Pas pak “Real Story”, na ndiqni live në ABC News
Pas pak “Real Story”, na ndiqni live në ABC News
Pas pak “Real Story”, na ndiqni live në ABC News
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul i ka bërë thirrje Izraelit të mundësojë një qasje të sigurt tokësore në Rripin e Gazës – të shkatërruar nga lufta – duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të lehtësuar vuajtjet “e paimagjinueshme” të popullsisë.
“Vetëm nëpërmjet tokës mund të arrijnë sasi të mjaftueshme ndihme tek njerëzit”, tha SOT Wadephul përpara se të nisej në Tel Aviv.
“I bëj thirrje qeverisë izraelite që t’u lejojë OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare të ndihmës qasje të sigurt dhe, mbi të gjitha, shpërndarje të sigurt dhe efektive”, tha ai.
Wadephul mbërriti në Tel Aviv sot pasdite dhe udhëtoi për në Jerusalem, ku u takua me homologun e tij izraelit Gideon Saar, kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog.
Mes presionit në rritje në vend, ministri i Jashtëm gjerman ka kërkuar mënyra për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve në Rripin e Gazës dhe për t’i dhënë fund luftës pas gati 22 muajsh.
Ai gjithashtu planifikon të takohet me zyrtarë nga Autoriteti Palestinez (AP) në Ramallah gjatë vizitës së tij dyditore në rajon.
Wadephul tha se vdekjet në Gazë kanë ‘arritur përmasa të paimagjinueshme’
Përpara largimit të tij, Wadephul theksoi se Izraeli duhet të korrigjonte menjëherë, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme situatën katastrofike në Rripin e Gazës, ku vdekjet dhe vuajtjet kishin “arritur përmasa të paimagjinueshme”.
Ai theksoi se Gjermania do të vazhdonte të qëndronte në anën e Izraelit për të siguruar që Hamasi të lironte pengjet e mbetura, të cilët përfshijnë shtetas gjermanë.
“Milicia islamiste palestineze duhet të çarmatoset dhe të mos ushtrojë më asnjë ndikim politik në territoret palestineze”, tha ai.
“Ajo nuk duhet të përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, ministri paralajmëroi Izraelin për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës, duke thënë se Gjermania gjithashtu do të detyrohej t’u përgjigjej hapave të njëanshme.
Nuk ka njohje të shtetit palestinez për momentin
Wadephul përsëriti se Gjermania aktualisht nuk po shqyrton njohjen e shtetin palestinez dhe se një zgjidhje e negociuar me dy shtete mbetej e vetmja mënyrë për t’u mundësuar njerëzve në të dyja anët të jetojnë në paqe, siguri dhe dinjitet.
“Për Gjermaninë, njohja e Palestinës ka më shumë gjasa të vijë në fund të këtij procesi”, tha ai.
Berlini shqyrton me kujdes sanksionet
Sipas kancelarit Friedrich Merz, rrjedha e bisedimeve mund të ndikojë nëse Gjermania pranon sanksione kundër partnerit të saj të ngushtë, Izraelit.
Ndërsa Gjermania, ndryshe nga vendet e tjera, deri më tani ka hezituar të vendosë sanksione ndaj aleatit të saj të ngushtë, Merz tha se qeveria gjermane rezervon të drejtën për të ndërmarrë hapa të tillë.
Komisioni Evropian ka rekomanduar që pjesëmarrja e Izraelit në programin e financimit të kërkimit “Horizon Europe” të pezullohet pjesërisht, menjëherë. Mbetet për t’u parë nëse Gjermania e mbështet një masë të tillë.
Merz nën presion
Përpara se Wadephul të nisej në Tel Aviv, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) – partneri i vogël në koalicionin e Merz – i kërkoi qeverisë të ushtrojë më shumë presion mbi qeverinë izraelite – për të lejuar që ndihma të arrijë te palestinezët e dëshpëruar nëpërmjet rrugëve tokësore.
