❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Çka i kishte premtuar Radoiçiqi ProkurorisĂ« Speciale, nĂ« kĂ«mbim tĂ« tĂ«rheqjes se urdhĂ«r-arrestit mĂ« 2021?

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka dhënë detaje të padëgjuara më parë për vendimin për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojiçiqit në vitin 2021, i cili ishte lëshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në gusht të vitit 2019 Ministria e Drejtësisë kishte lëshuar letër- rreshtim ndaj Milan Radoiçiqit. Konfirmimin për letër- rreshtimin në vitin 2019 e kishte dhënë edhe ish-ministri i Drejtësisë, në atë kohë, Abelard Tahiri.

Kryeprokurori Blerim Isufaj për Kallxo tha se deklaratat e tij të mëhershme lidhur me këtë çështje mund të kenë krijuar paqartësi, por tani vendosi të sqarojë gjithçka për publikun.

“NĂ« konferencĂ« tĂ« cilĂ«n e pata mbajtur kohĂ« mĂ« parĂ«, pata deklaruar se pĂ«r kĂ«tĂ« çështje nuk mund tĂ« shpalosi detaje. UnĂ« jam i vetĂ«dijshĂ«m se kjo deklaratĂ« ka mujt me shkaktu konfuzion, keqinterpretim” – tha Isufaj.

Ai sqaroi se procedura ishte zhvilluar nga prokurori i çështjes Burim Qerkini dhe se ai ishte informuar si kryeprokuror, bashkë me kryeprokurorin e atëhershëm të shtetit dhe disa prokurorë të tjerë.

“Mos harro, po e pĂ«rsĂ«ris – e kam thanĂ« se nuk mund tĂ« ndaj detaje me publikun. Ato detaje po i shpalosi kĂ«tu. ProcedurĂ«n e ka zhvilluar prokurori i çështjes, sikurse nĂ« çdo rast tjetĂ«r. ProkurorĂ«t janĂ« tĂ« pavarur pĂ«r punĂ«n e tyre nĂ« zhvillimin e procedurĂ«s. PĂ«r kĂ«tĂ« proces, kam qenĂ« i informuar si kryeprokuror. PĂ«rveç meje ka qenĂ« kryeprokurori i shtetit dhe disa prokurorĂ« tĂ« zyrĂ«s time. Kjo do tĂ« thotĂ« se kjo çështje nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« nuk Ă«shtĂ« ba qĂ« si tĂ« themi nĂ« mĂ«nyrĂ« sekrete” – shtoi ai.

Isufaj zbuloi prapaskenat e një takimi ndërmjet prokurorit të çështjes, Burim Qerkini dhe avokatit të Radoiçiqit. Radoiçiq i kishte premtuar PSRK-së se do të jepte informacione kredibile për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, në mënyrë qe urdhër-arresti ndaj tij të hiqej.

“NĂ« njĂ« moment, prokurori i çështjes (Burim Qerkini) ka ardhĂ« nĂ« zyrĂ«n time dhe mĂ« ka njoftu pĂ«r njĂ« takim qĂ« ai kishte pasur me avokatin e Milan Radoiçiqit. Si ma interpretoi prokurori mua, ishte kĂ«shtu situata – avokati i Radoiçiqit i kishte thĂ«nĂ« prokurorit se Radoiçiqi po jep sinjale bashkĂ«punimi dhe nĂ«se pranoni me ja hjek urdhĂ«rarrestin, ai do tĂ« jap informacione qĂ« janĂ« shumĂ« kredibile pĂ«r vrasjen e Oliver Ivanoviqit” – tha kryeprokurori.

Ai theksoi se nĂ« atĂ« kohĂ« nuk kishte shumĂ« informacion pĂ«r rolin e Radoiçiqit dhe nuk kishte pranuar “ofertĂ«n” pĂ«r heqjen e urdhĂ«r-arrestit.

“TĂ« jeni tĂ« sigurt, unĂ« nĂ« atĂ« kohĂ« nuk kam pasur shumĂ« informacione kush Ă«shtĂ« Radoiçiqi. E kam ditur qĂ« Ă«shtĂ« i akuzuar si bashkĂ«kryerĂ«s nĂ« kryerje tĂ« veprĂ«s penale tĂ« Oliver Ivanoviqit, por nuk kam ditur mĂ« shumĂ«. Ju e dini qĂ« ka pasur tentime me u arrestu disa herĂ« nga Policia por nuk ka mundur. NĂ« momentin kur ma tha kĂ«tĂ« prokurori i çështjes, unĂ« kam qenĂ« i qartĂ«, i kam thanĂ« jo. Pse i kam thanĂ« jo? Nuk Ă«shtĂ« se unĂ« s’kam dashur ta pranoj njĂ« ofertĂ« tĂ« tillĂ«, nuk Ă«shtĂ« se unĂ« nuk kam dashur tĂ« siguroj informacionet qĂ« pretendohej se ishin shumĂ« relevante pĂ«r çështjen e vrasjes sĂ« Oliver Ivanoviqit sepse urdhĂ«r-arresti ka tĂ« bĂ«jĂ« pĂ«r vrasjen e Ivanoviqit. Nuk u pajtova me prokurorin dhe i thashĂ« vazhdo me procesin kĂ«shtu si je” – deklaroi Isufaj nĂ« KallxoPĂ«rnime.

Prokurori Burim Qerkini kishte insistuar, duke sjellë një plan hetimi dhe strategji për marrjen e atij informacioni, që ishte përkrahur edhe nga ish-kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

“NdĂ«rkohĂ« prokurori i çështjes insistoi dhe mua ma solli njĂ« plan hetimi, njĂ« strategji pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si ai mendon marrjen e atij informacioni. PĂ«r tĂ« gjitha kĂ«to biseda, i informuar dhe nĂ« takime ka qenĂ« ish-kryeprokurori i shtetit, AleksandĂ«r Lumezi. MeqenĂ«se prokurori – e thashĂ« edhe mĂ« herĂ«t – Ă«shtĂ« i pavarur nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si e trajton njĂ« rast, se si e siguron njĂ« provĂ«, se si e prezanton provĂ«n para gjykatĂ«s, unĂ« nuk mujta me u ba pengesĂ« me thanĂ« nuk bĂ«n nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« sepse e kisha njĂ« instancĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« aty” – sqaroi kryeprokurori.

I pyetur për qëndrimin e ish-kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, Isufaj tha se ai e kishte përkrahur tërheqjen e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit.

“Po, ishte pro kĂ«saj dhe unĂ« i besova sinqeritetit tĂ« prokurorit. Isha i bindur dhe jam edhe sot se qĂ«llimi i prokurorit tĂ« çështjes nuk ka qenĂ« qĂ« tĂ« amnistohet Radoiçiqi, pĂ«rkundrazi qĂ«llimi ka qenĂ« qĂ« ai tĂ« vihet kĂ«tu edhe tĂ« ballafaqohet me drejtĂ«sinĂ«. Imagjinoje, Kreshnik, sikur ai tĂ« vinte nĂ« ProkurorinĂ« Speciale, ose e kish dhĂ«nĂ« informacionin pĂ«r vrasjen e Oliver Ivanoviqit ose do tĂ« arrestohej sepse e ka pasur statusin e personit tĂ« pandehur” – tha Isufaj.

NdĂ«rkohĂ« Blerim Isufaj tha se deri mĂ« tani askush nuk Ă«shtĂ« hetuar pĂ«r heqjen urdhĂ«r-arrestit ndaj Milan Radoiçiqit. Por, shtoi se “nĂ«se ka ndonjĂ« provĂ« qĂ« dĂ«shmon se tĂ«rheqja e urdhĂ«r-arrestit lidhet me ndonjĂ« vepĂ«r penale, garantoj se do ta hetojĂ« pa kompromis”

Ai shtoi se aktualisht, Prokuroria Speciale e Kosovës ka katër urdhër-arreste aktive për Radoiçiqin: për vrasjen e Ivanoviqit, për rastin e Banjskës, për organizimin e barrikadave dhe për krime të luftës.

