❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Parashikimi i motit, e martë, 15 korrik 2025

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se ditĂ«n e martĂ« vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike relativisht tĂ« qĂ«ndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash të mesme e të larta të përqendruara në relievet malore në veri e lindje të territorit.

Vranësirat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht në formë pikash, megjithatë në relievet e larta malore nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim veriperĂ«ndim – verilindje me shpejtĂ«si mesatare 8 m/s, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonat luginore era hera-herĂ«s pritet tĂ« fitojĂ« shpejtĂ«si 8-17 m/s, shoqĂ«ruar me valĂ«zimin nĂ« dete tĂ« forcĂ«s 2-3 ballĂ«.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/35 Diell re
Kukës 17/34 Diell re shi
Lezhë 18/35 Diell re
Dibër 16/34 Diell re shi
Durrës 19/35 Diell pak re
Tiranë 21/36 Diell pak re
Elbasan 21/36 Diell pak re
Berat 17/35 Diell pak re
Vlorë 17/33 Diell pak re
Korçë 17/33 Diell re shi
Gjirokastër 15/36 Diell re
Sarandë 19/33 Diell pak re

 

The post Parashikimi i motit, e martë, 15 korrik 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë, Rama: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit


TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Inspektorati KombĂ«tar i Mbrojtjes sĂ« Territorit (IKMT) ka nisur njĂ« aksion kombĂ«tar pĂ«r verifikimin e tĂ« gjitha objekteve nĂ« ndĂ«rtim nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e ShqipĂ«risĂ«.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga aksioni i IKMT-së në Vlorë, ku në terren ndodhej edhe kryeinspektorja Dallëndyshe Bici.

Rama bëri të ditur se të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike, ndërsa paralajmëroi ndjekje penale ndaj punonjësve të bashkive që lejojnë ndërtimet pa leje.

“KĂ«tĂ« fat do tĂ« kenĂ« tĂ« gjitha objektet me shkelje tĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit, tĂ« cilat, sipas rastit dhe nevojĂ«s, do tĂ« shemben apo konfiskohen nga shteti pĂ«r funksione publike. NdĂ«rkohĂ« qĂ« punonjĂ«sit e bashkive qĂ« kryejnĂ« sipas ligjit akt-kontrollet nĂ« çdo fazĂ« tĂ« ndĂ«rtimit dhe mbyllin sytĂ« pĂ«rpara shkeljeve, do t’i pĂ«rcillen prokurorisĂ« pĂ«r njĂ« sĂ«rĂ« veprash penale tĂ« mundshme”, deklaroi kryeministri.

Rama njoftoi gjithashtu se sĂ« shpejti do tĂ« miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin, e cila parashikon masa mĂ« tĂ« rrepta dhe pĂ«rgjegjĂ«si administrative e penale pĂ«r “symbyllurit” , inspektorĂ«, shefa bashkie, punonjĂ«s e shefa policie qĂ« abuzojnĂ« me detyrĂ«n dhe taksat e shqiptarĂ«ve.

“ShqipĂ«ria 2030 nĂ« BE kĂ«rkon fundin e kĂ«tyre fenomeneve, ndĂ«rsa 99% e qytetarĂ«ve qĂ« respektojnĂ« ligjin, meritojnĂ« hapĂ«sira publike tĂ« pacenueshme mĂ« nga askush”, theksoi Rama.

Nga Vlora, ku IKMT po zhvillon kontrolle intensive, kryeinspektorja Dallëndyshe Bici bëri me dije se aksioni do të vazhdojë në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

“NĂ« vazhdĂ«n e kontrolleve, ky objekt do tĂ« konfiskohet dhe do t’i kalojĂ« shtetit pĂ«r interes publik. TĂ« njĂ«jtin fat do tĂ« kenĂ« tĂ« gjithĂ« ato subjekte qĂ« rezultojnĂ« me leje ndĂ«rtimi, por qĂ« kanĂ« ndĂ«rtuar nĂ« shkelje brutale tĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit duke cenuar interesin publik dhe pronĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t”, deklaroi drejtoresha e IKMT-sĂ«.

/j.p/

 

The post Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë, Rama: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E hënë, 14 korrik, mot i kthjellët me temperatura deri në 36°C

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«n tĂ« ditur se pĂ«r ditĂ«n e hĂ«nĂ«,  vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike tĂ« qĂ«ndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në relievet malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Vranësira të vogla priten vetëm në Kukës, Dibër dhe Korçë

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të arrijë deri në 14 m/s, duke sjellë valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat do të variojnë, në Shkodër deri në 36°C; Në Tiranë dhe Elbasan deri në 35-36°C; Në Gjirokastër deri në 36°C.

Në zonat bregdetare, si Durrës, Vlorë dhe Sarandë, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34°C.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/36 Diell
Kukës 17/32 Diell pak re
Lezhë 16/35 Diell
Dibër 16/34 Diell pak re
Durrës 19/34 Diell
Tiranë 22/35 Diell
Elbasan 22/36 Diell
Berat 18/35 Diell
Vlorë 19/32 Diell
Korçë 15/31 Diell pak re
Gjirokastër 15/36 Diell
Sarandë 20/34 Diell

 

/ a.f /

The post E hënë, 14 korrik, mot i kthjellët me temperatura deri në 36°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ NĂ« bregdetin e HimarĂ«s njĂ« grup delfinĂ«sh kanĂ« dhuruar spektakĂ«l me lĂ«vizjet e tyre.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky moment i bukur në ujërat e detit Jon.

“Nga bregdeti magjepsĂ«s i HimarĂ«s, ku natyra dhuron edhe spektaklin e delfinĂ«ve”, shkruan Rama.

Delfinët duket se kanë mirëpritur praninë e pushuesve si dhe i kanë ururar mirëseardhjen duke ofruar një spektakël me kërcime në ujërat e detit Jon para turistëve që ishin duke lundruar me anije.

Nuk është hera e parë që delfinët dhurojnë spektakël në ujërat shqiptare.

Numri i delfinëve në ujërat e detit Jon dhe Adriatik është rritur ndjeshëm vitet e fundit, po ashtu janë vënë re edhe specie të tjera të rralla.

/k.s//a.f/

The post Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E diel, 13 korrik, parashikohet mot i qëndrueshëm me vranësira të pakta

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ DitĂ«n e diel vendi ynĂ« do tĂ« jetĂ« nĂ«n ndikimin e kushteve atmosferike tĂ« qĂ«ndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare, hera-herës deri mesatare nga orët e mesditës deri pasdite vonë, kryesisht në veri.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje – veriperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 1-5 m/s, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare e kryesisht atĂ« jugperĂ«ndimore dhe zonave luginore era fiton shpejtĂ«si 7-10 m/s.