Zëvendëskryetarja e grupit parlamentar të partisë, Siemtje Moller, tha sot se duhej të kishte “presion të vërtetë” për t’i dhënë fund vuajtjeve në Gazë.
Moller, e cila është pjesë e delegacionit që shoqërin Wadephul në rajon, përsëriti gjithashtu qëndrimin e SPD-së se dërgimi i armëve për veprime në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, të tilla si ato në Rripin e Gazës, nuk duhet të autorizohet më.
Bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër në opozitë, Franziska Brantner, tha gjithashtu se Wadephul duhej të nxiste “me të gjithë fuqinë e tij” për aksesin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, lirimin e pengjeve dhe një proces politik për t’i dhënë fund luftës.
“Qëndrimi i Gjermanisë për këtë çështje – si një mbështetëse e fortë e Izraelit – po bllokon veprimin evropian”, tha Brantner.
PRISHTINË- Në Kosovë janë shtuar aksidentet në punë dhe këtë fakt e dëshmon numri në rritje i viktimave, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë.
Sociologu i njohur, Vebi Mujku, i ftuar në “Ballkan Update” analizoi këtë plagë të hapur, me të cilën përballet Kosova, ndërsa tha se janë rreth 20 persona që kanë humbur jetën brenda këtij viti, në vendin e tyre të punës.
Ai thekson se shkelja e rregullave në punë vjen nga mospasja e inspektorëve, të cilët do duhet t’i verifikojnë kantieret e ndërtimit.
“Përveç numrave që janë të lartë, janë rreth 20 persona që kanë vdekur gjatë këtij vit, sepse punëtorët nuk kanë kushte në vendet e tyre të punës. Kemi patur temperatura që kanë shkuar mbi 40 gradë Celsius dhe sektori i ndërtimtarisë në asnjë moment nuk e ka ndërprerë punën dhe punëtorët në katet e larta nuk kanë masa mbrojtëse dhe kjo ka krijuar lëvizje të tensionit të punëtorëve. Ka mungesë të inspektorëve në inspektimin e të kushteve të punës në terren. Kemi mungesë të kontrollit”, tha ai.
Ai kritikoi veprimet e qeverisë së Kosovë duke shtuar se në ven është janë shtuar rastet e korrupsionit dhe aferat e tjera të ndryshme. Sipas sociologut, nën drejtimin e Kurtit, Kosova po vuan mungesën e zhvillimit ekonomik.
“Realitetit në popullsi është ndryshe nga ajo që mendon qeveria. Është shtuar korrupsioni dhe aferat. Kemi një mungesë të zhvillimit ekonomik në vend”, theksoi ai.
Stuhi të fuqishme kanë goditur Greqinë veriore, duke shkaktuar përmbytje dhe kaos në rrugët e Selanikut. Për Athinën pasditen e sotme parashikohet shi dhe mundësi për breshër, çka shënon fundin e valës së gjatë të të nxehtit.
Ndryshimi dramatik i motit shkaktoi kaos në Selanik të enjten, kur stuhitë e fuqishme përmbytën rrugët dhe çrregulluan jetën e përditshme në qytetin e dytë më të madh të Greqisë.
Reshjet e dendura e kthyen infrastrukturën kryesore rrugore në lumenj, ndërsa raportet lokale thonë se kapakët e pusetave u shpërthyen nga presioni i ujit.
Një motoçiklist u lëndua pasi humbi kontrollin në një rrugë të rrëshqitshme në qendër të qytetit, konkretisht në bulevardin e njohur Tsimiski. Në lagjen Vardar, drejtuesit e automjeteve patën vështirësi në lëvizje pasi niveli i ujit i bëri rrugët të pakalueshme.
Πλημμύρισε το κέντρο της Θεσσαλονίκης και οι δρόμοι γύρω από το Βαρδάρη#tanea #taneagr #news #rain #βροχη #kairos #καιρος #weather #thessaloniki #skg #viral #summer #fyp pic.twitter.com/eYTi1EDe7y
— TA NEA (@ta_nea) July 31, 2025
Stuhia është pjesë e një paqëndrueshmërie më të gjerë atmosferike që ka përfshirë Greqinë veriore dhe qendrore, duke i dhënë përkohësisht fund valës së gjatë të të nxehtit.