“Po e pĂ«rsĂ«ris, ne Radojiçiqin jemi duke e hetu nĂ« shumĂ« pista tĂ« hetimit. Po e hetojmĂ« edhe pĂ«r mundĂ«sinĂ« e bashkĂ«punimit me persona tĂ« tjerĂ« nĂ« KosovĂ«. PĂ«rndryshe, Prokuroria Speciale i ka katĂ«r urdhĂ«r-arreste tĂ« lĂ«shuara pĂ«r Radoiçiqin: pĂ«r rastin e Oliver Ivanoviqit, pĂ«r rastin Banjska, pĂ«r rastin e barrikadave dhe pĂ«r krime tĂ« luftĂ«s. AtĂ« qĂ« ma tha prokurori i çështjes, u betu se nĂ«se nuk arrin me sjellĂ« Radoiçiqin kĂ«tu, urdhĂ«r-arresti ndaj tij do tĂ« kthehet – dhe kjo ndodhi” – pĂ«rfundoi Isufaj.

I pyetur për faktin se si ndodhi që Radoiçiqi më pas jetoi lirshëm në Mitrovicë dhe nuk ishte paraqitur në Prokurorinë Speciale, Isufaj tha:

“Nuk e di pse nuk ka ardhĂ«. Synimi i prokurorit ka qenĂ« qĂ« ai me ardhĂ«, e vĂ«rteta Ă«shtĂ« qĂ« ai nuk ka ardhĂ« dhe e vĂ«rteta Ă«shtĂ« qĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« arsye ju ka kthyer urdhĂ«rarresti. UnĂ« e them me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« njĂ« fakt – se kjo çështje Ă«shtĂ« politizu tej mase. Nuk e kam besu qĂ« shkon deri nĂ« kĂ«tĂ« nivel” – tha kryeprokurori.

Ndaj Milan Radoiçiq kishte një urdhërarrest në lidhje me vrasjen e ish- politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq për çka dyshohej se ka marrë pjesë në organizimin dhe vrasjen e Ivanoviqit.

Sipas një aktakuze të ngritur nga Prokuroria Speciale në Kosovë, Milan Radoiçiq dhe një serb tjetër i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, ishin udhëheqësit e një grupi të organizuar kriminal përgjegjës për vdekjen e Oliver Ivanoviqit.

Në fillim të muajit shkurt të vitit 2021 në Gjykatën e Prishtinës ka filluar procesi gjyqësor në rastin për vrasjen e ish-politikanit serb të Kosovës, Ivanoviq.

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, urdhërarresti ndaj Milan Radoiçiqit ishte tërhequr po në fillim të vitit 2021.

“PRSK (Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s) ka bĂ«rĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r tĂ«rheqjen e letĂ«r- rreshtimit dhe gjykata duke vepruar sipas kĂ«rkesĂ«s sĂ« saj e ka tĂ«rhequr letĂ«r-rreshtimin”- kishte deklaruar ai.

Ish-politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq, u vra më 6 janar 2018.

The post Çka i kishte premtuar Radoiçiqi ProkurorisĂ« Speciale, nĂ« kĂ«mbim tĂ« tĂ«rheqjes se urdhĂ«r-arrestit mĂ« 2021? appeared first on Telegrafi.

” Krijimi i njĂ« bashkĂ«sie bullgare”, rritet interesi pĂ«r pasaporta bullgare nĂ« Dragash e Prizren

Boshnjakët dhe goranët e rajonit të Prizrenit dhe Dragashit po interesohen gjithnjë e më shumë për pasaportat bullgare, derisa përfaqësuesit e komunitetit boshnjak këtë dukuri e konsiderojnë si përpjekje për krijimin e një bashkësie të re bullgare.

Deputeti boshnjak Rasim Demiri i tha Radio Kosovës se viteve te fundit, ka përpjekje për bullgarizim të qytetarëve boshnjakë të Kosovës.

Mungesa e zhvillimit ekonomik dhe thellimi i varfërisë në vend ka shtyrë disa qytetarë të Komunës së Dragashit dhe rajonit të Zhupës që të pajisen me pasaporta dhe shtetësi bullgare, me qëllim të shkuarjes nëpër vendet e Bashkimit Evropian.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, në një intervistë për Radio Kosovën, thotë se ambasada e Bullgarisë në Kosovë disa herë ka vizituar këtë komunë duke bërë investime kapitale me qëllim joshjen e popullatës që të regjistrohen si bullgarë dhe të pajisen me pasaporta bullgare.

“Ambasada e BullgarisĂ« bĂ«n investime nĂ« Dragash çdo vit, realizon nga njĂ« ose dy projekte kapitale. Edhe mĂ« herĂ«t ka pasur raste kur disa qytetarĂ« janĂ« regjistruar si bullgarĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pasaportĂ« bullgare. Regjistrimi i fundit ka treguar se ka shumĂ« pak raste tĂ« tjera, pasi nĂ« fshatrat ku kanĂ« menduar se do tĂ« regjistrohen si bullgarĂ«, kanĂ« dĂ«shtuar”, tha ai.

Përfaqësuesit e komunitetit boshnjak këtë dukuri e konsiderojnë si përpjekje për përçarje dhe ndarje të mëtejshme të bashkësisë së tyre dhe krijimin e një bashkësie të re bullgare. Ata kanë apeluar te përfaqësuesit e BE-së që të ndalin këtë dukuri.

Rasim Demiri, deputet në Kuvendin e Kosovës, për Radio Kosovën thotë se vitet e fundit ka pasur përpjekje për bullgarizimin e qytetarëve të Kosovës. Në regjistrimin e fundit të popullsisë, asnjë pjesëtar nga komuniteti boshnjak nuk është regjistruar si bullgar, sqaron Demiri.

“Ky regjistrim ka qenĂ« edhe dĂ«shmi se pĂ«rpjekja pĂ«r bullgarizimin nĂ« KosovĂ« ka dĂ«shtuar, pĂ«rkundĂ«r pĂ«rpjekjeve. Sa i pĂ«rket dokumenteve, ka ndonjĂ« individ qĂ« pĂ«r interesa personale ka marrĂ« pasaportĂ« bullgare, pĂ«r arsye se Kosova ka qenĂ« nĂ«n regjimin e vizave dhe njerĂ«zit kanĂ« dashur tĂ« udhĂ«tojnĂ« nĂ«pĂ«r botĂ«â€, theksoi ai.

Ndërkaq, qytetarët thonë se askush që ka marrë pasaportë bullgare nuk është bullgar, por se një gjë të tillë e kanë bërë krejtësisht për interesa personale.

“Nuk janĂ« bullgarĂ«, krejt e dimĂ«. JanĂ« shqiptarĂ«, marrin pasaporta bullgare pĂ«r interesa personale. Kam dĂ«gjuar fjalë  nuk e di, mĂ« duket se e kanĂ« njĂ« zyrĂ«, por nuk e di a Ă«shtĂ« kĂ«tu, apo nĂ« Dragash, apo ndoshta diku tjetĂ«r”, thekson qytetari i intervistuar.

Ndryshe, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, në një përgjigje përmes postës elektronike, ka sqaruar se nuk ka kufizime ligjore, pasi që ligji lejon dy ose më shumë shtetësi.

The post ” Krijimi i njĂ« bashkĂ«sie bullgare”, rritet interesi pĂ«r pasaporta bullgare nĂ« Dragash e Prizren appeared first on Telegrafi.

Si te ulet kostoja e rrymës elektrike dhe si mund të bëni edhe ju?

Zgjedhja e furnizuesit të energjisë është një vendim financiar me ndikim të drejtpërdrejtë në bilancin e kompanisë.

Me liberalizimin e tregut të energjisë në Kosovë, bizneset kanë sot mundësinë të zgjedhin furnizues qe ofron çmim të garantuar, shërbim të besueshëm dhe transparencë të plotë.