Valëzimi në dete 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/35 Diell
Kukës 16/34 Diell
Lezhë 20/34 Diell
Dibër 15/33 Diell
Durrës 20/35 Diell
Tiranë 22/36 Diell
Elbasan 21/37 Diell
Berat 18/37 Diell re
Vlorë 20/35 Diell
Korçë 17/32 Diell
Gjirokastër 16/37 Diell
Sarandë 20/34 Diell

The post E diel, 13 korrik, parashikohet mot i qëndrueshëm me vranësira të pakta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lumi Buna rrjedh i lirë pas 50 vitesh, Rama: Përfundon faza e dytë e pastrimit

TIRANË, 12 korrik /ATSH/Lumi Buna tashmĂ« rrjedh i lirĂ« nĂ« shtratin e tij, pas 50 vitesh me pĂ«rfundimin e fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« ndĂ«rhyrjes pĂ«r pastrimin e shtratit pranĂ« zonĂ«s sĂ« Dajlanit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lumi Buna ku ka përfunduar pastrimi në zonën e Dajlanit në Shkodër.

“Lumi Buna pas shumĂ« vitesh rrjedh i lirĂ« nĂ« shtratin e vet, pas mbylljes me sukses tĂ« fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« ndĂ«rhyrjes pĂ«r pastrimin e çlirimin e shumĂ«pritur tĂ« zonĂ«s sĂ« Dajlanit nĂ« ShkodĂ«r”, shprehet Rama.

Edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, më herët e cilësoi këtë si një operacion të rëndësishëm ku pas 50 vitesh, lumi Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet dhe i hap rrugë një epoke të re për këtë pasuri natyrore.

Ai ka falënderuar të gjitha strukturat që kontribuan që nga momenti i parë në këtë ndërhyrje, dhe veçanërisht ndaj Forcave të Armatosura nën kujdesin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Sipas kryebashkiakut të Shkodrës, ekipet e punës në terren punuan me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, të udhëhequr nga nënkolonel Shkumbin Gjana, nënkolonel Egert Kuka dhe të mbështetur nga kolonel Shkëlzen Mhillaj, drejtues i operacionit, të cilët bënë të mundur çmontimin e plotë të strukturës metalike (dajlanit) në lumin Buna.

Beci ka nĂ«nvizuar se “ky operacion nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« arritje teknike, por njĂ« hap i madh drejt mbrojtjes sĂ« mjedisit dhe rikthimit tĂ« lirisĂ« natyrore tĂ« lumit Buna njĂ« aset i çmuar pĂ«r qytetin dhe gjithĂ« rajonin”.

Sipas bashkisë së Shkodrës, në fazën e parë të ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna janë hequr rrjetat dhe pinarët, ndërsa në fazën e dytë pjesët metalike që kanë pasur nevojë për ndërhyrje më të specializuar.

1 nga 5

/gj.m/

 

The post Lumi Buna rrjedh i lirë pas 50 vitesh, Rama: Përfundon faza e dytë e pastrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, e shtunë, 12 korrik 2025

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se pĂ«r ditĂ«n e shtunĂ« vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike tĂ« qĂ«ndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare në relievet malore në lindje dhe juglindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim veriperĂ«ndim – jugperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 6 m/s, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonat luginore era pritet tĂ« fitojĂ« shpejtĂ«si 7-10 m/s, shoqĂ«ruar me valĂ«zimin nĂ« dete tĂ« forcĂ«s 1-2 ballĂ«.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/34 Diell
Kukës 14/30 Diell re
Lezhë 21/31 Diell
Dibër 12/29 Diell re
Durrës 19/32 Diell
Tiranë 21/30 Diell
Elbasan 19/34 Diell
Berat 15/32 Diell
Vlorë 20/30 Diell
Korçë 14/26 Diell re
Gjirokastër 14/35 Diell
Sarandë 20/32 Diell

 

 

 

The post Parashikimi i motit, e shtunë, 12 korrik 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirohet hapësira publike në Darëzezë, 90 komplete me çadra e shezlongë të sekuestruara

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« lirimit tĂ« hapĂ«sirave publike tĂ« zĂ«na pa leje, Policia e Fierit nĂ« bashkĂ«punim me shĂ«rbimet e PolicisĂ« Bashkiake, po kryejnĂ« kontrolle nĂ« zonat urbane dhe bregdetare.

Policia njoftoi sot se “gjatĂ« kĂ«tyre kontrolleve u konstatua se nĂ« njĂ« stacion plazhi nĂ« DarĂ«zezĂ«, ishin vĂ«nĂ« pa leje, rreth 90 komplete me çadra dhe shezlongĂ«â€.

“PĂ«r kĂ«tĂ« rast u referuan materialet nĂ« Prokurori, ku nisi procedimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ«, pĂ«r pronarin e subjektit qĂ« kishte vĂ«nĂ« kĂ«to objekte, shtetasin D. M., 26 vjeç, pĂ«r veprat penale “Pushtimi i tokĂ«s”, “Fshehja e tĂ« ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i pa pajisur me kasĂ« fiskale””, njoftoi Policia.

Kontrollet, sipas Policisë, po vijojnë. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Aksion i policisë për lirimin e plazheve publike, Darëzezë
1 nga 7
Policia në Darëzezë
Policia në Darëzezë
Policia në Darëzezë
Policia në Darëzezë
Policia në Darëzezë
Policia në Darëzezë
Policia në Darëzezë

/m.q//r.e//a.f/

The post Lirohet hapësira publike në Darëzezë, 90 komplete me çadra e shezlongë të sekuestruara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, e premte, 11 korrik 2025

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se pĂ«r ditĂ«n e premte vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike tĂ« qĂ«ndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje – veriperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 10 m/s, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare e kryesisht atĂ« jugperĂ«ndimorĂ« dhe zonat luginore era pritet tĂ« fitojĂ« shpejtĂ«si 12-20 m/s, shoqĂ«ruar me valĂ«zimin nĂ« dete tĂ« forcĂ«s 3-4 ballĂ«.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/31 Diell
Kukës 15/26 Diell re
Lezhë 18/30 Diell
Dibër 11/27 Diell re
Durrës 19/31 Diell
Tiranë 20/31 Diell
Elbasan 19/33 Diell
Berat 15/35 Diell
Vlorë 19/29 Diell
Korçë 13/24 Diell  re
Gjirokastër 15/33 Diell
Sarandë 18/31 Diell

 

 

 

The post Parashikimi i motit, e premte, 11 korrik 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon faza e dytë e e ndërhyrjes në Bunë, Beci: Hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryetari i bashkisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s, Benet Beci njoftoi sot se ka pĂ«rfunduar me sukses edhe faza e dytĂ« e ndĂ«rhyrjes nĂ« pastrimin e shtratit tĂ« lumit Buna, pranĂ« zonĂ«s sĂ« Dajlanit.

Beci e cilëson këtë si një operacion të rëndësishëm që i hap rrugë një epoke të re për këtë pasuri natyrore.

“Pas 50 vitesh, lumi Buna rrjedh i lirĂ« nĂ« shtratin e vet. FalĂ«nderoj tĂ« gjitha strukturat qĂ« kontribuan qĂ« nga momenti i parĂ« nĂ« kĂ«tĂ« ndĂ«rhyrje, por nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« shpreh mirĂ«njohjen time pĂ«r Forcat e Armatosura tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, nĂ«n kujdesin e Ministrit tĂ« Mbrojtjes, Pirro Vengu”, tha Beci nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

Sipas kryebashkiakut të Shkodrës, ekipet e punës në terren punuan me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, të udhëhequr nga Nënkolonel Shkumbin Gjana, Nënkolonel Egert Kuka dhe të mbështetur nga Kolonel Shkëlzen Mhillaj, drejtues i operacionit, të cilët bënë të mundur çmontimin e plotë të strukturës metalike (dajlanit) në lumin Buna.