Sipas të dhënave të shërbimit kombëtar meteorologjik, moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri të premten, duke sjellë reshje të forta shiu, breshër dhe erëra të fuqishme në disa rajone.
Reshje të mëdha janë regjistruar në Maqedoninë Qendrore dhe Lindore, përfshirë Selanikun, Halkidikin dhe Kilkisin, në Maqedoninë Perëndimore dhe zonat malore të Epirit, Thesalisë (veçanërisht në Karditsa dhe Trikala), ishujt Sporade dhe disa pjesë të Thrakës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes, veçanërisht në zonat ku priten vetëtima dhe breshër.
Të paktën 60 persona kanë humbur jetën në veri të Kinës për shkak të kushteve ekstreme të motit, prej të cilëve 31 në një shtëpi për të moshuar në rajonin malor Miyun në Pekin, në një nga përmbytjet më vdekjeprurëse që kanë goditur kryeqytetin kinez në vitet e fundit.
Në Pekin, 44 persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë figurojnë të zhdukur deri në mesditën e së enjtes, tha zëvendëskryetari i bashkisë së Pekinit, Xia Linmao, në një konferencë për shtyp.
Në provincën fqinje Hebei, 16 persona humbën jetën si pasojë e reshjeve intensive, njoftuan autoritetet. Të paktën tetë persona kanë vdekur në qytetin Chengde, pranë Pekinit, ndërsa 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur.Humbjet e jetëve kanë ndodhur në fshatra brenda rajonit Xinglong të Chengdeut në provincën Hebei, raportoi agjencia shtetërore Xinhua të mërkurën në mbrëmje, duke iu referuar autoriteteve lokale, pa dhënë detaje se kur apo si ndodhi vdekja e tyre.
Viktimat në Chengde ishin nga fshatra që kufizohen me Miyun-in e Pekinit, rreth 25 km larg rezervuarit Miyun, më i madhi në veriun e Kinës. Rezervuari ka regjistruar nivele rekord të ujit dhe kapaciteti gjatë reshjeve që shkatërruan qytetet përreth.
Me rastin e 50-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë “Helsinki+50”, të organizuar nga Ministria e Jashtme e Finlandës.
Aktiviteti shënoi gjysmëshekullin e dokumentit themelues të OSBE-së, një moment kyç në historinë e sigurisë evropiane dhe një pikë referimi për marrëdhëniet ndërkombëtare të bazuara në parime dhe rregulla.
Në fjalën e tij, Ministri Hasani theksoi se parimet themelore të Aktit Final – përfshi respektimin e sovranitetit, integritetit territorial, mos-përdorimin e forcës dhe respektimin e të drejtave të njeriut – nuk janë thjesht norma historike, por udhërrëfyes të domosdoshëm për rendin ndërkombëtar sidomos në ditët e sotme.
“Shkelja e vazhdueshme e këtyre parimeve nga Federata Ruse përmes agresionit të saj ndaj Ukrainës përbën një sfidë të drejtpërdrejtë për besueshmërinë e OSBE-së,” deklaroi Ministri Hasani. “Pikërisht në një mjedis të tillë, roli i OSBE-së si platformë për dialog dhe si mbrojtëse e parimeve të Helsinkit bëhet edhe më i domosdoshëm.”
Ministri theksoi se Shqipëria, si vend anëtar aktiv dhe ish-kryesuese e OSBE-së, mbetet e angazhuar për një organizatë funksionale dhe efektive, e aftë të përgjigjet ndaj sfidave moderne, që nuk janë vetëm ushtarake, por edhe digjitale, hibride, mjedisore dhe sociale.
Në Konferencën “Helsinki+50” morën pjesë përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në OSBE, partnerëve për bashkëpunim, institucioneve ekzekutive të OSBE-së, Asamblesë Parlamentare, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. Konferenca u përshëndet gjithashtu nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres.