MDA Energy ofron

Zgjidhje të qëndrueshme, pa çmime të larta të përkohshme

Furnizimi përmes kontratës emergjente zakonisht sjell tarifa më të larta dhe pasiguri në planifikim. Zgjedhja e një furnizuesi me çmim fiks dhe marrëveshje të qartë krijon bazë të fortë për stabilitet financiar dhe mundëson planifikim me te qëndrueshëm financiar.

Kursimi nis nga dita e parë

Çdo muaj me tarifa tĂ« larta pĂ«rkthehet nĂ« para tĂ« humbura. KompanitĂ« qĂ« veprojnĂ« me kohĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga çmime tĂ« personalizuara, oferta tĂ« garantuara dhe asistencĂ« tĂ« plotĂ« gjatĂ« kalimit te furnizuesi i ri – njĂ« proces qĂ« Ă«shtĂ« i thjeshtĂ« dhe pa ndĂ«rprerje nĂ« furnizim.

Kontroll dhe transparencë në çdo hap

Zgjedhja e një furnizuesi që ofron transparence të plotë mbi strukturën e çmimeve, kushtet e kontratës dhe mundësitë për optimizim energjetik fuqizon bizneset për të marrë vendime të informuara

MDA Energy ofron çmime fikse afatgjata, kontrata transparente, si dhe edhe mbĂ«shtetje tĂ« dedikuar gjatĂ« gjithĂ« procesit – teknike, ligjore dhe financiare. Kalimi Ă«shtĂ« i thjeshtuar, pa kosto shtesĂ« dhe i garantuar me asistencĂ« 24/7.

Kjo qasje e integruar ndihmon bizneset tĂ« ruajnĂ« stabilitetin financiar dhe tĂ« optimizojnĂ« shpenzimet mujore tĂ« energjisĂ« – duke e kthyer MDA Energy nĂ« njĂ« partner tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r çdo kompani qĂ« kĂ«rkon kontroll dhe pĂ«rfitim afatgjatĂ«.

Vizitoni www.mda.energy, kërkoni ofertën tuaj dhe shihni sa mund të kurseni.

Koha për veprim është tani.

The post Si te ulet kostoja e rrymës elektrike dhe si mund të bëni edhe ju? appeared first on Telegrafi.

U zgjodh nga kryesia e PDK-së, reagon Petrit Hajdari: Drenasi kushton më shumë se egot e kujtdo

Petrit Hajdari është zyrtarizuar si kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Drenasit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Pas konfirmimit nga kryesia e partisĂ«, ai ka reaguar pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social “Facebook”, duke falĂ«nderuar lidershipin e PDK-sĂ« pĂ«r besimin e dhĂ«nĂ«.

Në reagimin e tij, Hajdari theksoi se është rritur dhe formuar në Drenas dhe se ky vend mbetet arsyeja e angazhimit të tij në politikë.

“Me nderim tĂ« lartĂ« e falĂ«nderim tĂ« sinqertĂ« pĂ«r kryetarin Memli Krasniqi dhe kryesinĂ« e PDK-sĂ«, kam pranuar konfirmimin e kandidaturĂ«s sime. RrugĂ«timi im me PDK-nĂ« ka qenĂ« i gjatĂ«, sfidues por jashtĂ«zakonisht krenar”, shkruan ai.

Ai ka bërë thirrje për bashkim dhe unifikim në Drenas, duke kërkuar që përballë sfidave politike të mbizotërojë uniteti.

“Drenasi Ă«shtĂ« adresa jonĂ« e pĂ«rbashkĂ«t dhe e vetmja. Ka pasur, ka dhe do tĂ« ketĂ« gra dhe burra qĂ« i pĂ«rgjigjen thirrjeve pĂ«r ta bĂ«rĂ« vendin mĂ« tĂ« jetueshĂ«m. Drenasi i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur thirrjes pĂ«r luftĂ«, pĂ«r shtetndĂ«rtim e do t’i pĂ«rgjigjet edhe kĂ«saj thirrjeje pĂ«r pĂ«rbashkim”, tha Hajdari.

Ai nënvizoi se fitorja e PDK-së në këtë komunë është e sigurt dhe se do të angazhohet maksimalisht për të qenë në shërbim të qytetarëve.

“Drenasin e kemi tĂ« shenjtĂ«. Ndaj tĂ« gjithĂ«ve, pavarĂ«sisht bindjeve, shtrij dorĂ«n e bashkĂ«punimit: Drenasi kushton mĂ« shumĂ« se egot e kujtdo”, pĂ«rfundon reagimi i tij.

The post U zgjodh nga kryesia e PDK-së, reagon Petrit Hajdari: Drenasi kushton më shumë se egot e kujtdo appeared first on Telegrafi.

Kryeprokurori Isufaj: Mirë që nuk më duan Osmani e Kurti, nuk prishë punë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është deklaruar hapur rreth mosdekretimit të tij si Kryeprokuror i Shtetit, duke komentuar zërat publikë se arsye për këtë vendim mund të jetë tërheqja e urdhër-arrestit për Milan Radoiçiqin në vitin 2021.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “KallxoPĂ«rnime”, ai tha se nuk e di arsyen pse nuk Ă«shtĂ« dekretuar, por se nĂ«se tĂ«rheqja e urdhĂ«r-arrestit Ă«shtĂ« njĂ« prej arsyeve, atĂ«herĂ« sipas tij “kjo nuk duhet me qenĂ« arsyeja”.

“UnĂ« mendoj qĂ« kĂ«tu nuk ka arsye hiç. NĂ«se kjo Ă«shtĂ« arsyeja, kjo nuk duhet me qenĂ« arsyeje. Por tĂ« jeni tĂ« sigurt se unĂ« arsyet nuk i di pĂ«r mosdekretim” – deklaroi Isufaj.

Pasi u përmend fakti që kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar në Kuvend se nuk i beson Isufajt, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani dhe ish-kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ai u përgjigj qartë duke thënë se nuk i prishë punë kjo gjë.

“Ata kanĂ« thanĂ« qĂ« s’mĂ« duan, edhe mirĂ« qĂ« nuk m’dojnĂ«. Nuk prishĂ« punĂ«. Nuk e di pse nuk mĂ« duan, pyetni ata.”

Blerim Isufaj u shpreh i vendosur për integritetin e tij personal dhe profesional.

“Shiko
 kurrĂ« nĂ« jetĂ«n time, mĂ« para e pranoj vdekjen se poshtĂ«rimin. As edhe njĂ« lidhje me Radoiçiqin e as RadoiçiqĂ«t kurrĂ« nĂ« jetĂ«, as mirĂ«dita as dobar dan. UnĂ« i ftoj tĂ« gjitha institucionet e KosovĂ«s qĂ« kush ka argument pĂ«r mua nĂ« kĂ«tĂ« drejtim tĂ« i prezantoj, por nuk ka çka me prezantu sepse kurrkush nuk e di mĂ« mirĂ« se unĂ« punĂ«n time pĂ«r veten time.”

Isufaj u shpreh i habitur se si mund të jetë në krye të Prokurorisë Speciale, kurse nuk bën për kryeprokuror të shtetit.

“Duhet me ditĂ« krejt opinioni njĂ« gjĂ« – integriteti Ă«shtĂ« njĂ«, nuk Ă«shtĂ« dy e as tre, integriteti ose ekziston ose nuk ekziston. NĂ«se ekziston, unĂ« e plotĂ«soj atĂ« kusht. NĂ«se nuk ekziston tek unĂ«, unĂ« nuk duhet tĂ« jem as kryeprokuror i ProkurorisĂ« Speciale”- tha ai.

Kryeprokurori i Speciales, tha se nuk flet me presidenten Vjosa Osmani e as me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

The post Kryeprokurori Isufaj: Mirë që nuk më duan Osmani e Kurti, nuk prishë punë appeared first on Telegrafi.

Zjarri përfshinë Kosovën, disa u ndezën qëllimshëm, apelohet për kujdes

Kosova këtë vikend është përballur me gjendje të rënduar me zjarr. Mbi 20 vatra të zjarrit janë evidentuar vetëm brenda 24 orëve të fundit, ndërkohë që gjendja është qetësuar pak të dielen.