Beci tha se “ky operacion nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« arritje teknike, por njĂ« hap i madh drejt mbrojtjes sĂ« mjedisit dhe rikthimit tĂ« lirisĂ« natyrore tĂ« lumit Buna njĂ« aset i çmuar pĂ«r qytetin dhe gjithĂ« rajonin”.

Sipas bashkisë së Shkodrës, në fazën e parë të ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna janë hequr rrjetat dhe pinarët, ndërsa në fazën e dytë pjesët metalike që kanë pasur nevojë për ndërhyrje më të specializuar.

/e.i/j.p/

The post Përfundon faza e dytë e e ndërhyrjes në Bunë, Beci: Hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, e enjte, 10 korrik 2025

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se ditĂ«n e enjte vendi ynĂ« do tĂ« jetĂ« nĂ« ndikimin e kushteve atmosferike tĂ« qĂ«ndrueshme. Moti parashikohet i kthjellĂ«t nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin por pa pĂ«rjashtuar kalime tĂ« pakta tĂ« vranĂ«sirave kryesisht nĂ« relievet malore nga orĂ«t e meditĂ«s.

Era me drejtim jugperĂ«ndim – veriperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 8-10 m/s, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtĂ«si 12-16 m/s.
Deti – ValĂ«zimi 3-4 ballĂ«.

The post Parashikimi i motit, e enjte, 10 korrik 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot dhe nesër reshje shiu në qarqet Shkodër, Kukës dhe Elbasan

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Instituti i GjeoshkencĂ«s informoi se sot dhe nesĂ«r priten reshje tĂ« dobĂ«ta nĂ« qarqet ShkodĂ«r, KukĂ«s dhe Elbasan, ndĂ«rsa nĂ« qarqet DibĂ«r, DurrĂ«s, TiranĂ«, Berat, Korçë, VlorĂ« dhe GjirokastĂ«r priten reshje lokalisht tĂ« dobĂ«ta.

Sipas IGEO, nesër temperaturat e ajrit pritet të jenë minimale dhe maksimale dhe  pritet të arrijnë: në bregdet: 18 / 29 °C, në vendet e ulëta: 15 / 30 °C dhe në vendet malore: 10 / 26 °C.

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.
NdĂ«rsa sa i pĂ«rket rrezikut pĂ«r zjarre nĂ« pyje, IGEO thekson se “sot dhe nesĂ«r pritet nivel rrezik “lartĂ«â€ nĂ« qarqet Fier dhe VlorĂ«, nivel rrezik “i moderuar” nĂ« qarqet LezhĂ«, DurrĂ«s, TiranĂ«, Elbasan, Berat, Korçë dhe GjirokastĂ«r dhe nivel rrezik “i ulĂ«t” nĂ« qarqet ShkodĂ«r, KukĂ«s dhe DibĂ«r.
/k.s//a.f/

The post Sot dhe nesër reshje shiu në qarqet Shkodër, Kukës dhe Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, e mërkurë, 9 korrik 2025

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se pĂ«r ditĂ«n e mĂ«rkurĂ« vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike tĂ« paqĂ«ndrueshme pĂ«r shkak tĂ« depĂ«rtimit tĂ« masave ajrore tĂ« lagĂ«shta dhe mĂ« tĂ« freskĂ«ta me origjinĂ« veriperĂ«ndimore.

Moti parashikohet me alternime vranĂ«sirash mesatare deri tĂ« dendura deri nĂ« orĂ«t e mesditĂ«s e pasdite, mĂ« pas mot me alternime vranĂ«sirash e kthjellimesh. VranĂ«sira do tĂ« shoqĂ«rohen me reshje tĂ« herĂ«pashershme shiu me intensitet tĂ« ulĂ«t nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« territorit, hera –herĂ«s reshjet parashikohen tĂ« jenĂ« nĂ« formĂ«n e shtrĂ«ngatave afatshkurtra. Prej orĂ«ve tĂ« pasdites reshjet izolohen nĂ« relievet malore deri nĂ« ndĂ«rprerjen e tyre nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim veriperĂ«ndim – jugperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 10 m/s, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonat luginore era pritet tĂ« fitojĂ« shpejtĂ«si 12-18 m/s, shoqĂ«ruar me valĂ«zimin nĂ« dete tĂ« forcĂ«s 3-4 ballĂ«.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/29

Diell re shi

Kukës 20/30

Diell re shi

Lezhë 22/29

Diell re shi

Dibër 18/28

Diell re shi

Durrës 21/32

Diell re shi

Tiranë 23/33

Diell re shi

Elbasan 23/34

Diell re shi

Berat 20/34

Diell re shi

Vlorë 24/32

Diell re shi

Korçë 17/29

Diell re

Gjirokastër 15/35

Diell re shi

Sarandë 21/32

Diell re shi

 

 

The post Parashikimi i motit, e mërkurë, 9 korrik 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zonat e mbrojtura në rrezik, beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese 

Një vit pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, beteja për mbrojtjen e natyrës arrin në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi pritet brenda korrikut. Lexo më shumë në Faktoje.al

Esmeralda Topi 

Më 2 mars 2024, socialistët miratuan ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, shoqërisë civile, ekspertëve të mjedisit dhe Brukselit. Presidenti Bajram Begaj, pavarësisht pritshmërive për ta kthyer ligjin për rishqyrtim, e dekretoi atë disa javë më pas, duke lënë si mundësi të vetme ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.

Një vit më vonë, beteja ligjore është zhvendosur pikërisht aty, ku deputetë të opozitës, të mbështetur nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) dhe Qendra EcoAlbania, kërkojnë pezullimin e këtij ligji, që, sipas tyre, kërcënon rëndë natyrën shqiptare dhe bie ndesh me Kushtetutën e vendit. 

Ligji ekzistues parashikonte ndalime të rrepta për ndërtimet në zona të mbrojtura, ndërsa ndryshimet e miratuara i hapin rrugën zhvillimeve infrastrukturore dhe turistike. 

Me sytë nga Kushtetuesja

Pas dy seancash, Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë vendimin për këtë çështje brenda këtij muaji. Vendimi pritet të ketë ndikim jo vetëm për të ardhmen ekologjike të Shqipërisë, por edhe për pjesëmarrjen publike në vendimmarrje që prekin mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. 

Presidenti i Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë, Taulant Bino, pret një vendim të pavarur dhe jo të ndikuar nga politika.

“NĂ« fund tĂ« fundit, ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« vendim pĂ«r organizatat, por pĂ«r dinjitetin tonĂ« njerĂ«zor, pĂ«r mbrojtjen e shĂ«ndetshme tĂ« kĂ«saj natyre dhe mjedisi qĂ« na e kanĂ« lĂ«nĂ« tĂ« parĂ«t dhe duhet tua trashĂ«gojmĂ«, nĂ« gjendje edhe mĂ« tĂ« mirĂ«, brezave tĂ« ardhshĂ«m. Mjedisi dhe natyra nuk janĂ« tĂ« politikĂ«s, por tĂ« shqiptarĂ«ve”, argumenton Bino pĂ«r Faktoje.al. 