Konferenca riafirmoi rëndësinë e trashëgimisë së Aktit Final të Helsinkit dhe nevojën për të forcuar angazhimin ndaj parimeve të tij, në një kohë kur rendi ndërkombëtar përballet me tensione të rritura dhe sfida të reja.
Komisioni Evropian deklaroi sot se projektligji i miratuar po sot në Ukrainë rikthente garancitë themelore, që mundësonin pavarësinë e agjencive antikorrupsion.
“Sipas mendimit tonë, ligji i ri adreson sfidat kryesore që paraqet pavarësia e Agjencisë Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAP)”, tha zëdhënësi i Komisionit, Guillaume Mercier.
Parlamenti ukrainas miratoi sot me shumicë të madhe votash një projektligj që rivendos pavarësinë e organeve kundër korrupsionit, duke përmbysur një tekst të mëparshëm të kritikuar nga shoqëria civile dhe Bashkimi Evropian.
Një total prej 331 deputetësh, minimumi i kërkuar ishte 226, votuan në favor të tekstit të ri të propozuar nga presidenti Volodymyr Zelensky gjatë seancës plenare, e cila u transmetua drejtpërdrejt.
Kryeministrja Yulia Svyrydenko e përshëndeti menjëherë votimin, duke siguruar se ligji i ri “eliminon rrezikun e ndërhyrjes në punën e agjencive kundër korrupsionit”.
“Kjo është një përgjigje e qartë ndaj pritjeve të shoqërisë dhe partnerëve tanë evropianë”, shtoi ajo në median sociale.
Dokumenti i mëparshëm, i miratuar më 22 korrik, e vendosi Agjencinë Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAP) drejtpërdrejt nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Përgjithshëm, i emëruar direkt nga presidenti.
TIRANË– SPAK në bashkëpunim me autoritetet gjermane ka shkatërruar një grupi kriminal, i cili merrej mashtrim kompjuterik. Gjatë aksionit u arrestuan disa persona.
“Prej 18 muajsh operacioni, piketë e rëndësishme në bashkëpunimin tonë dhe luftën në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe skemat profesionale të mashtrimit. Si filloi operacioni. Nisi në dhjetor 2023. Filluan të përgjonim mbi 20 telefonata në ditë dhe krijuam gjithashtu edhe një qendër kundër thirrjesh me qëllim që këto telefonata mashtruese, duke u munduar të shmangim humbje financiare prej 10 milionë eurosh. Paralelisht me këtë zhvilluam hetime shumë komplekse në fushën e hetimit kompjuterik që të lokalizonin qendrat e dyshimeve dhe autorët në 5 shtete, Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban. Ky operacion çoi në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta, janë dhënë dënime të shumta ndër dhe dha organizatori i infrastrukturës së tyre në Gjermani. E kam për kënaqësi që u bë e mundur që të arrestoheshin më 31 korrik këta persona, dhe patëm mundësinë ta mbështesim në terren.”
Nga hetimet, ka rezultuar se shtetasit gjermanë kanë rënë pre e mashtrimit, ndërsa grupi e kishte bazën në Shqipëri, ku përdorte për mashtrim një qendër Call Center. Ky grup ka shkaktuar një dëm prej mijëra eurosh, në kurriz të shtetasve gjermanë. Hetimet për grupin kriminal kanë nisur në 2023, sipas prokurorit gjerman./abcnews.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka rrëfyer gjithçka sa i takon aktivitetit politik gjatë një interviste të gjatë për revistën gjermane “ZEITmagazin”.
Ai ka treguar mbi sfidat në arenën ndërkombëtare dhe emrat e politikanëve, që i ka vlerësuar ndër vite.
Ai shprehet se ish-kancerlarja e Gjermanisë, Angela Merkel është politikania, më racionale që ka takuar deri tani, duke shtuar se ajo e udhëhoqi politikën me punë dhe pa u ndikuar nga impresionet e ndryshme.