Përveç arave e shkurreve zjarri bëri shkrumb edhe stalla të fermerëve, vetura e pasije tjera bujqësore në disa komuna të Kosovës

Terreni është i vështirë e i pamundur që të shkohet me kamionë.

Andaj zjarrefikësit e Prishtinës, rrugën për ta shuar zjarrin në Trudë, po shkojnë në këmbë.

Me të tilla zjarre të njejtit jane duke u përballur nga dje, e situatë e ngjashme ka qenë edhe më heret.

“Numri ka qenĂ« i jashtĂ«zakonshĂ«m dje pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« shkurtĂ«r, e kemi potencuar disa herĂ« edhe pĂ«r juve qĂ« karakteristike e kĂ«tyre zjarreve Ă«shtĂ« brenda njĂ« kohe tĂ« shkurtĂ«r shpĂ«rthejnĂ« disa vatra tĂ« zjarrit dhe sigurisht qĂ« e bĂ«nĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« shurjen e tyre sepse thatĂ«sia ka qenĂ« e madhe barishtet shkurret janĂ« tĂ« thata dhe pĂ«rhapja e zjarrit Ă«shtĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« shkurtĂ«r, pĂ«rfshinĂ« sipĂ«rfaqe tĂ« mĂ«dha”, ka theksuar Mal Gashi – zjarrĂ«fikĂ«s.

Gashi tek thotë se kohëve të fundit iu kanë shtuar zjarrëfikës, numri i madh i vatrave të zjarrit po e pamundëson të i mbërrihnë të gjitha.

“NĂ« brigadĂ«n profesionale tĂ« zjarrfikĂ«sve dhe shpetimit nĂ« PrishtinĂ«, nuk qĂ«ndrojmĂ« keq nĂ« mars janĂ« pranuar edhe 26 zjarrĂ«fikĂ«s tĂ« ri qĂ« i kanĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« energji tĂ« re shĂ«rbimit, sigurisht nĂ«se i shikojmĂ« standardet ne kemi mungesĂ« ende mirĂ«po prap po du me thanĂ« sa i pĂ«rket kapaciteteve ne nuk qĂ«ndrojmĂ« shumĂ« keq e vetmja  e met Ă«shtĂ« qĂ« automjetet janĂ« tĂ« vjetra”, ka deklauar Gashi pĂ«r RTVDukagjini.

Situata me zjarre një ditë më parë ishte e rënduar, ndërkohë që të dielen situara ishte më e qete sipas Agjencisë për menaxhimin e emergjencave.

“Pasditen e djeshme, situata me zjarret ishte e rĂ«nduar. MegjithatĂ«, falĂ« reagimit tĂ« shpejtĂ« dhe efikas tĂ« NjĂ«sive Profesionale tĂ« Zjarrfikjes dhe ShpĂ«timit, me mbĂ«shtetjen e AgjencisĂ«, si dhe reshjeve tĂ« shiut, numri i zjarreve gjatĂ« 12 orĂ«ve tĂ« fundit ka rĂ«nĂ« ndjeshĂ«m. Aktualisht, Ă«shtĂ« aktiv vetĂ«m një  zjarr nĂ« fshatin TrudĂ«, Komuna e PrishtinĂ«s, ku ekipet janĂ« nĂ« terren. U bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar, tĂ« shmangin çdo veprim qĂ« mund tĂ« shkaktojĂ« zjarr dhe tĂ« raportojnĂ« menjĂ«herĂ« çdo vatĂ«r tĂ« dyshimtĂ« tek autoritetet pĂ«rkatĂ«se. Agjencia falĂ«nderon zjarrfikĂ«sit pĂ«r pĂ«rkushtimin e tyre tĂ« palodhshĂ«m, PolicinĂ« e KosovĂ«s dhe KFOR-in pĂ«r mbĂ«shtetjen, si dhe qytetarĂ«t pĂ«r bashkĂ«punimin”.

Ndërkohë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë evidentuar pesw raste që kanë të bëjnë me zjarr.

Në Lubizhdë të Prizrenit, zjarri ka përfshirë edhe një stallë të lopëve, e si shkak i kësaj të njëjtit i kanë ngordhur tetë lopë. Ndërkohë që në komunën e Pejës, është djegur një pllac me vetura në vlerë të 50 mije eurove.

Sipas raportit policor në Prekaz të Epërm në Skënderaj, janë djegur disa paisje bujqësore, disa pemë, material ndërtimor, si dhe rrethojat e oborrit.

The post Zjarri përfshinë Kosovën, disa u ndezën qëllimshëm, apelohet për kujdes appeared first on Telegrafi.

Balluku paralajmëron masa të rënda për zjarrvënësit në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj personave që shkaktojnë zjarre në mënyrë të qëllimshme, duke i cilësuar veprimet e tyre si të papranueshme dhe të patolerueshme.

Gjatë një vizite në Bulqizë, një nga zonat më të goditura nga flakët ditët e fundit, Balluku tha se autoritetet do të marrin masa ekstreme ndaj zjarrvënësve, përfshirë publikimin e identitetit të tyre. Qëllimi, sipas saj, është të ndalet një herë e mirë ky fenomen që rrezikon jetën, pronën dhe mjedisin.

“ËshtĂ« e patolerueshme kjo qĂ« po ndodh. Kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m nĂ« zonĂ«n e BulqizĂ«s, por nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ«. ËshtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« e shkĂ«lqyer nga policia, zjarrfikĂ«sit dhe Forcat e Armatosura, tĂ« cilĂ«t kanĂ« qenĂ« nĂ« krye tĂ« kĂ«saj beteje me zjarrin. I falĂ«nderojmĂ« pĂ«r kontributin e tyre”, u shpreh Balluku pĂ«r ABC News Albania.

Ajo nĂ«nvizoi se deri tani nuk janĂ« shĂ«nuar viktima nĂ« njerĂ«z, njĂ« fakt qĂ« e quajti “mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishmin”, pavarĂ«sisht situatĂ«s sĂ« rĂ«ndĂ« me zjarret.

Sipas saj, jugu i vendit mbetet ende në një situatë kritike, por pritet që rënia e temperaturave në ditët në vijim të ndihmojë në përmirësimin e situatës.

Autoritetet kanë intensifikuar kontrollet dhe fushatat ndërgjegjësuese, ndërkohë që hetimet për rastet e zjarrvënieve të qëllimshme janë duke vijuar.

The post Balluku paralajmëron masa të rënda për zjarrvënësit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Lladrovci reagon pas vendimit të PDK-së: Deri sot nuk jam rrëzuar, vazhdojmë +4

Pas vendimit të Partisë Demokratike të Kosovës për të mos e rikandiduar në garën për kryetar të komunës së Drenasit, ka reaguar Ramiz Lladrovci.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lladrovci u shpreh i vendosur se karriera e tij politike nuk është në përfundim dhe se fjalën përfundimtare do ta kenë qytetarët.

“Deri sot nuk jam rrĂ«zuar, kush mĂ« njeh me mbi katĂ«r dekada kĂ«tĂ« e di. Respekt pĂ«r votat pro dhe kundĂ«r nĂ« seli tĂ« PDK-sĂ«, po ashtu, faleminderit atyre qĂ« nuk morĂ«n pjesĂ« nĂ« votim. Ky Ă«shtĂ« fillimi i fundit politik pĂ«r bedelĂ«t dhe pĂ«rkrahĂ«sit e tyre,” shkroi ai.

Ai shtoi se mbështetja e qytetarëve të Drenasit mbetet vendimtare.

“QytetarĂ«t e komunĂ«s sĂ« Drenasit e kanĂ« fjalĂ«n e fundit, bashkĂ«, vazhdojmĂ«, +4!”

Reagimi i tij vjen pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ku u miratua lista përfundimtare e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, listë në të cilën Lladrovci nuk është përfshirë.

The post Lladrovci reagon pas vendimit të PDK-së: Deri sot nuk jam rrëzuar, vazhdojmë +4 appeared first on Telegrafi.