Edhe Olsi Nika, nga qendra “Eco Albania” thekson se Kushtetuesja ka pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« madhe pĂ«r tĂ« rikthyer besimin nĂ« shtetin e sĂ« drejtĂ«s.

“NĂ«se Gjykata do ta rrĂ«zojĂ« kĂ«tĂ« ligj, do tĂ« jetĂ« njĂ« fitore pĂ«r komunitetet lokale dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« shohin nĂ« natyrĂ«n shqiptare njĂ« pasuri tĂ« pĂ«rbashkĂ«t e tĂ« patjetĂ«rsueshme. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, mund tĂ« hapĂ« njĂ« epokĂ« tĂ« re tĂ« zhvillimeve turistike intensive nĂ« zemĂ«r tĂ« pasurive natyrore tĂ« vendit, me pasoja tĂ« pariparueshme pĂ«r biodiversitetin dhe identitetin ekologjik tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, pohon Nika. 

Po ashtu, deputetja Ina Zhupa, një nga nismëtaret e padisë ndan të njëjtën pritshmëri. Ajo tha për Faktoje.al se pret që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë ligjin mbi këto argumenta: 

“PikĂ«sĂ«pari vĂ«rtetuam qĂ« nuk Ă«shtĂ« kryer njĂ« proces i konsultimit publik, siç e kĂ«rkon Kushtetuta pĂ«r çështjet e mjedisit. SĂ« dyti, vĂ«rtetuam qĂ« ligji nuk duhet tĂ« kishte kaluar sepse ishte njĂ« ligj me kosto financiare dhe nuk shoqĂ«rohej me raport financiar pĂ«r kĂ«to kosto”, thotĂ« Zhupa duke shtuar se:

“SĂ« treti, qĂ« Ă«shtĂ« dhe thelbi i çështjes, tashmĂ« nĂ« zonat e mbrojtura me kĂ«tĂ« ligj Ă«shtĂ« hequr çdo lloj kufizimi. Mund tĂ« shfarrosen fare zonat e mbrojtura. Kjo cĂ«non edhe parimin e solidaritetit social”.

Prapavijë

Debati për fatin e zonave të mbrojtura nuk është i ri. Prej vitit 2019, kur nisi procesi i rishikimit të rrjetit të zonave të mbrojtura, vendimmarrja është shoqëruar me polemika dhe protesta. Vendimi i KKT-së në dhjetor 2020 që reduktoi sipërfaqet e disa zonave të mbrojtura u përball me reagime të forta, ndërsa në nëntor 2022 u miratua një hartë përfundimtare me disa korrigjime dhe shtesa të reja si Alpet apo lumi Vjosa. Megjithatë, përpjekjet për të ligjëruar ndërtime në këto zona kulmuan me miratimin e ndryshimeve ligjore vitin e shkuar.  

Asokohe, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa u angazhua në një tur takimesh për të diskutuar nëpër Shqipëri, dëmin dhe pasojat që sipas saj sillte ligji i ri në Zonat e Mbrojtura. 

“Ligji i Zonave tĂ« Mbrojtura Ă«shtĂ« njĂ« ligj i cili do tĂ« çohet nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese nga Partia Demokratike, nga deputetĂ«t opozitarĂ« duke qenĂ« se janĂ« njĂ« subjek i pakushtĂ«zuar, por ne nuk do jemi vetĂ«m”, premtoi Zhupa nĂ« tryezĂ«n e parĂ« tĂ« diskutimeve nĂ« Pogradec.

Një vit më vonë, sytë janë nga Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të japë vendimin deri në fund të korrikut. 

Përfundim

Deputetja Ina Zhupa, një nga zërat më aktivë kundër ndryshimeve të ligjit për zonat e mbrojtura, kishte premtuar publikisht që do ta çonte këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Me dorëzimin e padisë dhe zhvillimin e procesit deri në mbylljen e seancave gjyqësore, ky premtim kategorizohet i mbajtur.

The post Zonat e mbrojtura në rrezik, beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese  appeared first on Faktoje.al.

Raporti i UNESCO: Parku Drilon-Tushemisht në rrezik nga ndërtimet dhe projektet urbane!

Parku natyror Drilon-Tushemisht në liqenin e Ohrit ka nevojë për masa urgjente ose do të arrijë një pikë degradimi, pa kthim.

Ky është rekomandimi i UNESCO, publikuar nga Forumi shqiptar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, që pritet të zyrtarizohet gjatë javës.

Në një paragraf të raportit, UNESCO thotë që ky park do të vendoset në listën e pasurive të rrezikuara, pas ndikimit tejet negativ që kanë pasur projektet urbane, infrastruktura dhe ndërhyrjet e papërshtatshme aty.

“Misioni i vitit 2024 konfirmon gjetjet e misioneve tĂ« mĂ«parshme, duke arritur nĂ« pĂ«rfundimin se ndikimet kumulative dhe tĂ« vazhdueshme – duke pĂ«rfshirĂ« zhvillimin urban, mangĂ«sitĂ« nĂ« planifikimin hapĂ«sinor, ndĂ«rhyrjet e papĂ«rshtatshme, eutrofikimin e liqenit, infrastrukturĂ«n nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« dhe projekte tĂ« tjera kanĂ« shkaktuar pĂ«rkeqĂ«sim serioz tĂ« atributeve kryesore tĂ« parkut, duke rezultuar nĂ« degradim tĂ« pakthyeshĂ«m nĂ«se nuk merren masa vendimtare, dhe konsideron se kushtet pĂ«r regjistrimin e pronĂ«s nĂ« ListĂ«n e TrashĂ«gimisĂ« BotĂ«rore nĂ« Rrezik janĂ« pĂ«rmbushur, nĂ« pĂ«rputhje me paragrafĂ«t 179-180 tĂ« UdhĂ«zimeve Operacionale” – thuhet nĂ« rekomandimin e UNESCO. 

Në tre raporte të mëparshme UNESCO i kërkonte qeverisë shqiptare dhe asaj të Maqedonisë së Veriut ndërhyrje në Ohër, për ndërtimet e paligjshme dhe planifikimet e gabuara, por të shmangur futjen në Listën e Pasurive të Rrezikuara.

The post Raporti i UNESCO: Parku Drilon-Tushemisht në rrezik nga ndërtimet dhe projektet urbane! appeared first on Gazeta Si.