I pyetur nëse lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse Merkel do të ishte kancelare në 2022, Rama tregon se ajo ishte një politikane që gjente gjuhën e kompromisit dhe padyshim mund ta frenonte eskalimin e saj.
Pjesë nga intervista:
ZEITmagazin: A ke pasur idhuj politikë?
Rama: Angela Merkel ishte politikani më racional që kam takuar. Ajo e drejtoi politikën me punë dhe pa u impresionuar nga karizma. Ishte një forcë e qetë që krijoi harmoni dhe u bë fytyra më e admiruar e Gjermanisë.
ZEITmagazin: Mendon se lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse Merkel do të ishte kancelare në 2022?
Rama: Po. Ajo do të gjente një kompromis me Putinin dhe do ta ndalonte eskalimin në luftë. Askush nuk e parashikoi dramën dhe pasojat e luftës.
SHQIPËRI– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka rrëfyer për jetën private, politike dhe atë artistike në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, që është pjesë e grupit mediatik të njohur DIE ZEIT.
Shefi i qeverisë, ka treguar momentet se si e gjeti veten pjesë të politikës shqiptare.
Kryeministri i vendit thotë se nuk e mendonte që politika do ishte puna e tij, por në fund shprehet se u bë “rob” i saj.
Por krahas sukseseve të arritura, Rama thotë se momenti më i vështirë në aktivitetin e tij politik ishte humbja në zgjedhjet e 2009.
Pjesë nga intervista:
ZEITmagazin: Nuk e keni pasur kurrë në plan të hyni në politikë?
Rama: Unë luftova kundër kufijve të ngushtë të imponuar në jetën time artistike, dhe kështu Akademia e Arteve në Tiranë u bë bastioni im i parë kundër regjimit. Por gjithmonë mendoja dhe thashë se politika nuk ishte puna ime. Kurrë nuk mendova se politika një ditë do të më merrte rob. Doja të jetoja një jetë të pavarur dhe të lirë. Si artist nën komunizëm, përjetova të kundërtën e lirisë që gjithmonë kisha dëshiruar. Qielli në një pikturë duhej të ishte blu, jo i kuq ose i verdhë. Lëkura e një personi duhej të ishte me ngjyrën e lëkurës. Një karrige nuk mund të dukej si elefant. Kjo mendjengushtësi formësoi imazhin tim shumë negativ për politikanët në atë kohë dhe nxiti luftëtarin antikomunist tek unë.
ZEITmagazin: A do të kuptohej Edi Rama i ri me Edi Ramën e sotëm?
Rama: Unë do ta kuptoja, por ai nuk do të më kuptonte mua. I riu ishte shumë i bindur në mendimet e tij dhe pa kompromis. Nuk ishte i informuar mirë. Nuk kishte kuptuar që politika është art, që me talent dhe durim lëviz gjërat. Ndërsa shteti është një makineri që na mban së bashku duke i rezistuar ndryshimeve. E riu besonte se shteti duhej hequr: anarki.
ZEITmagazin: A dëshironit kaos?
Rama: Jo kaos. Desha që burokracia të zhdukej, por nuk kisha alternativë të qartë. Vetëm liri dhe vetë-rregullim, utopi.
ZEITmagazin: Në 1998 u bëre ministër i Kulturës.
Rama: Një ironi e fatit. Kur qeveria u rrëzua, unë isha artist në Paris. Kryeministri më kërkoi të kthehesha. Refuzova, desha të qëndroja artist i lirë në Francë dhe vetëm intelektual i angazhuar në Shqipëri, jo funksionar.
ZEITmagazin: Si ndryshuat mendje?
Rama: Pas atentatit u ndjeva si pluhur. Nuk doja të kthehesha më. Por një vit më vonë pata një ëndërr që më ndjek edhe sot. Në ëndërr isha në atelien e babait tim, që ishte skulptor. Ai nuk ishte aty, dera mbyllej dhe unë isha i izoluar. Kur u zgjova, desha të telefonoj prindërit, por nuk e bëra. Një mik më tha: “Babai yt ka vdekur sot në mëngjes në atelie.”
