SPAK ka mbyllur hetimet pĂ«r fraksionin e dytĂ« tĂ« dosjes âTyota Yarisâ, duke dĂ«rguar pĂ«r gjykim Astrit Vladim dhe Erida Lazimin.
Nga hetimet e kryera është provuar se i pandehuri, Astrit Vladi i ka kërkuar të pandehurës, Erida Lazimi, e cila ushtron profesionin e avokates të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim për të favorizuar shtetasit, Alfred Vladi.
Sipas SPAK e pandehura Erida Lazimi i ka premtuar dhe i ka siguruar të pandehurit, Astrit Vladi aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, kundrejt përfitimit të parregullt në formë monetare, me qëllim për të favorizuar personat, për të cilët ishte kërkuar dërgimi i çështjes në gjyq në atë procedim penal.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vijon hetimet paraprake për episode të tjera të kryerjes së veprave penale të korrupsionit aktiv dhe korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, si dhe rrethanave dhe fakteve të tjera që kanë dalë nga hetimet e kryera lidhur me këtë procedim penal.
Njoftimi i plotë;
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 24.7.2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal, nr.26/1/1 viti 2025 në ngarkim të të pandehurve:
- Astrit Vladi, i akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale âUshtrim i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publikeâ, i parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (1) tĂ« Kodit Penal (sipas pĂ«rmbajtjes sĂ« kĂ«saj dispozite para ndryshimeve tĂ« kryera me ligjin nr.43/2021).
- Erida Lazimi, e akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale âUshtrim i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publikeâ, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (2) i Kodit Penal (sipas pĂ«rmbajtjes sĂ« kĂ«saj dispozite para ndryshimeve tĂ« kryera me ligjin nr.43/2021).
Ky procedim penal Ă«shtĂ« ndarĂ« nga ai i mĂ«parshĂ«m me nr.26/1, datĂ« 26.12.2024, pĂ«r veprat penale: âUshtrim i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publikeâ, âKorrupsion pasiv i gjyqtarĂ«ve, prokurorĂ«ve dhe funksionarĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ«â, âTrafikim i narkotikĂ«veâ, âPastrim i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminaleâ, tĂ« parashikuara nga nenet 245/1, 319/ç, 283/a dhe 287 tĂ« Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme të cilat provojnë se:
NĂ« GjykatĂ«n e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« TiranĂ« nĂ« datĂ«n 14.09.2020 Ă«shtĂ« zhvilluar seanca paraprake pĂ«r gjykimin e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r dĂ«rgimin nĂ« gjyq tĂ« procedimit penal nr.71 viti 2020 tĂ« ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ«, TiranĂ« nĂ« ngarkim tĂ« shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, tĂ« akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale âMosdeklarim nĂ« kufi i tĂ« hollave dhe sendeve me vlerĂ«â , e kryer nĂ« bashkĂ«punim, tĂ« parashikuar nga nenet 179/a dhe 25 tĂ« Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera është provuar se i pandehuri, Astrit Vladi i ka kërkuar të pandehurës, Erida Lazimi, e cila ushtron profesionin e avokates, të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim për të favorizuar shtetasit, Alfred Vladi etj.
E pandehura Erida Lazimi i ka premtuar dhe i ka siguruar të pandehurit, Astrit Vladi aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, kundrejt përfitimit të parregullt në formë monetare, me qëllim për të favorizuar përsonat, për të cilët ishte kërkuar dërgimi i çështjes në gjyq në atë procedim penal.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vijon hetimet paraprake për episode të tjera të kryerjes së veprave penale të korrupsionit aktiv dhe korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, si dhe rrethanave dhe fakteve të tjera që kanë dalë nga hetimet e kryera lidhur me këtë procedim penal.