Parashikimi i motit, e hënë, 7 korrik 2025

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se pĂ«r ditĂ«n e hĂ«nĂ« vendi ynĂ« do tĂ« vijojĂ« tĂ« ndikohet nga kushte tĂ« qĂ«ndrueshme atmosferike si pasojĂ« e masave ajrore relativisht tĂ« thata.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me orë të gjata me diell pa përjashtuar kalime të lehta të vranësirave nga orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje – veriperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 8 m/s, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonat luginore era pritet tĂ« fitojĂ« shpejtĂ«si 10-12 m/s,  shoqĂ«ruar me valĂ«zimin nĂ« dete tĂ« forcĂ«s 1-2 ballĂ«.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/36

Diell

Kukës               18/35

Diell pak re

Lezhë 19/35

Diell

Dibër 17/32

Diell pak re

Durrës 19/35

Diell

Tiranë 24/38

Diell

Elbasan 22/38

Diell

Berat 18/37

Diell

Vlorë 22/34

Diell

Korçë 18/32

Diell

Gjirokastër 16/38

Diell

Sarandë 20/35

Diell

 

 

The post Parashikimi i motit, e hënë, 7 korrik 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sezoni turistik, aksion pastrimi në Vlorë

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ NĂ« qytetin e VlorĂ«s ka nisur qĂ« nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit, aksioni i pastrimit me punonjĂ«sit e bashkisĂ«, tĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« disa zona tĂ« qytetit kryesisht tek Pylli i SodĂ«s.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ndau në rrjetet sociale momente nga ky aksion për pastrimin e qytetit bregdetar, si dhe u bën thirrje qytetarëve të mbajnë pastër ambientet ku jetojnë.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r mediet Dredha tha se “e gjithĂ« administrata e bashkisĂ« dhe drejtoritĂ« nĂ« varĂ«si tĂ« institucioneve qendrore kanĂ« dalĂ« tĂ« gjithĂ« nĂ« terren duke u shpĂ«rndarĂ« nĂ« zona tĂ« caktuara tĂ« qytetit qĂ« kemi parĂ« si mĂ« problematike, duke bĂ«rĂ« njĂ« aksion pastrimi, por edhe pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« shembull qĂ« duhet tĂ« vazhdojĂ« kjo gjĂ«â€.

“Nuk Ă«shtĂ« se e kemi bĂ«rĂ« sot apo s’e kemi bĂ«rĂ« mĂ« pĂ«rpara. I bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« komunitetit, qĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« vĂ«mendshĂ«m se ku hedhin mbetjet, ku e kanĂ« vendet dhe duke zbatuar oraret sa i pĂ«rket bizneseve nĂ« VlorĂ«. Duhet tĂ« jenĂ« tĂ« kujdesshĂ«m se kemi dĂ«rguar fletĂ«thirrje nĂ« çdo biznes qĂ« tĂ« respektojnĂ« orarin kur nxjerrin mbetjet. Na e bĂ«jnĂ« punĂ«n mĂ« tĂ« thjeshtĂ« ne dhe e mbajmĂ« qytetin mĂ« tĂ« pastĂ«r”, tha Dredha duke shtuar se mjedisi Ă«shtĂ« gjithçka qĂ« na pĂ«rket tĂ« gjithĂ«ve, jo vetĂ«m bashkisĂ«.

Kryebashkiaku Dredha u shpreh se shpresojmë këtë punë ta zgjerojmë dhe ta mbajmë në këtë ritëm gjatë sezonit.

“Vlora meriton tĂ« jetĂ« gati siç ka qenĂ« gjithmonĂ« por edhe e pastĂ«r siç duhet pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« vijnĂ« me pushime. Nuk u kujtuam sot apo dje, por vjen edhe njĂ« moment qĂ« niveli i asaj qĂ« kĂ«rkon Vlora si njĂ« destinacion turistik, do tĂ« kĂ«to lloj ndĂ«rhyrjesh. Nuk ka pasur ndonjĂ«herĂ« pushim pĂ«r punonjĂ«sit e administratĂ«s, thjesht duhet njĂ« ndĂ«rgjegjĂ«sim mĂ« i madh qĂ« ta shikojnĂ« me syrin e turistit, e atij qĂ« i dhemb qyteti dhe nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« ofrojmĂ« diçka mĂ« cilĂ«sore sa i pĂ«rket mirĂ«mbajtjes sĂ« qytetit”, theksoi Dredha.

Kryetari i bashkisë së Vlorës foli edhe për aksionin për lirimin e hapësirave publike.

“ËshtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« thirrje, kemi dashur tĂ« marrim vĂ«mendje qĂ« ndoshta pĂ«r vite me radhĂ«, duke evituar edhe pjesĂ«n e ligjit, por tĂ« gjithĂ« e pĂ«rqafuan kĂ«tĂ« aksion dhe pĂ«r kĂ«tĂ« nuk ka kthim pas. TĂ« gjithĂ« do tĂ« fillojnĂ« tĂ« çlirojnĂ« ata pjesĂ« qĂ« janĂ« tĂ« zĂ«na, dhe aty ku do tĂ« ketĂ« rezistencĂ« do tĂ« ndĂ«rhyjĂ« forca e ligjit, IMT, dhe bashkia qĂ« ne tĂ« kemi nĂ« vazhdim njĂ« qytet ashtu siç duam”, tha Dredha.

Ditët e fundit në qytetin e Vlorës po zhvillohet gjithashtu aksioni, pjesë e nismës kombëtare, për lirimin e hapësirave publike.

“Vendet e zaptuara ndĂ«r vite, pa kriter, duhet dhe do t’iu kthehen qytetarĂ«ve”, tha Dredha.

Aksioni i pastrimit Ă«shtĂ« shtrirĂ« nĂ« zona tĂ« ndryshme tĂ« qytetit, pĂ«r t’i ofruar qytetarĂ«ve dhe turistĂ«ve njĂ« mjedis mĂ« tĂ« pastĂ«r.

/k.s/j.p/

The post Sezoni turistik, aksion pastrimi në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, e diel, 6 korrik

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Sipas ShĂ«rbimit Meteorologjik Ushtarak sot vendi ynĂ« do tĂ« jetĂ« nĂ«n ndikimin e kushteve atmosferike tĂ« qĂ«ndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites priten alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore në lindje të territorit. Në zonën e juglindjes priten reshje shiu afatshkurtra dhe me intensitet të ulët, ndërsa në malësitë e kësaj zone priten reshje në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim nga jugperĂ«ndimi – veriperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 5 m/s, nĂ« lugina dhe bregdet hera-herĂ«s fiton shpejtĂ«si 6-8 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/40 Diell
Kukës 19/38 Diell
Lezhë 20/38 Diell
Dibër 18/36 Diell
Durrës 22/36 Diell
Tiranë 24/40 Diell
Elbasan 24/40 Diell
Berat 20/37 Diell
Vlorë 22/36 Diell
Korçë 18/34 Diell pak re
Gjirokastër 17/40 Diell pak re
Sarandë 23/37 Diell

The post Parashikimi i motit, e diel, 6 korrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çako pĂ«r ATSH: DĂ«nime mĂ« tĂ« forta pĂ«r zjarrvĂ«niet me dĂ«me tĂ« mĂ«dha, sfidĂ« mbetet ndĂ«rgjegjĂ«simi

TIRANË, 5 korrik /ATSH-Gjergji Mima/ ShqipĂ«ria po pĂ«rballet gjithnjĂ« e mĂ« shpesh me rrezikun nĂ« rritje tĂ« zjarreve gjatĂ« sezonit tĂ« verĂ«s.

Drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile, Haki Çako, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r AgjencinĂ« Telegrafike Shqiptare deklaroi se shumica e zjarreve janĂ« tĂ« qĂ«llimshme ose nga pakujdesia dhe apelon pĂ«r mĂ« shumĂ« ndĂ«rgjegjĂ«sim qytetar dhe ndĂ«shkime mĂ« tĂ« rrepta.