ZEITmagazin: Shkuat në varrim.
Rama: Ishte shumë e dhimbshme. Prita një ditë për të marrë fluturimin për Tiranë. Në atë ditë u bë edhe ndryshimi i qeverisë.
ZEITmagazin: Kryeministri të pyeti në telefon nëse do të bëhesh ministër.
Rama: Po. I thashë që doja të rrija, pa hezitim. Nëna ime ishte skeptike dhe duke qarë më tha: “Çfarë është më keq, vdekja e babait apo që bëhesh ministër?” I thashë: “Çfarë të bëj tani?” Ajo më tha të dorëzohem. Por nuk e bëra!
ZEITmagazin: Cilët kanë qenë momentet më të vështira në politikë?
Rama: Humbja në zgjedhjet e 2009-ës ishte shumë e dhimbshme.
TIRANË- Avokati i njohur, Sokol Hazizaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në Abc News u shpreh se drafti i Kodit të ri Penal, i cili u prezantua në publik është i gjithi qesharak.
Ai thotë se ky draft mund të kalojë në Kuvend, nëse bazohet në atë të artikulon “perceptimi publik”.
Sipas Hazizajt, edhe reforma në drejtësi u miratua me këtë parim kryesor.
“Gjithë Kodi Penal, gjithë drafti, është qesharak. Ne e marrim seriozisht për shkaqe profesionale. Perceptimi publik thotë: ore e bëra mirë me burgun ky”. Ajo që do vendosi kalimi e draftit në Kuvend është perceptimi në publik, se me perceptim publik u bë dhe reforma në drejtësi”, tha ai/abcnews.al
TIRANË- Mbrëmjen e kësaj të mërkure, në spitalin e Traumës ka ndërruar jetë një 59 vjeçar, i cili mbeti i aksidentuar mesditën e sotme në punë.
Burime për Abc News, thanë se Tomorr Koçi, 59 -vjeçari që humbi jetën në spital, ka qenë duke punuar si saldator në Këmishaj të Lushnjes, ndërsa ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, e cila i solli dhe vdekjen.
59-vjeçari është transportuar me autoambulancë rreth orës 15:00 në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra./abcnews.al
TIRANË- Prezantimi i Kodit të ri Penal ka shkaktuar valë reagimesh, ndërsa kanë zërat profesionalë kanë shprehur hapur rezervat për qasjen dhe përmbajtjen e tij.
Analisti i njohur Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, teksa po diskutohej kjo çështje u shpreh se kur qytetari i thjeshtë i këtij vendi e shikon, lexon dhe dëgjon, që Kodi i ri trefishon përgjegjësinë penale në krahasim me aktualin, kjo sigurisht që i shkakton frikë dhe pasiguri.
“Mua si qytetar do mjaftonte që kryetari i Gjykatës së Lartë, kryeprokurori, dhe kryetari i Dhomës së Avokatisë të dilnin me terma të forta kundër një drafti ku lidhet me dënimet penale në vendin ku unë jetoj, që unë të arrij në konkluzionin që kjo paketë ka një problematikë të caktuar, që kjo i cenon liritë e mia si qytetar.
Kur vijmë te shifrat, 3-fishim i rritje s së penalizimeve atyre që kapen nga Kodi Penal, krahasuar me Kodin ekzistencë, dhe kur më thuhet pastaj, që kjo mund të jetë dhe një lloj nxitimi, sepse ne jemi duke hapur kapitujt në negociata me BE”, tha ai.
Ai theksoi se kjo është një marrëzi totale dhe këto shti Minxhozi cenojnë sigurinë juridike në vendin tonë.
