sensorĂ«ve dhe sistemeve me rreze tĂ« gjatĂ« pĂ«r kontrollin e hapĂ«sirĂ«s ajrore dhe detare nĂ« rajonin e Detit Baltik. “Jam i sigurt qĂ« Putini ka tĂ« dy sytĂ« drejtuar Gotlandit. QĂ«llimi i Putinit Ă«shtĂ« tĂ« marrĂ« kontrollin mbi Detin Baltik,” deklaroi Micael BydĂ©n, ish-komandanti suprem i forcave tĂ« armatosura suedeze.

“Pasi pozicionet detare ruse nĂ« Detin Baltik janĂ« shumĂ« tĂ« cenueshme, çdo konflikt do tĂ« pĂ«rfshinte njĂ« pĂ«rpjekje ruse pĂ«r tĂ« marrĂ« nĂ«n kontroll portet kyçe nĂ« vendet baltike, FinlandĂ« dhe Poloni,” tha Stefan Lundqvist, pĂ«rfaqĂ«sues suedez nĂ« QendrĂ«n pĂ«r Studime tĂ« SigurisĂ« Arktike Ted Stevens nĂ« AlaskĂ«. “Gotlandi pothuajse me siguri do tĂ« jetĂ« vendi i veprimeve armiqĂ«sore nĂ« fazat e para tĂ« njĂ« konflikti tĂ« mundshĂ«m”, shtoi ai.

Pas viteve të demilitarizimit, Gotlandi sot është pika qendrore e riarmatosjes suedeze. Në rast lufte, ishulli do të shërbente si një nyje logjistike e NATO-s, pikë komunikimi për mbikëqyrjen e rrugëve detare dhe bazë për përgatitjen e operacioneve ofensive thellë në territorin armik.

Forcat e planifikuara në kushte lufte janë rreth 4500 ushtarë

Forcat e planifikuara nĂ« kushtet e luftĂ«s janĂ« rreth 4500 ushtarĂ«, dhe çdo vit nĂ« ishull mbĂ«rrijnĂ« qindra rekrutĂ«. Ata e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« t’i pĂ«rshtaten komunitetit, ku shumĂ« banorĂ« janĂ« zhvendosur nĂ« vitet e fundit pĂ«r shkak tĂ« bukurive natyrore dhe rrugicave tĂ« mesjetĂ«s me gurĂ«, pa pritur qĂ« nĂ« lagje tĂ« shfaqen zona stĂ«rvitore pĂ«r pĂ«rdorim tĂ« armĂ«ve.

Për të stërvitur mbrojtjen e Gotlandit, javën e kaluar një skuadër britanike e vëzhguesve zhvilloi një operacion vëzhgimi, ndërsa disa ditë më vonë 110 parashutistë britanikë u hodhën nga lartësia 300 metra nga dy aeroplanëve transportues A400M dhe kaluan natën duke ecur nëpër pyll drejt zonës së paracaktuar për ulje të aeroplanëve.

Ndërkohë, pak para mesnatës, një njësi e marinës amerikane mbërriti afër me një sistem raketor mobil, gati për dislokim të shpejtë në rast lufte. Vetëm disa orë më parë ata ishin në Norvegji. Pas lëshimit të raketave false, që ishin shtylla betoni, sistemi u transferua menjëherë në Finlandë për një demonstrim të ngjashëm.

Vendimi i Trumpit mund të rrezikojë arritjet deri më tani

Sistemi M142 HIMARS (Sistemi i Lëvizshëm i Artilerisë me Raketë) ka ndikuar shumë në rrjedhën e luftës në Ukrainë që prej kur Shtetet e Bashkuara filluan ta furnizojnë në mes të vitit 2022. Ky sistem përdor raketa GMLRS me rreze prej rreth 70 kilometrash dhe raketa me rreze të gjatë ATACMS, të cilat mund të godasin objektiva deri në 300 kilometra largësi.

Ukraina i ka përdorur ato për të goditur logjistikën ruse, tanke, ura, njësitë këmbësore dhe depot e municioneve. Por, vendimi i Trumpit për të ndaluar furnizimin me armë ndaj Ukrainës mund të rrezikojë sukseset e arritura deri tani. Një nga sfidat kryesore për anëtarët e NATO-s është të sigurojnë që sistemet e tyre ushtarake të funksionojnë në harmoni.

Lëshimi amerikan i raketave në Gotland mbështetej në një komunikim shumëkombësh kompleks dhe sensorë, sisteme komandimi dhe kontrolli, si dhe baza ajrore në disa vende. Në Lituani, forcat e NATO-s simuluan evakuimin dhe trajtimin e të plagosurve përmes tre sistemeve të ndihmës dhe evakuimit mjekësor, secili nga një vend tjetër.

Zhvillimi i shpejtĂ« i teknologjisĂ«, i cili sot nĂ« masĂ« tĂ« madhe kontrollohet nga kompanitĂ« private dhe jo nga qeveritĂ«, e vĂ«shtirĂ«son edhe mĂ« shumĂ« kĂ«tĂ« koordinim. “SfidĂ« jonĂ« sot Ă«shtĂ« – si tĂ« ruajmĂ« unitetin e AleancĂ«s nĂ« kĂ«to ndryshime kaq tĂ« shpejta?” tha gjenerali Saslav. /Telegrafi/

The post Trump po e armatos ishullin evropian që e dëshiron Putini appeared first on Telegrafi.

❌