Ai theksoi se, aktualisht janë aktive katër vatra zjarri në vend, ndërkohë që situata më problematike është në Elbasan, Has, Tiranë dhe Finiq.

Çako theksoi se menaxhimi i zjarreve bazohet nĂ« njĂ« plan kombĂ«tar tĂ« pĂ«rditĂ«suar dhe njĂ« sistem tĂ« koordinuar ndĂ«rinstitucional qĂ« pĂ«rfshin edhe Forcat e Armatosura.

Drejtori i AKMC bĂ«ri tĂ« ditur se janĂ« kryer stĂ«rvitje nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, Ă«shtĂ« rritur bashkĂ«punimi ndĂ«rkombĂ«tar, dhe paralajmĂ«ron nisjen sĂ« shpejti tĂ« njĂ« fushate sensibilizuese kombĂ«tare: “AKMC on tour”.

NĂ«se situata pĂ«rkeqĂ«sohet, Çako siguron se do tĂ« aktivizohet menjĂ«herĂ« plani kombĂ«tar i emergjencave, pĂ«rfshirĂ« evakuimin e popullsisĂ« dhe kĂ«rkesĂ«n pĂ«r ndihmĂ« ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« rast nevoje.

IntervistĂ« ekskluzive e ATSH me drejtorin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile, Haki Çako. 

ATSH: Si paraqitet aktualisht situata e zjarreve në vendin tonë? A kemi ndonjë zonë të veçantë që konsiderohet më problematike?

Çako: Aktualisht, nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e vendit janĂ« raportuar gjithsej 21 vatra zjarri nĂ« harkun kohor nga ora 09:00 e datĂ«s 3 korrik deri nĂ« orĂ«n 08:30 tĂ« datĂ«s 4 korrik 2025.

Prej tyre, 17 janë shuar plotësisht, ndërsa katër vatra mbeten aktive, për të cilat po punohet intensivisht nga forcat operacionale dhe strukturat e mbrojtjes civile.

Zonat më problematike për momentin janë në qarqet Elbasan, Tiranë, Finiq dhe Has. Konkretisht, situata më sfiduese është në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Elbasan, ku vijon puna me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e zjarrit, ndërsa një grup ekspertësh është në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Në fshatin Bulticë në Tiranë, zjarri në një sipërfaqe me shkurre e ferra po ndërhyhet nga toka dhe ajri me ndihmën e helikopterit Cougar. Ndërkohë, mes fshatrave Grazhdan dhe Malçan në bashkinë Finiq, situata është e qetë por nën vëzhgim të vazhdueshëm. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj në Has, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pyll pishe dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, mbetet ende aktiv. Po punohet intensivisht për izolimin dhe shuarjen e tij.

ATSH: Cilat janë masat konkrete që janë marrë deri tani nga AKMC për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve gjatë sezonit të verës?

Çako: NĂ« pĂ«rputhje me mandatin e saj ligjor, AKMC ushtron autoritet koordinues, bashkĂ«rendues, drejtues, teknik, mbikĂ«qyrĂ«s dhe kontrollues nĂ« fushĂ«n e zvogĂ«limit tĂ« riskut nga fatkeqĂ«sitĂ« dhe mbrojtjen civile nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe punon pĂ«r parandalimin, njĂ« pĂ«rgjigje efektive si dhe rimĂ«kĂ«mbjen, nĂ«pĂ«rmjet njĂ« sistemi tĂ« integruar dhe efikas tĂ« mbrojtjes civile. NĂ« thelb, qasja e AgjencisĂ« Ă«shtĂ« proaktive dhe e koordinuar, duke pĂ«rfshirĂ« tĂ« gjitha hallkat e sistemit tĂ« mbrojtjes civile pĂ«r tĂ« minimizuar rrezikun dhe pĂ«r tĂ« reaguar me efikasitet ndaj çdo situate emergjente gjatĂ« sezonit tĂ« verĂ«s.

Në këtë kontekst, menaxhimi i zjarreve gjatë sezonit të verës është një ndër prioritetet kryesore të agjencisë, duke u bazuar në një qasje gjithëpërfshirëse që mbulon të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të fatkeqësive: Parandalimi, lehtësimi, gatishmëria, përgjigjja dhe rimëkëmbja.

AKMC ka ndërmarrë një sërë masash të strukturuara sipas katër fazave kryesore të menaxhimit të riskut të fatkeqësive: Parandalim, lehtësim, gatishmëri, reagim dhe rimëkëmbje. Konkretisht:

Parandalimi dhe lehtĂ«simi: ËshtĂ« pĂ«rditĂ«suar Plani KombĂ«tar i Emergjencave Civile, i cili pĂ«rcakton pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e institucioneve pĂ«rkatĂ«se. JanĂ« kryer inspektime tĂ« herĂ«pashershme nĂ« bashki dhe qarqe pĂ«r tĂ« identifikuar zonat me risk tĂ« lartĂ« dhe pĂ«r tĂ« koordinuar masat parandaluese. ËshtĂ« rritur ndĂ«rgjegjĂ«simi i komunitetit pĂ«rmes fushatave informuese dhe edukative nĂ« bashkĂ«punim me pushtetin vendor dhe shoqĂ«rinĂ« civile.

GatishmĂ«ria: ËshtĂ« ngritur dhe po funksionon Taskforca NdĂ«rinstitucionale pĂ«r menaxhimin e situatave tĂ« zjarrit gjatĂ« verĂ«s. ËshtĂ« pĂ«rforcuar kapaciteti operativ i strukturave vendore tĂ« mbrojtjes civile. ËshtĂ« vendosur njĂ« sistem i koordinuar informacioni dhe paralajmĂ«rimi tĂ« hershĂ«m pĂ«r zjarret me QendrĂ«n KombĂ«tare Operacionale tĂ« Emergjencave Civile nĂ« bashkĂ«punim me Institutin e Gjeoshkencave dhe AgjencinĂ« e MeteorologjisĂ«. ËshtĂ« pĂ«rforcuar bashkĂ«punimi me Forcat e Armatosura dhe zjarrfikĂ«set lokale pĂ«r ndĂ«rhyrje tĂ« shpejtĂ«. JanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« gatishmĂ«ri forcat zjarrfikĂ«se dhe shĂ«rbimet pyjore nĂ« tĂ« gjitha qarqet. Kryhet monitorimi ditor i situatĂ«s, nĂ«pĂ«rmjet sinjalizimeve tĂ« bashkive, si dhe pĂ«rdorimi i mjeteve teknologjike pĂ«r vĂ«zhgim ajror dhe tokĂ«sor.

PĂ«rgjigjja: ËshtĂ« krijuar njĂ« strukturĂ« e pĂ«rhershme operacionale nĂ« nivel qendror pĂ«r tĂ« monitoruar situatĂ«n dhe pĂ«r tĂ« koordinuar ndĂ«rhyrjet nĂ« kohĂ« reale. JanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« gatishmĂ«ri mjetet ajrore dhe tokĂ«sore pĂ«r shuarjen e zjarreve nĂ« bashkĂ«punim me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« nĂ« rast nevoje.