“Kurrsesi, kaq sa e njohim ne Evropës sot, nuk mund të trefishojë fajet procesi i afrimit në Evropës. Kjo është totalisht marrëzi. Ajo që quhet siguria juridike unë mendoj që, këtu me këtë lloj kodi, absolutisht siguria juridike cenohet”, theksoi ai./abcnews.al
TIRANË- Prezantimi i Kodit të ri Penal ka hasur në kundërshti të forta nga institucionet e vendit dhe jo vetëm.
Avokati Sokol Hazizaj, tha se që para një viti ka patur zëra për një Kod të tillë, të cilin siç tha ai e kanë kundërshtuar që në momentin e parë. Ai e cilësoi Kodin e ri një rrethim për qytetarët.
“Ky draft ka një vit e gjysmë që qarkullon ën sirtarët apo xhepat e atyre që e kanë formatuar këtë. Kur ka dalë para një viti, ne e kemi kundërshtuar atë. Na erdhi në vesh, që po përgatitej një Kod Penal, që e rrethonte njeriun jo më 360 gradë, por e dyfishonte rrethimin. Është një vrimë e zezë, e cila ëstë krijuar nga pamaturia ose për shkak të cinizmit dhe servilizmit të atyre njerëzve që e kanë formatuar këtë gjë”, tha ai
Ai u shpreh në “Real Story”, se Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet ta miratojë këtë Kod të ri Penal.
“Uroj që të jetë një stuhi në ditë behari, që mos të miratohet nga Kuvendi, sepse edhe rruga procedurale nga ka ardhur ai, të paktën deri tashmë, asnjë nuk ka mbajtur autorësinë e këtij kodi. Kemi vetëm një shtrëngim duarsh të ministritë drejtësisë dhe drejtorit të shkollës së magjistraturës.
Vjen nga një skutë e errët. Vjen nga njerëz “no name”, që nuk dihet kush janë, tregon që kemi epuar shumë lart në rrethin sasior dhe cilësore drejt një diktature të padukshme, në konceptim tim. Janë reduktuar në maksimum dënimet alternative, janë gjithëpërfshirë të gjitha profesionet brenda kodit penal. Janë përfshirë të gjithë kundërvajtjet administrative dhe janë bërë s faje penale.”, tha ai./abcnews.al
Finlanda mbështet deklaratën e Francës që promovon zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, duke sinjalizuar njohjen e ardhshme të Palestinës si pjesë e një kuadri më të gjerë paqeje.
“Finlanda i është bashkuar deklaratës së Francës për avancimin e zgjidhjes me dy shtete. Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, po dërgojmë mesazh të qartë dhe të fortë: Paqja në Lindjen e Mesme është thelbësore për t’i dhënë fund vuajtjeve njerëzore”, tha ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen në X.
Ajo theksoi se paqja nuk është vetëm e nevojshme, por edhe e mundur, megjithëse kërkon përpjekje të konsiderueshme. “Mbrëmë u ndërmorën disa hapa në drejtimin e duhur”, shtoi Valtonen duke iu referuar progresit të bërë gjatë takimeve në Konferencën aktuale të OKB-së për Palestinën në New York.
Deklarata e përbashkët i angazhon nënshkruesit e saj për të promovuar zgjidhje me dy shtete, bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pengjeve dhe shpërndarjen e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza.
Gjithashtu thekson rëndësinë e angazhimit të Autoritetit Palestinez për demilitarizimin dhe çarmatimin e Hamasit.
“Zgjidhja me dy shtete nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen e Palestinës, por edhe me sigurinë e Izraelit”, tha Valtonen. Ajo u bëri thirrje vendeve që ende nuk e kanë bërë këtë të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin dhe të mbështesin integrimin e tij në kornizat rajonale të sigurisë.
Kryediplomatja finlandeze potencoi se vendet arabe, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, shprehën publikisht mbështetje për çarmatimin dhe largimin e Hamasit nga Gaza.
Valtonen tha se njohja e shtetit të Palestinës është një hap drejt realizimit të zgjidhjes me dy shtete, por theksoi se Finlanda do ta bënte këtë kur të konsiderohet se i shërben më së miri stabilitetit dhe sigurisë rajonale.