Vazhdojnë kërkimet për trupin e 33-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Ujmanit

Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të një 33-vjeçari, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit, janë ende duke vazhduar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësite të kërkim-shpëtimit dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët po angazhohen intensivisht për të lokalizuar trupin e personit të zhdukur.

Togeri Erduan Baliqi, shef i njësisë së planifikimit dhe vlerësimit operacional në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, tha se ngjarja është raportuar rreth orës 14:25, kur është pranuar informata se një person ishte hedhur nga ura në liqen dhe nuk kishte dalë më nga uji.

“NjĂ«sitĂ« policore kanĂ« dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes. Po ashtu janĂ« informuar edhe ekipet e kĂ«rkim-shpĂ«timit, tĂ« cilat janĂ« duke zhvilluar aktivitetet pĂ«r ta gjetur trupin, mirĂ«po deri mĂ« tani nuk kemi rezultat,” deklaroi Baliqi.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e trupit.

The post Vazhdojnë kërkimet për trupin e 33-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Ujmanit appeared first on Telegrafi.

“Serbia po i kthen shpinĂ«n RusisĂ«â€, nĂ« MoskĂ« akuza tĂ« forta ndaj Vuçiqit: Po i jep armĂ« UkrainĂ«s

Serbia ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, por me një kusht të qartë: garanci të forta për anëtarësim në BE.

Kështu ka deklaruar Ministri serb për Integrimin Evropian, Nemanja Staroviç, në një intervistë për të përditshmen austriake Der Standard, duke shkaktuar valë reagimesh brenda dhe jashtë vendit.

Deklarata e tij vjen nĂ« njĂ« moment kur Serbia tashmĂ« ka lejuar kalimin tranzit nĂ«pĂ«r territorin e saj tĂ« 960 predhave artilerie tĂ« kalibrit 155 mm, tĂ« destinuara pĂ«r UkrainĂ«n. Predhat janĂ« prodhuar nĂ« BosnjĂ« dhe HercegovinĂ«, janĂ« blerĂ« nga kompania çeke Omnipol – e cila furnizon zyrtarisht ushtrinĂ« ukrainase – dhe kaluan pĂ«rmes SerbisĂ« me miratimin e plotĂ« tĂ« tĂ« gjitha ministrive pĂ«rkatĂ«se serbe.

Sipas dokumenteve zyrtare raporton Danas, më 12 qershor, Ministria e Brendshme e Serbisë, me pëlqimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Jashtme, ka miratuar lejen e tranzitit. Kamionët me 132 paleta predha janë lejuar të kalojnë nga pika kufitare Sremska Raça, përmes Serbisë, dhe të dalin në BE nëpërmjet Horgoshit, duke ndjekur një rrugë të përcaktuar: nga fshati Kuzmin, rruga E-70 për në Beograd, pastaj në E-75 drejt kufirit hungarez.

NĂ« dokumente, Ministria e Mbrojtjes e RepublikĂ«s Çeke Ă«shtĂ« listuar si pĂ«rdoruesi pĂ«rfundimtar i municionit – njĂ« sinjal i qartĂ« i pĂ«rfshirjes sĂ« SerbisĂ« nĂ« zinxhirin logjistik tĂ« furnizimit me armĂ« pĂ«r UkrainĂ«n, pavarĂ«sisht pozicionit zyrtar neutral ndaj luftĂ«s.

Ky zhvillim Ă«shtĂ« cilĂ«suar nga mediat pro-Kremlinit si njĂ« goditje e pasme pĂ«r RusinĂ«. NjĂ« media nĂ« pronĂ«si tĂ« Konstantin Malofeyev, njĂ« aleat i ngushtĂ« i presidentit rus Vladimir Putin, ka paralajmĂ«ruar: “Do tĂ« jetĂ« si gjithmonĂ« me tradhtarĂ«t.”

Reagimet nĂ« Serbi nuk munguan. Partia “LĂ«vizja e SocialistĂ«ve”, e afĂ«rt me spektrin politik pro-rus, kritikoi deklaratĂ«n e ministrit Staroviç dhe mbĂ«shtetjen pĂ«r sanksione.

“Beogradi nuk ka ndĂ«rmend tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« histerinĂ« anti-ruse,” thuhet nĂ« reagim, qĂ« mĂ« tej shton se “serbĂ«t nuk janĂ« njĂ« komb tradhtarĂ«sh dhe frikacakĂ«sh qĂ« shesin nĂ«nĂ«n, vĂ«llezĂ«rit, besimin dhe historinĂ« e tyre,” duke pĂ«rforcuar narrativĂ«n e lidhjeve historike me MoskĂ«n.

Ky zhvillim vjen në një kontekst të ndërlikuar për politikën e jashtme serbe, e cila po përpiqet të balancojë mes presionit perëndimor për të harmonizuar politikën e jashtme me BE-në dhe mbështetjes së vazhdueshme që ka pasur nga Rusia, veçanërisht në çështjen e Kosovës.

NĂ«se Serbia do tĂ« ndjekĂ« rrugĂ«n e sanksioneve ndaj RusisĂ« mbetet pĂ«r t’u parĂ« – por sinjalet e fundit, si tranziti i armatimit pĂ«r UkrainĂ«n, po e çojnĂ« Beogradin drejt njĂ« kursi mĂ« tĂ« afĂ«rt me PerĂ«ndimin, me çmimin e njĂ« pĂ«rplasjeje tĂ« mundshme me MoskĂ«n.

The post “Serbia po i kthen shpinĂ«n RusisĂ«â€, nĂ« MoskĂ« akuza tĂ« forta ndaj Vuçiqit: Po i jep armĂ« UkrainĂ«s appeared first on Telegrafi.

PDK-ja vendos për Drenasin: Ramiz Lladrovci nuk rizgjedhet kandidat, zëvendësohet nga Petrit Hajdari

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të kryesisë ku është diskutuar dhe vendosur për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Në fokus të veçantë ishte komuna e Drenasit, ku me shumicë votash është refuzuar kandidatura e kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci.

Raportohet se Lladrovci mori vetëm 4 vota pro, 26 kundër dhe një abstenim, duke humbur kështu mbështetjen për një mandat të ri.

Në vend të tij, Kryesia e PDK-së ka vendosur që kandidati për Drenas të jetë Petrit Hajdari.

Ky vendim shënon një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e partisë për këtë komunë, e cila historikisht ka qenë një bastion i PDK-së.

The post PDK-ja vendos për Drenasin: Ramiz Lladrovci nuk rizgjedhet kandidat, zëvendësohet nga Petrit Hajdari appeared first on Telegrafi.

Të shtëna me armë zjarri në Dragodan, raportohet për të plagosur

Një incident me armë zjarri ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30 në lagjen Dragodan të Prishtinës, përkatësisht te Hotel Ador.

Sipas raportimeve fillestare, nga të shtënat ka persona të plagosur, por ende nuk dihet numri apo gjendja e tyre shëndetësore.

Telegrafi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen forca të shtuara të Policisë së Kosovës si dhe automjete të emergjencës shëndetësore në vendin e ngjarjes.

Policia është duke hetuar rrethanat e këtij incidenti.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të marrë detaje nga policia, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka mundur të marrë përgjigje.

 

The post Të shtëna me armë zjarri në Dragodan, raportohet për të plagosur appeared first on Telegrafi.

Kur fëmijët bëhen vrasës të prindërve: Ngjarja në Fier, ripërsëritje e skenarëve të krimeve në familje

Një ngjarje rëndë ka tronditur Fierin sot, teksa një 26 vjeçare, Emanilda Rama ka vrarë babanë e saj, duke e mbytur me një tel.

NĂ« kĂ«tĂ« krim tĂ« rĂ«ndĂ« ajo ka pasur bashkĂ«punĂ«tore edhe nĂ«nĂ«n e cila pas vrasjes, ka ndihmuar qĂ« tĂ« fshihnin gjurmĂ«t dhe ngjarja t’i raportohej policisĂ« si aksidentale.