Rimëkëmbja: AKMC bashkëpunon me pushtetin vendor për evidentimin e dëmeve dhe rivlerësimin e nevojave pas çdo incidenti. Në ligjin 45/2019 Për Mbrojtjen Civile është parashikuar fondi i dedikuar për emergjencat Civile, 4% e buxhetit të vitit të kaluar të bashkisë, i cili mund të përdoret për të parandaluar, reaguar dhe rehabilituar territorin e bashkisë.

ATSH: Sa të përgatitura janë strukturat lokale të mbrojtjes civile për të reaguar në raste emergjente si zjarret në pyje apo në zona të banuara?

Çako: Strukturat lokale tĂ« mbrojtjes civile nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rparime tĂ« konsiderueshme nĂ« organizimin dhe reagimin ndaj emergjencave, pĂ«rfshirĂ« zjarret nĂ« pyje dhe nĂ« zona tĂ« banuara. MegjithatĂ«, niveli i pĂ«rgatitjes mbetet i pabarabartĂ« nga njĂ« bashki nĂ« tjetrĂ«n, pĂ«r shkak tĂ« diferencave nĂ« burime njerĂ«zore, teknike dhe logjistike.

AKMC vijon të punojë edhe në këtë drejtim në projekte të ndryshme me partnerët e vet, për të forcuar kapacitetet lokale, me stërvitje dhe trajnime të ndryshme, siç ishte stërvitja në Shkodër, Pishë Poro, në Dibër dhe Gjirokastër me të gjitha bashkitë e qarkut dhe strukturat operacionale lidhur me menaxhimin e zjarreve; apo dhurimi për bashkinë e Tiranës e 25 seteve për krijimin e moduleve GFFF në kuadër të projektit IPA FF, mjeteve zjarrëfikesë nga TAP, varkave, e shumë pajisje të tjera.

Në disa bashki ndërhyrjet janë relativisht të shpejta dhe efektive, duke shmangur përhapjen e zjarreve në zona më të gjera apo më të ndjeshme. Kjo dëshmon se aty ku ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe mjete teknike, reagimi është funksional dhe i koordinuar.

Megjithatë aksesi në zonat rurale dhe të thella gjeografikisht, menaxhimi i mbetjeve urbane, forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike në nivel vendor, investimet në logjistikë dhe mjete moderne për ndërhyrje, mbeten disa nga problematikat qe duhen adresuar më mirë në të ardhmen.

Në përfundim, mund të themi se strukturat lokale të mbrojtjes civile janë në një proces përmirësimi të qëndrueshëm, por kanë ende vonesa, mangësi dhe sfida serioze përballë rreziqeve gjithnjë e më të shpeshta, siç janë zjarret në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe urbanizimit të pakontrolluar.

ATSH: A ka pasur bashkëpunim me institucione ndërkombëtare apo vende fqinje për përballimin e situatës?

Çako: Aktualisht, pĂ«r situatat e fundit tĂ« zjarreve, menaxhimi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nga kapacitetet lokale dhe kombĂ«tare. MegjithatĂ«, AKMC Ă«shtĂ« nĂ« bashkĂ«punim tĂ« vazhdueshĂ«m me Mekanizmin Evropian tĂ« Mbrojtjes Civile (UCPM) ku Ă«shtĂ« vend pjesĂ«marrĂ«s qĂ« prej nĂ«ntorit tĂ« vitit 2022, si dhe me vende fqinje pĂ«r shkĂ«mbim informacioni dhe asistencĂ« tĂ« mundshme nĂ« raste ekstreme. Jemi gjithashtu pjesĂ« e rrjeteve rajonale pĂ«r menaxhimin e fatkeqĂ«sive natyrore.

Duhet thënë që AKMC ka një rekord bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për ndihmë dhe asistencë të ndërsjellë, në raste të ndryshme fatkeqësish ndër vite, ku pas kërkesës për ndihmë drejtuar UCPM ka përfituar nga ndihma me helikopterë nga Greqia, Rumania, Italia, Holanda dhe vende të tjera për përballimin e emergjencave. Nga ana tjetër edhe vetë Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj në shumë raste, siç ishte tërmeti në shkurt 2023 në Turqi me mbi 36 000 viktima, zjarret në Greqi po në verën e 2023, apo ndihmat e dërguara në Bosnjë-Hercegovinë pas përmbytjeve në vitin 2024.

ATSH: A janë kryer trajnime apo simulime për stafet e emergjencave në përballjen me zjarret?

Çako: Po, trajnimi i strukturave tĂ« emergjencĂ«s dhe pĂ«rgatitja e tyre pĂ«r pĂ«rballimin e zjarreve Ă«shtĂ« njĂ« komponent thelbĂ«sor i punĂ«s sĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile. Brenda AKMC funksionon Drejtoria e Edukimit, Trajnimit dhe TeknologjisĂ« sĂ« Informacionit, e cila ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« rrisĂ« kapacitetet operacionale tĂ« institucioneve pĂ«rgjegjĂ«se dhe ndĂ«rgjegjĂ«simin e popullatĂ«s. GjatĂ« kĂ«tij viti janĂ« organizuar stĂ«rvitje dhe simulime nĂ« shumĂ« zona tĂ« vendit, pĂ«rfshirĂ« shkolla nĂ« TiranĂ« dhe nĂ« qarqe tĂ« tjera, ku janĂ« testuar procedurat e evakuimit dhe reagimit nĂ« rast zjarri. Gjithashtu, janĂ« zhvilluar stĂ«rvitje tĂ« posaçme nĂ« terren, nĂ« zona tĂ« riskuara si PishĂ« Poro, GjirokastĂ«r dhe DibĂ«r, ku Ă«shtĂ« vlerĂ«suar koha e reagimit dhe bashkĂ«veprimi ndĂ«rinstitucional. AKMC ka marrĂ« pjesĂ« edhe nĂ« stĂ«rvitje ndĂ«rkombĂ«tare, duke bashkĂ«punuar me partnerĂ« evropianĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar standardet dhe pĂ«r tĂ« shkĂ«mbyer pĂ«rvoja mbi menaxhimin e situatave tĂ« emergjencĂ«s nga zjarret. KĂ«to aktivitete janĂ« pjesĂ« e njĂ« plani tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r pĂ«rgatitjen dhe rritjen e gatishmĂ«risĂ« sĂ« tĂ« gjitha strukturave pĂ«rballĂ« rrezikut tĂ« shtuar nga zjarret gjatĂ« sezonit tĂ« verĂ«s.

Dy më të fundit të realizuara këtë vit stërvitja në shkallë të gjerë, e realizuar në prill në Shkodër për përmbytjet, apo rastin me të fundit që ishte stërvitja me elemente fushorë, vetëm para një muaji ne Gjirokastër, me pjesëmarrjen e forcave operacionale të qarkut të Gjirokastrës dhe të gjitha bashkive te jugut te vendit, pikërisht lidhur me menaxhimin e zjarreve në pyje dhe në afërsi të zonave të banuara.

ATSH: Si është ndërgjegjësimi i qytetarëve për rrezikun e zjarreve dhe si mund të përmirësohet pjesëmarrja e tyre në parandalim?