“Ajo duhet të përmbushë nevojat e sigurisë si të izraelitëve ashtu edhe të palestinezëve dhe të mbështesë aspiratat e shtetësisë dhe vetëvendosjes së Palestinës”, tha Valtonen.
Pas pak “Real Story”, na ndiqni live në ABC News
TIRANË– Adriatik Lapaj humb shpresat për t’u bërë deputet. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzon ankimin e kreut të “Shqipëria Bëhet”.
Por KAS rrezon pjesërisht edhe Celibashin, i heq mandatin Kleana Xhuvelit dhe ja kalon Ana Dajkos, e para në listën e mbyllur.
Analisti Rezart Kthupi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se vendimi i KAS nuk ishte vendim i duhur, por shtoi se duhen parë argumentet që ka përdorur për të arritur në një konkluzion të tillë. Ai theksoi se dorëheqja e kandidatëve të koaliconit “Shqipëria Bëhet” nga listat e mbyllura ka ndodhur dy ditë nga zgjedhjet e 11 majit dhe në këtë kuadër, aktin e tyre KAS e ka cilësuar nul dhe pa asnjë efekt.
“Jo vendim i duhur. Nëse dorëheqjen do ishin dhënë më 1 prill, KQZ në bazë të ligjit duhet të kërkonte që subjekti të riplotësonte listën. Teknikisht është problem i KQZ jo i subjektit zgjedhor. Kjo dorëheqje është depozituar dy ditë para zgjedhjeve. Pasi ke dalë në fushatë, nuk mund të dalësh dhe të thuash pastaj nuk duan dhe ky është veprimi që KAS e ka cilësuar veprim nul. Kolegji zgjedhor do të mbajë të njëjtin qëndrim. Duhen të tërhiqen të gjithë të tjerët në listën e mbyllur, që mandati të kalojë te Lapaj”, tha ai.
Komisioni i Ankesave rrëzon edhe ankesën e Andia Ullirit, duke i lënë mandatin ish prokurorit Arjan Ndoja. Ulliri kërkoi zbatimin e Kodit Zgjedhor, me pretendimin se mandati i takon asaj për shkak te kuotës gjinore.
Për këtë pjesë, Kthupi theksoi se mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në Durrës i takonte Andia Ullirit, duke marrë në konsideratë kuotën gjinore të listës, siç e parashikon Kodi Zgjedhor.
“Mandati i gjashtë në Durrës duhet ti takonte gjinisë femërore. Mendoj se përfundim që ka arritur KAS është i gabuar dhe në kundërshtim me atë qëndrim ka Gjykata Kushtetuese sa i takon Kodit Zgjedhor”, tha ai/abcnews.al
Vizitorët ndërkombëtarë që mbërrijnë në 29 vende evropiane do të përpunojnë të dhënat e tyre në një bazë të dhënash në të gjithë zonën Shengen nga 12 tetori, njoftoi sot Komisioni Evropian.
I ashtuquajturi, Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) do të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve nga vendet jo-anëtare të BE-së, si dhe informacionin e udhëtimit, dhe do të regjistrojë të dhënat biometrike, si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhet e fytyrës.
Qëllim i EES-së është të zëvendësojë gradualisht përdorimin aktual të vulave të pasaportave.
“Sistemi i ri do të përmirësojë sigurinë duke ofruar të dhëna të besueshme mbi kalimet kufitare, qytetarët që qëndrojnë më gjatë se viza e tyre dhe rastet e mashtrimit me dokumente dhe identitet”, tha komisioneri i BE-së për Emigracionin, Magnus Brunner.
“Vendet e Shengenit kanë gjashtë muaj kohë për të vendosur plotësisht sistemin EES – në të gjitha pikat e kalimit kufitar”, tha komisioni.
Shengeni i referohet zonës së udhëtimit pa pasaporta të Evropës, e cila përbëhet nga 25 vende të BE-së, duke përfshirë Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.
Irlanda dhe Qiproja janë anëtare të BE-së, por nuk marrin pjesë në Shengen.