Pasi pranoi krimin nĂ« polici vajza tha se e ka vrarĂ« tĂ« atin sepse ‘i kishte nxirĂ« jetĂ«n, nuk i jepte para, dhe ishte fanatik’.

Por rastet e krimeve të tilla, kur fëmijët vrasin prindërit, për fat të keq, në vendin tonë janë raportuar edhe më parë.

E fundit ishte ngjarja në Shënavlash të Durrësit në 2024, ku tre fëmijët bashkëpunuan për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të babait të tyre Pëllumb Meta.

Në shkurt 2024 Ike Sokoli u gjet e vdekur në banesë nga nipi në fshatin Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës. 75-vjeçarja humbi jetën nga dhuna fizike e të birit, Ndriçim Sokoli, 35 vjeç, me probleme të shëndetit mendor.

Në vitin 2023, 23-vjeçari Mato Gllucaj organizoi vrasjen e babait të Gjorm të Vlorës, ku në sobën me gaz që e mbanin në oborrin e shtëpisë vendosi eksploziv. Sapo babai Durmish Glluçaj, 56 vjeç, u afrua, djali e shpërtheu lëndën plasëse me mekanizëm elektrik. I riu tha se e vrau të atin e verbër pasi e dhunonte vazhdimisht dhe fillimisht tentoi të fsheh ngjarjen.

Në 2022 Mariglen Muhametaj, 30-vjeç, me probleme të shëndetit mendor, vrau me sende të forta babanë e tij, Qemalin, 73-vjeç, në Greshnicë të Mallakastrës.

Në 2021 Ylber Lezi, 47 vjeç, u vra me sende të forta në shtëpi nga gruaja dhe vajza e tij, Mine Lezi dhe Aida Lezi, 51 dhe 21 vjeçe, në Bulqizë. Lezi ishte përdorues i rregullt i alkoolit, ndërsa gruaja e tij me probleme të shëndetit mendor. Familja jetonin në kushte të mjerueshme ekonomike, ndërsa edhe vajza kishte nisur të shfaqte shenja depresioni.

NĂ« 2020 nĂ« Buçimas, pranĂ« qytetit tĂ« Pogradecit, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, i sĂ«murĂ« me probleme mendore, pas njĂ« konflikt verbal me tĂ« Ă«mĂ«n, Firdes Çekiçi, rrĂ«mbeu thikĂ«n nga kuzhina dhe e goditur atĂ«. MĂ« pas i preu kokĂ«n me kosĂ« dhe ia vari tek porta e shtĂ«pisĂ« me gjakftohtĂ«si. E gjithĂ« ngjarja ka ndodhur nĂ« sy tĂ« vajzĂ«s sĂ« mitur tĂ« autorit.

Në 2018 Qemal Sela, 26 vjeç, qëlloi me plumba automatiku nënën dhe babanë e tij, Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe. I riu ishte kthyer një ditë më parë nga Anglia dhe kishte debatuar rëndë me të atin. Dyshimet e hetuesve u lidhën me shkakun se ai nuk kishte sjell para nga jashtë. Në grindje djali u kërkoi llogari prindërve për 2 prona që kishte blerë më herët.

Në 2017 burrë e grua, Ali e Jenie Nika u gjetën të vdekur në derën e shtëpisë në Durrës. Vrasës i të dyve ishte djali Leo Nika, 29 vjeç, i cili pas një debati qëlloi drejt tyre me çifte. Ngjarja në atë kohë dyshohej se ndodhi për shkak të problemeve psikologjike dhe me pijen që kishte i riu.

NĂ« 2016 Ardit Zenelhoxha, 30 vjeç, mbyti me duar nĂ«nĂ«n e tij Hedije Zenelhoxha, brenda nĂ« shtĂ«pi nĂ« lagjen “Çlirimi” tĂ« Elbasanit. I riu sipas policisĂ«, vuante prej kohĂ«sh nga depresioni dhe ishte nĂ« vĂ«shtirĂ«si ekonomike.

The post Kur fëmijët bëhen vrasës të prindërve: Ngjarja në Fier, ripërsëritje e skenarëve të krimeve në familje appeared first on Telegrafi.

“NĂ«se e kisha pas pĂ«rballĂ« dhunuesin Dejan Rashiq
”, rrĂ«fen e mbijetuara e dhunĂ«s seksuale gjatĂ« luftĂ«s

Një grua, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka rrëfyer publikisht përvojën e saj të rëndë, duke përballur me guxim traumën dhe pasojat e thella që i kanë ndjekur për vite me radhë.

Ajo ka treguar se ishte dhunuar seksualisht nga njĂ« fqinj serb, Dejan Rashiq, i cili asokohe kishte qenĂ« pjesĂ«tar i ushtrisĂ« serbe. Sot, ajo thotĂ« se do tĂ« donte ta kishte pĂ«rballĂ« vetĂ«m pĂ«r t’i treguar se dhuna e tij nuk e kishte thyer, por e kishte bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« fortĂ«.

“NĂ«se e kisha pas pĂ«rballĂ« Dejan Rashiqin, i kisha thanĂ«: a po m’sheh mirĂ« tash? M’ke rrah, m’ke dhunu, m’ke malltretu, e sot jam gjallĂ«. Jam gjallĂ« dhe kam me qenĂ« edhe mĂ« e fortĂ«. Ku je ti tash? Ma mirĂ« me t’i vra kush fĂ«mijĂ«t e tu
 Ishalla sa mĂ« shpejt hyn prapa grilave me i vuajt pasojat qĂ« na i ke shkaktu”, ka thĂ«nĂ« ajo me lot nĂ« sy dhe zĂ« tĂ« dridhur.

Rrëfimi i saj përshkruan skenat tmerruese të ndodhura para fëmijëve të saj, në një shtëpi pa kushte, ku përveç saj ndodheshin edhe fëmijët dhe vjehrra e paralizuar.

“Sa nuk muj me ia pĂ«rshkru qysh ka ardh ai nĂ« shtĂ«pi
 para fĂ«mijĂ«ve
 s’e kam prit me malltretim nĂ« shtĂ«pi, me njĂ« tub fĂ«mijĂ«, vjehrrĂ«n e paralizune, tmerr u kanĂ«!”, rrĂ«fen ajo nĂ« RTVDukagjini.

Edhe pse kanë kaluar vite, ajo thekson se drejtësia ende mungon, dhe se ajo vazhdon të presë që shteti të veprojë.

“NĂ«se del ai prapa grilave, mu m’doket sikur kam lind edhe njĂ«herĂ«â€, tha ajo, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r ndĂ«shkimin e kriminelĂ«ve tĂ« luftĂ«s.

Në fund, ajo falënderoi Qendrën për Rehabilitimin e Krimeve të Luftës (QRKMT) për mbështetjen shumëvjeçare dhe u dërgoi një mesazh të gjitha viktimave të dhunës seksuale që ende hezitojnë të flasin:

“Ju lutem, ngritni zĂ«rin. Flisni me dikĂ«. Ka shoqata qĂ« merren me kĂ«tĂ« çështje, ka shtet. Mos e mbani mllefin pĂ«rbrenda, se sĂ«mundja ju ha. Nxirreni dhimbjen jashtĂ«, shĂ«roni veten – se ndryshe nuk mundeni me jetu.”

Rrëfimi i saj është një ndër dhjetëra të tjerë të përfshirë në ciklin e rrëfimeve të të mbijetuarve të dhunës seksuale, që po shpalosin të vërtetën përballë harresës dhe padrejtësisë.

The post “NĂ«se e kisha pas pĂ«rballĂ« dhunuesin Dejan Rashiq
”, rrĂ«fen e mbijetuara e dhunĂ«s seksuale gjatĂ« luftĂ«s appeared first on Telegrafi.