Çako: PĂ«r fat tĂ« keq, ndĂ«rgjegjĂ«simi i qytetarĂ«ve mbetet ende njĂ« sfidĂ« serioze. ShumĂ« prej zjarreve janĂ« tĂ« qĂ«llimshme ose shkaktohen nga pakujdesia gjatĂ« djegies sĂ« mbetjeve apo pastrimeve sezonale. Ne kemi intensifikuar fushatat e sensibilizimit nĂ« media dhe rrjete sociale, por nevojitet mĂ« shumĂ« bashkĂ«punim me shkollat, pushtetin vendor dhe organizatat lokale.

Siç e thamë më lart, Agjencia ka një drejtori që përgjigjet pikërisht për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e popullatës, dhe kryen vazhdimisht trajnime, simulime zjarresh nëpër shkolla, siç ishte rasti më i fundit në një shkollë në Gjirokastër, por përmirësimi i pjesëmarrjes së qytetarëve kërkon ndëshkueshmëri më të lartë për shkelësit dhe angazhim komunitar në raportimin e hershëm të zjarreve. Në disa komunitete rurale është vënë re një angazhim më aktiv i banorëve në raportimin e hershëm të vatrave të zjarrit, gjë që ka ndihmuar strukturat e emergjencave të ndërhyjnë më shpejt.

Nga njĂ«ra anĂ«, Ă«shtĂ« pĂ«r t’u vlerĂ«suar rritja e fushatave sensibilizuese nga institucionet publike, sĂ« shpejti AKMC do tĂ« fillojmĂ« njĂ« fushate te gjere sensibilizimi nĂ« tĂ« gjitha qarqet, tĂ« quajtur “AKMC on tour”, pikĂ«risht nĂ« drejtim tĂ« sensibilizimit tĂ« qytetarĂ«ve.

Por, nga ana tjetër, sfidat mbeten të shumta. Në shumë zona rurale, mungon edukimi bazë mbi rreziqet që lidhen me zjarret, ndërsa qytetarët shpesh nuk i njohin mekanizmat ligjorë apo kanalet për të raportuar rreziqe në mënyrë efektive. Për më tepër, në mungesë të ndëshkimeve të qarta dhe zbatimit të ligjit, praktika të rrezikshme si djegia e hapur e tokave vijojnë të tolerohen në mënyrë të heshtur.

ATSH: Nëse situata përkeqësohet, cilat janë hapat e menjëhershëm që do të ndërmerren nga AKMC për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve?

Çako: Sipas Planit KombĂ«tar tĂ« Emergjencave Civile, tĂ« pĂ«rditĂ«suar nĂ« 2023, njĂ« ndĂ«r tre dokumentet themelorĂ« sĂ« bashku me StrategjinĂ« KombĂ«tare tĂ« ZvogĂ«limit tĂ« Riskut dhe VlerĂ«simin e Riskut, tĂ« gjitha strukturat operacionale qendrore dhe lokale kanĂ« detyrat e tyre tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« raste fatkeqĂ«sish dhe reagojnĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« tij, por ndĂ«r kĂ«to hapa mund tĂ« pĂ«rmendim: aktivizimi i planit kombĂ«tar tĂ« emergjencave civile pĂ«r fatkeqĂ«si natyrore; Vendosja nĂ« gatishmĂ«ri e Forcave tĂ« Armatosura dhe institucioneve shtetĂ«rore mbĂ«shtetĂ«se; Koordinohet evakuimi i popullatĂ«s nĂ« rrezik, nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« e Shtetit dhe bashkitĂ«; Aktivizohet ndihma ndĂ«rkombĂ«tare, nĂ«se kapacitetet vendore nuk mjaftojnĂ«.

ATSH: Si Ă«shtĂ« bashkĂ«punimi me PolicinĂ« e Shtetit? A ka pasur tĂ« proceduar dhe tĂ« dĂ«nuar pĂ«r vendosje tĂ« zjarreve? Ju keni deklaruar se 99% e zjarreve janĂ« tĂ« qĂ«llimshme – cilat janĂ« shkaqet dhe si po punohet nĂ« kĂ«tĂ« drejtim?

Çako: Policia e Shtetit, si njĂ« nga strukturat operacionale tĂ« sistemit tĂ« mbrojtjes civile, bashkĂ«punon ngushtĂ«sisht me AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile nĂ« pĂ«rballimin e fatkeqĂ«sive natyrore, pĂ«rfshirĂ« dhe situatat e zjarreve. Ky bashkĂ«punim Ă«shtĂ« i pĂ«rditshĂ«m dhe i koordinuar.

Sipas raportimeve nga strukturat vendore, shumica e zjarreve shkaktohen nga faktori njeri, si rezultat i veprimeve të qëllimshme apo pakujdesisë. Ka pasur raste kur persona janë proceduar për zjarrvënie, dhe kjo linjë duhet forcuar më tej për të dhënë mesazhe të qarta dhe parandaluese ndaj çdo veprimi që rrezikon mjedisin dhe sigurinë publike.

ATSH: A jeni duke punuar për një kuadër të ri ligjor në këtë drejtim, për ashpërsim të masave?

Çako: NĂ« fakt baza ligjore nĂ« kĂ«tĂ« drejtim ekziston, ku pĂ«rcaktohen edhe masat qĂ« duhen marrĂ«, si gjobat dhe masat e tjera ndĂ«shkuese pĂ«r zjarrvĂ«nĂ«sit. Synimi ynĂ« si agjenci mbetet gjithmonĂ« sensibilizimi i qytetarĂ«ve pĂ«r parandalimin e kĂ«tyre zjarreve. Por nga ana tjetĂ«r, pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« penale mĂ« tĂ« forta pĂ«r zjarrvĂ«nie me pasojĂ« dĂ«me tĂ« mĂ«dha; forcimi i kompetencave tĂ« strukturave tĂ« mbrojtjes civile dhe pyjore nĂ« terren do ta forconin punĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« drejtim, duke mbetur gjithmonĂ« brenda qĂ«llimit tonĂ« kryesor parandalimin pĂ«rmes ndĂ«shkimit dhe ndĂ«rgjegjĂ«simit tĂ« qytetarĂ«ve pĂ«rmes ligjit.

/r.e//a.f/

The post Çako pĂ«r ATSH: DĂ«nime mĂ« tĂ« forta pĂ«r zjarrvĂ«niet me dĂ«me tĂ« mĂ«dha, sfidĂ« mbetet ndĂ«rgjegjĂ«simi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, e shtunë, 5 korrik 2025

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se ditĂ«n e shtunĂ« vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte tĂ« qĂ«ndrueshme atmosferike me masa ajrore tĂ« nxehta e tĂ« thata..

Moti parashikohet i kthjellët dhe me orë të gjata me diell pa përjashtuar kalime të lehta të vranësirave nga orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 6-9 m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/41

Diell pak re

Kukës               17/38

Diell pak re

Lezhë 20/37

Diell pak re

Dibër 18/38

Diell pak re

Durrës 20/34

Diell pak re

Tiranë 25/41

Diell pak re

Elbasan 24/41

Diell pak re

Berat 18/38

Diell pak re

Vlorë 21/36

Diell pak re

Korçë 19/35

Diell pak re

Gjirokastër 18/40

Diell pak re

Sarandë 22/36

Diell pak re

 

 

 

The post Parashikimi i motit, e shtunë, 5 korrik 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