Thaçi: Roli i SHBA-së i pazëvendësueshëm, BE-ja po e inkurajon Serbinë të sillet jo mirë me Kosovën

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Haga ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke thënë se qëndrimi i disa shteteve anëtare po i jep Serbisë hapësirë për veprime destruktive.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r emisionin Rubikon nĂ« Klan Kosova, Thaçi theksoi se roli i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« dialogun Kosovë–Serbi Ă«shtĂ« i pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m.

“Roli udhĂ«heqĂ«s i Uashingtonit nĂ« dialogun Kosovë–Serbi Ă«shtĂ« i pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m. Bashkimi Evropian Ă«shtĂ« ende jounik pĂ«r njohjen e shtetit tĂ« KosovĂ«s, duket i pĂ«rgjumur dhe i vonuar pĂ«r integrimin e Ballkanit PerĂ«ndimor, me pĂ«rjashtim tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Malit tĂ« Zi,” deklaroi ai.

Thaçi gjithashtu kritikoi pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke thënë se kjo situatë po e motivon Serbinë të sillet në mënyrë armiqësore ndaj vendit.

“MosgatishmĂ«ria e njohjes sĂ« KosovĂ«s nga pesĂ« vendet e Bashkimit Evropian, sikur po e inkurajon SerbinĂ« tĂ« sillet jo mirĂ« me KosovĂ«n,” theksoi Thaçi.

Ai aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

The post Thaçi: Roli i SHBA-së i pazëvendësueshëm, BE-ja po e inkurajon Serbinë të sillet jo mirë me Kosovën appeared first on Telegrafi.

Osmani mohon ndërtimin e ndonjë rezidence personale: Kërkesa është për objekt zyrtar, jo luks privat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë pretendimet se ajo ka kërkuar ndërtimin e ndonjë rezidence presidenciale për qëllime personale.

Përmes një reagimi zyrtar, nga zyra e saj është bërë e ditur se asnjanëherë nuk është kërkuar ndonjë objekt me oborr privat, dhoma private apo ndonjë luks tjetër personal.

Sipas njoftimit, plani ideor i shpallur pĂ«r ndĂ«rtimin e objektit tĂ« PresidencĂ«s nuk ka marrĂ« miratimin e Presidentes, dhe brenda kornizĂ«s ligjore, ajo do tĂ« kĂ«rkojĂ« rishikimin e projektit pĂ«r t’iu pĂ«rshtatur nevojave reale tĂ« shtetit dhe jo ndonjĂ« interesi personal.

Presidentja thotë se ka kërkuar që të procedohet vetëm me ndërtimin e një objekti zyrtar, që do të shërbejë për takime dhe pritje shtetërore.

Ajo ka theksuar se Kosova është vendi i vetëm në Evropë, ndoshta edhe në botë, ku Kreu i Shtetit nuk ka një ndërtesë të dedikuar për funksionin e tij/saj. Aktualisht, pritjet zyrtare mbahen në sallat e Kuvendit, ku sipas Presidencës, kushtet janë të papërshtatshme, deri në atë masë sa liderët e shteteve mike përballen me erën e kanalizimeve.

Ndërkaq, mungesa e ambienteve për darka apo pritje të nivelit të lartë ka bërë që këto të mbahen në restorante private, çka, sipas Presidentes, është praktikë e pazakontë për një shtet serioz, dhe një turp kombëtar që 26 vjet pas çlirimit, kjo çështje themelore mbetet e pazgjidhur.

Presidentja Osmani ka sqaruar më tej se edhe nëse fillon ndërtimi i objektit zyrtar, përfundimi i tij do të kërkojë së paku 5 deri në 6 vite, që nënkupton se ajo nuk do të përfitojë nga ai objekt gjatë mandatit të saj. Prandaj, çdo pretendim se ajo po ndërton për veten e saj është cilësuar si i pabazë dhe jashtë çdo logjike.

Pa suita personale, vetëm ambiente zyrtare

Zyra e Presidentes thekson se nuk Ă«shtĂ« autorizuar ndĂ«rtimi i ndonjĂ« suite apo hapĂ«sire private, por janĂ« kĂ«rkuar vetĂ«m ambiente pune dhe pritjeje shtetĂ«rore — pĂ«rfshirĂ« njĂ« suitĂ« pritjeje pĂ«r liderĂ«t dhe homologĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, praktikĂ« e zakonshme nĂ« çdo presidencĂ« tĂ« vendeve demokratike.

Në përmbyllje të reagimit, theksohet se ndërtimi i një objekti për Presidencën është një domosdoshmëri shtetërore, jo luks personal. Objektivi është garantimi i kushteve dinjitoze pune, sigurisë dhe përfaqësimit të denjë të shtetit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“NdĂ«rtimi i kĂ«tij objekti nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me Presidenten Osmani, por me institucionin e PresidencĂ«s dhe respektin qĂ« njĂ« shtet i jep vetes dhe pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« tij”, pĂ«rfundon reagimi.

The post Osmani mohon ndërtimin e ndonjë rezidence personale: Kërkesa është për objekt zyrtar, jo luks privat appeared first on Telegrafi.

Gjykata Kushtetuese ua ndalon deputetëve vendimet pas kalimit të afatit 30-ditor

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 26 korrik 2025 deri në një vendim të mëtejmë.

NĂ« njoftimin zyrtar, Gjykata thekson se masa Ă«shtĂ« vendosur ex officio, me arsyetimin se çdo veprim pas kĂ«saj date mund tĂ« shkaktojĂ« “dĂ«me tĂ« pariparueshme pĂ«r rendin kushtetues tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe funksionimin e institucioneve kyçe”.

“Gjykata vlerĂ«son se ekzistojnĂ« rrethana tĂ« interesit publik qĂ« ndĂ«rlidhen me themelimin e institucioneve shtetĂ«rore pas zgjedhjeve pĂ«r Kuvend, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetĂ«ve tĂ« zgjedhur pas 26 korrikut Ă«shtĂ« nĂ« interes publik”, thuhet nĂ« vendimin e publikuar.

Sipas Gjykatës, vendimi është marrë me qëllim ruajtjen e rendit kushtetues dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës, derisa të shqyrtohen kërkesat që kanë sjellë deri te kjo masë.

Ky vendim vjen në një periudhë të ndjeshme politike për vendin, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, dhe pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e konstituimit të institucioneve të reja.

Në vendim tutje theksohet caktimi i masës së përkohshme.

The post Gjykata Kushtetuese ua ndalon deputetëve vendimet pas kalimit të afatit 30-ditor appeared first on Telegrafi.

Avokati Musa thotĂ« se Ministria e DrejtĂ«sisĂ« po punon nĂ« favor tĂ« ZPS-sĂ«, e jo pĂ«r mbrojtjen e ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«

Avokati SkĂ«nder Musa ka thĂ«nĂ« se Ministria e DrejtĂ«sisĂ« ka ndryshuar udhĂ«zimin administrativ qĂ« mĂ« herĂ«t lejonte sigurimin e fondeve shtesĂ« pĂ«r mbrojtjen juridike tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, tĂ« cilĂ«t po pĂ«rballen me gjykimin nĂ« Dhomat e Specializuara nĂ« HagĂ«.

Sipas tij, fshirja e nenit 11 nga udhëzimi administrativ, nen që mundësonte kërkesa për buxhet shtesë në raste të veçanta, ka rrezikuar seriozisht cilësinë e mbrojtjes në fazën më kritike të procesit.

“ËshtĂ« e tmerrshme qĂ« njĂ« pushtet shqiptar nĂ« KosovĂ«, njĂ« ministri e DrejtĂ«sisĂ« qĂ« udhĂ«hiqet prej njĂ« shqiptari e largon nenin nga udhĂ«zimi administrativ qĂ« duhet tĂ« paguhen edhe pagesa shtesĂ« qĂ« i kĂ«rkon mbrojtja nĂ« njĂ« proces kaq tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r KosovĂ«n. Dhe nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« qĂ« Ă«shtĂ« vendimtare pĂ«r qĂ« tĂ« paraqitet mbrojtja mĂ« efikase. ËshtĂ« e pamundshme qĂ« çdo ekip tjetĂ«r tĂ« pĂ«rgatit nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare tĂ« procesit. Dhe tĂ« jetĂ« efektive mbrojtja ashtu e siç ka qenĂ« mjaftĂ« e ashpĂ«r Prokuroria Speciale nĂ« raport me tĂ« akuzuarit dhe me mbrojtjen. Dhe nĂ« çdo pikĂ« prokurorĂ«t special e kanĂ« shfrytĂ«zuar qĂ« mbrojtja tĂ« duket sa mĂ« e dobĂ«t”, ka thĂ«nĂ« Musa.

Musa ka shtuar se pĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ« bie drejtpĂ«rdrejt mbi MinistrinĂ« e DrejtĂ«sisĂ«, duke i fajĂ«suar se “kanĂ« punuar nĂ« favor tĂ« ProkurorisĂ« Speciale dhe jo nĂ« favor tĂ« mbrojtjes”.

“Pa asnjĂ« dyshim konsideroj qĂ« Ministria e DrejtĂ«sisĂ«, personat pĂ«rgjegjĂ«s prej ministri deri personat pĂ«rgjegjĂ«s qĂ« janĂ« pĂ«r financa kanĂ« punuar nĂ« favor tĂ« prokuroria speciale dhe jo nĂ« favor tĂ« mbrojtjes’”, ka thĂ«nĂ« Musa.

The post Avokati Musa thotĂ« se Ministria e DrejtĂ«sisĂ« po punon nĂ« favor tĂ« ZPS-sĂ«, e jo pĂ«r mbrojtjen e ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« appeared first on Telegrafi.

SHBA-ja sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

Shtetet e Bashkuara vlerĂ«sojnĂ« se ekzistojnĂ« mundĂ«si tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r bashkĂ«punim ekonomik me KosovĂ«n nĂ« disa sektorĂ« strategjikĂ« dhe se heqja e barrierave tregtare do t’i forconte mĂ« tej kĂ«to lidhje.

“Shohim mundĂ«si pĂ«r bashkĂ«punim ekonomik nĂ« KosovĂ« nĂ« disa sektorĂ«, pĂ«rfshirĂ« energjinĂ«, mbrojtjen, infrastrukturĂ«n, teknologjinĂ« e informacionit dhe komunikimit, si dhe sigurinĂ« kibernetike. Heqja e barrierave ndaj eksporteve amerikane do tĂ« rezultonte me rritje tĂ« tregtisĂ«â€, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i AmbasadĂ«s amerikane nĂ« PrishtinĂ« pĂ«r REL-in.

“Ne i inkurajojmĂ« sektorĂ«t publikĂ« dhe privatĂ« nĂ« KosovĂ« qĂ« tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« kĂ«rkojnĂ« mundĂ«si ekonomike dhe investime nĂ« tregun amerikan dhe qĂ« Qeveria tĂ« promovojĂ« njĂ« mjedis transparent dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r bizneset amerikane qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« zgjerohen nĂ« KosovĂ«â€, tha ai.

Ky qëndrim përkon edhe me përpjekjet e Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, sidomos pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Uashington, këtë muaj.

Gjatë takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ajo tha se u fol për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të ri ekonomik, me fokus në sektorët e energjisë, mbrojtjes dhe teknologjisë informative.

Radio Evropa e Lirë mori vesh se temë diskutimi ishte edhe mundësia e bashkëpunimit në sektorin e pasurive minerare.

Ekspertët e ekonomisë e përkrahën këtë vizion, duke nënvizuar se pozicioni gjeografik, fuqia e re dhe e arsimuar e punës, si dhe politikat fiskale konkurruese e bëjnë Kosovën një destinacion tërheqës për investitorët e huaj.

Megjithatë, ata theksuan nevojën për reforma të thella në sundimin e ligjit dhe politikat ekonomike.

“Kosova duhet tĂ« angazhohet mĂ« tej nĂ« forcimin e sundimit tĂ« ligjit, nĂ« shmangien e veprimeve qĂ« mund tĂ« rrisin paparashikueshmĂ«rinĂ« juridike, si dhe nĂ« rritjen e mbrojtjes sĂ« investitorĂ«ve, pĂ«rmes pĂ«rmirĂ«simit tĂ« efikasitetit tĂ« gjykatave”, i tha Radios Evropa e LirĂ« mĂ« 18 korrik Arian Zeka, kryetar i OdĂ«s Ekonomike Amerikane nĂ« KosovĂ«.

Kosova, aktualisht, ka një taksë prej 10% për mallrat e importuara nga SHBA-ja.

Në fillim të prillit, presidentja Osmani kërkoi nga Qeveria e Kosovës pezullimin e saj, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova, por taksa mbeti në fuqi.

Osmani tha, po ashtu, se zyra e saj ka përgatitur një projektligj për heqjen e taksës, por se miratimi i tij varet nga konstituimi i Kuvendit të ri.

Konstituimi nuk ka përfunduar ende, për shkak të mosmarrëveshjeve politike qysh pas zgjedhjeve të shkurtit.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e importeve nga SHBA-ja në vitin 2024 ka arritur mbi 105 milionë euro, ndërsa eksportet kanë qenë rreth 39 milionë euro.

Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve njofton se investimet amerikane në Kosovë gjatë vitit 2024 kapën vlerën prej rreth 87 milionë eurosh.

Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Prishtinë theksoi se stabiliteti dhe siguria në rajon janë kyçe për prosperitetin ekonomik.

Duke cituar zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ai shtoi:

“Misionet tona nĂ« mbarĂ« botĂ«n janĂ« gati tĂ« ndihmojnĂ« bizneset dhe investitorĂ«t e huaj qĂ« tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me partnerĂ«t tanĂ« amerikanĂ« nga sektori publik dhe privat, pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar kompanitĂ« tona kryesore, teknologjinĂ« dhe fuqinĂ« punĂ«tore”.

The post SHBA-ja sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave appeared first on Telegrafi.

AIP publikon raportin gjashtëmujor: 462 ankesa për qasje në dokumente publike dhe 82 për të dhëna personale

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka publikuar raportin gjashtëmujor të punës për periudhën janar-qershor 2025, duke paraqitur statistika dhe zhvillime të rëndësishme në fushat e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Sipas raportit, AIP ka pranuar gjithsej 462 ankesa lidhur me qasjen në dokumente publike. Komunat kanë qenë subjektet më të ankuara, me 137 ankesa, pasuar nga ministritë me 107 dhe sistemi gjyqësor me 23 ankesa. Për shkelje të konstatuara, janë shqiptuar 12 gjoba administrative gjatë kësaj periudhe.

Në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, janë regjistruar 82 ankesa, ku kryesojnë rastet për publikim të të dhënave personale (21 ankesa), keqpërdorim të të dhënave (9) dhe shpërndarje të paautorizuar (5).

Raporti gjithashtu vë në pah përkushtimin e AIP për ndërgjegjësim dhe edukim të aktorëve publikë e privatë. Janë zhvilluar 20 aktivitete informuese dhe trajnime, me pjesëmarrjen e mbi 450 zyrtarëve publikë dhe kontrolluesve, përfaqësues të sektorit shëndetësor, bankar, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave. Nga këto trajnime, 227 pjesëmarrës janë certifikuar.

NjĂ« ndĂ«r aktivitetet e veçanta ishte punĂ«toria me gazetarĂ« me temĂ«n “Sektori i Mediave dhe Mbrojtja e tĂ« DhĂ«nave Personale”, qĂ« kishte pĂ«r synim rritjen e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« nĂ« trajtimin e tĂ« dhĂ«nave gjatĂ« raportimeve mediatike.

AIP thekson se në këtë gjashtëmujor ka qenë në fokus bashkëpunimi me institucionet dhe forcimi i kapaciteteve institucionale, për të siguruar respektimin e të drejtave për qasje në dokumente publike dhe për mbrojtjen e të dhënave personale.

The post AIP publikon raportin gjashtëmujor: 462 ankesa për qasje në dokumente publike dhe 82 për të dhëna personale appeared first on Telegrafi.

❌